Gajdexhiu i urës së vogël

Kur më bie rruga nga "ura e vogël" mbi Lanën (që tani është bërë urë e madhe) ma kaplon imagjinatën ky burrë. I bie gajdes që më tingëllon migjeniane. Përpara tij kalojnë djem trendy, vajza me taka, biznesmenë me bark, kapitalistë të varfër, komunistë të kamur - që ngjan se druajnë ta pranojnë praninë e tij. Unë dua të di "Kush është ky burrë? Nga vjen? Ku fle? Si quhet?" Po personazhet e tjerë si ky...? Dhe me frikën antisociale që karakterizon këtë qytet, as unë nuk kam guxuar t'i flas.

 

57 Komente

Me te vertete te gelojne keto pyetje ne koke??? Nqs po une nuk ta justifikoj mungesen e guximit qe te flasesh me te!!!

Se nga vjen nuk eshte zor ta gjesh,kush zone e shqiperise e ka tradicion gajden,si te paska shku menja me i bo dhe fotografi.

Tregon qe nuk je aq shume indiferent.

Frikën antisociale? Expand, do thoshte nje ish profesori im. smiley

'Friken antisociale' nuk po mundohem ta formuloj ne ndonje fraze pasi nuk i kam kellqet, gjithesesi po expand: Ndoshta per te ndertuar ate veteizolim te nevojshem  ne qytete te medha njerezit ne Tirane me duken se "ecin ne korsi-tunele personale". Nuk me duket se ka me shume njerez qe punojne trotuareve se jashte por per nje arsye qe me rreshqet keta tanet jane disi te tejdukshem, treten ne sfond. Nderkohe qe njerezit shohin secili punen e vet, deri aty sa behet qesharake.

Qellon te shohesh dike qe parkon dhe ze trotuarin, askush nuk guxon t'i thote "mos". Nje dite nje grua u rrezua tek "M. Shyri" portokallet si bila bilardo ne trotuar... gocat e reja zgjasin hapin - mos e dhente Zoti te japin nje dore. Lexova ne gazete nje dite, ne plazh ca pronare hoteli rrahen njerin qe shiste fruta se u bezdiste klientet. E bene per reaminacion nderkohe qe plazhistet nxiheshin ne diell pa nxjerre nje fjale.

Ndoshta ia fus komplet kot. Thjesht vezhgoj, nuk di te analizoj fenomenin/ Por me duket se "c'me duhet mu?" eshte filozofia komode e mos perfshirjes ne asgje qe nuk te prek direkt. Kjo shprehet me kthjellet ne keto rastet qe permenda ketu.

Ky qytet ka qindra OJF-ra e organizime gjoja-sociale qe te merzisin koken me llafe, seminare, konferenca, ftesa e shenime ne Facebook. Por ne Tiranen e vertete nuk ka te tille. Edhe peshqit e ndjeshem, te preokupar, me ndjenje te forte sociale - druaj jane krijesa virtuale. Si une edhe keta, ketij gajdexhiut nuk ia dine as emrin.

Pa guxo ta pyesesh si ka emrin kete gajdexhiun? Do te maresh ndonje te share te rende ose me e pakta  "c'te duhet ty o cun"

Pa guxo ta ndihmosh e  te mbledhesh portokallet e asaj gruas se shkrete tek "M Shyri" Ajo do tja jape ulurimes " Ej leni aty, jane portokallet e mia Po me vjedh portokallet"

Pa guxo ta mbrosh ate fakirin e shkrete qe shet fruta ne plazh nga sambistet e hoteleve. Do te shkoje edhe ty ndonje karige kokes ose te pakten e keqja me e vogel ndonje e shtyre me force me shprehjen " Cte duhet ty o lale, ri atje ku je apo ke qef ti numerosh dhembet ne pellemben e dores"

Keto jane nga eksperienca  e rruges qe lidhet me friken  fizike personale jo nga fillozia e rruges  "frikes antisociale"

Nje shoqeri e tera antisociale  si kjo  e jona  kalon shume me shume larg se "frika antisociale" e filozofeve te rruges apo profesoreve te perendimit

mo e nataro shqiperine me ameriken

Shume cinizem, toko, shume ... eshte rreth vicioz fatkeqesisht. 

Mua me shijonin kumbllat e nje plaku qe kalonte ndonjehere nga lagjja ne mengjes kur pija kafen.  Dhe me "interesante" akoma si "eksperiment" ishte reagimi i tavolines ngjitur kur tregohej sadopak njerezillek.  Edhe njerezilleku eshte ngjites, ashtu si dhe cinizmi.

kur u ktheva ne shqiperi mesova se shpija ishte vjedhur kur ishte e pabanuar. kjo me merziti ne fakt. jo per ato qe ishin vjedhur, por prej idese se kusari ishte ulur ne tavoline e kishte pire duhan. kishte dicka prej ksaj, very unsettling.... por nje koincidence teter kur isha aty me vuri disi gjerat ne perspektive kur duke shkuar ne plazh, pash nje burre duke germuar ne llozhura e po mblidhte rrangulla, disqe bicikletash, nje kazme te vjeter ose ndonje kapak tenxhereje, dhe me beri pershtypje kshtu qe e pyeta cfare po mbledh e pse? edhe me thot se mblidhte hekura e metale e gjera e i shiste per tu shkrire.... "skam ca tbej, nuk vjedh dot se kam frike se me vrasin.... " edhe e perseriti kete piken e fundit kshtu si ne menyre reflektuese me veten... "te vret tjetri o vlla po te shkosh ti vjedhesh". edhe me beri pershtypje ne fakt se skam pat rastin te takoj dike qe theksonte kete pjese negative te vjedhjes se ne pergjithesi theksojne anen normative, tip, "nuk eshte mire te vjedhesh o burre", jo ligji jo kshtu po ashtu... kurse ky sikur po thoshte se "mua sme rruhet shume per punen e ligjit ose nese eshte gabim te vjedhesh a jo se gjendja ime e deshperimit i ben konsiderime teper lluksoze kto, por kam hallin se me vrasin kshtu qe shkoj ku hidhen llozhura e gjej hekurishte me mire se ktu stvret njeri.... pervec diellit".

 

p.s. The Bystander Effect

une para nje viti bona sherr me i lyps te vogel te parku rinia se iu ula afer per ti bo konkurence.

Ne fillim me pa me kureshtje pastaj filloi tu bertit masi i tashe nja dy gocave "m' jep qin lek t'falt zoti shnet!"

 

Kuptohet qe cerri e mori qerane e venit

Me kane bere gjithmone pershtypje kepucet e ketij plaku.

Gajdexhiu nuk eshte lypes gene. Ai po te ofron muziken e vet dhe eshte i nderuar per kete.

edhe lypesi te ofron ...

lere varja se nuk e kisha ndermend ate analogji

thjesht po i sujgeroja blendit me nje rruge veprimi

ulu aty me gajdexhiun, pa te ardhur turp, dhe nderkohe qe ai punon ti ofroji pak solidaritet njerezor.

 

 

ulu aty me gajdexhiun, pa te ardhur turp,

???!!!

bah, se besoj se mundet dikush ta beje kete tek ura me e populluar, mu ne qender te qytetit, ne tiranen ku cdokush njef cdokend.

pikerisht per kete mund ta besh.

i vetmi problem eshte se blendi ka dale nja dy here ne tv dhe kujton polici se mos eshte anetaresuar ne ndonje parti politike.

 

Ulu aty blend e mos e tm hic

smiley

me thone te drejten ka dale shume me shume se 2-3 here ne TV smiley

 

Me thene te drejten mendoj (mos qofsha i gabuar) se nuk me tm shume nga mileti. Gjithesesi, me vjen inat qe nuk e kam bere deri tani. Me 'te uluren" tani po nenkuptoj nje lloj ndjeshmerie e solidariteti me njeriun jashte unit.

Po s'e kam vetem me kete. Ka lloj lloj "horroresh" qe na ze syri perdite, dhe e di cfare? s'na bejne pershtypje fare... jemi si ato cinglat tek e tek te fabula e Skenderbeut.

O Blend, pse po me habit mer vella. Hudhi nje njemijeshe, se per ate ka dale, nigjoja kongen deri ne fund, e kur te bej dy capa pushim, shtrengoi doren. Eshte kaq e thjeshte. Meson edhe ndonje gje prej tij, me 100%.

Ate e quajne Ramiz, eshte nga Kurveleshi, dhe ka nje histori shume te dhimbshme. Dmth. gajdeja, dhe jo Ramizi. Ajo per te nuk eshte gajde, porse sise. E kam pare ta ledhatoj, ta perkedhele, ta puthe e te qaje mbi te. E ngren, e ule, shkon poshte ures dhe ngushellohet edhe me te. "Shtepi, e kam, shtepi" - me tha njehere. "Me te ushqehem, me ajren e tingullin e saj" - me tha. Me mallengjeu. Histori e dhimbshme, ajo e gajdes dhe e Ramizit.

Nga cili fshat i Kurveleshit?

as unë nuk kam guxuar t'i flas

Është mekanizëm mbrojtës, të dëgjosh hallet e të tjerëve të tillë të bën të biesh në depresion, më mirë të shpërfillen, të shikohen me bisht syri, mundësisht të kesh edhe kufje iPodi në vesh që të mos dëgjosh as muzikën e gajdes.

P.S. Hmm, ura e vogël "me të vjetra"

 

ky burri rri naihere dhe ke muzeu e jo vetem ke ura smiley

nje dite desha me tere mend ta degjoj se si i bie, isha me nje femi te vogel perdore dhe kisha qejf me pa reagimin e kalamanit ndaj gajdes dhe ndalova dhe prita qe ai te fillonte te luante se po behej gati.

mirepo se di ne jemi rob te cuditshem, fillun te me shifnin kalimtaret mua me cudi. Mu duk sikur burri u vu me shume ne siklet se une dhe spo luante, kshu qe i lashe nje lek hekri, u largova e lashe rehat.

mirepo se di ne jemi rob te cuditshem, fillun te me shifnin kalimtaret mua me cudi. Mu duk sikur burri u vu me shume ne siklet se une dhe spo luante, kshu qe i lashe nje lek hekri, u largova e lashe rehat.

Hahahahaha! smiley

EGZAKT! smiley

"fillun te me shifnin kalimtaret mua me cudi."

It's all in you head.

Ai gajdexhiu atje nuk ka faj, ai eshte atje si shtatore e ulur e varfer,ne mizerje ,perpara te gjithe politikanve,pushtetareve,bisnesmeneve,publikut te qytetit,te huaj,apo mysafireve,per ti treguar atyre mizerjen e vete dhe nivelin e njeriut qe sfidon kete mizerje me nje instrument muzikor tradicional,!

Nje instrument te tille,si gajda e sheh kudo ne Londer,por jo njeriun si Ai Gajdexhiu i Tiranes!!

 

Bagpipes

Ndersa une sa here kaloj nga ura (te pakten 2 here ne jave) i le gjithmon ndonje monedhe, por ndonje dite do rri pak me te dhe ta ndegjoj se si i bie gajdes.  

Nuk ka instrument me harmonik se gajdeja. Duket sikur shpirti i lashte i shqiptarit eshte ngulur aty, dhe vajton pa pra, nje simbol i rrumujllekut dhe kontrastit te hershem e te sotem. Shkon bukur me Lanen si objekt goxha social. Por c'e do, gajdexhiu me llamburitjen e nje qyteti ne zhvillim jane kaq larg!

Komplimente Blendi, me pelqen kjo menyre e te dhenit te konstrastit shoqeror.

Blendo po ta tregova se kush eshte ai burri, do ndalosh se postuari keshtu temash i thencin? smiley 

Sigurisht qe nuk do te ndaloj se postuari keshtu temash i thencin.

C'rendesi ka kush eshte ky burre? Apo kemi dale ketu per ta deklasuar?

Sorry pal. Edhe sikur te jete kurvari i kurvareve. Krimineli i krimineleve. C'rendesi ka biografia?! A jemi une dhe ti me te ndershem se ky? Bah!

S'e shoh fare si ti.  As ne 3:08 te mengjesit (te pashkes). Krishti u ngjall!

Po vete ke bere ca pyetje i thencin te pershkrimi fotos.

Se marr vesh c'e ke kete metode "te gjithe te bashkevuajtues, te gjithebashkefajtore", apo i trembesh faktit se u ngjall Krishti dhe e sheh kete si heren tende te fundit per te predikuar pasi do te zere vendin? smiley

Ate e ka thene Sali Berisha. Une filozofise se tij i bej mune dy here ne dite. Se e kam metabolizmin grrreat! Ca "te thenca" une ty qe qenke indoktrinuar me antagonizem ? S'ma heq dot askush te drejten te bej pyetje "u thencin".

Noten.

 Naten mer naten por po m'vjen keq qe paske mendimin se Tirana eshte qytet antisocial. Nejse...varet dhe me ke rri ndonjehere!
 

 

Yeah! Tirana is this big fucking love-fest of a social city. Ku te gjithe kujdesen per problemet e gjithkujt dhe asnje nuk mbetet vetem me hallet e tij/saj ne fund te dites. Dil nga fllucka Ardit.

Pas ketij komentit te Blendit, une ja shpjegova se si do ja dalim mbreme por zoteria ne fjale na i ka fshire komentet!

C'do beni me 28 qershor? Do votoni? Larg qofte...Ikni beni plazh ose ne pamundesi per te shkuar diku, rrini ne shtepite tuaja. Nuk keni pse dilni ne mes te diellit per te votuar keto njerez!

 

Tirana eshte qytet antisocial. Per fat te keq.

nuk jam dakord me kete pohim.

Tirana eshte qytet antisocial per njerezit qe jetojne situata asociale apo antisociale, perndryshe tirana eshte qytet teper social, ku njerezit apasionohen dhe krijojne konjuktura e lidhje te vazhdueshme shoqeroro-shpirterore.

Kjo puna e lypesit me gajde, nuk eshte fenomen i tiranes ekskluzivisht, eshte fenomen i neoliberalizmit politiko ekonomik, vazhduesit besnik te sistemeve te meparshme. Lypesa me instrumenta ka kudo ne boten tone western. S'duhet te na vije gjynah per ta, unless we are not opponents of this system. And if we are, nuk e shprehim gjynahun duke bere muhabet.

Sol, nuk eshte puna vetem tek gajdexhiu (per te cilin vazhdoj te kembengul se nuk eshte lypes) dhe aq me pak tek keqardhja ndaj tij. Kam pershtypjen se Blendi, kur ka pare gajdexhiun, eshte kujtuar per te gjithe "gajdexhinjte" e tjere dhe ka vene re se sa pak sociale jane shqiptaret. Kjo nuk do te thote qe Tirana eshte asociale ne pergjithesi, por ndodh te jete ndaj situatave te caktuara, ndaj situatave qe dhembin, ndaj situatave qe kerkojne perkushtim. Kur them situate mund te jete fare mire nje episod normal (si kjo e gajdexhiut me siper) ashtu sic mund te jete dhe nje dramatik (nje vjedhje e dhunshme ne mes te rruges apo ajo historia e portokallave). Shqiptareve iu kalojne vazhdimisht gjera para syve dhe i mbyllin bashke me veshet duke ecur perpara. Nuk e kam akoma te qarte nga vjen ky indiferentizem, ose me mire, nuk mund te jap nje pergjigje pergjithesuese. Gjithsesi kjo teoria e asociales eshte kaq e gjere saqe do dilnim nga tema e gajdexhiut 10 here po te vazhdonim.

 

 

 

Ka arsye perse mbizoteron indiferenca (qe absolutisht nuk eshte ne ato nivele, se ti ne Tirane sikur te zihesh rruges menjehere do vijne te te ndajne dhjete vete etj etj).

Arsyeja eshte se ne pergjithesi dhimbja e tjetrit perdoret politikisht dhe kaq. Askush nuk e ka gjetur zgjidhjen sistemike ndaj problemeve sociale, te gjithe merren me raste. Keshtu per shembull ndodhi me Nene Feridene, te cilen Rama e shnderroi ne rast per t'u meshiruar (jo se s'qe). Nuk eshte dinjitoze ta kthesh individin ne rast. Dinjitoze do te kish qene nese Rama do te kish iniciuar nje projektligj ne favor te plakave e pleqve qe vuajne denime te transferuara nga bij kriminele (sepse s'do  mend qe nuk e kish bere 90 vjecarka trafikun e droges). Ne rastin ne fjale, Blendi do kish qene shume me i dobishem po te kish bere nje artikull ku edhe nepermjet rastit ne fjale, po dhe nepermjet nje gjeneralizimi te sugjeronte zgjidhjen e problemit te lypjes (se per mua ai eshte lypes, nuk eshte entertainer), ose qofte dhe te kritikonte ate fenomen, pa sugjeruar gje fare. Keshtu, duke qitur foton, e duke thene qe fajtor jane te gjithe ata komunista barkderra e kapitalista barkthare, ateista fatlume e besimtare fatkeqe (nderkohe qe dihet mire se kush e ka fajin, dhe faji nuk eshte masiv apo popullor), maksimumi na ndergjegjeson qe t'i hedhim ndonje pesqindleksh e qe te na vije jashte mase gjynah per njerez te tille. Kjo nuk e zgjidh problemin e atij, dhe ky veprim nuk eshte aspak social, as empatik.

Veprimi social, dhe angazhimi social ka te beje me fenomenin, jo me rastin. Sikur te shkoje neser, Rama ta zeme, apo kushdo e t'i jape 10000 usd atij lypesit, te pasnesermen vendi i tij do te jete i zene!

 

Ne te gjithe qytetet e botes ka njerez qe u bien veglave te ndryshme,pse jo dhe gajdes,por Ramizi eshte tjeter gje,eshte mjerimi ne syte tane,eshte ajo qe e sheh kudo ne  cdo cep te vendit tone,duke mos i bere karshillek lluksit te shfrenuar te disave,qe do do te degjonin,jo se u pelqen,gajdexhiun irlandez,po kurrsesi Ramizin.

Toko,te dy variantet e gajdexhiut jane shume te bukura! Rrofsh !

                     GAJDEXHIU

Afrohu o njeri

afrohu ketu te une

se dhe une njeri jam si ti

s"ka perse te vjen turp

 

Kjo gajde ben vetem muzike

nuk eshte pistolete

prej meje mos kij frike

turp eshte vetem me vjedh

 

Ka vite qe i bie gajdes sime

edhe kur shume i ri

i rene ne kohen e kooperatives

kur haja buke misri vec me kripe

 

Keshtu thote ky gajdexhi

qe muzike dhuron per kalimtaret

uroj qe te kakoje andej ndonje dite

edhe kryabashkiaku i Tiranes

 

 

Vjersha te tipit ...eja thu moj firaune /se jamte dhe u i asaj pune  smiley etj etj ...se nuk eshte hanxhar as thike...smiley

Lexoni ne numurin e neserm te gazetes 55.

Personi ne fotografi qe admin e peshkut e pershkruajne me aq simpati eshte nje ish spiun i sigurmit te shtetit me dosje. Dhe jo nje  spiun dosido por nje nje spiun shume i rezikshem Pseudonimin e ka pasur "Gajdexhiu". Eshte kjo arsyeja qe Mjaft, G99, PS dhe tere te tjeret qe komandojne Peshkun pa uje  nuk duan te hapen dojset sepse do te zbulohen spiune si ky qe admin na e sjellin ketu ne foto , njerez qe kane patur besimin e Byrose politike te komunisteve dhe thireshin neper sebebe per te luajtur me gajde. smiley  smiley  smiley

me poshte 55 vazhdon

 

Ndersa prokuroria politike e Ina Rames dhe Bashkia e Tiranes kane pezulluar ceshtjen e ngritur nga Kryeminitri Z Sali Berisha (allahu ja befte diten njemije), per ta hequr kete spiun nga ura e vogel e Tiranes se tani qe kemi hyre ne NATO nuk ka vend per spiunet te kendojne ke ura e vogel e Tiranes. smiley  smiley  smiley

E para punes, mos farketoni monedha mjerimi me fytyra njerezish te pervetshem. E dyta punes:

STRANGER! if you, passing, meet me, and desire to speak to me,
why should you not speak to me?
And why should I not speak to you?

Walt Whitman

Jini pak me teper Whitman, dhe teper me pak farketues monedhash mjerimi.

p.s. me vjen keq qe ky muhabet paska kaluar neper politike.

Gajdexhi

le të thon cfarë të duan por ti je më fisnik se ai skocezi që e ka gajden me 3 vrima sepse ti je shqiptar......

edhe mua me ndodh e njejta gje kur e kaloj andej, e shoqerova nje dite me sy deria sa u perplasa me nje burre...

eshte shume i talentuar gajdexhiu, ai dhe nje fizarmonicist i verber qe i ka pas rene para ca vjetesh fizarmonikes nga myslym shyri, luante ca tango... qe te shkonin drejt e ne shpirt... me zbukuronte diten ai njeri kur kaloja andej,  fizarmonicistit madje i kam kushtuar nje poezi...

per fatin 54

gajdexhiu nuk eshte irlandes por skoces

 

Blend, besoj se kjo foto do te ngacmoje ndonje gazetar ne Tirane per ti bere nje shkrim portret ketij gajdexhiut.

Edhe mua me beri pershtypje kur e pashe perpara nje jave ne Tirane gjate vizites time te fundit.

 

Ire,me vjen keq qe po ta them,po se dite, gajdes i bien dhe ne Librazhd dhe ne Peshkopi e gjetiu e ma do mendja jo vetem ne Skoci,era un modo di dire,ajo qe permenda me siper,rendesi nuk ka vendi,por ajo qe thuhet.Gezuar pashket per te gjithe,e sikterr fukarallekut,nese do te ishte e mundur!!!

Me kete teme u zhyta nja gjysem ore ne youtubo. Blendo mos vdeksh kurre me ate shprehjen e famshme ketu; 

"...kapitalistë të varfër, komunistë të kamur..."

Gajdexhiu do jete ndonje ish sigurims.. Biles behet e ditur , Kaci me Fariun kane ne dore nje studim voluminoz ku behen hulumtime per arsyen se perse sigurimi i shtetit ka gjetur pikerisht Lanen ?!. Studimi nuk po botohet per arsye te mosmarrveshjes qe kane dy shkencetaret - shkrimtare - analiste . Njeri ( Kaci ) ka idene se aty ai (dmth gajdexhiu ) eshte vene per arsyen e raportimit te ndrrimit te shtratit te Lanes  kur peshtyn Mixha me turmat....ndersa tjetri ( Balliu) mendon se mos shtohen mbetjet trupore ne sasi te tepert kur Mitingashet ndihen ne veshtiresi permjerje dhe kjo shkakton permbytje  te sukseseve te PD-se . Megjithate te dy kane te njejtin konkluzion . Ai duhet te largohet per t'ju prere mundesia e parashikimit ish Sigurimsave smiley! smiley  

per te vazhduar linje e asaj qe i  thote mishu sol-nocturnsit me siper. Para tre ditesh halla ime qe eshte vejushe mesogrua po kthehej nga puna ne shtepi kur tek ulliri i ali demit nje horr me motorciklete i kapi canten dhe e terhoqi zvarre ne mes te rruges. U rrezua ky tipi me motorr mu ne mes te rruges ndaluan dhe makinat qe ta lejonin te ngrinte motorrin e te ikte. Dhe e lane gruan me gjunjet gjak e sberi askush asnje pordhe ne ndihme te saj. tirana mund te jete sociale mbas ca birrash, por stofi social i qytetit po shthuret e ne mund ta genjejme veten gjithe naten po nuk e ndryshojme te verteten.

Stofi social shperbehet ne momentin qe krijohet pelhura e re. Ceshtja qendron tek vlerat. Solidariteti me hajdutin ne rastin tend tregon per nje ekzistence te nje stofi social. Disi pervers.

Gjithsesi, edhe ne kete rast, krimet ordinere kane nje zgjidhje me sistemike se sa "e rregullon tregu at'pune".

 I dashur Blendi Salaj

Faleminderit per fotografine the komenting rreth asaj cfare ajo percon tek ne.

Edhe une e kam pare ate burre tek i bie asaj gajdes dhe me keqardhje kam mesuar se edhe ai burre, si shum burra e femije te tjere, te pakten ata qe lypin, kane nje tutor qe i nxjerr aty ne rruge dhe, ai, tutori rri aty pari i shtrire ne bar apo duke pire kafe ne nje nga lokalet aty afer dhe e veshtron gajdezhiun apo lypsaret dhe ne fund te nje kohe te caktuar ata bashkohen, tutori ua merr leket dhe kta te shkretet vazhdojne biznesin duke lypur ca me gajde e ca pa gajde.

Me vjen keq, shum keq.

Me respekt

Albani

subjekti tregetar      BERI-Sh.a.

NIPT                         A LBANIA 09

adresa                     SHQIPERIA ESHTE TUJ NDRYSHUE

http//                       kuptonapojo@n'asnjemenyre.com

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).