Festimet për NATO-n, qeveria urdhëroi nëpunësit për pjesëmarrje

Të gjithë nënpunësit e administratës janë urdhëruar të mblidhen në shesh mbrëmjen e 5 prillit për të festuar anëtarësimin në NATO.

TIRANE- Nënpunësit e administratës publike janë urdhëruar nga qeveria për të marrë pjesë në mitingun e organizuar me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjithçka është zbuluar nga “Gazeta Shqiptare” që sot publikon në faqet e saj emailet e shkëmbyera mes Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Eda Noçka dhe Drejtoreshës të Kodifikimit të ligjeve në Ministrinë e Drejtësisë Marsida Xhafellari.

Në datën 3 prill, Sekretaria e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë u ka çuar nënpunësve të këtij institucioni urdhrin për të marrë pjesë në mitingun festiv në sheshin “Skënderbej”. Ftesa i është përcjellë administratës nëpërmjet postës elektronike, ku theksohet se pjesëmarrja në këtë miting është një detyrim patriotik dhe moral. Në mbyllje të kësaj ftese citohet se për organizimin e pjesëmarrjes nënpunësit duhet të mblidhen fillimisht në pjesën e hollit të ministrisë e më pas ti drejtoheshin sheshit për të festuar të gjithë sëbashku evenimentin e rëndësishëm.

Por, Drejtoresha e Kodifikimit Marsida Xhafellari, atë ditë nuk ndodhej në Shqipëri duke e justifikuar mungesën e saj, ajo i ka kthyer një përgjigje Sekretares së Përgjithshme të ministrisë, por gabimisht Xhafellari ia ka dërguar të njëjtin e_mail forword të gjithë personave të urdhëruar për mitingun.

Në përgjigjen e saj drejtuar Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, ajo shprehet mes të tjerash, “se po më duket vetja si një tradhtare e vogël dhe pa vlerë” ,andej nënqesh me mbylljen e e_malit duke shkruar “mbyllja ishte e papame, ju ftoj në holl t’ju numërojmë, shpërndahuni moj gra se po na numëron gjermani, tek dimri i fundit dhe pastaj tek sheshi”.

28 Komente

Ec mor mo se vetem keshtu marim vesh ne shqipot Me dru e me force. Sa mire ishim ne kohen e dulles?. Dil ne shesh per 1 majin, dil ne shesh per 28-29 nendorin, dhe u bom te gjith patriorta sociale dhe festive. Sot jena bo te gjithe antisocial, me depresion nervor dhe anitkombetar.

Ene Skenderbeu me 1444 kur nenshroj traktatin me Vatikanin i detyroj qithe popllin me dal ke sheshi i Lezhes e me festu. U tregoj ate barcaleten e thuprave, e populli  u bo te gjithe trima

Ene Berisha si Skenderbeu po e bo

Kemi me i ngrit nji monument perballe atij te Skenderbeut. Skendebeu  na lidhi me Vatikanin dhe Napolin, Sala me Naton .Skenderbu me  kale ke sheshi   Sala me tanks ke sheshi

 Nga Vlora u nisen autobuza me mesues me urdher nga lart. Madje duhej patjeter te plotesohej numri.

Nga Vlora u nisen autobuza me mesues me urdher nga lart. Madje duhej patjeter te plotesohej numri.

Si ne 1912 kur delagates e Tirones u nisem me karoca nga Tirona ne Vlore tani jane nis me autobuza nga Vlora ne Tirone smiley

s'kish delegate nga Tirana toko se nuk ua mbante b..a. Ne 1912 kishte vetem vlonjate (plus Fier dhe Lushnje qe ishin pjese e Vlores atehere) dhe delegatet nga Kosova qe erdhen pak vone per shkak te rruges se gjate. Rruges I.Qemali mori dhe nja dy delegate nga Librazhdi sa per te thene, ndersa pjeses tjeter se Shqiperise nuk ia mbajti smiley

O cun i Demir Arbanes, jena delegatet e Tirones, Krujes ene Shijakut.  Dum t'takojme Ismali Qemalin.

gre, c'eshte ai llaf mer?  Ka genjy filmi ne minuten 26? smiley

Po le o Monda se te qe per delegatet nga Tirana, Durresi e Shijaku flamuri ishte ngritur ne Durres apo gjetke. Atyre nuk po ia mbante dhe I.Qemali kishte qe nga viti 1908 qe po mundohej t'ju mbushte mendjen (vit kur Perandoria Osmane u largua pothuajse nga Ballkani). Ne 1912 nuk mbante me dhe vendosen ta ngrinin flamurin ne Vlore. Tani filmi eshte kollaj, se vjen Polici dhe thote "film komunist" keshtu qe mbyllej ai muhabet. Puna eshte se po ndryshojne historine dhe do dalin do thone qe ishte ndonje tirans ai qe e ngriti flamurin (mundesisht paraardhes i Topit) dhe nuk do kemi ca te bejme se na nxjerr Jozi per zhelesh smiley

Ska faj Irisi qe cuditet se Sala i dergoi autobuza,kurse Zani Caushi i merrte me shqelma dhe i nxirrte ne mitingun e Nanos dhe Gjinushit.

Gabohem, apo po krahason Sali Berishen me Zani Caushin!

Mitingjet ne Vlore s'kane qene asnjehere te Nanos apo Gjinushit, dhe Zani s'ka nxjerre njeri ne miting. Te flasesh kot + te flasesh me ligesi eshte binom karakteristik ketu , ndaj une s'çuditem qe jo vetem vlonjatet po asnje qytet ne Shqiperi s'jeton rehat smiley

 Por ama mund te te informoj qe para trazirave ne Vlore, prape Saliu ka qene ai qe donte qe nxenesit e shkollave te shkonin ne mitingjet e tij. S'e ka harruar zakonin dhe s'çuditem aspak.

mbyllja ishte e papame, ju ftoj në holl t’ju numërojmë, shpërndahuni moj gra se po na numëron gjermani, tek dimri i fundit dhe pastaj tek sheshi”.

 

LOL

Gabim qe nxjerrin e-maile private; lajmi mund te botohej edhe pa emailin pergjigjes ndaj thirrjes per te dale ne shesh.

Akoma i besoni kesaje gazete te shpifur,strofkull e ish sigurimsave?

 

MATI nga na dole ti apo eshte POLICI(Thought Police) me leje...

Pse nuk flisni per mitingun e E Rames.

Ai e beri nje nate perpara Sales.

Kishte mbledh pioneret e Enverit.

I kishte ndare pergjysem me Ilir Meten

nuk eshte cudi te besohet Mati se keshtu ka ndodhur dhe me nxenesit e shkollave kur ishte president. pastaj, artikulli ka dhene emra personash, nuk eshte anonim.

Me shkelmat e Zanit Cushit apo me urdher nga K/Minister/presidnet Berisha ne gjithmon ne keto mitingje keshtu kemi dale "ME DETYRIM".

 Te vetmet mitingje qe kemi dale pa detyrim kane qene kur kemi dash me thy nonji xham apo me djeg nonji dyqan. Te tjerat kane ken ose me shkelma ose me urdher roge

Sa frike e keni E Ramen

nuk thoni dot snje fjale per mitingun qe beri per Naton.

Por merni vetem me mitingun e Sales

Ne fakt Edvini s"duhet te bente miting, ai gjithmone ka deklaruar se me

S Berishen kryeminister ska Nato, ska BE e sa e sa perralla........

Tani thote pa pike turpi ,se do te perfundoj rrugen Durres Morine,

ai akoma nuk ka shkuar per ta pare kete rruge.

Ja besojne keto perralla

vetem pionieret e Enverit qe mer me autobuz nga Tirana

 

150000 njerez nuk qohen me autobuza e mos flitni marrina por njerezit e kan dashur naton dhe e duan europen sepse ishte nje enderr dhe kjo po realizohet don apo nuk don rama apo mjafti qe del kundra natos

O mets lexoje mire e kisha fjalen vetem per pionieret qe i shkojne pas me buqeta lulesh jo per 150000 njerez

Jane cuar, jane cuar!

Ndryshe humbnin punen!

Une ndofta nuk kuptoj shume por , me duket se kur te ftojne ne dasem per shembusll nuk eshte se te detyrojne .

Ose kur te ftojne ne party , nuk quhet detyrim , kur te ftojne per dreke , nuk eshte se po te detyrojne .

Di ndojne te ma shpjegoje me mire , sepse elbete meqe jam pak i trashe , se deri tani me keto qe kam lexuar nuk e kuptoj se si mund ta quash detyrim , ftesen .

I besoj sinqeritetit tend mistreci, sepse ti jeton ne Kanada dhe e ke harruar realitetin shqiptar. Normalisht truri jone kerkon t'i largoj eksperiencat e keqija.

Duhet te vish ne Shqiperi, per ta kuptuar se perse ajo ftese quhet detyrim.

Mesa kuptova une paskan ndryshuar gjerat andej , kur dikush marton djalin apo vajzen ju dergon nje leter dhe ju thote , Zoti olsib me rastin e marteses se djalit tone jeni i detyruar te na nderoni me pjesmarjen tuaj ne daten ..... se harova , ne krye te letres duhet te jete DETYRIM MARTESE . smiley

Le te themi qe...

Shefi jot te fton te shkosh te peshkosh me te.

Ty as qe nuk te intereson pasi jo vetem qe nuk e honeps fare shef-barkderrin, por edhe te duket tmerresisht i merzitshem peshkimi.

Nderkohe pervec gruas ke dhe dy femije qe duhet te mbash me buke. Dhe te mos harrojme kestet e shtepise se re.

Ti cfare ben?! Pyetje retorike kjo!

 

Po ata fëmijë gëzojne më shumë për eskursionin,për mungesën ne shkollë,për gallatat që bëjne midis tyre sasa vërtetë për xhaxhi Berishën ,per NATO-n !

...ku e kuptojnë ata se ai gëzim i tyre do te vidhet për diçka tjetër nga "xhaxhi"!!?!!

Pse nuk e permend edhe xhaxhi Edin  o Artian ai i mer pas vetes kudo qe shkon u jep lule dhe uniforme Sala nuk nuk i mer nga pas por e presin kudo qe shkon.

 Po mire mi qiviri qe sle fest pa festuar... po te gjitha njesoj do i festojm...?

Per fushat koncerte me kengetar si cili sinani zajmina soni poni.... festa pezes po ky muhabet, festa veres po ky muhabet (me ballokume neper duar) festa nazionale po koncert me vipsat e bbf, festa vitit te ri po me kta, festa per netet e bardha po me kta... edhe naton e presim me bbf! 

Beni o qiviri nje parad ushtarake... te shofim se c'uniforma keni... se hyte ne Nato!!! T'iu rroj natua...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).