Festë në burgun e Fushë-Krujës, martohet Nehat Kulla

Martohet në burg Nehat Kulla. Personazhi i konsideruar si i forti i Tiranës në vitin 1997 ka kurorëzuar martesën dy ditë më parë ndërsa vuan dënimin me 20 vite në qelitë e burgut të Fushë-Krujës. Autoritetet e burgut thanë se Nehat Kulla, i dënuar me formë të prerë, ka vendosur dy javë më parë të kurorëzojë zyrtarisht martesën me personin me të cilin jetonte prej rreth 12 vjetësh. Bëhet fjalë për gruan me të cilën “Gjenerali” ka lindur fëmijët, por që nuk kishte bërë ende celebrim. Burime nga burgu sqaruan se ceremonia është zhvilluar në qelitë e Fushë-Krujës. Celebrimi ka qenë një procedurë formale, ndërsa Nehat Kulla dhe bashkëshortja e tij kanë pohuar para punonjësve të gjendjes civile se pranonin të lidhnin martesë mes tyre. Pas celebrimit të pranishmit kanë marrë pjesë në një “festë” të thjeshtë të organizuar nga i dënuari Kulla. Ai u transferua para pak kohësh nga burgu 302 në kryeqytet ku qëndroi prej tetorit 2005, kur u arrestua nga forcat speciale, pasi Prokuroria e Kavajës rihapi dosjen e një ngjarjeje të vitit 1997, për të cilën dyshohej se Kulla ishte autor. Bëhet fjalë për vrasjen e Halim Gjuzit, shoferit të ish-ministrit të Brendshëm Halit Shamata, ngjarje për të cilën Kulla tashmë është dënuar me 20 vjet burg. Rreth një vit më parë, Gjykata e Kavajës e gjeti fajtor atë dhe e dënoi me dy dekada burg, dhe po kështu, Apeli i Durrësit e la në fuqi këtë vendim vetëm dy javë më parë, ndërsa Kulla dhe mbrojtja e tij kanë kërkuar pafajësi. Ngjarja, e cila ktheu në qeli Kullën, i cili është vetëquajtuar pas 1997-ës “Gjenerali”, ka ndodhur në korrik të vitit 1997 në Golem të Kavajës, ku mbeti i vrarë Halim Gjuzi. Ndërsa është hapur dhe mbyllur disa herë për mungesë provash, dosja në ngarkim të Nehat Kullës u rihap pas ardhjes në pushtet të të djathtëve në vitin 2005. Prokuroria e Kavajës administroi disa prova të reja, pas të cilave vendosi rinisjen e hetimit dhe lëshimin e urdhër-arrestit në ngarkim të Kullës. Pas kësaj u zhvillua procesi gjyqësor në ngarkim të tij, në fund të të cilit u vendos shpallja fajtor dhe dënimi i Kullës në bazë të dëshmive të siguruara pas hetimeve intensive. Këta persona kanë deklaruar se viktima Gjuzi ishte qëlluar nga një automjet ushtarak tip “Shevrolet”, me drejtuesin e të cilit ishte grindur në rrugën nacionale në Golem. Pas kësaj, personi që udhëtonte me mjetin ushtarak, i cili sipas gjykatës është 53-vjeçari Nehat Kulla, nuk ka hezituar të derdhë në drejtim të viktimës breshëri plumbash dhe pastaj të largohej në drejtim të kryeqytetit. Sipas gjykatës, Kulla kishte rrëmbyer gjatë rrëmujave të vitit 1997 një kamionçinë ushtarake, pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, me të cilën qarkullonte rrugëve, ndërsa drejtonte një bandë të armatosur. Për këtë qëllim ai u arrestua në vitin 1998 dhe qëndroi pak vite në qeli, pasi u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Por ditën që u lirua, Kulla do të arrestohej sërish pas dhunës ndaj disa gazetarëve që shkuan në banesën e tij për ta intervistuar. Kjo do t’i kushtonte edhe ca kohë të tjera në burg, ndërsa nuk arriti ta shijonte gjatë lirinë, pasi u prangos në vjeshtë të 2008-ës.

Nofka e Nehat Kullës, “Gjenerali”
Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapsht 1997, do të vetëquhej “Gjenerali” pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip “Shevrolet” dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë.

Martesa në qelitë e Fushë-Krujës
Burime nga burgu i Fushë-Krujës, ku Kulla është mbyllur prej disa ditësh, pohojnë se dy ditë më parë procedurat e martesës për ish-të fortin e kryeqytetit ka qenë formale, pasi 53-vjeçari kishte rreth 12 vjet që bashkëjetonte me gruan me të cilën lidhi martesë, madje me të ka edhe fëmijë. Sipas tyre, ai thjesht celebroi zyrtarisht lidhjen.

12 Komente

u trashgofsh Nehato.

ps: sa qeke trash o burr...

ps: sa qeke trash o burr...

epo n'burg mo, ha , pi, rri.. smiley

 

Po pse mo, s'i mjaftonte nje burg Nehatit, e donte dyfish lakun, ee?! smiley

Ishte martu dhe i komshiu im qe eshte ne burg, po do ta beje publike ke "Me shume dashuri". I thashe familjes vet t'ia postoja si Headline ketu ke peshku lajmin e marteses, po me thane qe ai program osht mo i nolt' se peshku smiley

 

me ke kujtu Hygoin me ket, s'maj men tamom se ne c'titull (Te mjeret? mbase), kur pershkrunte nji personazh, edhe thoshte, qe nga shoqnija e ktij, njoni u myt, tjetri vrau veten, tjetri burgim i perjetshem, tjetri njeli sakat (kto jon improvizime...), po me keq nga te gjith e pesoi X: u martu!

Emo, e bukur kjo. smiley

I denuar me burgim te perjetshem: a pranon te martohesh me X-in?! Dhe ai /ajo budallai/qja thote po, e lumtur! E vissero per sempre felici e contenti... derisa u ndane pas nje viti! smiley

po jo mi nuse,

une se lexova krejt, por mu duk se kishte bo celebrimin. Pra nje akt ligjor, qe mund te kete nga mbrapa qellime te tjera qe lidhen me trashegimine, pasurine e te tjera, e te tjera smiley

Asaj femres se Mirit te Xhikes me duket se nuk i dhane asnji grosh te vellezerit, e as ja njoften kalamonin. Ngeli gjygjeve me sa di une.

Ah, ketu s'me shkoi menja, Tushe...smiley Ke te drejte, trashegimia, po...

po cer faji ke ti mi non,

fajin e ka gazetari qelbet qe ve fjalen "feste" ne titull.

gjete gje feste ti brenda ne shkrim ?  une per vete jo.

As i feste, s'pash... ncuq...  Ama, CV-ne e pasur ( bemat?)  te Gjeneralit e ka shkruar... te zeze mbi te bardhe.... smiley

E kane bo martesen vetem qe ti shtohen takimet ne "dhomen speciale".

sa per trashigimi pasurie te tij tek kjo gruaja e tij dhe te femijet duhet te mos-perfillese se shteti duhet tia sekuestruar pasurite N. Kulles.

Ky mund ta kete bere per lehtesime persa kohe ai qendron ne burg p.sh takime me te shpeshta, takime private per sex ose mundesim lidhjeve kriminale, zvoglim te denimit ne ndikim familjar etj etj.

po pse "i forti" kur ky tip derri nuk ka(pasur) fuqi te eci me kembet e veta? ky ka qene nje kriminel i flliqur! copa ta bejne ne burg! 

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).