Fermerët ankohen për konkurrencën e padrejtë

Në një panair dyditor u prezantuan prodhimet më të shijshme të krahinës

Për të dytin vit radhazi, prodhimet vendase të fshatrave të Beratit dhe zonave përreth janë prezantuar në një panair agrobiznesi që ka pasur si qëllim promovimin e arritjeve në bujqësi dhe në industrinë ushqimore të këtij rajoni. Aktiviteti është zhvilluar në sheshin kryesor të qytetit dhe do të zgjasë dy ditë. Në të janë paraqitur produktet e fermerëve të zonës dhe 100 subjekteve që merren me prodhimin dhe përpunimin e fruta-perimeve, pijeve alkoolike, pijeve freskuese, prodhime të brumit, vajit të ullirit, nënprodukte të qumështit dhe mishit, bimë mjekësore dhe prodhime të bletës. Fermerët kanë gjetur rast të ngrenë një sërë shqetësimesh që hasin gjatë punës së tyre. Shumë prej tyre janë ankuar për mungesën e infrastrukturës dhe tregjeve, si dhe futjen e mallrave nga shtetet fqinje, sidomos Maqedonia e Greqia, të cilat krijojnë probleme në konkurrencën e tregut. Fermerët pohojnë se çmimi që ofrojnë këta tregtarë është shumë i ulët në krahasim me ato që mund të ofrojnë ata. Në panair ka marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, zëvendëskryeministri Genc Pollo, si dhe pushtetarë lokalë të zonës.

14 Komente

"....Shumë prej tyre janë ankuar për mungesën e infrastrukturës dhe tregjeve, si dhe futjen e mallrave nga shtetet fqinje, sidomos Maqedonia e Greqia, të cilat krijojnë probleme në konkurrencën e tregut...."

Mirpo si shpjegohet qe ata i shesin me lire ne tregun shqiptar, gje qe do te thote se fiton konsumatori shqiptar. Pse ti fermer shqiptar nuk e çan dhe tregun e tyre, siç ata çajne tregun tone. Sepse s'ke bythe, ngele gjithmon duke u anku, dhe nuk po çan dot as tregun tend.  

Konkurrence e pabarabarte,fermerit shqiptar i mungon me te vertete infrastruktura,edhe subvencionet nga shteti  sic ishte nafte  e lire etj,kshu qe duhet qe shteti ti japi nje dore  ne menyre te atille qe edhe  prodhimi te dali me kosto me te ulet qe te kete mundesi ta bleje tregu vendas

Mirpo si shpjegohet qe ata i shesin me lire ne tregun shqiptar, gje qe do te thote se fiton konsumatori shqiptar. Pse ti fermer shqiptar nuk e çan dhe tregun e tyre, siç ata çajne tregun tone. Sepse s'ke bythe, ngele gjithmon duke u anku, dhe nuk po çan dot as tregun tend.  

Kjo eshte nje nga disa arsyet Pjer  .

Une do te reshtoja dhe disa te tjera :

1-Akoma toka nuk eshte grumbulluar ne fermeret e vertete, ata qe vertet e kane ndare mendjen te meren me token , sot te gjithe fshataret qe kane ngelur akoma neper fshatra e shfrytezojne token sepse nuk kane ndonje mundesi tjeter jetese .

2-Ne shqiperi akoma nuk ka nje treg te stabilizuar . Dua te them se fshatari ble plehra kimike , pesticide , vegla pune dhe te tjera gjera qe i duen per te shfrytezuar token , me shtrenjt se maqedonasi apo se greku . Nje arsye eshte se ato importohen nga maqedonija ose greqia , nje arsye tjeter eshte se nje pjese e mire e tyre as qe ekzistojne ne tregun shqiptar .

3- Keto qe fermeri shqiptar ble (plehra kimike , pesticide , vegla pune dhe te tjera gjera qe i duen per te shfrytezuar token&nbspsmiley , ne shumicen e rasteve jane te skaduara , difektoze ose te perziera me uje , gje qe sjell ne uljen e cilesise apo sasise se prodhimit .

4-Nuk ka kompani qe blejne dhe magazinojne ne frigorifere prodhimin shqiptar , i cili del ne treg i gjithi ne nje periudhe te shkurter , gje qe ben zhvleresimin e mallit per ate periudhe .

Natyrisht qe ka dhe arsye te tjera qe une as qe dua tiu kushtoj me kohe .

I takon vete fermereve te studiojne shkaqet dhe te gjejne zgjidhje .

Dhe besoj se zgjidhja eshte individuale dhe do nje kohe disi te gjate te zgjidhet .

Shembull i thjeshte : nese nuk e perballon dot jeten ne fshat , shkon ne qytet , fshatareve qe ngelen ne fshat iu shtohet toka per te perdiorur . Dalangadale behen fermere te mirefillte .

  ...tani ça i bie te quajne ate konkurence te drejte ? ....qe te vij Greku apo Maqedonsi edhe te mbjelli patate ne token shqiptare ne te njejtat kushte pune dhe materjale si Shqiptari ?

...bofff e ça ka aty te padrejte ??? Ata bejne volum te rendesishem qe i lejon te ken çmime te ulta, derkohe qe keta propozojne prodhime vendi (mbase Bio) me nje çmim me te larte.....
Tani qe nuk e ka ne kulture/mentalitet Shqiptari te kerkoj cilesin por e ka mendjen ke çmimi....kjo nuk eshte faji Grekut edhe Maqedonsit....(per çdo arsyje  komshinjte jane gjithmon fajtor ?????)

E padrejte  si psh produktet e kines jane me te lira,sepse krahu i punes etj eshte me i lire

Problemi eshte te shteti shqipatr qe ti jape nje dore fermereve  tane ,qe jane bashkombasit tane  qe jemi ne

Tani po ta mbyti kina tregun me perime zarzavate ca do beje fermeri jone

Ose po te vine kinezet te punojne ne shqiperi se i pagujme me  lire,sdo ngelet  pa pune vendasit?

 

 

...pse kjo po ndodh vetem ne Shqiperi kshu ? ...çdo vend eshte i prekur nga tregu i kines...thjeshte shteti ben "rregullatorin" per sa i perket importit.

Nejse, sa te vije domatja nga Kina ne shqiperi, eshte prishur fare smiley
gjithsesi duhet marre parasysh fakti qe fruta perimet e fresketa (perveç ekzotikeve) mund te importohen me lehte nga vendet fshqinje se sa nga vende qe jane ne polin e veriut, sepse vertete krahu punes eshte i lire por transporti dhe taksat i shtohen çmimit produktit kshu qe... aty aty del.

 

...normalisht çdo i huaj qe shkon ne nje vend tjeter paguhet me çmimin e vendit, kshu qe per pune te barabarte nje kinez nuk mund te paguhet me pak se sa nje shqiptar, thjeshte sepse eshte kinez edhe se ne kine paguhet 1€/dita per te punuar 12ore per Nike nuk do te thote qe do paguhet njelloj ne nje vend tjeter edhe pse punon per te njejten firme....nejseee

kshu qe per pune te barabarte nje kinez nuk mund te paguhet me pak se sa nje shqiptar

he he kshu thu ti. Po thuj ka ra shume puna ne ndertim ne Tirane se qene duke i marre me qafe punetoret shqiptare. Se kur ishte akoma ne dite te mira ndertimi, skishte nevoje ndertusi shqiptar me ble as makineri, se i ngjsinin kinezet thaset ne kurriz, dhe me $1 ne dite, punonin si milingona qy me sabah, kurse puntoret shqiptare e nisnin diten me ferrnet, avash avash me muhabet, ene pasanaj i futeshin llacit. Apo harrove fushekrujen ku u gjet gjithe ajo cerdhe kinezesh ....ke fabrika cimentos.

 

...gjithe fajin e ka ferrneta smiley 

 

lol

do robi shkrete me e ngorf i cike shpirtin ne mengjes mi aman smiley

po ku t'le kinezeria te jetosh smiley

ene njecik konjak te shkartis me kafe

ose kacurrel per te marre i cike zemer smiley

nga ora 1 brinje qimgji me gjize te skuqme me gjalp ene njicik raki per ta lag

Kshu futet  damotja  maqedonse  ene papatja greke,duhet me gjet naji ven  te lire per gjizen,po qepen nga e morim??

I dashur mistreci,

Jam plotesisht dakord me ato qe thua ne kater pikat e shkrimit tend. Ti thua gjithashtu :

"I takon vetem fermereve ta studjojne shkaqet dhe te gjejne zgjidhje. Ne se nuk e perballon dot jeten ne fshat, shko ne qytet."

Ne lidhje me sa me siper tani ketu ne Zvicer po behet nje diskutim i madh ne lidhje me cmimin e qumushtit. M.q.s. fshatari zvicerjan ka hapsire toke te vogel, ne kodra e male ( behet fjale per barin dhe lopet ) kostoja e prodhimit te qumushtit ju del me e larte se kostoja e prodhimit te qumushtit ne gjermani ku kane hapsire toke shume te medha per te mbjelle bar. Ata kane shume me shume lope se nje fshatar zvicerjan dhe kane bere industiralizimin e prodhimit te qumushtit dhe kostua e prodhimit ju del me e ulet.

Ti thua fshataret ta zgjidhine vete problemin, dhe ata qe nuk perballojne jeten ne fshat te shkojne ne qytet. Ketu ne Zvicer bejne nje gje tjeter :E para qeveria ( fatmiresisht ketu nuk eshte Sala kryeminister )ve tavane (kufizime) doganore per importin e qumushtit dhe djathit nga vendet e tjera europiane, e dyta fshatari zvicerjan nuk ben qellimisht industrializimin e prodhimit te qumushtit dhe djathit se ata konkurojne me CILESINE  e qumushtit dhe djathit te tyre dhe e treta dhe me e rendesishmja qytetari zvicerjan kur shkon te bleje qumusht ose djath nuk blen qumusht ose djath gjerman qe eshte me i lire por blen djath ose qumusht zvicerjan qe eshte me i shtrenjte. Nje here pyeta nenen e nje kolegu tim zvicerjan kur pashe qe bleu domate zvicerjane ,dhe jo spanjolle, ajo mu pergjegj "Edhe fshatari zvicerjan duhet te jetoje. Ne nuk duam te braktisim fshatin. C'do behet pastaj me turizmin ?

Mu kujtua nje gje tjeter.Ti thua te shkojne ne qytet. Mendon se ne qytet, me shkallen e larte te papunesise, do ti presin fshataret me lule. Une mendoj se jo. Mendoj se neve duhet te falenderojme fshataret tane te cilet me shume mundime dhe sakrifica perballojne jeten ne fshat, m.gj.se jane lene vetem nga qeveria. Gjithe bota mbron fshataret e tyre me masa doganore. Pse nuk eksportojne vendet afrikane prodhimet e tyre ne bote? Kjo sepse gjithe vendet e botes marrin ne realitet masa proteksioniste dhe derdhin lote krokodili (neper kongrese internacionale) per varferine ne Afrike . Me te vertete nuk e kuptoj se si qeveria nuk ben dicka me shume per te mbrojtur fshataret ( kjo fjale me te vertet shqip me pelqen shume me shume se emri iritues alla-amerikan fermer.Me sa kam pare neper filma fermeret kane shume me shume toke se sa fshataret tane te mire.Nuk e di por me vjen per te qare kur mendoj se ne cfare kushtesh punojne dhe jetojne.E them kete se edhe ne kohen e diktatures ata vuanin si tani. Une kam qene ne kohen e diktatures shoqerues turistash dhe ne vere, m.q.s. ne zvicer dhe gjermani nuk kane pambuk, shpesh zbrisnim nga autobuzet dhe takoheshim me vjeleset e pambukut. Kur turistet pyesnin se c'far moshe kishin dhe sa fitonin e them hapur se kam genjyer ( dhe per kete nuk jam krenar, edhe une kisha familje dhe dy femije ) duke ju thene mosha shume me te vjetra dhe se fitonin shume me shume leke. Ato gra te reja dukeshin si plaka dhe fitonin ( mos harroni punonin gjithe diten ne fushe nen diellin pervelues ) dhe fitonin ne fakt ( me vjen turp nga vetja ) 10 here me pak se une. Ato dukeshin me gjithe ate kaq te lumtura ne varferine e tyre.

 

 

Faleminderit , i dashur plaku . Do e nis nga argumentimi i asaj pike qe ju nuk jeni dakort .

    Gjithcka varet se nga cili kend veshtrimi e shikon .   

       Ti thua fshataret ta zgjidhine vete problemin, dhe ata qe nuk perballojne jeten ne fshat te shkojne ne qytet. Ketu ne Zvicer bejne nje gje tjeter :E para qeveria ( fatmiresisht ketu nuk eshte Sala kryeminister )ve tavane (kufizime) doganore per importin e qumushtit dhe djathit nga vendet e tjera europiane .

       Zvicra ka shume vite qe ka nje ekonomi private , si shumica e botes kapitaliste . Kjo kohe e gjate e ka orientuar ekonomine zviceriane ne drejtimin e duhur .  Po qe se Zvicra do kishte mare keto masa qe ne fillimet e ekonomise  kapitaliste , te gjithe zvicerianet lopcare do kishin mbetur , por mesa di une zvicra mban kampion ne prodhimin dhe perpunimin e gureve te cmuar , orave dhe shume te tjerash qe nuk ja vlen ti permend , se ju mund ti dini 100 here me mire se une .

    Sqiperia ka rreth 20 vjet qe po perpiqet te futet ne tregun nderkombetar me nje koncept te ri te saj , me pronen private . Pra akoma nuk jane percaktuar prioritetet ekonomike .

Nese shteti do te nderhynte me politika te tilla , besoj se per momentin ndoshta do sillte perfitime te vogla per fshatarin , por duke e pare problemin ne nje afat kohor me te gjate demi do ishte jashtezakonisht i madh .

Une do ta ilustroj me shembuj te trashe qe te dale me ne dukje kjo qe them .

Ne kohen e socializmit ne i vinim bllokaden tregut te huaj dhe prodhonim gati gjithcka te domozdoshme .

Po te shikosh , tani qe eshte akoma shpejt per tu dukur shume kthjellet perparesite e ekonomise shqiptare  , del se interesi me i madh eshte turizmi , gje qe ishte gati mos perfillse atehere .

Ose prodhimi i traktorave , bicikletave , pushkeve , hapja e taracave ngritja e kooperativave e ku ta di une , ishin jashtezakonisht larg "rruges origjinale" dhe ishte kohe e humbur per vendin .

   Une personalisht e quaj jashtezakonisht te gabuar nderhyrjen e shtetit ne ekonomine private , sepse shteti nuk eshte nje "plak i zgjuar" as perendi , qe ja di radhen c'do gjeje , por eshte nje grupim njerzish me interesa te ndryshme , institucionesh dhe ligjesh , qe shume gjera ndoshta do i vleresonte gabim.

   e dyta fshatari zvicerjan nuk ben qellimisht industrializimin e prodhimit te qumushtit dhe djathit se ata konkurojne me CILESINE  e qumushtit dhe djathit te tyre

E besoj plotesisht kete , dhe mendoj se shkaku i vertete eshte se fshatarit zvicerian ja ka blere qumshtin qytetari zengjin zvicerian qe shiste guret e cmuar ne gjithe boten , dhe nuk e llogariste fare cmimin e qumshtit , por ishte i kenaqur me cilesine e tij , shtoji kesaj dhe krenarine kombetare ( te nje te pasuri )

Kurse fshatarit shqiptar ja ble qumshtin qytetari fukara shqiptar , i cili per shkak te fukarallekut detyrohet tja bleje atij qe e shet me lire pa llogaritur fare cilesine , duke nxitur nje konkurence ne cmim , gje qe ben nje zhvleresim te qumshtit .( tek kjo do dal prap me vone)

     e treta dhe me e rendesishmja qytetari zvicerjan kur shkon te bleje qumusht ose djath nuk blen qumusht ose djath gjerman qe eshte me i lire por blen djath ose qumusht zvicerjan qe eshte me i shtrenjte. Nje here pyeta nenen e nje kolegu tim zvicerjan kur pashe qe bleu domate zvicerjane ,dhe jo spanjolle, ajo mu pergjegj "Edhe fshatari zvicerjan duhet te jetoje. Ne nuk duam te braktisim fshatin. C'do behet pastaj me turizmin ?

Kurse qytetari shqiptar kur shkon te bleje dicka mjafton te jete e jashtme dhe e lire , ( thoshin qe edhe m u t , po te jete i paketuar dhe i jashtem eshte i mire )

fshatarin e shikon si nje qenje jo te races se tij qe i demton imazhin e qytetit . Futim ketu dhe krenarine kombetare qe akoma eshte diku afer zeros .

Tani argumenti me i rendesishem eshte se ne shqiperi proporcioni fshat - qytet eshte akoma shume shume larg vleres normale te nje shoqerie kapitaliste  ku pjesa dermuese e popullsise eshte e perqendruar ne qytet .

Ky eshte dhe nje shkak tjeter qe ndikon drejtperdrejt ne uljen e vleres se prodhimeve te fshatarve .

Pra i nderuar plaku une besoj se ekonomia duhet te lihet e lire ashtu si gjithcka tjeter , dhe te gjeje drejtimin e duhur , ne raport me faktoret ekonomik boteror dhe rajonal .

Se po te presesh nga qeverite , nje e terheq para , nje e terheq mbrapa , nje majtas dhe nje djathtas , i bie qe ekonomia te ngelet ne vend .

Sa per kujtese do permend teorine e Nanos qe deshte ta kthente shqiperine ne nje Las Vegas te evropes , Berisha do qe ta ktheje ne nje minifuqi energjitike , Rama do ta betonizoje gjthe shqiperine sic ka betonizuar tiranen , del ndonje tjeter dhe na nxjer ndonje ide tjeter , dhe ne fakt ekonomia ngelet mbrapa dhe e coroditur .

Enveri deshte ta bente shkemb graniti ne brigjet e adriatikut .

       Nuk e di por me vjen per te qare kur mendoj se ne cfare kushtesh punojne dhe jetojne.E them kete se edhe ne kohen e diktatures ata vuanin si tani. Une kam qene ne kohen e diktatures shoqerues turistash dhe ne vere, m.q.s. ne zvicer dhe gjermani nuk kane pambuk, shpesh zbrisnim nga autobuzet dhe takoheshim me vjeleset e pambukut. Kur turistet pyesnin se c'far moshe kishin dhe sa fitonin e them hapur se kam genjyer ( dhe per kete nuk jam krenar, edhe une kisha familje dhe dy femije ) duke ju thene mosha shume me te vjetra dhe se fitonin shume me shume leke. Ato gra te reja dukeshin si plaka dhe fitonin ( mos harroni punonin gjithe diten ne fushe nen diellin pervelues ) dhe fitonin ne fakt ( me vjen turp nga vetja ) 10 here me pak se une. Ato dukeshin me gjithe ate kaq te lumtura ne varferine e tyre.

      Ne fakt nuk eshte tamam ashtu si e pershkruani te sotmen . Dje ishte i detyruar te merej me token , kurse sot fshatari mundet dhe ta kundershtoje . Jane me qindra mijra fshatare qe e kane braktisur ate , dhe kjo do vazhdoje derisa te krijohet ai balanc , ai proporcion Fshat-qytet qe ka gjith bota  .

 E vleresoj moralin tuaj te thoni te verteten dhe mund te them se jeni nder te paktit qe na vjen turp nga vetja ( sepse te gjithe kemi thene dicka me hir apo me pahir) sepse ata qe kishin kurajon te mos thoshin , nuk jetuan gjate ose u dergjen burgjeve .

Respekte

     

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).