Ëndërrova një ëndërr

Jam një nga milionat që kanë klikuar në videon e Suzan Boyle në youtube.   Dhe po, jam prekur sa herë e kam dëgjuar.  Jo vetëm nga zëri i saj ëngjëllor, por më tepër nga shuplaka që i dha ne fytyre cinizmit (fillestar) të publikut (ne salle dhe pertej.)  Zgjimi nga imazhet e përcjella në media se vetëm mjellmat e (z)bukura mund të këndojnë, e jo "rosakët" e shëmtuar."  Ndoshta një "rosak i shëmtuar" s'ka nevojë të transformohet kur mjellmën e bukur e ka në shpirt.

Ëndërrova një ëndërr

(Nga kolona zanore e "Les Miserables" në Broadway, 1987)

There was a time when men were kind
When their voices were soft
And their words inviting
There was a time when love was blind
And the world was a song
And the song was exciting
There was a time
Then it all went wrong

I dreamed a dream in time gone by
When hope was high
And life worth living
I dreamed that love would never die
I dreamed that God would be forgiving
Then I was young and unafraid
And dreams were made and used and wasted
There was no ransom to be paid
No song unsung, no wine untasted

But the tigers come at night
With their voices soft as thunder
As they tear your hope apart
And they turn your dream to shame

He slept a summer by my side
He filled my days with endless wonder
He took my childhood in his stride
But he was gone when autumn came

And still I dream he'll come to me
That we will live the years together
But there are dreams that cannot be
And there are storms we cannot weather

I had a dream my life would be
So different from this hell I'm living
So different now from what it seemed
Now life has killed the dream I dreamed.

***

Fantina, e vetmuar, e pamartuar, e papunësuar, lënë në mëshirë te fatit mizerje.  Prostitucionuar.  Për të mbajtur gjallë Kozeten, të vetmin filiz te njomë, ëngjëllor, të papercunduar nga jeta shkretëtirë e Fantines. Për t'i dhënë nje oaz shpëtimi ... ah, mirazhet.
Fantina, u tret, u tha, u përcëllua nën diellin e pamëshirshëm që zhurit aty ku ka etje.  Që merr jetë aty ku s'ka ujë.  Që verbon aty ku mbizotëron errësira.  Që shpërfytyron statuja dikur të adhuruara.  Që tërheq zvarre trupin dikur të pagjunjëzuar. Që klithmon buzëqeshje te harruara. Që farkëton mankthe nga ëndrra te paëndërruara.  Që vret endrrën e pabelbëzuar. 
Fantina, whose life killed the dream she dreamed.  

***

Suzan Boyle, e vetmuar, a pamartuar, e papunësuar, kërkon fatin, shpërfillur mizërisht prej tij.  Në pritje.  Për të mbajtur gjallë këngën, filizin e saj te njomë, të pafajshëm, ëngjëllor, të papërcunduar nga muzgjet e harresës.  Për t'i dhënë aurorë mëngjesi ... ah, profecitë.
Suzana, nuk u plogështua, nuk u mpi, nuk u venit nën errësirën e pamëshirshme që përzhduk vegimet.  Që merr jetë aty ku s'ka diell.  Që sytë kyc aty ku mbizotëron drita.  Që lë të paskalitura statuja për t'u adhuruar.  Që letargjon trupin të pazgjuar.  Që ngrin buzëqeshje ende të paformuara.  Që mbeshtjell me tentakula mankthi ëndrrat e ëndërruara.  Që hesht murmuritjen përgjumësh belbëzuar.
Suzan Boyle, whose life lived the dream she dreamed.

***

Jo thjesht nje post-scriptum: Jam një nga milionat që kanë klikuar në videon e Suzan Boyle në youtube.   Dhe po, jam prekur sa herë e kam dëgjuar.  Jo vetëm nga zëri i saj ëngjëllor, por më tepër nga shuplaka që i dha ne fytyre cinizmit (fillestar) të publikut (ne salle dhe pertej.)  Zgjimi nga imazhet e përcjella në media se vetëm mjellmat e (z)bukura mund të këndojnë, e jo "rosakët" e shëmtuar."  Ndoshta një "rosak i shëmtuar" s'ka nevojë të transformohet kur mjellmën e bukur e ka në shpirt. 
Por përtej kësaj, Suzana është mishërimi i të qënurit asnjëherë vonë për të jetuar "ëndrrën e endërruar." 
Detajet e jetës së saj gjenden tashmë lehtë në shumë faqe interneti.  Deri dje, në anonimitet, sot në wikipedia.  E panjohur, sot e ftuar ndër të tjerash tek Larry King Show.  Deri dje, talenti i Suzanës njihej vetëm nga disa që e dëgjonin në pub ku këndonte karaoke.  Para 10 vjetësh incizoi një këngë "Cry me a river" për një CD për kishën ku shkon.  Vetëkuptohet, ky CD mezi shiti 1000 kopje.  Sot, qindra mijëra, miliona presin albumin e saj. 

Hmmm, harresa, lënia ne errësirë e këtij zëri të mrekullueshëm "can cry you a river" Suzana.    
 

34 Komente

ps: rrofsh Monda !

hihihih

te shplafte mortja jarebi

sa i shkoka sales korniza e suzit smiley

esht i papam!

dhe i keq shum! ...do shtojsha.  smiley  

pershendetje mondes me kete dergese tek peshku. kemi te bejme me nje  leksion te dobishem mbare botror: njeriu e do dhe e ndjen te bukuren nw thellesine e vet, por  komercializmi i imponohet rendom atij duke i servirur imazhe fallco te bukurise.  

Ate qe une kisha une ndermend dje te shkruja dy gisht rreshta per "Britain`s Got Talent" se ne c`menyre bota i zbulon talenetet,e shoh sot te shtjelluar te peshku!

Bravo Monda!

 

 

 

 

10 *,    Pershkrimi i Mondes eshte po aq i bukur, sa edhe kjo video e papare.  

E mrekullueshme! Faleminderit Monda qe na e solle!

Shume i ndjere edhe komenti yt.

o Suzi te hangsha vetllat smiley

rrofsh monde smiley

i marove mëlçitë,zemrat, shpretkat etj qi kalove tek leshi desdi ?  smiley

ncuq, por varet kush eshte pjesa me e shijshme.

ti dhe Sala keni zemren psh,

kurse Suzi ka vetllat smiley

Flm Monda. Kjo eshte nje tjeter kenge e Suzit: http://www.youtube.com/watch?v=jI2DxkrgpgQ

Im gjysh do thoshte: "Zerin ta degjofsha, syte mos t'i pafsha" ne te tilla raste, po kjo topolakja angleze qenka per t'u puth mu ke ajo gusha qe leshon ato vokalet e mrekullueshme smiley

flmndrt qe e sollet kete, ...zerin e pasak shume te bukur, por me e bukur ishte surpriza....po te shikosh, kengetaret - artistet me te medhenj nuk kane qene te pashem...dhe ky nuk ishte ndonje perjashtim....

*et...si le kto gjojna smiley

....ka lezet kur fillo e hena keshtu...po ta dhjet sala prap.....

hahaha, e madhe. Urime

krahaso fytyren e publikut dhe prezantuesve perpara dhe pas kenges

Monda shume faleminderit per prurjen. Videon e saj e pasha para disa dites fale miqve qe na updetojne here pas here smiley

Ne fillim dukej vertet qesharake menyra sesi ajo del ne skene, POR zeri i saj dhe kenga me te cilen ajo u prezantua ishte nje SURPRIZE shume befasuese!!!

Sot, lexova qe Susanes i eshte kerkuar qe te luaje ne nje film dhe qe Kick Ass Pictures i ka ofruar asaj $1million nese ajo pranon qe te dali ne nje film.

Per me shume SusanBoylexxx 

Komente interesante smiley (Zanf, si gjithmone, i qan me lot stolisjet) smiley

Nuk e di ne Europe sa eshte perhapur historia apo fenomeni Boyle.  Por ne US ka bere shume buje.  Ndaj dhe shkruajta nja dy rreshta. 

Ketu, pervec "optimizmit" qe karakterizon amerikanet ne pergjithesi, eshte dhe ajo tjetra qe amerikanet i kane dobesi keto "underdog stories".  Kur i shton dhe detajet e mesiperme, kuptohet euforia. 

O rrush po ne Evrope jemi dhe ne Anglot!   smiley

Zerin se kishte edhe aq keqe... por kshu nje tip torrollakeje ishte! Mua me shume me ka habit zeri i ketij cunit te vogel.. Shahini!  

http://www.youtube.com/watch?v=fzEfq7ZyKvg

Shikojeni nga fillimi deri ne fund!

 

Nje ze i ralle qe do ta kishin zili edhe kengetaret me te mire te kesaj bote.

Tamam  shendrimi i "rosakut te shemtuar" ne mjelme krijon effekt, te prek.... edhe mua.

Me pelqeu  krahasimi me rosakun.  Flm Monda!

Asnjehere nuk eshte vone.Njerez si puna e Susan Boyle duhen perkrahur dhe personalisht gezohem qe ajo realizoi enderren e saj.
Fatkeqesisht media ketu ne SHBA, si ne cdo rast, do te vazhdoje ta keqperdore kete gje.Sot ishte e ftuar tek Oprah Winfrey,neser do te jete e ftuar ne ndonje tjeter emision prestigjoz dhe pas disa muajve do te ftohet qe te na jape mend ne te tjereve se per ke duhet te votojme.
Shpresoj qe Susan Boyle nuk do te bjere ne kete gracke dhe uroj qe ta shijoje famen e saj.
E them shpresoj sepse ne kete gracke kane rene shume emra te njohur te Hollivudit qe duke harruar se nuk jane me shume se sa aktore (qe ishin ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur) japin mend per ke te votosh dhe mallkojne cdo njeri qe nuk ndjekin" keshillat" e tyre.Mjaft te permendin rastet e Barbara Straisand,Jane Fonda dhe dhjetra te tjere ne Hollivud(se fundi kesaj turme orakujsh qesharake u eshte bashkuar dhe Tom Hanks) dhe te shohes se si mund te keqperdoret fama.
Edhe njehere urime Susan Boyle dhe shpresoj ta perdore famen e saj per te miren e saj dhe njerezve qe ajo do.

 

...wow....vertet talente....ENGLAND...

....ndryshe eshte ketu/atje ne "ti vlen"....te vleresojne ose disa qe akoma stonojne vet ne ato qe duhet te vleresojne, dhe me keq akoma jane mendjemedhenj, fodulle, etj ....  duke  mosvleresuar dhe nganjehere ofenduar njerez qe dine te bejne te njejten gje me mire se vleresuesit

 

Po nuk eshte e vetmja... Edhe Edit Piaf s'ishte e bukur, perkundrazi per shijehollet franceze ishte e shemtuar, por ama, kur kendonte... te linte pa fryme. Talenti i vertete rralle ka mbetur pa u vleresuar, te pakten ne muzike, ku zeri i bukur nuk mbulohet dot me shoshe, pavaresisht "kritikeve estetike". Shpresoj qe Suzanes te mos i hipe deshira qe, pervecse mjelme e bukur ne kenge, t'u futet operacioneve plastike qe te mos mbetet "rosak i shemtuar" fizikisht. Kam lexuar dicka per jeten e Maria Kallas, ajo ka qene shume e shendoshe fillimisht dhe vuante nga komplekse te tmerrshme per kete. Pas konsultimeve te shumta me mjeke dietologe, pas dietash te pafundme qe nuk i jepnin efekt, e dini c'kishte bere? Kishte marre ca lloje krimbash, "mola" te themi qe brenin cdo  gje qe hante ajo. I kishte pire, kur qene ne forme larve dhe mandej krimbat kishin bere punen e tyre. Po te njejten diete thuhej ne liber kishte perdorur dhe Merilin Monro e nja dy emra te tjere te famshem, qe tani nuk me kujtohen. Them se vaniteti njerezor shkon pertej talentit dhe duhet nje vullnet dhe karakter teper i forte per te mos rene pre e tij. Dashje pa dashje, te gjithe duam te jemi te bukur... ajo eshte kartvizita e pare jona.

pse sthu ti,

Maria paska fut shiritin e derrit ne bark smiley

P.S. Lejeni mi Suzin te zbukurohet, ca problemi ka. Pastaj pse e coni ke operacionet, mbase vetem me u dobsu i cike dhe me heq VETLLAT dhe bohet si rrush smiley

Qyqjaa, mi Desde, ajo as me remont kapital s'vje n'terezi! smiley Kuazimodo i koheve moderne ne version femeror ... ( pa paragjykime, he, per shaka) smiley

sa e keqe qe behesh dhe ti smiley

Ky eshte thjesht rosaku i shemtuar me i lezetcem qe me kishin zene syte!!!  Fatmiresisht qe bukuria fizike nuk perben gjithmone kartviziten tone te pare, kjo do te thote qe nuk jemi vetem ''femra dhe meshkuj'' por mbi te gjitha qenie njerezore .

un sot e mora vesht kush ishte se nuk e pash as titullin mir,po mu duk si sali berisha versioni femen thash se admin e kish ba me qesh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).