Emigrantët; Koha e rikthimit?!

Ardit Bido/Erald Kapri

Çdo pashkë ortodokse në Kakavijë dhe Kapshticë, makinat me targa të një alfabeti që shumëkush nuk e kupton, mblidhen kapicë për të zënë radhën e rikthimit. Në vigjilje të dekadës së dytë të emigracionit shqiptar, pyetja po kthehet anasjelltas: A është koha që emigrantët të kthehen në Shqipëri? Dëshira ekziston; sipas studimit të vetëm të publikuar, vetëm një pakicë nuk e sheh të ardhmen në vendin tonë. Kriza globale ka prekur vendet pritëse të emigrantëve e disa prej tyre po “testojnë” situatën ekonomike e sociale në Shqipëri, në pritje të një vendimi përfundimtar. Ndoshta këtë vit, për disa nga këto makina, do të jetë “pashkët e fundit” e ritualit Athinë-Tiranë. Por në ç’masë do të jetë rikthimi të emigrantëve dhe si do të ndikojë kjo në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare? Flasin këshilltari i Kryeministrit, Petraq Milo; këshilltari në Bankën Qendrore Evropiane, Arjan Kadareja; gazetari shqiptar në Athinë, Niko Ago; gazetari i “Tribunës” së Nju Jorkut, Ajet Nuro; kryetarja e shoqatës “Shpresë për të Ardhmen”, Irena Dono dhe sekretari i Ambasadës Shqiptare në Athinë, Klevis Bitro.

Tetë vite më parë, kur kaloi me një vizë “të blerë” pikën e kalimit të Kakavijës, nuk mendonte se do të kthehej më në Shqipëri. Dy vite pasi qëndroi në Greqi, emigroi në Londër, për një të ardhme akoma më të mirë, por sot Urim Isufi gjendet në Tiranë, për të rifilluar jetën në atdhe. E takuam një muaj pas rikthimit të tij përfundimtar, siç na thotë, duke tentuar të hapë një biznes të vogël në qendër të kryeqytetit. “U largova nga Anglia, ndonëse mendoja që të mos kthehesha më. Atje pllakosi kriza dhe në muajt e fundit nuk po punoja, - tregon Isufi, - bleva një shtëpi këtu dhe me pak kursime po mendoj të hap diçka”.

Por nuk duket se është i vetëm në aventurën “shqiptare”. Urimi thotë se mjaft prej miqve të tij, ndonëse janë stabilizuar në dokumentet ligjore të qëndrimit, po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit përfundimtar. E kjo histori së bashku me shumë të tjera që ekzistojnë anembanë vendit duket se po paralajmëron rikthimin e emigrantëve shqiptarë në atdhe. Nuk pretendohet për të gjithë, pasi shumë kanë lidhur jetën me vendin ku kanë emigruar. Por mjaft prej emigrantëve kanë shkuar vetëm, pa familjen, me qëllimin e fitimit të disa parave dhe më pas të rikthimit.

Ende mbahen mend premtimet e viteve `90, ku shumë prej emigrantëve deklaronin se do të riktheheshin shumë shpejt. E në fakt kjo ndodhi; në vitet `95-`96, sipas statistikave zyrtare filloi një rikthim masiv, që do të ndërpritej nga ngjarjet e vitit 1997, duke sjellë një valë të re braktisjeje për vendin. Sot, Shqipëria është stabilizuar, ndërkohë që kriza ekonomike, globale, e ka prekur më pak se vendet e rajonit.

Kohët e arta të emigrimit? Jo më

Parashikimet për këto vende janë të zymta, e sidomos për Greqinë që është në prag të një rënie ekonomike rekord. Niko Ago prej vitesh punon si gazetar për disa media në Athinës. Për të, situata në të cilën ndodhet vendi nuk është i papritur. “Ende pa u shfaqur kriza e sotme globale, Greqia vitet e fundit, ka pushuar së qeni "toka e lakmuar" për emigrantët. Pas Lodrave Olimpike të 2004-s, kishte rënë së tepërmi tregu i punës në të cilin, një pjesë e madhe e emigrantëve kishin depërtuar dhe qenë inkuadruar”, – thotë ai.

Përpos kësaj, parashikimet e Komisionit Evropian për ekonominë greke janë jo fort të kënaqshme: plot 700 mijë vende pune të humbura gjatë vitit 2009 dhe një recension ekonomik, janë të mjaftueshme për të bërë skeptik një sërë emigrantësh.

Për më tepër, sektori më frutdhënës i ekonomisë helene, turizmi, është në prag të një “braktisjeje” nga turistët e huaj. “Sektori i turizmit që jep 18% të GDP-së është thënë që do të preket veçanërisht rëndë këtë vit. Edhe sektorët e tjerë që prodhojnë për eksport duhet të preken. Punësimi i emigrantëve tanë që punojnë në këta sektorë (hoteleri, restorante etj) do të preket shumë”, - thotë anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë dhe këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kërkimeve në Bankën Qendrore Evropiane, z. Arjan Kadareja.

Një ndikim më pak të ndjeshëm se Greqia, por sërish në nivel të lartë, do të ketë edhe Italia, një prej vendeve me më shumë emigrantë shqiptarë. Në një situatë të tillë, rikthimi i emigrantëve, sidomos të atyre që ndodhen vetëm në vendet pritëse, duket se pranohet nga të gjithë. Ndërkohë, ata që jetojnë së bashku me familjet, duket se do të presin edhe më, për të parë situatën ekonomike në Shqipëri dhe vendin ku jetojnë.

Rikthimi

Ago thotë se rikthimi i emigrantëve është i mundur, por kjo vlen vetëm për ata që nuk kanë krijuar familje në Greqi. “Rikthime mund të ketë, sigurisht. Por jo në formë kolektive, pasi shumica e tyre do ta kërkojnë dhe gjejnë brenda Greqisë daljen nga kriza. Kjo edhe si pasojë e inkuadrimit të tyre në jetën vendase, kur bëhet fjalë për familjarët”, – thotë ai.

Të njëjtin mendim ndan edhe sekretari i parë i Ambasadës Shqiptare në Athinë, z. Klevis Bitro. “Mund të ketë rikthime sporadike të emigrantëve, por nuk besoj se do të ketë rikthim në masë. Ndoshta kjo mund të ndodhë vetëm nëse përkeqësohet situata në Greqi”, – thotë ai.

Bitros i vjen në mend historia e grekëve emigrantë të viteve ‘70 në Gjermani. Ashtu si shqiptarët sot, ata u nisën me qëllimin e mbijetesës e më pas, një e nga një, filluan të tërhiqnin familjarët e tyre, ndonëse jo në masën e bashkatdhetarëve tanë në Greqi e Itali. “Kur filloi të moshohej brezi i parë i emigrantëve, ata u rikthyen, jo vetëm për arsye sentimentale, por edhe për të përfituar mes pensionit të lartë gjerman, në çmimet e ulëta greke. Diçka të tillë duhet të presim edhe ne e atëherë do të kemi një kthim masiv për mendimin tim”, – thotë Bitro.

Rikthimi i deritanishëm i emigrantëve duket më shumë “eksperimental”. Një pjesë vijnë shohin kushtet e vendit amë dhe mundësinë që kanë për të investuar në një sektor fitimprurës. Pasi i bien lapsit vendosin në ia vlen të rrinë apo jo.

Gazetari i “Tribunës shqiptare” të Nju Jorkut, Ajet Nuro thotë se duhet të presim për të bërë një parashikim të tillë. “Ligjet ekonomike bëjnë që emigrantët të marrin vendimin e përshtatshëm. Kështu, nëse gjendja e tyre ekonomike në vendin pritës përkeqësohet dhe Shqipëria paraqitet si alternativë më e mirë ata nuk do hezitojnë të kthehen”, – thotë ai.

Ky fenomen duket normal për drejtuesit e politikave ekonomike në vend. Këshilltari i Kryeministrit, Petraq Milo, mendon se rikthimi i emigrantëve është çështje kohe, pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe në vendet e tjera. “Mendoj se kjo është koha e emigrantëve shqiptarë, ata janë një kapital. Nuk është çudi që ata të rikthehen. Shoh si të mundshme që të investojnë si në turizëm, në bujqësi, kryesisht në frutikulturë dhe në shërbime. Shqipëria është një vend dinamik dhe ekziston mundësia potenciale për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri”, – thotë Milo.

Dëshira ekziston

Dëshira e emigrantëve shqiptarë për t`u rikthyer duket se është më e fortë nga çka perceptohet. Në të vetmin studim që është kryer në lidhje me këtë çështje, vetëm 8 për qind e emigrantëve janë shprehur se nuk do të kthehen në Shqipëri. Ky studim i kryer përpara një viti nga Shoqata “Shpresë për të Ardhmen” tregon se 8 për qind e popullsisë janë të gatshëm të kthehen në atdhe me rastin e parë të mundshëm, 28 për qind parapëlqejnë që të ardhmen e tyre ta shohin në bazë të mundësive, 6 për qind vendosin të holla mënjanë për t`u rikthyer, ndërsa pjesa tjetër pret përmirësimin e kushteve në Shqipëri, për të rinisur jetën këtu.

Drejtorja ekzekutive e shoqatës, znj. Irena Dono, paralajmëron se duhet të presim rikthim më të madh emigrantësh nga sa ka ndodhur vitet e fundit. Rritja e papunësisë në vendet pritëse e bën shtysën e vetme që kanë emigrantët për të ndenjur jashtë Shqipërisë të venitet.

“Të parët që do të humbin vendet e punës janë sigurisht emigrantët dhe sidomos ata që kanë punë të përkohshme. Në këtë situatë të re unë mendoj se do të kemi kthim më të madh emigrantësh në atdhe, – thotë ajo. – Duke përjashtuar një numër emigrantësh që tashmë janë integruar në vendet pritëse, ne e dimë se ka ende shumë syresh që enden mes dilemës së kthimit dhe moskthimit për arsye të statusit të kufizuar që kanë në vendet pritëse”.

Çfarë i pret?

Ky rikthim potencial i emigrantëve, shkalla e së cilës mbetet për t`u parë, mund të sjellë pasoja dykahëshe për vendin tonë. Disa mund të thonë se injektimi në ekonominë shqiptare i kursimeve të emigrantëve sjell pasoja pozitive, duke krijuar biznese të vogla dhe vende të reja pune. Të tjerë e shohin të pamundur që Shqipëria të përballojë një fluks të madh, duke bërë që në vend të mëkëmbjes ekonomike, të ketë rritje të nivelit të papunësisë.

Fakti që turizmi shqiptar nuk do të preket nga kriza aq sa vendet e tjera, pasi tregjet e këtij turizmi, maqedonasit, shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë dhe shqiptarët e brenda kufijve nuk kanë drejtim tjetër, është një element që e bën këtë përballje më të lehtë, sipas qeverisë.

Këshilltari i Kryeministrit, Petraq Milo, thotë se sot në Shqipëri emigrantët mund të gjejnë burokraci më të pakta dhe mbi të gjitha shërbim preferencial. “Ata sot gjejnë një Shqipëri të sigurt, me mundësi potenciale, e kërkuara nga investitorët e huaj. Sot ka ulje barrierash në procedurat burokratike dhe licencave për të hapur biznes dhe investuar. Por mund të them që shërbimi më i madh që ne mund t’u bëjmë emigrantëve, është përparimi i sigurt i vendit”, – thotë Milo.

Por, Niko Ago mendon se shteti amë mendohet vetëm për vjeljen e taksave ndaj emigrantëve, duke e bërë një rikthim me elementë “patriotik” të pavlerë. “Le të jemi të sinqertë: një shtet që kujtohet për emigrantët, vetëm kur do që të vjelë prej tyre të ardhura, nuk duhet të presë prej tyre "sentimentalizëm" patriotik”, – thotë ai.

Irena Dono i bën thirrje qeverisë që të krijojë politika më të mira ndaj emigrantëve për të krijuar mundësinë e një riintegrimi të tyre në jetën shoqërore dhe ekonomike, pasi përndryshe do të ketë rritje të papunësisë dhe konflikte sociale. “Thithja dhe kanalizimi i dërgesave të emigrantëve në investime për zhvillimin e vendit duhet të jetë një nga politikat pa dyshim që do ta ndihë ekonominë tonë, por kjo nuk është e lehtë të bëhet, kur ende nuk shohim ndonjë hap konkret në këtë drejtim, por gjithçka bëhet nga individët dhe pa shtetin si rregullator të iniciativave private. Politikat qeveritare së pari duhet të ngjallin besimin se bizneset ku do të investohen këto para do të kenë të ardhme dhe nuk do ta njohin falimentimin”, – thotë Dono.

Në çdo rast, në qoftë se një a të gjithë emigrantët tanë jashtë kufijve do të zgjedhin të rikthehen në atdhe, kjo do të jetë pasojë e një krize që po prek gjithnjë e më shumë vendet e rajonit e që ndikimi i saj ndihet edhe në Shqipëri. Edhe pse vendi ynë është ende jashtë krizës e mbi të gjitha, ende pritet të ketë rritje ekonomike, rikthimi i emigrantëve ka më shumë të bëjë me besimin e tyre ndaj Shqipërisë.

Disa prej atyre që kanë ikur do të kthehen në vendlindje vetëm kur të plaken, për të shijuar vitet e fundit të jetës së tyre në atdhe; të tjerë do të krijojnë diaspora shqiptare, që me kalimin e viteve do të kthehen në arbëreshët e arvanitasit e rinj; por një pjesë do të vendosë që të ndërtojë jetën e vetë në Shqipëri e për Urim Isufin e shumë të tjerë, duket se ka ardhur koha për rikthim.

Niko Ago, gazetar - Shteti shqiptar nuk mund t`i presë emigrantët

Nuk besoj se shteti shqiptar, në momentet që flasim, është i gatshëm të presë dhe të rehabilitojë një fluks kaq masiv shqiptarësh. Përveç kësaj, emigrantët tanë janë disi të dëshpëruar nga mënyra se si shteti shqiptar i trajton ata gjatë kohës së kthimit në atdhe. Pa dashur këtu të hedhim "benzinë në zjarr", ma do mendja se nuk jemi larg së vërtetës po të themi se për shtetin e organizuar, emigranti është thjesht një burim fitimesh pa u lodhur. Në të gjitha instancat e pushtetit, emigranti trajtohet nga punonjësit si një shans i artë pasurimi. Pra, emigrantët nuk janë dhe kaq naivë sa të mos dinë se nëse shteti interesohet për ta, e bën pikësëpari për të fituar ai vetë dhe jo emigranti. Këtu formula është: fitoj-humbet dhe jo fitoj-fiton, sikurse duhet të jetë në të vërtetë. Veç kësaj, kursimet e emigrantëve për vetë emigrantët nuk rrezikojnë. Shtetit edhe ndoshta do t’i mungojnë disi. Por le të jemi të sinqertë: një shtet që kujtohet për emigrantët vetëm kur do që të vjelë prej tyre të ardhura, nuk duhet të presë prej tyre "sentimentalizëm" patriotik.

Ajet Nuro, gazetar - Rikthimi, një mision i vështirë

Emigrantët shqiptarë që ndodhen në vendet fqinje, mendoj se duhet të jenë prekur më shumë se vetë vendasit. Por kthimi në Shqipëri, ndonëse një ide e shkëlqyer, nuk është dhe aq e lehtë. E para, askush prej emigrantëve shqiptarë nuk do të donte të ikte nga shiu për të rënë në breshër. E vërteta është se vërtet Shqipëria është një vend që po zhvillohet dhe përqindja e fitimit në investime është shumë më e lartë se në vendet e tjera, por vështirësitë që has një i sapoardhur në Shqipëri, dihen. Sidoqoftë, nëse Shqipëria i ka kushtet, duhet të jetë qeveria shqiptare që duhet të hartojë plane për kthimin e shqiptarëve dhe integrimin apo riintegrimin e tyre në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Përpara kemi stinën e verës dhe më e udhës do të ishte që qeveria dhe biznesmenët shqiptarë të turizmit t’i tërhiqnin shqiptarët qoftë edhe për pushime masive. Edhe një herë, ideja e kthimit të shqiptarëve në vendin e tyre është e mirë dhe kushtet janë të përshtatshme për t’u kthyer por fatkeqësisht, jo të mjaftueshme.

Petraq Milo, këshilltar i Kryeministrit - Një fenomen i pritshëm

Mendoj se një gjë e tillë ka ndodhur edhe me vendet e tjera, si me emigrantët italianë, grekë apo turq. Shumë prej tyre që nuk e kanë lidhur jetën e tyre andej, janë rikthyer në vendin e tyre, nga ku kanë vënë në zbatim aftësitë profesionale dhe kanë sjellë kapitale financiare. Kryesisht, ata kanë hyrë në biznes, si në turizëm, bujqësi dhe shërbime. Mendoj se kjo është koha e emigrantëve shqiptarë, ata janë një kapital. Nuk është çudi që ata të rikthehen. Shoh si të mundshme që të investojnë si në turizëm, në bujqësi, kryesisht në frutikulturë dhe në shërbime. Shqipëria është një vend dinamik dhe ekziston mundësia potenciale për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Natyrisht që vend për përmirësim ka, por në momentet që ne flasim, emigrantët gjejnë “space” në Shqipëri. Ata sot gjejnë një Shqipëri të sigurt, me mundësi potenciale, e kërkuar nga investitorët e huaj. Sot ka ulje barrierash në procedurat burokratike dhe licencave për të hapur biznes dhe investuar. Por mund të them që shërbimi më i madh që ne mund t’u bëjmë emigrantëve, është përparimi i sigurt i vendit.

Irena Dono, kryetare e shoqatës “Shpresa”, për emigrantët - Duhen politika qeveritare

Aktualisht, mendoj se Shqipëria nuk i ka strukturat pritëse dhe kapacitetet të presë një fluks të madh emigrantësh të kthyer. Dhe aq më pak i ka mundësitë t’i asistojë këta njerëz. Përveç disa projekteve të financuara nga donatorë të huaj ku bëjnë pjesë edhe projektet e shoqatës “Shpresë për të Ardhmen”, nuk ka projekte qeveritare për t’i mbështetur këta të kthyer. Madje edhe në Strategjinë Kombëtare për Migracionin asistenca ndaj emigrantëve të kthyer zë një vend të vogël dhe Plani i Veprimit nuk përfshin ndonjë aksion të rëndësishëm. Thithja dhe kanalizimi i dërgesave të emigrantëve në investime për zhvillimin e vendit duhet të jetë një nga politikat padyshim që do ta ndihë ekonominë tonë, por kjo nuk është e lehtë të bëhet, kur ende nuk shohim ndonjë hap konkret në këtë drejtim, por gjithçka bëhet nga individët dhe pa shtetin si rregullator të iniciativave private.

Arjan Kadareja, ekonomist - Jemi ende herët

Me gjithë rritjen e lartë ekonomike për vite me radhë, përsëri Shqipëria ka papunësi më të lartë se Greqia dhe Italia si edhe ka diferenca të theksuara në nivelin e pagave. Këto janë diferenca të rëndësishme strukturore, të krijuara gjatë dekadave, vite kur Italia dhe Greqia zhvilloheshin, ndërsa ne ishim në socializëm. Emigrantët tanë i “shohin” këto diferenca dhe prandaj zgjedhin emigracionin. Asnjë shtet nuk ka mundësi për politika të tilla që të mund të sheshojnë diferencat e përmendura me sipër. Unë mendoj se politikat ekzistuese ekonomike për rritje të lartë, të stabilizuar dhe afatgjatë, janë më të mirat. Ato do të bëjnë që diferencat e mësipërme të zvogëlohen dhe Shqipëria të bëhet po aq tërheqëse për punësim sa Italia dhe Greqia.

67 Komente

Vertet ende heret...  Personalisht duhet te pakten edhe nje 10 vjecar pune te forte si ne Shqiperi dhe aty ku jetojne qe Shqiptaret te mendojne kthimin pergjithmone ne Shqiperi! Niveli i jeteses dhe cilesia e nevojave te perditshme ne Shqiperi le shume per te deshiruar ende.

Dicka me terheq vemendje kur lexoj keto shkrime per emigrantet! Perse quhen shqiptaret qe kthehen ne shqiperi emigrante? Perse duhet Shteti shqiptare ti prese??? Se kuptoj fare kete llogjike dhe eshte vertet acaruse.

Mua si shume te tjere as me pret edhe as me percjell Shteti shqiptare kur hyj/dal ne Rinas sepse nuk jam EMIGRANT!

Emigrant jam kur zbres ne Londer! Keta analistat me duket se lexojne shtypin e huaj edhe fillo kopjo. Nuk kam degjuar asnjehere nga shtypi ketu qe Anglezeve qe jetojne ne Spanje (rreth 1 milion) apo Australi, France USA tu thote EMIGRANTE apo tani te hap programe te reja mikpritje. S'ka kuptim! Vertet bizare menyra si shkruajne ndonjehere ne shtypin shqiptare!

 

 

 

Kohe rikthimi? Pse te rikthehemi? Gjithe kapitali intelektual per ne eshte i ndertuar ne nje vend qe eshte kthyer ne nje memedhe te ri, duke dhene mundesira per te zhvilluar potencialin si njeri atehere kur Shqiperia(bashke me zhvatesit qe akoma vazhdojne te hedhin valle ne sofren e saje) s'na plotesoi as nevojat baze. E natyrisht ky kapital eshte i akumuluar(tek shume nga ne) ne baze te nje integrimi ne shoqerine perkatese.

Personalisht ndihem me  larg se kurre Shqiperise, ideve sociale dhe sistemit politiko-ekonomik. Nuk dua te behem pjese te nepotizmit institucional shqipetar por dua te bej nje jete bazuar ne ate qe kam arritur si njeri.

 

 

I dashur La rosèe,

Ti shkruan : "Kohe rikthimi? Pse te rikthehemi? Gjithe kapitali intelektual per ne eshte i ndertuar ......

Une nuk dua te bej ne asnje menyre polemike me ty. Ky eshte mendimi yt dhe duhet respektuar. Une kisha keto gjera per te thene :

1.- Ti thua : " Pse te rikthehemi" Mendoj se secili prej nesh ne forum duhet te perfaqesoje vetveten. Une p.sh. kam mendimin se "Guri peshon ne vendin e vet ", dhe fatkeqesisht kete thenie e perjetoj cdo dite ketu ne mergim( reth 20 vjet), dhe jo ne memedhene e dyte sic thua ti.Ti ke te drejte te me pyesesh:"ne se nuk te pelqen, pse nuk kthehesh". Pegjigja ime eshte "jam 63 vjec dhe pres pensionin per 20 vjetet qe kam punuar ne kete vend" dhe pastaj do te kthehem atje ku buka quhet buke.

2.- Ti thua :"Nuk dua te behem pjese te nepotizmit institucional shqipetar por dua te bej nje jete bazuar ne ate qe kam arritur si njeri." Kuptohet ky eshte mendimi yt dhe duhet respektuar. M.gj.ate une mendoj se ti e ndihmon indirekt vendin tend duke i derguar devize njerzve te tu ne Shqiperi,me ndonje mendim te kohes qe i thua miqve ose njerzve te tu ne Shqiperi ose ketu ne forum. Shqiperia ka nevoje per keto gjera.

I dashur La rosèe sic thashe me siper une nuk dua te bej polemiker por nje diskutim civil ne kuptimin qe te mesojme nga mendimet e njeri tjetrit.

Gjithe te mirat Plaku.

 

 

 

 

Personalisht ndihem me  larg se kurre Shqiperise, ideve sociale dhe sistemit politiko-ekonomik. Nuk dua te behem pjese te nepotizmit institucional shqipetar por dua te bej nje jete bazuar ne ate qe kam arritur si njeri.

Ne prag zgjedhjesh gjithmone vijne emigrante qe kane kapital intelektual si kjo me siper I fusin ka i dore paresh dhe pastaj ikin prap.

Une jam tru i ikur thone dhe qe po kthehem per te mire te memedheut.

Mund te na spjegosh pak korrelacionin kapital intelektual-kapital monetar? smiley

M'pelqen kur m'i perserit gjonat, i perserit aq me pathos.

Ka 3 lloje emigrantesh ne varesi te menyres se si dolen

  1. ata qe i hypen kembeve
  2. ata qe i hypen anijeve
  3. ata qe i hypen avioneve

Shansi per tu kthyer i bie te jete me i madh per rastin 1 dhe 2. Nuk di a eshte fitim neto ky per Shqiperine pasi ajo demografi (sidomos ajo e kembeve) ka nje karakter pakez te dyshimte.

Ka 3 lloje emigrantesh ne varesi te menyres se si dolen

më shumë qafir, më shumë. të paktën 1.5 milion (pa llogaritur fëmijtë e lindur në kurbet).

Une nuk e di se pas 15 vjet a me shume jete ne Perendim,ku ke ikur i ri,je mesuar me nje sistem vlerash,mentalitet....je vendosur e sistemuar ,te kane lindur femijet jashte Shqiperise perse mund te kthehesh ne Shqiperi??Vertetka krize,e ardhmja te ben pak frike...po a nuk eshte njesoj edhe per italianet,anglezet,gjermanet ??Nuke di se ç'mund te te ofroje Shqiperia sot ose me mire nga se vjen kjo egzigjence per tu kthyer...Per mua shume varet nga niveli i integrimit ne vendet ku kane shkuar....Une njoh njerez qe kane shume vite ketu,flasin nje italishte te çale,kane vene edhe nje digitalb,nuk lexojne as gazete e as nje lajm te Italise...Femijet shkojne neper shkolla e jane shpesh te margjinuar sepse prinderit nuk i integrojne me vendasit ...Duan te kursejne me ba shpia t'mdhaja n'katund....E nderkaq femijet behen 10-12 vjeçare me probleme e komplekse gjithfaresh.

Une nuk e di se pas 15 vjet a me shume jete ne Perendim,ku ke ikur i ri,je mesuar me nje sistem vlerash,mentalitet....je vendosur e sistemuar ,te kane lindur femijet jashte Shqiperise perse mund te kthehesh ne Shqiperi??

Nje nga keto (ose disa bashke) opsione Zana

: ke ngel kokerr katunari dhe ke kompleksin e qenit i pari i katunit

: ke lene zemren ne atdhe

: kujton se ne shqiperi behet leke me kollaj, do me bo bizines e me u bo pronar bizinesi e mos me qene vartes gjithe jeten  ose do me u bo minister apo drejtor i madh smiley

: nuk duron me pa kontakte sociale, pa shoqnine, muhabetin, kafet etj

: ke frike se do plakesh ne perendim dhe sdo kete kush te te hudhi qurrat, as per 2 pare muhabet e as per te ta dhene nje gote uje

: ke bere aq pare dhe ke fitu aq eksperience sa vertet te besh ndonje gje te hajrit dhe fitimprurese ne shqiperi ku ajo lloj ekspertize qe ti ke, mungon, ne ndryshim nga vendi perendimor ku ke jetuar

: thjesht sepse ta do trapi  smiley

ajo e funit qe me bindesja, Dez.

Ke harru ene faktorin "tave dheje" me duket...  smiley  

aty mrena eshte dhe tava dhese cimo, po spo din me e lexu ti smiley

tave dheje tek "etjera"???? Ca gjona duhen icik me te sh'koqme, o pra. Mos mbo me kalu dhe te ajo oferta e papame qe i fillote emri me "gj".  smiley  smiley  

tava dhese hyn ke zemra pra mooo smiley

se bohet me te perbrendshme smiley

dmth dhe ke pika fundit i cike smiley

hihihi

ate "gj" se kapa ...sorry.. I'm kind of slow today

Koha e rikthimit ?

Ne fakt koha e rikthimit nuk eshte nje kohe e caktuar,per te gjithe njesoj,sepse edhe koha e ikjes,nuk ka qene njesoj!

Mosha e te rikthyerve nuk eshte e njejte,dhe fazat e jetes nuk jane njesoj,koha e voliteshme  per rikthim eshte e ndryshme,eshte e dhimbsheme.

Sa me shpejte te rikthehesh aq me e lehete eshte rikthimi,dhe sa me shume kohe kalon aq me e veshtire behet rikthimi i shume deshiruar,shume shume!Kush e ka provuar e kupton me mire.,sidomos kur je i martuar.,me femije!

Te deshiruarit per rikthim,jetojne me rikthimin me endren e rikthimit gjoithmone ,sikur ai te jete  rikthim ne parajsen e lumturise,lumturia vete!

Rikthimi eshte personal,nuk eshte kolektiv,nuk behet me urdher partie ,rikthimi behet i kushtezuar,sa me shume te konvencionojne kushtet,ne kohe te caktuar,te volitshme,(gjithashtu) aq me i vendosur dhe i sigurte behet rikthimi.!

Vjen nje kohe qe nje vendi te huaj ja ke pire lengun,nuk ke me c`ti marresh nuk ke me cti japesh,.,mirpo ti lidhin kembet femijet !!..dhe do te vuash!

 

 

...pjesa me e madhe e atyre qe kthehen ose i kan krahet e ngrohta ose nuk kan me asnje shance te rrine aty ku jane...
ata qe rikthehen me deshire dhe se i perkasin shtreses se meseme te popullsis, ose i bin pishmanit me vone...ose ikin prap.

 

Perse te kthehem????????

Se si behen njerezit pas rikthehen ne atdhe e tregon cilesia e Peshkut Pasi 75% e admin u kthye ne atdhe cilesia peshku ndryshoj.

Perse te kthehem? Apo qe te lexoj M Nanon e Balliun?

Perse te kthehem qe te kem nje Ballli ne krye si drejtues?

Perse te kthehem???????

Kohët e arta të emigrimit? Jo më

You wish!!!!!!! Nuk e di por nga tere shqiparet qe njoh une (dhe i njoh mire ekonomikisht se kam profesion qe ju a di hallet fianciare), nuk kam pare ndonje qe ti kete mbaruar koha e arte e emigrimit

Yep, you wish se koha e arte ka mbaruar, kur e krahasoj me shqiperine, jo vallaj eshte me e arte se e arta. pffffff

Mesa kam vene re emigrantet e huaj ketu ne perendim, sidomos tre grupet me te medhaja, italianet, marokenet dhe turqit, vihet re se deri ne pension nuk kthehet thuajse njeri (po te perjashtojme 3-5%) qe kthehen para pensionit per shkaqe te ndryshme. Sapo dalin ne pension rreth 50% +-  kthehen ne vendin e tyre te origjines , per shkak te familjes, klimes, çmimeve, shoqerise, etj. 

Kriza financiare, mendoj se nuk ka per ti kthyer emigrantet shqiptare ne atdhe per shkak se shqiptari kollandriset dhe me pak. çeshtja e tij jane letrat, dhe kur merr letrat, athere ai sheh opsionin per tu kthyer. Mirpo sapo vjen si vizitor (sepse ka marre letrat) , vjen me qejf dhe iken i zhgenjyer, pikerisht nga burokracite. Rreth 50% e emigranteve qe vijne ne Shqiperi per pushime , nuk bejne pushime sepse ter kohen jua han burokracia shqiptare, qofte dhe per nje çertifikate apo akt lindjeje. 

"....Këshilltari i Kryeministrit, Petraq Milo, thotë se sot në Shqipëri emigrantët mund të gjejnë burokraci më të pakta dhe mbi të gjitha shërbim preferencial..."

Kjo shprehje e keshilltarit te Mavrise, mua me duket rren/genjeshter me bisht, sepse nga 100% emigrante qe vijne ne Shqiperi, 50% ose dhe me teper sorrollaten per nje çertifikate qe duhet ta marrin e ta legalizojne apo noterizojne. Mua kete pranvere, vetem per nje çertifikate qe ma dhane perseri me gabime, me duhej te harxhoja plot 2-3 jave, sa nga bashkia tek lagjia dhe anasjelltas. Dhe keshtu, ndodh me mijra e mijra emigrante qe vijne ti mbarojne shpejt punet e tyre ne Shqiperi, me qellim qe te kene kohe dhe per shoqerine, plazhin, restorantet, kushurinjte, pritje dhe vajtje vizitash. Mirpo , fatkeqesisht, nuk mbarojne as edhe nje nga keto. Te gjitha gjys per gjysem, si vete shteti shqiptar. 

 ata qe jane ne shqiperi jane te tmerruar nga kthimi i trurit, dhe nuk e duan nje gje te tille

i trurit

hahah ca barsalete

shpejt mer kur do vin kto mesiat nga emigrimi te na ndricojn amon, se s'po shtyhet jeta, o zot o pis pse na ke harru, coji pra bijt e tu knej ka lagja, sillna mesiat se po vujm mer

I dashur eltonkola,

Ti thua :ata qe jane ne shqiperi jane te tmerruar nga kthimi i trurit, dhe nuk e duan nje gje te tille

Une mendoj se ky mendim tingellon si shume ..............Ne Shqiperi kemi nje thenie thume te bukur : " A ka qorr qe nuk do sy?"

Pse ke kete mendim per vendin tend, c'fare te ke bere ai??? Trurin do t'ja jepje popullit dhe jo qeverise.

Pershendetje plaku

 Cfare beni akoma ne Shqiperi, o njerez?! Akoma nuk u ngopet me "prijesat" dhe idiotesite e perditeshme? Apo shkruan ndonjeri se jeni si rosaku i shemtuar dhe ju e shtyni edhe 6 muaj te tjera me nje "ci q* t'emen"?! Hajdeni more ketej ku rron gjithe dynjaja, e po te keni nevoje edhe per ndonje vize a dokument na thoni t'iu ndihmojme, pa qe te kthehemi ne atje si shume perralle e bukur me duket.

ncqqqqqqqqq

sa i hidhet...

une shaka po boja, dhe ishte naten vone.

e ka fajin admini qe si ka fshi

 Dezi, nuk e di se per cfare e kishe fjalen. Nuk kisha lexuar asnje koment, por vetem shkrimin! smiley

Gjeja qe ma sjell ne maje te hundes eshte se te gjithe shqipot qe jetojne jashte, gezojne te mirat e pergjegjshmerise, patriotizmit dhe punes te atyre "budallenjve" vendas qe ne vend qe t'ja mbathnin me te katra si keta "te zgjuarit", moren timonin e drejtimit jo vetem te vendit te tyre, por mbi te gjitha edhe te atyre banaliteteve te vogla qe perbejne te perditshmen!

 Ols, askush nuk i ka quajtur vendasit ketu budallenj, perkundrazi i marrim si shembull. Ato nuk ia kane mbathur se nuk kishin ku t'ia mbathnin. Me vone ia "mbathen" ne Amerike dhe nga hici krijuan parajsen. Mjafton te shikosh dy tre filma me kauboj, apo me Depresionin e Madh qe ta kuptosh se si ka qene dhe si u be. Shikoji se nga ata ke se cfare meson. Kurse nga populli shqiptar " trim, punetor e liridashes" vetem budallalleqe do degjosh. 

Ajo shprehja "Guri rendon me shume ne vendin e vet" nuk ka dale kot,eshte e provuar dhe jetuar,nga breza te tere shqiptaresh.Po kjo dynja eshte mendje mendje,disa nuk duan te kthehen sepse ..ashtu e ashtu ,kurre mos u kthefshin se nuk i behet vone njeriu.,te qendrojne ku ndjehen me mire..,por shumica ne se behet mire ne shqiperi duan te kthen "just as a normal"!

Ata qe jane jetim pa none e pa babe,pa i gjo qe i terheq,pa i kujtim,dhe pa ndonje respekt per kohen qe kane kaluar ne shqiperi,doemos nuk duan qe te kthehen!

Ai qe ka bo hasha nonen e vet,baben e vet,vellain motren ,nusen qe e ka lone dhe ka kap nji tjeter, sigurisht qe nuk do te kthehet ne vendin e vet,ai osht haram!

Ai qe e ka shtepine ne maje te malit, dhe e ka kalu jeten e vet ,mes gjinjeve te vashave,duke lan tan pasurine e vet, sigurisht qe nuk do te kthehet ne vendin e vet.

Keta jane kategori tjeter.. ju falet! kane te drejte te mos kthehen!

 

@ Peshku Fluturues

 

Budallenj ne thonjza.

Ekzakt! Ja "mbathen" ne Amerike dhe krijuan parajsen.

"Parajsen" nuk ta jep askush ne nje pjate argjendi! Duhet ta krijoshe vete.

Eshte shume e lehte te ankohesh me menyren se si shkojne gjerat, por eshte e veshtire te japesh nje kontribut konkret ne permiresimin e tyre.

Kurse nga populli shqiptar " trim, punetor e liridashes" vetem budallalleqe do degjosh. 

Kjo fraze eshte garanci qe edhe ti je pjese e ketij populli smiley

Kam shume respekt per ata njerez qe shoh ketu, rrugeve, ne autobuz, neper punishte, neper tregje. Njerez qe jetojne! Njerez qe gabojne dhe mesojne nga gabimet e tyre. Kjo eshte e pashmangshme. Eshte ne vete natyren e jetes.

Te jetosh te perditshmen! Ky eshte kontributi kryesor qe secili prej nesh jep ne permiresimin e realitetit.

Nje ndryshim thelbesor, per mendimin tim, do te beje dallimin midis shqiptarit te se shkuares dhe atij te se ardhmes: Marrja ne pergjegjesi e asaj cope toke te cilen, jo partia, as mbreti, as prijesi legjendar, por vete Zoti ja ka lene ne dore. Nuk ka te beje me patriotizem qorr, por me prosperitetin tone dhe te njerezve qe na rrethojne. Jo me arratisje nga fati, por me perballjen me fatin.

E pervec provokimeve qe une mund te hedh ketu ne drejtim te shqiptareve qe jetojne jashte (ne nje fare menyre ja hedh edhe vetes), nuk duhet harruar se e gjithe eksperienca dhe know how- i mbledhur ne vendet ku ata jetojne aktualisht eshte nje energji e madhe potenciale per ta vene ne sherbim te vetes se tyre, ne komunitetin e tyre, ne vendlindjen e tyre, ne te ardhmen e tyre.

Mos prisni qe kur te vini ketu t'ju presin me buqeta me lule e t'i gjeni gjerat gati. Gjerat ketu jane per t'u bere. Me durim. Pak nga pak. Dite per dite. Ndryshe do te ishte shume komode.

 Olsi, une ne Tirane u linda dhe u bera 40 vjec dhe me beso se e njoh paksa atdheun tim. Kam akoma nja 200 te njohur, shoke  miq e njerez te familjes qe me update vazhdimisht me memedheun ne bisedat e tyre. Shqipen ende nuk e kam harruar. Megjithese me pelqen romantizmi yt me njerezit e thjeshte te punes, prape une jam per njerez dhe per nje jete  pak me te sofistikuar se aq. Faleminderit per perpjekjet e  sinqerta sidoqofte.

Te lutem! Me vjen mire qe me ke lexuar keshtu.

Une lutem qe te vije sa me shpejt dita qe rikthimi (ose jo) i emigranteve ne Shqiperi te konsiderohet nje ceshtje personale dhe vetem kaq. Me duket demode zelli per te bere thirrje per kthim apo moskthim. Njerezit jane aq te ndryshem njeri nga tjetri saqe ekperiencen ne Shqiperi ta perjetojne ne menyra vetjake, qe nuk krahasohen dot me njera tjetren. Dikush e vuan te ndenjurit ketu, dikush tjeter ndihet shkelqyeshem. Te komentosh mbi menyren sesi e perjeton tjetri me duket hajvanllik. Ndaj them se kur jepet mend ne lidhje me kete zgjedhje komentet jane jo vetem kohe e humbur, por kohe e humbur ne menyren me te keqe.

E vetmja gje qe mund te shtoj eshte se shkrimi te pakten tenton ta trajtoje kete ceshtje ne disa plane dhe kendeveshtrime dhe si i tille eshte bere me kompetence. Edhe debati i vlefshem per kete teme duket mjaft civil (ne dallim nga shume debate te tjera ketu tej PPU) dhe ne thelb tregon pervojat dhe pozicionet personale te njerezve dhe si i tille nuk mund te shihet se dikush ka me shume te drejte se tjetri. Une mendoj se situata e re ekonomike ne bote do te kete pasojat e saj te renda se pari tek emigrantet kudo dhe pamvaresisht nga kombesia dhe si rrjedhoje duhe te te pritet nje rritje e kthimit te atyre qe jane ne veshtiresi, por me duket disi e papergjegjshme thenia e keshilltarit te berishes kur thote se "emigrantet kane hapesiren e duhur" dhe se ka ulje barrierash burokratike. Nuk e kuptoj se cfare kane keto te bejne me kthimin e emigranteve ne atdhe dhe sa per hapesiren qe ju ofrohet dhe eshte mesa duket "eshte e siguruar nga Berisha" ne duhet te jemi te lumtur qe kete nuk na e siguron e na mbron zoti Milo dhe shefi i tij Berisha. Nese ka nje te mete shkrimi eshte pikerisht tek ajo qe duhet te pyetej nje person adapt nga ministria perkatese per ndonje mendim konkret apo iniciative shteterore lidhur me kete ceshtje (qe ne te gjithe e dijme qe sekziston) si dhe lidhur me ndonje statistike apo studim ne kete fushe nga kjo ministri apo drejtori, pasi te pyesesh nje person politik te kabinetit berisha s'mund te presesh vec politike dhe fjale ne ere qe nuk thone asgje.

 

Blendo, ne parim jom plotesisht dakort une me kete qe thu ti. Po parimi s'o gjithçka m'jete. Per menimin tim nuk o keq qe te behet nje fare publiciteti per ato qe ofron kthimi dhe mbi te gjitha te luftohet gogoli i sterfryre i cili sjell tmerr ne syte e robve po tu thuash se do te kthehesh. Se puna o se shume njerez e krijojne bindjen e tyre te influencuar nga "moda" e momentit dhe shpesh nuk duan as ta mendojne si mundesi kthimin. Kjo ben qe ata as nuk kerkojne te shohin se cilat do ishin oportunitetet e tyre ne Shqiperi.

Pastaj jom plotesisht dakort qe secili ka arsyet e veta dhe nuk ja vle me e analizu fenomenin ne menyre masive. Tushja ka dhone nje sere arsyesh qe per nga diversiteti dhe pozitiviteti (per disa) tregojne qe s'ka vend as per prralla pesimiste e me pordhe : "Une do humb po u ktheva se une e kam vendin ne qendra si Parisi apo Londra", as per prralla "me nder kombi" : "Une kam ardhe t'i jap diçka ketij vendi"

Cimo, ka shume te drejte Tushja, si tava dheut si mishi me nerden te "zemra" futen.

aty aty futen smiley

http://blogs.smh.com.au/lifestyle/asksam/broken-heart.gif

http://cache.virtualtourist.com/1/2927455-food_from_heaven-Kruje.jpg

 

Varet ca stomaku ke; kur e ke mesuar me nerden e tave t'djegun, ate do shijosh tere jeten. Stomaku fillon e me dhemb thjeshte nga idea e te ngrenit te asaj doze koncentrati salce, dhjami, kripe ,...E me t'thene t'drejten, ato qe mbajne mendjen ke nerdeni, kot rrine jashte dhe konsumojne resursat e atij vendi. Njeriu s'jeton vetem per te plotesuar nevojat primare. Nje nga stimuluesit me te medhenj te kapitalit intelektual qe preferon vendet e huaja eshte dhe fryma sociale dhe liria qe egziston ne ato vende. Nevojat primare mund t'i plotesojme te gjithe ne Shqiperi, biles si me i miri shqipo nder shoke qe banon atje, çeshtja eshte qe Shqiperia te jep nje ndjenje restriksioni dhe asfiksimi sapo ve kembe ne te.

Se dyti, jam shume dakord me ate djalin parafoles qe tha qe ne Shqiperi egziston nje ndenje e thelle xhelozie ndaj te rinjve qe rikthehen, natyrisht nje perjetim inferioriteti qe perkthehet ne mendjevogelsi.

Engelsi ka thon qe Marksi ka thon se robi para se te plotsoje nevojat dytesore ka nevoje me pat pak tave dheje, tav kosi, naj plonc, mulci, shishqebap, kukurec, shpenetka, veshkla, mushkeni (ktyne iu thon ene mulci e bardh disa vene), naj gabxherr, naj gic te vogel te pjek me nji fel limon te goja, speca te fergum ne salc damotje, speca te mush, kunguj te mush,  gjize me voj ullini plus qep te kuqe, salc kosi te bome vet me voj ullini, turshi patllixhonash, xhardiniere, pasterma me fasule, naj koke te pjekme, pace koke, pace komesh, naj comlek me shum piper, byrek qe kullo me peta te tejdukshme pri vojit, kadaif qull pri sherbetit, petlla n'mjolt, pekmez, rehani, hardic, naj hallve plot telyn, revani, reshedi, kabuni, burani, hallvasi, jani,imom ballajdi... 

ke harru bythen e gjelit te detit smiley

Rosée per hater kesaj rradhe po ta "fal" kete pergjigje kaq mediokre e inatçore se kam pershtypjen se e ke marre per vete nje fjali qe nuk te referohej aspak ty po nje shkrimi te lexuar disa vjet me pare e qe mbyllej me po ato fjale pak a shume.

Me qe ti ja lejove vetes nje keshille per mu

E me t'thene t'drejten, ato qe mbajne mendjen ke nerdeni, kot rrine jashte dhe konsumojne resursat e atij vendi

 

qe une shpresoj ta ve ne jete se shpejti!

Po te jap edhe une nje kshille. Qe te omelsohesh pak futi nji omelsine nga ato qe ka propozu Cimi! E ke te pagume prej meje. hahahahaha

Emo,

u lodhe? smiley

Lys,

une e inatosur? Larg qofte! Duhet me teper se kaq te me inatosesh. smileyTi do me paguash dessertin? Hahahahahaha! Kur te arrish kategorine e pageses qe marr une atehere te premtoj qe nje crème brûlée do te lejoj te ma paguash (vete t'u grriç...hahaha). smiley Deri atehere une do vazhdoj te kanalizoj embelsine time...

PS. Ke noj perparese kuzhine afer? smiley

Hardic! smiley

Po m'a the/gjete qysh i thojne "hardicit" n'Anglisht, do ta fal qe po m'bo bisht per ate kongen "shko sokakut me gazep"!

groshet!!!!!!

ku jon groshet me jahu!

Jooooooo Blete amon se ene kshu ka fillu e qelben temat ketu. Imagjino sikur te fusim ene groshen n'mes! hahahahaha

Kur te arrish kategorine e pageses qe marr une atehere te premtoj qe nje crème brûlée do te lejoj te ma paguash.

Hahahahahaha!!!

O Guce, m'thuj i' gjo!

Si i thojne "Katunare pa klas" ne francisht! smiley

Jo "Katunare pa klas" po "Katnare pa dermon" ne francisht, amon, amon..... Bota cirret per identitet etnik, katnaret kerkojne asimilim..... Ketyne lloj speciesh nuk ka gjo qe i bo dermon, se gjithe diten jane: Une di, ti s'di, une jam e zgjuar, ti se ke haberin..... e perralla te tjera qe ja thone vetes edhe ne gjume..... ene shofin ene shume soap opera-s me femna me power trips.....

Emo - rrofsh per menyne e pasur dhe te shendeshtme mesdhetare.... me shkoi goja long....

 

Kur te mesosh te perdoresh shenjat e pikesimit te premtoj qe do te ta peshperis tek veshi. smiley

 

Nuk po t'pyste njeri ty mer xhaxh! smiley

Po pytsha ate cherrin xhumert!

Ptuj, ptuj, kap noi sen me dore!

Larg goja jote prej veshve t'mij!

S'jena mo' n'ushtri! smiley

Te isha ne vendin tuaj, do kthehesha per ato qe i gatuajne ato menyte me lart.

Ene ktu fus ato femra, (per cunat), qe e kane trashegu nga mamaja artin e bukur te kuzhines. Perparese apo jo, jane ne zhdukje e siper.

O Rosée thuj shyqyr qe nuk je mashkull se do na kishe thone qe te krahasojshim nai gjo tjeter! Pastaj ti e di qe rroga m'vend te frongut o ceshtje tabou!

Sidoqofte mua me behet shume qejfi qe ti merr rroge kaq te larte siç me behet qejfi per çdo shqiptar qe ka bere hajer atje ku jeton.

Gjithe te mirat Rosée!

Mrroklla,

mos bej sikur s'do tani. Ene mos kritiko djalin se te pakten ai ofroi per te paguar, pavaresisht se une s'jam zhgabese ene s'du te perfitoj nga parate e djalit. smiley Po ti qe s'ofrove gje?!

Kungull,

sa komplekset i keni nga prejardhja juaj rurale, xhanem. smiley E jo vetem aq por mbarti dhe komplekset qe ju ka mesuar babai me dajak ne dore ke kokat e mamave, ne kuzhine me perparese, ene pa kokerr leku n'xhep. Dilni nga katnarlleku, shqipe. smiley

 Lys,

Shakate merri si te tilla. Tani pse tallim i çike kaptinen me mrrokllen pune tjeter. Ene une jam prape e gateshme per crème brûlée... smiley Do e ndajme bashke me mrrokllen. smiley

 

"crème brûlée" o e zonme se ate ja ofroj vetem nje personi! ti shif t'kapesh urgjentisht nai "beignet au miel" qe mos harrosh nga vje se nuk ka rroge qe te ble rronje.

"Cerri xhumert" me pelqeu shume si shprehje nga nje mik i vjeter!

Mos u shqeteso se mjafton te lexosh biseda te tilla dhe kupton nga jane rrenjet. smiley

 Ene persa iu perket beignet-ve...kam restoratin tim ekskluziv ku i porosis. Crème brûlée eshte thjeshte nje fast food ne kuzhinen euro-perendimore. smiley

"Cerri xhumert" me pelqeu shume si shprehje nga nje mik i vjeter!

smiley

 

Mos u shqeteso se mjafton te lexosh biseda te tilla dhe kupton nga jane rrenjet. Wink

Per fat te keq rrenjet nuk na leshojne edhe kur jetojme jashte shtetit!

 

Qytetaria, nuk ka cmim! Per te gjitha te tjerat, Mastercard!

Dakordoj plotesisht, Olsi, jo vetem qytetaria por dhe civilizimi dhe pavaresia e mendjes: efekti kope eshte dicka qe cenon mendjet e vogla.

Sdq, muhabetet e burraveceve menjane, nga e kemi Dar. ...? U be ca kohe... smiley

Absolutisht. Pavaresi te menduari... per te gjithe. Edhe per ata mendimi i te cileve nuk na pelqen.

Olsi, shih nje gje e bukur nga Florian Hida:

I.
Kjo rrugë e prishur vënde-vënde
Gjymtuar si vajtje-ardhjet tona
Në pjesën e dënuar të kryeqytetit
Ku vendasit nën zë bëjnë dallimin
            Midis europianëve dhe të tjerëve
Një shtresë e hollë zifti
Pret të shtrohet këtu
Tre ditë para zgjedhjeve
    Për tu hequr përsëri
            tre ditë pas tyre
Si pretendimet tona mbi dashuritë
e gjymtura, si vajtje-ardhjet tona
Në pjesën e dënuar të kryeqytetit.

(vijon)

he-he. Te kjo tema e emingracionit...ka pas qene (dhe eshte) nji konge (dashnie):

Eh, ku di nana / ç'jane hallet e mia... 

Emko! smiley

S'e po t'vi per mrapa si ashu mas kpuce!

Une k'to faux-fill-in-the-blanks i du' fort!

Sidomos kur e kane mush barkun me buke dhe kpucet s'i fusin ma uje!

Mo' pak dert per mue tho' smiley

Vec po du' me t'bo me dije cer "vjershash" te tmerrshme kon ca "kosovare", me qe eshte ditlindja e Shekspirit!

Feel free to turn the heat on! For this is chilly!

"Lahuta mbet varë n' tra,
Migja kalbët n' dhé,
E, nipat s'dinë me i ra!

N’ondërr jom në gjum të parë
Ftyra jote m’ra nërmend.
Kur filloi gjumi me m’dalë
Çila sytë e s’shof kërkend.

Iku fllonza pri kafazi,
Shkoi në mal me hongër borë.
Unë u djegsha si voj gazi
Nuk e lej pa të shti n'dorë!

Dy penxhere ly’ me bojna
Ibrahimi i ka goditë.
Moj Sanije mos boj ojna’
Pri Allahut t’raft' i pikë!
 

Hehehehe!

Verzioni Berats e ka:

 

N'enderr jam ne gjume te pare

Kujtova se binite shi

Shtjeva doren ne jasteket

Jalla ishin lot' e mi!

Une e di me versionin:

Kur rashe ne gjume te pare

ftyra jote m'drin ne sy

Kur me doli gjumi fare

Hapa syte dhe ste pashe me ty

ho me,

t'ka hik gruja me ne fund ?

te la ?

smiley

nje permbledhje e mire e emigracionit te shqiptareve:

http://www-wds.worldbank.org/external/de...

mund te jete me vlere te hapet nje teme e vecante per kete po nuk kam kohe ta lexoj me vemendje e ta permbledh. Disa gjera qe me kapi syri:

- grate ne pergjithesi jane me pak te prirura drejt emigracionit por kur shkojne ka me shume mundesi qe te mos kthehen me, ndersa burrat kane tendence me te madhe te kthehen pas disa vitesh

- ata qe jetojne ne qytetet kryesore dhe ne bregdet kane tendence me te madhe te emigrojne

- nuk duket sikur emigrantet kur kthehen sjellin "skills" qe do i mundesonte te permiresonin jetesen ne Shqiperi, qofte edhe per veten e tyre. Si rrjedhim, shume te ardhur tentojne te shkojne perseri ne emigracion.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).