Emigrantët, këta bujarë

 

Mirë apo keq, gjatë gjithë kësaj kohe ne dhe bashkë me ne Shqipëria jonë ka ndryshuar, sigurisht ngadalë por ka ndryshuar ama. Me qindra kilometra rrugë të reja I kemi ndërtuar dhe prishur e prapë i kemi ndërtuar, kemi hapur ndërmarje të vogla e të mesme, ku kemi prodhuar, “bukë” e punë, kemi financuar dhe ndihmuar dhe mirë kemi bërë edhe popuj që vinin nga vende të largëta që dikur as emrin nuk ua dinim. Por kemi kaluar edhe momente të vështira, kur skamja dhe varfëria kanë zbritur në sofrat tona dhe na kanë shtrënguar shpirtin tonë. Ata kanë qenë aty, pranë nesh duke mbushur me djersën e tyre “kutitë” e vjetra të kursimeve të nënave tona. Por edhe të shtetit tonë. Dhe kurrë s’kursyen për ne dhe kurrë s’ditën të kërkonin asgjë nga familja e vendi i tyre. Vec një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të bukur për ta dashur, mbrojtur dhe krenuar me të kur idiotët e botës ua tallnin, si mos më zi.

Ne shqiptarët e këtyshëm, jemi të varfër, ne s’kemi c’u japim. Vec pak atdhe. Vec pak mall. Ne shqiptarët e këtushëm nuk ditëm t’jua japim as atë. Ne u tallëm me djersën e tyre. I “zinim” pusi asaj në cdo hyrje aeroporti apo porti, në cdo cep rruge kur ata kalonim me makinat e tyre, me targa shtetesh të huaja, plot numëra e kode të pakuptueshme. Gjatë gjithë këtyre viteve, ne nuk ditëm as të përfitonim nga ndihma e tyre bujare, duke e shpërdoruar atë teksa i “ndaluam” dhe “mbyllëm” nga padituria jonë, në “oborrin” e ngushtë familjar. Natyrisht, duke i lënë të hapur vec një shteg, atë për në xhepat e yndyrshëm të funksionarëve të këtij shteti. Duke i bërë ata të ndihen kështu, qënia më e cuditshme në botë: të huaj, gjithandej.

Të “cuditshëm” gjithandej. Edhe në investimet e tyre në Shqipëri. Të vetmit investitor të mëdhenj në ekonominë tonë që nuk masin rriskun. Që nuk mendohen gjatë, për taksat pa fund që ju duhet të paguajnë qofshin këto formale apo informale. Që nuk pyesin e flasin për infrastrukturë, për ujin që mungon, për dritat që s’ndricojnë për rrugët e pashtruara që nuk dihet nga të “cojnë”. Vijnë ashtu thjesht dhe investojnë “pasurinë” e gjakut të tyre, në vendin më të varfër dhe të c’rregullt të Europës. E ndoshta e humbin atë, në “kacafytje” stërlodhëse me ne e administratat tona të pamëshirshme e ikin sërish larg, andej nga s’po vinë kurrë me betimin qesharak për të mos u kthyer më kurrë në këtë vend. Duke mezi c’pritur ndërkohë, netëve të huaja, të vënë kokën në jastëkun e butë, për të ëndërruar akoma, sërish e sërish, rrugicat dhe portat e vjetra, aty ku u rrëzuan për herë të parë, në atë vendin e tyre, që se shkulin dot nga zemra.

Janë, pa dyshim, “qesharakët” më modern midis nesh. Të shkolluar dhe edukuar në ambjentet më të zhvilluara të botës, qoftë të punës, qoftë të dijes, ata janë ndër aksionerët më të mëdhenj të ekonomisë Shqiptare. Sa të mëdhenj aq edhe të vecantë. Të vecantë sepse janë ndoshta të vetmit aksioner në botë që s’kanë pushtet, që s’kërkojnë pushtet. Jo se nuk e dinë. Në vendet nga vijnë ata e kanë mësuar medoemos se askush nuk e dhuron paranë pa ditur dhe u siguruar më parë përse do të përdoret dhe si. Dhe kjo ndodh edhe me pasuritë e fituara me trashëgimi apo llotarira. “Pasuria” e tyre nuk është e tillë. Por pavarësisht nga kjo, ata vijnë dhe investojnë pa ditur aspak, se ku dhe se si. Pa kërkuar kurrë nga ne, as më të voglën e më të voglave të gjërave; të paktën të zgjedhin edha ata bashkë me ne, “barqet” që do të na udhëheqin.

Ata janë gjithashtu, më modernët ndër ne. Ata jetojnë cdo ditë, punojnë cdo ditë, mësojnë cdo ditë përkrah njerëzve më të zhvilluar të botës, të europianëve dhe amerikanëve drejt të cilëve ne po udhëtojmë cdo ditë me “gazin”, “dajret” dhe “haretë” tona. Me ata qytetar të botës së zhvilluar që dinë më mirë se ne se c’është e mira dhe e keqja për një vend. Ndërkohë që ne, akoma vazhdojnë të na habisin dhe kuriozojnë, tek i shohim të ecin shpenguar në rrugët e “pashtruara” të “zhvillimit” tonë. Ata do ta modernizonin pa dyshim, më shpejt këtë vend.

Ata janë të “vecantë”, gjithashtu. Rezidentë të demokracive më të vjetra në botë, emigrantë të demokracisë së vendit të tyre. Një nga kontribuesit më të mëdhenj të saj, të stabilitetit të saj, një nga të përjashtuarit më të heshtur gjithashtu. Prej vitesh, ata vazhdojnë, duke ndihmuar familjet e tyre dhe ekonominë tonë, të mbrojnë demokracinë shqiptare nga krizat që lindin e vijnë, nga ekonomia. E bashkë me to, indirekt edhe qeveritë e padenja shqiptare të cilat, vec paudhësive të tjera ndër vite, ndoshta më të madhen kanë atë, përjashtimin e tyre nga jeta politike e këtij vendi.

Në fakt, jemi ne shteti qesharak dhe i cuditshëm dhe bashkë me të ne “rezidentët” e kësaj toke. Jemi në fakt ne, europianët potencial, fajtorët e vërtetë të këtij përjashtimi sepse ndoshta, jo për fajin tonë, ndoshta për faj të varfërisë sonë, nuk ditëm kurrë të dallojmë se, vota e ardhur prej tyre, në cfardo lloj forme, me DHL apo pëllumba si një herë e një kohë, nuk ka asnjë qindarkë vlerë me pak se miliardat e eurove që “migrojnë” drejt nesh, në ditë të bukura apo të vështira. Ne nuk ditëm kurrë të dallojmë tek ta atë dashuri madhështore që fle në një shpirt të vetmuar, në dhe të huaj. Dhe ndërsa pyesim sërish, a do të votojnë ata kësaj rradhe, nuk bëjmë gjë tjetër vec se i dënojmë akoma dhe akoma, me atë që më të shumtën e herës e meritojmë vet plotësisht; përjashtimin.

15 Komente

Bukur..shume bukur,pergezime dhe faleminderit z Totozani.

Juaji.

Jorgua! " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/laughing.gif" />

Shume bukur....Ka prekur nje pike shume te rendesishme.Vota e  emigranteve....qe nuk flitet fare sepse ne nuk jemi elektorat as i neres a as i tjetres....,nuk ngopemi me luge te zbrazur.....i shohim gjerat konkretisht e jo me perralla.

Artikull i bukur pergezime,artikuj te tille ja vlen ti lexosh,Por jane te pa pranushme ca komente pa vlere qe bejne disa injorante,dhe analfabete

Mire ore mire e ka ky qe flet me kaq dhembshuri e melankoli per vuajtjet tona per mallin tone e per deshirat tona.Por nje gje kam te paqarte une.Cili krah politik ka nje strategji per ne te"perjashtuarit"?

Kush nga keta do ta coje zerin per te hapur shkollat ne Greqi e ne vende te tjera,ku femijet shqiptare ti mesojne dy germa shqip.Se keta ate barre na i kan lene neve ne kurrize.Sado qe familjet shqiptare mundohen qe femijet mos ta humbasin gjuhen por ne funde te lodhur nga puna dhe nga hallet i ngrejne duart larte dhe thone"S'mundem me".

Ne po humbasim brezin e ri qe po rrritet ne emigrim,dhe nga ana tjeter mundohemi te kthejme arbereshet ose arvanitasit te ndiehen qe jan gjak shqiptare.Keta cdo dite po na i mbysin deshiren per tu kthyer ne vendin tone,per ta dashur ate vend per te shkuar nga deshira jo nga halli se kemi len nene e babe.Kush do kujtohet per gati gjysmen e popullsise qe se perfill njeri kur vjen puna per te zgjedhur ata qe do ta perfaqesojne,ata qe duhet te vrasin mendien se si te na i bejn sa me te leht ruajtjen e gjuhes dhe te na zgjojne deshiren per tu kthyer e jetuar ne ate vendin tone qe ne endrra e shohim aq te bukur,por kur vem kembe atie e shohim realitetin.

E vetmja gje qe mund te bej qeveria eshte ti jap mundesi emigranteve te votojne ne amasada kur jane zgjedhjet!...keshtu qe emigrantet do te ishin me te lidhur me zhvillimet e vendit!!

Por edhe kjo ceshteje si cdo ceshtje do standarte,me keto standarte qe kane disa ambasada tona,nuk arihet gje.,sepse jane shume inaktive me emigrantet.

Keta qe punojne ne ambasada,vetem marrin rrogen,dhe rrine gjithe diten ne internet! 

Pavarësisht nga qëllimi i shkrimit problemi që ngrihet është shumë i rëndësishëm dhe i ndjeshëm.

Sipas mendimit tim asnjë krah i politikës së sotme, në Absurdistanin tonë të dashur, nuk është gati të krijojë infrastrukturën e nevojshme që edhe emigrantët shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje. Arsyeja është  e thjeshtë:

Ky emigracion është shumë herë  më i emancipuar dhe objektiv në gjykim krahasuar me militantët e partive të pafundme politike që lulëzojnë në Absurdistanin tonë të dashur...

Vertet shume i mire, pak si teper i sheqerosor po nejse, i vertete.

Une pres akoma ama, nga ky a nga ndonje tjeter, te shkruajne e te me shpjegojne pse masakrohen firmat shqiptare ne menyre te te perparojne ato greke, maqedonse.

Artikull i bukur veç eshte per te ardhur keq qe shum nenpunese te administrates shqiptare, nuk iu sherbejne ne kohe emigranteve kur ata vijne aty per çertifikate apo dokumente te tjera. Une isha kete pranvere aty (dje u ktheva nga Shqiperia), rreth 3 jave, dhe vajta tek gjendja civile apo lagjja siç i themi neve per te marre çertifikate personale dhe ate te trungut familjar. Marr ate personale ndersa ate te trungut duhej ta merrja ne bashki. Atje regjistrohesh dhe pas nje jave shkon e merr. Vajta pas nje jave e morra, por me gabime. "Shko tek lagjja se ta rregullojne ato", me than dhe vajta tek lagjja. Aty, nje nenpunese e re me tha se nuk ta rregullojme pa sjelle aktin e lindjes qe merret ne bashki, nderkoh qe mund te hapte rregjistrin aty. Vajta ne bashki, dhe aty kuptohet qe duhej te prisje 1 jave pas regjistrimit qe beje. Perseri dhe nje jave me iku, gjersa erdhi koha per tu kthyer. Morra aktin e lindjes por nuk mbarova pune per shkak te kohes. Kjo eshte Shqiperia e internetit, qe hecen me hapin e breshkes.  

Artikulli ka prekur nje nga temat me te rendesishme qe i lodh emigrantet; ate te mos perfilljes dhe bezdisjes qe na shkaktojne neve autoritetet shqiptare. Eshte per te ardhur keq qe cdo qeveri ne Shqiperi qofte e majte apo e djathte, nuk ben asgje qe ky 'diskrimin' ndaj emigranteve te zhduket nje here e pergjithmone.  Kurse persa i perket votimit, sikur edhe infrastruktura te jete ne vend, emigrantet duhet te jene te kujdeshem e mos bien ne 'ujerat e zeza' te politikaneve qe vijne e kerkojne mbeshtetje nga ne neper sallat e universiteteve perendimore.

 Shkruan Igli:

"Ne shqiptarët e këtyshëm, jemi të varfër, ne s’kemi c’u japim. Vec pak atdhe."

Vertet?

 

shkrim shume i mire i bazuar dhe thurur emigranteve qe mbeten me syt dhe mendien nga atedheu ndersa trupi dhe qenia e tyre fizike eshte rrenjosur ne dhe te huaj, pranimi me te drejta te plota ne Nato sido te jete eshte nje lajme shume i madh dhe i rendesaishem per popullin ton, ndersa per emigratet, te pakten per ata qe jetojne ne greqi si nuk u gjend nje media greke qofte e shkruar apo vizive te bej nje koment stimulues vetem per ta permendur si lajme...!?  smiley

 

Mos shkoni aq larg sa te kerkoni te pamunduren.  Shikoni se sa vendalinj e kane harxhuar kohen e tyre te shenjte per te shkruar nje koment qofte edhe nje fjale (p.sh. faleminderit) per realitetin e emigranteve Shqiptare.

Eshte turp!

Sepse cdo familje ne Shqiperi ose ka ose njeh nje te aferm qe eshte emigrant.

Por nuk eshte ky problemi im personal.  Si gjithe ju te tjeret qe e keni me qeverine tone edhe une u bashkeangjitem.  Sikur qe te gjithe ne, emigrantet, te ndalojme se derguar leke ne Shqiperi te pakten per dy muaj, me besoni do te jete katastrofike, jo vetem per familjaret tane ose per ata qe kane nevoje por per ekonomine e te gjithe vendit.  Vetem atehere do te kujtohet qeveria jone per lehtesira.  

Por kujt i ben zemra per ta bere kete gje.  Prandaj kemi per te ngelur gjithnje hallexhinj nga do qe te shkojme ne bote.

Ne nje note me te mire, faleminderit per artikullin.  Te japin zemer edhe shtyrje artikuj si ky ndonjehere.

Te dashur miq,

ju falenderoj sinqerisht per mesazhet tuaja. Ata jane gjithmone te mirepritur dhe nje ndihme e pazevendesueshme per mua. Nese ky shkrim ju ka pelqyer sado pak kjo me jep nje kenaqesi te madhe.

Nje falenderim te vecante per "peshku pa uje" sepse kane ditur te ndertojne nje hapsire te kendshme dhe serioze debati aq te nevojshem sot.

Edhe nje here faleminderit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).

X
Shkruaj emrin tënd të përdoruesit Peshku pa ujë.
Shkruaj fjalëkalimin për emrin tënd të përdoruesit.
Loading