Elisa Spiropali: Përse lashë “Mjaft!”-in për PS-në

Nga ish-drejtuese e politikave në lëvizjen "Mjaft!", tek Partia Socialiste. Ka bërë goxha rrugë Elisa Spiropali derisa ka mbërritur në stacionin me ngjyrë rozë. Është e bindur se nuk do të bëjë mrekulli, por do të japë kontributin e saj për krijimin e një vendi sa më normal. Afrimin me këtë parti e krahason si një zhytje në det të hapur dhe për këtë është mjaft e përgatitur. "Mjaft!"-in e ka lënë pas krahëve dhe tani po shikon drejt një të ardhmeje të vërtetë politike dhe për këtë ajo është e sigurt se është e lindur. Jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë elektoratin e PS-së e do njëlloj. Por mbi të gjitha, për një gjë është e sigurt: Partia Socialiste kësaj radhe do t'i fitojë zgjedhjet. Këto dhe të tjera, ish-i i "Mjaft!"-it i ka thënë në një intervistë për gazetën "Tirana Observer".
 
Nga "Mjaft!", tek PS-ja, përse nuk shkuat te G99, por tek Partia Socialiste?
E di si është kjo pyetje?! Përfytyroni që unë të jem nisur me makinë në Durrës nga autostrada dhe jam diku aty nga Sukthi. Papritmas më del përpara dikush, në këtë rast ju, dhe më bën shenjë të ndal. Unë ndal, dhe ai më thotë, apo ti më thua: "Më falni që ju ndalova, e shoh që jeni nisur nga Tirana dhe po shkoni në Durrës, por kthehu këtu në Sukth dhe për në Durrës kalo nga Shijaku. Pra, pyetjes suaj paragjykuese, zgjatuese, elastike, që të jem krejt e sinqertë, unë mund t'i përgjigjem duke ju thënë se në të vërtetë nuk jam nisur as në Durrës, as në Sukth, as në Shijak, por në Det. E meqenëse fjala erdhi tek Deti, plot me shkumë të bardha marramendëse dhe dallgë të rrezikshme, dhe ju, siç del nga pyetja juaj e thukët, me këtë rast mund të merakoseni se unë në Det mund të mbytem, ju siguroj se kjo nuk do të ndodhë pasi unë not di dhe Detit frikën hiç s'ia kam.

Çfarë do t'i jepni ju si Elisa PS-së?
Partia Socialiste nuk është ndonjë fëmijë dhe unë nuk jam Viti i Ri që zbres në mesnatë nga oxhaku për t'i sjellë asaj ndonjë dhuratë. Në Partinë Socialiste unë vetë të vë në zbatim dijet e mia të mësuara nëpër shkolla, përvojat e mia të shumta të grumbulluara gjatë qëndrimit te "MJAFT!", dhe mbi të gjitha ndjeshmëritë e mia për shqiptarët që duan më së fundi që edhe ata të jetojnë normalisht në një vend normal.
Baballarët tanë jetuan gjatë viteve që Shqipëria ishte në Traktatin e Varshavës, ndërsa ne sapo jemi futur në NATO, a mendoni se këto dy momente i largojnë më shumë dy gjeneratat nga mentaliteti mes njëri-tjetrin?
Ky problem apo kjo distancë mes nesh dhe baballarëve tanë lidhur me NATO-n ekziston. Por, për fat, ekziston në të njëjtën kohë edhe një lloj mirëkuptimi mes nesh dhe baballarëve për kohën tonë dhe kohën e tyre. Ky mirëkuptim po e shkurton atë distancë. Unë ndihem e lumtur për këtë mirëkuptim brezash. Besoj edhe ata ndihen gjithaq të lumtur. Megjithatë, për NATO-n këtu më duhet të shtoj diçka: Në Shqipëri ka dy lloj "baballarësh"; Ata që ishin të bindur se NATO është një aleancë ushtarake e rrezikshme agresive në duar të borgjezisë kapitaliste dhe që për këtë arsye duhej luftuar sepse me interesa krejt të kundërta me Shqipërinë socialiste, dhe të tjerët baballarë që pritën me vite e vite që NATO të vinte t'i çlironte. Pra, në kohën e diktaturës me NATO-n të gjithë baballarët tanë kanë qenë të keqkuptuar. Tani që u mor vesh nga të gjithë se NATO nuk është as e rrezikshme as zbarkuese, por krejt tjetër gjë, mund të gjallërohej rishtaz konflikti i baballarëve. Por fatmirësisht nuk po ndodh.

Pas Edi Ramës, cilin individ tjetër të së majtës shqiptare simpatizoni dhe përse?
Nuk është 1, janë 2. I takova një ditë duke udhëtuar nëpër Myzeqe rrëzë një kanali. Ishin që të dy të majtë të dy nga 26 vjeç. E di çfarë po bënin rrëzë kallamishtave?! Po kapnin zhaba kanalesh me grepa peshku. Kapnin 1 kilogram zhaba në ditë dhe e shisnin tre mijë lekë të vjetra kilogramin. Nga ora 6 e mëngjesit në 6 të mbrëmjes. 26-vjeçarët e bënin këtë "biznes" qysh kur kishin qenë 6 vjeç. Dhe numri 6 nuk u ndahej. Plot 6 herë kishin marrë arratinë më këmbë në Greqi prej nga ishin kthyer të rrahur të 6 herët. Nëse ju mendoni se bëra një kërcim pindarik duke kaluar nga i pari tek 2 të fundit individë të së majtës, unë ju them se i dua njëlloj edhe ata midis, pavarësisht se nuk zënë zhaba me grep. (Qesh)

Cila do të jetë e ardhmja juaj, nëse PS fiton dhe nëse humbet zgjedhjet?
Së pari, Partia Socialiste këtë herë do fitojë. Kjo është aq e sigurt sa është e sigurt ardhja e pranverës pas dimrit. Në qoftë se di që të ketë ndodhur ndonjëherë që pas dimrit t'ia pllakosi një tjetër dimër, të lutem ma thuaj që ta di kur dhe ku ka ndodhur se jam shumë kurioze.
Por gjithsesi e ardhmja ime politike nuk lidhet dhe aq me humbje provizore dhe fitore të përhershme. Sepse, si ta thashë në fillim, unë nuk po shkoj as në Kashar, as në Ndroq, as te Katër Rrugët, por po vete në Det, të cilit i jam futur në mënyrë të kombinuar, edhe më këmbë edhe me not. Sepse, unë për politikën, si pasion për punë dhe ndjeshmëri për Shqipërinë, jam e lindur, dhe rrjedhimisht i di dhe i bëj të dyja dhe të gjitha.

 

23 Komente

Bravo Elisa, gjaku i ri duhet te mbushe damaret e politikes shqipetare dhe une kam besim se ti si dhe shume te rinj te tjere po te angazhoheni ne politike, populli do tju perkrah. Edhe njehere urime!

Pas Edi Ramës, cilin individ tjetër të së majtës shqiptare simpatizoni dhe përse?
Nuk është 1, janë 2. I takova një ditë duke udhëtuar nëpër Myzeqe rrëzë një kanali. Ishin që të dy të majtë të dy nga 26 vjeç. E di çfarë po bënin rrëzë kallamishtave?! Po kapnin zhaba kanalesh me grepa peshku. Kapnin 1 kilogram zhaba në ditë dhe e shisnin tre mijë lekë të vjetra kilogramin. Nga ora 6 e mëngjesit në 6 të mbrëmjes. 26-vjeçarët e bënin këtë "biznes" qysh kur kishin qenë 6 vjeç. Dhe numri 6 nuk u ndahej. Plot 6 herë kishin marrë arratinë më këmbë në Greqi prej nga ishin kthyer të rrahur të 6 herët. Nëse ju mendoni se bëra një kërcim pindarik duke kaluar nga i pari tek 2 të fundit individë të së majtës, unë ju them se i dua njëlloj edhe ata midis, pavarësisht se nuk zënë zhaba me grep. (Qesh)

 

vdeksha une qe sma harron asnjehere "energjine" dhe "vitalitetin" e popullit shqiptar per te care me krahet e veta! oh Thatcher would be so proud...

Kapnin 1 kilogram zhaba në ditë dhe e shisnin tre mijë lekë të vjetra kilogramin. Nga ora 6 e mëngjesit në 6 të mbrëmjes. 26-vjeçarët e bënin këtë "biznes" qysh kur kishin qenë 6 vjeç.

ps: o Çimo, po kalove kneja. sa bojn: 365 kg breshka shumzim 20 shumzim 3 mijë lek ?

Bo, s'kisha pas ne mend kurre me e lexu, po paskam qene duke humb nje paragraf perle, i cili ja vlen ta paguash nga 6 mije leke per 6 dite ne jave per 6 vjet rresht. I lumte per zotin, tani e ka rradhen Flori te na tregoje ate historine "m'kujtohet si sot kur isha 18 vjec ene ika n'belgjik me not" dhe e pame dhe portokalline.

PA ma futi dhe mu Swed

veq at paragraf lexova smiley

Une as paragrafin se lexova fare smiley

pritej se kjo kete retorike e ka bere te sajen. Kaq shume e ka persosur kete lloj boosterizmi sa me mire te kishte migruar tek PD-ja motra. Po keto jane kohra pertej te djathtes dhe te majtes-tha!

"Bolshevik Kazanesh" hi..hi..hi.. nuk e kisha degjuar ndonjehere.

Polizei ,me gjithe rrespektin, nuk do te thote gje qe e ka dhene nje interviste diku ne nje gazete dhe nuk ka te drejte qe po kete interviste ta jape dhe ne gazetat tjera, dhe po ta shikosh nuk eshte e njejta interviste,goca kete rradhe eshte nisur drejt detit pamvaresisht qe i bie nga rruga vjeter e shijakut,keshtu qe dhe Admin e ka pare te arsyeshme ta sjelli prape.

Or ti mik, une per vete u ndjeva i ofenduar nga tallja qe na behet duke sjelle ketu gjera te vjetra, te konsumuara, te debatuara nga ne dhe qe nuk ja vlejne, si keto budallalleqet e Spiropalit, qe ka filluar te na flase edhe me inspirim poetik tani.

Nese ju e shikoni normale, mire s`kam kundershtim.  E meritoni sic duket kete.

Megjithe faktin qe "mjaft" eshte ne thonjeza tek ky artikulli, kjo interviste i duhej bashkangjitur artikullit te kaluar dhe jo teme e re. Nese ka ndonje gje nga teksti qe e ben me interesant le te theksohet, por me te njejtin titull nuk te behet ta lexosh me

Hera e pare qe i jap te drejte polos une. Mjaft me keto palacolleqet e Mjaft-it. Ka tema sa te duash neper gazeta qe mund te trajtohen dhe ti japin nje kontribut sado modest shoqerise dhe nepermjet ketij blogu. Mjafti eshte pirdhi ne te

boh... ky artikull është "peshkoj peshq për postime se Elisa shet"

Hajt po e përshëndes Elisën me këngën "ike ike more den-ë kush tia bëjë Ll-së kafenë".

 

qe te komentoj ketu duhet te futem me emer tjeter dhe s'ma lejon as dembelizmi as nera kshuqe no comment smiley

 Goca ketu, duket qe qenka plot energji, veç habitem se pse nuk qendroi si drejtuese e Mjaft-it, sepse problemet si kete vit edhe vitin qe vjen do te jene te medhaja. 

S'ishte e nevojshem fare te lije MJAFTI qe t'a kuptonim se ishe me PS-ne !

Akoma kjo??Koni perendi e Mjaft me te....

unë nuk jam Viti i Ri që zbres në mesnatë nga oxhaku...

Jo, ne kujtonim se ishe Befana smiley

Po sikur ishte postuar nje here kjo teme...

Filmi i fundit nga Spiropali : "Kallamishte dhe Balte".

Nje dite te bukur vere nje vashe e bukur njihet me nje gjahtar zhabash (mendoni zhaben qe kthehet ne princ). Zhaba dhe gjahtari, dy njerez, dy histori, nje pike takimi: Spiropali, vasha e brishte dhe e cilter.

Enderra te nje "Nate vere". Edhe Shekspiri nuk do te stiste nje histori kaq romantike.

Por si do ta shpjegonte Freudi? Nje enderr e vashes, te paprekur, nje enderr naive, nje zhabe dhe nje vajze. Zhaba qe simbolizon komplexin e Zilise (Neid) per organin, dhe Princi, dashurine romantike, sinqeritetin, deshiren per martese. 

Nje krijese, nje histori. Por perse dy njerez? Ku qendron roli i gjahtarit? Mos valle edhe nje histori tjeter? Si rrjedh?

Nje vashe dhe nje gjahtar. Nje kesulekuqe dhe nje gjahtar. Nje kesulekuqe dhe nje ujk, do te thoshte dikush. Jo nje kesulekuqe dhe nje zhabe. Gjahtari vret zhaben. Mos valle vret enderren, ziline? Mbase. Keshtu duket. Atehere dy krijesa, dy histori. Jo dy krijese nje histori. Po historia e zhabes dhe e princit? Tre krijesa dhe nje histori. Mbase. Por jo jane dy krijesa asnje histori. Cfare ben vasha Spiropali? Spiropali eshte trillimi vete. Nuk ka asnje krijese, por vetem histori.

Ne fakt janes shume peshkatare qe jane spiropalosur, dhe kur shkruajne shkruajne me friken apo planin qe nje dite do te behen spiropale dhe do te futen ne politike dhe kane frike te thone gjerat sic jane . Shkurt bejne fushate politike para se te futen ne politike.

Ju kujtohet spiropali me ate intervisten me Blendin?  Ai emisjon ishte fushate qe tani te thuhet " Ja brezi i ri , ja gjaku ri  shqiptar, ja ata qe lane rehatine ne mergim dhe erdhen se ju dhimbset atdheut. Votoni per Spiropalin "

 Kjo do te jete motoja e Spiropalit ne fushaten per deputete e PS-se 

Kjo do te jete dhe motoja e ndonje peshkatari tjeter qe ne kete fushate do ta shikojme si kandidate per deputet

Kur e verteta e Sipropalit & Co eshte se duke pare qe me Veliajn & Majft/G99 & Co  nuk moren/marin dot ndonje karige ( fryti i sakrifices se kthimt ne atdhe) atehere hidhen direkt tek PS ku shanset jane me te medha, sic jane me te medha dhe pislleku ( alla Gerdecian)  qe kjo parti e madhe e politikes sone bashke me simotren PD mbartin me vete.

Brezi i ri i piset njesoj si brezi i vjeter

Ja pse 'fyckezimi' i femrave qe hyjne tek PSja, po vazhdon! Kjo Elisa paska 'SUKTHUR' fare, qenka 'KASHAROSUR' per lesh...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).