Ekipi i afërt i Berishës; Fytyrat e PD-së, me tiparet e Perëndimit

Një prezantim surprizë i liderit të PD-së, Sali Berisha, katër vjet më parë dhe sytë e të gjithëve papritur u kthyen nga ata…

Për demokratët që ishin mësuar ta shihnin me trishtim të qenit gjatë në opozitë të PD-së, të sapoardhurit i panë si përshpejtuesit e rikthimit të së djathtës në pushtet. Pasi kishin lënë mënjanë mundësinë e të jetuarit në Perëndim, ata nuk dukeshin se i dinin të gjitha. Por e ardhmja e tyre do të ishte kaq e ndritur dhe e shndritshme në politikë, saqë do t’u duhej të “visheshin” me ngjyra të errëta. Fytyrat e tyre kishin tiparet e Perëndimit. Modestë, të jashtëzakonshëm, që përfaqësuan denjësisht Shqipërinë jashtë shtetit, duke marrë dhe detyra. Dhe erdhi momenti i kthimit. Në PD kishte mbërritur Juventa e saj, mosha e rinisë, dritëpërhapësit e ideve të reja. Përgjegjësia politike tashmë ishte e mundur. Një ekip plot profesionalizëm. Prej katër vitesh në pushtet, zgjidhin probleme. Përgjatë këtij mandati qeverisës, suksesi u është ngjitur pas meritimit, aq fort sa ngjitet hija pas trupit. Ndaj dhe Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të mos heqë dorë prej tyre, por t’i përzgjedhë si ekipin më të afërt për të çuar përpara reformat e nisura. Sot janë më të pjekur politikisht dhe profesionalisht. I rezistuan këtij realiteti. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ata janë përzgjedhur sërish si stafi më i afërt i liderit demokrat dhe Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Një ndërthurje e suksesshme mes të rinjve dhe qëndrestarëve të PD-së. Bëhet fjalë për Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeaj, Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Sokol Olldashi, Gazmend Oketa, Genc Ruli, Bujar Nishani, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Gerti Bogdani etj. Por të rinjtë dallojnë prej tyre. Ata ditën të projektojnë një model të ri fushate duke sjellë në PD kompani të huaja, mjaft të suksesshme në fushatat e liderëve botërorë. Të rinjtë, që sot janë stafi më i ngushtë i Kryeministrit Sali Berisha, i mësuan PD-së se pas 8 viteve në opozitë duhej ulur agresiviteti për të përdorur si armën më të fortë ndaj kundërshtarit politik argumentet dhe vetëm argumentet. Ia dolën mbanë në 2005-n dhe pritet që t’ia dalin edhe më 28 qershor 2009. Janë ata që kanë ideuar fushatën e re të partisë në pushtet. Janë kontaktuesit e dy kompanive të huaja, njëra evropiane dhe tjera amerikane, që do të merren me imazhin e ri të PD-së. Të rinjtë, janë ata që për herë të parë praktikuan përballjen me kundërshtarët përmes debateve publike televizive, duke i ngritur ato në një nivel të lartë. Janë ata që formuluan reforma të reja qeverisjeje, sepse janë frymëzues, profesionalë dhe plot energji. Koha në PD u përket atyre, bashkë me të gjithë dhe misioni është i qartë, që ta çojnë këtë parti drejt një mandati tjetër qeverisës. Tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe presin orët kur duhet të fillojnë mrekullitë e reja politike të Partisë Demokratike…

Të rivalizosh brenda llojit

Ata që sollën ndryshimin në vitin 2005 dhe që premtojnë vijimësinë e tij edhe pas 28 qershorit, me apo pa vetëdije, sollën frikën në PD se mund të “sfumonin” kontributet e qëndrestarëve. Për të larguar mendjen nga fakti se tashmë mund të rivalizohen nga të tjerë, pati nga ata, “të vjetrit”, që filloi thurjen e trikove me metoda të ngatërruara. Por edhe nëse u ndien të mërzitur nga ndonjë thumbim që mund të vinte nga brenda familjes politike, mërzinë e të rinjve se mori vesh askush. Heshtën se njeriu më i fortë është ai që përmban vetveten, sepse qëllimi i përbashkët ishte çarja e fasadës së mosqejfprishjeve e prapamendimeve për të përçuar tek të gjithë demokratët mesazhin e qartë se i bashkonte angazhimi për projektet e zhvillimit të demokracisë shqiptare.

Fushata ka nisur...

Fushata ka nisur dhe sytë e gjithë opinionit publik janë drejt politikanëve, atyre që do t’u besohet e ardhmja e një mandati 4-vjeçar në pushtet. Shqiptarët në këta dy muaj do të përjetojnë ndeshjet më të forta të politikës shqiptare si në ring të fitores. Përballë tyre gjithnjë flitet për emra të fortë të politikës dhe jo rrallë për mënyrën e të bërit propagandë politike. Kush do t’i përballojë kësaj sfide, cilat janë figurat që partitë kanë zgjedhur për të marrë votat në zonat më kyçe të Shqipërisë? Nëse deri tani partitë politike nuk kanë shfaqur portrete në mënyrë konkrete, nga të gjitha debatet kuptohen “kalorësit” që do të udhëheqin politikëbërjen në fushatën elektorale për 2009-n. Në vëmendje janë figurat kryesore që kanë zgjedhur liderët e partive për të udhëhequr debatet. Po ashtu, ajo që tanimë quhet staf elektoral, duket se nuk do të jetë aq empirike. Dalja në skenë e emrave dhe potencialeve intelektuale të politikaneve është bërë nga partitë.

Profilet

Lulzim Basha

Lulzim Basha është befasia që ka zbuluar deri tani politika shqiptare, pavarësisht se është në krahun e djathtë të politikës shqiptare. I ardhur nga një kulturë perëndimore, Basha është guri i çmuar që i është dhuruar PD-së, duke përmbushur përfundimisht vizionin e së djathtës dhe një prej mprehtësive që ka lideri Sali Berisha në zbulimin e politikanëve të rinj, atyre që ai u beson pa asnjë mëdyshje elektoralin më potencial në zgjedhje. Kjo nuk ka ndodhur për herë të parë, që Berisha godet në shenjë kur fjala vjen në ripërtëritjen e krahut të djathtë. Emri i Bashës është një nga argumentet më të fuqishme që përmbush synimet e të djathtës për një fushatë elektorale vizionare. Pa dyshim që profili i Bashës është lakuar më shumë se çdo emër tjetër në politikë në këta 19 vjet demokraci. Kjo, si duket, ka të bëjë me faktin, jo vetëm të pranisë së tij intelektuale, por dhe të një starti të ri në bërjen e politikës. Nëse fati i takoi ta zbulojë e djathta, për publikun përbën një sugjestionim të papritur për një nga figurat që mbështet jo vetëm liderin politik të së djathtës, por e argumenton në mënyrë bindëse se çfarë do të thotë kjo bindje në një vend si Shqipëria që ka kaluar një izolim të gjatë, që sheh prej vitesh profile politikanësh me background dyshues, që shpesh e kaluara bëhet sindromë, që bllokon progresin e potencialeve. Profili i Bashës ngjan të jetë zgjedhur prej Berishës për të shkëputur sindromën e shqiptarëve prej të rinjve që janë trashëgimtarë të diktaturës, duke na dhënë qartë një mesazh pranues dhe rrëfyes për gjithë brezin e politikanëve krejtësisht të pastër përballë së ardhmes. Kjo nuk ka ndodhur deri tani. Me profilin e Lulzim Bashës, ashtu sikurse ka reflektuar dhe në debatet televizive, serioziteti për të argumentuar vetveten si potencial intelektual dhe politikëbërës ka qenë bindës. Asgjë artificiale mbi këtë profil nuk është shfaqur duke u dhënë njerëzve sigurinë dhe shpresën, ajo që ka munguar deri tani përballë qytetarëve. Shqiptarët e kanë të lehtë të ngrenë mite, po aq të lehtë dhe t’i shkatërrojnë ata. Basha nuk i takon këtij profili, sepse qysh në hyrje dhe tani që është një nga figurat kryesore të stafit të Berishës, jep imazhin e politikanit alternativ, me mendje të hapur dhe pranues për ndryshimet e reja. Ky pretendohet të jetë imazhi i së ardhmes ku vetë lideri i mazhorancës premton Shqipërinë e ndryshuar.

Majlinda Bregu

Asnjë delikatesë femërore nuk e zbeh të papriturën që solli ministrja e Integrimit në qeverinë shqiptare. Qysh në prezantimin që i bëri Kryeministri Sali Berisha, me bindjen dhe karakterin nuk ka sjellë mëdyshje para opinionit publik. Majlinda Bregu është një nga politikanet e reja që u shfaq bindshëm dhe e palëkundur për të vazhduar karrierën politike në një kohë kur maskilizmi politik ishte bërë sundues dhe tepër i egër në të dy krahët e politikës. Por Majlinda gjeti dhe një terren pothuajse të zbrazët nga femrat drejtuese në partinë ku ajo hyri plot energji, profesionalizëm dhe pse jo dhe sharm për partinë që pas 8 vitesh në opozitë, rikthimit në pushtet i duhej edhe bukuria femërore. E ftuar në PD në vitin 2005, kur priste të sillte në jetë fëmijën e dytë, Bregu e mundi “rehatinë” e të qenit grua shtatzënë për të provuar një sfidë të re, të mundimshme, por që përgjatë këtyre 4 viteve ia doli më së miri.

Një oratore që do ta lakmonte edhe soji i saj në Perëndim. Profili femëror në politikë është propaganda më e vazhdueshme që bëhet prej vitesh, që vlen edhe për Shqipërinë, si një vend ku sundon fanatizmi, ndrydhja, pabarazitë gjinore, epërsitë e pushtetit mashkullor etj. Bregu nuk i takon atij rangu politikanesh që rregullon “balluket” apo në të kundërt të harxhojë energji për t’u bërë burrë, por na ka dëshmuar në këto vite se energjia e saj pozitive për të sjellë erën e ndryshimeve ka përcjellë efektin e mbërritjes së një autoriteti femëror që i duhet medoemos zërit politik në Shqipëri.

Sokol Olldashi

Sokol Olldashi është emri i njohur i politikës së djathtë që aderon pranë kësaj partie prej vitesh. Por asnjëherë para elektoratit nuk i është zbehur oratoria. Ajo çfarë e dallon, është energjia me të cilën përballon vitet e karrierës së tij politike duke u përballur me “kundërshtarin” me parime dhe ide të reja, pavarësisht se koha e tij është më e gjatë në parti se kandidatët e tjerë të stafit elektoral që ka zgjedhur PD-ja dhe lideri i saj Berisha për të shkuar në ditën e votimit. Dukshëm në debatet publike, bindjet e tij nuk shmangen nga kundërshtarët politikë, duke treguar qëndresën në politikëbërje, si një nga njerëzit më potencialë pranë PD-së, pa marrë asnjëherë hijen e një njeriu militant, por të një politikani me individualitet të qartë. Të majtët ndaj politikës së të djathtëve gjithnjë përdorin argumentin se lideri i tyre, Berisha, i lë nën hije dhe i “kryqëzon” në momentet vendimtare, duke spekuluar me autoritetin e “njëshit” që ka lideri politik, ai që udhëheq partinë. Këtu nuk nënkuptohet qeveria. Olldashi është një prej të rinjve që e përmbys këtë sindromë të së majtës për liderin e të djathtës, duke siguruar para publikut një karakter të spikatur të politikanit.

Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj, ministri i Drejtësisë, sot në qeverinë e Berishës është guri tjetër që përmbush mozaikun e stafit përzgjedhës të së djathtës për zgjedhjet e qershorit. Jurist, që ka një të kaluar të rëndë nga persekutimi i diktaturës komuniste, për Alibeajn asnjëherë nuk ka qenë argument për të justifikuar postin. Zotësia e tij profesionale, bindjet e qëndrueshme dhe serioziteti janë pikat e forta pse Berisha i ka besuar këtij portreti që të kaluarën e ka shndërruar në një model pastrues për brezat.

Alibeaj është ndër njerëzit e paktë të politikës shqiptare që heshtjen e ka formë të të menduarit në politikë, duke mos qëndruar në hije. I ndryshëm nga kandidatët e mësipërm, ky politikan është “froni” tjetër që ka liruar Berisha për t’i dhënë shpresën gjithë species që po shkon drejt zhdukjes të njerëzve që janë dëshmitarë të gjallë të krimeve të diktaturës. Ajo që bashkon këtë politikan, që i është besuar qeverisja qysh në moshë të re, me të tjerët është fakti i prezantimit publik. Imazhi nuk është arma më e fortë që ka Alibeaj. Ky politikan ka një skrupulozitet për ta ndjekur politikën jo në mënyrë të verbër, por si një individ i përgjegjshëm për pozicionimin e tij publik, duke dëshmuar një forcë të fjalës dhe intelektit. E gjitha, e zbërthyer në qëllimin e tij, për të ngritur institucionin e përgjegjshmërisë përballë shqiptarëve, si një domosdoshmëri për t’u dhënë garanci shqiptarëve se e ardhmja është në dorë të tyre.

Aldo Bumçi

Edhe pse i ri në moshë, Aldo Bumçi ka njohur përgjegjësinë e pushtetit, të marrë nga angazhimi në politikë. Ish-ministër Drejtësie, ky post i ktheu Bumçit reston e njohurive për studimet. Jurisprudenca shndërrohet në një filozofi politike, edhe pse kaloi një përvojë të ekzekutivit. Gjendja e tij sot, në një kohë kur lista e kandidatëve për degën e PD-së së Tiranës po limitohet me emra, që jo vetëm kanë mbështetur politikën e djathtë, por janë kthyer në faktorë të këtij koncepti. Për këtë arsye, si dhe për aftësitë e politikëbërjes, që ka provuar uljet dhe ngritjet në karrierën e tij politike përgjatë 4 viteve në Partinë Demokratike, z. Bumçi është një nga njerëzit që i besohet pushteti i degës më të madhe të PD-së. Tashmë ka vendosur të provojë sfidën e radhës. Aldo Bumçi, i cili hyri suksesshëm në PD në vitin 2005, duket qartë se ka mbështetjen e lidershipit të partisë për të marrë drejtimin e degës më të madhe të PD-së. Gjithë ky angazhim politik duket se Bumçi e përballon jo vetëm si sfidë, por edhe si njeri i së djathtës, që mendohet të shndërrohet në një profil rreptësisht ligjor për të qenë lidershipi i ri i PD-së së Tiranës. Kjo ndoshta i takon jo vetëm karakterit profesional dhe politik ku është përfshirë Aldo Bumçi, por edhe të shquarjes së një natyre të qetë, logjike në vendime dhe veprime.
 

17 Komente

kjo eshte tamam per bir Selmani i nenes ke te qaj me pare!!

Xhevahiret e PD!! smiley

Basha është guri i çmuar që i është dhuruar PD-së

e besoj mire qe eshte guri i cmuar, me nje rruge rruajti 300 milione euro smiley

Bashe eshte nje pallosh qe se ka shokun po ama pallosh pa skrupuj perdersa arrinte te pallonte ne Giten.

Po kur bente si nevrik te Opinion???!!!

Kadosho, Emrat arabe qe erdhen nepermjet osmanishtes ne Arberi, kishin "A" te konvertuar ne "E"

P.sh. Anwar-Enver, Bakir-Beqir, ecc.

Keshtu ne origjinal Selman=Salman

Pra titulli i kenges eshte Bir Sal-man i nenes....

Po Ridvan Boden qe la perendimin, nga e gjete, mi Vali?

Ritvani shum shum, ka lene Vullnetaret e Enverit, per ata qe kane kujtesen e shkurter.

Mos ke dash me thon Flor Mimen, qe karrieroi nga Kosova ne Irak me organizmat financiare, por Vanka a tu mbyllte?!?! 

Po Biberaj, ku esht Biberaj, apo po lu ngriva-shkriva, dhe na e paska ngri Sula? E?

kush di ndo1 text me patetik, te ma dergoje

Qyqjaaaa, s'i pata lexuar keto ...eh... s'po gjej fjalen e sakte... te kesaj zonjes. Jam pa fjale.

ushtri halebakesh pa personalitet...

Zonja ose eshte komplet e pjerdhur (qe ka 99.99% mundesi) ose eshte kodoshja me e madhe dhe tall bythen me PeDen dhe me miletin (0.01%). Ajo lista me siper perfshin nje tufe dallkaukesh te pashprese me infeksion akut te salimanise.

Lulzim Basha është befasia që ka zbuluar deri tani politika shqiptare, pavarësisht se është në krahun e djathtë të politikës shqiptare.

Hehehehe! smiley

E shef si i rreshqet goja vete ksaj?

Mos pvet se t'kallzon vete, thone Kosovaret! smiley

Falenderimet e mia per robt qe e sollen kete margaritar ne mes tene!

 

Mè kujton disi atè kronikèn e tvsh pèr BERISHèN qè bènte not nè dhèrmi.... apo prapè tvsh kur numuronte shkallèt qè kish ngjitur tek muri i madh kinez kryeministri rekordmen shqiptar!!!...gazetè e pavarur kjo ashtu si tv i pavarur tvsh....tè keqen e tv shijakut dikur thuaj !!!

Gabohem, apo jane sjelle dy shkrime te kesaj zonje brenda nje dite? Nje ishte i mjaftueshem, them. (Pa llogaritur vjershat dhe biografine, publikuar nga nje Peshk ne diskutimin paralel)

Megjithese Zonja eshte mikeshe e adminave (lol) gabohesh. Njeri nga shkrimet eshte risjellur nga nje peshk dhe i perket Prillit 2008. Sidoqofte, po te mos kishte miqesi me adminat, mesiguri qe nuk do te kishte ardhur me ne kete blog.

Me garanci qe kjo nuk eshte mikeshe e adminave. Une i njof adminat personalisht, dhe jane djem goxha te mire qe po ta kishin pas shoqe do i kishin thene vete me delikatese "mjaft valo se e ke dhjere fare dhe ne te pakten po te kursejme e s'po te nxjerrim te peshku te behesh gazi i botes"

Pse me duket sikur e ka shkruar keshilltarja e qeverise ,  Juela.M kete "masterpiece"...

Apo... too much per te , do te thoni ju

Mesila.D,  atehere....pas mitingut?

Megjithese, nga dashuria me te cilen ka folur per Lulezimin, me shume te ngjare eshte nje reportere e njohur e TVSH.  Looong story!

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).