E drejta e pacënueshme e votës

Nënkryetari i kuvendit të shqipërisë z. Ceka deklaronte në një intervistë televizive se Vota është një privilegj në përpjekjen e tij disi të mefshtë për të argumentuar se kartat e identitetit paguehen në çdo vend të europës ku përmendi thuajse si citim biblik deklaratën e zonjës Doris Pack. Po, është e vërtetë që në shumë vende të botës dokumentet e identifikimit janë shërbime për të cilat qytetari paguan së paku koston e prodhimit të këtyre dokumentave por ky argument nuk mund të merret shabllon dhe të aplikohet në rastin tonë. Dhe kjo jo për të debatuar për hir të debatit, por për të qënë deri në fund parimorë dhe të drejtë karshi këtij problemi që me çdo ditë që kalon po u shtrëngohet zgjedhjeve demokratike si laku në fyt. Në demokraci e drejta e votës është guri i themelit - e nëse në Shqipëri e lëvizim nga vendi këtë gur, kjo ngrehina jonë e brishtë rrezikon të bjerë.


Pse rasti i Shqipërisë është ndryshe?

E thënë shkurt: Sepse konteksti është gjithçka. tek ne karta e identitetit nuk është thjesht kaq, kjo kartë për zgjedhjet parlamentare të 2009 përmban për qindra mijra qytetarë të drejtën për të marrë pjesë në demokracinë tonë me huqe. Zvarrijta e këtij procesi deri në ditët e fundit para zgjedhjeve ka shkaktuar një lidhje të drejtëpërdrejtë midis zotërimit të këtij dokumenti dhe të drejtës për të votuar. Të gjithë ata qytetarë shqiptarë që nuk kanë pasaportë praktikisht janë të përjashtuar nga procesi zgjedhor në rast se deri më 28 qershor nuk kanë në duar kartat që po prodhon Sagem. Dhe për të patur këtë kartë qytetarit i duhet të paguajë shumën prej 1200 lekësh të reja, ndryshe nuk voton dot. Të paktën kështu qëndronin gjërat deri para se qeveria të bënte disa lëshime në formë skemash të cilat reduktojnë kostot për disa grupe shoqërore në nevojë siç janë pensionistët dhe studentët.

E megjithkëtë, pjesa dërrmuese e njerëzve që duhet të pajisen me kartë për të votuar nuk përfitojnë nga ndonjë skemë. Dhe për ta mbajtur linjën parimore, megjithë uljen, platforma "Pay per Vote" mbetet në transmetim për zgjedhjet e vitit 2009.

Është një paradoks i vërtetë për një vend aspirant për hyrjen në BE (megjithë demagogjinë trutharë që vuan kjo ëndërr). Një familje shqiptare me vështirësi ekonomike duhet të paguajë për të votuar - dhe kjo për shkak se procesi i pajisjes me kartë u zvarrit (ndoshta qëllimisht) deri në pragun e zgjedhjeve, duke i vendosur padrejtësisht qindra mij qytetarë përpara dilemës; Të plotësoj nevojat fizike apo të votoj? Dakord, për shumë vetë kjo dilemë nuk është kaq dramatike, por është për disa dhe nuk duhet të jetë për asnjë. Jo në vitin 2009. Dhe mbetet një dilemë gjithësesi e mjerë. Kushtëzimi i së drejtës së votës me privilegjin e kartës së identitetit është vepër e shëmtuar e politikës dritëshkurtër, pasojat e së cilit nuk ka pse t'i vuajë asnjë votues. Mekanizmi i vetëm që qytetari ka për të shprehur vullnetin e tij nuk duhet të bëhet objekt pagese, qoftë kjo edhe një qindarkë e vetme.

Nuk ka rëndësi në fakt nëse ke apo nuk ke 1200 lekë të reja për të bërë një kartë, e rëndësishme është ajo që kryetari i parlamentit duket se ngatërron. Të votuarit është një e drejtë, jo një privilegj, ;sht; më e rëndësishmja ndër ato pak të drejta që i kanë mbetur qytetarit, mohimi (apo vështirësimi) i së cilës në çdo formë do të ishte një travesti. Në këtë qëndrim më duhet ta cilësoj konsiderimin e së drejtës së votës si një privilegj, një sharlatanizëm të dhunshëm. Të votuarit nuk na i mundëson as qeveria dhe as Sagem por Kushtetuta e Shqipërisë, të qënit qytetarë shqiptarë dhe të qënit në moshë. Në një demokraci aspirante si e jona do të kisha dëshiruar të shihja që debati i kartave të identitetit të mos mbetej peng i politikës por të kthehej në një debat të madh publik.

Ndoshta për të mos u bërë pjesë e refrenit të forcave politike, apo për të ruajtur me fanatizëm njëanshmërinë e perceptuar shumë pak nga opinionistët me zë në Shqipëri kanë shkruar apo folur për këtë që po ndodh. Kjo heshtje, që shpresoj të mos jetë për shkak të komplekseve mediatikë, duhet të marrë fund. Të gjithë ne që betohemi për vlerat e Demokracisë në këtë vend, duhet t'i themi dy paret tona në lidhje më cënimin e së drejtës më themelore në demokraci.

Pse Opozita ngulmon për taksën e votës?

"Taksa e votës" ka qënë shprehja e kopsitur në buzët e Koalicionit të majtë gjatë javëve të fundit me të cilën ata ilustrojnë mënyrën sesi e drejta e votës po kushtëzohet me pagesë. Retorika e Opozitës sigurisht që përmban edhe interesin e saj elektoral, por kjo nuk e zhvelftëson argumentin e tyre se kartat duhet të jenë falas. Çdo forcë politike ka një axhendë dhe lufton për ta mbrojtur atë. Skepticizmi ndaj kartave falas për shak se këtë e kërkon Partia Socialiste më duket disi fëmijnor. Do të ishte më e pjekut të pranonim se politika funksionon në bazë të një axhende interesash dhe se ka raste kur interesi politik dhe interesi publik takohen, dhe nuk ka asgjë për tu kompleksuar kur kjo ndodh. Opozita lufton taksën e votës pasi kërkon që pjesmarrjet në zgjedhjet e 2009 të jenë masive. Masiviteti i pjesëmarrjes është njëfarë garancie për fitoren e së Majtës pasi historikisht masiviteti përkon me ndërrimin e pushteteve. Për këtë arsye Partia Socialiste kërkon të garantojë se më 28 qershor çdo votues do ta ketë të lehtë të shprehë vullnetin e tij. Kjo u intereson socialistëve, por jo vetëm atyre. Na intereson të gjithëve.

Shqetësimi tjetër i opozitës është manipulimi i mundshëm i zgjedhjeve duke shpërndarë kartat e identitetit në mënyrë selektive. Edhe pse nuk ka ndonjë akuzë konkrete për këtë, nuk është e paimagjinueshme të mendosh se procesi mund të ishte më i shpejtë në disa zona të vendit dhe më i ngadaltë në të tjera, bazuar në mënyrën sesi votojnë zakonisht elektoratet përkatëse. Një skenar tjetër mund të ishte ai kur njëra parti ua blen kuponat e kartave komunave të tëra, dhe ua jep kartat votuesve të këtyre komunave si një dhuratë paraelektorale. Mjafton kaq, që ndershmëria e zgjedhjeve të vihet në diskutim.

Nuk di të them nëse vonesa e pajisjes me karta kur mbeten vetëm dy muaj nga zgjedhjet ndodhi për shkak të paaftësisë së qeverisë për ta mbyllur këtë punë brenda mandatit. Deri para ca kohësh do të betohesha që vonesa i detyrohej mungesës së seriozitetit në punë por tani më bren dyshimi se vonesa është e qëllimshme dhe e menduar mirë. Uroj të jem gabim për sa më lart por kur mendon se nga 331 zyra të pajisjes me karta, 103 prej tyre ende nuk janë vënë në funksionim të duket se kjo gjendje ka kapërcyer përtej paaftësisë, në territorin e sabotimit.

Procesi i pajisjes me karta identiteti nisi në mes të muajit janar, dhe deri në datën 14 prill Ministria e Brendshme njofton se "Kanë aplikuar deri më tani mbi 500 mijë qytetarë, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306 560 janë dërguar në zyrat e shpërndarjes." Nëse puna e tre muajve të parë do merrej si tregues për ecurinë e dy muajve që mbeten, duket se pajisja me karta e të gjithë votuesve që nuk kanë pasaportë po arrin pikën e pamundësisë matematike. Dhe nëse arrin të besosh se zgjedhjet në Shqipëri po sabotohen për të garantuar pushtetin, trishtohesh për gjendjen e mjerë të lirive qytetare në këtë vend. Megjithëse besoj në mrekullitë, këto janë disa nga arsyet pse unë i qëndroj mendimit se hyrja në NATO, me gjithë të mirat që përfaqëson, nuk garanton kurrfarë lirie.

35 Komente

Paska akoma nga ato qe besojne se zgjedhjet ne Shqiperi mund te behen te lira! Nuk e degjon prijesin kur i ve kanarin ne barazpeshe PKK dhe PD duke fol per ngjitje elektorale nga muri kinez... Zgjedhjet kane mbaru already, dihet se kush ka fitu, keshtu qe shifni punen dhe jeten tuj tani.

Blend,

Ca gjera ne shkrim s'me duken se kane lidhje me koston e kartave: 

Shqetësimi tjetër i opozitës është manipulimi i mundshëm i zgjedhjeve duke shpërndarë kartat e identitetit në mënyrë selektive.

Një skenar tjetër mund të ishte ai kur njëra parti ua blen kuponat e kartave komunave të tëra, dhe ua jep kartat votuesve të këtyre komunave si një dhuratë paraelektorale. Mjafton kaq, që ndershmëria e zgjedhjeve të vihet në diskutim.

Keto te dyja me siper jane ceshtje me vete nga ceshtja e kostos. Shperndarja mund te behet selektive si me leke, ashtu edhe pa leke. Qe nje parti mund ti bleje kartat per njerezit e vet eshte ceshtje me vete. Edhe problemi i efektivitetit te shperndarjes se kartave deri tani ka pak ose aspak lidhje me koston.

Penar, eshte e vertete qe ka ca gjera ne shkrim qe nuk kane lidhje direkte me koston e kartes - por nuk jane aq larg. Shperndarja selektive e kartes vertet mund te kryehet edhe nese karta do te ishte falas. Mjafton pak paaftesi e volitur.

Blerja e kartave per elektoratin ka lidhje me koston. Efikasiteti apo (mungesa e tij) ne shperndarje gjithashtu eshte nje ceshtje tjeter. Por te gjitha keto duket sikur cojne ne nje rezultat te vetem. Zgjedhje te kontestuara me 28 qershor. Kjo duhet te na shqetesoje shume.

Blend,

nese flet per ate 12 % qe ke permende dje , nuk je bindes. Nese  nje force opozitare thote SOT qe ka problem me kartat, atehere kur dha konsensusin per kete pune ne kalimin e ligjit ne parlament duhet te ishte me e qarte dhe per kete punen e te varferve qe nuk paguajne dot.

Pra sapo hyri ligji ne fuqi te pohonte dhe te kerkonte : kartat falas. Se ma do mendja qe njerezit jane te varfer dhe pa breke ne bythe, nuk u konstatua javen qe shkoi as dhe muajin qe shkoi. Kane nje vit qe po bredhin per te pare Shqiperine tjeter.

 

Në një shkrim tjetër këtu tek Peshku thuhej se në 50% të zyrave të aplikimit nuk ishte bërë asnjë kërkesë për dokumentin. Dy janë gjërat: O në këto zona janë të gjithë që po vdesin për bukë dhe s'kanë pare për të paguar dokumentin, ose nga ata 1milion persona (që plotësokan kushtim matematik të pamundësisë së paisjes me dokument nga qeveria) që nuk kanë pashaporta, as nuk ju bije ndërmënd për dokument... dhe kur nuk ju bije ndërmënd për dokumente, imagjinoni se sa ju bëhet votë për Salë e për Ramë. KJO duhet të shqetësojë politikën... INDIFERENCA.

DY PYETJE:

A nuk mundet Rama tu beje thirrje votuesve te tij Te pajisen sa me shpejt me dokumentat votues pasi fitorja e partise se tij eshte ne rrezik(ne vend te bojkotimit veresie)?

A nuk mundet Rama te identifikoje me emer e mbiemer nje person / familje qe ka deshire per te votuar por ekonomikisht nuk mundet te pajiset me dokument identifikimi (ne vend te perallitjeve pergjithsuese)

 

Retorika e Opozitës sigurisht që përmban edhe interesin e saj elektoral, por kjo nuk e zhvelftëson argumentin e tyre se kartat duhet të jenë falas.

Blendo, keta jane qe te gjithe "suspects" ne kete mesele. Qe kartat do kishin nje cmim kete e ka ditur Rama qe ne momentin kur kembenguli per ta kthyer ne te vetmin dokument te vlefshem votimi. Nderkohe te gjithe dokumentet e tjere te identifikimit jane skualifikuar si te vlefshme po me kembenguljen e Rames. Kriza e zgjedhjeve lokale te 2007 eshte ende e fresket. Nderkohe nuk duhet harruar se te dy palet jane ne pushtet, njera ne pushtet qendror dhe tjetra ne pushtet lokal, njesoj pergjegjese per administrimin e votes dhe dokumentacionit perkates. Ndersa mund te diskutohet per vlefshmerine e argumentit, pergjegjesia u takon te gjitha paleve.

Por ndoshta do ishte me mire te flisnim per ate "Karten Sociale" qe ka propozuar Rama, sesa per keto kartat e identifikimit. Ju qe jeni ne Shqiperi mund te jepni me shume informacion per to, sepse shkrimi qe solli Llukani e prek vetem perciptazi kete teme. Si do financohen? Si do seleksionohen e verifikohen? Ku dryshojne nga sistemi i tanishem i sigurimeve shoqerore? Keto me duket jane tema me me interes, sesa te ushqyerit e sherreve politike pa buke.

Sipas veprimeve dhe propogandes duket qe keto karta po behen vetem per demokratet, sikur i gjithe elektorati demokrat eshte i pasur dhe kane mundesi me i paguar keto karta.Kjo eshte absurde,ne fakt z Rama as qe

i shkon ndemend per varferine ,te gjitha keto lot krokodili i ka fallco..Ky

po te ishte aq i ndjeshem ndaj varferise , ka 9 vjet qe drejton bashkine e Tiranes e nu ka nxjere asgje me krye,qe ta ule varferine e kryeqytetit.Nese

eshte vertet i ndjeshem ndaj varferise pse nuk u a jep falas vetem simpatizanteve te PS per Tiranen dhe ti mbuloje shpenzimet e kartave per keto fukarej nga buxheti i bashkise.

Tu beje vetem nje here thirrje shkoni e aplikoni atyre qe kane lek.

 

Pse i Rames eshte buxheti i bashkise se Tiranes qe ta perdori per karta falas per mbeshtetesit e PS-se? Mos kujtoni se ana tjeter e monedhes eshte qe PD-se ii perket buxheti i shtetit qe ta perdori per karta falas per mbeshtetesit e saj? 

Budallalleku s'paska kufij ne kohe zgjedhjesh.

Caka tha dhe nje gje tjeter sot. Ai tha se karta eshte nje sherbim qe qeveria ja jep qytetarit, sepse karta nuk do t'i sherbeje vetem per votime, por edhe qe individi te identifikohet. Ceka tha gjithashtu se eshte teper hipokrite, kur njerez si Rama apo PS-ja qe sipas tij eshte partia me e pasur ne Shqiperi, te dale e te ankohet se u dhimsen njerezit qe s'blejne dot karten.

Ceka tha se Shqiperia nuk eshte ne komunizem, qe sherbimet te merren falas, dhe ketu ka te drejte, sepse ne asnje vend te zhvilluar, karta nuk eshte falas. Madje ne asnje vend nuk ka ulje çmimi per karten, apo rimbursim !

NE Shqiperi, qeveria ka bere ulje te ndjeshme te çmimit, aq saqe çmimi eshte bere qesharak per pencionistet dhe per te studentet (2 mije ke te vjetra); Falas per te disa kategori te tjera ...

Nuk e kuptoj se sa njerez do te dynden per kartat neser, nese ato behen nga 200 Lek ne 0 lek ...

Ceka tha gjithashtu se eshte teper hipokrite, kur njerez si Rama apo PS-ja qe sipas tij eshte partia me e pasur ne Shqiperi

Ceka eshte zv. Kryetar i Kuvendit keshtu qe nese ka ndonje te dhene le te perdori te gjitha levat e pushtetit qe te zhduki keqperdorimet. Nese jo le te mos behet si grate e lagjes qe kane vetem llafe.

Shkruhet "e pacenueshme", jo "e pacënueshme".

Genjeshtra me vule G99-te.

Shtresat ne nevoje jane subvecionuar nga qeveria, te tjeret qe kane mundesite te paguajne karten.

Asnje shtetas nuk do te mbetet pa votuar nese nuk ka mundesi per te blere karten. Te tjeret parate nje per nje se eshte sherbim qe ofrohet dhe normalisht paguhet.

Ky zotnia qe e ka shkruajtur kete sa e ka rrogen? Edhe ky do karte falas?

Pse Rama dhe sufleri i tij Veliaj nuk bejne nje liste me shtetasit qe nuk kane mundesi te blejne karten? Nuk munden pasi dalin genjeshtar. Shtresat ne nevoje, pensionistet dhe studentet perfitojne nga skema e qeverise, atehere kush ngeli qe nuk ka mundesi per te blere karten?

Mendoj se karten duhet ta paguaj cdo kush, se ndryshe i bie vlera qe ka, per ate pjes qe nuk eshte e mbrojtur nga passaporta. Ne humbje te kartes, si dhe ne europe po jo vetem te kartes se identitetit po te gjitha llojet e kartave, bankomat, studentore, burses, menzes, rezidences... paguhen. Dmth ne momentin e dyte nese do kete te pakujdesshem mund te beheshin keto listat e veteraneve studenteve, pensionistave... etj te kategorise dhe tja u jepnin falas ose kundrejt nje minimumi (dmth kosto e kartes)!

Degjova dhe g99 kur nje nga kriteret e "fushates" ishte se do i bejm studentat qe mos jen shtresa e varfer... Un nuk di vallai ndonje rast duke "bredh" dhe gjysmen e europes qe studentat te jen te pasur dhe ska pse te jen dhe eshte e natyrshme te jet e till...! Ndryshe puna po te duan te hapin vende pune per studentat...

Nga "ne" eshte nje shprehje: Studentat kan 5 S-e... vale a dire smiley...

I Studenti Sono Sempre Senza Soldi !!!!

Pse Rama..... blah blah blah, Pse Berisha ....blah blah blah

Sepse ky eshte nje konflikt koti fare. Eshte nje konflik per te thene se ne shqiperi ka demorkaci. Ja opozita po zihet me poziten.  Edhe per ta patur si gur/sebeb nese ndonjera pale  nuk e mban fjalen e dhene te ndarjes se pushteteve dhe fitimeve qre vine nga ata, dhe ky sherri i bishtit te dhelpres nese e lagu apo jo kur kaloj lumin e kartave te identitetit do te jete sebebi per kyengritjen e 2009 si ajo e 97.

Tjeter eshte idiotsi. 1200 leke ( edhe te reja fringo sikur  te jene) eshte nje shume koti fare.

Ndryshe nxirni nje familje shqiptare qe nuk ka te ardhura te paguaj nje karte identiteti per 1200 leke ( edhe te reja fringo fare te jene) Dhe keto karta nuk jane vetem per votime por edhe per indentifiklim keshtu qe ideja se nuk ja vlen te paguash 1200 leke te reja frigo per te votuar prape nuk qendron.

Nga ana tjeter valle kaq keq eshte qeveriu sa te krijoj nje sher te tille per me pak se 2 vetura luksose per cdo ministri nga ato qe kane mare ministrat  e qeveriut Berisha ( 1200 leke nje karte x 500000 votues baraz 600 miljon leke ose baraz 20 vetura te shtrenjta ose nga 2 per cdo ministri)

Por puna qendron se duhet  nje ger mer dhe ger meri kete rast u gjet 600 milijon leke te reja fringo fare

  

Une nuk do ta shikoja me kete kendveshtrim.

Mendoj se ne shqiperi akoma besohet se ai qe ngre zerin me lart , ka te drejte .

Kjo cjerje e rames per kartat eshte nje baras peshe kundrejt komisionit hetimor per lejet e ndertimit .

Tjetra eshte se me kete menyre i ul vleren kesaj "vepre" te qeverise berisha por ne fakt ai po ul shume veten e tij sidomos ne syte e elektoratit socialist .

 

 

Qe bohet lufte per mustaqet e Sheros kete se kam vu ndonjehere ne dyshim tek politika Shqiptare se njilloj jane te dy palet, por nji keshille Ramen qe ti bej thirrje popullit te aplikoje per karta, ato qe duan ta marrin por nuk munden ti drejtohen organeve te partis socialiste ne rrethe, dhe e fundit ti japi premtimin votuesve Shqipetare se kur te vij ne pushtet te beje rimbursimin financiar te kartave.

Kartat nuk jane vetem per votime - por jane te domosdoshme per te votuar.

Pa karte nuk voton dot!

Pas votimeve le ta bejne 120,000 karta po te duan. Por para votimeve te vesh pengesa financiare midis qytetarit dhe shprehjes se vullnetit te tij eshte nje turp i vertete.

Pengese finaciare? 1200 leke fringo te reja qenka pengese finaciare. Per ke eshte pengese as me thua? Me thuaj ndonje familje qe nuk ka 1200 leke te reja per nje pagese te tille. 

Ne qofe kjo e vertete atehere kot qe flasim qe nuk jemi si Somalia. Somalezet edhe ata me varferit ( jo ata qe meren me pirateri si shqiptaret me droge e femra por ata me te varferit mund te paguajne  12 dollare), shqiptaret qe nuk meren me pirateri ( droge e femra ) nuk paskan mundesi per $12????? Pak e pabesushme kjo kur mendon se nuk jemi si Somalia, bile jemi shume shume shume me mire se Somalia. Aq mire sa emigrante po kthehen ne shqiperi po ikin nga Amerika e Franca e Italia e po kthehen ne Shqiperi se eshte me mire. 

$12 s'paska njeriu te paguaj per te provuar identitetin e tij jo vetem ne zgjedhje por per tere jeten??????

Kjo s'me besohet

Ashtu si nuk me besohet se shteti shqiptar qe harxhon miljarda per vetura lluksose te ministratve dhe dashnoreve e tyre nuk paska 600 mijon leke te reja fringo  e ta mbylle kete debat.

Edhe kjo sme besohet

Ajo qe me besohet eshte fasada e sherit per te mbuluar vllazerimet e ndarjes se fitimeve dhe mbajtjen e kesaj ceshtjeje si shpaten e Demokleut mbi koken e atyre qe mund te guxojne te  prishin kontratat mafioze te ndarjes se fitimeve dhe pushtetit qe vjen nga keto fitime.

kur ke qene student ne amerike e ke blere karten e studentit apo ta kane dhene falas?

 "Kanë aplikuar deri më tani mbi 500 mijë qytetarë, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306 560 janë dërguar në zyrat e shpërndarjes."

Problemi qendron ketu Bledi. Nje shumice e madhe e kesaj shifre jane njerez qe kane pashaporte dhe nuk e kane te domosdoshme karten per votime. Nese te mbahet mende pati nje fluks te madhe njerezish ne javet e para sepse menduan se nuk mund te votoje pa pate karten. Me keqe akoma fjalet ishin se te duhej edhe per te udhetuar jashte shtetit. Vetem pasi kaluan 2-3 jave doli vendimi qe karta eshte e domosdoshme vetem per ata qe nuk kane pashaporte.

Pra me nje fjale ajo shumica dermuse e njerezve pa pashaporta serisht mbetet pa aplikuar per leternjoftimet. Nuk eshte vetem kostua financiare ketu problem, por jane standartet e kerkuara per zgjedhjet. Nese shume njerez do te dalin diten e votimeve pa patur mundesi te votojne kjo gje do te vihet re nga vezhguesit nderkombetare, ose ne rastin me te keqe mund te krijoje incidente!

Dua karten e identitetit falas. Dua vendin e punes te siguruar nga shteti. Dua nje shpi falas te garantuar nga shteti. Dua te studioj ne universitetet me te mira falas. Fjalet kyçe jane gjithmone shteti, falas, e drejta e qytetarit.  Tipik mentalitet majtist.

Ekziston vetem e drejta e qytetarit, asnjehere detyrimet.

Tani Edi Rama ne mungese te argumenteve dhe pseudoskandaleve shpik nje problem, i cili ne fakt nuk eshte i tille. Strategji per te terhequr vemendjen nga falimentimet ne administrimin e Tiranes, nga percarja e krijuar ne Partine Socialiste si dhe per te krijuar nje justifikim per humbjen e mundshme.

Politika dhe politikanet mjerane shqipetar te ketyre 18 viteve te tranzicionit post diktatorial i kane shume borxhe ketij populli, dhe keto borxhe duhen vite per ti shlyer. Por le te fillojne nga me te thjeshtat. Kane qene interesat polike ta castit dhe loja me tjetersimin e votave ajo qe i ka shtyre politikanet tane per ti vonuar ne kohe dhenjen e kartave te identitetit. E nderkohe per rreth 15 vite me rradhe cdo shqiptar mesatarisht ka marre 2 certifikata ne vit x 15 vite = 30 certifikata x 100 leke = 3000 leke (te reja) ose sa trefishi i kesaj karte. Pra minimalisht cdo shqiptar per fajin e ketyre muterve e ka paguar 3 here karten e identitetit. Nga ana tjeter dhenja falas nuk eshte falas pasi qeveria leket nuk i ka te babes apo te njerkes. Ato jane paret tona qe qeveria na i ka marre ne formen e detyrimeve fiskale.    

Aman sa po e tjerrin kete çeshtjen e "Takses se Votes", po e bejne Roman me 7 Vellime !

A thua valle se Shqiptaret s'paskan 10 euro per te blere nje karte ? Ne Shqiperi s'ka ngelur kembe Shqiptari pa patur (minimumi) 1 celular ... edhe kepucaret dhe llustraxhinjte, dhe ata qe punojne fshese, kane celular ... 1 karte telefoni e marrin ne muaj ... Nese i ka ardhur ne maj te hundes nga qeveria, e bejne kabull nje karte celulari, per te marre karten e votimit dhe per te votuar !

Keta qe po merren kaq shume me nje dabat kaq kot e kaq kunderproduktiv, siduket s'kane gje tjeter per te servirur si kauze per zgjedhjet, dhe u ka ngelur vetem te merren me gjoja "taksen e votes". Nuk i mjafton Gerdeci, Fazlliç, Trebicka, Balliu, Mediu etj ketyre, kane material per t'u marre me llafe per 2 vjet me rradhe ! Por jo, duheshin dhe kartat tani !

Kurse per njerezit asnje gje ! asnje premtim konkret, asnje alternative, asnje zgjidhje per krizen, per papunesine, per varferine etj etj

Komenti i pare eshte per Blendin.

Blendi, do te rrespektoja shume me teper nese nuk hiqesh me si i pavarur neper televizione e internet, pasi je shume qartas i pozicionuar ne te majten (biles shpesh deri ne ekstrem, vetem se i maskuar nen titullin i pavarur.)

Persa i perket argumentit tend per kartat, ti e di shume mire edhe vete qe nuk ke argument dhe jane fjale ne ajer. Duke qene se ke jetuar ne Amerike, ti e di shume mire qe edhe ne Amerike duhet te votosh me nje karte identiteti; cfare do qofte ajo. Dhe cfare do lloj karte identiteti ka nje cmimi. Nuk ka asnje karte identiteti qe eshte pa leke: patenta, ID card, passaporta, certificata, etj. etj. etj. Pra, nuk e kuptoj se ku e mer guximin qe te shkruash pa fund per gjera per te cilat ti i di shume me mire se per ate audience qe ti shkruan qe nuk jane ashtu sic shkruan.

Pra, nese VOTA eshte nje e Drejte, karta eshte nje Privilegj dhe nje Sherbim per te cilin paguan ne cdo vend te botes (Minus vendet komuniste.)

Ndersa kur flitet per koston, eshte nej argument tjeter qesharak. Sikur thjesht burrat shqiptar mos te luajne LOTTO nje fundjave, i kane parate e kartes, lere me po ti futemi ne analiza me te detajuara ekonomike qe kete argument e rrenon fare.

Une jam i bindur qe Rama po nderton alibine brenda partise qe te mbijetoje si kryetar pas humbjes se 28 Qershorit, por keta qe ndjekin nga mbrapa cfare alibije po ndertojne?

E di qe na kini care ... me kete histori. Po si s'keni turp nje tufe me burra qe vazhdoni me kete hipokrizine e "kartave falas".

To benit me mire qe te ofroni nje alternative te sakte e jo te merreni me kete histori idiote

E vetmja pozitive eshte qe shumica e komenteve me lart tregojne te njejten gje. Qe "Rama, Veliaj, Blendi, etj" nuk kane asnje alternative e kapen pas kesaj historie idiote.

Eee, ka nje zgjidhje ne fakt, parlamenti le te mblidhet e te ndryshoje ligjin e zgjedhjeve so that njerezit te mund te votojne dhe me certifikata. Kete nisme le ta ndermarri PS meqe kerkoi para ca kohesh te votohej vetem me pasaporte e ID. Keshtu. Te zyrat e gjendjes civile (nja 600 duhet te jene gjithsej ne gjithe republiken) dy partite kryesore te kene nga nje perfaqesues te vetin per keto 2 muaj qe kane ngel, qe te mos dyshojne se po ju vjedhin certifikatat. Dhe qe ta perfundoj me gjuhen time letrare, mos te na cajne me t****n.

Po si tja bejne njerzit e shkrete , se per te mare nje certifikate duhet te paguash 500 lek te vjetra per nje pulle  me duket , por qe te maresh pullen 500 lekshe , duhet te paguash taksat e bashkise , qe variojne nga 20 mije deri ne 200 mije lek te vjetra . 

Dhe mbas 6 muajsh kjo certifikate eshte e pa vlefshme .

 

Kodi elektoral duhet te vendoste qe ne fillim sa me shume mjete identifikimi te mundshme. Jo vetem pasaporta dhe Leternjoftim, por edhe patente etj.

Nderkaq, njeri qe ka qene kush e di se ne cfare gjendje shpirterore qe e ka bere te jete i sinqerte pas kaq kohesh, ka thene dicka qe ja vlen me siper: Pse u kujtua Rama dhe Veliaj tani per te varferit qe sipas tyre nuk paskan edhe dymije leke te vjetra te blejne kartat?

Pse nuk u mendua qe ne kohen e hartimit te kodit zgjedhor per kete? Valle atehere nuk e kishin ditur varferine keta te "takses se votes"?

Kjo s`eshte gje tjeter vetem nje dicka me shume per te mbeshtetur ate qe ka dite qe themi, kjo eshte alibi e Rames per humbjen e zgjedhjeve qe e pret.

 Habitem se pse flitet vetem per çmimin e kartes se identitetit qe eshte çmim i pranueshem per shumicen e popullates , dhe nuk flitet per taksat e bashkise apo komunes qe ia kalojne disa here çmimit te kartes. Mua me duket se eshte ashtu siç thote Toko ketu. Nje fallsitet i paskrupullt, per te mbuluar vjedhjet qe mblidhen nga taksat, dhe te mos harrojme se kete vit ne Shqiperi po mblidheshin 3-4 here me shum taksa se viti i kaluar, nje pjese e se ciles shkonte per zgjedhjet.

Ketu u fol se mesatarja vjetore qe qytetaret merrnin çertifikata i binte 2 ne vit, (biles dhe ne nje artikull e hasa kete fakt jo te vertete), nderkoh qe e verteta eshte krejt ndryshe. Vetem ata qe mirrnin asistence, duhej te mirrnin minimumi 4 çertifikata ne vit, disa çdo muaj. Emigrantet çdo vit qe shkojne jane te zene me çertifikata, dokumente, pra qe marrin nga nje per person (1-2-3-4-5 etj, çertifikata sipas numrit te familjarve jashte), plus çertifikate familjare. Ata qe blejne telefon, hapin numer duhet patjeter me çertifikat, ata qe fillojne pune, hapin llogari ne banke, lindje-vdekje, etjera etjera, dhe numri i çertifikatave i bie 3-4 per person ne vit. Jane rreth 4 milion shqiptare (se bashku me emigrantet) nga 3 çertifikata minimumi ne vit, i thone 5 milion euro ne vit qe mblidhen nga ky sherbim, megjithse te dhenat e agjensive financiare te huaja e çmojne aty tek 6,5-9 milion euro ne vit, akumulimin nga sherbimi i çertifikatave. Per rreth 12 vjet, mini-bashkite dhe komunat, kane akumuluar rreth 100 milion euro vetem nga çertifikatat. Mirpo viti 2009 po paraqitet me interesanti per bashkite, mini-bashkite dhe komunat mbasi nga taksa e pastrimit po perfitohet rreth 50-100 euro per person te rritur. Jane rreth 3 milion te rritur, mbi 18-20 vjeç, here 50 euro minimumi = 150 milion minimumi euro vetem nga taksat e pastrimit qe mblidhen kete vit. Habitem se pse nuk flitet per kete problem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).