Drogë dhe 'reiv party' në papafingo

Seks, drogë dhe 'reiv party'! Atyre që quheshin "hipi" vite e vite më parë në Amerike, u janë dashur disa porcione hashashi dhe tinguj muzike, por edhe shpirti i "tabuthyesve" që, me mënyrën e tyre të jetesës në grup të zbarkojnë edhe në Tiranë. Skuadra e Antidrogës e Policisë së Tiranës duket se ka zbuluar një bazë të tillë në papafingon e katit të tretë të një ndërtese përballë 'Foto Skënderbeu', në sheshin "Avni Rustemi". Policia ka gjetur rreth 20 djem dhe vajza të "bërë dru" nga muzika, hashashi e alkooli. Ndërsa ka gjetur 50 qeska hashashi të boshatisura, ka sekuestruar 136.2 gramë nga kjo bimë narkotike si edhe 6.4 gramë kokainë. Veç drogës mësohet se janë gjetur edhe viagra dhe kondom, që shton dyshimet se veç "mallit" dhe muzikës, grupi i hipive tiranas ushtronte dhe orgji. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës. Sipas të njëjtave burime, Antidroga ka arrestuar Ivi Begon, personin që kishte çelësat e papafingos, si edhe tre persona të tjerë; Gledi Mirkrezi e Denis Lekbello nga Tirana dhe Ardian Tati, nga Durrësi, të cilët akuzohen si furnitorët e "grupit të hipive" me drogë. Policia e kodoi "Mesnata" operacionin e mesnatës duke u gdhirë e diela dhe që çoi në rajon të 20 të rinjtë, hipitë e vitit 2009, dhe që e kishin kthyer këtë fundjavë të njëjtë me ata që u quajtën "revolucionarët" e Amerikës në vitet '50-'60.

Festa
Bego kishte çelësat e papafingos. Kishte vendosur aty dy frigoriferë, një banak të vogël, disa tavolina dhe 2-3 shtretër. Policia ka deklaruar se Bego nuk kishte licencë për kryerjen e ndonjë aktiviteti si lokal, dhe ambienti përdorej për takimet e këtyre të rinjve, të cilët qëndronin me orë të tëra duke përhumbur nën avujt e alkoolit apo tymin e hashashit. Sipas policisë, nuk përjashtohet edhe mundësia e përdorimit të drogave të rënda. Gjatë ndërhyrjes oficerët e Antidrogës gjetën rreth 6.4 gramë pluhur kokaine, e cila ishte hedhur në tokë nga të rinjtë të kapur në befasi. Shumica e të rinjve vinin me "mallin" me vete, por edhe ata që nuk kishin gjetur, mundeshin ta siguronin aty falë shpërndarësve. Durrsaku Tati, i ndaluar edhe herë të tjera për drogë, mësohet se ishte një nga furnitorët kryesorë të saj. Veç 50 qeskave të boshatisura të hashashit, Tatit iu sekuestruan edhe 72.6 gramë të tjera. Pasi kanë boshatisur xhepat e gjithkujt që ndodhej në "reiv party", oficerët kanë grumbulluar në total 136.2 gramë hashash.

Policia
Kanë qenë banorë të lagjes ata, që të alarmuar kanë sinjalizuar policinë. Banorët iu trembeshin vizitorëve të çuditshëm që shkonin në papafingon e ndërtesës, e cila në dy katet e para kryente një aktivitet mjaft të rregullt. Oficerët e Antidrogës kanë ndjekur për gati dy ditë hyrje-daljet në katin e tretë të godinës. Kur kanë ndërhyrë, oficerët kanë mbetur të shtangur nga moria e personave që ndodheshin në këtë bazë të konsumit të lëndëve narkotike. "Na ka ndodhur shpesh në Tiranë të kapim në flagrancë grupe të rinjsh që tymosin hashash, por asnjëherë nuk kemi gjetur një organizim të tillë, me alkool e muzikë në sfond, tavolina të rregullta me karrige, si edhe shtretër për ata që do të kalonin në ekstazë apo çiftet që do u ndizej dëshira për seks", - ka thënë një prej oficerëve të policisë, i cili nuk ka preferuar të prononcohej me emër.

13 Komente

si lane rehat njerzit!

Kane gjetur edhe viagra edhe condom  pupupupupup edh orgji  obobobobobobob , te degjenerumit shi ca gjerash bejne

Leje se skane pas license

ku shhkojme ato me kondon konrabande, PArty pa paguar TVSH

 

 

Orgji pa kamere, qe te regjistrohen si tek Pango.

 

 

 

Ka cdo gje kufizime.

 

 

smiley))))))))))))))))))

Kush eshte kuptimi shqip i fjales orgji..(ju lutem mos me lini te vdes injorant)

Lerini mo te rinjte te bejne qejfin e tyre. smiley

Ca gjeme per moralistet e thekur shqipo.

 

Oficeret e Antidroges kane ndjekur per gati dy dite hyrje-daljet ne katin e trete te godines. Kur kane nderhyre, oficeret kane mbetur te shtangur nga moria e personave qe ndosheshin ne kete baze te konsumit te lendeve narkotike.

?????????????? Pse u shtangen, a nuk i pane te hynin? Mos kishin ndonje piste helikopteri ne cati, nga e cila erdhen keta persona?

Me duket se ne Kine i pushkatojne keta lloj...Dhe ua bejne mire. Kur perfytyroj se mund te me joshin femijen e te ma zhysin gradualisht ne keto kanale ujerash te zeza, rrenqethem.

Nje vrases edhe e fal dhe e shfajsoj, pune nervash ajo qe ben.

Por nje drogaxhi dhe nje perdhunues, kurre.

Hajde hajde, te ta vrasin femijen, e fal vrasesin ti ee? po te edukosh femijen tend qe mos futet ne kanalet e ujerave te zeza se ben dot? Me fal po perdhunuesi cili nga keta 20 te rinjte ishte? mos ishte ajo goca qe 'kalonte ne ekstaze' ne krevat?

Hapini mo njerez syte, keto lloj gjerash ndodhin rendom neper qytet student e godina te pabraktisura. Le qe ca te keqe ka te bosh iher ne kaq kohe bar edhe 'aktin e turpshem te bashkimit midis dy (ose tre smiley) njerezve'!

 

The Drill,

Dmth ju s'jeni ne gjendje te dalloni syte e ndezur te kalamanit? C'fokusimi vizual? S'pyesni veten se ku e keni kalamanin ne 3h te mengjesit, 4h te mengjesit,...? S'jeni ne gjendje te gjeni paqe shpirterore ne faktin qe ju si prind keni informuar femijen per rreziqet shendetesore te perdorimit te droges, semundjeve seksualisht te transmetueshme nga ndryshimi i partnereve,... (apo temat e edukates seksuale i evitoni ne familje pasi s'doni "te nxirrni dore kalamanin e pafajshem&quotsmiley? Fakti qe i keni gjetur femijes hobby me te cilat ai kalon kohen e lire?

Pra i bie qe femijen s'vjen te ta marr kush tek dera e shtepise por je ti si prind, ose me mire mungesa e prinderimit,  qe e shpien tek dera e shtepise. Te rinjte e sotem jane ne nje kontrast ekstrem me vlerat qe marrin ne familje dhe ato ne shoqeri. Faji eshte i prinderve qe kane krijuar nje distance vlerash te pakapercyeshme me femijet, duke i pasur totalisht jashte kontrollit.

Qe bodrumet e zbrazeta dhe prapafingot e pallateve te tiranes jane perdorur nga adoleshentet per te tymos bar apo per tu damllos ne miell, kete e dime te gjithe se syte ne balle i kemi.

Policia ben mire qe nderhyn.

Po kjo ama se shpeton fare shkrimin nga te qenit pacavure 24 karatshe.

Menyra me e poshter per tju qasur problemit. Gazete qelpsire !

enea.

Nuk e din kuptimin e fjales orgji?

Po habitem, mbase nuk te kujtohen kongreset e partis se punes.

Therriste Enver Hoxha, o burra orgji, fillonte padia, spiunlleku, futja shokut shokut sa me fort, 25, 30 35, vjet burg, ata me te orgjizum, me pushkatim.

Besoj se e kuptove se ç'fare eshte "orgjia".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).