“Dorëzohet” Vlora, TEC-i dhe “Petrolifera” fillojnë punë

Katër vjet më parë, më 6 maj 2005, kryeministri Sali Berisha u premtoi vlonjatëve dhe ambientalistëve, se në Vlorë nuk do të kishte TEC, por dje e në vazhdim punëtorët shqiptarë, italianë e turq po i japin dorën e fundit këtij TEC-i, që pritet t’i emetojë tymrat e parë pikërisht gjatë këtij sezoni turistik.

Thuajse në të njëjtën kohë, në Vlorë pritet të fillojë punë edhe “Petrolifera”, objekti tjetër i kundërshtuar nga qytetarët dhe që u ndërtua me gjithë kundërshtimin. Vetë Vlora duket se e ka pranuar tashmë fatin. Në zyrat me xhama të thyer të Aleancës Qytetare lexohet qartë tabela “Mbyllur”, ndërsa në rrugë vlonjatët thonë se janë të pafuqishëm për të ndaluar fillimin e punës të dy projekteve, që sipas abientalistëve rrezikojnë seriozisht mjedisin dhe turizmin e Vlorës.

“Do të bëhet ajo që do Berisha, ne nuk e duam, por ajo do të bëhet”, na thotë një fotograf, ndërsa pret klientë pranë monumentit që shënon ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Vlora duket se po pret në heshtje fillimin e punës në dy projektet e mëdha industriale dhe nga lartësitë e saj tashmë mund të shquhen turbinat dhe njëkohësisht edhe oxhaku i TEC-it. Drejtori i përgjithshëm i KESH-it, (Korporatës Energjetike Shqiptare) Gjergj Bojaxhi, thotë për “Korrierin”, se turbina e TEC-it pritet të fillojnë punë në fund të qershorit, ndërsa drejtori i përgjithshëm i “Petroliferës”, Gazmend Shalsi, tha se kjo e fundit do të fillonte punë që në fund të muajit maj.

Të dy projektet, bashkë me atë të tubacionit të naftës “Ambo”, janë kundërshtuar ashpër nga aktivistë të mbrojtjes së mjedisit dhe qytetarë të Vlorës, që pretendojnë se të dy do të dëmtojnë, madje kanë dëmtuar tashmë mjedisin e Gjirit të Vlorës dhe rrezikojnë seriozisht ekosistemin e këtij gjiri. Por dy ditë më parë, ndërsa punëtorët e TEC-it dhe ata të “Petroliferës” punonin në projektet që tashmë dallohen qartë dhe kanë marrë formën përfundimtare, askush nuk ishte aty për të protestuar.

“Quajeni dorëzim po të doni, unë e quaj zmbrapsje të përkohshme të lëvizjes. Ishte një ndeshje krejt e pabarabartë: nga njëra anë kompani multimilionere, Banka Botërore, qeveritarë e bashkiakë servilë ose të korruptuar, me një sistem të dhunshëm policor, siç e treguan disa herë vjet nga janari në prill - nga ana tjetër një ndërgjegje qytetare në fillesat e vetëdijesimit, me organizim dhe kontribute spontane, me parimin e vullnetarizmit, pa asnjë financim nga jashtë, shpesh edhe me përçarje të brendshme”, thotë Ardian Klosi, një nga aktivistët kundër ndërtimeve të kësaj natyre në gjirin e qytetit bregdetar.

Nga ana e tyre, ndërtuesit e këtyre projekteve i kanë mbrojtur ato, duke cilësuar teknologjinë e tyre të përparuar dhe sigurinë të lartë për të vënë në rrezik mjedisin. Në një intervistë të hershme për mediat, zoti Shalsi cilësonte ngritjen e “Petroliferës” mjaft pozitive, duke thënë se përkundër asaj që thuhej, ajo do të neutralizonte rrezikun që vinte nga shkarkimi i naftës jashtë çdo garancie teknike në vende si porti aktual i qytetit. “Petrolifera”, që ndërtohet në një pjesë të zonës së bregdetit të zënë më parë nga Fabrika e Sodës Kaustike, do të shërbejë si port shkarkimi dhe depozitimi të naftës dhe gazit. Ndërtuesit e saj thonë se ajo nuk do të prodhojë ndotje, por qoftë kjo qoftë pretendimi i ambientalistëve dhe frika e vlonjatëve mbeten ende në nivel hipotetik. Ambientalistët janë të sigurt se aty ka naftë, ndotja është e pashmangshme, dhe ata e argumentojnë këtë me vende të ngjashme ku bëhet e njëjta procedurë e ngarkimit dhe e shkarkimit të naftës apo nënprodukteve të saj dhe sipas tyre, rrjedhja është e pashmangshme dhe për shkak se Gjiri i Vlorës është i mbyllur, ndotja e tij do të jetë e dukshme.

Lavdosh Feruni, i kontaktuar me telefon nga gazeta, thotë se tashmë lëvizja ambientaliste do të vëzhgojë dhe ndjekë me imtësi punën në të dy këto objekte. “Ajo që do të bëjmë, është të masim parametrat e ndotjes dhe t’i krahasojmë me atë që është premtuar. Nëse ndotja do të jetë më e lartë, atëherë do të protestojmë për të ndaluar punën e këtyre objekteve”, thotë ai. Kontroll do të ushtrohet sipas tij edhe për naftën që do të përdoret në TEC.

Feruni gjithashtu paralajmëron, se energjia e prodhuar nga TEC-i do të ketë kosto shumë më të lartë, për shkak të çmimit të lëvizshëm të naftës dhe se TEC-i rrezikon të dalë me humbje. “Ne do ta ndjekim me vëmendje dhe në rast se kjo rezulton e vërtetë, atëherë do të kërkojmë mbylljen e TEC-it”, thotë Feruni. Ai dhe të tjerë kundërshtarë të projekteve thonë se vendi ku është ngritur TEC-i ishte një zonë arkeologjike dhe përkundër rregullave, institucionet që duhej të kontrollonin në vazhdimësi punën gjatë ndërtimit të TEC-it dhe të bllokonin atë nëse do të hasej në objekte arkeologjike, nuk e kanë kryer detyrën e tyre. “Gjithçka është lënë në dorë të firmës së ndërtimit dhe askush nuk mund të thotë nëse janë gjetur apo jo objekte me vlera arkeologjike në këtë zonë”.

Në fakt, rruga që të çon për tek TEC-i e që kalon përmes Pyllit të Sodës, është thuajse e shkretë dhe peizazhi apo edhe fama e pyllit nuk është se janë joshëse. Pak më tutje, ngrehinat e rrënuara të ish-Fabrikës së Sodës duken e bëjnë pamjen edhe më të rëndë dhe deri më sot askush nuk ka menduar për ta pastruar këtë pjesë të qytetit prej tyre. “Petrolifera” fillon pikërisht këtu, por zë vetëm një pjesë të zonës, që dikur ka qenë e mbushur me mbetje të sodës. Ajo përfshin vetëm pjesën e bregut të detit dhe pamja e depozitave të naftës e gazit me gjithë shkëlqimin e tyre, është në një farë mase dëshpëruese në mes shkretëtirës prej betoni që ka rrënuar këtë pjesë të bregdetit, që përfundimisht nuk mund të quhet më i tillë. TEC-i ndodhet pak metra më tutje. Mes tij dhe “Petroliferës” është Triporti, një port i vogël peshkarexhash, që i bashkëngjitet portit të naftës në ndërtim dhe pjesës ku po shtrohen tubacionet e TEC-it. Të tre objektet zënë një pjesë të madhe të bregut të detit, e ndërsa “Petrolifera” dhe Triporti mbulohen nga ngrehinat e ish-sodës, TEC-i gjendet në një zonë plazhi. Vlonjatët thonë se ajo nuk ka qenë një zonë shumë e frekuentuar, për shkak të rrugës së keqe që të çonte atje dhe namit që kishte Pylli i Sodës pas 1997-ës. Tani mund të thuhet që ajo do të vazhdojë të mbesë e pafrekuentuar. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së plazhit ranorë është zënë nga TEC-i dhe në dukje mund të thuhej që tani se askush nuk do të vijë më për të bërë plazh në këtë zonë. Vetëm oxhaku mjafton për të penguar vizitorët e mundshëm. Katër vjet më parë, kur ne vizituam për herë të parë këtë zonë, menjëherë pas portit të peshkatarëve, ajo ende kishte dukjen e një plazhi të pastër dhe të bukur rëre, pak ditë më parë ajo ishte e rrethuar me tela, tuba të mëdha betoni dhe makineri pune që po i jepnin fund njëherë e mirë plazhit në atë zonë, duke zaptuar një hapësirë aq sa mund të shihet mirë nga syri i njeriut.

Edhe pse bëhet fjalë për investime goxha të mëdha në para, qytetarët e Vlorës ndjehen “të frikësuar” për të mos thënë të dëshpëruar nga ajo që po ndodh pak kilometra nga qyteti i tyre. Frika se pavarësisht premtimit ndotja do të jetë e madhe, i bëri ata që të merrnin pjesë në disa protesta, të zhvilluar në një periudhë kohe që përkon që me hedhjen e ideve për ngritjen e dy objekteve, por edhe fjalët për shtrirjen në këtë zonë të tubacioneve të “Ambos”, që sidoqoftë nuk mundët të ndalonin fillimin e ndërtimeve. Para zgjedhjeve të 2005-ës, kryeministri Berisha, atëherë kreu i opozitës, u premtoi ambientalistëve se do t’i zhvendoste këto projekte nga zona e plazhit. “Unë them të largohemi nga zona turistike. Hajde ta përcaktojmë zonën se ku është e përshtatshme. Tani të gjitha përpjekjet janë përqendruar në një pyll, që nuk mund të jetë asgjë tjetër, veçse një park për fëmijët dhe qytetarët e Vlorës. Ndaj dhe do ta mbyll këtë, duke ju falënderuar edhe një herë dhe duke ju siguruar se zëri juaj do të ketë përparësi të madhe, se mjedisi dhe mbrojtja do të jenë përcaktuese për të gjitha të tjerat. Ky është zotimi ynë”, tha atëherë Berisha. Katër vjet më vonë ai pritet të jetë prezent po ashtu pak kohë para se të zhvillohen zgjedhjet, për të përuruar fillimin e punës në turbinat e TEC-it që ka prekur një pjesë të pyllit dhe i ka hequr Vlorës një copë të madhe plazhi e deti, ndërsa rrezikon të dëmtojë turizmin.

Pas më shumë se 5 vjetësh përpjekje për të ndaluar ndërtimin e këtij TEC-i dhe objekteve të tjera industriale në bregdetin e Vlorës, qyteti dhe ambientalistët duket se i janë dorëzuar fatit dhe vetëm shpresojnë se premtimi i dytë i kryeministrit se ndotja do të jetë e ulët, “sa 500 makina të reja që lëvizin në qytet”, të jetë i vërtetë. E nëse qytetarët e Vlorës dhe ambientalistët “humbën”, industrialistët janë ata që kanë fituar dhe kanë ndërkohë të tjera projekte të gatshme, gjithaq të kundërshtuara, veçse tani jo vetëm në Vlorë, por pothuajse në të gjithë bregdetin, që fillojnë me një TEC qymyri në Durrës dhe përfundojnë me një central bërthamor gjetkë.
“Pyetja është: po a është vërtet ndonjë fitore e madhe, fitorja e bizneseve të naftës? Vlonjatët do ta shikojnë vetë sesi do të ndryshojë cilësia e mjedisit, e plazheve dhe e detit, e jetës së tyre me vënien në funksionim të TEC-it, “Petroliferës” dhe projekteve të tjera që do t’i ndjekin. Atëherë ndoshta do të shkunden me të vërtetë, edhe nga gjithë Shqipëria do t’i ndihmojnë kushedi njerëz më të zotë e më të fuqishëm seç ishim ne, që rezistencën, mesa duket, e çuam nga viti 2005 në 2008, por jo më tej”, thotë Klosi.
 

79 Komente

"...“Ne do ta ndjekim me vëmendje dhe në rast se kjo rezulton e vërtetë, atëherë do të kërkojmë mbylljen e TEC-it”, thotë Feruni. ..."

i cili nuk e di se ata peco-groset qe kane dhene parate per kete TEC, nuk do te pranonin  qe ky TEC te mbyllej, te pakten pa marre parate e tyre mbrapsh, kohe e cila kerkon 10-12 vjet minimumi shlyerje. Mua me habit fakti se pse nuk e spostuan kete projekt disa kilometra me siper , (siç dhe Mavria premtoi) , me qellim qe qytetaret e Vlores te flenin te qete dhe turizmi te zhvillohej. 

Katër vjet më parë, më 6 maj 2005, kryeministri Sali Berisha u premtoi vlonjatëve dhe ambientalistëve, se në Vlorë nuk do të kishte TEC, por dje e në vazhdim punëtorët shqiptarë, italianë e turq po i japin dorën e fundit këtij TEC-i, që pritet t’i emetojë tymrat e parë pikërisht gjatë këtij sezoni turistik.

 A ma gje ate fjalimin e Kryeministrit,te 6 Majit 2005,se ne Vlore nuk do te kishte TEC?

Un "besoj" shume tek Kryeministri Sali Berisha,ska mundesi te kete thene se nuk do te kete TEC ne Vlore!! Jo,jo,jo,jo,jo, nuk eshte nga ata Berisha!!

 

 Per TEC-in mos ki frike se ndot Kraste se 40 dite ne vit do punoje, per petroliferen po, ja vlen me u merakos

As qe nuk diskutohet humbja e PD-s kesaj rradhe ne Vlore! Humbje shume e thelle dhe per kete pergjegjes do jete vetem SB.

E dyta qe eshte me e rendesishme sipas gjitha parashikimeve cmimi i naftes do te shkoje perseri aty ku ishte para disa muajve mos me teper.

Se kuptoj si do arrijne ta mbajne hapur nje TEC te tille me humbje! Me qesharakja eshte se mund te ndodhe pas disa koheve qe per shkak te "ruajtjes se mjedisit" ata qe e ndertuan do kerkojne mbylljen!

 

Nje pyetje te pasqaruara kam une... Ben zhurme ky tec? Dmth vec tymit... Nese jo te pakten ka dicka te mire..

Swed po behet fjale per 40 dite ne vere ama.. Une nuk mund te llogaris sa do te ndose teknikisht, por teorikisht prania e tij nuk eshte aq ftuese per tu lare ne dete... 

Histori qe perseritet kjo, pse ne Vlore??? Pse bregdet??? 

Lere naften pastaj... Leqe edhe teci punon me nafte, po imagjinoni qe qofte larg e mos e dhente nje incidet dhe lamtumire vlore pastaj... 

hem ate punen e teknologjise dhe profesionalizmit e pame me armet ne Gerdec, qofte e thene te mos e perserisin me naften ne det

 

 

Ti lesh pa drita te shajne , tju japesh drita te shajne , ti lesh fukarenj te shajne , tju ngresh rogat dhe pensionet te shajne , ti lesh pa ruge te shajne , tu ndertosh ruge te shajne , ti lesh pa shkolle te shajne , tu nderosh shkolla te shajne .

Dorezohet Vlora blah blah blah Ambjentalistet Blah blah blah

Ca Vlore o mik Lufta ishte midis Sipermaresve the TEC dhe Petrofili dhe atyre re Ishullit artificial turistik Skenderbeu

Imazh

Me sa duket Kompania  “A.C.M.S” e ishullit eshte terhequr

Te tjerat jo po qeveria kunder ambjentit apo ambjentalistet kunder qeverise jane lojra te dy grupeve te bisnesit qe shfrytezojne qeverine e koruptuar dhe populln e paedukuar dhe Krasten ( me fal  se kam respekt per ty por....) idealist qe shkuran si ky i shkrimi dhe  qe kujton se po ben revolucion ne ekologji

Revolucioni behet ne xhepologji kush i mbush me shume. 

Cju genjen mendja

Toko, nuk kisha dëgjuar më parë për këtë projektin tjetër, por tani që e dëgjova, po më duket sikur e urrej edhe më tepër TEC-in smiley

 pune te mbare dhe me ndotje te lehta smiley 

Well done, sa me shume pune per popullin, do te thote mireqenie per Vloren, ambientalistet te marrin nga nje fshese e te bejne Befanen.

Jam dakort me Enean dhe Mistrecin !

Keta merren vetem me nje aspekt - ndotjen, por harrojne se TEC-i dhe Petrolifera kane hapur kushedi sesa vende puna (per t'u ndertuar) dhe do te hapin vende pune kur te punojne se shpejti.

Lereni faktin se energjia e prodhuar nga TEC-i garanton akoma me teper Pavaresine Energjitike te Shqiperise, e  cila ka 1 vit qe tashme EKSPORTON energji ne Greqi e ne Kosove ... Sepse meqenese merreni me theniet e Sali Berishes ju, gjejeni pak ate thenien ne 2007 se Shqiperia do eksportonte Energji ! Atehere te gjithe e pame me skepticizem, kurse ju u Gajaset se Qeshuri !!!

Left,

Dy pyetje mqns ju fute ketij muhabetit te TEC-it:

1) Sa vende pune jane hapur per ndertimin e ketyre veprave?

2) Ti kur degjon qe Shqiperia "eksporton" energji ne Greqi dhe Kosove, je ne dijeni qe shitja eshte bere me cmim me te ulet sesa blerja ne po te njejten kohe e energjise?

Kot sa per kuriozitet smiley

ka 1 vit qe tashme EKSPORTON energji ne Greqi e ne Kosove

Ky eshte nje nga konstatimet me funny qe mund te beje njeriu per sektorin elektroenergjitik shqiptar smiley 

jane hapur vende pune per turq e per italiane, se shqiptaret vetem me lopate punojne aty, pune me lopate dhe paguhen aq sa i paguj dhe une te bacja time.

 swed1; "... Per TEC-in mos ki frike se ndot Kraste se 40 dite ne vit do punoje,..."

Jam kurioz te di swed se pse do te punoje 40 dit dhe jo 300 dit. 

Toko, ato vilat aty ne Dubai, te ngritur ne ishullin figurativ artificial, kushtojne 300-400 mij euro. Ndoshta tani mund te ken rene pakez per shkak se nuk po i blen njeri. Nje nga investitoret e atyre vilave eshte gruaja e nje mikut qe njoh une ketu, dhe ai ishte optimist per ate investim atje (ku jane dyndur shum firma ndertimi perendimore), veç une jam skeptik per ate investim gjigand, sepse pas 20-30-40 vjetesh, nga ngritja e nivelit te detit dhe tsunamet lokale, ai ishull mund te zhduket. Megjithse problemet e erozionit dhe rrymave te ujtit, kani filluar qysh tani atje.

Problemi nuk eshte pse u nderua TEC-i.

Problemi eshte:

- PSE u ndertua ne Vlore dhe ne breg te detit ?

- PSE u ndertua nje TEC qe punon me nafte, kur njihet fakti qe cmimi i saj do e beje jorentabel prodhimin e energjise?

dhe me kryesori :

- PSE politikanet tane jane kaq BALTE dhe nuk mbajne asnje premtim, por dorezohen pa kushte kur eshte fjala per PARA.

 Sa per vende pune, une dyshoj ne beneficet e TECIT nga ky kend veshtrimi dhe mendoj se: edhe po te hapej ne nje vend tjeter, TEC-i do hapte perseri vende pune . Apo jo ?

Per me teper, edhe zhvillimi i turizmit mund te hape vende pune ne Vlore, bile me teper.

Nejse, Sala i di keto pune...

Atij i kemi lene ne dore administrimin e Shqiperise. Duhet ta degjojme...

Me gjithe kundrat qe mund te ngrihen, mua personalisht kjo veper me duket me vend per disa arsye:

 

- Diversifikon burimin e prodhimit te energjise elektrike ne vend

- Eshte ndertuar nga nje firme serioze nderkombetare

- Gjendet ne nje zone te ndotur tashme

- Eshte ndertuar ne nje qytet te rendesishem portual

- Ben pjese ne nje park industrial apo energjik

- Mund te furnizohet me lende te pare direkte nga deti

- Qytete si Vlora edhe pse bregdetare nuk mund te pretendohet qe te mbahen vetem me turizem

 

Pervec kesaj mendoj se i gjithe ky bllok ambientalist qe u krijua ne Vlore fale oponences ndaj ndertimit te ketyre veprave, duhet ta shtrije tani presionin e tij jo vetem ne kete drejtim, por edhe ne ndergjegjesimin e administrates lokale dhe te vete qytetareve te Vlores ne respektimin e ambientit ne te cilin ata jetojne, qe per hir te se se vertetes deri me sot le shume per te deshiruar, me apo pa TEC dhe "Petrolifere".

C'fare lende e pare merret direkt nga deti?

Vlora nuk mund te mbahet vetem me turizem, por edhe me nje port i cili eshte nga madhesia i dyti ne shqiperi. Mund te mbahet edhe me kripen si nje nga qytetet me prodhimin me te madhe se saje. Mund te mbahet edhe me bujqesi, blegtori si edhe duke shfytezuar ullinjte, portokallet apo peshkimin!

C'fare shkruani se na cmendet me keto teorira? Pse nje TEC do ta mbaje Vloren gjalle, apo disa cisterna nafte?? Ku i shihni keto endrra per parqe industriale?

X Ll_

Kur u thashe stafit te "ANSALDO ENERGIA" qe te me dergonin Ne Vlore tek TEC_i qe po ndertonin atje , me thane qe nuk ka nevoje pasi kemi punesuar ing. shqiptare te zones.(ne fakt nuk eshte se i kishin perzgjedhur ata por ua kishin imponuar dmth rakomanduar).

... Jo per gjo po se te kan rrejt, ose kan dash me t'heq qafe

 swed1 , pergjigjju pyetjes time te lutem, apo nuk ke pergjigje per TEC.

Olsib.

Une nuk thashe qe kjo veper eshte pa vend. Opinioni im eshte qe kjo veper :

1.  nuk eshte ne vendin e duhur. Ajo mund te ndertohej gjithandej ne Shqiperi, po jo ne Vlore. Fakti qe ajo zoone eshte tani per tani e ndohtur, nuk justifikon ndohtjen e perhereshme qe po instalohet.

2.  duhen gjetur metoda te tjera alternative per prodhimin e energjise elektrike. Ne asnje vend te botes se qyteteruar nuk behet me fjale per te ndertuar vepra te tilla. Sigurisht, ato egzistueset mund te vazhdojne te shfrytezohen gjithandej, por te ndertosh ne vitin 2009 nje TEC me nafte...

Ato qe ti permend si argumenta , nuk jane te tille. Objektivi eshte i thjeshte: Prodho energji elektrike pa ndohtur ambjentin.

Diversifikimi i prodhimit, serioziteti i firmes, furnizimi nga deti etj., jane shume te parendesishem parpara fakteve te meposhteme.

  •  po ndertohet nje veper qe nuk premton shume nga pikpamja e rentabilitetit (çmimit te energjise qe ajo do te prodhoje) sepse varet keterciperisht nga çmimi i naftes ne treg. Ti me siguri e njeh si ka variuar çmimi i karburanteve vitet e fundit.
  • kjo veper po ndertohet ne nje territor te papershtatshe, sepse dihen resurset turistike te Vlores.
  • qeverite shqiptare qe e kane suportuar dhe e suportojne kete veper shperfillin hapur deshirat e komunitetit te Vlores dhe jane totalisht te paprincipta. Ato mendojne vetem sot per neser dhe i  servilosen ne menyre te pershtirshme kujtdo kampanie te huaj qe mbeshtetet nga ambasadat e huaja ne Shqiperi

Per sa i takon papergjegjshmerise se banoreve , te cilet ndohtin ambjentet ku ata jetojne, kjo nuk eshte semundje vetem e vlonjateve. Kjo dobesi ka te beje me kulturen e pergjitheshme te popullit tone.

Te gjithe e dime qe ajo le fort per te deshiruar, megjithate kjo nuk eshte arsye per te denigruar popullin tend dhe te mos marresh parasysh kerkesat e tij kur ato jane te drejta.

 

Bubi kacurrel, nuk shkruajta per te bere oponence ty ne postin e meparshem.

Sdq. me sa di une TEC-et vazhdohen te ndertohen aktualisht ne Europe, pervec ndertimit te impjanteve qe shfrytezojne burime te tjera natyrale si dielli apo era.

Cdo lloj vepre industriale ka nje impakt te caktuar mbi natyren. Edhe prodhimi i paneleve diellore ka nje impakt te tille.

swed1, ti e di qe une kam respekt per ty dhe te vlersoj si specialist energjie, pse kerkon qe ta humb respektin per ty. Po te pyes per her te fundit, a ke nje mendim shkencor se , pse TEC do te punoj 40 dite dhe jo 300 dite. 

Me fal Pjero se kisha dale pak me familjen dhe e kisha lone peshkun mas dore. Per dreq s'punote as wireless-i aty ku isha smiley

TEC-i them se do punoje 40 dite ne vit se del prodhimi me kosto te larte, edhe me te larte se cmimi egzistues i importit plus tarifat e interkonjeksionit. Pritet per t'u verifikuar kjo ne fakt, po them qe jam afer smiley

Faleminderit per pergjigjen, e ndonse nuk jam per TEC me nafte a solar (jam per TEC me gaz), perseri me lindi nje pyetje, se; si ka mundesi qe çmimi te dali me e larte se ajo e importit kur çmimi i naftes ka rene, shyqyr.  

Cmimi i naftes dje ishte 51,59 USD per barrele, kur eshte bere studimi eshte marre si reference 25 USD per barrele. Pra shpejt e shpejt jemi te dyfishi.

Duhet të jenë bërë për barelë shitësit smiley

S'e kuptoj pse e kane bere me nafte dhe jo me qymyrguri, te cilin e kemi me shumice ne Shqiperi.

Ndoshta sepse qymyrguri në krahasim me naftën është :

  • më pak energjik (kilokalori)
  • shumë më tepër ndotës në sasi dhe në kohëzgjatje plus impakt i fortë ne zonat ku nxirret.
  • kosto shumë e larte përdorimi ( situata e minerave, kosto transportit etj)

swed eshte pak a shume i sakte me 40 dite pune per TEC. Ndoshta dhe me pak. eshte pak a shume sikur TECi i fierit qe punon ne periudhe krizash. Ne fakt nje TEC i tille edhe pse me humbje i duhet shqiperise, por pyetja eshte: a nuk eshte nje krim qe te hiqet nga harta e plazheve rreth 100 hektar plazh ranor, perle e adriatikut nga zverneci tek triporti? Shumekush mund te imagjinoj se cmund te behet me 100 ha plazh. ndotje nga TECi nuk ka meqenese TECi nuk do punoj.

 

 swed eshte pak a shume i sakte me 40 dite pune per TEC

Duka, me gjithe modestine qe me karakterizon po s'mo me durohet fare, juve te mbrojtjes se mjedisit dini ndonje gje me te sakte? smiley

Sa te trashe qe jeni...te zinjte ju...dhe e mjera Arnautllek qe ju ka.

Po te trashe mbetet gjith jeten o njerez?? Na hiken 100 hekatar plazh ranor thot njeri...A BEN ZHURME thot tjetri. Kjo ishte me e forta.

Krasta i dashuri, me duket se ke qen dhe jasht shtetit per ca kohe. Ne ca qyteti ke qen i dashur? me thuj...qe te te them se sa larg e ke pas nje TEC nga dritarja jote. E bej kte pytje sepse cudia me e madhe eshte qe si njerez qe keni pare boten me sy...keni jetuar neper qytete moderne perendimore...dhe prap se prai keni mbetur HU fare persa i perket se cfar kishit perreth. Shko pyt Blendin qe e ke atje ne Shqiperi se sa TEC-e kishe perreth shpise se vet ne Boston (hmm...nja 5 kam numuru une vetem brenda 5km rreth qytetit).

Por aman o aman...kur s'merrni vesh hic...pse protestoni kot?

40 dite thot i mencmi i botes pastaj smiley TEC-i i shkret...TEC per peak load...40 dite thot ky. E paska faktorin e prodhimit...9% smiley hajde hajde. Hehehe, per ke Peshku me Uje...edhe gelltiten kto gjera.

Kisha me muaj pa u fut ke Peshku pa uje...sa rrehat. U futa sot dhe pash kte teme. Paskam ber mire qe s'jam futur.

40 dite...ohhoho ca gallate. Do na bej zhurme! Do na ndoti! 100 ketare plazh renor (ohohoh!!)

 

hajde urime per TEC-in e ri dhe Petron e re...u befshim me sa me shume.

 

Naten e mire.

 TEC per peak load...40 dite thot ky

Grupi, je i madh fare per koken time. Shyqyr qe je ti ne qarkullim, se .... ! smiley

S'e kuptoj pse e kane bere me nafte dhe jo me qymyrguri, te cilin e kemi me shumice ne Shqiperi.

Eshte TEC per peak load o Ols...eshte per peak load. Nuk e ben njeri me qymyr per ate gje. Ose behet me nafte ose me gaz. Po mos u merr me kta se kta flasin per 40 dite pune ne vit...hehehe. Qe ta kuptosh sa qesharake eshte kjo...duhet te kesh sensin e humorit te Swedit. Eshte shakaxhi i forte ai. Dhe kta ambientot e Peshkut...hapin gojen dhe thone..."uaaa...do na bej zhurme dhe do na ndoti!" Hihihi...

Mu thafte goja...po rrofte Birisha qe nuk merret me ciliminja si Klosi me shoke.

 

 Eshte TEC per peak load o Ols...eshte per peak load

Hihihihihi, sa i trashe, hihihihihi smiley

Cfare dmth. peak load? E ke fjalen per pikun e kerkeses?

Ky do te aktivizohet vetem ne keto raste?

Grupi dhe swed1, ju lutem mund te na shpjegoni cfare dmth. ne kete kontekst "peak load" dhe "do te punoje 40 dite ne vit", qe te mos vdesim injorante smiley

 Peak Load eshte ajo qe ke thene vete me siper. Qe do punoje 40 dite ne vit, ja kam sqaruar Pjerit me siper pse. Per te tjerat, presim Grupin (ishalla vjen) qe te marresh vesh te pakten cdomethene te flasesh hajvanlleqe me kopetence smiley

Flm. Jam i interesuar te di se c'mendon Grupi per kete.

Pa ofendime ju lutem.

 Per ofendimet mos e vrit mendjen Olso, une kur te dal te shkruaj ketu me kopetence per psh. kirurgjine plastike, do i mirepres dhe komentet sido te jene smiley

shumica mendojne se ne nafte nuk jeton asgje. e kane gabim jane ca bakterie qe mund te jetojne vetem me naften. nje bakter i tille eshte grupi.

Grup... Shiko nuk kam jetuar kurre afer nje teci... Nuk kam jetuar kurre me shume se 3 dite jashte shqiperie dhe pyetja ime ishte krejt e sinqerte edhe pse budallaqe... Te keshilloj edhe ty qe ndonjehere kur nuk di te pyesesh, qofte edhe per vendin nga e nxjerr pula vezen... 

Hem, tani une nuk di saktesisht cdo bej ky tec dhe sa dem do sjelle, eksperienca ime e vetme ne fushen e idustrializimit eshte Shqiperia dhe.........

Elbasan (Qelbasan thote i shok), vallai se kam nigju te beje zhurme metarlurgjikun as kur polli zogj me tre kembe...

Azotik, ti e njeh ate sepse sa here kalon diku atje mbyll dritaret e makines, jane zona qe te sjellin zorret te goja, mjere ata qe jetojne aty afer

Ballsh.. Puset e naftes por edhe perrejte dhe liqenet dhe pellgjet me nafte...

Uzinat (Enver dhe Dinamo quhet pjesa me e madhe) po pak rendesi ka hektare te tere rrenojash te qelbta...

Etj etj etj

Tani kaq di une per idustrializmin, kaq kam pare... Ma do mendja qe ndodh pergjithesisht keshtu... Nje veper industriale futet ne pune, punon 25 vjet (ja 100) behet jo rentabel braktiset dhe mbetet rrenoje dhe keshtu qe atyre qe do vijne pas meje, do u duhet te zgjasin listen...Tani TEC duke qene nje gje e dale mode (krahasimisht me bio energjine per te cilen pogatitet bota) do te dale pak me shpejt.. (Uroj te mos e shkrepe fare)  

Po ti sigurisht, i kupton me veshtiresi keto gjera, ti duhet te jetosh diku ne kohen e fillimit te Revulucionit Industrial dhe je gati te perbetohesh qe djegia e pyjeve per te mbajt avullore eshte gje e mire...

 

 

 

 

 

 

Zonat ish-industriale ne Europe, jane sot zonat me zhvillim me te madh ne sektorin e ndertimit.

Ne cdo vend te botes kapitaliste , asgje qe ka dale jashte mode nuk ngelet si germadhe , por i pershtatet kohes , vetem ne boten viruale komuniste te disave ngelen germadha .

Ols...Swedi ja fut kot me ate 40 dite. TEC-i do punoj per aq kohe sa ka nevoje dhe prodhuesi mund te prodhoj energji ne menyre ekonomike...40 dite (960 ore) ne vit i bie diku ke 11% ne vit. Nuk ka gomar apo mushke ne bote qe nderton nje TEC qe te ket nje faktor prodhimi prej 0.1! Se ashtu i bie qe ku TEC te mos nxjerri fitim per 150 vjet...Per sa do punoj? Per aq sa do ket nevoje smiley Ne te ardhme kur te perfundoj Petro-ja, gazi i Fierit, parqet industriale etj...pjesa me e madhe e energjise do shkoj per kto.

Eshte TEC me 98MW...eshte praktikisht...mikroskopik. Por ne Shqiperi ku "TEC-i" me i madh qe kan pare Arnautet e maleve eshte nje gjenerator me nafte ke kafeneja ku rrine gjithe diten...nje TEC me 98MW i duket si gogol qe do ti mbysi smiley Ku jetoj une ka nja 5 TEC-e mesatarisht 300MW secila brenda 10 milieve...po ashtu ne cdo qytet te botes moderne. Po si tja shpjegosh ktyre Ambientove ndryshe?

Tani kaq di une per idustrializmin, kaq kam pare...

Nuk e ve ne dyshim qe nuk ke asnje lloj eksperience me industrine apo me boten moderne (qe eshte industri). Po nje gje dua te te pys une zoti Krasta...kur nuk merr vesh (dhe s'ka gje te keqe te mos marresh vesh per dicka)...PERSE beni paragjykime dhe aq me teper hidheni perpjet? Kujton ti se Klosi apo ciliminjte e tjere ambientalist marin vesh me teper se ty nga industria (dhe aq me teper nga industria e energjise)? Kuptohet qe jo.

 

Ateher pyetja e thjeshte eshte...PERSE duhet mbajtur peng zhvillimi i nje vendi...nga nje grup INJORANTESH qe s'marrin vesh fare nga kjo ceshtje? Pyetje shume e thjeshte...besoj. E kam pyetur shume here me pare ktu ke Peshku dhe kuptohet asnjeri s'ka sjelle pergjigje.

Zotni...une s'marr vesh nga shume gjera. Jam troc fare nga muzika pershembull. Jam troc fare nga shume gjera te tjera. Dhe per kte aresye une nuk hidhem perpjet qe te hiqem si ekspert apo te dal e te kritikoj dicka qe NUK E MARR VESH. Aq me teper kur eshte dicka teper teknike.

Pik puna.

 

---------------

 

Se dyti...pse "Vlora" Me flani por pse mendoni qe JU perfaqsoni "Vloren"? Une mendoj se Vlora nuk perfaqsohet nga nje grup ciliminjsh nga Tirona apo nga ca "student" me ndergjegje qe hedhin peshq dhe nafte neper fytyrat e njerzve...aq me pak qe ju mblodhet vetem 10% te firmave te qytetarve te Vlores. Qe kur 10% eshte perfaqsues per shumicen?

Ju nuk jeni Vlora...

--------------

Tani kaq di une per idustrializmin, kaq kam pare... Ma do mendja qe ndodh pergjithesisht keshtu... Nje veper industriale futet ne pune, punon 25 vjet (ja 100) behet jo rentabel braktiset dhe mbetet rrenoje dhe keshtu qe atyre qe do vijne pas meje, do u duhet te zgjasin listen

Pra mos e nderto se mbas 25 vitesh (ne fakt do shkoj te pakten 40...po nesje) do ta prishesh prap smiley

Mire industri qe s'paske eksperience...po as ekonomi bazike nuk paske eksperience? mos ma merr per keq...po a e kutpon absurditetin e asja qe the?

Tani TEC duke qene nje gje e dale mode (krahasimisht me bio energjine per te cilen pogatitet bota) do te dale pak me shpejt.. (Uroj te mos e shkrepe fare)

Edhe njehere pyetja...kur pohon vet qe NUK MER VESH...atehere perse perseri ben paragjykime komplet absurde? Ben paragjykime absurde sepse nuk e ke idene se sa TECe te shumllojshme ndertohen CDO DITE neper bote dhe kryesisht ne boten e zhvilluar? TEC-i qenka jasht mode smiley me fal po nga e morre vesh kte? Me cfar prodhohet energjia ne bote sot? Me pordha lope?

Nuk e ke idene o burr..thjesht puna. S'ka gje te keqe te mos marresh vesh...po ka kur ben paragjykime absurde si kjo.

BTW...cfar quhet nje impient prodhimi te energjise me biofuel ose biomas?? smiley Quhet TEC smiley Nje TEC mund te jet me qymyr, me nafte, me gaz, me biomas, me biofuel. Eshte prap TEC. Qe ktu e kupton vet ti pastaj qe nuk merr vesh.

Dhe prap...s'ka asgje te keqe te mos marresh vesh. Po jo kur del ti me shkoet e tu ne proteste...qe te me imponosh MUA apo VLORES...injorancen tuaj.

Po ti sigurisht, i kupton me veshtiresi keto gjera, ti duhet te jetosh diku ne kohen e fillimit te Revulucionit Industrial dhe je gati te perbetohesh qe djegia e pyjeve per te mbajt avullore eshte gje e mire...

Hehe nuk te ve faj se nuk mund ti marrin vesh te gjithe kto gjera...po s'ka nevoje te behesh i cuditshem. Thjesht shko pyt Blendin se sa TEC-e kishe perreth ne Boston (nese i ka ven re ndonjehere). Pyte njecik se cfar kishe ne I-93 ne exit-in per Chinatown...sa del ke exit-i mu ne MES te qytetit te Bostonit? smileyPadyshim avullore nga fillimi i Revolucionit Industrial...se kush me mire te gjykoj boten moderne...se nje Shqiptar smiley

 

Hajd naten e mire.

Ne cdo vend te botes kapitaliste , asgje qe ka dale jashte mode nuk ngelet si germadhe

Mos fol per boten kapitaliste...se Arnautlleku ka mbet akoma ne boten e Tanzimatit...Kapitalizmi eshte Armik i Popllit.

po pak rendesi ka hektare te tere rrenojash te qelbta...

Po s'ja u ka fajin njeri qe jeni budallenj ju Arnautet. S'ja u ka fajin njeri...Shyqyr sot e ksaj dite vine te huaj dhe i ndertojne...

Nje dite do beheshim dhe ne si bota moderne...me nje TEC mikroskopik ne fillim...po eshte nje fillim i mire.

Urime...te na rroje.

Grup,

E para e punes mireseuktheve smiley

E dyta, ki miresine dhe ule ca tonin e pergjigjeve dhe mos i klasifiko medoemos si "budallenj" apo te prapambetur te gjithe ata qe s'mendojne si ty.

Ll.

zona industriale eshte zona thjesht me e ndotur se zonat e tjera, keshtu nuk bashkjeton me zonen turistike. vlora eshte zone turistike. TECi eshte mish i huaj aty.

por pyetja eshte: a nuk eshte nje krim qe te hiqet nga harta e plazheve rreth 100 hektar plazh ranor, perle e adriatikut nga zverneci tek triporti?

Duka...disa mendojne se edhe neper kimikatet e ish-fabrikes te PVC-es dhe zhives ne zonen me te ndotur te Shqiperise...nuk jeton asgje. e paskan pas gabim...se paske jetuar ti ke ajo "perle" e Triportit ku s'kishe shkel kemba e njeriut per 20 vjet. E them kte se nuk jam i sigurte se cfar specie je....

Specie e forte ky Arnautlleku...pjesa me e madhe jeton mes mu*tit qe noton ne det...(se s'ka energji elektrike per pompat te pastrojne ujin)

o miq te peshkut, ju kam thene mos u merrni me grupin, se eshte fosil ai. kush do te informohet mjafton te shohe ne google: "thermal power plant pollution" dhe eshte i qarte perfundimisht.

zona industriale eshte zona thjesht me e ndotur se zonat e tjera, keshtu nuk bashkjeton me zonen turistike

Turpi i botes...Amerika...akoma nuk e ka zbulaur kte gje. kan mbet ne epoken e avolluroeve te shkretet. sa budallenj...sa keq o Duka qe nuk je ktu mes nesh...

Pastaj shiko kta budallenjte nga MIT...e kan oxhakun e TEC-it mbrapa...dhe hic nuk e marrin vesh qe jetojne dhe mesojne ne nje zone te ndotur smiley

Te mos flasim pastaj per onjorontet e Barcelonas...e kan mbush qytetin me TEC-e. Nuk e dine kta qe ka turizem atje?

Aman o Duka foli ktyre te shkretve...

 

Dua t'ju jap nje ndihme te gjithe atyre qe duan te sulmojne Grupin sepse u pa kjo pune qe ketu nuk mund te diskutojme qetesisht:

Kujtojini filmin "The teath" qe ta marre vesh nje here e mire cfare te ndodh kur ndertohen centrale afer shtepive.

More vesh apo jo?! smiley

Grupi, nuk ka te beje aq shume me injorancen se sa me paradoksin ne te cilin shqiptaret jetojne. Nje kembe ne prapambetjen e ketushme e nje kembe ne progresin (e rrjedhojat e tij) te atjeshem.

Por gjithashtu nuk duhet harruar se industria e sotme eshte me e pergjegjshme se ajo e djeshmja edhe fale presionit te ketyre "injoranteve".

Bota eshte e bukur sepse eshte e shumellojshme.

 

 

edhe fale presionit te ketyre "injoranteve".

BTW kta jane "onjoronta"...Injorantet e perendimit jane disa here me lart

Kujtojini filmin "The teath" qe ta marre vesh nje here e mire cfare te ndodh kur ndertohen centrale afer shtepive.

More vesh apo jo?!

 

Jo nuk e morra vesh se nuk e kam pare kte film. Ca ndodh?? Aman me thuj se mbase me ka ndodh gje dhe nuk e kam marr vesh smiley

Edhe njehere...naten e mire. E mos u beni budallenj. Vetem ne Arnautllek hidhen perpjet profesorat e artit dhe studento-artistet per nje TEC mikroskopik 98MW...hehe ca gallate. Akoma me gallate do jet kur te marri vesh Krasta qe TEC-i i Lezhes do jet me...biofuel smiley (pra do punoj me pordha Shqiptaresh)

Me fal, titullohet "The Teeth".

Eshte historia e nje vajze e cila banon ne nje shtepi me ne sfond nje pejsazh industrial. Filmi le te nenkuptohet (ne menyre subliminale) qe fale ketij konteksti ne trupin e vajzes eshte zhvilluar nje anomali trupore e rralle, e cila i bene qe te pendohen seriozisht 3-4 djemte te cilet kane fatkeqesine te jene me teper se shok te saj.

Thriller-horror ambientialist, per mendimin tim.

olso mos e ke pa ket film ne nje koleksion filamsh ne divx???

Po qe keshtu , sa ka qarkullu koleksioni im i filmave neper Tirane!!!

Megjithse tani ka shkuar ne 2000 and rising.

 

Sa per temen mos u merrni me Grupin.

Grupi ka nja 6 muaj qe nuk shkru te Peshki ose shkruan me emer tjeter dhe e vetmja gje qe e nxjerr kermillin nga guaska e tij eshte Vlora, e ka merak shume ket qyetet, Po per tecet me qymyr ne durres mer Grup pse nuk fol ti?? Po per Nuklearin e Shkadres??

Kadoshi, e kam pare ne Milano, fale broadband-it.

Por, ky koleksioni yt prej 2000 titujsh, mund edhe te me interesoje shume ketu ne Tiranen e Albtelekomit prej 30 kpbs. Egziston ndonje mundesi per ta patur?

Ajo skena nga fundi, me vellain, eshte e papare. Mund ta kem rishikuar nja 20 here me radhe. Mbreselenese skena me qenin dhe "ushqimin".

Kadosh une s'jam i turpshem qe te postoj me emer tjeter smiley Kadosh...une per te miren e Vlores i them kto gjera. Po nganjehere ju nuk e kuptoni te miren.

Une nuk postoj me emer tjeter,  Kontributin e pare e hoqa ne shenje proteste ndaj censures se peshkut, ne te njejten kohe qe hike dhe ti smiley

Sa per temen komentin tend e prisja ngaqe si gjithmone nuk e kuptoj ca te mire te kemi bere qe do te na e kthesh ne ket forme???

 

@Olsi plaku duhesh me ble nje HDD 1TB, pastaj une bej skambio etico , ca filmash ke ti ??

Ols une nuk e kam per qellim te ofendoj asnje. Por ne fakt kur disa flasin qe "industria" jane pusat e naftes te Ballshit apo Azotiku i Fierit...dhe per kte aresye "nuk dum TEC!"...s'ka se si te ket diskutim normal. Diskutimi fillon me fap te gabuar...

S'ka cte thuhet per kte TEC. Eshte nje TEC mikroskopik 98MW...qe ne pjesen moderne te botes as nuk do e kishte marre vesh njeri nese ishe ndertuar apo jo. Ky i shkreti "ndot" aq sa 900 makina...pra sa 1/10 e taksive ne Vlore ndotin perdite (bile ato ndotin me shume se jane taksi me teknollogji Vlonjate). Pra eshte dicka qe ne fakt ne ndonje vend tjeter nuk do meritonte as diskutim...lere mo pastaj "protesta".

Diskutimi per kte pune eshte dhj*ere me kohe...qe kur dolen ne proteste ata qe vet pohojne qe "ne s'marrim vesh gje nga kto pune...po jemi kundra!" smiley

Mbas 30 vjetesh me ne fund u be nje investim dhe nje zhvillim ne sektorin energjitik Shqiptar..nje fap absolutisht i nevojshem dhe teper i vonuar. Mbas 250 milion dollare ne vit shpenzime per te blere energji nga vendet perreth (qe e prodhojne energjine qe na e shesin nga TEC-e...me qymyr, me nafte ose me gaz)...u be nje hap i mbare qe te normalizohet (sado pak) situata dhe te mos hidhen me pare kot.

Dhe eshte pak e veshtire te besh diksutim normal me disa qe mendojne se ne boten moderne...TEC-et jane "jasht mode" dhe ndertohen sa me larg vendeve te banuara (apo turistike) smiley Dhe ky eshte diskutimi i 79 me te njetat gjera te perseritura (pa eksagjerim i 79-i). Une ngelem pak i cuditur...sidomos mbasi jetoj ne shtetin e Amerikes qe mbase ka me teper TEC-e per km katror se cdo vend tjeter te botes (Massachusetts)

Pra...ca ka me u then me teper? Thash kur nishes nga eksperienca e gjeneratorve neper kafene...si njohuria e votme rreth "industrise" (hehe)...s'ka ku te shkosh me thelle.

 Bo, m'paska ik pa m'sqaru ky mu smiley

Grupi, ma konfirmo dhe njehere pliz, ky TEC-i ne Vlore eshte per Peak Load? Keshtu the?

Grupi e perdor shprehjen: "perle" e Triportit ku s'kishe shkel kemba e njeriut per 20 vjet"perle" si argumet per te justifukuar TECin. Dmth po qe nje plazh 20 vjet i pashkelur s'beka per plazh. Vetwm njw fosil si grupi mund te bej gafa te tllla.

Swed...si gjithmon kapesh ke nje fjale qe kam then une dhe aq diskuton. Une e marr vesh qe s'ke me cfar te merresh tjeter, dhe ke per detyrim ti besh qefin Peshkatarve (ke me gjet dhe ti nje pune mbas zgjedhjeve, e kuptueshme). Tani dac per peak load dac per cfar te duan ata ta perdorin...ti e kupton shume mire qe niveli i perdorimit varet nga kerkesa dhe nga faktor ekonomik smiley Prandaj mos kujto se me ato 40 ditet e tua ja hedh muhabetiti (vetem ndonje Peshk mund tja hedhesh) se nuk operon njeri TEC me 11% ne vit... (ti e kupton vet pastaj se me cfar projektesh te tjera eshte i lidhur ky TEC smiley se kot nuk u be ne Vlore kshu per tja prish pushimet Klosit smiley...dhe perdorimi kryesor i kti TEC-i do jet per ato projekte...po nuk dua ti friksoj Ambientot qe tani kshuqe po e le me kaq muhabetin)

Duka...e kemi shpjeguar nja 100 here deri tani po ty hic nuk te fryne eoliku. Ajo zone s'e ka problemin ke fakti qe eshte e pasheklur per 20 vjet. E ka problemin qe shte e pashkelur per 20 vjet sepse eshte zona ME e ndotur ne territorin e RPSSH. Kaq gje...nuk e kupton ti...megjithse ta kemi thene 100 here. Prap se prapi vjen dhe thua "zona perle!!" Ore ke qen ndonjehere atje ti? Perla e asaj zone eshte germalla e ish-fabrikes se PVC-es, zhiva dhe kimikatet e derdhura ne ate rere, dhe serbatoret ilegal ne naftes te ndertuar nga "biznesmen" Vlinjat. Pervec se zone industriale ajo s'ka asnje perdorim tjeter...

Tani me thuaj pak pse nuk e kupton kaq gje te thjeshte? Ka nevoj ta perseris prap? Ku ke ngec?

Te duket ty sikur kapem pas llafeve mor xhan, po s'eshte gjekundi keshtu. Ta kam shpjeguar edhe disa here te tjera kete pune dhe jam i sigurte qe e mban mend. Por, duhet te kesh disa baza kur flet, dhe ne kete "histori" baza jane njohurite teknike. Mos te te genjeje mendja kurre qe pa ditur si e qysh e tek e perse eshte CCGT (e mijera detaje te tjera teknike qe mund te te duken pa vlere) eshte e kote te perpiqesh te "formatosh" apo "aryetosh" sistemin energjitik shqiptar dhe zhvillimet e ardhshme sic do te besh ti. Jo ne kete fushe i dashur, jo ne kete fushe. Mos ju fut detit me kembe, se ja si ja fut kot. E para punes thua eshte per peak load, ta kam shpjeguar deri sot nja 4 here qe kur njihemi virtualisht qe nuk mund te jete per peak load. Njekohesisht thua jo per 40 dite. Keto te dyja, pra "peak load" dhe "kohe vjetore shfrytezimi e plote" perjashtojne njera-tjetren. E fundit, kur thashe 40 dite ne vit, le qe nuk e preva me sepate, por e sqarova qe eshte pikerisht per arsye ekonomike, se del me kosto te larte energjia nga ky TEC mor grup, duam apo s'duam ne. Ne fakt une do doja te punonte 8000 ore ne vit, por do e shikosh qe nuk do ndodhi. Keshtu grupi.

 

Ju te peshkut i thoni ketij Grupit qe eshte strukur ne ndonje zgeqe andej nga amerika dhe flet vetem virtualisht. duket ka ndonje fiksim se TECi qenka ndertuar tek SOD-PVC dhe derdellis kot. Shpjegojani se TEC ndodhet 3 km ne veri te Sodes dhe s'ka asnje lidhje as ujore me soden, pasi ne mes eshte porti i peshkimit, apo triporti dhe ne mes sodes e TECit tani eshte dhe petrolifera. I thoni se vendi i TECit nga analizat qe jane bere ketu rezulton plazhi me i paster ne adriatik, se nuk ka as delte lumi afer dhe as kanale te tjera.

Ose mos i thoni fare se harxhoni kohen kot me kete Grupin, qw eshte nje fosile shqiptare tash i amerikanizuar dhe kaq

duka, te lutem modero fjalorin. Jo per te bere avokatin e grupit por sinqerisht pohimi yt "Dmth po qe nje plazh 20 vjet i pashkelur s'beka per plazh. Vetwm njw fosil si grupi mund te bej gafa te tllla." nuk eshte shume i llogjikshem.

Ne mos gabohem, ka qe ne fillimin e viteve '80 qe Gjermania po merret me transformimit e Ruhrit- ish krahinen e qymyrgurit dhe celikut, ne nje park, duke u perpjekur te rekuperoje gjithe ekosistemin me bonifikime e me plane te sakta rimbjelljesh e ripopullimesh.

Nuk mund te rekuperohet zona e ish-sodes ne Vlore me vullnetin e vete natyres. Te pakten jo per keto gati 20 vjet. Per me teper qe vlonjatet jane te paret qe e kane vazhduar shkaterrimin e asaj zone duke hedhur nderkohe mbetje inerte.

Une e kam vizituar vete ate zone dhe ta siguroj se gjeja me e fundit qe me vinte ne mend, ishte te beja plazh aty.

Le t'i leme sulmet personale e te flasim si njerez te rritur e me kembe ne toke.

Mund te shikosh fotot qe kam bere, ketu: http://www.flickr.com/photos/olsib/

 

swed1, faleminderit per kontributin.

olsib foto perfekte, urime.

lutem me thuaj si futet nje foto ketu tek peshku se dua ti tregoj nje grupit

Faleminderit duka. Duhet te veshe nje kod te tipit <img> perpara URL-se se fotos, por nuk e di se si sepse nuk e kam provuar asnjehere. Pyet administratorin qe te ta shpjegoje me sakte.

Ose si alternative mund te sjellesh vetem linkun: Ne Flickr shko mbi foton qe te intereson - Tasti i djathte - Proprieties - seleksiono URL-ne dhe bej "paste" ketu.

Shembull:

http://farm4.static.flickr.com/3278/2935648130_d057040fc9.jpg?v=0

Une e kam vizituar vete ate zone dhe ta siguroj se gjeja me e fundit qe me vinte ne mend, ishte te beja plazh aty.

 

Tradhetar!! ai eshte vend Perle...e ka then Duka dhe pik puna.

----------

O Swed i dashur po une e kuptoj qe ti duhet te gjesh nje menyre per te justifikuar vendin e punes ne te ardhme...po mos u bej kaq i cuditshem kot se koti. S'ka lezet per njeri si ty.

Une s'thash asgjekundi qe eshte me shfrytezim TE PLOTE...sic me "citon" ti. Kuptohet qe jo...por fakti eshte (dhe e kupton edhe ti) qe nuk do punoj me nje shfrytezim per 11% ne vit smiley ...pikerisht per aresye EKONOMIKE. Ai per peak load eshte...po peak load nuk do te thote as shfrytezim i plote dhe as 40 dite. Ti ke ngec me ate 40 dite po ti e kupton qe e ke then vetem ti mbyllesh gojen Ambjentove te Peshkut. Nese invetimi eshte 140 milion dollare etj etj...nuk e nderton njeri TEC-in thjesht per ta ndezur njehere ne dy jave...se edhe kjo eshte ceshtje ekonomike.

Prandaj behesh i cuditeshem..se merresh me ekstreme. Ose do punoka me shfrytezim te plote...ose me 11% smiley Jo ore jo.

Dhe ate te CCGT lere per dike tjeter. Mos u bej i cuditshem dhe njehere...CCGT behet per ceshtje ekonomike (si cdo gje tjeter).

<img>img91.imageshack.us/img91/4544/dsc00462s.jpg</img>

ketu eshte ndertuar TECi. tregojani Grupit.

Heheh...gay beach? Po mire ka budallenj qe bejne plazh mes kimikateve dhe mes peshkarexhave...Ka dhe budallenj qe bejne plazh ke Lana po kjo s'do te thote qe Lana eshte "perle turistike"

Ne Shqipot jemi te famshem per te bere "plazh" ne cdo pellg uji qe shikojme.

Grup i dashur, po te kete ndonje prokurim te drejtperdrejt ai po qe ma prish gjumin, sa per vend pune ne shtet s'jam ne merak hic, nuk jam une nga ata qe ti ze vendet ekspertve smiley

Ndersa keto me poshte, jane per No Comment

Une s'thash asgjekundi qe eshte me shfrytezim TE PLOTE...sic me "citon" ti. Kuptohet qe jo...por fakti eshte (dhe e kupton edhe ti) qe nuk do punoj me nje shfrytezim per 11% ne vit Smile ...pikerisht per aresye EKONOMIKE.

Ai per peak load eshte.

nuk e nderton njeri TEC-in thjesht per ta ndezur njehere ne dy jave...se edhe kjo eshte ceshtje ekonomike.

 

 

Nuk mund te rekuperohet zona e ish-sodes ne Vlore me vullnetin e vete natyres. Te pakten jo per keto gati 20 vjet.....Vetem per kete hyra i nderum Ols se Grupomania njihet eshte e vjeter tek PPU smiley Po thua nje fakt qe nuk e ke informacionin e plote . Nje miku im ish drejtor ne kohen e minister te ish ministrit per minister me emer ministri V. DODA pruri nje propozim CEK me vlere tek 1.5 a dicka me shume MILJON dollare Amerikane per riabilitimin e zones me KUSHT ...lexoje jo si Grupomania smiley...qe te lejohej per NDERTIM e CFRYTEZIM Plazhi ...E gjtha kjo me duket (s'jam i sigurte per 5 a10 vjet) ..me pas i kalonte Pushtit Lokal. Ai qe qe minister, dmth ish ministri per minister te nje qeverie me ministra, pak ashume orientoi se " Shefi ...(dmth kreu i ish ministrit e kre per ministra z. NANO) ka interes te gjeje te tjere investitore per Shuma me te MEDHA" ?! smiley Pra sic e lexon atyre 20 vjeteve qe te kane shpetuar per :"inerci" ne vitin 2001 e deri tani do te kishim edhe nje vit kohe per ti kaluar Pushterve Lokale me pak fjale njesoj si Pushterve Qendrore qe e shiten ate vend per ca dollare me shume ....dhe per ca allishverishe karrigesh po prap dicka me shume .

Flm Idris per infon. Shume interesante edhe pse per fat te keq nuk shpreh asgje te re pervecse rithekson edhe nje here nivelin e ulet intelektual dhe nivelin e larte te babezise te atyre qe na drejtojne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).