Dollari amerikan zhvleresohet dhe Kina djersitet

Dollari zhvleresohet dhe Kina djersit.

Burimi www.devisen-trader.de

Eshte normale qe njeriu djersitet kur ai dyshon ne se do te shofe perseri leket qe ka dhene borxh. E njejta gje po ndodh me qeverine kineze e cila eshte borxhdhenesi me i madh i USA. Mbi 80% te rezervave ne monedhe te huaj te Kines perbehen nga borxhet qe USA i ka Kines. Ne shifer absolute keto borxhe jane nje mije miliarde dollare. Kjo pasuri kolosale, e fituar gjate zhvillimit gjigand te ekonomise Kineze ne vitet e fundit, kercenohet nga nje zhvleresim i metejshem i dollarit amerikan. N.q.s. per shembull vlera e dollarit amerikan do te ulej ne 10% kundrejt monedhave te tjera te rendesishme, kjo do te thoshte per Kinen nje humbje prej 100 miliard dollare amerikan.

Nuk do te jete me dollari amerikan si rezerve nderkombetare e devizes?

Nepermjet blerjes se bonove te veta te thesarit, qeveria amerikane rezikon qe dollari te zhvleresohet me teper se 10 % . Ne lidhje me kete fakt Kina nuk eshte aspak dakord dhe guvernatori i banges se Kines ka kercenuar se do kerkoje qe dollari amerikan te mos jete me si rezerve nderkombetare e monedhes. Por kjo gje nuk eshte e mundur. Pervec problemeve praktike, Amerika do te pengonte me cdo menyre kete gje. Sepse kush do deshironte te financonte kete mal me borxhe ne se dollari nuk eshte me monedhe rezerve nderkombetare? Sepse sic ndodh gjithmone nese dikush ka shume borxhe, borxhedhenesi (ne kete rast Kina) eshte i varur nga borxhmaresi (ne kete rast USA). Ne kete rast USA ndodhen ne nje pozicjon me te mire dhe Kines, Japonise dhe vendeve te tjera nuk ju mbetet tjeter qe te shpresojne qe dollari te kete nje fare vlere kur ata (Kina, Japonia, etj) te marrin kredite qe kane dhene.

 Kines nuk i mbetet tjeter vecse te kafshoje limonin e tharte

Kines nuk i mbetet tjeter vecse te vazhdoje te bleje dollare amerikane, sepse ajo nuk do te vere ne rezik shkaterimin e gjithe sistemit financiar dhe me kete te luaje me rezervat e veta valutore. Shefi kinez i autoriteteve te monedhes Hu Xialioan tha se Kina do te vazhdoje te bleje dollar amerikan. Por me gjithe keto betime: te gjitha bankat kombetare ne te gjithe boten do te pepiqen te zvogelojne varesine e tyre nga dollari amerikan dhe kjo, e pare per nje kohe te gjate, do te kete influence negative per monedhen amerikane.

9 Komente

Nuk shitet dollari tani që është ulur. Përveçse fiton më pak, do ta ulte vlerën akoma më shumë nëse do shitej në shifra të mëdhaja. Kinezët s'janë budallenj.

Pyetje autorit (sa me ngjan me ato bombastiket e gazetave tona):

Pse nuk pyet veten, per cilin motiv Kina ka mbajtur nje mije miliard dollar ne rezerva? Jo se e do shume amerikanin kuptohet.... Pyet veten, jepi pergjigje e ne fund futja nje shuplake vetes. 

Ne keto kohe eshte veshtire te ndjesh keqardhja per borxhliun, jo me per kreditorin.

histori e vjeter....

Ka vite qe per Amiriken dhe Dullarin  smiley  everything is about China smiley

I dashur hunter,

Une jam perkthyesi i shkrimit. Kina, Argjentina dhe Hindia kane bere shume mire qe kane krijuar rezerva ne devize per kohe te veshtire. Koha tregoi se ata kane vepruar shume mire dhe tani paten mundesira te krijojne paketa te medha konjukturale per te zbutur kriezen qe i ka zene. Nuk e di ne se ke degjuar por me mijra fabrika kineze eksporti jane mbyllur se ato nuk kane ku te eksportojne. Ne se keto paketa nuk do financoheshin nga rezervat e devizes atehere Kina do kishte probleme sociale. Jane me miljona kineze pa pune. Tani gjithe bota thote se sidomos Kina dhe Argjentina jane shembull per gjithe boten.

Jo mo plak, s'e kisha gje me ty. Mos keqkupto. Ti mire, qe e ke perkthy. E kisha me autorin e shkrimit. Eshte i sati qe permend faktin e 1.000 miliard dollar qe ka Kina (ne fakt jane tituj shteti).

Po ka shume arsye (qe s'kam kohe ti shkruaj nga puna jo snobizmi eh...) qe Kines i leverdis dollar i dobet, ndryshe si i shet bluzat Made in China me 1 dollar copa.

i dashur hunter,

une te kerkoj ty falje, e kam kuptuar gabim shenimin tend.

Te uroj nje mbasdite te mire.

$ollarit sot,  eshte si nji keshtjelle prej kartoni, leter mbi leter ne kuptimin e mirefillte financiar, dhe nuk eshte me ne gjendje me mbajt peshe te metejshme, perkundrazi.

Kredibiliteti i $ si 'monedhe reserve'  po shkermoqet, kshuqe shume vende po kerkojne nji 'monedhe te re reserve' qe do te thote nji apokalips monetar/financiar  per ameriken dhe per ato te huaj qe ne xhepa kane $, kshuqe US o shpall falimentim ndaj kreditoreve, o vazhdon spiralia e borxhit(qe do kete nji limit patjeter), ose do kete kompromise gjeopolitike ose mund te kihet nji reformatim te sistemit monetar global me nji monedhe te vetme. 

Kina mund te perdor armen e kreditimit, per  shtrirje te metejshme pushteti ekonomik/financiar/politik.

Plaku, nuk e di sa prestigjioze eshte gazeta/web-site nga vjen ky artikull (Nuk e njoh shtypin zvicerian).  Por me duket shume i "thjeshtezuar" trajtimi i ketij fenomeni kaq kompleks, qe shkon pertej vlerave te monedhave. 

Zbigniew Brzezinski ka bere thirrje per formimin e G-2, (US-Kine, qe sipas shifrave te 2007, perbejne 30% te GDP ne bote) per te perballuar situata nga me te ndryshme, qe nga kriza nderkombetare financiare, klima, e deri tek konflikti Izrael-Palestine e te tjera ndermjet. 

Kines nuk i mbetet tjeter vecse te vazhdoje te bleje dollare amerikane, sepse ajo nuk do te vere ne rezik shkaterimin e gjithe sistemit financiar dhe me kete te luaje me rezervat e veta valutore. Shefi kinez i autoriteteve te monedhes Hu Xialioan tha se Kina do te vazhdoje te bleje dollar amerikan.

Nuk eshte "se i mbetet tjeter vecse ..." Perkundrazi, per arsye te "zhvleresimit" te dollarit, dhe sidomos te uljes se eksporteve me US (kriza) US dhe Kina jane ne situate "quid pro quo":  Ndervaresia ka krijuar nevoje per bashkepunim ne shume aspekte.  E megjithate duhet pasur parasysh qe ne krahasim me krizen e viteve 80, ku US u mbeshtet financiarisht nga aleate strategjik (Gjermania dhe Japonia) tani "mbeshtetet" nga rival strategjik, Kina.  Keshtu qe G-2, apo marredheniet midis dy vendeve eshte "realpolitik at its best."  Vete "babai i realpolitk", Henry Kissinger, ka bere thirrje qe keto marredhenie te shkojne "ne nje nivel te ri."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).