Dhoma Amerikane çel Panairin e Punës, ofrohen 113 vende të lira

Dhoma Amerikane ka filluar përgatitjet për edicionin e nëntë të Panairit të Punës. Ky aktivitet është unik për llojin e vet dhe ka sjellë një risi në tregun e punës. Të rinjtë profesionistë apo ata që duan të bëjnë karrierë, një herë në vit kanë mundësinë të përballen me kompanitë më prestigjioze në vend dhe të konkurrojnë për pozicionin e punës, duke ndryshuar mentalitetin se në Shqipëri puna mund të gjendet vetëm nëpërmjet miqve. Panairi i këtij viti merr një vlerë të veçantë, pasi është duke demonstruar një trend ndryshe nga ai i shumëdiskutuar dhe që ka lidhje me krizën ekonomike dhe efektet e saj. Panairi ka reflektuar mundësitë e mëdha që mund të kenë jo vetëm të rinjtë por dhe punonjësit e karrierës për të gjetur pozicione më të mira pune në kompani prestigjioze vendase dhe ndërkombëtare. Në këtë edicion janë në lojë për të gjetur punonjës 18 kompanitë më të njohura në vend nga fusha e telekomunikacionit, bankave, ndërtimit, prodhimit, studiove audituese, të cilat kanë hedhur në tregun e punës 113 vende të lira për pozicione si ekonomist, financier, inxhinier, arkitekt, operator teknik dhe agjent shitjeje.

Përballja e punëdhënësve dhe punëmarrësve për gjatë dy ditëve të panairit tregon se cilat janë nevojat e kompanive për punonjës, profesionet më të preferuara dhe sa janë të përgatitur dhe profesional punonjësit për këto vende. Bashkëngjitur deklaratës mund të gjeni listën e kompanive dhe vendet e punës që ato kanë ofruar. Dhoma Amerikane ka krijuar tashme traditën e vet nëpërmjet organizimit të këtij panairi. Çdo vit konkurrojnë rreth 2 mijë kandidatë për rreth 200 vende pune dhe pjesa më e madhe e tyre ruajnë kontaktet me kompanitë ku kanë konkurruar si kandidatë të mundshëm për vendet vakante. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Eximbank dhe kompani hungareze, mbështetje financiare për disa projekte

Hungaria do të ofrojë mbështetje financiare për një sërë projektesh me prioritet të lartë, nëpërmjet marrëveshjesh të veçanta kredie me terma koncensionale. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, të mërkurën në Tiranë do të prezantohet Marrëveshja për Krijimin e një Programi Kuadër për Bashkëpunim Financiar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të Hungarisë, e cila ka në thelb mbështetjen financiare të një sërë projektesh me prioritet të lartë, nëpërmjet marrëveshjesh të veçanta kredie me terma koncensionale. Projektet, të cilat do jenë objekt i zbatimit të kësaj marrëveshjeje, do të përzgjidhen nga qeveria shqiptare dhe do të realizohen nga eksportues hungarezë.

Përfaqësues të Bankës Hungareze Eksport-Import (Eximbank) dhe të shtatë kompanive hungareze më të suksesshme që operojnë në rajon, do të prezantojnë edhe aktivitetet e tyre.
 

19 Komente

per hajer ishalla,

ishalla ka nai vend te mire ene per ne qe te rregullohemi smiley

Vallaj, une pervoje me panaire pune ne Shqiperi s'kam keshtu qe s'mund te them sa te suksesshem jane. Megjithate, pjesmarrja ne to eshte gje e mire per nivelet hyrese, i jep punekerkuesve nje mundesi per te "mprehur" aftesite e komunikimit me punedhenesit dhe i rrit vete-sigurine.

 

grrumullojne ca CV firmat qe ti kene aty, just in case smiley

...si ka munci qe asnjera nga ofertat nuk flet per pagen ? smiley

Zakonisht ne njoftimet per pune ne Shqiperi nuk permendet paga.

paga osht e negociushme, dmth e hapur per diskutim smiley

A kupto ? 

smiley

po po kuptoj....

...ato kompanit aty mund te jene edhe thjeshte "sa per te qene prezent" ....te stilit, ne bejme oferta pune, po ne fakt ate vend e dim qe tani se kujt do ja japim, por per çeshtje legali e bejme oferten publike...
.....bofffffffffffff ec e merre vesh ça behet

Jo medoemos smiley  Kam degjuar ne vende te tjera pune qe kane marre njerez ne pune pasi i kane intervistuar ne panair keshtu qe s'eshte e thene te hidhen poshte. Megjithate, per mendimin tim jane gjera te mira per punera fillestare; nuk ma merr mendja se do shkoje nje kandidat per CEO ne panair (tek faqja e Dhomes Amerikane te Tregtise ka nja dy vende te ketilla) smiley

e ke seriozisht kete qe shkruan??? smiley

Vendi edhe nqs ekziston e ka gjete me kohe bythen qe do ulet ne te, nuk ka ngel ta gjejne me intervista neper panaire.

e kam nga eksperienca kete qe po them, ne intervista po ishe aq idiot sa te shkosh vetem sa do tallin rrapin me ty ne menyre te kulturuar.

Edhe te ish Banka Amerikane qe ishte "fiore al okielo" e Dhomes Amerikane te Tregtise te njejtin avaz ndiqnin qe nga nenpresidenti e poshte, nuk du me e perzi RonKarin ketu.

Po, por ne nivel specialisti (nivel hyres).

Me falni, por meqe me ka zene delli i shqipes sot, smiley  ka shkolle per keto vendet e punes qe kerkohen ketu? Se dhe une kam qejf te bej kete shkollen per drejtor te pergjithshem, se "ngordh" te behem pak shefe... smiley

Keto jane kopy/paste marre nga vendet e punes qe ofrohen:

Arsimi i kerkuar:Drejtues sektori>>>
>

Arsimi i kerkuar:Drejtor i pergjithshem

 

ka ka

quhet MASTER smiley

...ose i drejtohen atyre qe kane bere shkollen jashte....ose thjeshte eshte perkthimi i ri i ndonje posti/diplome te vjeter...

dje i hodha nje sy kesaj reklames ngjitur ketu (sekseri.com) po shikoja ofertat e punes (nese mund ti quajme kshtu)
pash ca denominime te hatashme, qe skishin te benin fare me kuptimin real (dhe aty i humbi serjoziteti, sitit, ofertes...pastaj e lashe fare)

Me kujtohen sorollatjet e para panaireve te punes. Nen sqetull nja 20-30 CV, buzeqeshje e stampuar ne fytyre saqe ne darke kishe dhimbje muskujsh, 3-4 fraza te mesuar permendsh e nje doze te madhe shprese me vete.

 

Ide e mirë ky panair, qoftë dhe nëse punëson vetem 20-30 veta sa për sy e faqe. Te paktën kandidatët "mprehin dhëmbët" dhe arrijnë të krijojnë ca miqësi e kontakte aty-këtu.

ja ta kqyrim nje cikez...

c'me ka gjetur mua me kete punen e re mos gjette njeri, me behet per dite koka daulle me update-imet e shpeshta te kolegeve te mia mbi te dashurit e fundit te ciljetes e zajmines etj etj... Dhe une ne sfond qe rri si i bukuri shejtan... Me e bukura eshte se kam filluar te kompleksohem per faktin se jam krejtesisht e painformuar  per keta te ashtuquajtur vipa ... Dhe vetullat me mblidhen.... e mblidhen.... e mblidhen....

Nga eksperienca ime personale; sapo lexova link_un e Ll, dhe pashe emrin e nje firme per te cilen nje muaj me pare e kontaktova ne tel per t'u kthyer ne Shqiperi (Dua te punoj ne Shqiperi). Ata shume entuziast me kerkuan Curriculumin, ua dergova, me tel duke me thene se drejtori i marredhenieve me jashte nuk kupton italisht prandaj perktheje ne Shqip, e perktheva dhe ia nisa perseri, pastaj .... nulla, s'jane bere me te gjalle.

P.s dyshoj se drejtori i marredhenieve me jashte nuk kupton shqip...

Ajo Ministria e Punes dhe e Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta nuk ka bere nje panair si ky i dhomes amerikane te tregtise ?

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).