"Deshtimi i plote eshte te dera"

“Deshtimi i plote eshte tek dera"

Aksionet e shpetimit per bankat kane nje efekt jeteshkurter, thote profesor Fredmund Malik. Mendimi bazuar ne Shareholder-Value duhet shdukur, manaxheret qe mendojne vetem per para duhet te pushohen. Ai nuk beson ne nje qetesim te shpejte te ekonomise.

Nga Carmen Gaser

Zoti Malik, ju cmoheni si profet i krizave, i cili shpesh ka patur te drejte ne parashikimet e tij. Ne fund te viteve 90 ju kritikuat Martin Ebnerin se planet e tij per investoret e thjeshte ishin shume riskant. Me vone ju paralajmeruat per nje plasje te fluckes te ekonomise se re dhe rreziqet qe paraqet tregu amerikan per boten. Pse nuk flitet shume per ju ne kete moment?

 Eshte tragjike, por interesant te shofesh, se sa shume eksperte krize dalin tani ne ekranet televizive dhe mediea, te cilet me pare nuk kane thene asnje fjale per nje krize te mundeshme. Une kritizoj se pari gangrenen ne SHBA.

Sistemi ekonomik eshte cmendur. Bursat nxjerrin tym nga te kater anet. Bangat rrenohen. Shteti nderhyn si shpetimtar. C’fare mendoni per keto lajme?

Eshte nje shkaterim total i ilusioneve neoliberaliste. Nderhyrjet e shtetit ne banga shkon drejt kapitalismit shteteror. Ne se pas kesaj do te lindi ekonomija e planifikuar, kete e le te hapur---, shpresoj se jo. Cka ne siperfaqe duket si krize financjare, eshte ne te vertete nje falimentim i teorise amerikane te menaxhimit, i cila nuk mund te beje nje survejim te sistemeve te komplikuara, sepse pa keto sisteme nuk do te kishim arritur ne kete shkaterim.

Do te ishte ky faktikisht fundi i neoliberalismit, c’fare mund te vinte pasketaj?

Mbizoteron nje keqkutim per faktin se c’fare jane te afte te bejne tregjet dhe c’fare jo.Ekonomia e tregut qe kishim deri tani sic duket nuk eshte shume e kendeshme. Cdo njeri qe merr vesh e di, qe ky eshte nje sistem mizerabel, ama te gjitha sistemet e tjera jane akoma me te keqinj. Eshte si te thuash e keqja me e vogel. Tregjet korigjohen, por ama kur eshte shume vone dhe me humbje kolosale. Deri tani kemi patur kriza me nje cikel 60 deri 70 vjecar. Kush do ishte alternativa? Tregje funksionuese ne vend te spektakleve neoliberale ku flitet per kohe te bukur. Tregjet kane nevoje per sisteme kibernetike dhe per kete aresye regulla te reja qe te funksionojne. Regullat stabilizuese u hoqen, u lavderuan dhe u ngriten ne qiell forza shkaterruese.

„Forza shkateruese“ tingellon paksa abstrakt. A mund te jeni me konkret?

 Thelbi i se keqes eshte Corporate Governance qe erdhi nga SHBA, e cila rezatoi pastaj ne te gjithe boten. Situata e sotme eshte pasoje e nje menaxhimi komplet gabim te firmave i cili bazohej ne doktrinen e Shareholder-Value. Sipas kesaj doktrine firmat egzistonin vetem qe te benin njerzit e pasur akoma me te pasur. Keshtu patem strtegji bankare te gabuara, te menduar per kohe te shkurter, gje qe coi ne nje politke te keqe te kuadrit, gje qe solli ne krye te firmave manaxhere qe mendonin vetem te pasuroheshin. Ne fakt shefat e bankave kane deshtuar dhe kane shkaktuar nje nga krizat me te medha te ekonomise boterore. Natyrisht qe nuk jane fajtor vetem manaxhert . Mijera keshilltare kane futur sisteme te keqija kompensimi, shefat e kuadrove kane vene ne krye njerez te gabuar dhe perpiqen te na tregojne se menaxheret me rroge te madhe ishin me te miret, nderkohe qe katastrofa qe kemi tani do te ishte shkaktuar edhe prej menaxhereve me rroge me te vogel. Ato firma qe kopjuan pa asnje kritike regullat financjare amerikane dhe pa menduar se ne ketu kemi rregullore te cilat bejne te mundur bilance me solide dhe me te mira.

Pse nuk e pa askudh ardhjen e kollapsit?

Se u perdoren metoda te gabuara. Alan Greenspan (ish shfei i thesarit ne kohen e presidentit Bush) eshte nje gjeni dhe duhet ta parashikonte kollapsin, ne vend te kesaj ai ka shkaktuar nje te fllucke pas tjetres. Kur njeriu shef se bursa ka nje rritje te tille, njeriu duhet te pyesi per shkakun. Shkaqet ishin lakmia dhe borxhet, dhe jo rezulatet e mira te firmave. Ekonomia amerikane ishte ne renje qysh ne vitin 1995. Shifni te dhenat per nje kohe te gjate, nuk ka asnje faktor pozitiv, si p.sh. deficiti i tregetiese me jashte, shkalla e borxheve, prodhimi ose kuota reale e investimeve e cila eshte me e ulat qe nga koha e luftes se dyte boterore. Ketu duhet shenuar se te dhenat ekonomike te SHBA jane zbukuruar qysh nga viti 1994.

Kjo tingellon si konspiracion.

Une nuk them se shifrat jane falsifikuar. Ato jane luciduar disa here. Shifrat e ritjes ekonomike ne SHBA nga 2 deri 2,5 % jane zbukuruar per vite me radhe, e njejta gje me te dhenat e prodhimit.

Mendoni ju se me paketat e shpetimit per bangat, ja kemi hedhur te keqes?

Jo. Sepse ne duhet te mos harrojme pasojat e renda per ekonomine. Ajo ndodhet ne deflacion, per here te pare pas 30 vjetesh. Deri para disa javesh flitej per inflacion, megjithese metastasat e deflacionit jane aktive per kohe te gjate. Tani cmimet ulen ne te gjitha fushat. Dhe bile atje ku konsiderohej si e pa mundur, ne tregjet e aksioneve si dhe ne sektorin imobiliar, ne lendet e para dhe metalet me vlere. Privatet nuk blejne sepse neser do jete me lire. Shitjet e firmave bien, prandaj ato duhet te ulin shpenzimet. Papunesia do te rritet, shume firma do cduken. Te dhenat nga taksat do te ulen 20% deri 40%.

Investuesi i sukseshem Warren Buffett mendon te kunderten. Ai mendon se Bursat e kane arritur piken me te thelle dhe se tani ja vlen te luajme ne burse.

Ka mundesi qe ne muajt qe vjen do te kemi nje qetesim ne burse ne reth 30 deri 50%. Kjo ben qe njerezit te besojne se ja hodhem te keqes, masat e marra dhane rezulate. Pijaneci u sherua duke i dhene alkohl, ne duhet te vazhdojme si deri tani. Pikerisht atehere do te filloi deshtimi. Kjo ka ndodhur gjithmone, sic na thote historia e finanzave. Nga nendor 1929 deri prill 1930 Dow Jones u rit pas ne 50 %. Vetem pastaj filloi tatepjeta e vertete.

Sa prapa do te shkojme akoma?

Krise do kaloje reth vitit 2012, dhe kjo vetem ne se do jemi dakord te mendojme ndryshe.

C'fare mund te beje ne keto situata njeriu i shkrete?

Si alpinist une kam mesuar se ka dy lloje alpinistash. Alpiniste te guximshem dhe alpiniste te vjeter. Une bej pjese ne te fundit, sepse ne se njeriu si alpinist do qe te arrije pleqerine, ai duhet te pregatitet per kohen e keqe, bore dhe furtune . Kur njeriu eshe i pegatitur mire nuk falimenton. Zoti ndihmon, por vetem ata qe jane te pregatitur.

Pregatitur tingellon mire, por si ?

Per njeriun privat gjeja me e rendesishme per momentin eshte leku ndersa firmat duhet te kene ne sirtar nje plan te mire kundert krizes dhe nje strategji te re.

Per nje kundershtar te neoliberaleve eshte gje e mire qe politika ndihmon nga falementimi UBS me nje pakete prej 68 miljard franga?

Pacienti eshte i shtrire ne pavjonin e ndihmes se shpejte, ai duhet ndihmuar. Por ne te vertete duket se pijaneci po sherohet duke i dhene alkohl. Zgjidhja nuk duhet kerkuar ne fushen ekonomike, por ne zbatimin e filozofise se gabuar te Shareholder-Value. Kete pervertirisim e shef njeriu tani edhe ne ekonomi.

Ne c’fare kuptimi?

Mjetet ndihmese te dhene nga shteti, keshtu flitet ne SHBA, duhet te perdoren qe tju paguajne aksionereve nje divident, me qellim qe kursi te mos bjere. Kjo eshte nje cmenduri. Kurset kane rene tashme. Per me teper me leket e ndihmes duhet tju paguhet boni shefave te bangave te falimentuara. Perse? Per humbjet qe ata kene shkaktuar? Ky eshte nje sistem i semure. Politika e harxhoi barutin qe kishte. Per nje vale te dyte ndihme te kesaj natyre mungojne mjetet financiare. Ne kete rast duhet te shpetojne vetveten bangat dhe ekonomia.

A e ka ekonomia fuqi per te bere kete ?

Eshte i nevojshem nje rikonstruksion radikal dhe i thelle i firmave, qe jane orjentuar nga sistemi i Shareholder – Value. Kjo rruge te menduari ju a ka bere jeten te lehte shume manaxhereve. Njeriu mund te shifte cdo dite ne kurset e burses nese firma eshte ne rritje ose jo. Kjo nuk ka te beje me faktin se menaxhimi funksionon apo jo, ketu kemi te bejme me nje kopesht femijesh. Qellimi me i larte duhet te jete rritja cdo dite e aftesise per te konkuruar dhe ne interes te klientit, dhe jo per te bere te pasur aksjoneret duke arritur fitimin maksimal. Gje qe ne fund te fundit eshte shume i shjeshte. Nuk investon ne shkollim, kufizon inovacionet. Per kohe te shkurter fitimi ritet. Por pikerisht keshtu i ben njeriu aksjoneret te varfer, sepse kjo gje behet ne kuriz te uljes se fuqise prodhuese te firmes. Aksjoneret behen te pasur kur klientet jane te kenaqur dhe jo e kunderta.

Kjo krize e sistemit te behet shkak qe firmat te rikonstruktohen?

Ja, dhe ja vetem atje. Tani duhet te bejme nje fushe shume te madhe plehrash ku te hedhim keshilltaret qe mbeshteten akoma ne menyren e vjeter te te menduarit, te ndryshojme strukturat e organizimit, te permiresojme kontrollin, te krijojme rezerva. Nderkohe duhen kufizuar te drejtat e te ashtuquajturve investore.

„Te ashtuquajturve investore?“

Njeriu duhet te beje ndryshimin midis nje aksjoneri qe posedon aksione dhe nje aksioneri qe eshte besnik i firmes. Ne SHBA 90% e aksioneve nderojne poseduesin. Keta investore nuk jane mbajtes aksionesh por shites aksjonesh. Aksjonereve qe posedojne aksione duhet t’ju hiqet vota. Ne se dikush duhet te japi voten per zgjedhjen e keshillit administrativ te firmes duhet te mbaje aksionet per kohe te gjate. Ne se dikush do te shese aksionet sa me shpejte, gje qe lejohet, duhet te mos influencoje ne zgjedhjen e forumeve te firmes. Aksionere qe posedojne aksione, jane njerez qe blejne aksione vetem se besojne ne leverdine e aksionit dhe jo ne aftesine e firmes. Ketu kemi dy gjera te ndryshme. Nje aksioner i vertete eshte pronar, i cili mban aksionin edhe kur firma ka probleme.

Sipas kesaj llogjike duhet qe Hedge-Funds tju hiqet vota.

Ne dy deri tre vite nuk do te kete me Hedge-Funds. Kush ka nevoje per Hedge-Funds? C’fare funksioni kane ato? Asnje. Private-Equity-Funds mund te them se po. Por ato duhet te orientohen per afate te gjate. Te zbukurojme brenda tre vjetesh nusen qe ajo te martohet, jo, kjo gje nuk behet me. Private-Equity-Funds duhet te riorientohen qe te mbijetojne si strategji afatgjata.

Po kerkohet me ze te larte qe te rrafshohen rrogat e menaxhereve.

 Jo, kjo eshte nje detyre e vjeter e keshillit administrativ qe ai ka lejuar ti merret nga dora. Ne fund te vitit kur behen llogarite dhe del se sa eshte fitimi ( n.q.s kemi fitim ), atehere te vendoset se cfare pjese e ketij fitimi do ti jepet kuadrit. Lukas Mühlemann, ish shedi i Kredit Suisse, e shkateroi bangen brenda tre vjeteve. Kur kjo bange u shpetua nga Oswald Grüber ( qe zevendesoi Mühlemmanin ) pati njerez qe bene fjale per Bonusin qe mori ky i fundit. Kush, pervec tjeter, duhet te marre Bonus, pervec atij qe shpetoi bangen. Ne kete moment po diskriminohen punonjesit e bangave te cilet bejne nje pune te mire. Firmat e shendosha kane punonjes te mire. Per keta njerez nuk shkruhet. Tani shkruhet per njerezit egoiste, te cilet stimuluan kultin e individit. Keto njerez nuk ndodhen vetem ne sektorin bankar. E kam fjalen per Jürgen Schremp......

....ish shefin e Dailmer-Chrysler?

Ne fund te viteve 90 mu kerkua te referoja perpara 60 menaxhereve qe ishin ngarkuar te punonin per bashkimin e Daimler dhe Chrysler. Pergjigja ime ishte qe ky bashkim nuk mund te funksiononte dhe se do ishte nje deshtim. Pas kesaj nuk morra me pune nga ata. Zoti Schrempp nepermjet ketij bashkimi shkateroi 60 miliarde Euro, ai nuk e duronte do kritiken.

Besimi ne ekonomi eshte demtuar rende. A mund te rivendoset perseri?

Tani duhen qe shefat e mir te firmave te flasin dhe sqarojne njerezit neper programe televizive dhe media. Njerez si Nicolas Hayek, Peter Brabeck, Edgar Oehler dhe jo funksionere te koncerneve, zedhenes shtypi ose funksionare te Economiesuisse, qe kane bashkevepruar ne “cirkun” e Corporate – Governance. Shefat e suksesshem te firmave dhe manaxheret e mire, te cilet kane vepruar sic duhet qe nga fillimi, te tregojne se ne c’fare drejtimi duhet hecur me tej.

Kush do te dalin te fituar nga kjo krize bankare?

Firmat qe bazohen akoma ne strategjite e gabuara do te blihen me cmime te lira nga konkurenca. Mund te investohet ne teknologji, te cilat nuk paten shans deri tani. Tani kemi shansin e shekullit qe te ndryshojme gjithcka qe donim te ndryshonim me pare, edhe ne politike. Kini parasysh, edhe ne se tani po kalojme kohe te veshtira, keto jane me gjithe ate gjithmone shume me te mira se kohet qe kane kaluar gjeneratat para nesh.Sepse sot njeriu mund te heqe dore perkohesisht nga disa mallra konsumi pa patur ndonje humbje te madhe. Une kam tre pallto, c’fare do ndodhi ne se une vitin qe vjen nuk blej nje pallto te re. Kohe me pare njerezit kane blere pallto se kishin ftohte. Po te flasim ne menyre figurative : Krimi i mendafshit duhet te vdesi, sepse flutura duhet te lindi.

4 Komente

Thjesht, Shkelqyeshem.

E kam fjalen per Jürgen Schremp......

....ish shefin e Dailmer-Chrysler?

Ne fund te viteve 90 mu kerkua te referoja perpara 60 menaxhereve qe ishin ngarkuar te punonin per bashkimin e Daimler dhe Chrysler. Pergjigja ime ishte qe ky bashkim nuk mund te funksiononte dhe se do ishte nje deshtim. Pas kesaj nuk morra me pune nga ata. Zoti Schrempp nepermjet ketij bashkimi shkateroi 60 miliarde Euro, ai nuk e duronte do kritiken.

 

O e donte 9.9% ose ishe armik.

 I intervisuari duket qe flet plot pasion per menyren e zhdrejte te pagesave dhe perfitimeve te bonuseve qe manaxhere te paafte kane perfituar, mirpo ai nuk i di mire ca pune te kohes se krizes dhe bashkimit te kapitaleve, si domosdoshmeri te keqia qe duhet te ndodhin. 

Tani kemi shansin e shekullit qe te ndryshojme gjithcka qe donim te ndryshonim me pare, edhe ne politike.

 

Ka thashetheme qe TE GJITHA bankat amerikane do e kalojne ate te famshmin 'stress test' ne fund te Prillit. Skuadra Obama-Gaithner-Bernanke kerkon te mbuloje diellin me shoshe. Or daj! Ke dhone hua 3 trilione USD per shtepi, para keto te cilat nuk i mbledh dot. Ndryshimi i rregullave te lojes (nga mark-to-market accounting to mark-to-fantasy) te jep vetem kohe. Por kur te vije dita cdo besh pastaj?

 

P.S. per ata qe u habiten nga performanca stelare e Goldman Sachs: ata kane nderruar peridhen periodike te raportimit duke lene Dhjetorin jashte. Nqs do ish raportuar Dhjetori, ai 1.8 miliardesh fitim (dyfishi i pritshmerise te analisteve) do ishte 1 miliard (per 4 muaj jo 3).

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).