Delijorgji dhe Fahri Balliu ortake ne firme ndertimi

VizionPlus TV

Një kompani e përbashkët ndërtimi në të cilën janë ortakë, i akuzuari kryesor për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji dhe botuesi i Gazetes "55" Fahri Balliu, është ende aktive dhe nuk është sekuestruar nga Prokuroria, megjithëse dosja e "Gërdecit" ka shkuar në Gjykatë. "Vizion Plus" arriti të siguroje nga QKR dokumentacionin e plote të kësaj kompanie e cila vazhdon punën e saj normalisht edhe pse ortake te saj kryesor me 40 për qind janë dy vëllezërit Delijorgji. Sipas dokumentacionit të depozituar në QKR, Mihal Dleijorgji dhe Fahri Balliu, botues i gazetës "55" kanë krijuar në vitin 2006 një kompani të përbashkët ndërtimi dhe transport materiale ndërtimi në te cilën Fahri Balliu përfaqësohet nga vajza e tij 20 vjecare, e cila është studente jashtë Shqipërisë. Botuesi i gazetës më të afërt të Berishës, ka qenë gjatë këtij viti shumë aktiv në sulmet ndaj Prokuroisë që tentonte të hetonte dosjen "Gërdeci". Dy ortakët e tjerë të Kompansisë, Vëllezërit Mata duket se janë formale pasi në shkurt të vitit 2009 ata ja falin aksionet e tyre nje zonje të quajtur Flora Xhillari, e cila është tashmë dhe përfaqësuese juridike e kësaj kompanie. Skandali qëndron në faktin se kompania nuk është bllokuar gjatë këtij viti dhe se Prokuroria ka rënë në gjurmë të saj pasi ka cuar cështjen në Gjykatë. Burime nga QKR thonë se ata nuk janë pyetur në mënyrë të detajuar për këtë kompani, por thjesht u është bërë një kërkesë per kompanitë që drejtonte Delijorgji. Prokuria nga ana e saj thotë se përgjegjësia është e QKR-se, pasi kjo e fundit nuk i ka detajuar aktivitetet për te gjithë kompanitë e Delijorgjit. Skandali tregon se sa të përcipta mund të jenë hetimet për Gërdecin dhe sa shumë fakte mund të kenë mbetur ende pa u zbuluar. Dokumenti që po botojmë dëshmon të kundërten dhe implikon rënde kryeministrin Berisha për lidhjet e tij me Delijorgjin, përmes njerëzve të tij që kanë biznese të përbashkëta me të. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur po ashtu, se ortakët Delijorgji - Xhillari kanë qenë sponsore të forte të PD-se në zgjedhjet e fundit lokale, por finacimi i tyre rezulton të jetë i padokumentuar duke ngritur dyshime të mëdha për abuzime me to.
 

48 Komente

Firma e Balliut ka ndertuar mbikalimin tek kthesa e kamzes. U kenaqen me para langot e berishes.

More po xhillari quhet dhe ai qe ben ate reklamen pa pushim ne tv qe shitet toka me 10 euro dhe me 300 euro te nderton vile ne bregdet ne vlore.

Po pse ju e dini per budalla Fahriun? Eshte komunist i regjur ai, eshte ujk i vjeter.

....mire atyre qe jetojne ne shqiperi por edhe neve jashte sna bo me pershtypje per cdo skandal te rradhes.....

......ec mo seshte bigi, do kaloje si cdo skandal tjeter.....

...

Aha, po vazhdun me Fahriun keta i bie qe prokuroria te marre te pandehur edhe nje shkrimtar te madh shqiptar.

Shume interesante dalja zyrtarisht e Fahriut ne mejdan. smiley

hihihi

Dun ta kallin ne dhe me duket se keshtu vdek e marru a ky !

E mer Fahri mer Fahri !

I joti ta fut e shef, se hasmi te vret.

Ta futi Pango kur te hoqi kunaten ( e kupto vete qe po e mbaj gojen ) nga kryesekrekare e Ministrise se Kultures. Ta futen me pune e atij ambasadorit ne Turqi. Ja tani po ta fusin me Delijorgjin sic ta futen te libraria "Kadare".

Ke nja 4-5 dite qe je sul Bilbil Klosit ( babait te Ardianit ) ne gazete.

Nuk na e the per hesap te kujt i je sul apo ne emer te antikomunizmit , apo ne emer te Skenderbeut ?

 

Kothe, kot a mban gojen se Fahriu si zor te lexoje peshkun. Me mire leshoje gojen dhe na trego c'ka ndodhur dhe cdo ndodhe. Merci.

tren,

Fahriu eshte personazh shume interesant.

Eshte personazhi qe ne pacavuren e tij ka pergojuar Bamir Topin per jeten e tij personale, ka pergojuar Ina Ramen per jeten e saj personale, ka pergojuar Edi Ramen per jeten e tij personale, ka pergojuar ardian Klosin per jeten e tij personale dhe lista eshte pa fund.

Armiq pa fund ne plane personale.

Shkurt mesa shof une po i ndodh ajo qe ai nuk do donte ti ndodhte kurre: Media sot i lakoi emrin e vajzes si ortake ne nje biznes me Delijorgjin situata do komplikohet akoma me shume nese inati i atyre qe kane nxjerre kete shkrim do jete i madh.

Se sa i ben pershtypje kjo Fahri Halese une e di mire, por thone qe kur kolohet ke femija gjerat jane te dhimbshme shume.

Fahriu eshte perpara nje sikleti te madh e qe lidhet me faktin se si kjo pune duhet te mbyllet. Kushtet qe do ndeshe do jene te renda shume e qe do fillojne qe nga shitja qe do i beje qeveriu ( ne fakt e ka bere prej kohesh ) si dhe sikletet ligjore qe mund ta implikojne vajzen e tij me skema pastrimi parash . Mund te kete verifikime pasurish apo te kete transaksione qe Fahriu nuk i di qe jane bere ne emer te firmes ku vajza e tij eshte pjesmarrese .

Sepse ky hetim mund te xjerre shume pislluqe te Fahriut ne vite qe fillojne qe nga qenia deshmitar ne pazare cigaresh kontrabande e deri sa te dush ti te tjera, por qe nuk e vlen me i permend te gjitha ketu.

Se qe thu ti tren vetem mjafton te hetohet se si dhe pse jane kryer disa transferta me jashte Fahriut mund ti hapen teleshe per nja 3-4 vjete pune prokurorie dhe qe do detyronte shume veta ta shisnin Fahriun brenda nje sekonde per te rujt sumen e tyre.

Por kjo histori nuk eshte fare e re dhe e kemi permend disa here keshtu shkarazi ne peshk lidhjen Balliu - Delijorgji ( jemi te paret qe e kemi zene ne goje ), por peshku nuk mund te kthehet ne vend qe media mund te mesoje pengje per ti perdor sipas hesapit te interesave te botuesve..

Po gjuhet Xhillari jo Fahriu. Kur ti kerkohet Xhillarit te thote ndonje gje te vogel per Fahrine ky do ta beje ne sekonde. E ka nje ceshtje me zarat te hapur ne prokurori ky i fundit qe ben sa disa here jeta e Fahriut me gjithe kunaten. smiley

Une nje mendim kam per kete hale : ky njeri eshte mut i mbulum qe sa here e zbulon aq here qelb dynjane. *

* Te me falin ata qe do shkojne per dreke apo ato qe do hane mengjes.

Edhe pak po na hyn dhe neve frika qe nuk kemi qene fare atje se mos jemi perzier me tragjedine e Gerdecit.

Sa te rrnosh do te msosh...

Tani eshte me e qarte se pse Fahria sulmon me liber shpie, gjithe institucionet e drejtesise me ne krye Prokurorine.

Po prokuroria kaq e paafte eshte sa ju desh nje vit per te gjetur nje cope leter ne qendren e regjistrimit te bizneseve???

te shohim tani se cfare reagimi do te bej Fahria... per firmat e tjera te ndertimit dhe per tenderat miliona euro nga paret publike te shqiptareve....

Te merresh me Fahriut eshte te si luftosh kunder simbolit te shkrimtarit desitent antikomunist qe deri dje ka qene gazetar i Zeri i Popullit sot eshte dhe ai pishtar po pishtar i ZI me Emrin Fahri.

Menyra per te kamufluar preardhjen e artikullit, gjetja V+.

Te ndryshoshe edhe titullin, del qarte se eshte marre nga gazeta e kryeprokurorit te ardheshem Baze.

Po e kthejme Shqiperin si ne '45, me kryeprokuror tipit Enverian, si Mero Baze.

Ku eshte lajmi, e din gazetuci Mero, Edi qe jep lejet si do ja bej me Bazen kryeprokuror, se imagjinojme.

Ku Balliu me duket si ishdinamovit, lajmin se marr vesht se ku don te dale.

Sa i ngritur eshte shtypi Shqiptar, e zberthejne problemin  ne thelb.

Si do ja benim pa keto gazetaruc , nje zot e di.

O Lumo po pse bo keshtu mer jahu? Po ne Fahro pjese e nomeklatures se vjeter eshte, xhaket e vjeter, komunist i regjur si Sula.  

Po, ata jane ortake, madje Edi Rama i dha Delijorgjit 3 leje ndertimi vetem 2 muaj para Gerdecit dhe ne total 30 leje ndertimi.

Vizion + ose me mire Edil-Al eshte firma qe nga Edi Rama mori leje ndertimi te dielen ne menyre urgjente.

Delijorgji ka qene mik i ngushte i Edit dhe ortak i Fahriut.

Me regull treshi i bie qe edhe Fahrua te jete skok per kok me Edin apo jo?

Konflikti I interesave në Mbledhjen e dt. 22 Mars 2009 në KRRT e Bashkisë së Tiranës

Nr.20
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Universal
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr.24
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Katër Grykët
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr.29
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: MANE TCI
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr.41
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: MANE TCI
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr.44
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Vila Park ALB
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr.31
Subjekti Ndërtues: DELTA KONSTRUKSION (Kozeta Bicoku)
Votues në KRRT: √ Arben Bicoku

6 Leje ndërtimi në konflikt të pastër interesi në një mbledhje të vetme =
+ 5 Leje Ndërtimi të votuara nga Alban Eftimi ku firma projektuese ishte e të jëmës Tamara Eftimi
+ 1 Leje Ndërtimi të votuar nga Arben Bicoku ku subjekti Ndërtues është I të shoqes Kozeta Bicoku
 

Sa p.. some ky delijorgji mer daje.

 

 I ka korruptuar te gjith, qe nga opozita e deri tek pozita sotme, qe nga bashkia e deri tek ushtria. E pike e zeze, ketij duhet dhene medalja, se eshte te keqene e Kamorres.

 

p.s po te shkruaj nje liber ky, sigura del Beste Seller.

Mbase Delijorgji eshte vecse nje "puppet"?!

Megjithe perpjekjet e imagjinates time, nuk arrij dot te besoj qe nje cunak eshte i zoti sa te bej gjithe keto djallezi!

Dhe meqe ra fjala... Sudja i beri piramidat?!

fahriu esht emer koti ortaku a pronari i vertet i delijorgjit ka vetem nje emer shklzen berisha

More, po kjo Xhillari, mos eshte gje ajo avokatja e ema e mikut te Rames pronarit te kinema Millenium Alban Xhillarit.

Pasi Fahriu akuzoi ashper Ramen per lidhjet e tija me Delijorgjin, ky i fundit i pergjigjet me BAZEN ... po me te njejten monedhe.

Qellimi ?

 Bej mjegull, bej tymnaje, ne menyre qe asnjeri te mos duket i "paster" nga jo mesele

O LEFTY mos e ul piacen kaq shume. Fahriu ose eshte ortak i Delijorgjit ose nuk eshte.

55 eshte gazete pro qeveritare,ose me mire te themi sateliti henor i qeverise,aty ka vetem shpifje,por c`thone gazetat e tjera per keto  30 lejet e ndertimit?..c`thote prokuroria per kete ceshtje,...pastaj pse 55-sa nuk thote gje per "ndertimin pa leje"(me leje) te Big Factory ne Gerdec ,ku Deliu i Jorgos,vrau 26 vete...me aktivitetin e tij te ligjshem,me leje ndertimi,te fabrikes se vrasjes?...55 te rri skic,onash ose ne mes,por te flasi drejt ama! Por cer them dhe un !!

Eh...Eh...Eh...

Kur vjen puna ke leku të gjithë bëhen bashkë me "anti-komunistë" si Balliu (kupto agjent i sig të shtetit) me grekë si Delijorgjis, me ish-dinamovitë si Rama, me djem kryeministrash si Xeni, me Cam dhe djem oficerësh si Mediu e tërci e vërci...

Ndonjë ditë edhe Kadare ka për të dalë bashkëpronar me Balliun, Delijorgjis-in, Xenin, Ramën etj e tërci e vërci...

Thuhet se leku nuk ka erë por unë mendoj leku ka erë m....

Ka nje keqkuptim konceptual ne bazen e ketij diskutimi. Nje personi si  me bindje te djathta dhe qe voton djathtas i nenshkruari, thelbesisht nuk i intereson reputacioni i nje person i caktuar. Nje person vleresohet nga cfare ben, jo nga cfare eshte. Tani Fahri Balliu mund te jete ortak me Delijorgjin. Per mua mund te jete ortak edhe me Pinochet. Ka thyer gje ligjin? Ka shkelur interesin publik? Kjo eshte pyetja e rendesishme.

Tani majtistet e Edi Rames, te leshuar ne sulm, nuk lejne dite pa bombarduar opinonin publik me pseudoskandale. Prostitucioni intelektual (Jose Mourinho docet) shenon maja perdite e me te larta. Edi Rama aprovon ne dite pushime dhjetra leje ndertimi ku kontrollori identifikohet me te kontrolluarin. Ai qe voton lejen e ndertimit eshte i njejti person qe projekton monstren e betonit te rradhes. Konflikt interesi gjigant. Rezultatin e keni para syve. Nje qytet i shnderruar ne xhungel betoni. Qytetarit te Tiranes nuk i intereson biznesi i ketij apo atij personi. I intereson qe kur te hape dritaren te mos kete murin e pallatit tjeter vetem dy meter larg. I intereson qe kur te bijne 20 minuta shi rruget e lagjes te vet te mos permbyten si kanalet e Venecias.  Prandaj qytetari tiranas, duhet te pyese veten: Sa e ka permiresuar jeten e tij, kryetari aktual i bashkise?

Nje personi si  me bindje te djathta dhe qe voton djathtas i nenshkruari, thelbesisht nuk i intereson reputacioni i nje person i caktuar. Nje person vleresohet nga cfare ben, jo nga cfare eshte.

Kjo nuk eshte e vertete kur partia me e madhe e djathte ne shqiperi germon jeten personale te liderit te opozites. Jane marre jo vetem me aventurat e rinise por edhe me divorcin, femijen dhe familjen e tij. I kane thene te gjitha per "reputacionin" e Rames ne fshatrat e Shkodres. Kryeministri ka dal te flasi si ata qe bejne synet... Kshu qe me dukesh se nuk je ne linje me realitetin politik te se dhjathes me kete koment.

 

Ka shkelur interesin publik (balliu)? Kjo eshte pyetja e rendesishme.

 

ceshtje pikepamjesh.

Nese delijorgji ka marre leje ndertimi korruptive nga rama i bie qe balliu te kete marre leje ndertimi korruptive nga rama (se jane ortake pra mo).

A eshte shkelje e interesit publik kjo per ty?

 

Me shkrive o gene....cfare do te thote leje ndertimi korruptive?

Tani nese Delijorgji ka korruptuar apo jo Edi Ramen dhe ka marre leje ndertimi pa pasur te drejte, une nuk jam ne gjendje te them nje gje te tille. Nese kete e ka bere ne akord me F. Balliun, une nuk jam ne gjendje ta them. Nuk mund te akuzoj dike, vetem pse ashtu e mendoj.

Po mos te vemi larg. Se kshu per fjale, futen ne loje profesionistet e OJQ, OJF e kompani, qe shpesh frekuentojne dhe krijojne rryma opionin ne kete blog.

Te mbetemi te fakti qe sot ti ke nje kryetar bashkie qe kandidohet per kryeminister edhe ti nuk je ne gjendje te dish nese do te hedhi kandidaturen si deputet apo jo.

Te mbetemi te fakti qe ti dhe askush nuk eshte ne gjendje te thuash nese ka nder mend te jape doreheqjen si kryetar bashkie para apo pas zgjedhjeve.

Te mbetemi te fakti qe Edi Rama jep dhjetra leje ndertimi, ne dite pushimi, ku ai projektuesi = aprovuesi

Te mbetemi te fakti, qe fale politikes lokale te Edi Rames, sot ke nje qytet te shemtuar ku te ze syri vec beton.

Te mbetemi te fakti qe mjafton nje psh..e qeni e Tirana kthehet ne Venecia.

nese Delijorgji ka korruptuar apo jo Edi Ramen dhe ka marre leje ndertimi pa pasur te drejte, une nuk jam ne gjendje te them nje gje te tille

 

E shef pra qe edhe tek selia blu kujtohen te shkrijne ndonje neuron te ndryshem nga ato "pasqyre" (qe imitojne dokun) kur i vjen veza ne b.the.

 

Shpresoj qe te mos jete kjo e vetmja rruge per te "shkrire"  burimet intelektuale te njeres prej dy partive kryesore ne shqiperi qe ka mbetur e paralizuar menderisht.

 

Per marredheniet me delijorgjin, pyetja qe kekon pergjigje eshte: KUSH E KA NGRENE LUGEN E CORBES?

 

 

 

Dhenia e lejeve te ndertimit jepen me rregulla lligjore,dhe mos e beni Edi Ramen,kaq budalla,qe ai i mban lejet e ndertimit ne xhep.

Mos flisni pa informim te sakte!hidhi nje sy si operon Bashkia(dhe jo Edi Rama) ne dhenien e lejeve te ndertimit.

Aplikimet që u ndërpritet procedimi administrativ i kërkesave për leje shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi

 

 

 

 

UNKNOWN {

}
UNKNOWN {

}
UNKNOWN {

}
UNKNOWN {

}
UNKNOWN {

}

 

 

 

Në mbështetje të detyrimit për dhënie informacioni, Bashkia e Tiranës në zbatim të ligjit Nr.8485, datë 12.05.1999 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë” ( nenet 13 , 20, 51 dhe 56 ), Ju informon se :

 

 

Mbas verifikimeve të dokumentacionit të kërkesës së paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kontrrollit dhe Zhvillimit Urbanistik e Territorit (DPKZHUT), për leje shesh ndërtimi, si dhe në vijim të informimit verbal,... me shume shiko:

http://www.tirana.gov.al/?cid=1,42,2469

 

O Blendi mos e adhuro kaq shum Edi Ramen se nuk do ta dije per nder.

Te gjithe e dime qe ai mohoj F Nanon megjithese ky e solli nga Franca me thonj te pa prere. Ai nuk eshte as i majte as i djathte, vetem se esht pak i gjate. A e keni vene re kur flet te mikrofoni si hidhet perpjete sikur e ngacmon dicka ne prapanice

Artian (berber, liqen dhe e gjithe galaktika e peshqve majtista, noglobal, nje-tjeter-bote-eshte-e-mundur etj. etj.)

eshte e drejta juaj te mbyllni syte perpara realitetin qe pasqyron kryetarin e bashkise te Tiranes. Tirana sot me shume se kurre identifikohet me kryebashkiakun e vet. Kaotike, anarkiste, e parregullt, pa identitet, pa vizion per te ardhmen e vet. Jeto te sotmen, pa neser shohim e bejme. Pertej te djathtes e te majtes, pertej mashkullit dhe femres.  

Nuk doni te shikoni realitetin? E kuptoj, syri nuk sheh, zemra nuk dhemb. Pune per ju. Ama jeni te fundit, por te fundit fare, qe mund te jepni leksioni moraliteti nepermjet tellallve tuaj te Gazetes (Anti)Shqiptare e Top Channel. 

Hunter , jam me ty.

 

 

Cdo gje e sakte.

Hunter,nuk dua te perseris Troy-n por sa po desha te shkruaja dicka,lexova komentin tend dhe e lashe.

Nuk kam cfare ti shtoj tjeter.

Kjo dmth qe fahriu u be ortak me delijorgjin ne menyre qe te luftonte me mire komunistin rama qe ka zaptuar mendjet e votuesve ne tirane?

Apo e beri per te miren e tiranes se pallatet qe do ndertonin bashke ishin e ardhmja?

 

Reagon Fahri Balliu: Vajza u tërhoq nga firma. Po më sulmojnë politiksht E. J | www.shekulli.com.al mbyll [ posto kete artikull ne faqet me poshte ]

TIRANË- Botuesi Fahri Balliu ka reaguar sot pas publikimit në media të fakteve se ai është ortak me Mihal Delijorgjin. Balliu është shprehur se "vajza ime është tërhequr nga firma e ndërtimit dhe gjithë kjo që po ndodh është një sulm i pastër politik ndaj meje".

Botuesi shpjegon me anë të një njoftimi për mediat se "kontrata me Delijorgjin është bërë nga vajza e tij e cila ka firmosur me kompaninë "TDC" dhe është tërhequr më pas sepse kompania nuk kishte fitim".

Ndërkohë që në momentin e themelimit të kompanisë, në vitin 2006, vajza e tij rezulton të ketë qënë vetëm 20 vjeçe, ç'ka nënkupton qartë se emri i saj është fiktiv në akt-themelimin e kontratës dhe se pronari i vertetë është i ati. Megjithatë Balliu nuk e pranon këtë, duke deklaruar se e bija ishte aksionereve në 'Trans Digging Construcsion' por shton se është tërhequr shumë shpejt nga kompania për shkak të mungesës së fitimit.

Në deklaratën e tij, botuesi Fahri Balliu, që njihet si mbështetës i Berishës, deklaron se gjithçka që është shkruar dhe folur për të në gazeta dhe TV është sulm i pastër politik. Për këtë sulm ai akuzon kreun e PS-së, Edi Rama dhe kreun e Prokurorisë së Përgjithshme Ina Rama.

Në lidhje me çështjen “Gërdeci” ajo deklaroi se prokuroria disponon materiale e hetimet do të thellohen.

Keshtu eshte shprehur Prokurorja e Pergjithshme per rastin ne fjale. Me duket se eshte fjala per riciklim parash ne librari, shtepi botimi apo te tjera.

Tani Balliut do ti duhet te provoje me letra se kur eshte bere terheqja nga firma, kush studio ligjore i ka bere aktet, sa eshte pagesa qe ka bere firma , kush e ka pas te drejten e parablerjes dhe kush e bleu dhe sa ishte vlera.

E merr Fahri mer Fahri qe do shikohen bilancet qe ka dorezu kjo firme ne Tatim Taksa dhe qe duhen perputh numrat qe ka atje.

E mer Fahri mer Fahri qe more me qafe nje dynja me kete gje.

E merr Fahri mer Fahri ne cer belaje u fute.

botuesi Fahri Balliu, që njihet si mbështetës i Berishës, deklaron se gjithçka që është shkruar dhe folur për të në gazeta dhe TV është sulm i pastër politik.

hihihi, Fahriu mbeshtetes i Berishes smiley dhe po e gandasin politikisht .

Fahri haleja, kur te besh letrat per ate shkeputjen mundohu te sigurosh dy gjera me saktesi :

e para, qe vajza te jete prezent, pra te kete qene ne Shqiperi ne ate kohe

e dyta, te mos kete asnje lidhje kjo firme me ish-librarine qe u mbyll ( sikur ta kishte parandjere qe do kishte ndonje bela te natyres ligjore ) se do na marresh me qafe gjenine. smiley

He se harrova, tamam tamam mbrojtje te mire ke po te thuash qe po te sulmojne sepse ke shkruar nje liber kunder Nexhmijes se diktatorit . smiley

E mer Fahri mer Fahri cer te/na gjeti !

vijon...

Si kishte then gomari... "Skam lidhje un, ishte nje dill qe ka bo vet vajza" mir qe e kishte 19 se ta kishte 29 do kishte hap firem jo vetem me Delijorgjin vajza e fahriut por edhe me Fazllicin, Rahmanin, Argiten, Rezart Tacin, dhe nja 20 te tjere

Une me zorr po pres momentin kur ky do prishet me Salen (se mos e veje ne dyshim njeri qe ka rob ne bote qe mos zihet me Salen) dhe te filloje te tregoje pislliqet si ai i penduari tjeter Mero B...

Qe Delijorgji mund te kete dhene pare per fushaten e PD-se, kjo ka shume mundesi, por ngelet me pak e sigurte se fakti qe lidhjet fillestare parteneret e tij greke i kishin me PS-ne. Sidoqofte per sa kohe nuk do kete transparence ne finacimin e partive ne do grime sallate kot.

Merua e boni nji gol me ne fund. Keto komentet alla-plakash shqiptarce qe jane aq broad ku nisin me leje ndertimi, parlament...planetet, yjet: thjesht per tju shmangur thelbit; nji trafkant/mafioz ka perfshi gjithe strikturen shteterore ne pisliqet e veta.

Me tutje le te vazhdoj prokuroria si, qysh, tek...

Te kishte qen vet balliu ortak me delijorgjin sdo me bente pershtypje
por kur shoh qe ka futur vajzen 19 vjecare dhe thot se qenka "dill" i
vajzes me ben te mendoj qe ky Balli e paska dit qe nfillim se cfar po ben duhet fshehur

Oh oh Fahriu, smiley

ja pjesa Skenderbe e problemit :

...Bilbilit të Klosëve

Në këtë aferë, siç u thashë më lart, u qeras edhe Ardian Bilbil Klosi, për të mjekuar sadopak plagët që i hapi zbulimi i dokumenteve zyrtareve, lidhur me babanë, i cili ka punuar në regjimin komunist, deri në pension në profesionin e vrasësit. Babai yt, zoti Klosi, ka punuar vrasës. Një pjesë të jetës drejtpërdrejt në terren dhe një pjesë duke certifikuar vrasjen e të tjerëve, në gjyqe, si ministër (pa) Drejtësie, ose në Presidiumin e Kuvendit Popullor, si sekretar i tij.

Disa mendojnë se duhet të kisha futur edhe ty te zonjushat, por të paktën ti e ke një burrë në shtëpi. Ti i vjedh gjermanët sot, yt atë i vriste. Merri dhe hidhi në gjyq dokumentet që janë paraqitur, kundërshtoje dhe kërko ballafaqim si anëtar i Al Kaedës përmes Serbisë dhe Rusisë dhe vetëm kjo ta frymëzon urrejtjen për Skënderbeun. Edhe ti je në këtë aferë në lezet të shijimit të saj, që nga ana e saj nuk është asgjë.

Kjo eshte pjesa ku Fahriu kerkon te jete viktime e sulmit qe bene anti Kenot.

Mire aty Fahri. Je njish. smiley

Ja dhe kercenimet per Meron smiley

Drakula

Deri tani nuk hante fëmijë. Tani po ha edhe fëmijë. Ato telefonat që përdor për komunikimin këtej ndaj gardhit ku ka qenë, t’i harrojë, i ka të panjohura. Por drakula që ha fëmijë, ka fëmijë vetë.

Mire Fahriu aty. smiley

Yll fare, fare.

Ja dhe pjesa per Topin :

...Madje, e di shumë mirë ti që ca nga asetet që t’u deshën, t’i dhashë unë personalisht, sepse respektova këmbënguljen e Sali Berishës që ti të ishte president...

Ja pjesa per Ina Ramen :

...Unë e kam përjetuar me dhimbje dramën tënde të rinisë e të familjes,..

Ja pjesa per Edi Ramen :

Zonjusha e bashkisë së Tiranës

...Ti e qerase Klosin nëpërmjet drakulës në një aferë banale, si kjo që publikove. Por atyre kuajve që i ke vizatuar dikur në muret e shtëpisë së Dash Pezës, do t’u hipësh shpejt, jo për të vajtur në Spanjë në një dhomë me ty, ku u bë shumë i rëndësishëm një jastëk i bardhë. Por edhe një makinë e djegur pasi shtypi një njeri, do të jetë objekt edhe ai rrëzimi i Matildës nëpër shkallë e fluturimi në Gjermani me Emën, por mbase edhe Ema nuk e di atë që pa Matilda dhe përrallat që thua ti në “GSH” janë si ato që “i preu bursë Zogu, Enverit si revolucionar”. Por ty do të duhet shumë ta maskosh të kaluarën tënde, por nuk po e sheh që sa më shumë shkon, aq më shumë zbulohen gjëra për Enverin e për Nexhmijen. Por ty do t’i ndjejë në një kohë më të shkurtër, por mbase të kanë gënjyer për atë celularin e ashensorit....

---------------

Keto jane shkurt disa te imta qe ka shkruar sot beniamini i Ismail Kadarese, Fahri Balliu,  per skandalin ne fjale. Eshte shume i parashikushem Fahriu, por me sa di une media akoma nuk ka folur per te . smiley

Ka shume shume te tjera me ze e figure.

E merr Fahri mer Fahri qe iu hape pune.miletit smiley

Dhimset shume femija, e thame qe dje,  dhe duket ata qe e iniciuan kete histori kane asa shume neper menge.

Fahri Topalli u katandise smiley

Ja sic e kishim parashikuar Gazeta Shqiptare boton dicka per Librarine me emrin e gjeniut smiley

Henris Balliu, sikundër sqaron ekstrakti i QKR-së, zotëron 50 për qind të aksioneve në “Libraria Kadare” dhe po kaq për qind të aksioneve zotëron edhe ortaku i saj, Dritan Kolaveri, djali i një biznesmeni të njohur në fushën e ndërtimeve. Por, në bazë të informacionit të marrë në rrugë zyrtare nga Ministria e Brendshme, bëhet e ditur se ortaku i Henris Balliut në “Libraria Kadare”, është një person me precedentë penale. Referuar komunikatës së Seksionit të Luftës kundër Trafiqeve në Ministrinë e Brendshme sqarohet se, “Më datë 31.07.2006, ora 22.30, u ndalua shtetasi në kërkim Dritan Kolaveri, 26 vjeç, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, sepse Prokuroria e Rrethit Tirane ka filluar çështjen për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike e falsifikim të akteve të gjendjes civile. Nenet 141/a e 191/1 të Kodit Penal”, - thuhet në këtë komunikatë. 

Tani me poshte eshte nje reagim i Fahri Topallit apo Fahri Kadarese si ta doni quajeni per Bamir Topin :

Ti zotëri ke vetë dy vajza dhe unë mund të të habit po të shkruaj, por unë nuk e bëj kurrë atë, vetëm se u them atyre dy vajzave të tyre se ti je një baba, ekstremisht i zi, ekstremisht i keq, se e fute dorën tënde të zezë edhe në mes shoqeve e shoqeve të vajzave të tua. Je ti që lejon që kryeprokurorja të vegjetojë e të mos bëjë asnjë punë veç propagandë, shpifje, intriga, o kundër Saliut, o kundër Fahriut. Njerëz që shpifin mbi historinë e vendit të tyre, kundër kombit të tyre, që bëjnë propagandë kundër këtij vendi, janë anturazhi e pëlqimi i saj. ( Marre nga botimi i Kadarese Gazeta 55 )

Pjesa e pare bold eshte pjesa Topalli e Fahriut, ndersa pjesa e dyte bold eshte pjesa Kadare e Fahriut.

Po akoma nuk ka mbaruar mesa shof une.

P.S. Sot Gazeta Libertas ka nje shkrim interesant , mos e humbisni. E di qe kur ta lexoni do me thoni qe c`lidhje ka me Fahriun si beniamin i Kadarese. Po mire themi nje vijon dhe jemi ne rregull . smiley

Ylli i "55" ,nepermjet luftes "kunder komunisteve",korrupsionit,"gjuetise se shtrigave" aktivitetit si "thought police" i vertet(pergjues dhe padites i njerzeve qe flasin kunder qeverise,pushtetit)servil deri ne pore te lekures ndaj atyre qe kane pushtet,ka arritur te behet nje "Milioner",por kete radhe duket si i zgjebosur,me aaferet qe po i dalin.

Thone se gjarperit nuk i duken kembet,por keto skandale qe ndjekin njera tjetren ne shqiperi,po tregojne te kunderten.Balliut i kane dale kembet jashte,fare!

Do ta ndihmojne  kete radhe,shpifjet dhe servilizmat standarte ndaj "bosseve",dhe pushtetarve ?

Le te shpresojme jo,nese do te duam nje vend pa "plera"si Balliu!

Perhere kam pyetur veten, qe, keta njerez qe kane gjerat ne dore, mire per ne, popullin, qe sju behet vone, por per femijet e tyre pse nuk perpiqen ta rregullojne kete vend, te bejne ndonje pune ashtu sic duhet. A jane dhe femijet e tyre shqiptare, a rrojne ne shqiperi, a do ti kene ketu pasurite dhe punet, a do ti perdorin sherbimet e ketij shteti neser pasneser dhe ata ?
Por, me sa duket, pyetja ime paska qene kaq dreq naive. Keta njerez jane monstra, te padenje per te qene njerez, baballare dhe nena. Kafshe qe ndyejne femijet e vet pa dale akoma nga veza.
Te besh perfolje dhe perbaltje te tilla te familjeve, grave, femijeve, kushdo dhe te kujtdo qofshin keto te fundit, eshte modeli me i ndryre i te sjellurit ne jeten publike.
Eshte ta fusesh pisllekun gjer ne rrenje, dhe ta godasesh nje shoqeri gjer ne vlerat me bazike.
Haram i pacin te gjitha !
Plehra !
Biles, jo jo, jo plehra por SHKERDHATA !
 

Tushe, te njejten llogjike kam pas perdor edhe une.

Babezia t'i erreson syte. "Monstra" - eshte cilesimi me i goditur.

Tushe moter, femijet ata i   kane rreguluar ne Amerike apo jashte. Per ta ky vend eshte nje miniere qe nje dite do te pefundoj nxjerja e minieralit para. Dhe atehere kjo miniere do te mbyllet. E ardhmja per ta eshte jashte shtetit mi moter Aty ata jane perkohesisht. Per ta ai vend eshte nje vend i "qelbur" qe duhet jetuar se ka akoma para. Bukuria eshte se ka akoma njerez ( me shumice)  qe nuk e besojne kete dhe presin nga ata te bejne dicka per miletin fakir fukara

o njerez te dashur, pse merreni me lejet e ndertimit te delijorgjit ne tirane?

  1. lejet si jep rama, por 1 grup prej 9 anetaresh
  2. ky grupi prej anetaresh ka 4 anetar pd, 4 ps, 1 lsi
  3. cdokush ka te drejt te aplikoje per leje ndertimi
  4. ska pse te ket lidhje mes disa pallateve te marra me leje dhe 1 fabrike vrasese te jashteligjshme
  5. rames nuk kemi te drejt ti kerkojm llogari per keto pallate. kemi te drejt ti kerkojm llogari vetem nese bie termet dhe pallatet bien. ne te kundert rama nuk ka lidhje

 

nuk e shkruajta kete per ta shfajesu. rama esht nje nga njerezit me te pasur ne politiken tone, dhe me siguri jo nga rroga 2mije euroshe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).