Darvinizmi në Shqipëri

Dr. Grigor Zoraqi*

Viti 2009 është "Viti i Darvinit", 200-vjetori i lindjes së tij dhe 150-vjetori i botimit të librit të tij të famshëm, "Mbi origjinën e llojeve".

Ky vit do të festohet në të gjithë botën, nëpërmjet simpoziumeve, botimeve, ekspozitave dhe udhëtimeve në vendet ku Darvini shkoi dhe gjeti faktet për librin e tij të famshëm.

Teoria e evolucionit është bërë tashmë teoria dominante në biologji, duke u pasuruar me elementë të biologjisë molekulare dhe të gjetjeve të reja që, vazhdimisht, konfirmojnë teorinë e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror.

Kohët e fundit është vënë re një ringjallje e teorive antievolucioniste, kryesisht në SHBA, që kanë të bëjnë me idenë se jeta mbi tokë është krijuar nga një force e mbinatyrshme.

Kjo është teoria e kreacionizmit, që ka filluar të përdorë ndonjë paqartësi të përkohshme në teorinë e evolucionit, duke mbështetur me argumente pseudoshkencore teorinë se jeta ka lindur rreth 4000 vjet më parë, bazuar në shkrimet sipas "Biblës së Vjetër".

Një sulm i veçantë është duke u bërë kundër teorisë së origjinës së njeriut, edhe nëpërmjet emisione televizive, ku edhe në ekrane shqiptare janë shfaqur disa herë emisione të tilla, që kundërshtojnë teorinë e evolucionit darvinian, me argumente pseudoshkencore dhe bëjnë aludime, duke e lidhur atë me ideologjitë totalitare, si komunizmin dhe nazizmin.

Janë tentativa serioze dhe diabolike, që nën petkun e luftës kundër diktaturave dhe ideologjive diktatoriale, duan të luftojnë teorinë e evolucionit darvinian, nëpërmjet seleksionimit natyror dhe të shpallin se jeta është krijuar nga një fuqi e mbinatyrshme.

Për fat të keq nuk ka pasur reagime në mas media nga stafet universitare të fushave të biologjisë, për të kapur problemin dhe për të njohur opinionin publik me këtë lloj tentative nga qarqe të caktuara, për të luftuar teorinë e evolucionit dhe mbështetur kreacionizmin.

Teoria e evolucionit është një teori shkencore, është paraqitur si e tillë në librin e Darvinit, "Mbi origjinën e llojeve", është pasuruar nga kërkimet shkencore në fushën e biologjisë dhe me zbulimin e ADN-së, si materiali gjenetik që mbart trashëgimin e tipareve dhe me zbulimin e kodit gjenetik universal, të njëjtë nga bakteri deri tek elefanti, kjo teori ka marrë një konfirmim të plotë.

Probleme të veçanta të teorisë së evolucionit nëpërmjet seleksionimit, janë në diskutim dhe eksperimentime të shumta po bëhen për t'i dhënë një përgjigje shkencore. Studime në gjenetikën e popullatave, e kanë pasuruar teorinë e evolucionit nëpërmjet seleksionimit edhe me faktorë të tjerë, që kontribuojnë në rritjen e ndryshueshmërisë gjenetike.

Ky "Vit i Darvinit", është një ngjarje për t'u kujtuar edhe në Shqipëri, por dhe një mundësi për debat, që duhet të na shërbejë për të kuptuar qartë se, teoritë shkencore zhvillohen dhe përparojnë nga gjetja dhe interpretimi i fakteve dhe nuk kanë të bëjnë as me dogma e as me pseudoshkencën e bazuar mbi dogma.

Liritë fetare janë një fakt i pamohueshëm dhe është e drejtë e çdo individi t'i ushtrojë ato sipas dëshirës. Përdorimi i librave të fesë për të kundërshtuar teoritë shkencore, ka qenë dhe është një karakteristikë e fundamentalistëve fetarë, por që koha ka treguar se tentativa të tilla janë të destinuara të dështojnë.

Feja ka vendin e vet dhe shkenca ka vendin e vet në shoqëritë njerëzore moderne, ku shteti është laik. Ato duhet të jetojnë në liri të plotë dhe në paqe, secila në pjesën që i takon në universin njerëzor.

"Viti i Darvinit 2009", le të jetë një vit, gjatë së cilit edhe në Shqipëri, të debatohet për problemet shkencore që shtroi botimi i librit të tij të famshëm, të ribotohet ky libër dhe të tjerë mbi evolucionin darvinian, të organizohet një simpozium mbi teorinë e evolucionit.

"Viti i Darvinit 2009", le të jetë edhe viti ku të vihen pikat mbi disa çështje të diskutueshme, që kanë zënë vend në mjediset shkencore në Shqipëri, në fushën e evolucionit.

Për një kohë të gjatë kanë mbizotëruar në shkencat tona biologjike e bujqësore, teoritë neolamarkiste, si ajo e Lisenkos, që mbivlerësonte rolin e mjedisit, duke deklaruar se mjedisi mund të bëjë gjithçka mbi individin dhe duke nënvleftësuar rolin e gjeneve dhe të trashëgimisë gjenetike.

Në praktikën bujqësore shqiptare, specialistët e përgatitur në shkollat lindore sipas kësaj teorie, futën në blegtorinë tonë raca lopësh me prodhimtari të lartë, të importuara nga vendet perëndimore, por që kërkonin shumë ushqim dhe me cilësi të lartë, kushte të cilat mungonin në Shqipëri.

Raca autoktone e gjedhit të vendit nuk u trajtua si burim gjenetik autokton me vlerë dhe gradualisht u zhduk. Një fat të ngjashëm patën edhe specie të tjera bujqësore autoktone.

Në vitet '80-të filluan të futen konceptet e reja mbi gjenin dhe trashëgueshmërinë, si dhe gjenetika njohu plotësisht të drejtën e qytetarisë në shkollat tona të larta, por mbeturina të teorive neolamarkiste e lisenkiste, vazhduan të mbijetojnë.

Mbi këtë proces të ndodhur në Shqipëri, në lidhje me teorinë e gjenit, lamarkizmin, teorinë e Darvinit dhe lisenkizmit, mendoj se në vitin 2009 kemi rastin të debatohet gjerësisht, për të qartësuar idetë dhe konceptet e reja.

Një objektiv tjetër për këtë vit, do të ishte nxitja e debatit publik rreth zbulimeve shkencore, rreth financimeve për kërkimin shkencor dhe politikave që rezultojnë nga zbulimet shkencore.

Duhet të ketë një përdorim më pak sensacional të zbulimeve shkencore dhe impakteve të tyre, dhe një vëmendje më të madhe për rolin e tyre në vendimmarrje për politika të ndryshme shëndetësore e sociale.

Nëse do të flisnin për metoda të reja diagnostikuese dhe parandaluese, përfshirë këtu edhe analizat e ADN-së, nuk duhet të mbetemi në impaktin sensacional të tyre, qoftë edhe kur kemi të bëjmë me përdorimin e tyre në çështje gjyqësore, civile dhe penale.

Futja e metodave të reja biomjekësore, kërkon investime, si në pajisje, ashtu edhe në kapitalin njerëzor, prandaj këtu duhet të ndërtohen politika të qarta mbi financimet e kërkimit shkencor, mbi bazën e fushave prioritare.

Përcaktimi i prioriteteve të kërkimit shkencor në fushën biomjekësore në Shqipëri, duhet të bëhet objekt diskutimi dhe jo të mbetet në sirtarët e administratës dhe të komisioneve përkatëse.

Pa këto prioritete të përcaktuara qartë dhe financimit të tyre, nuk mund të ketë dalje të kërkimit shkencor nga stanjacioni 20-vjeçar, për të mos thënë nga degradimi 20-vjeçar. Krahasimi me standardet e grupit të vendeve ku ne aspirojmë të integrohemi, është i pamundur në fushën e kërkimit shkencor.

Po kështu mund të thuhet edhe për nivelin e shkollave tona të larta të fushave biomjekësore. Le të jetë "Viti i Darvinit", një mundësi për të trajtuar këto probleme jetike për të ardhmen e një kombi, përgatitja e shkollimi i elitave universitare e shkencore.

Politikat shëndetësore nuk mund të mos marrin më në konsideratë programet kombëtare për parandalimin e sëmundjeve gjenetike, kur tashmë është shumë e qartë se kostoja ekonomike për trajtimin e të sëmurëve me këto sëmundje, si talasemi, fibrozë cistike, distrofi muskulare, shurdhësi ë lindur, etj., është shumë më e larte se kostoja e parandalimit të këtyre sëmundjeve.

Ndërsa kostoja sociale nuk mund të llogaritet. Këto programe duhet të kenë mbështetjen financiare nga buxhetet e shtetit. Po kështu, programe të parandalimit të sëmundjeve më të përhapura, si për kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, bazuar në metodat e reja diagnostikuese, nuk mund të mos bëhen pjesë e mjekësisë parandaluese dhe të futen si shërbime për shëndetin publik të popullatës.

Mjekësia ka një njollë të errët për sa i takon biologjisë evolucionare. Shumë mjekë mendojnë se seleksionimi natyror vepron kryesisht në dobi të grupit, se ai nuk vepron pas menopauzës, se plakja rezulton nga pjesë të trupit që nuk përdoren dhe shumë nga dobësitë e trupit, ekzistojnë sepse seleksionimi natyror është shumë i dobët.

Të korrigjosh këto koncepte të gabuara, kërkon një reformë të kurrikulave mjekësore. Në këtë konkluzion ka mbërritur një grup studiuesish gjermanë, për gjendjen e universiteteve mjekësore në Gjermani. Ç'mund të thuhet për Shqipërinë është e kuptueshme.

Gjatë "Vitit të Darvinit" në këtë drejtim mund të arrihen dy objektiva: së pari, biologjia evolutive duhet të trajtojë problemet e shëndetit të njeriut, dhe së dyti duhet që të gjitha shkollat e mjekësisë, të infermierisë dhe shëndetit publik, të përshtatin programet e tyre që të përgatisin studentë dhe kërkues shkencor, në gjendje të përdorin të gjitha mjetet dhe konceptet e biologjisë evolutive.

Në këtë kuadër, mjekët klinicistë dhe epidemiologjistë, duhet të pranojnë konceptin se, në shoqëritë e zhvilluara, prekja nga sëmundjet e përhapura, si diabeti, obeziteti, kanceri dhe sëmundjet degjenerative të plakjes, është një pasojë e historisë sonë evolutive, si mospërputhje me stilin tonë të jetës moderne.

*Shefi i Qendrës së Diagnostikës Molekulare

14 Komente

Mu duk sikur po shikoja emisionin Histori me Zhurmues kur po lexoja.

Përdorimi i librave të fesë ( ne kete rast komentet e peshkut ) për të kundërshtuar teoritë shkencore, ka qenë dhe është një karakteristikë e fundamentalistëve fetarë, por që koha ka treguar se tentativa të tilla janë të destinuara të dështojnë.    smiley  

 To suppose that the eye, with all its inimitable contrivances for adjusting the focus to different distances, for admitting different amounts of light, and for the correction of spherical and chromatic aberration, could have been formed by natural selection, seems, I freely confess, absurd in the highest possible degree. 

Charlsi dora vete, tek "Orgjina e specieve"

normal se ka pas dyshimet e veta edhe ai. charlsi ka qene tip i urte qe nuk donte tu imponohej njerezise. nuk eshte se donte tu provonte njerezve ndonje gje, por evolucioni was staring him in the eyes. ishte tip xhentil e i rezervuar.mendohej 20 here para se te thoshte dicka. edhe kur e bente thoshte "kshtu me duket". pastaj darvini se shpiku evolucionin, ai vetem e zbuloi, ceshtje kohe.

 

 

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/5/58/Darwin_tree.png

Jerusalem,

syri ka qene nje nga puzzlet e biologjise: ka qene menduar se syri ka lindur x-here gjate evolucionit. E, megjithate, pertej llojeve te ndryshme te syve dhe kompleksiteteve me te cilen ato shfaqet, ne berthame cdo sy eshte ndertuar nga nje grup gjenesh qe jane shume te konservuar vertikalisht e qe, pjeserisht, mund t'i zevendesosh me njeri-tjetrin. Eshte shume e bukur.

Evolucionin nuk e zbuloi Darwinin. Dua te them, nuk ishte darwini ai qe papritur e pakujtuar doli me teorine e evolucionit. darwini ishte ai qe e formuloi ate me sakte dhe e argumentoi me mire. Diagrama e mesiperme, e sjelle nga twintip, eshte nje diagrame e vitit 1837, nje peme jete, nje skice teper e njohur e marre nga Notebook B, ku Darwini perpiqet te organizoje format e ndryshme te jetes si dege te nje trungu. I think, - shkruan Darwini. Se keshtu duhet te jete shumellojshmeria e llojeve - eshte interpretimi. Skica nuk tregon vetem se cfare mendonte Darwini por eshte edhe vete mendimi. Por, jo vetem skica, edhe detajet e saj jane gjeniale - mendoni diagramet qe behen sot me ndihmen e softwareve.

Nje gje me habit mua... D.m.th, une e kam shume mire te qarte!!!

 

Perse nuk vazhdon akoma procesi i kthimit te majmuneve ne njerez???

Ca ka ketu per t'u habitur? Nje shans iu dha nje grupi majmunesh. Iu tha: Doni te beheni njerez? Po, thane keta. Dhe keshtu u be! Kaq, nuk u vjen me majmuneve nje shans i tille. 

kush thote se nuk vazhdon procesi i filluar para 5 milion vjeteve, them te presesh edhe pak se do e shohesh perfudimin se neve po na pret....

sepse s'ka pas neiher "proces kthimi te majmunve ne njerez"! ku e ke lexu ket budallik?

padyshim qe ne Shqiperi, duhet zhvilluar kjo betejë. Terreni dhe horto-psiqika krijojnë kushtet ideale per nje betejë të tillë.

Por duhet nxituar, kinezët po vijnë...

ky irguni ktu siper (me gjithe nick-et e shumt qe perdori dikur) ka pas qene madem (=miniere, sipas PF) florini. Po pak nejti, u cfaq n'qiellin e PPU-se si tip komete kshu, ene u zhyt n'anonimitet. pa tallje. nder te paktit qe edhe pse s'bishe dakord, kishte lezet debati ose ene thjesht leximi i komenteve, xhanem. rob i mprefet dhe shum i lexum.

turqeta juj, po qe se e lexo m'heshtje peshkun smiley

belqim n'zgjedhjet e tjera vje prap.

apapapa sa te nderlikuar jemi!

s'dim kur eshte ç'liru memedheu,Skenderbeu jo vetem qe s'eshte hero,por qeka dhe homo,dikur na thane dhe e pame qe njeriu zbriti ne hene,te tjere e kunershtojne,darvini hidhet poshte,s'eshte e vertete qe berluskonit ja thyn turit e ne e pame,etj etj

nga vime e ku po shkojme?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).