Bonot, qeveria "blen" 900 mln euro

Vlera e bonove të thesarit, të shitura nga qeveria shqiptare gjatë tremujorit të parë të këtij viti, arriti vlerën e afro 114 miliardë lekëve ose 900 milionë eurove.

Kjo shënon një rritje prej 31.6 për qindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Kjo situatë pasqyron dy aspekte kushtëzuese: nga njëra anë, kërkesa e qeverisë për para vazhdon të jetë më e lartë se mundësitë e Financave për të grumbulluar të ardhura të përshtatshme nga taksat, ndërsa nga ana tjetër, bankat vazhdojnë të kenë, edhe këtë periudhë, probleme për të shëndoshur rezervën e tyre të depozitave. Sipas të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë, rritja e depozitave të klientëve të bankave gjatë vitit 2008 ishte vetëm 2%, 10 herë më e ulët se shifra prej rreth 20 përqindësh, që ka qenë për gjithë vitin 2007. Ndërkohë, sipas të dhënave ende jozyrtare, në muajt e parë të këtij viti, ritmi i rritjes së depozitave rezultoi më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kreditë
Ajo që u intereson mijëra shqiptarëve, në këto kushte, është sa mund të ndikojë kjo situatë mbi këstet e kredive që paguajnë, apo do të paguajnë në rast se marrin kredi? Në dukje, nuk ekziston një lidhje midis bonove të thesarit dhe interesit të kredisë. Por, specialistët e dinë shumë mirë se të gjitha bankat kanë vendosur një raport direkt midis normës së fitimit të bonove të thesarit dhe interesave të kredive. Në fakt, të gjitha bankat e pranishme në vendin tonë kanë sanksionuar një rritje të çmimit të huasë në lekë, (në euro, rritja është edhe më e ndjeshme), si pasojë e rritjes së "yield-it" të bonove të thesarit, por edhe si pasojë e rritjes së riskut për shkak të shtrirjes së efekteve të krizës globale në disa sektorë të ekonomisë. Kreditë aktualisht rezultojnë 1-2% më të shtrenjta se më parë.

Bonot e Thesarit kanë një ndikim të madh në interesat e lekut, duke qenë se ato përbëjnë një nga investimet kryesore në portofolin e bankave vendase. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, interesi i bonove të thesarit me maturim 1-vjeçar kapi vlerën maksimale prej 9.14 për qindësh. Në fund të marsit të vitit 2008, kjo shifër ishte 8,04%. Kështu, rezulton se, si pasojë e krizës që përjetojnë bankat, por edhe e rritjes së kërkesave qeveritare, në pamundësi për të arritur objektivat financuese, për një vit norma e interesit të bonove është rritur 13.7%.
 

33 Komente

Kjo shënon një rritje prej 31.6 për qindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Kjo situatë pasqyron dy aspekte kushtëzuese: nga njëra anë, kërkesa e qeverisë për para vazhdon të jetë më e lartë se mundësitë e Financave për të grumbulluar të ardhura të përshtatshme nga taksat, ndërsa nga ana tjetër, bankat vazhdojnë të kenë, edhe këtë periudhë, probleme për të shëndoshur rezervën e tyre të depozitave.

Arsyeja e pare me duket ne rregull, dhe reflektohet tek rritja e interesave ("yield" ne kete rast).

Ndersa arsyeja e dyte ja ka futur kot. E para, nuk e kuptoj lidhjen e depozitave me bonot (sa me shume depozita, aq me shume bono nese banka nuk jep kredi). E dyta, mund te flasim per nje lidhje te kredive me bonot. Pra, bankat jane duke dhene me pak kredi dhe duke investuar me shume ne bono qeveritare. Kjo gjithashtu mund te reflektoje dy gjera: e para, bankat i shmangen rrezikut te tregut te kredive dhe investojne ne ne nje forme me te sigurte si jane bonot, dhe e dyta, nese bonot japin me shume interes, eshte normale qe do rriten investimet ne to.

gre, depozituesit e mundshem mund te zgjedhin bonot si me te sigurta perkundrejt depozitave (duke pasur parasysh edhe kthimin e larte), besoj se ishte llogjika e argumentit me siper.

Cuditerisht gazetari ka zgjedhur te mos permendi pjesemarrjen e Bankes se Shqiperise ne treg. Nga shifra e permendur me siper per 3 mujorin e pare te 2009-es (qe me sa pashe ne faqen e Bankes se Shqiperise eshte 107.7 miliard, jo 114 miliard) vete Banka ka blere 47.6 miliard leke te bonove te leshuara. Praktikisht shuma e "nxjerre" nga  nga tregu i huadhenies prej Qeverise eshte me e vogel sesa ajo e terhequr gjate 3 mujorit te pare te 2008-es.

Cuditerisht, pavaresisht se shuma efektive e terhequr nga tregu eshte me e vogel se ne 2008-en, dhe pavaresisht nderhyrjes se Bankes se Shqiperise, interesi i paguar eshte rritur. Kjo eshte shenje e keqe.

Llukan,

une nuk do te cuditesha qe interesi eshte rritur, sepse ne gjithe boten (dhe mendoj se edhe ne Shqiperi po ashtu) investitoret po preferojne me pak bonot (dhe asetet e tjera) te vendeve te tyre dhe po kerkojne me shume bono te US apo EU. Kjo i ul cmimin bonove dhe i rrit interesin (yield).

Gre,

Varet nga perberja e bleresve te bonove. Nqs jane te gjitha bankat vendase, dhe rezidente ne Shqiperi, atehere s'i kane mundesite per te blere letra me vlere te vendeve te tjera keshtu qe hipoteza bie poshte smiley

P.S. Po shikoja raportin vjetor te Raiffeisen per 2007-en dhe s'tregon asnje leter me vlere te vendeve te tjera, apo letra me vlere te kujtdo tjeter pervec Qeverise Shqiptare.

Gre, do të më këshilloje që të investoja 1000 euro (13.7% nuk është dhe aq keq, apo jo?) duke patur parasysh edhe idetë e hedhura nga BQ për të zhvlerësuar lekun? smiley

Ed, duhet ti kthesh ne lek fillimisht se s'jane eurobono smiley

si partizan të zhlerësimit, doja të t'a bëja ty pyetjen, por nuk doja që të dukesha "grrics" smiley ... fundja, meqë po më ofron këtë mundësi: A do të ishte me interes për mua që të investoja 10mijë lek?

Dmth, nqs ngelet kjo %intersi, pas një viti marr 11370 lekë.... por nëse "qeveriu" e ka zhvlerësuar lekun në sasi të tillë që për 10M të sotmet do të duhen 12M pas një viti, atëhere ku është interesi?

O Ed,

Une dua qe qeveria fillimisht te mendoje per ne ketu brenda, pastaj per ty atje ne Itali smiley  Ti po pate kursime ne leke hidhi ne bono, po s'pate leje kete muhabet se do levizi kursi smiley

ed,

bonot jane forma me e sigurte e investimit.

mendo keshtu: a do investoje 10 milion ne bono ku ke nje probabilitet 100% te marresh mbrapsh 11.370.000 me nje probabilitet 50% qe leku do zhvleresohet, apo do ja jepje Koth'it t'i investoje ne ndertim qe me probabilitite 0.4 do te japi mbrapsh 13m dhe me prob 0.6 do te te japi mbrapsh vetem gjysmat.

per zhvleresimin, do ishte me mire t'i ktheje ne dollare dhe ose t'i depozitoje ne dollare, ose t'i mbaje poshte jastekut nese nuk ke besim fare tek bankat. Deri tani interesi i lekut ka qene me i larte se interesi i depozitave ne dollare dhe kjo e zbuste pak punen e zhvleresimit. Si e thashe dhe te tema tjeter (qe nuk e kuptova pse nuk ishte ne krye te faqes), une mendoj se Banka duhet te jete e kujdesshme me zhvleresimin se ka me shume ane negative sesa pozitive.

Megjithate, ketu po flasim per banka qe investijne ne shume zera, dhe edhe nese ka mundesi zhvleresimi atyre u duhet te investojne ne bono jo vetem per arsye fitimi por edhe arsye likuiditeti.

Imagjino këtë skenar pas zhvlerësimit të lekut:Ngritje të rrogave dhe pensioneve me 40% për të gjithë nga Qeveriu... dhe të gjithë do të brohorasin dhe votojnë për qeveriun ... sepse është qeveriu që ja u rrit rrogat smiley

http://www.bastardidentro.it/misc/bastar...

Kemi te bejme me nje qeveri e kryeminister te pa pergjegjshem, qe per hir te interesave te castit elektorale, kerkojne ta fusin kete vend me vetdashje ne nje situate inflacioniste galopante, e pastaj ashtu sic edhe e kane zakon do te akuzojne krizen globale dhe opoziten si shkaktaret e kesaj gjendje. Ne fund te fundit do te thote kalorsi une mjek kam qene dhe ca gjera te vogla teknike si inflacioni apo emisioni i parase une nuk i di. Fajin e kane keshilltaret e mi dhe ministrat Bode e Ruli. Ne burg te futen maskarenjt- do bertase- por skemi prokurori, eshte e koruptuar.

nuk e di pse, ndoshta ngaqe jam ketu larg, po kam qejf ta shoh kete eksperiment:

“Me daten 1 maj dyfishohen pensionet ne fshat, pra pensionisti qe ka marre 3400 leke, do te marre 6800, madje dhe pak me shume po te merren te ardhurat personale. Pensionet dhe te ardhurat minimale ne qytet jane 110 mije, shkojne rreth 122 mije. Rritje te ndjeshme pesojne edhe te gjitha llojet e pensioneve te tjera”, ka saktesuar Berisha.

Eshte i modh, eshte i pari ne llojin e vet. Pensionet e fshatit nga 30 Euro shkojne ne rreth 60 Euro. Ndersa pensionet e qytetit nga 900 Euro do te shkojne ne 1000 Euro ne muaj. Keshtu do ta kishte bere llogarine nje i huaj dhe komenti i tij do te ishte se ka nje diference maramendese midis qytetit dhe fshatit; me nje diskreminim shume te madh te ketij te fundit. Ne fakt eshte vetem budallalleku i Ministrit te Pare qe njehere flet me leke (te reja) dhe nje here me leke te vjetra.

Pensionet jane aq qesharake, sa qe nuk duhet te te shkoj mendja se rritja e tyre mund te krijoi ndonje inflacion.

tani po qe do zhvleresohet leku fare.

ymbol=usdall=x;range=2y;indicator=volume;charttype=line;crosshair=on;ohlcvalues=0;logscale=on;source=undefined">http://finance.yahoo.com/echarts?s=USDAL...

Si ka mundesi  te ngrihen rrogat ,kur nuk ka prodhim,nuk ka pune,vendi jeton me borxhe qe rriten dhe qe duhen paguar!

.... wireless thote qe eshte nje eksperiment!

 Eshte nje experiment me shume pasoja te keqia,thone expertet!

Po si mund te ngrihen rrogat duke bere "experiment",me fukarenjte?

Rritja e cmimeve,tregon krize ne prodhim,cmimet rriten kur ska prodhim dhe ulen kur ka prodhim. Sikur problemi te ishte kaq i thjeshte kete metoden e dyfishimit te rroges do ta ndiqte edhe bota,mirpo Berisha do te jete i pari ,ne as nje vend te botes,nuk eshte aplikuar nje dyfishim i tille rroge,Kaq budallenje qenkan keta expertet e botes?

Nje Ylle drite ka ne bote,dhe ky ndrite vetem ne Shqiperi!

 

Ka mundesi te ngrihen rrogat  sepse qeveriu , i mbledh taksat nga te gjithe bizneset , ndryshe nga qeveriu i meparshem qe i merte nen dore gjysmat e taksave apo edhe me pak , shumices se bizneseve . Keto nen dore , perfundonin ne qafen e Majkos , Malajt , Gjinushit , Harasanit , Finos , e kush i mban mend te gjithe , por me teper i trashej qafa NaNoS .

Po ti mbash mend tere keta , qafen e kishin te holle , por filloi ti trashet dhe vetem trashet , aq shume vodhen keta sa edhe tani qe nuk jane ne pushtet trashin qafen , se kane investuar tepricat qe nuk shkonin ne qafetrashje .

 

Gre i dashur,

E them qe ne fillim se nuk marr vesh fare nga financat ( epo gjindje pa shkolle zoti hetues ). Une kisha kete pyetje:

M.q.s. nuk kam besim tek bangat, kam nen jastek reth 10mije Euro.

M.q.s. nuk jam ne Tirane dhe nuk kam se ke te pyes ketu me thuaj te lutem se si te veproj :

    1.- Te mbaj eurot nen jastek deri sa te hiki  kriza?

     2.- Te blej me 10mije eurot bono thesari?

     3.- Ne se ti me keshillon te blej bono thesari, a mund ti bleje ato djali im ne Shqiperi si qytetar i shjeshte direkt ne bangen kombetare apo duhen blere bonot nepermjet ndonje bange tjeter ne Tirane ?.

A do kishte mundesi te lutem te me shpjegosh ( faleminderit per kohen qe do harxhosh ) se cfare jane bonot dhe sa te sigurta jane ato.

Te falemindrit paraprakisht per mundimin dhe kohen qe do harxhoxh.

i dashur plaku,

Pyetjes se trete nuk ia di pergjigjen me siguri se nuk kam bere ndonjehere veprime te tilla ne Shqiperi. Berberi duket si me i mireinformuar ne kete pike dhe nese e lexon kete i lutem te pergjigjet. Ne US mund ta bejme kete veprim shume kollaj nga interneti ose duke shkuar ne nje banke, dhe me hamendje them se po te hysh ne nje banke ne Shqiperi do te ndodh e njejta gje. (pra ato bono qe bankat e medha i kane marre nga qeveria i shesin ne treg per njerezit e thjeshte).

Per pyetjet e tjera, nese flasim te blesh bono ne Shqiperi, atehere dollaret duhet t'i kthesh me pare ne leke.

Bonot jane nje cope leter ku shteti te garanton qe ne fund te nje viti (psh, po mund te jene edhe me gjate) do te te japi nje shume te caktuar lekesh. Nuk eshte e rendesishme ta blesh direkt nga shteti, mund ta blesh nga nje banke, ose edhe mund ta shesesh brenda vitit. Psh, nje vit me pas do te te japi 10 milion leke. Kjo shume te vjen pas nje vit, ndersa sot ti ate copen e letres e blen me nje cmim me pak se 10m, psh 9.8m. Perderisa ne fund te vitit ti merr 10m te sigurta, atehere llogaritet qe interesi yt eshte (10-9.8)/9.8. Shumezohe me 100 dhe merr perqindjen. (kesaj i thone yield)

Them se keto jane forma me e sigurte e investimit sepse e vetmja mundesi qe ti mos ta marresh mbrapsh 10m leke eshte vetem nese shteti falimenton. Ne pergjithesi mundesia qe shteti te falimentoje eshte e vogel, keshtu qe keto quhen te sigurta. Psh, US nuk mendohet te mos i paguaje borxhet keshtu qe shume investitor blejne bono ne US.

Meqenese kane rrezikun me te ulet, keto bono kane dhe interesat me te ulta. Nese do te marresh interes me te larte, mund t'i depozitosh ne banke. Kete here eshte problemi qe bankat mund te falimentoje. Edhe kjo eshte mundesi e vogel, por me e madhe sesa mundesia e falimentimit te shtetit.

pervec rrezikut te falimentimit (qe eshte shume i vogel), nje rrezik tjeter me blerjen e bonove apo vendosjen e parave ne banke eshte inflacioni. Nese lekut i bie vlera pas nje viti, ti blen me pak gjera me ate 10m qe do marresh. Ne kohe normale keto zhvleresimet qe po ben Banka Qendrore shtojne rrezikun e inflacionit, po kjo duhet pare me me kujdes se tani eshte nje kohe qe shume ekonomi po perballen me deflacionin.

Nuk mund te te them se ku te investosh se nuk jam ekspert, por mund te konsiderosh keto opsione:

1. Ti mbash poshte jastekut (jo ide e mire se mund t'ju marresh perqindje nga bonot ose bankat ne vendin ku jeton).

2. Te blesh bono ne vendin ku jeton (siguron nje fitim minimal)

3. T'i hedhesh ne banke ne vendin ku jeton (fitimi nga interesi pak me i madh, po Banka mund t falimentoje)

4. T'i hedhesh ne banke ne Shqiperi ne valute (rrezik falimentimi i Bankes, po fiton perqindje dhe mund t'i rritet vlera nese leku zhvleresohet).

5. T'i hedhesh ne Shqiperi ne leke (perqindja me e madhe, por mund te humbasesh ne vlere reale nese ka inflacion)

6. Te blesh bono ne leke (parate jane te sigurta, po ke rrezikun e inflacionit)

7. Te pyesesh nje qe merr vesh me mire dhe te investosh ne stock market

 

I dashur Gre,

Shume faleminderit per shpjegimet e cmuara qe me dhe. Une dua te jem i sinqerte me ty. Ne fakt une nuk mund te bej gje me eurot ne Zvicer sepse m.q.s jam i papune dhe i vjeter rezikohem te behem rast social. Ketu ne Zvicer parpara se te te japin ndihme sociale ata shofin ne se ke leke ne bange ose ndonje te ardhur tjeter. Keshtu qe te thone : Harxho leket qe ke ne bange dhe pastaj eja dhe kerko leke nga ne.

Edhe nje here shume te faleminderti per keshillat qe me dhe.

I am looking forwards reading your comments in the future.

Best regards, plaku

Ne kohe normale keto zhvleresimet qe po ben Banka Qendrore shtojne rrezikun e inflacionit.

 

Me fal se eshte hera e dyte qe lexoj per 'zhvleresime te qellimshme te Bankes Qendrore te lekut'. Nese eshte duke bere ndonje gje BQ eshte ndalimi i zhvleresimit te metejshem - zhvleresim qe ka ardhur si pasoje e mungeses se EUR ne treg, shkaktuar nga disa faktore (qe skane lidhje direkte me BQ).

 

Dakort, BQ-ja mund te mos shqetesohet me kaq shume per zhvleresimin e lekut, por kjo nuk do te thote qe po ben zhvleresime te qellimshme. Kur gjykohet qe vleresimi/zhvleresimi i monedhes vendase vjen si pasoje e ndryshimit te fundamentals dhe jo si pasoje e spekullimeve, BQ-ja nuk mund dhe nuk duhet te nderhyje (free floating exchange rate regime).

Ka mundesi te ngrihen rrogat  sepse qeveriu , i mbledh taksat nga te gjithe bizneset ..

Mistrec,kur ska pune si do te kete biznes?..kur bizneset falimentojne,si do te mblidhen taksat?

Kur rriten cmimet,kostoja e jeteses do te behet e shrenjte si per biznesin ashtu edhe per popullin,ne kete rast dyfishimi i rroges,(rritja e rroges)do te ulte inflacionin?

 

Ngandonjehere , Imagjinata nuk ka lidhje me realitetin.

Dear Plako,

E kam te veshtire te te jap nje keshille sepse te panjohurat jane shtuar. Ne rastin tone (te shqiperise), duhen parashikuar jo vetem pasojat e krizes globale, por edhe veprimet aspak normale (bile do te thoja kriminale) qe qeveria po ben me mosreagimet e saj  ndaj krizes, si dhe me shtimin e shpenzimeve buxhetore jo produktive e per qellime te pastra elektorale. Nderkohe, qe shenjat jane shume te dukshme per nje mosrealizim te ndjeshem te te ardhurave te buxhetit te shtetit per vitin 2009. E thene me thjeshte, pritet qe kete vit te kemi nje thellim te ndjeshem te deficitit te buxhetit te shtetit. Keshtu qe qeveria do te rise akoma me shume oreksin per te marre borxh/hua (nepermjet bonove te thesarit) nga bankat tregetare apo publiku ne pergjithesi. 

Por nga ana tjeter, bankat tregetare kete vit si ne asnje vit tjeter nuk po i pergjigjen dot aq sa duhet oreksit te qeverise per hua dhe per kete aresye kemi nje rritje te interesave te bonove te thesarit (9.13 % me afat 12 muaj nga 6.5% qe jane depozitat 1 vjecare), si dhe futjen per here te pare te Bankes se Shqiperise ne blerje te bonove te thesarit.  Dikush me siper tha se ne tremujorin e pare 2009 BSH financoje shpenzimet e qeverise me rreth 47.6 miliard leke (afersisht 366 milion Euro). Une di te them se me daten 31 Mars 2009 nga 13 miliard leke bono thesari te shitura- 12.1 miliard leke (ose rreth 93 milion Euro) u blene/financuan nga BSH dhe sot me date 15 Prill BSH njofton se do te bleje edhe 7.2 miliard leke bono thesari nga 8.2 miliard leke bono qe do te shiten gjithsej. Pra sic e shikon i dashur Plaku vetem brenda 15 diteve BSH financon shpenzimet e qeverise me rreth 20 miliard leke ose rreth 150 milon Euro.  Une nuk mund ta di se si do te vazhdoje borxhi i qeverise, por po ti besojme premtimeve te Ministrit te Pare per rritje ne Maj ne mase te rogave per punonjesit e administrates publike, te te gjitha pensioneve te fshatit dhe qytetit, te dhenjes falas apo nen kosto te kartave te identitetit, si dhe proverbes se "oreksi vjen duke ngrene" me rezulton se BSH do te vazhdoje te kontriboje ne financimin e borxhit "as a last resource", pra si burim i fundit. Parashikimi im (qofsha i gabuar) eshte se deri ne fund te 6 mujorit 2009 financimi nga BSH do te arrije ne rreth 75 - 80 miliard leke ose rreth 600 milion Euro ose aq sa ishte parashikuar ne fillim kosto e rruges Durres - Morine. Them ne fillim, pasi tani mbasi eshte kryer rreth 2/3 e punimeve, kosto perfundimtare mendohet te kaloje 1 miliard Euro.

Ti mund te thuash se cfare te keqe ka ne kete mes nese financon me shumice BSH ? Kur blejne bono bankat tregetare apo edhe institucione te tjera financiare dhe/apo subjekte private perfshi edhe popullin, ato investojne kursimet e tyre, pra leket e kursyera ne vend qe te rine te bllokuara , kundrejt nje interesi i jepen borxh qeverise. Ndersa ne rastin e BSH, meqenese ajo eshte dhe autoriteti i vetem ligjor qe prodhon/emeton parane (lekun), mund te bleje bono qofte nga kursimet e saja, qofte duke prodhuar para. Duke mos e ditur se si ka vepruar ajo deri tani, por duke marre me mend se pjesen me te madhe te kursimeve/fitimeve/rezervave te saj ajo duhet ti kete ne Euro, Dollare, Sterlina e te tjera monedha te forta, si dhe duke supozuar se ajo nuk i ka perdorur qofte edhe pjeserisht per stabilizimin e kursit te kembimit te Lekut me keto monedha, me rezulton se BSH ka financuar dhe do te financoje shpenzimet e pambuluara te qeverise edhe nepermjet prodhimit te Lekut. Ne kete menyre kemi nje presion te drejperdrejt per zhvleresimin e lekut dhe qe kuptohet prek me shume shtresat e varfera dhe te pambrojtura te shoqerise Shqiptare.

Frika qe kam une i dashur Plak, shtohet akoma me shume kur parashikoj se remitancat (dergesat e valutes nga shqipetaret jashte) ne vitin 2009 do te jene rreth 30-35% me pak se vitet e meparshme. Kjo gje nese ndodh ka nje implikim te drejperdrejt ne pakesimin e valutes ne tregun shqiptar dhe si rjedhoje ne zhvleresimin e lekut ndaj tyre. Nese Leku qe nga fillimi i ketij viti e deri tani eshte zhvleresuar ndaj EURo-s 7% dhe ndaj Dollarit rreth 18%, ka shume gjasa qe deri ne fund te vitit mesatarisht te arrije ne 25-30%. E nese ndodh ky parashikim, ju do te humbisni nese vendosni qe 10,000 Euro-t  ti ktheni ne Leke dhe ti investoni ne bono thesari te themi me 9.5%, sepse kur ju do te kerkoni mbas nje viti ti ktheni prap ne Euro do te mund te bleni me ato Leke me pak Euro se sa kembyet ne fillim.     

I dashur Berberi

Te falenderoj shume per analizen e thelle qe i ben pyetjes sime ne se duhet te blej boni ose jo. Populli yne thote dicda te bukur : " Me mire te dish se sa te kesh".

Sot ne rubriken Ekonomi te Peshku pa uje eshte botuar nje perkthimi im qe ke lidhje me krizen. Perkthimi titullohet "Deshtimi i plote eshte tek dera"

Do te isha shume i interesuar te dija mendimin tend dhe te Gre ne lidhje me kete artikull.

Edhe nje here faleminderit ty dhe Gerit per keshillat qe me dhate.

Ju uroj gjithe te mirat.

 Plaku, ato 10 mij eurot, ndaj ne 3 pjese, 3 mij euro depozitoi ne Shqiperi ne banke si euro,  3 mij euro thyeji ne leke dhe depozitoi ne leke ne nje banke tjeter, dhe 3 mij euro bli bono thesari tek BQ. Ne fund, pas nje viti do te shohesh se ku ke pasur leverdi apo interes me te mire. 

Berberi, nga informacioni jot kuptova se BQ qenka shkeputur nga qeveria dhe i takon shtetit, apo me fjale te tjera BQ ka nje pavarsi tani nga qeveria, e cila gjer dje fuste hundet ne thesarin e shtetit.  Gje e mire kjo, megjithse BQ s'mund te rrij indiferente ndaj projekteve te qeverise dhe e ndihmon ne blerjen e bonove te qeverise, kuptohet duke u bazuar mbi vlerat/paketat e valutes dhe te arit. Jane zgjuar nga gjumi pak me vonese keta te BQ, por bereqavers, me mir vone se kurre.

Vetem me ato interesat e larta, m'duket se qeveria po rrezikon.

Pjer Thomas

Te faleminderit per idene qe me  dhe. Ne fakt nuk e di akoma se si do bej.

Te uroj gjithe te mirat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).