Bizneset, fitimtare nga kriza

Kriza favorizon prodhuesit vendas. Sjellja si konsumator i varfer shihet te rritja e  konsumit te brumrave dhe produkteve sa me te lira

Ne tryezat e shqiptareve duket te zene gjithnje e me shume vend prodhimet e lira ushqimore. Pak kohe qendrimi ne anen pertej banakut te nje marketi me nje game te gjere prodhimesh, te mundeson te kuptosh çfare po ndodh me klientet, furnitoret dhe shitesit. Ndersa klientet duken te pakenaqur nga çmimet, qe po u peshojne gjithnje e me shume, tregtaret ankohen per renie te xhiros ditore deri ne masen 50% krahasuar me nje vit me pare, ndersa furnitoret qe sjellin produkte, nuk ikin pa marre me vete prodhimet qe nuk jane shitur dhe jane bere tashme te pa tregtueshme, si p.sh. djathi i njome, apo embelsirat e lengshme.
Por e gjithe kjo panorame, nuk mund te jete teresisht negative. Behet fjale per produkte te konsumit te gjere, nga te cilat konsumatori nuk mund te heqe teresisht dore. Por, ajo çfare verehet eshte se prirjet e konsumatoreve kane ndryshuar dukshem keto muajt e fundit. Orientimi drejt prodhimeve sa me ekonomike dhe kalorike njekohesisht, ka bere qe kjo periudhe te jete e mire per prodhuesit vendas, te cilet mund te mos konkurrojne ne cilesi, por qe ofrojne ate çfare po kerkon konsuamtori “çmimin me te ulet”. Siç shprehet nje prej tregtareve ne rrugen Pandi Dardha, “nga nje konsumator te prodhimeve te cilesise se mesme, shqiptaret po sillen si konsumatore te varfer, duke kerkuar prodhimet me te lira qe gjenden ne dyqan”.
Ndersa nuk mund te reduktojne ne mase te dukshme shpenzimet per produktet baze te konsumit, shqiptaret kane ndryshuar kahje duke zgjedhur me shume produkte artizanale ne treg krahasuar me ato industriale.
Drejtuesi i nje prej kompanive shperndarese ne vend, Ani Tagani, tregon se operon ne tregun e shperndarjes se produkteve ushqimore ne vend qe prej 15 vitesh dhe nuk ka patur raste te renies se konsumit te produkteve ushqimore ne teresi. Sipas tij, konsumatoret po largohen me shume nga prodhimet industriale, si prodhime te perpunuara apo te ngrira, drejt atyre artizanale.  

Rikthehen gurabijat

Nje “snack made in Albania”. Ndryshimi i detyruar i shijes se te rinjve ka kaluar nga produketet e ‘fast-food’-eve ne keto gurabia, apo pako te vogla biskotash. Vetem 5 leke per cope, sa nje çamçakez, ato jane bere produkti me i kerkuar ne dyqanet e kryeqytetit. Te rinjte i blejne per t’i konsumuar pikerisht kur ndodhen jashte shtepise. Por, ka nga ata qe i marrin per konsum te perditshem, madje edhe per t’ia çuar ndonje te afermi qe do te takojne. Brenda nje ore qendrimi ne dyqanin ushqimor ne krah te Stacionit te trenit ne Tirane, 5 pensioniste blene nga nje pako gurabije (20 cope) kundrejt 100 lekeve. Te pelqyera, para viteve ’90-te, per shkak te ofertes dhe games se paket te produkteve ushqimore ne vend asokohe, aktualisht gurabijat po fitojne famen e tyre fale nje çmimi ekonomik, qe ofrohet nga shume punishte qe merren me keto prodhime ne vend.
Ani Tagani, nje prej shperndaresve kryesore te prodhimeve te brumit, tregon per “Monitor” se, ecuria e tregtise se biskotave dhe amaretave eshte e mire. Madje ai shton se, “dy muajt e fundit, krahasuar me nje vit me pare ka patur nje rritje te lehte te shitjeve te gurabijave”. Ne te gjithe vendin, rezulton te kete rreth 5 punishte te medha te prodhimit te biskotave, te cilat realizojne disa prodhime me baze brumi, megjithate, me kete biznes duket te kene filluar te merren shume punishte te tjera te vogla, te cilat, edhe pse prezantohen ne forme anonime ne treg  (ambalazhim te thjeshte) arrijne te shesin biskotat e tyre.
Por, entuziazmi i shitjeve te “ingranazheve” te lira duket te bjere me ngrohjen e kohes. Sipas Taganit, “konsumi i tyre eshte kryesisht ne nivele te larta gjate periudhes se dimrit, kur edhe temperaturat jane me te uleta dhe ngrohja e kohes pritet te sjelle nje renie te konsumit te brumrave ne pergjithesi”.

Makaronat, sa me te lira

Efektet e krizes ndihen me pak nga prodhuesit e makaronave ne vend, te cilet arrijne te dalin me çmime ekonomike ne treg. Me nje cilesi konkurruese krahasuar me nje pjese te makaronave te importit, makaronat “Prima” duket se po kerkohen gjithnje e me shume. Me nje çmim mesatar ne treg prej 140-150 leke/kg, ose rreth 20% me lire se makaronat e importuara “Divella”, apo shume me lire se makarona te tjera si “Barrilla” apo “De Ceço”, ato jane bere me te kerkuarat nga konsumatoret shqiptare. Konfirmimi vjen nga tregtaret, por edhe vete prodhuesit e tyre.
Ndonese me rezerva, nje prej menaxhereve te shitjes se kesaj kompanie tregon se shitjet ne dy muajt e fundit (shkurt-mars) krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare kane qene relativisht me mire.

Lengjet e frutave

Ky vit, nuk duket aspak viti i perzgjedhjes se produkteve nga konsumatoret vendas. Kerkesa ne renie ka qene me e theksuar kryesisht gjate ketij viti. Sipas nje pjese te mire te tregtareve te kryeqytetit, ne fund te muajit mars te ketij viti xhiroja ditore ka rene se paku 30% krahasuar me xhiron ditore te fundit te muajit nentor, nderkohe qe krahasuar me nje vit me pare (mars 2008) kjo shifer eshte pergjysmuar. Edhe per konsumin e lengjeve te frutave, konsumatoret duket te kene shtrenguar xhepat. Nder lengjet e frutave, me te tregtuara, sipas Arian Vishes, nje prej tregtareve te kryeqytetit, jane prodhimet Derby. Drejtuesit e kesaj kompanie konfirmojne ecurine e mire ne treg gjate kesaj periudhe. Ne pije, sipas Vishes, ka rene konsumi i lengjeve te tjera te frutave, si atyre te Coca-Coles dhe me shume akoma i pijeve energjike e alkoolike.

Detergjente ekonomike

Konsumatori shqiptar duket se po shpenzon me pak edhe per detergjentet dhe mbi te gjitha per produktet kozmetike. “Per aromatizuesit, deodorantet etj., ka patur nje renie drastike te shitjeve”, sipas Hamide Sinanit, tregtare e nje marketi, ne rrugen e Dibres. Ajo tregon se niveli i shitjeve te tyre, krahasuar me nje vit me pare ka rene mbi 70%. Aromatizuesit, apo zbutesit vleresohen si produkte luksi, te cilat mund te shmangen lehtesisht. Per me teper, Sinani, tregon se konsumatoret po shpenzojne me pak edhe ne produktet baze te higjienes duke u drejtuar drejt prodhimeve me te lira te mundshme dhe paketimeve ekonomike. Mes detergjenteve te shumte ne dyqanin e saj, ato qe kerkohen me shume rezultojne te jene produktet e kompanise vendase te prodhimit te detergjenteve “Deka”. Njera prej blereseve ne kete dyqan tregon se vetem kohet e fundit u eshte drejtuar prodhimeve te “Dekes” dhe arsyeja kryesore eshte çmimi ekonomik. Krahasuar me disa prodhime importi çmimi i tyre paraqitet 20-50% me i lire, nderkohe qe efekti i larjes sipas A.Hyses (konsumatore) mbetet i kenaqshem.

Per te rene ne sy te konsumatorit

Paketime te reja, deri ne nje fare menyre per te dhene mesazhin e nje produkti te ri ne treg po provohen te hidhen ne tregun e produkteve ushqimore me qellimin e vetem per te “rifreskuar” vemendjen e konsumatorit. Ky fenomen po ndodh kryesisht me ato produkte, per te cilat ka patur nje rritje te dukshme te çmimit si p.sh., orizi. Fredi Aleksi, menaxher i pergjithshem i shitjeve prane kompanise “Oert” tregon se po planifikojne te nxjerrin ne treg krahas tre llojeve te paketimit te orizit edhe dy paketime te reja. E konceptuar mbi te gjitha ne formen e nje reklame, ndryshimi do te paraqitet vetem ne stampat e ngjyrat e paketimeve dhe jo ne sasi. Kjo lloj nisme nga ana e tregtareve te medhenj duket te vije per shkak te renies se kerkeses se prodhimeve te industrise ushqimore ne treg. Aleksi, tregon se edhe per orizin ka patur nje renie te kerkeses, ndonese çmimi i shumices nuk ka pesuar rritje keto gjashte muajt e fundit. Madje, sipas tij, gjate kesaj periudhe orizi po shitet me nje çmim pak me te ulet per shkak te furnizimeve te reja qe kane mberritur, te cilat kane kushtuar me pak. Aktualisht, çmimi i shumices ne treg per orizin varion nga 92-100 leke/kg.

4 Komente

Artikull interesant por nje fenomen qe pritej. Dihet se ne kohe krize njerzit "gjurmojne" prodhimet e lira dhe prodhimet vendase dihet qe jane 10-20% me te lira, por jo te gjitha, sepse une vura re dhe prodhime shqiptare (tek-tuk) me te shtrenjta se ato te huajat. Ishte per tu pergezuar ulja e çmimit te bukes ne muajin mars, qe nga 70-80 leke vajti 50-60 leke.  Ne fakt nje ulje e çmimeve po vihet re dhe kendej ne perendim, biles ne maj flitet qe gazi dhe elektriciteti do te ulen 20-25%.  Firmat e parqeve te lojrave te femijeve po shenojne dhe kendej fitime, per shkak te vakancies dhe per shkak se shum veta po e shohin se ta investosh parane ne aksione dhe banke eshte pakez e rrezikeshme, prandaj po vihet re (nje fenomen i çuditeshem) nje shpenzim drejt femijeve dhe plotesimit te deshirave te tyre dhe familjes. Nuk eshte çudi qe kinemate, librarite te njohin fitime ne kete kohe. 

"Per te rene ne sy te konsumatorit
blablablba.......Ky fenomen po ndodh kryesisht me ato produkte, per te cilat ka patur nje rritje te dukshme te çmimit si p.sh., orizi......blablablablablba....
gjate kesaj periudhe orizi po shitet me nje çmim pak me te ulet "

......ëëëë ???? ëh ?!  smiley nejse...

duket shume idjote si strategji, sepse nderkohe qe shitja bie per shkak te krizes ekonomike, sepse robt skan leke...menyra me e mire sipas tyre per te rritur shitjet eshte dizajni...te perdorin forca humane, materjale dhe financjare per te ribere paketimin...

gjeni gabimin ...!!!!
 

DUhet te jet shum inteligjente kjo gazetarja qe nxjer konkluzione makroekonomike nisur nga minimarketi poshte shtepis. Le qe vec kurabijes skuptova se cilat jan produktet shqiptare qe po shiten mir.. po mbase na e sqaron mujin tjeter

po  pastashutave ai ka rene cmimi, sepse me pelqejne shume, "merre me leng..."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).