Bilanci i trishte i zonjes Rama

Kur znj. Ina Rama u vu në krye të Prokurorisë së Përgjithshme rreth dy vjet më parë, shumëkush e mendoi atë si zgjidhjen e duhur për këtë institucion. Dukej e re, ambicioze dhe mbi të gjitha pa ndonjë implikim profesional, që do të mund ta kompromentonte punën e saj në të ardhmen.  Madje kjo zgjedhje bëri që të mbylleshin më shpejt nga ç’pritej edhe diskutimet që kishte shkaktuar heqja e paraardhësit të saj, zotit Sollaku. Kryeministri Berisha shpalli se kishin gjetur më në fund “Silvia Kontin” e drejtësisë shqiptare, duke iu referuar personazhit të Oktapodit, një seriali të suksesshëm italian të viteve ‘90. Presidenti Topi e mbështeti fort kandidaturën e saj, faktori ndërkombëtar gjithashtu, opozita e ledhatoi jo pak, e kështu u krijua një entuziazëm dhe atmosferë mjaft favorizuese për punën e Prokurorisë së Përgjithshme, atmosferë që zor se e ka pasur ndonjë paraardhës i saj, që nga Alush Dragoshi e deri te Dhori Sollaku, të cilët kanë punuar nën presionin e jashtëzakonshëm dhe nën kërcënimet e përhershme të krimit të organizuar dhe të politikës. Pritej vetëm që Ina Rama të fillonte punën.
 Ajo e nisi karrierën e saj si Prokurore e Përgjithshme çuditshëm, teksa ekspozonte për në një nga revistat e modës a thua se Shqipëria mezi ç’priste të shihte hiret e saj femërore. Në fakt të gjithë besonin se ajo do të merrej me dosjet e mëdha. Pikërisht në momentin kur filloi të merrej me këto dosje, ajo i bëri atentatin e parë punës së saj, duke  bërë pikërisht atë që nuk duhej të bënte: u pozicionua politikisht duke marrë pjesë hapur në një konflikt të ftohtë politik brenda shumicës. Ina Rama kishte mundësi që të qëndronte jashtë këtij konflikti dhe të merrej në mënyrë të paanshme me të gjitha dosjet e mëdha, që kishin të bënin me shumicën dhe pakicën duke krijuar modelin e një prokurorie profesionale dhe besnike ndaj ligjit. Ajo nuk e bëri dhe ky ishte dështimi i parë i saj. Duke i vendosur vetes një axhendë politike, ajo u dha shkas akuzave politike ndaj punës së saj, gjë që ndikoi shumë në uljen e besueshmërisë së institucionit që ajo përfaqësonte.
Dje, Ina Rama ka marrë rezultatin e parë serioz të dështimit të punës së saj. Gjykata e Lartë e ka shpallur të pavlefshëm procesin hetimor të ngritur nga prokuroria e saj ndaj Lulëzim Bashës, për rrugën Durrës-Kukës dhe madje e ka akuzuar Prokurorinë se vonesa gati njëvjeçare e punës së saj ka qenë antiligjore dhe e pajustifikueshme. Natyrisht dështimi i saj e ka  një shpjegim dhe kjo ka të bëjë me atë që thamë më sipër: axhenda e hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme është politike dhe objektivat e saj janë politike. Ishte menduar pikërisht që ky proces të bëhej në prag të zgjedhjeve të qershorit dhe parashikohej që në fund të këtij procesi qeveria e zotit Berisha të dilte si abuzuese e fondeve të projektit të rrugës Durrës-Kalimash. Pavarësisht kohës së mjaftueshme në dispozicion, pavarësisht faktit që Parlamenti shqiptar ia kishte hequr prej një viti imunitetin ministrit Basha, duke u hapur rrugën hetimeve, akuza e prokurorisë rezulton një dështim i plotë. Dhe këtë nuk e thotë maxhoranca, nuk e thonë personat e mbajtur nën hetim por Gjykata e Lartë. Natyrisht që kjo është më tepër se një humbje procesi për Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ina Ramën. Me këtë proces, Kryeprokurorja e Përgjithshme dhe institucioni që ajo drejton ka humbur besimin e publikut në paanshmërinë dhe aftësinë e saj. Dhe për këtë duhet një reflektim.
Së pari, Prokuroria e Përgjithshme dhe Kryeprokurorja duhet të heqë dorë nga shndërrimi i akuzave politike të aktorëve të ndryshëm politikë në procese hetimore. Politika ka axhendën e saj të veprimit, moralin e saj, normat e saj gjithashtu. Prokuroria dhe gjykatat kanë kohën e tyre dhe axhendën e tyre, logjikën e tyre profesionale dhe ligjore. Koketëria politike  e Prokurorisë së Përgjithshme është një nga shkaqet e këtij dështimi dhe është bërë burim i deformimit të punës së saj.
Së dyti, Prokuroria e Përgjithshme dhe Kryeprokurorja Rama duhet ta kalojnë kohën më shumë në zyrat e punës dhe mbi dosjet se sa në shfaqje dhe parada mediatike apo në seminare të kota që nuk vlejnë asgjë. E kemi parë shumë herë zonjën Rama në media, madje edhe më shpesh se liderët e partive kryesore, Berisha, Rama dhe Meta. Duhet kuptuar se luftën mediatike me krimin e bëjnë mediat dhe Kryeprokurores i duhet të fillojë luftën ligjore ndaj krimit.
Së treti, Kryeprokurorja Ina Rama dhe vartësit e saj duhet të tregojnë me akte konkrete se janë në luftë ligjore me krimin. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë shumë shpejt do të ndeshemi me dështime të tjera të këtij organi. Dhe nuk përjashtohet mundësia që të na kapë nostalgjia për Sollakun. Se ai të paktën mund të kritikohet për apati, por jo për instrumentalizim politik të organit të akuzës.

 

18 Komente

 Ajo e nisi karrierën e saj si Prokurore e Përgjithshme çuditshëm, teksa ekspozonte për në një nga revistat e modës a thua se Shqipëria mezi ç’priste të shihte hiret e saj femërore. Në fakt të gjithë besonin se ajo do të merrej me dosjet e mëdha.

Po edhe Fahri Kadareja keshtu ka shkruar sot ke Gazeta  55. :

Kryeprokurorja Ina Rama, e cila për rreth një vit e gjysmë që drejton organin qendror të akuzës mbahet mend deri tani, vetëm për dy gjëra: për hapje dosjesh tendencioze ndja një pjese të politikës, në shërbim të pjesës tjetër; dhe për rolin e koketës, duke pozuar si top modele me veshje të një “boutique”-u në Tiranë.

Te gjithe ketu

Edhe sikur te kishin shkruar ne te njeten tavoline dhe te besonim 100 % tek telepatia nuk do kishte nje afrim kaq te madh mendimesh ne te njeten dite. ( qe mos them ne te njejten ore )

nostalgjia për Sollakun... smiley Koth i nerum! Cfare kuptimi ka kjo ? E ke lene vet apo te ka shpetu. Haxhiqamilsat e paskan ndrru shprehjen nga Silvia Konte ne don Sollak smiley...Apo i ruhen asaj shprehjes se ati soc.dem qe tha " vetem se nuk duhej te paraqitej nga Tano Karridi" smiley Paska qene Nostradamus ai mre!!!!!!!!!

Jo jo nuk me shpeton gje.  Desha vetem te vashdoj nje debat qe nisa dje me Mrokllen. smiley

Po medias i ka shpetu nje detaj shume i vogel i nje bisede qe beri Fahri haleja ke Arjan Cani , kur i tha Erion Velise : o kavajs  ( pak a shume ).

Kete duhet te kete PD si slogan per fitimin e zgjedhjeve ne Kavaje. Bile duhet te coje ne Kavaje Fahri Balliun t`ja u kerkoje votat. Marrje ? smiley

Koth e kam dit une kete te 55 qysh mrom

ke tema e gajdexhiut kam thone

"Lexoni ne numurin e neserm te gazetes 55.

Personi ne fotografi qe admin e peshkut e pershkruajne me aq simpati eshte nje ish spiun i sigurmit te shtetit me dosje. Dhe jo nje  spiun dosido por nje nje spiun shume i rezikshem Pseudonimin e ka pasur "Gajdexhiu". Eshte kjo arsyeja qe Mjaft, G99, PS dhe tere te tjeret qe komandojne Peshkun pa uje  nuk duan te hapen dojset sepse do te zbulohen spiune si ky qe admin na e sjellin ketu ne foto , njerez qe kane patur besimin e Byrose politike te komunisteve dhe thireshin neper sebebe per te luajtur me gajde. smiley  smiley  Smile

 

me poshte 55 vazhdon

 

Ndersa prokuroria politike e Ina Rames dhe Bashkia e Tiranes kane pezulluar ceshtjen e ngritur nga Kryeminitri Z Sali Berisha (allahu ja befte diten njemije), per ta hequr kete spiun nga ura e vogel e Tiranes se tani qe kemi hyre ne NATO nuk ka vend per spiunet te kendojne ke ura e vogel e Tiranes. smiley  smiley  Smile"

 

Nashti e paska thon ene panorama.

 

O Toko, se une nuk dua ta bej kapjutrin tem me virus nga gazeta 55, po me ter' menn e ka shkrujt ai qelbesira kete per Peshkun, Gajdexhiun dhe Spiunet qe Nat-ja s'un i duron dot me k'nu, apo po bo sallore ti! smiley

Nqs e vertete, e hongre Blendo!

Akuza: Glorifikim i Regjimit Komunist dhe Sabotim i Aderimit (te metejshem smiley ) te Shqiperise ne NATO!

 

Megjithse bari Falliu eshte nga Poradeci ( atje ja veshen nje kusheri Polic smiley ai eshte intelektualizu  ne Elbason !!!! Dicka ka perfitu dhe ai prej Elbasonit qe ka qene gjate gjith jetes ne konkurence me Kavajen per "Pllumat "qe zbrisnin nga fashati ne qytet smiley . Ajo eksperience duhet ne prag fushatash nga sojllite e sikareve te gazetes 55. Po Kaci s'ka nonje tablo sinoptike ..... sot ? Kemi ketu qe mezi presin ta lexojne smiley. Mos i hudh ka i sy ne Mroklla here pas here smiley Te uroj te diele te kendeshme.

Keshilloj nje pergjigje te lezetshme per te gjithe tipat si puna e ketij gazetarit:

"Me thene te drejten... une s'jam nga Kavaja, por nqs. insiston... ti nisu para se une po te ndjek nga mbrapa!"

"Double Entente" e javes qe vjen eshte:

Po keta Kavajsit, sa qejf e kane Salen mer jahu! smiley

Shkrimi me pelqueu prandaj e solla tek peshku, atyre qe nuk u pelqen, le t'a thone, por mos dilni nga tema.

Analiza e bere nga Mark Marku qendron ne shume aspekte. Eshte e vertete se pas ikjes se Sollakut - pas 2 vitesh beteje politiko-mediatike te lodhshme - te gjithe kishin shprese se gjerat do te venin disi ndryshe. Presidenti Topi zgjodhi nje grua si Kryeprokurore - gje qe s'kishte ndodhur kurre ne Shqiperi - dhe njerezit menduan se kishte nje fare ndryshimi, qe mund te pasqyrohej dhe ne punen e organit te akuzes : Shpresat ishin qe prokuroria t'i rikthehej punes serioze.

Ne fakt, deri tani ka vetem zhgenjime. Ina Rama deri tani ka rene ne sy per sflilatat e modes dhe "hiret" e saj, sesa per ndonje rezultat konkret ne luften kunder trafiqeve, krimit apo korrupsionit.

Me keq akoma : hetimet selektive vazhdojne akoma dhe u intensifikuan, sa me teper qe afroheshin zgjedhjet. Ceshtja BASHA e tregoi qarte se ç'do vonese dhe sterhollim ne hetime ishte bere per t'u shfrytezuar politikisht deri ne sekonden e fundit te mundeshme. Por kjo loje tashme mori fund, perderisa Gjykata e Larte i rrezoje ne unanimitet, te gjithe akuzat e Prokurorise ndaj z. Lulzim Basha.

Ina Rama e humbi shume shpejt besimin e opinionit, sepse siç e thote edhe Mark Marku, ajo vazhdoje qe te beje "hetime politike"; Qe do te thote se ajo vazhdoje qe te beje hetime selektive, duke goditur vetem nje ane dhe duke i "sherbyer" de facto pales tjeter.

Nese Ina Rama do te kishte çelur hetimet edhe per Edi Ramen apo per ish-eksponente te tjere te se majtes, dosjet e te cileve jane bere mullar ne Prokurori, hetimi i Bashes, i Fazilliçit, i Mediut apo i Fahriut, do te dukeshin  krejt normale; Madje te gjithe do te thoshin : "le te vendose drejtesia !", ose "kush eshte fajtor, le te ndeshkohet!"

Por si mos te reagoje nje pale, kur prokuroria e godet me qellim (politik) vetem ate, ndersa tjetra kaperdihet neper TV e neper gazeta, duke u marre me "skandalet" qe stis propkuria ?

Ne kete gjendje, jemi si ne nje ndeshje futbolli ku arbitri mban hapur per nje ekip. Kuptohet qe ekipi i diskriminuar e i persekutuar ka te drejten me legjitime qe te ankohet e te protestoje. Nga ana tjeter, kuptohet qarte se ekipi i favorzuar do te dale e te kundershoje duke thene  : "rrespektoni rregullat ! Eshte arbitri qe vendos!"

Dhe ne rastin konkret, Ina Rama ka "vensosur" mesa duket, qe te ri-nise perseri nga e para hetimin per Lulzim Bashen dhe ish-vartesit e tij ...

Kuptohet se ne cilin mulli shkon uji i vazhtimit te tjerrjes se leshit te ketij "skandali"

Ko prokuroresha nuk e ka patur kurre strukturen psiko -fizike e sidomsos pergatitjen e eksperiencen profesionale per nje post te tille.Teper e brishte e signorine.Mund te behej shume mire avokate per divorce e çeshtje civile.Nje vend te tille ku ke te besh me mafioze te thekur,Gerdec e interesa te medha.....Eshte e lehte dhe gjithmone ne diete.....me nje fjale nje vajzuke..te mos flasim per ato fotot si idiote...

Sallakun Prokuror,e vuri PD ,(namin beri), namin beri ,c`nuk ka thene per te akuzat me te renda,(i lidhur me krimin,me te kuqte etj)shpifje,gjithashtu.,deri sa me ne fund me "konsensus" e hoqen,nderkohe kishin piketuar Ramen Prokurore, (Silvia Conti u deklarua ne mes te parlamentit me buzqeshje tipike)

Ina Ramene vuri PD,(namin beri) e cnuk beri ,por ........ kjo puna e akuzave nuk ka te mbaruar,dhe ka filluar qe me Gerdecin ku Prokurorja Rama ,siduket theu "marveshjet" dhe mori ne hetim,ministrat e qeverise se PD,cnuk po i thone asaj,nje sere akuzash,shpifjesh, sa i kane vene edhe "Nofken Hanemeja e Gerdecit"Ines!!!!!!

Ngelet qe Berisha vet,te behet Prokurori,Gjykatsi,Kryeministri,Presidenti, udheheqsi i partise dhe i popullit!

A do tja arrije kete target?

 

Ngelet qe Berisha vet,te behet Prokurori,Gjykatsi,Kryeministri,Presidenti, udheheqsi i partise dhe i popullit!

A do tja arrije kete target?

Mos e thuaj dy here! smiley

Berisha vs Ina Rama Show e radhes Ne skene per te bere sikur ziremi qe mileti te harojne hallet, apo te ngaterohen me keq ne mendimet

"Kush eshte fajtori"

Shume efektive kur edhe peshkateret qe qendrojne mbi nivelin mesatar te popullsise shqiptare jane futur ne kete loje "Kush eshte fajtori"

 

 

Sqarim per nje rrene te ster-perseritur:  Sollaku nuk ka qene propozimi dhe as zgjedhja e PD-se, por e Presidentit Meidani qe ja u paraqiti forcave politike dhe PD-ja pranoi.

Me aq sa di une, as Ina Rama nuk ka qene zgjedhja dhe as propozimi i PD-se, por nuk e di nga e gjeti Topi me duket dhe PD e votoi. 

Te dy keta e filluan detyren me shpresen e publikut se do te benin dicka ne ate institucion dhe perfunduan si prokurore kamikaze te perdorur politikisht.

Une dhe Enveri nuk dime gjo e ka bo Mehmeti me koke te tij

Po ti e votove o torollak si nuk e dike?

Jam dakort, deri ne nje fare mase me Zanen. Nga ana tjeter, prit pak. Ceshtja Basha nuk u hodh poshte nga gjykata mbas nje procesi. Dosja u kthye thjesht per aresye teknike, pa kaluar ne nje proces gjyqesor debatues.

Cfare presim ne, qe nje Kryeprokurori te zgjidhe te gjtha hallet tona dhe te beje revolucjon? Nqse Kryeprokurorja merr policet dhe arreston Qeveriun dhe ministrat do te ishte nje grusht shteti. Ajo, ne nje vend te mbytur nga korrupsioni, po mbledh faktet dhe po ja dorezon drejtesise duke i bere mire llogarite edhe me argumentat e pales tjeter. Ne nje vend ku korrupsioni i kontrabandes se naftes se perdorur kunder kosovareve (Qeveriu e ka shume per zemer Kosoven), piramidat, shitblerjet ne bregdetin e jugut, Gerdecin...gjysma e votave i shkojne Qeveriut...çfare prisni ju nga nje njeri i vetem? Te mos dale ne revista...drejt. Jo, gabim. Personalitetet dalin ne revista dhe gazeta sepse kjo eshte nje menyre te komunikuari dhe te krijuari marredhenie me publikun. A e keni vene re se sa pak flet Ina Rama? Sa pak gabime ben? Se si nuk thote asgje me shume se ajo qe duhet? Sa pak vulnerabile eshte ne aspektin personal? Vertet qe nuk erdhi nga nje karriere aktive dhe qe pak si e zgjedhur, por kane pasur dore te mbare ne te zgjedhurit e saj. Nuk e mendoja kurre qe Ina Rama do te tregonte kaq ekuiliber dhe aerodinamizem ne nje vend ku Korrupsioni eshte ne lufte civile me Tregun e Lire. Ina Rama ka kaluar midis ciflave pa u prekur aspak. Po te kishin zgjedhur Ajola Xoxen me shoqe si Kryeprokurore do te mbushte me gjyshen heroine te punes socialiste/nderi i kombit  dhe me fiqte qe ka shitur i fejuari per te jetuar...

Faktet e mbledhura, me kaq mundim, nga Prokuroria nuk u debatuan ne Gjykate. Atehere, hajt te pergatisim dosjen tjeter me me kujdes teknikisht...Lul Basha eshte i lumtur jo se doli i pafajshem ne nje gjyq te lire, te paanshem dhe demokratik, por sepse çeshtja e tij nuk u debatua aspak ne te. Dhe ndoshta do te dilnin sa e sa gjera...

Fahri Balliu me shoke ankohen se po sulmohet shtypi i lire...se vajza 20 vjecare e Balliut na paskesh qene nje prestanome ne allishverishet e nje grupi te caktuar...si dhe kunati djalosh i ministrit... 

Sa njezetvjeçare shqiptare, te palidhur me emra te nje lloj tipi, behen ortake dhe administratore te firmave shqiptare? Sa ortake dhe administratore do te ishin Ballia Junior dhe kunati i Lulit po te mos kishin, respektivisht, babin dhe burrin e motres?

Ne nje vend ku mbreteron korrupsioni (si Shqiperia, Nigeria, Kina, etj) lufta e nje Prokurori te Pergjithshem nuk eshte dhe aq e lehte sa ne nje vend ku mbreterojne te drejtat e njeriut dhe Ekonomia e Tregut te Lire si Suedia, Svicera, Danimarka etj.

Luften ndaj korrupsionit nuk e ben dhe e fiton Prokuroria; e bejne njerezit e thjeshte, e bejme ne. Per sa kohe ne do te marrim anen e te korruptuarve me shpresen se mbasi te ngopen vete do te na hedhin ndonje kocke...korrupsioni do te marrshoje fitimtar, se ata nuk ngopen kurre dhe ne do te mbesim me shpresa. Pafundesisht. Bote e trete.

 

 

O Gjon Cima,

Te gjithe ato "skandalet" qe listove ti, le t'i hetoje prokuroria, nuk e ndalon njeri. POR AMA? le te hetoje edhe dosjet qe jane bere KAPUL per Edi Ramen, per Pandali Majkon, per Arta Daden, per Tosken, Hajdaragen, Angjelin, Duken, et CO.

Nese prokuroria i heton te gjitha, shume mire ! Asnjeri s'do te kete me goje te thote se ajo po ben hetime selektive, apo diskriminim.

Por kur ajo merret vetem me "dosjet" e qeverise, kur dihet se per 8 vjet neqeverite socialiste u be baterdia ne Shqiperi me tenderat, fondet publike, pasurite kombetare (nga Floriri ne Krrabe e deri tek Tanket e Majkos se Ushtrise) - si te mos pretendojme se sulmet e prokurorise jane tendencioze, te politizuarea dhe te qellimshme ?

Akoma nuk po na del ndonje person kopetent e te na sqaroje se pse prokuroria gaboje ne procedurat teknike. Pra a mund te evitohej ky gabim? Apo eshte bere me dashje per te shtyre ne kohe gjykimin e Bashes? Pa analizuar shkaqet apo rrethanat se pse prokuroria deshtoi ne zbatimin e procedurave teknike, eshte e kote te aludohet per Kryeprokuroren si e Sales apo e Bamirit, apo si kusherira e Edi Rames (meqe e kane mbiemrin njesoj). 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).