Berisha: Përgjoni dhe spiunoni bizneset

VENDIMI/ Shtohen kompetencat e drejtorit të hetimit në Tatime, Agim Shehu. Qeveria: Mblidhni sa më shumë informacione për ata që shkelin ligjin

Lufta ndaj evazionit fiskal përbën shkakun e rritjes së kompetencave për Drejtorinë e Investigimit pranë Tatim-Taksave. E krijuar si strukturë me hyrjen në fuqi të ligjit për "Procedurat tatimore", drejtoria e re do të ketë më shumë fuqi ligjore për të ndërhyrë, parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal, me çfarëdo mjeti të mundshëm. Për të bërë më të qartë rolin e investigimit në tatime, Kryeministri Berisha miratoi dje një vendim, i cili përcakton qartë funksionet e njësisë që drejtohet nga Agim Shehu, nëndrejtor i përgjithshëm i Tatimeve (ish-zv.ministër i Brendshëm dhe drejtor i policisë në vitin 1997). Në thelb, VKM-ja thotë qartë se do të krijohet një fond i veçantë për bashkëpunëtorët në tatime, të cilët për informacione të ndryshme rreth bizneseve që shkelin ligjin, do të marrin pagesa. Drejtoria e Investigimit ka drejtë të kryejë edhe përgjime ndaj atyre bizneseve që paraqesin prova të evazionit fiskal. Masa e re e qeverisë vjen në një kohë kur klima me biznesin nuk paraqitet pozitive dhe (ndoshta rastësi) dy muaj para zgjedhjeve. Kështu, nëse një individ dërgon në tatime informacion që lidhet me x subjekt privat, p.sh për numrin real të punonjësve, detyrimisht, ky bashkëpunëtor merr shpërblim.

Hetimi tatimor

Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është përgjegjëse për drejtimin, në mënyrë të unifikuar të strukturave të hetimit tatimor. Drejtoria e Hetimit Tatimor varet nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Operacional, Adem Rrenga, dhe përgjigjet para drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Artur Papajani, për të gjithë veprimtarinë e strukturave të hetimit tatimor. Me propozim të ministrit të Financave, qeveria vendosi dje që t‘i japë Drejtorisë së Hetimit Tatimor detyra që lidhen me parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe ndërprerjen e veprimtarisë kriminale në fushën e tatimeve dhe të taksave, si dhe të bëjë hetimin paraprak të veprave penale. Drejtoria mund t‘i rekomandojë kreut të Tatim-Taksave, marrjen e masave në mbrojtje të sistemit tatimor nga mashtrimet, evazioni fiskal dhe veprimtaria kriminale. Gjithashtu, kjo strukturë, mbledh, përpunon, ruan, shfrytëzon dhe shpërndan informacionin për shkeljet e dyshuara, të mundshme ose faktike, në fushën e tatimeve dhe të taksave nga subjektet tatimpaguese. "Mbledhja, dokumentimi, ruajtja e shfrytëzimi i informacionit bëhen në përputhje me rregullat e miratuara nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, duke zbatuar rregullat e ruajtjes së sekretit", thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë.

Bashkëpunëtorët

Jo vetëm përgjim, por edhe spiunim kundrejt pagesës. Drejtoria e Hetimit mund të marrë të dhëna nga burime legale ose nga bashkëpunimi i fshehtë me individë. "Bashkëpunimi i fshehtë me individë, shtetas shqiptarë apo të huaj, bëhet kurdoherë me marrëveshje, në bazë të vullnetit të lirë, pa shpërblim ose me shpërblim, duke ruajtur kurdoherë, sekretin e marrëveshjes dhe të informacionit", citon VKM-ja. Për të pasur sa më shumë rezultate, tatim-taksat duhet të bashkëpunojnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, njësinë e pastrimit të parave, Policinë e Shtetit dhe shërbimet e tjera inteligjente, duke shkëmbyer informacione, duke dhënë ose marrë ekspertiza të kualifikuara, në funksion të zbulimit të krimeve në fushën e tatimeve, pastrimit të parave etj. Për këtë ajo cakton punonjës të specializuar, për të bashkërenduar punën me këto institucione. Punonjës të autorizuar të Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë të drejtë të thërrasin për të pyetur përfaqësues të subjektit tatimpagues, dëshmitarë ose shtetas të tjerë, që kanë dijeni për vepra penale në fushën e tatimeve dhe të taksave. Këta punonjës mund të këqyrin objektet ku ndodhen dokumentet dhe mallrat, që shërbejnë si burim prove për hetim, sipas të gjitha rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale dhe duke hartuar dokumentet e duhura, që parashikon ky kod.

Zbulimi i fshehtë

Punonjësit e njësive të hetimit tatimor për gjurmimin dhe hetimin e veprave penale, fiksimin dhe dokumentimin e provave, duhet të përdorin mjete teknike dhe elektronike, të posaçme. Llojet e mjeteve dhe rregullat e përdorimit të tyre përcaktohen nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Drejtuesit e strukturave të tjera, brenda sektorit tatimor, bashkëveprojnë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, duke dërguar atje materiale dhe informacione për subjekte të veçanta tatimpaguese, për të cilat dyshohet se mund të kryejnë ose kanë kryer evazion fiskal ose mashtrim tatimor.

Shpërblimi për spiunët

Fondi për shpërblimin e burimeve njerëzore me të cilët ka marrëveshje për bashkëpunim të fshehtë, caktohet zë më vete në buxhetin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Rregullat dhe masat e shpërblimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

10 Komente

Images Like This One

nuk quhet se e lexova: Berisha përgjoi dhe spiunoi bizneset smiley

hapi syte mire, se ka nryshim te modh jo per gjo ...

smiley

Mos u shqetsoni as mos friksoni nga pegjime te tilla se nuk jane me te rrezikshme se FIKS-FARE.

Filloi prap 80lekshi??? Do i quajnë AGBV? smiley

Ne shqiptaret i kemi inat spiunet se jemi te gjithe hajdute.

Lexo me poshte si e ka Amerika

How Do You Report Suspected Tax Fraud Activity?

Si te raportoni dyshimet per aktivitet mashtrues ne  taksa?

Dhe shpjegon deri ne format qe cdo qytetar duhet te mbush per te raportuar nje vjedhje ne taksat. Ka dhe shperblime ne % te zbulimit apo raportimit qe ke bere.  Dhe amerikanet e bejne dhe jane krenar se nuk jane hajdute si ne. Ndersa ne ..... mjafton te lexosh me lart te kuptosh se kush jemi ne.  

Dhe prandaj jemi qe keta qe jemi dhe keshtu sic jemi. Dhe prandaj Amerikanet jane keta qe jane dhe ashtu sic jane. Prandaj nuk jemi njesoj dhe nuk behemi dot njesoj. Nuk behet dot njesoj njesoj si hajduti dhe i ndershmi. Kane shume ndryshim

Spiune edhe hajdute shqiptaret i beri sistemi komunist.

1-Sigurimi famekeq ngriti rrejtin e spiunazhit d.m.th.1 nder tre shqiptar ishte spiun.

2- Shpronezimi nga cdo lloje prone private d.m.th. prona ishte shteterore,dhe vjedh se shteti ka.

Mati

Spiunimi qe kerkohet tani nga qytetaret e ndershem ( nese ka mbetur njeri i tille ne shqiperi) eshte ndryshe nga spiunimi i kohes se Enverit. Nuk duhen shume mend ta kuptosh kete vec ne qofte se je hajdut apo perkrah hajdutllekun dhe i fut tere spiunet ne nje thes, si jusitifikim i luftes kunder spiunimit.

Spiunimi sot duhet te quhet detyre qytetare, duhet te mesohet ne shkolla si dikur edukata molare socialiste, dhe nese nuk behesh spiun ( ke njohuri per njekrim  krimin por nuk tregon/spiunon) atehere duhet te denohesh njesoj si dhe hajduti/krimineli. Vetem keshtu largohehet kriminaliteti/korupsioni dhe mbarson vendi yne. Ndryshe do te mbetemi Kolumbia/Somalia/Afganistani e Evropes. 

Ne nje vend si Shqiperia me nje siperfaqe sa qendrat e qyteteve t medha botrore nuk eshte fare e veshtire te identifikosh, ne rradhe te pare, se kush punon pa licence! Ky eshte problemi kryesor ne Shqiperi, per te cilin qeveria gati gati nuk ka ber hapa perpara. 

Ne akset kryesore, ku edhe jane perqendruar bizneset private, nje firme serioze eshte gati gjithmone ne gare me firma te tjera komshije qe operojne pa licence. Shembuj mund tju jap me tonelata. Tatimet lokale i dine shume mire por me direktiva nga lart (ci kon bo tropojanet tatimeve!!!), aplikojne teoremen "me mire x te lala se y te Sala" ku lala=njerzit e Sales gjithsesi..

Ky eshte thjesht ligj shantazhi ne mbeshtetje te fushates.

Mendim i mire per te pershtatur sadopak kushtet e nje konkurrence te ndershme dhe te barabarte ne treg, aq me teper qe te detyrohen punedhenesit dhe ta harrojne qe edhe per pune zyrash ,jo me krahu ,  nuk ka me ne te zeze.... por a do zbatohet valle !!!!!

edhe dicka tjeter , zoti  shehu cfare profesioni ka , edhe polic edhe llogaritar apo asnje nga keto te dyja...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).