Berisha në Azi për t'a shpëtuar nga kriza

11 liderë shtetesh po marrin pjesë këto ditë në takimin e Forumit Bo'ao për Azinë (Bo'ao Forum for Asia), takim që këtë vit do të diskutojë menaxhimin e krizës ekonomike botërore. Përbri Pakistanit, Kazakistanit, Mongolisë, Togos, Mianmarit, Finlandës, Zelandës së Re, Tailandës, Papua Nju Guinesë e Vietnamit, takimin e ka nderuar me prezencën e tij dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Shqipëria nuk ështe gjeografikisht në Azi, as superfuqi ekonomike, por qeveria shqiptare ka vendosur të ndajë me botën e Lindjes formulën e saj të suksesit ekonomik, e njohur si receta "nuk bie rrufeja në WC".

Burimet: Xinhua 1 dhe 2.

31 Komente

Obama rishikon me themel qëndrimin ndaj mardhënieve me Kubën, Iranin e talebanët, duke i hapur perspektiva të reja dialogut mbarëbotror... peshku gjen interesante që të sjellë fotot e Salës... (mëndje-mëndje adminat... Desdemona TM smiley )

mëndje-mëndje adminat... Desdemona TM

Hë ?   Vallai nuk është TM im kjo, smaj mend ta kem thonë  smiley

Vallahi, nuk osht faji im që u plake dhe po t'lejnë ment (do mi thon, kujtesa smiley )

a thu e ?

mire, une po dal shetitje te freskoj kujtesen , po ti nderkohe ma gjej se ku e kam thene qe ta kesh me prove smiley

ke 1-3 ore kohe smiley

Shkrim satirik ky?

Mire pra. hahahahaha, uf u lodha. Prit te marr fryme edhe nje here. hahahaha

Ja qesha.

Shpresoj qe ky shkrim kaq humoristik te me ndihmoje sadopak, meqenese jam pak kaps.

Hajde paanshmeri politike e foruit , hajde. Ne fakt duhet te ndihemi krenar qe perfaqesohemi neper bote edhe pse kete me Sal Berishen. 

Kush guxon te shaje Ramen te peshku pa uje i fshihen komentet .Kush shan S Berishen eshte hero i punes socialiste.Me duket se keto lloje peshqish akoma e kane oren ne kohen e merhumit,qe fjalen e lire e lidhi me pranga ,e inteligjencen e kalbi neper burgje.Nuk vendoset drejtimi qe do te mori politika Shqipetare nga komentet qe behen ne internet,ne thjeshte kalojme kohen e lire,dhe i bejme komentet ashtu sic i mendojme.Prandaj

ju qe e komandoni kete forum mos u trembni nga keto komente ,se e vendos vota popullore se kush do ta qeverisi kete vend ne vitet qe do te vijne. Uroj qe te largohen nga skena politike ata qe per 50 vjet lyen duart

me gjakun e mijera njerzeve qe guxuan te thone fjalen e lire, sepse ka akoma nga ato mostra qe po zvarriten si zvaranike per te qendruar ne politike.Por me sa po kuptoj edhe ky forum eshte i censuruar dhe punon per kta zvaranike.S Berishen nuk  e mposhti rrebelimi komunist i 97-tes,

e jo ma vullnetaret e E Rames.Shpresoj te mos i fshini ma komentet ,jo se me prishni ndonje pune mua, por tregoni nivelin e seriozitetit qe mendoj se

e keni akoma te ulet.

 

Pyetje:

A eshte kujtuar Z. Berisha te shoqerohet ne kete vizite nga nje delegacion biznesmenesh vendas?

Pyete Berishen kur te kthehet.

E ke problem te me japesh numrin e celularit? Flm.

Kerkoje se e gjen ndoshta te fshataret.

Prandaj te pyeta!

(Mato s'qeke gjo per batuta smiley

po ku eshte e keqja ne kete mes edhe obama po merr pjese ne nje samit ne trinidad and tobago dhe shtrengoi duart me chaves pse sala mos te shkoje kur dihet se do beje vizite edhe ne kine .  po ky peshku pa uje eshte bere si zedhenese e g-99

mire qe qeka ky fare berishe qe eksitoka ndjenjat e llasticave komuniste vallaj, se ndryshe kishin me ra ne depresion

si quhet konga re e jashqitjeve te sorosit: "o salke mos me harro, se un te kujtoj me endje"?

po e di ca mpelqeu shum fare fare fare, i mesazh privat qe me erdhi nga komunistet e i far kolektivi qe e paskan bo ket blogun ktu ven peshkimi per kuqa. u tundova shum vallaj, u bona dhe un komun dhe tashi po eci drejt fitorjeve te reja. perpara shoke me vrull revolucionar

sa me qeshe! pse mer ju i dini interesat e shteit kaq shume sa te komentoni shkimin e sales ne kube? ata qe komentojne kete fare menyre jane ata qe kur ishin turqit ishin hasone, kur ishin romaket u bene mario e kur hyne komunistat u bane vladimire. asnjehere s'do behemi shqiptare kur mbajme nga cilado ane qe s'eshet shqiperia. eshet pakez turp ku shkrimi.

Ca nga keto budallalleqet e Berishes duhen injoruar se po ti vinim kaq shume vemendje cdo gjeje s'do te ngelej cep i faqes pa fytyren e tij smiley

Ore, ky eshte ne Kine se e ftoi Kryeministri Kinez - atje do rri 4 dite gjithsej.

Po ky Rama(dani) sikur e paska humbur fare me duket ! Leqe vazhdon akoma me politiken e vjeter - te LETRAVE - , por ja nis sot LETREN Berishes, kur ky eshte ne Kine ...

Prit O Ram, se mbase te kthen pergjigje Sala para se niset per te Brazil tani !

Ahh, e demtuan shume Berishen fotot satirike te peshkut.  Hahahahaha

Ahh, e demtuan shume Berishen fotot satirike te peshkut.  Hahahahaha

Mue me ka fol baba per Kinen... 

Liqeni - 18 Pri 2009 - 6:03pm

Mue me ka fol baba per Kinen...

 

hahahahahahahah, mos i hyn ketij muhabeti me Kinen, baben etj etj, se kena nje te thanie anej nga anet tona qe ................ smileysmiley

I pershendes administratoret qe na sjellin keshtu lajmesh per te qesh. S'po me pushon e qeshura. I them Policit qe ta pershendesi Mavrine nga ana ime dhe se do ta qeras, se ma hoqi stresin e ter javes. O ç'u dhiva tu qesh.

ca ka per te qesh i here ????

humor kopshi kalamajsh !

T'i biesh nga Kina

Arben Rrozhani
Shekulli
18/04/2009

Shprehja "T'i biesh nga Kina", me situatën e sikletshme të togerit që nuk dinte si t'ia thoshte lajmin e kobshëm të vdekjes së nënës rekrutit përballë, shkon shumë me vizitën "sekrete" të Kryeministrit shqiptar Berisha në Kinë, me agjendë pjesëmarrjen në Forumin Vjetor Ekonomik për Azinë (BOAO). Në ditën kur njëshi i bankave paralajmëron zhytjen edhe më thellë në krizë të vendit që ka përzënë edhe FMN-në, kur bizneset po bien palë-palë, kur vijon mungesa e likuiditete që mbështesin biznesin dhe konsumatorin, kur heronjtë e ditës janë ministrat dhe këshilltarët e mega-korruptuar të shefit të qeverisë, ky i fundit, "I bie nga Kina".

Do të ishte mrekulli po të shkonte te superfuqia ekonomike për të kërkuar ndonjë kredi, apo të merrte pas biznesin e fuqishëm kinez, por nuk shkon me këtë qëllim emergjent, që u lëviz këllqet edhe kryeministrave më të fuqishëm të botës. Shkon për turizëm!!!
Njoftimi qeveritar i publikuar dje, thotë se gjatë këtij forumi do të diskutohet mbi rolin në rritje të ekonomive emergjente në botën globale financiare dhe ai është iniciuar në vitin 1998 nga ish-Presidenti i Australisë, Bob Hawke, nga ish-Presidenti i Filipineve, Fidel V. Ramos dhe Kryeministri i Japonisë, Morihiro Hosokawa dhe është përqafuar ndër vite nga liderët më të njohur botërorë dhe nga kompanitë më të mëdha të botës.

Në fund të agjendës thuhet se Berisha do të pritet në takim nga Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Wen Jiaboa dhe nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, do të firmoset një program i ndërsjellë për bashkëpunim kulturor për vitet 2009-2011, si dhe një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e shëndetësisë. Kjo është agjenda e vizitës së dytë zyrtare e tij në mandatin 42-mujor si Kryeministër.
Një vizitë zyrtare qeveritare në Kinë është një lajm i madh për çdo qeveri të globit, nga SHBA-të deri te shtetet më të varfra afrikane. Delegacionet janë të stërfryra, dosjet ministrore janë plot projekte investimesh, propozimesh, paktesh dhe traktatesh ekonomike, kulturore apo teknike.

Kryeministri i Shqipërisë herën e parë (7-10 gusht 2008) vajti veshur me bluzën e kombëtares, për të ndjekur hapjen e lojërave olimpike, ndërsa kësaj radhe me kostumin e pjesëmarrësit në një Forum Aziatik, kush Shqipëri nuk bën pjesë, por kurrsesi me kostumin e Kryeministrit të një vendi ish-aleat të Kinës së madhe, që ka përfituar qindra milionë dollarë kredi dhe ndihma dhe që në këto momente të vështira ekonomike për të gjithë botën, kërkon një riaktivizimin, investim apo ndërhyrje financiare të Kinës, ekonomisë së dytë më të madhe të botës për të lehtësuar sadopak krizën që ka gllabëruar Shqipërinë e varfër.

Është për të ardhur keq që jetëshkrimi i qeverive shqiptare është me shumë të dhëna "kineze" mangët. Qeveritë e PD-së 1992-1997 dhe 2005-2009 dhe ato të PS-së 1997-2005, shumë pak arritje kanë për t'u krenuar me thithjen e atij potenciali, që tërheq interes nga mbarë bota. Niveli ekonomik i dy vendeve, dikur të lidhura shumë ngushtë, sot është ende te çikërrimat që vijnë "era Kinë", duke mos kapërcyer te thithja e investimeve serioze dhe të fuqishme kineze, që së fundmi për interesa të sigurimit të lëndëve energjetike, po investohen në shumë shtete të Afrikës.

Si të mos mjaftonte ky nivel mediokër i investime të Kinës në Shqipëri, ndodhi kriza politike e majit 2006, kur qeveria shqiptare, si i vetmi vend në Europë, pranoi të strehonte 5 ujgurë të liruar nga Guantanamo Bay, një investim moral në sytë e administratës Bush, por që shkaktoi ulje të mëtejshme të marrëdhënieve mes dy vende, tashmë edhe në rrafshin politik.
Sa për sy e faqe, Kryeministri i Shqipërisë ka pritur dhe përcjellë kinezët, që me ngulm kërkojnë të rigjejnë Shqipërinë e dikurshme që qëndronte krah Kinës maoiste. Agjenda është e pasur, sepse biznesi kinez nuk do që t'i ikë asnjë kilometër katrorë e rruzullit pa derdhur investimet e tij.

Me dhjetëra janë afaristët që kanë trokitur në zyrën e Kryeministrit Berisha. Ja disa prej tyre: më 7 shtator 2007, kompania "Foreign Capital Development Group", prezanton projektet e para në fushën e energjetikës, minierës dhe turizmit; më 18 janar 2008, përfaqësues të kompanisë kineze China Railway Construction Corp (CRCC), shprehen të interesuar për të marrë me koncesion rrjetin hekurudhor në Shqipëri, ku përfshihej edhe studimi dhe ndërtimi i disa rrugëve prioritare dhe terminaleve hekurudhore në porte; më 1 prill 2008, Presidenti i Grupit kinez "Jushi", më i madhi në botë për prodhim fibrash xhami, Yuqiang Zhang, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të tij, i paraqiti Kryeministrit Berisha projektin e aprovuar nga Bordi i Grupit për ndërtimin në Shqipëri të një fabrike për prodhim fibrash xhami, me vlerë investimi rreth 5 milionë euro; më 13 maj 2008, kompania kineze Shenzhen Sunray Group.Co. LTD., prezanton disa projekt-ide për investime në Shqipëri, në sektorin e minierave, hekurudhave dhe në porte (shih www.km.gov.al).

Por, shumë pak është materializuar, megjithëse Kina ka shumë për të dhënë dhe i ka këto potenciale dhe dëshirën e mirë, në një kohë kur edhe ekonomitë më të fuqishme të botës nuk kanë nge të merren me Shqipërinë halleshumë, kur janë vetë të kapluara nga kriza. Biznesi kinez nuk ka patur mundësi të riprezantohet në Shqipërinë e shekullit XXI dhe ai është dekada përpara atyre fabrikave, linjave apo uzinave që ndërtoi në vendin tonë në vitet '60-'70-të.

Njoftimi qeveritar i ka paraprirë agjendës turistike të Kryeministrit shqiptar, sepse dy marrëveshje simbolike janë shumë pak për të ngritur në fluturim dhe larg vendit, kryeqeveritarin e vendit më të varfër të Europës.

Ai do të fluturojë dy ditë në vajtje dhe dy ditë në kthim, plus ditët e pjesëmarrjes në një forum aziatik. Të paktën do të jetë disa ditë larg vendit ku është Kryeministër, ku investitorët -mamuthë me fondet publike janë ish-ministrat, ministrat, këshilltarët dhe sekserët e tij, një grup që ka mbjellë atë klimë vrasëse dhe selektive për biznesin e huaj, ku kanë rënë viktima edhe "dragonjtë" kinezë.

Po mir mor djem, a e kuptoni ju se ky Sala eshte kryeministri i Shqiperise? Nqs tallemi dhe denigrojm Salen ne cdo gje, kemi denigruar ne rastin me te mire 1/2 e popullit te Atdheut, dhe ne rastin me te keq gjithe Atdheun.

Pastaj cfare ka per t'u habitur ketu me pjesmarrjen e Shqiperise? Aq ju jan erurr syte per te sulmuar Salen, sa qe nuk dalloni midis pjesmarresve as Finlanden (BE) dhe as Zelanden e Re (Oqeani). Mesa duket nuk qenka ndonje blasfemi e madhe edhe pjesmarrja e vendeve te tjera jo te rajonit. Kurse ju iu tyrret Sales dhe Shqiperise! 

Ka mjaft kusure Sala per t'ia permendur. Por jo kete!

Ky eshte humor qe ofendon shijet e lexuesve te ketij akuariumi me uje te ndenjur.

Berisha eshte ftuar dhe ka shkuar, ku eshte e keqja qe shkakton humor ketu?

Une e kuptoj, Bari, qe Sala eshte kryeminister i Shqiperise. Po ashtu kuptoj dhe qe Shqiperia ka pak lidhje me te gjitha vendet qe marrin pjese tek ky forum (perfshi dhe Finlanded me Zelanden e Re), dhe me teper, kuptoj dhe qe Sala ka shume pak per te thene per krizen ekonomike boterore. Dhe si rrjedhim, mua me duket qesharake qe shkon e merr pjese ne nje forum te tille. (Dhe kur thua "mor djem", perfshin aty dhe adminet e tjere te Peshkut, qe ne fakt jane me shume dakord me ty se me mua. Shiko Ll me siper.)

Une kisha nje mendim dhe e thashe. Bujrum, thuaje dhe ti tendin.

(Ama, sa per "denigrues te atdheut"... vari teneqet i thone atij muhabeti, se nuk ka ngelur njeri pa perdorur patriotizmin e thekur per te mbrojtur njerin e share tjetrin.)

Eshte nga te vetmit njerez te deklaruar si POLITIKANE Shqiptar ,qe nuk i takon te shkoje e te ulet me KineZet . Eshte i vetmi qe e shndrroi ne platforme politike te klanit te tij ULURIMES, propoganden  kunder Kines. Nuk kane lene gje sikaret e tij shpirterore pa folur e muallisur per Kinen "komuniste", kane perdhosur dashurine e ndihmen e sinqerte midis dy popujve e dy vendeve , nje trashegimi qe ndoshta Kina a sotme nuk e ka me asnje POPULL e VEND. E kane fyer ndergjegjen popullore me "humor shkodralesh " ...dhe tani ka surrat e lepihet smiley . Atyre qe u vjen keq ,le te mesohen te paguajne per tifozlleqe pas te marreve qe i ushqejne me luge bosh , me endrra "demokratike" e dengla te pafund .Para se te shkoje atje , ai duhet te kerkoje FALJE si individ dhe si Platforme Politike te PD-se te inicuar prej tij. Ndihma qe eshte dicka e Ligjeshme dhe KINA ne asnje menyre nuk duhet t'ja MOHOJE ,sepse ai i marre nuk perfaqeson PD-ne por nje popull qe aktualisht ka nevoje per ndihmen Kineze por aspak nevoje ta perfaqesoje nje Ulurimes me mend deri tek "gryka".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).