Berisha dorëzon aplikimin në BE

PRAGË- Është zhvilluar sot në kryeqytetin e Çekisë ceremonia e dorëzimit të kërkesës së Shqipërisë, për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vend i Presidencës së radhës së Bashkimit Europian është shprehur optimist për anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në familjen e madhe europiane. Ai është shprehur se "kam dashur që aplikimi të bëhet gjatë presdencës çeke, për faktin se kanë të njëjtën histori politike, shtete ish-koministe. Po kështu edhe për faktin se Shqipëria ka bërë mjaft hapa përpara, pjesa më e madhe e tyre nën drejtimin e Sali Berishës". Ndërkohë Sali Berisha, kryeministër i vendit, ka shprehur falenderim të thellë për kryeministrin çek dhe ka vlerësuar se 96 për qind e shqiptarëve janë pro BE pasi sipas tij shqiptarët kanë qenë shpirterisht ne Europë edhe pse për disa vite u ndanë fizikisht. Po keshtu ai ka vlerësuar reformat në vend që çuan drejt nënshkrimit të MSA me Shqipërinë nga 29 vende të Europës si dhe anëtarësimin në NATO.

Fjala e Kryeministrit çek, Topolanek:

Shqipëria paraqet sot kërkesën për statusin e vendit kandidat pranë Bashkimit Europian. Mbështetja ime kryesore është për faktin se Presidenca Çeke deklaroi qe ne fillim se do te kete prioritet integrimin e Ballkanit Perënidmor në strukturat europiane, gjate presidences se saj. Por kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi porçesi i Zgjerimit ka kushtet e veta specifike. Besoj se çdo vend që plotëson kriteret mund të aplikojë. Shqipëia ka kaluar nëpër disa ndryshime të mahnitshme, shumica janë bërë nën udhëheqjen e Berishës dhe Shqipëria është në të njëtën rruga që ka kaluar Çekia. Ajo është sot anëtare NATO-s, ka nënshkruar Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit dhe sot dorëzon aplikimin për në BE, që do të eci sipas proçesit standart.

Kështu që me duart e mia, do tia dorëzoj kërkesën z.Havier Solana dhe do të zhvillohet më tej gjithë proçesi i shqyrtimit. Nuk dua të bëj premtime, pasi Shqipëria ka ende punë, por besoj brenda një kohe afatmesme, ëndrra e shqiptarëve do të bëhet realitet. Edhe pas përfundimit të Presidencës, qeveria çeke do të rrijë përkrah Shqipërisë, pasi siç thashë historitë e integrimit tonë dhe historitë e sundimit të komunizmit janë ë njëjta.

Fjala e Kryeministrit Sali Berisha

Më lejoni që së pari të shpreh mirënjohje dhe falenderim për Kryeministrin Topolonek dhe për diskutimet e frytshme që patëm. Mirënjohja ime shkon për ju dhe qeverinë tuaj për ftesën që më bëtë ju sot, që unë të dorëzoj kërkesën për aplikim në BE.

Në këto momente historike për vendim tim mendja dhe sytë e bashkëadhetare të mi janë këtu. Kjo është ëndrra projekti më i bukur për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo kërkesë ka domethënie të mëdhe për riktihimin e vendim tim në kombet europiane nga i cili u nda fizikisht për një periudhë të gjatë kohe. Për shqiptarët dhe çeket, historia jonë ka qenë e vështirë ndarjet e vendeve, mentalitetet. Por sot unë kam kënaqësinë të konfirmoj se 96 për qind e shqiptarëve e duan integrimin e plotë të Shqipërisë në Europë kështu që sindroma e vendit tim është pasioni për Europën, z.Kryeministër Topolanek. Unë jam veçanërisht i lumtur se kërkesa dorëzohet në një vend që vetëm 20 vjet më parë shembi diktaturën, ashtu si Shqipëria.

9 Komente

ashtu de! ec aty!

BE-ja nuk ka plane konkrete te aferta per t'u zgjeruar(hiq ketu 2-3 shtete) dhe me "te aferta" nenkuptoj 10 vitet vijues. Shqiperia nuk ka marr asnjehere nje date te qarte. Shto ketu dhe faktin qe BE-ja i ka duart plot me keto "te rinjte" e fundit qe iu bashkuan.

Hyrja ne BE po perdoret si nje element presioni per te ndjekur politiken e superfuqive, anetare te BE.

 

sido qe te jete : Qofte Sahati i Hajrit !

La Rosée :

Kerkesa jone e sotma nuk ka lidhje me "HYRJEN" ne BE, por me MARRJEN E STATUSIT KANDIDAT - pra, behet fjale per nje proçedure tjeter, paraprake dhe e domosdoshme, per te pretenduar te futesh ne BE. Eshte nje "site" tjeter ne te cilen duhet te kaloje vendi qe deshiron te anetaresohet nje dite ne BE.

Sa per hyrjen ne BE :

Edhe une them se ajo nuk do te jete shume e afert, POR, nese ratifikohet Traktati i Lisbones, gjerat mund te hecin me shpejt.

Franca, qe eshte vendi me peshen kryesore politike ne BE, ka interes te madh te Integroje vendet e Ballkanit, sepse nuk i prishin pune. Biles e ndihmojne t'u mbylli gojen atyre qe thone se BE-ja eshte "Klub i Krishtere". Franca eshte gati te fusi gjithe vendet e Ballkanit, vetem e vetem Turqine nuk e do ne BE

Pastaj, neve po na hoqen vizat pas disa mujash, ka per te na u shuar pa zelli per BE-ne, ja ketu do jemi t'a shikojme !

Lefti, me bere te qesh.  Po statusi i qepes te kandidimit behet me qellim per te hyre ne BE, e qena kandidat s'eshte qellim ne vete por nje etape per te arritur BE-ne. smiley

Desdemona, sa kohe kisha pa e degjuar ate shprehje. smiley

 

 

Lajm i marre nga ARD

 

 

 

  Shqiperia kerkon te hyje ne EU

Shqiperia ka bere zyrtarisht kerkesen per anetaresimin e saj ne EU. Presidenti i Shqiperise Sali Berisha (sipas origj.) i dorezoi kerkesen kryeministrit cek Topolanek, vendi i te cilit mban nderkohe presidencen Keshillit te EU. "Nje enderr po behet realitet", tha Berisha. Ky hap shenonte rikthimin e Shqiperise ne familjen europiane. "Vendi im eshte shpirterisht pro Europes".

Komisioni pershendet perparimet e vendit

Komisioni i EU pershendeti kerkesen per anetaresim: Shqiperia ka bere perparime te medha ne reformat e rendesisshme politike dhe ne pergatitjet per integrimin ne EU, tha Leigh. Gjithashtu Shqiperia ka marre persiper nje rol konstruktiv dhe stabilizues ne rajon, deklaroi komisari per zgjerimin europian,  Michael Leigh. Si vater krize ne rajon shikohet Kosova, e cila banohet ne shumice nga shqiptare dhe e cila shikohet nga Serbia si pjese territoriale e saj.

Vendimi pas disa vjetesh

Eu i ka premtuar, ashtu si edhe shteteve te tjera te Ballkanit perendimor, qe ne 2002 ne nje mbledhje te kryetareve te shteteve te EU ne Kopenhagen nje perspektive afatgjate per anetaresim ne EU. Por Shqiperise i duhet te beje durim deri ne nje pranim te plote ne EU: Kerkesa do i dorezohet fillimish keshillit ministror, i cili mepas do ti lutet Komisionit te EU per nje ekspertize fillestare. Me propozim te Komisionit mepas keshilli ministror vendos, nese Shqiperia do te deklarohet zyrtarisht si kandidat per anetaresim ne EU. Pastaj fillojne tratativat per anetaresim, te cilat si rregull zgjasin disa vite. 

Per EU vlejne zgjedhje parlamentare te qershorit ne Shqiperi si gur prove per vendin. Qe prej permbysjes se komunizmit ne fillim te viteve 1990 zgjedhjet jane shoqeruar gjithmone nga parregullsi. Zgjerimit te EU ne Ballkan nuk i dihet tani per tani. Gjermania dhe Franca kerkojne te pranojne anetare te rinj vetem pas hyrjes ne fuqi te Kontrates se Lisbones, e cila do te beje EU me teper vendimmarrese.

Akoma shume probleme politike dhe ekonomike te pazgjidhura

Shqiperia u pranua me 1 Prill 2009 ne NATO dhe eshte qe prej 2006 e lidhur me EU nepermjet nje Marreveshjeje per Asociim dhe Stabilizim. Te pakten nje ne kater veta ne popullsine prej 3,4 milione banoresh jeton nen minimumin e ekzistences, te ardhurat mujore per fryme vertiten tek pak me shume se 200 euro, me kete llogaritet vendi ballkanik ne nje nga vendet me te varfera te Europes. Komisioni i EU ka kritikuar shume here Shqiperine, mbi te gjitha rreth korrupsionit dhe per veprimin e paparandaluar te kriminalitetit te organizuar.

Nderkohe Kroacia, Turqia dhe Maqedonia jane kandidate per pranim. Por me Maqedonine nuk ka akoma tratativa. Mali i Zi ka dorezuar ne dhjetor te 2008 nje kerkese per anetaresim, me te cilen keshilli ministror nuk eshte marre akoma.

 

(artikulli eshte perkthyer prej meje, origjinalin mund ta gjeni ketu www.tagesschau.de/ausland/albanien104.html, )

 

 

Kam shkruar me shkronja te trasha ate pasazh qe sqaron me mire se cfare procedure duhet te ndjeke tani Shqiperia per pranim. Interesante eshte qe ne na duhen edhe disa vite qe te arrijme statusin ne te cilen gjendet sot Maqedonia, e cila eshte shpallur zyrtarisht si kandidate per pranim, por nuk ka filluar akoma tratativat.

Kjo per ti hequr ndonjerit iluzionin se Shqiperia do te hyje ne EU para ketij qershori, apo brenda ketij viti apo qofte edhe brenda kater vjeteve te ardhshem. Prognoza me optimiste eshte viti 2014 ose 2016.

Sidoqofte kerkesa zyrtare e qeverise per statusin e vendit kandidat ne EU eshte per tu pershendetur.

Per sa kohe kohe albot do thone "aman na hiqni vizat se plasem per te ik me kuc e me mac", BE-ja do na pranoje vetem por u rrodhen trute si Berishes. smiley

Pedro.

Te lumte per prurjen, arrijme te kuptojme diçka me shume.

Pse je kaq pesimist.?

Nuk eshte e thene se çdo problem Shqiptar zgjidhet me hyrjen ne EB.

Kroacia ka nje nivel jetese shume me te larte se Romania e Bullgaria, ka filluar proçedurat qe me 2001 dhe mbetet kandidat i forte, pa bere asnje hap para, nuk po permendi Turqin.

E njejta mund te thuhet per Maqedonin e cila i ka filluar proçedurat pak muaj para Kroacis, eshte ne te njejten situate.

Kroacia ka pezull problemin me Sllovenin per caktim perfundimtar te kufirit, ndersa Maqedonia ka problemin e emrit me Greqin.

Shqiperia nuk ka asnje problem te ketij lloji, ( çamet i kemi rene hasha, kufirin detar sipas deshirave Greke) mbetet vetem forcimi i shtetit.

Kroacia ka 9.600 $ te ardhurat per fryme, inflacion 3.3%, papunesi 17%.

Maqedonia ka 6.090 $ te ardhuart per fryme, 0.5% inflacion, papunesi 36%.

Shqiperia te ardhurat per fryme 5.880$, inflacion 2.5%, papunesin 13.5%.

"Komisioni pershendet perparimet e vendit".

Nje gazetar i huaj interesohet per situaten ne Shqiperi.

Pyet nje koleg gazetar Shqiptar,si eshte gjendja ?

Gazetari Shqiptar i thote- Sdi ç'fare te them,  dhe i spiegon problemin e kryeministrit me prokurorin per çeshtjen Fazlliç.

Gazetari i huaj i pergjigjet;- Ou, paskeni ecur shume para, sepse keto kryeministra, prokuror, e Fazlliç i ka edhe Europa, po para pak vitesh, kryeminister, prokuror, e Faslliç ishte vetem nje person, ne mos gaboj quhej Nano.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).