Balliu-Delijorgji ndërtuan fabrikën e vdekjes në Gërdec

Firma e ndërtimit “Trans diggining Consturction” e njohur tashmë për bashkëortakërinë e Mihal Delijorgjit dhe mikut të afërt të kryeministrit Berisha, Fahri Balliu ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së demontimit në Gërdec të Vorës, ku më 15 mars ndodhi tragjedia.

Fahri Balliu, pronar i gazetës “55” mbuloi aksionet e veta duke përdorur emrin e vajzës së tij Henris Balliu.

Tv NEWS24 publikon një shkresë të Ministrisë së Mbrojtjes e cila mban datën 11 qershor 2007 dhe ku lexohet qartë se “firma Trans Diggining Contsurction ka filluar punimet në Gërdec”. Shkresa mban numrin e protokollit 1217 dhe i drejtohet ish-gjeneralit të brigadës Shpëtim Spahiu nga gjeneralit të brigadës Astrit Jaupi.

Nëpërmjet kësaj letre Spahiu është vënë në dijeni se firma “Trans Diggining Contsurction” ka filluar punimet në ndërtimin e kësaj fabrikeje në Gërdec, që prej 28 prillit të 2007.

20 % e aksioneve të kësaj firme disponohen nga vajza e e Fahri Balliut, botuesit të së përditshmes “55”, I njohur si njeriu më I afërt I kryeministrit Berisha, ose sic quhet ndryshe këshilltari hije i tij. Shkresa kompromenton rëndë deklaratat e Balliut, i cili kohët e fundit për t’i shpëtuar skandalit ka deklaruar se firma nuk ka kryer asnje punë dhe prej saj nuk ka qarkulluar asnjë lloj kapitali.

Sipas tv NEWS 24 ky fakt përforcohet nga një shkresë tjetër që publikoi po sot ky tv. Nëpërmjet shkresës me numër 197, 198 komandanti i batalionit të policisë ushtarake nënkolonel Drini Nikolli vë në dijeni Fatmir Mediun, në atë kohë në postin e ministrit të Mbrojtjes se që në 28 prill firma “TDC” po kryente punimet në zonën e Gërdecit brenda territorit të repartit për punimet për të cilat sic shkruhet në shkresë nuk ka patur as urdhër me shkrim nga Komanda e Forcës së Bashkuar .

Sipas NEWS24 “Shkresat konfirmojnë se fabrika  e Gërdecit, nga shpërthimi i të cilës gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë është ndërtuar që në themel nga njerëz shumë pranë Berishës, që janë Fahri Balliu dhe Delijorgji dhe më pas është menaxhuar po njerëz shumë të afërt të kryeministrit, që ishte kunati i tij Muhamet Hoxha, i mbetur i vrarë në shpërthimin e 15 marsit 2008”

Shkresat zyrtare që disponon NEWS24 hedhin poshtë gjithashtu edhe deklaratat e tjera të Balliut, i cili i cilësoi sulmet ndaj tij si politike. Dokumentet janë një jo një ortakëri e thjeshtë biznesi ndërtimi mes Balliut dhe “arkitektit” të Gërdecit, Mihal Delijorgjit, por të dy janë bashkëautorë të ndërtimit të vendit të tragjedisë.

Pas publikimit të biznesit Balliu-Delijorgji, ka reaguar edhe kryeministri Berisha. Në komunikimin e tij te mbrëmshëm me mediat kreu i qeverisë doli hapur në krah të Fahri Balliut, një anëtari të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të cilin media publikoi ditë më parë dokumenta që faktojnë bashkëpronësinë e vajzës së tij,vetëm 20 vjece me Mihal Delijorgjin, njërit prej të akuarve për ngjarjen e Gërdecit. Berisha sulmoi me këtë rast kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe justifikoi Balliun.
“Se unë e di që Edi Rama është bashkëpronar në 30 pallate, i cili ka dhënë 30 leje dhe është bashkëpronar në 30 pallate, sepse Rama ku jep leje merr dy kate. Për atë ai ka bërë një sqarim ka dhënë një konferencë shtypi, ai që nuk ka dhënë sqarime është Edi Rama” tha kryeministri.
 

55 Komente

Se ka ndertuar fabriken kjo nuk do te thote qe eshte pergjegjes per cka ndodh me pas.Eshte njesoj sikur te fajesosh kinezet qe ndertuan metalurgjikun,per aksidentet qe ndodhen me pas nga mosrespektimi i rregullave.

Kjo eshte nje tjeter shashke e opozites para zgjedhjeve.Nese vazhdojne vetem me Gerdecin,e kane te sigurte humbjen ne 28 Qershor.

Sa i mjere paske qene o Edi!

Firma e ka emrin Trans digging Construction mer gazetar. 

Jam shume dakort qe Prokuroria ta hetoje deri ne rrenje kete kompani dhe Fahriun. 

Cfare ka bere deri tani?

Nderkohe qe duhet te hetoje edhe lidhjet Rama-Delijorgji, 30 lejet e ndertimit qe i ka dhene Rama ne kohe shume te shkurter etj.

Mire o Polic, ti je dakort te hetohet, po Sala qe po e mbron Fahriun ca i thu ti kesaj?

Jam dakort bile qe prokuroria te hetoje edhe zyrat qe ju ka dhene Rama ketyre te News24. 

Prit ore Pd-ist, se partia jone nuk flen gjume.

Kemi dokumente se ajo toke ka qene e tradhetarit Esat Pash Toptanit, ble me paret e popullit, 1889.

 

Aha u kuptuam, prandaj u hodh perpjete ky Fahriu  dhe filloi te sulmonte nga te kater anet ,  sapo  ja nxoren  kontraten me Delijorgjin. Paska pas nje pjese te dyte filmi... shpresojme te kete edhe ndonje te trete e te katert., e ishallah ndonje hapy end ne fund me personazhin e keq pas hekurave. 

....euuu....me thoni nje politikan qe eshte fut pas hekurave (pervec F Nanos)...dhe sa fjale e ththeme thuhen lart e poshte neper gazeta e tv, ....kjo ndodh sepse ata jan te lidh e tallin bythen me ne popullin shqiptar qe bojm si te qut e guximtar....dhe qe ndoshta e meritojme....

...dy gjera jane : ose ai qe kapet ose ai qe shpif duhet te pergjigjet pas hekurave....por kur asgje sndodh atehere eshte njelloj tallje me ne qe na shko koka majtas djathtas si kanoce....

Kjo eshte per zhurme zgjedhore pasi ligjerisht nuk rendon dicka mbi vajzen e Balliut qe ka qene aksionere ne kete kompani, te pakten deri tani nga prokuroria nuk eshte thene gje.

Ajo kompani mund ta kete ndertuar ate fabrike, por s`ka pergjegjesi per ate cfare ka bere me pas Delijorgji, duke grumbulluar sasi te medha municioni shperthyes dhe duke mos respektuar rregullat qe coi ne shperthimin fatal.

Ndersa per lidhjet, ky Delijorgji del i lidhur me shume politikane, bile nga te rrangjeve me te larta, me Ramen e lidhin 30 leje ndertimi, me Majkon armatimet e keshtu me rradhe.

Mire mire THP, por qeveriu , te kujtohet qe nuk dinte gje per Gerdecin ku binte, ndersa vajza e Fahriut del me letra qe e dinte para qeveriut .

Ja ka pas me hile Fahriu apo genjen qeveriu ? smiley

Do flase Fahriu do flase me degjo mua, nuk eshte nga ata qe e mban drurin ky. ( dmth ka fol po duket se po maten mire ata ku ka fol )

 

Vajza e Balliut kishte nje firme dikur me Delijorgjin; Kjo firma paska ndertuar Gerdecin; Fahri Balliu qenka ne fakt ai qe e ka ndertuar Gerdecin; Meqenese Fahri Balliu eshte "Keshilltare i Sali Berishes" (sipas Vizion Plus - Vizionit te Rames), atehere llogjikisht del se eshte ne fakt Sali Berisha, qe e paska ndertuar Gerdecin bashke me Delijorgjin; Por, meqenese Delijorgji eshte kunati i kushuritit te çunit te halles se Liri Berishes, rezulton sipas dokumenteve te QKR-se, se  ne realitet, Gerdecin e ka ndertuar vetem Sali Berisha;

C'fare pret prokuroria, pse nuk heton ? Hajde, t'i levizi duart, se zgjedhjet po afrojne e skandalet s'po pushojne !

Edhe sikur keto aferet e Delijorgjave te ishin te gjitha te verteta nuk do me shqetsonin aq shum sa me shqeteson fakti qe te PD-ja ka akoma vend per njerez si Fahri leshi .

Ore mund te ma shpjegoj dot njeri si ka mundesi qe nje person me kosto kaq te medha politike per PD-ne (pamvarsisht kesaj meseleres se fundit se kjo nuk e nxin me shum nga ç"eshte ket Faleshin) te vazhdoje te jete keshillkar i kryeministrit dhe pjese e PD-se ky mostra . 

Vizion+ i hapi lajmet pikerisht me Balliun. Lajme hot-hot!

Jam fort dakort me keto qe thua por te lutem mund te ma shpjegosh pak si ka mundesi qe ky tipi i mund ti nevojitet PD-se ?

Sa te ket Fahrira nuk ka per ta besu njeri PD-ne qe edhe ato 2 gjera te mira qe beri jane te verteta ?

Eshte pak naive si pyetje por po jua drejtoj juve si nga te paktet qe flisni mir per PD-ne te ky forumi .

Nqs edhe ti je dakort qe Fahriu eshte burr i mir e lash nuk merrem mo me kto pun se qekam gamor.smiley

C`lidhje ka PD-ja ketu?

Nese Fahriu eshte burre i keq, ta hetoje prokuroria, cfare ben? 

Me e sakte do te ishte...

Kur do vije dita qe shpifjet do te ndahen nga e verteta?

Sepse ashtu sic e thua ti ThP i bie qe te gjitha ato ftyrat e shemtuta tek Zoti... te jene te gjithe engjej!

Pa u ndeshkuar ata qe bejne shpifje dhe thashetheme kafenesh, nuk ndahen dot nga e verteta.  Duhet nje standard tjeter.

Nuk e kuptoj se c`te lidh ty me Edi Ramen, por nje gje e di te sigurte, se engjejt dhe djajte ne Shqiperi nuk i ndan ambasadat e huaja.

Une besoj se ka te beje me publikun. Kur te mos kete me publik per te degjuar "barcaleta" atehere s'do te kete me as "aktore"!

Mua me Ramen me lidh ajo qe e lidh shumicen e qytetareve te Tiranes o vlla! Ata qe kane pare qytetin para Rames dhe gjate Rames.

3 mandate ne Bashki tjetri, si ne pozite si ne opozite! Respekt apo jo?!

Pse nuk flet me pare?  Kjo shpejgon shume gjera.  Ti je nga ata te mashtruarit e Rames. 

Tani nje pyetje dhe nje sqarim kam une:  Ato lejet e ndertimit te dhena Delijorgjit nga Rama, te shqetesojne ty?

Ndersa sqarimi eshte ky:  Rama ne tre mandate si kryetar i bashkise Tirane, ka bere ate qe do ta vuajne edhe femijet e sotem kur te jene bere pleq.  Ka betonizuar Tiranen.  Ka zene hapesirat e gjelberta dhe kur te ike do te kete po ate sherbim te tarnsportit urban mizerje, po ate pastrim te qytetit mizerje etj. 

Nese edhe pas tre mandatesh ju kerkoni voten per Ramen duke permendur rregullimin e Lanes, atehere ju nuk jeni vetem te mashtruar, jeni me keq se kaq, por nuk po e them ate fjalen.

THP, ky mashtrim (qe ti pohon) nga ana e Rames, erdhi pas 9 vjetesh pacavure te PD-se ne bashki. E kthyen Tiranen ne nje banjo publike. Ne nje qytet mizerje.

Keshtu qe nqs. une jam mashtruar nga Rama, e kane fajin pikerisht edhe ata qe po e akuzojne sot. Sepse cfaredo pune te keqe qe te kete bere Rama, eshte shume me e mire se sa tmerri ku ishte futur ky qytet.

Por gjerat nuk jane kaq te thjeshta. Ah sa mire do te ishte sikur te ishin aq te thjeshta. Ti pyet per Delijorgjin. Pyetje me vend...

Ne fakt, fale babezise kolektive (qe s'ka me te bej me, me varferine) dhe mungeses se vlerave, ne kete vend eshte krijuar nje sistem interesash te pista qe shkojne pertej perkatesive partiake.

Po natyrisht kur kemi bere per 45 vjet orgji me djallin... te vjedhim nga nje ane e t'ja fusim genjeshtres nga ana tjeter... as nuk na ben me pershtypje.

 

Jam dakort me ty qe modeli bashkiak i meparshem (Kelmendi-Brojka) prodhoi Ramen, por nuk duhet harruar se e tille ishte gjendja social-ekonomike e shqiptareve.  Ne ate kohe kioska do te kishte pasi aq ishte takati ekonomik, pas fuqizimit ekonomik, tregu nxori jashte loje kioskat dhe futi restorantet luksoze qe hane njerezit dreka e darka.  Rama vetem ju bind fuqise se tregut.

Nderkohe eshte plotesisht per t'u pranuar qe Rama gjate mandatit te pare beri disa pune (megjithese sipas modelit, edhe punojme edhe vjedhim), pas kesaj  katrahura erdhi atu ku s`mban me.  Babezia e tij e shnderroi Tiranen ne nje ngaster ku vetem nxirrte para duke shitur lejet e ndertimit dhe rezultati:  betonizim ekstrem, pa u respektuar kurrfare standardi dhe rregulli sa edhe zjarrefikesit apo ambulanca nuk kane rruge ku te hyjne ne raste emergjencash.  Ndotja mbi normat e lejuara, transport dhe pastrim qyteti te mjerueshem etj. 

Ja ky eshte modeli Rama. 

Ky model, tipik ne fakt dhe karakteristik i qeverisjes socialiste, duhet ndeshkuar me vote.

Jo model katrahure per shkak te babezise, por model zhvillimi te mire, duke respektuar standardet dhe qe eshte per mireqenien e qytetareve. 

Po lexoja Ypin nje dite ku thonte qe ku e ka pare Shqiperia te ndertohen kaq shume autostrada (perifrazim, jo fjale per fjale).  Dhe eshte e vertete, sot jane ndertuar dhe po ndertohen autostrada qe me te vertete na fusin ne rrugen e zhvillimit dhe na bejne nje shtet normal.

Nuk po i futem ne detaje THP atyre qe shkruan sepse ke te drejte ta mendosh sipas informacioneve qe ti ke, por vetem nje gje: Restorantet dhe baret i coi Rama brenda pallateve sepse edhe sot e kesaj dite keto tip biznesesh "vdesin" te kjoskezohen.

Jam i pari qe vleresoj njerezit qe ndertojne dhe eshte e vertete qe qeveria Berisha ka ndertuar infrastrukture gjate kesaj legjislature. Une e respektoj per kete. Me aferat korruptive le te merret prokuroria ndersa cilesine e punimeve do ta tregoje koha...

... por...

Sot Shqiperise i duhet dicka tjeter... shume me e madhe... qe eshte... rindertimi i "infrastruktures mendore".

Nuk dua te shkoj me larg se edicioni i sotem i lajmeve: Midis nje Berishe qe cirret, qe nuk kontrollon muskujt e fytyres dhe qe nxjerre menxyra nga goja dhe nje Rame qe sot i ulur me qytetaret perreth dhe qe fliste me nje qetesi po aq qytetare nderkohe qe prezantonte vepren e radhes qe si administrator ka realizuar per kete qytet...

... E pra midis ketyre te dyve... une preferoj qe femija im te shikoj kete te dytin. Sepse ai i pari eshte xhaxhi "gogoli"... eshte anti modeli... eshte mungesa e edukates.

Une nuk dua qe femija im t'i drejtohet botes ashtu sic i drejtohet Berisha.

Aktrim politik?! E c'rendesi ka! Aktrim apo jo... demin e ben njesoj!

Shiko Olso, kioskat i hoqi tregu, ai biznes sherbimi qe do te kioskizohet, eshte i destinuar te dale jashte tregut, pasi kerkesat e qytetareve jane te tjera tani, ose nuk mund te pretendoje te jete nje lokal luksoz, me sherbim dhe ambient te nje cilesie te larte, por i pershtatet natyres se tij etj.

Mund te merret edhe si propagande politike por keto jane fakte.  Nen kete qeveri ka pasur nje sere reformash ku futen edhe ligjet ne kete fushe qe permend ti.

Une e ndjek ndoshta shume me shpesh se ti Berishen dhe eshte plotesisht e folura e nje politikani ne fushate.  Te njejten gje mundohet te beje edhe Rama, por me sforcim te madh pasi e dime te dy besoj se si cirrej Rama ne shesh apo veprimet e tij ne keshillin bashkiak apo komisionin hetimor.

Rama ishte ekskluzivisht nje prodhim i medias, bile ne nje menyre shume ofenduese per qytetaret; nje pjese te vemendjes se tyre e mori duke veshur corape te kuqe apo pantallona te gjera.  Ndersa Berisha eshte nje politikan me karriere te qarte.

Per te mos u marre me shume me keto pasi nuk jane te rendesishme, per qytetaret thelbi eshte se cili lider qeveris me mire, kush nderton rruge dhe autostrada, kush ju shton pensionet dhe rrogat, kush i jep frymemarrje biznesit, kush ul korruspionin, kush reformon shendetesine dhe zhvillon arsimin etj.

Ne pikepamjet e mija, duke pare arritjet e ketij kater vjecari, perkrah Berishen qe programi i tij per mandatin e ardhshem do te jete i realizueshem dhe shnderrimi i Shqiperise ne nje vend normal dhe te zhvilluar qe qytetaret e shohin te ardhmen tek ai. 

Me vjen keq por, politikanet nuk flasin si Berisha! Hitleri, Mussolini, Hoxha e i gjithe soji i diktatoreve flasin si Berisha. Mbase Rama fliste si Berisha, por ka pasur vullnetin per te ndryshuar. Ndersa Berisha mbetet po i njejti.

Sdq. nuk di cfare te them ThP! Mendoj se je shume i influencuar nga bindjet e tua, ashtu sic une mund te jem nga te miat. Dhe shpesh here bindjet na bejne qe te shikojme gjerat sipas idealeve tona te se mires.

Tani per tani jemi ne mesin e nje pacavure informacionesh te cilat thjesht e perkeqesojne situaten. Ish-komuniste medioker dhe meskine qe as si administratore te pallatit nuk do t'i pranoja - sot jane klase politike. Genjeshtra eshte arritja e tyre me e madhe.

Kushdo qe e ka nisur kete loje te felliqur, ja ka arritur qellimit! Duhet te fillojme te gjithe pak nga pak te distancohemi!

Sdq. te kam zili qe je "tifoz". Mbase keshtu eshte me mire.

Si ne rastin e Edi Rames me lejet e bashkise dhe si ne rastin e Fahri Balliut eshte e njejta gje. Te dyja palet dine te vjedhin dhe te fshehin gjurmet shume mire. Nese prokuroria nuk ka nxjerrur asgje ne shesh dhe ka deshtuar per te dyja palet atehere eshte e kote te bejme tifozin per njeren pale ose tjetrin. Mendoj se duhet te shohim faktet. Do mar nje shembull banal por konkret. Sa rruge jane bere keto 4 vjet?! Une leviz shpesh neper te gjithe Shqiperine dhe me sinqeritet jam habitur nga punimet gjigande qe po behen gjithandej dhe qe sigurisht do ta nxjerrin qeverine deficit por qe te pakten me ne fund u ndertuan. Nese rruga Durres-Kukes-Morine ka henger deri tani 800 milione euro atehere me logjike te ftohte une them me mire 800 milion euro investime dhe 100 milion vjedhje sesa 800 milion vjedhje dhe 0 pune. Nuk me hyn ne pune as Gerdeci asgje tjeter me to le te meret prokuroria. Mua mjafton te na rritet cilesia e jetes dhe fakti qe rrogat jane rritur disa here eshte per tu lavderuar.

une them me mire 800 milion euro investime dhe 100 milion vjedhje...

Po koncepti i punes se ndershme???? Po pergjegjesia me parate e popullit kur do behet alternative??? Te pakten ne mendjen e njerezve.... (?) Jo?

Eh medet! Kur vjedhjen e pranojme si ok kemi kapitulluar... te pakten disa prej nesh.  (s'bo burri per 100 miljone euro)

 

 Ne nje bote ideale me nje qeverisje ideale atehere do isha edhe une dakord me konceptin e punes se ndershme dhe pergjegjesise me parate e popullit POR po flasim per vendin ku jetojme dhe ne vendin ku ne jetojme une nuk shoh ndonje alternative tjeter qe te plotesoje keto kerkesa. Duhet te vije ne qeverisje nje njeri idealist dhe i paperlyer ne asgje qe te plotesoje kerkesat "utopike" qe kemi brenda vetes dhe une realisht dyshoj shume qe do dali nje njeri i tille ose nese ekziston nje i tille a mund te na e thuash ketu kush mund te jete per mendimin tend?! Deri atehere une zgjedh te keqen me te vogel.

 

P.S

 

Pikerisht sbo burri per 100 milion euro dhe nuk bo burri per dhjetra leje ndertimi por une them me mire disa qindra kilometra rruge te ndertuara ne te gjithe Shqiperine sesa disa dhjetra pallate bythe me bythe ne Tirane (Logjika e ftohte eshte shume kokeforte).

Nje ngshellim per Policin: "Te rrosh vete se mendja te ka pjerdhur"

Dita dites po i zbulohen petet byrekut te xha Saliut....

Deri dje keshtu e justifikonit Ramen juve.Ka vjedhur por edhe ka punuar thoshit apo e harruat?

 

Atehere me thuaj kush eshte e mira sipas mendimit tend dhe pse. Kush eshte ai njeri apo i grup njerezish qe do na nxjerrin nga batakut? Kush jane ata njerez apo ai njeri qe do na ktheje endrren tone idealiste ne realitet? Ma thuaj edhe hajt ta diskutojme por kam frike se do kalojme perseri ne persiatje filozofike pa emra dhe njerez konkrete.

"Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton absolutisht." - nuk kam iluzione se barisin engjej neper Tirane, por nuk jam gati te justifikoj vjedhjen. Aq me pak vjedhjen ne permasa te medha. E mirekuptoj realizmin tend por mendoj se je dorezuar shume shpejt. Mund te jete qe njerezit nuk jane te perkryer, por kjo nuk na zhvesh ne nga pergjegjesia per t'i mbajtur pergjegjes ata qe drejtojne fatet tona. Asaj apatise qe tregove ne rastin e Gerdecit nuk do i hyj, se sic mund te shohesh ka nderhyrje zhurmuesesh ne teme.

Jam dakord me ato qe the pervecse une nuk jam dorezuar aspak. Kush eshte ai njeri qe nuk do donte qe taksat e tij te kalonin 100% ne xhepat e shtetit dhe jo te pushtetareve?! Kush eshte ai qe nuk do e donte nje sistem te zhvilluar shendetesie,shkollimi etj etj etj?! Une kam  bindjen qe CILIDO krah ta mari qeverisjen e vendit do beje pak a shume te njejtat gjera dhe do qeverisi ne te njejten menyre (per te qene i sinqerte me ty mendoj se PD do qeveriste pak me mire). Duhet pasur parasysh fakti qe jemi nje vend ne zhvillim dhe duhet te jemi realiste qe ky vend nuk rregullohet as per 4 as per 15 vjet si PS apo PD apo LSI apo G99 te vije ne pushtet. Dihet qe edhe ne kushtet e nje qeverisje ideale minimalisht 6 vjet do duheshin per tu ndertuar rruget,6 te tjera do duheshin per infrastukturen shendetesore,6 do duheshin per sistemin shkollor etj etj etj. Mendoj se do duhej nje ristrukturim i thelle i institucioneve Shqiptare per te arritur qeverisjen qe deshiron ti dhe une pra do duheshin njerez te rinj. Njerez me intelekt,me vullnet,me kurajo por keta njerez fatekeqesisht sot i sheh te shperndare neper bote ose neper Shqiperi duke u ankuar se nuk i vlereson njeri dhe duke share mizerjen qe i rrethon. Atehere lind nje pyetje e thjeshte. Nese keta njerez energjike e te shkolluar nuk jane te zote per te care perpara deri ne nivelet me te larta te qeverisjes atehere si mund te pres une qe te jene te zote ta kapin Shqiperine prej koke dhe ta udheheqin te sigurte me sistemin ideal qe ne kemi  enderruar gjithmone?!

Patjeter duhet kohe. Patjeter. Jam dakord qe ka shume njerez te zote qe akuzojne (me te drejte) por nuk kane vullnetin te punojne per tu vene ne krye te gjerave. Ndoshta kane frike se rruges perlyhen, pasi thuhet se politika eshte loje me hipokrizine. Por sa pare ben pastertia e tyre kur praktikisht nuk do te vleje per asgje derisa nuk do ndikoje dot per mire jeten e vendit. Gjithesesi une do mbetem kritik me ty (miqesisht). Le te mos e tolerojme vjedhjen, as me fjale, se me duket se keshtu u japim zemer. Naten.

Hej ,

e degjuat si xhaxhi Sal hundderri tha per Ina Ramen ? 

"Ajo eshte e semure psiqike sepse donte te gjykonte vendimet kolektive..."

E para , te gjithe e dime se sa kolektive jane vendimet ne nje "kolektiv" memec te drejtuar nga Sala.

E dyta, me ne fund e mesuam qe nga 230 milione euro te zhdukura pa gjurme, te pakten " nje qinçe"  e  ka dhi Sala me Giten. Hallall. Vete e votuam. Tosi i shkrete vetem pak para per kumar, xhin dhe cigare donte. Ky qenka krokodil i pangopur.  

E treta , me duhet tu kujtoj gjithe "demokrateve" te Sal hundderrit se ne nje demokraci nuk gjykohet nga kendveshtrimi "kolektive" apo "individuale" por a jane te ligjeshme apo te paligjeshme. Sipas logjikes se Sales, rrofte Enveri , se dhe ai i merrte vendimet ne menyre kolektive , bile me votim 100%.

O zoti Polic, zgjohu o fukara, se ata nuk vjedhin vetem parate e mia, po dhe te tuat o i mjere.

Tosi i shkrete vetem pak para per kumar, xhin dhe cigare donte.

That poor ol' Tos, he needed just peanuts for a little gambling, gin and cigarettes...  smiley   

Lovely! Gracious!  smiley 

Me histori"me zhurmues"jemi mbush tash aq shume,sa mund te themi:A ka

shtet ky vend,a ka ligje,a ka prokurori,?.Si mundet qe çdo dite behen akuza

nga ma te ndryshmet,e askush nuk pergjigjet.A ka dinjitet ky vend e ky popull?

Deri kur keshtu?

 

O nardone,

ky vend ka MEDIA :

Sot i hapi lajmet Hot-Hot ai Vizioni i Rames me SKANDALIN BALLIU te "riperpunuar".

Nuk dukej as si lajm, as si reportazh, por si FLETERRUFE ! C'fare fleterrufeje ?! Gjyq Publik dukej, ku nga 10 minuta analiza me dokumente e citate qe nje njeri normal s'merre vesh fare se ç'fare thote speaker-i, perveç titrave : (" Balliu ndertoi Gerdecin me Delijorgjin&quotsmiley.  U be nje gjyq publik e politik, ku vetem denimi kishte ngelur per t'u firmosur ...

Sa poshte ka rene media ne Shqiperi ! Te duket vetja si ne '41, kur shperndaheshin TRAKTE ... tashme Porpaganden dhe Shperderjen e TRAKTEVE e bejne MEDIAT e kapura, te cilat "demaskojne" dita-dites, ARMIKUN E KLASES, te POPULLIT DHE TE PARTISE

O Blendi, po ti me dukesh se punon si gazetar !

I ardhur edhe nga Amerika.

Si merr guximin e thua "vjedhin",nje kohe qe  akuza nuk eshte "fakt i kryer", por nje akt ne zhvillim per te zbuluar te verteten.

Sipas teje ( vaj medet gazetaria), e kote qe ekzistojne gjykatat, mjaftohemi me prokurori, vete akuzojne vete denojne.

Kerkohet me çdoemos qe Gradeci te barazohet me krimet e komuniste.

Me vjen keq kur degjoj se Edvini ka "blere" masmedian.

Nuk e ka "blere" Edi, por ja ka dhene me qera Ramiz Alia.

Sot Edit, neser dikujt tjeter!

deri para nje muaji ata thonin se si ka mundesi te demontoheshin arme ne nje punishte dhe tani po na thojne se nuk ishte punishte por nje fabrike e bere nga balliu . keto kujtojne se populli eshte si para 12 vitesh ku socialistet fitonin duke i premtuar njerezve kthimin e parave te piramidave por njerezit genjehen nje here dy here por jo gjithmone edhe pse ka ardhur ne krye te socialisteve nje super mashtrues si rama

Se kuptoj fare konceptimim e disave ketu qe perpiqen ta kthejne ne ping-pong politike nje contract qe eshte pjese (small part) e nje afere tragjike ku humben jeten shume njerez te pafajshem.

Kush e tha, si, qysh, tek kane pak rendesi.

Ky fakt u pranua vete nga personat qe jane parties ne contract. Mbase aty nuk ka fare implikime kriminale te drejtperdrejta ndaj keshilltarit te Berishes por ky pozicion sulmi i menjehershem dhe mjaft banal i Ballit Fahriut te le shteg te mendosh se mes paleve ka pasur afera dhe nje lidhje te terthorte mes Gerdecit dhe contrates ku jane pjese njerezit e "Trans Digging Construction".

Keqkuptimet e lidhjes Berisha-BalliuNga Mero Baze

Të gjithë ata që mendojnë se Sali Berisha është duke mbrojtur Fahri Balliun, se e ka njeri të afërt dhe “këshilltar konfidencial”, gabojnë. Të gjithë ata që duan të bëjnë përgjegjës Sali Berishën pse Fahri Balliu ka përdorur emrin dhe lidhjet me të për të ndërtuar një strategji të tërë biznesi me biznesmenë të inkriminuar në trafikun e armëve, po ashtu gabojnë. Mënyra se si Sali Berisha po përpiqet ta tejkalojë problemin e krijuar nga partneriteti Delijorgji-Balliu nuk varet nga raportet e tij personale me Fahri Balliun. Po të ishte për raportet e tij personale me Fahri Balliun, ky i fundit do të kishte vetëm 4 minuta kohë për t’u ngrirë, nga momenti kur media televizive në Shqipëri dha dje fakte se ka ndërtuar bashkë me Delijorgjin Fabrikën e Vdekjes në Gërdec. Të gjithë ata që e njohin nga afër atë mjedis, e dinë mirë se Fahri Balliu nuk është as mik i afërt i Berishës dhe as i preferuari i tij për t’u favorizuar në tenderë prej 120 milionë eurosh sikundër ka marrë deri më sot apo në biznese të tilla jolegjitime si ky i Gërdecit. Fahri Balliu ia ka arritur këtij objektivi pa qenë njeri i afërt i Sali Berishës, por duke ngritur një mekanizëm pengmarrësish të admirueshëm. Ai i ka përfshirë të birin në një segment të kësaj historie kriminale dhe kjo është arsyeja madhore, e dhimbshme dhe poshtëruese që e bënte Sali Berishën të mos dinte çfarë thoshte dy ditë më parë në konferencën për shtyp.

E dëgjova ndërsa përgjigjej për kompaninë Balliu-Delijorgji. I ndryshuar tërësisht në fytyrë, pasi i dha kohë vetes të pinte një gotë ujë, pasi u përtyp disa herë dhe humbi qetësinë e tij të deri atij momenti, pa nga fundi i sallës, kurrsesi jo nga gazetarja që e pyeti dhe tha se në dijeninë e tij ortak i Delijorgjit ishte Edi Rama, pasi, sikundër duhet ta dinte gazetarja, ky Edi Rama merr dy kate për çdo pallat. Një psikolog mediokër, nëse do ta shohë këtë skenë dhe nëse i shpjegon fare pak se ç’është historia e Gërdecit, vë gishtin pikërisht te ky njeri. Ndryshimi i tij rrënjësor nga historia e Gërdecit, përpjekja e tij për t’u futur në një spirale deklaratash që lënë zbuluar njëra-tjetrën, përpjekja e tij për të injoruar ujkun që media ia ka nxjerrë të lidhur përpara dhe për të kërkuar gjurmë imagjinare të një ujku tjetër, janë tregues të një njeriu që e dërrmon ajo fjalë.

Në këtë histori Sali Berishën e dërrmon, jo vetëm vdekja, jo vetëm ndjesia e fajit për ata që kanë ikur, jo vetëm përfshirja e të birit, jo vetëm batakçillëku i Fahriut apo bashkëpunëtorëve të tjerë të tij të tipit Basha, por mbi të gjitha makthi që kap çdo prind për ikjen e të birit nga kontrolli. Njeriu që ka mani të kontrollojë gjithë pushtetet, njeriu që ka mani të jetë i plotpushtetshëm në parti, në qeveri, në shtet, në drejtësi, madje dhe në histori, ka humbur në një moment të jetës së tij kontrollin mbi jetën e fëmijëve të tij dhe tashmë është në makth. Nëse Sali Berisha nuk do të kishte makthin e djalit, sot gazetat dhe ekranet tona nuk do të gumëzhinin nga faktet dhe dokumentet që ne po botojmë, por nga triumfalizmi i njerëzve të Berishës për mënyrën se si ai ndëshkonte ata që bashkëpunonin me “mafien”. Skena e shkarkimit të Ylli Pangos për katër minuta është një ilustrim tipik i mënyrës se si sillet Sali Berisha me vartësit e vet që gabojnë jo për faj të tij. Nëse Fatmir Mediu nuk do të kishte statusin e Fahri Balliut në raport me djalin e tij, ai jo vetëm që do ishte tashmë rrugëve, por s’do ishte çudi që Berisha të mos sulmonte prokurorinë përse nuk e arrestonte.

Sot, Sali Berisha është në dilema të mëdha për të mbajtur qëndrim ndaj një historie, të cilën nuk e ka prodhuar vetë deri në fund. Në historinë e Gërdecit Fahri Balliu i ka implikuar djalin dhe në ditët e ardhshme ne mund të ballafaqohemi me fakte të tilla që ngushtojnë lakun rreth tij. Në historinë e tenderëve të rrugëve, Fahri Balliu ka implikuar Lulzim Bashën dhe Berisha është i detyruar të hedhë vallen e tij. Në të gjitha variantet ai është tashmë një tigër i rënë në një çark të thjeshtë që edhe pse i vogël në dukje, e ka kapur në një pikë të dobët ku ai nuk luan dot. Të gjithë ata që mendojnë se hezitimi për t’u distancuar nga Balliu qëndron tek afërsia e tij me Balliun, gabojnë. Qoftë dhe për shkak të ngritjes së stekës nga “mister 15 përqindshi” siç e quan Berisha Ramën, në “mister 20 përqindshi”, siç rezulton ky i fundit me letra me Delijorgjin, ai do ta kishte flakur Balliun. Por historia e Gërdecit atij i ka ndryshuar historinë politike, historinë personale dhe mbi të gjitha e ka detyruar të ndryshojë dhe shkollën e tij politike të betejës pa kompromis dhe çfarëdo çmimi, nëse nuk ka gisht vetë në atë histori. Siç e shikoni, ngjan i zënë peng, i dobët, i hutuar, i paqartë, dhe mbi të gjitha në makth, kur i duhet të flasë për ndonjë gjë rreth Gërdecit. Ka një vit që çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër. Nuk ka faj. Është historia që i ndryshoi jetën, atëherë kur mendonte se ia kishte arritur qëllimit.

Sala po ben valixhet gati – Rrofte Jozi.

 He mo njerez , si ju duket skema e Jozit. Me duket se funksionoi mire. Sikur po realizohet enderra per ti zene vendin Doktorit eee?? Harruat qe ajo ishte e para qe ua shtiu ne mendje opinionit ate, te tmerrshmen “firme ndertimi”, qe e ka emrin me GERMIME & Co. dhe qe punoi ne Gerdec... Eshte kjo firme qe do ja beje gropen Sales , duke germuar fort, dhe do ti hape rrugen Jozit per te marre kreun e Partise Demokratike. Dita dites po dalin fakte per implikim direkt te Berishes ne kete fabrike te vdekjes. Me birin, me kunatin e shkrete “qe mbante arka”, ma Fahriun , me Mediun, etj etj. Bukur I ka bere llogarite “qerratesha” Jozi. Sala duket sikur eshte kapur ne çark. Nuk di nga t’ja mbaje dhe ja fut « si kau peles » duke folur budallalleqe neper intervista. Bravo Jozi, ja futi dhe profesorit. Eeh , me ne fund… Sa perpjekje bene t’ja fusnin Sales ne vite, po u a futi te gjitheve Sala, te pakten deri tani. Kujtoni Dritan Shehun ( me preshin), Gramoz Pashon ( te ndjerin) , Azem Hajdarin ( te ndjerin), Neritan Ceken, Genc Pollon, Dashamir Shehin, Besnik Mustafain, vete presidentin Topi etj etj… Mirpo Jozi , sikur po ja terezit telat me ate « firmen e ndertimit » qe e leshoi ashtu si pa dashje para ca javesh ne Parlament… Ne fakt, erdhi koha . Sala duhet te ike . Boll me.. Rrofte Jozi , urraaaa

BasinessWeek  ...faqja e pare ,me germa kapitale DOMINUESE paraqitet e tille :

Me ( ne mes dy kallashe te kryqezuar)IKO smiley...mund te gjendet BusinessWeekcom....Kush ka vullnet ta perktheje materialin e brendshem ku perfshihemi edhe ne me Mixhen.....

Po VK Fariut mo

Ne dosje ka prova qe Shkelzen Berisha eshte futur mbi 100 her ne Ministrin e Mbrojtjes. Kemi par letrene Ministrit te Drejtesis Bumci qe raportonte tek sShkelzen Berisha per Gerdecin. Ndersa prokuroria e media meren me nje Fahri. Po si nxoren koken shkelzenit nga rera ku esht mcef nuk vendoset drejtesi ne Gerdec

ore jam i ceket une apo ata qe shkruajne ne media dhe keto te ppu qe i botojne . si ka mundesi te ndertoje gerdecin nje kompani qe germon dheun te ma shpjegoje kush ketu

O mets,

Firma ishte parashikuar per te germuar varret e atyre te shkreteve qe dhane shpirt atje, prandaj i kishin vene emer te tille germimesh.

Ishte e kalkuluar puna, jo shaka.

 

Kjo historia e Balliut me Gerdecin e lidhjet me Salen te kujton ate historine e vizites se atij Tropojanit ne Permet...Shtepi rregulluar e zbukuruar per se mbari, pasterti dynjaja, te lepije gishtat ne gatim e c'te thuash me per rehatin e pastertine ne fjetje . Te nesmen sapo u ngrit nga gjumi duke pire kafene , tropojani e pyt shokun e vet si vlla. - O vlla si ja boni Ju mer me kete mrekulli ne shtepi....Eh -thote permetari ..- i kemi grate nikoqire ! Or ti ..- i ktjehet tropojani.. edhe na or ti fort po i ...( mos qesh Tushe) po se kena ket  mrekulli smiley Se sa ndertues te shkelqyer ka e specialiste , firma e kompani te afta aq te mira qofshin...po mrekulline e Balliut se bojne dot ama! 

Para 10 ditesh nje shoqate qe nuk po ja bej te ditur emrin beri nje sondazh ne Gerdec.

Formulari i sondazhit kishte tre pyetje,nje nder keto pyetje ishte dhe per ke do votoni.

U pyeten 458 persona dhe 384 persona dhane pergjigjen se do votonin per PD-ne. Ky sondazh nuk u be i ditur per faktin se kjo pyetje nuk ishte qellimi i ketij sondazhi.

 Pranej e ka nxjerre populli ate fjalen e urte ... si ta them pa llafe t'pista ... ate pra mo, ca duhet me t'bo dikush qe ta qush babe smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).