Ballinjte e Shqiperise dhe Shqiperia e Ballinjve


Gazetat jo-berishiane janë rrekur ta trajtojnë këto ditë çështjen "Balliu" si një rast tjetër për të denoncuar atë që është magneti i të gjithë ballinjve të Shqipërisë, dmth për të denoncuar Kryeministrin Sali Berisha. Logjika e këtyre gazetave, pra, është shumë e thjeshtë, dhe merret vesh nga pyetja që bërësit e tyre ndoshta i ngrejnë vetes: përse duhet të merremi me Lal Krosin, ndërkohë që mund të merremi me kapedanin e tij? Dhe në përgjigje të kësaj pyetjeje, i japin dum punës, duke mos u marrë shumë me çikërrimën palavike Fahri Balliu e duke u marrë më së shumti me mentorin e tij. Domosdo, mentori është një palavi kolosale në këtë vend; rrjedhimisht kemi të bëjmë me një logjikë që nuk ka të sharë. Përveç kësaj, të merresh me Fahriun seç provon dhe një nausea Sartre-iane; edhe në rastet kur ke duf ndaj tij, ngaqë ai s‘ka lënë pisllëk pa bërë e shpifje pa thënë kundër teje, ti rri e i thua vetes: ia vlen të merresh me një të tillë?

Mirëpo ia vlen. Ia vlen, pasi Fahri Balliu nuk është një sojsëz atipik në këtë Shqipërinë tonë; përkundrazi, është njeriu që e tipizon më së miri këtë Shqipëri. Fahri Balliu është shqiptari që nuk ka cipë, që nuk ka nder, që nuk ka marre, është njeriu që sot të shan e nesër të jargavitet, është njeriu që vjedh çdo gjë, që vjedh para, kauza etj, është njeri që bën pis gjithë ambientin ku rri, qoftë ky ambient familje, klub, komunitet, qytet, parti, komb, është njeriu që s‘e ka për gjë t‘u shërbejë disa padronëve njëherësh e t‘ua dredhë të tërëve po njëherësh, është njeriu që u ngjitet si këpushë njerëzve të rëndësishëm, të respektuar apo me pushtet, është njeriu i zhveshur fare-fare prej skrupujve moralë, është njeriu që, pasi nuk ka lënë zullum pa bërë, zë e sulmon të tjerët pikërisht për këto zullume.

Le të mbetemi tek kjo e fundit. Fahri Balliu ka qenë një komunist i shpifur (më keq se sa mentori i tij), e megjithatë kjo nuk e ka penguar t‘i ngjitet, ja, ashtu si këpusha, vjedhurazi e pa u ndjerë, kauzës antikomuniste. Jo vetëm kaq. Në atë gazetën e vet ka patur paturpësinë të akuzojë për komunistë ca prej antikomunistëve gjenuinë të këtij vendi. Doni tjetër? Fahri Balliu ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit (më kujtohet që Dhori Sollaku i përmendte pseudonimin "ushtari" në një debat televiziv, por Fahriu as nuk skuqej e as nuk zverdhej, a thua se po flitej për tjetër njeri), e megjithatë ai e ngre zërin më shumë se të gjithë të tjerët kundër spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Tjetër? Po, ka dhe tjetër. Fahri Balliu ka punuar me SHIK-un e Gazidedes (e përjashtuan nga diplomacia si komunist, dhe Fahriu rihyri si agjent i Gazidedes), dhe është po ky kodosh, që tok me nja dy të tjerë si vetja e vet, kanë tentuar t‘u mbushin mendjen njerëzve (për të më denigruar, kuptohet) se Mustafa Nano ka qenë agjent i Gazidedes - ku? Shih pa shih! - mu atje ku ka shërbyer vetë Fahriu, në diplomaci (Hë, më thoni, nuk kemi të bëjmë me një racë të shpifur njerëzish?). Tjetër akoma? Sigurisht. Fahri Balliu celebron datëlindjet e veta në Paris, ka fëmijët nëpër shkolla e universitete private londineze që kushtojnë sa qimet e kokës, ka në pronësi dy kate të një pallati tek "Komuna e Parisit", ka një apartament 320 metra në Rrugën e Kavajës (të gjitha këto i mora vesh për herë të parë dje nga Ilir Hoxha, ish-prokuror, i cili i shkruante tek gazeta "Tema&quotsmiley, dhe është po ky birbo që leqendis njerëzit në fletushkën e vet për korrupsion të supozuar apo të sajuar nga ai vetë apo nga ustallarët e tij.

Por nuk është vetëm kjo sindromë (sindroma e njeriut të poshtër që bën kauzë të vetën luftën kundër njerëzve medemek të poshtër), që e bën Fahriun një personazh tipik të Shqipërisë postkomuniste. Ai nga ana tjetër përfaqëson hiçin që bën hair. Nga një fakir fukara, pra, është shndërruar në një milioner, nga një palo gazetar që shkruante në atë palo gazetë të regjimit të Enver Hoxhës është shndërruar në figurë qendrore e shtypit konservator në Shqipëri (e shihni, se sa i mjerë është ky vend?), nga një shkarravitës e shkarrashkronjës banal ka zënë të bëjë libra që na u përkthekan dhe në Paris, nga një lolo, me të cilin argëtohej gjindja rreth e rrotull, është shndërruar në një këshilltar i kryeministrit të një vendi-anëtar të NATO-s.

Siç shihet, fola për Balliun. Fola në mënyrë të ashpër e të pamëshirshme, por nuk ka mënyrë tjetër për të folur për këtë soj të qelbur shqiptarësh, të cilët do të ishte mirë të futeshin në një si karantinë sociale. Këta duhet, pra, ta ndjejnë përbuzjen e përçmimin tonë kolektiv. Por në fakt kjo nuk ndodh asnjë çikë. Ndosh bash e kundërta: Ballinjtë janë më të fortë se kurrë. E në këtë kuptim, nuk është Balliu që duhet të na shqetësojë; duhet të na shqetësojë Shqipëria e sunduar nga Ballinjtë, të cilët, veç në saj të shërbimeve të paprincipta ndaj pushtetit apo ndaj të pushtetshmëve, ia kanë dalë që nga hiçi të bëhen të famshëm, të rëndësishëm e të pasur. E nëse Shqipëria e sotme është e sunduar nga Ballinjtë, nëse këta të fundit kanë frenat në dorë e bëjnë ç‘u ka ënda në këtë vend, merret me mend se ç‘u japim fëmijëve tanë për model të njeriut të suksesshëm. Si ia bëjnë ata prindër të ndershëm të këtij vendi sa herë që ballafaqohen me hakërrimin e natyrshëm të fëmijëve të tyre: pse Fahri Balliu qenka i zoti t‘i arsimojë fëmijët e vet nëpër universitetet me nam të botës, e ti jo? Pse Balliu i madh e Balliu i vogël mendojnë për Argitën, për Shkëlzenin, për Henrisin, ndërsa ti nuk mendon për mua? Unë nuk di si ia bëjnë ata. Ua qaj hallin. Vetë, shyqyr Zotit, e kam kaluar atë fazë, kur fëmijët më hakërreheshin kësisoj. E kjo s‘do të thotë që rreziku ka kaluar, pasi modeli i Ballinjve është gjithë kohën një frymëzim për të vjedhur, për të zhvatur, për të vrarë, për të gënjyer e mashtruar, për të bërë hile, për t‘ua futur të tjerëve pas shpine, për t‘u shërbyer të pushtetshmëve, për t‘u bërë naftën moralit e idealeve etj, etj.

P.S. Nuk di për të tjerët, por vetë (më bëhet se) kam një "engjëll" që më rri pranë e bën çmos gjithë kohën të më mbrojë prej ngasjes së teprimit e prej ngasjes për të shtënë në punë në shkrimet e mia fjalë të forta, fraza gërryese e stil asgjësues. Por unë nuk ia vë veshin gjithmonë "engjëllit" tim; herë pas here e lëshoj penën të bëjë rrugën më të shkurtër për në destinacion. Nuk mburrem me këtë, por - me ç‘duket - nuk mund të bëj ndryshe; kjo është arsyeja që engjëllin mbrojtës e kam për teprimet, e nuk e kam për gjë tjetër.

Sigurisht, "engjëlli" im mbrojtës nuk arrin të më mirëkuptojë apo të më legjitimojë në këto "cadute di stile", por ia vlen t‘ua plasim zemrën edhe "engjëjve" tanë mbrojtës, kur vjen puna të flasim për (ose të merremi me) Ballinjtë e Shqipërisë, harbutë e shkuar harbutëve, trashanikë e shkuar trashanikëve, cipëplasur e shkuar cipëplasurve, kusarë e shkuar kusarëve. Sikur "biseda" ime me "ëngjëllin" të ish një shkëmbim mendimesh, e jo thjesht një set urdhrash, sugjerimesh e lutjesh që bien në veshët e mi, unë do t‘i jepja për të lexuar një pasazh të shfrimit të Faik Konicës kundër Shahin Kolonjës, në një prej polemikave pioniere të shtypit shqiptar: "Thua se unë përdor fjalë të ndyra? Po kundër njerëzve të ndyrë si ti, ç‘fjalë të përdor? Fjalët e ftohta e të matura soji yt i merr për shenjë frike; ironinë e të tallurit e hollë nuk e kuptoni…. Po në të pëlqejnë aq fjalët e holla, laj më parë kokën që të çporren morrat, kalli dhe këmbët dy herë ditën në acid fenik që të mos bjenë erë. E pastaj të shohim".

Pas kësaj, ndoshta "engjëlli" im nuk do të ishte aq zemërthyer me mua. 

35 Komente

Jo vetem kaq por te dalin edhe para kamerave zvarraniket te japin mende!!

M.Nano mund te ketë qindra shkrime, dhjetëra të qëndrueshme e dhjetra kot fare, por ama këtë herë e ka qarë me lot. Edhe nëse pas kësaj nuk shkruan më asnjë fjalë, edhe nëse neser pasnesër zhduket, aksidentohet, ndërron mendje, thjesht vdes, - me këtë shkrim do mbetet në kujtesë. Mustafa, mos shkruaj më, nëse e ul nivelin...

 

 

Aq mire e ke thene sa ska ku te veje me mire.....

Fahri Bollanua thuaj..... i shkon me mire.....Zorzop 400 breza.....

Nuk e di pse ky polici i peshkun me ngjan me F.B. e Nanos! Me siguri eshte thjesht nje koecidence. Por sidoqofte qenie si F.B.-ja nuk para ka shume verdalle ne kete bote. Duhen ruajtur si specie te ralla apo duhen zdukur pa lene gjurme?

Kete pyetje e kisha per ju peshq.

Po te shava me o Muc , mo me thencin me Koth ! smiley

Po ka me ama, ka me. Ka Maqedoni ka dhe Gazete 55 me histori te ngjashme me Pango. Ka dhe nje tjter super te forte te tipit Jude ( ai personazhi qe ja futi Jezusit ) Shahu. ( jo Shehu ) Germo dhe gjej smiley

çikërrimën palavike Fahri Balliu

... smiley 10 Me yll.

Oh oh qe ma paske vjedh gjithe kete xhevaier. Oh smiley

 Ne fakt gazeten 55 te Fahriut, dikur (kur isha i pa pune) e lexoja ne bibloteke se bashku me gazetat e tjera. Mirpo me kalimin e kohes vura re se nuk sillte ndonje gje te re, veç biografite e njerzeve, pikerisht ate qe urreja ne kohen e socializmit. Dhe me kalimin e muajve filloi te me humbte interesi per kete gazete, derisa nuk e lexoja me. Pas 15 vjetesh, me 2009, kur isha kete mars ne Shqiperi, seç me shtyu kureshtja per ta lexuar perseri kete gazete, kur ç'te shoh po e njejta histori, biografite e njerzeve dhe te baballareve te tyre. 

Per artikullin e Kaçit ketu, n'fakt me duket vertet pak i ashper, dhe une nuk do ta aprovoja te ter artikullin, per vet faktin se eshte kjo ashpersi me njeri-tjetrin qe shpie uje ne mullirin e atyre qe nuk ia duan te miren Shqiperise.

C'fare i ashper te jesh ?? Keta tipa e duan 100 here me keqe! Keta kerma e kane marre ne qafe ate vende para dhe pas ketyre 18 vjeteve! 

Ka kap fundin nuk ka me ku vete me poshte! Edhe nese Rama nuk i fut te gjithe brenda edhe sekuestrim pasurie harram i qofte vota, e me keqe si keta perfundofte..

Zvarranike !

 

Te kom zili o Muco se e nxore gjithe dufin dhe sonte do flesh i qete. Ene une po pres me nxjerr dufin e dites, po e pres te me dali on line dhe do ja kercas.

Shqiperise po ja pine gjakun jo vetem fasllinjte, por dhe tipat si Basha, Pango, Mediu, Bumçi, e shume e shume te tjere peshq me te vegjel qe vegjetojne nen çadren e Saliut te Pare.

Muc, vetem nje gabim ke ne gjithe kete shkrim:

e megjithatë kjo nuk e ka penguar t‘i ngjitet, ja, ashtu si këpusha, vjedhurazi e pa u ndjerë, kauzës antikomuniste.

ne gjuhen e perditshme, dhe aq me shume per nje letyre si bahri falliu ne themi "si muti pas kepuce"

Bukur, shume bukur.

Nuk mund te thuash se i mungon diçka.

Perfekte.

Preçize.

Por prap, mos ma merrni se nuk  kam rrespekt per  Muçin, po e perseris e ka qare, e ka shkruar shume bukur, po prap, s'di si ta them, nuk dua qe Muçi te mbesi keq, sa te veshtire e kam, ngase Muçi eshte i ri, ka jeten perpara, do eci djali, do jete gjithmon i dobishem per shoqerin,..po e them, fundi i fundit Muçi te medoje si te doje.

Muçi, nuk arrin kurre ti afrohesh, shkrimeve te Enver Hoxhes, edhe pse mundohesh ti qendrosh besnik stilit, je larg, duhet ta pranosh Muçi se nuk mund te matesh me nje gjigand te letrave si Enveri.

Ku eshte dhimbja, Muçi, ajo dhimbje ku Enveri e hidhte tek gjethet, qe binin per toke, Enveri te vriste naten e diten, shoket e te panjohurit, nuk kishte dhimbje per racen njerzore, por ama kishte dhimbje per pemet, per lulet, per partin.

E thashe me ne fund, kjo te mungon Muçi, po mos u zhgenje, njerzit si ti kane nje te ardhme te shkelqyer.

Ka dhe ca te tjera ka. Ka ca kercenime me vdekje atij djalit qe e beri lolo ne tv kombetar. Ka dhe ca mostra qe erdhen ta rrihnin ate djalin pasi kishte ikur se u turperoi baben. Ndoshta kemi qene gabim, se kemi folur vetem per veten tone kur kemi menduar "nuk ia vlen te merresh". Si grami, kjo farë m....

Fragment nga pallati 176: " Me fal o Vani, po ato qe ishin shkruar aty ishin tamam per ty"

Edhe me vjen keq per militantet e PDs ketu qe bohen pararoje e tipave denigruese si Fari Balliu, dhe kane fillu me sulmu Bamir Topin sic beshin 10 vjet me pare me Eduart Selamin.

Dakord me te gjitha pervecse me kete: "Fahri Balliu nuk është një sojsëz atipik në këtë Shqipërinë tonë; përkundrazi, është njeriu që e tipizon më së miri këtë Shqipëri."

Mua me vjen shume keq per keta te majtet qe karikohen sa here del nje shkrim i tille nga nje person sic eshte M. Nano, i cili vendin ne shtyp dhe media e ka zene pikerisht prej ekstremizmit qe shpreh ne shkrimet e tij kunder Berishes apo PD-se.

Eshte shume e lehte qe nje i djathte tani te dal dhe te beje nje shkrim te tille per Nanon.  Nuk me lene admin. se jam gati ta bej une ketu dhe ta shohin se sa i ndershe4m eshte Nano.

 

5* per kete artikull megjithese kesaj here puna ka qene relativisht e lehte per M.Nanon. Personazhi i sjelle (dhe jo fenomeni )  eshte aq i hatashem sa eshte e veshtire qe cdo shkrim mbi te mos te kthehet ne kryeveper. 90 % e merites i takon vete Fahriut e jo Mucit por une gjithnje kete autor e kam votuar me 5 yje ndaj s'po e prish edhe tani. 

Dhe jo vetem kaq, F.B.  ( ka te njejtat iniciale si togfjaleshi fytyre by**, cudi ) besoj se eshte personazhi me  interesant qe jeton sot ne gjithe rruzullin , ose me mire me interesanti qe une njoh.

 

Nje biografi e jetes se Fahriut ose perdorja si personazh ne  roman,  do te sillte nje veper  te sukseshme qe mund te perkthehej ne shume gjuhe e te fitonte cmime, pasi specie te tille jane aq te rralle sa veshtire te hasen jo vetem ne hapsire por edhe ne kohe.

Ka ne Shqiperi plot njerez qe kane nje ose disa "merita" te F.B. por askush nuk i ka te gjitha  "virtytet"  qe jane permbledh aq mire ne nje njeri te vetem. F. B. eshte nje kryeveper e krijuar pasi jane bashkuar shume kushte te pershtatshme ne  kohen dhe vendin e duhur, si diktatura me e eger, tranzicioni me i eger populli me i eger etj etj te eger dhe fare pa ironi po e them,  jam i lumtur qe mu dha rasti te njoh kete njeri te vogel  per te cilin do te deshiroja veç te mbrohet nga UNESCO si specie e rralle, nqs eshte e mundur.

 

Ballinjte e Shqiperise dhe Shqiperia e Ballinjve

 

Titulli eshte mese i mjaftueshem!

Te biesh po aq poshte sa edhe Balliu. Turp per Nanon se Balliun e njohim dhe nuk ja vlen te meresh po Nanoja?????? Po peshkataret qe thone Bravo?????

Le të mbetemi tek kjo e fundit. Fahri Balliu ka qenë një komunist i shpifur (më keq se sa mentori i tij), e megjithatë kjo nuk e ka penguar t‘i ngjitet, ja, ashtu si këpusha, vjedhurazi e pa u ndjerë, kauzës antikomuniste. Jo vetëm kaq. Në atë gazetën e vet ka patur paturpësinë të akuzojë për komunistë ca prej antikomunistëve gjenuinë të këtij vendi. Doni tjetër? Fahri Balliu ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit (më kujtohet që Dhori Sollaku i përmendte pseudonimin "ushtari" në një debat televiziv, por Fahriu as nuk skuqej e as nuk zverdhej, a thua se po flitej për tjetër njeri), e megjithatë ai e ngre zërin më shumë se të gjithë të tjerët kundër spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Tjetër? Po, ka dhe tjetër. Fahri Balliu ka punuar me SHIK-un e Gazidedes (e përjashtuan nga diplomacia si komunist, dhe Fahriu rihyri si agjent i Gazidedes), dhe është po ky kodosh, që tok me nja dy të tjerë si vetja e vet, kanë tentuar t‘u mbushin mendjen njerëzve (për të më denigruar, kuptohet) se Mustafa Nano ka qenë agjent i Gazidedes - ku? Shih pa shih! - mu atje ku ka shërbyer vetë Fahriu, në diplomaci (Hë, më thoni, nuk kemi të bëjmë me një racë të shpifur njerëzish?). Tjetër akoma? Sigurisht. Fahri Balliu celebron datëlindjet e veta në Paris, ka fëmijët nëpër shkolla e universitete private londineze që kushtojnë sa qimet e kokës, ka në pronësi dy kate të një pallati tek "Komuna e Parisit", ka një apartament 320 metra në Rrugën e Kavajës (të gjitha këto i mora vesh për herë të parë dje nga Ilir Hoxha, ish-prokuror, i cili i shkruante tek gazeta "Tema&quotsmiley, dhe është po ky birbo që leqendis njerëzit në fletushkën e vet për korrupsion të supozuar apo të sajuar nga ai vetë apo nga ustallarët e tij.

Pozitiv do ta quaja ne pergjithesi artikullin e Z Nano pasi vete fenomeni Balliu duhet goditur rreptesisht.Superlativat qe i japin peshqit me duken krejt pa vend.Gazetarija nuk ka pse te mbivleresohet kur fenomeni te kete dhane efektet ne publik dhe te jete qelbur aq shume sa qe nje qytetar i thjeshte nuk influencohet aq shume.Se pari sepse gazetaret perfshi ketu edhe Z.Nano jane teper tolerante me koleget e tyre kur keqperdorja e medias kthehet ne mode si per tu pasuruar nepermjet sherbimeve ndaj politikes ashtu edhe shantazheve,gjobevenjes etj.Une prisja me teper ne shkrimin e Mustafa Nanos sepse material ka te bollshem dhe duhej te merrej me pak me Balliun dhe me shume me fenomenin Balliu qe e gjejme me bollek edhe ne media te tjera.

 Artikull qe i ngjan nje thashethemi kafeneje dhe shfryrje vreri personal.Kjo po qe eshte tipike shqiptare, me shume se Balliu apo karakteristikat e tij. Nese ne Shqiperi ka shume njerez qe nuk jane si Balliu, ka shume pak njerez qe nuk reagojne si Nano, ne menyren me te ulet te mundshme, te justifikuar nga sjellja e tjetrit ne mendjen e tyre, po dhe ne mendjet e shumices mesa duket.

Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene!

Autori ka te drejte, ky eshte profili tipik i kodosheve te shkerllatokracise.

Nuk e di se cfare etike mbroni o rob, kur ky etiken e perdor per leter higjenike.

Shqiperia do te kete nje shanc kur partite dhe liderat e tyre te kene cipe e te mos afrojne monstra te tilla, kuptohet, si fillim te mos jene te tille ata vete.

 

JA po provoj nga sot te te ndjek me vemendje.

Por sinqerisht me vure ne dyshim kur shprehesh ne menyre habitore tek fjalia e pare. Vetem mbas ketij shkrimi te Nanos e vure re kete ti ?

Nese eshte e vertete qe Veliajn e kane kercenuar mbas emisionit eshte ne telefon edhe fizikisht atehere kjo nuk eshte vetem kaq. Media duhet te botoje te tjera gjera, policia e shtetit duhet te hetoje ne detaje si dhe pse jane bere keto kercenime, nga kush.

Sepse nga shantazhi mediatik, qe kur merr mbeshtetje politike dhe morale nga emra me peshe ne jeten shoqerore, eshte kaluar deri ne shfaqjen hapur te kurajos per shantazh te paster fizik.

Ketij njeriu i duhet heq fillimish mbeshtetja morale dhe kemi 2 vjet qe flasim per kete ne peshk. Atij emrit qe permend shpesh une i duhet larguar edhe Plasari, si emra te rendesishem te letrave. Ndersa nese politika do vazhdoje keshtu atehere kemi nje problem shume me te madh se vetem nje shkrim. SHume shume.

Duhet nje distancim i shpejte , i dukshem, i menjehershem , publik i PD-se nga kjo histori e ndyre qe ka kaq vite qe ndyn mjedisin. Nuk eshte vetem per SOT kjo. Eshte dhe vlen per shume kohe.

Te kercenosh nje te ri te sapo angazhum ne politike, qe nuk ka jetu asnje dite te vetme ne Shqiperi kjo nuk eshte shume inkurajuese. Ndaj duhet vleresuar korajo e atij djalit, sikunder duhet me qene ashpersisht te qarte ndaj Fenomenti Fahri Haleja.

Kohet e fundit neper gazetat shqiptare ka plasur ky fenomen i kritikimit dhe akuzes peresonale me menyra nga me te ndryshmet, dikush me mire e dikush me keq, dikush i shtiellon gjerat ne menyre teper te besueshme ndersa kundershtari me dobet, por ajo qe mbetet per tu theksuar eshte FAKTI  qe ne mbetemi asnjanjes duke bere sehire dhe mbajtur anen e atije qe na "perkrah" ose na (mbushe) sipas interesit, si personal ashtu dhe ngjyres politike, nderkoh qe fare mire ne  ose  me sakte mua personalishte nuk me intereson se c'fare kondre mund te kete x apo y person midis  tyre
sepse nese keto akuza leshohen keshtu duke siell shembuj kaq bindes  atehere perse nuk  e padit dhe t'ja dorzoje faktet prokuroris.  :-D 
Shkrimi me pelqeu shume......... 5*

 Pergjigjia ne shkrimin e Nanos (Mustafa) nga g.55 Çdo m.nano Sekondë 18-04-2009 / Nga Lavdrim Lita

Në këtë shkrim nuk dua të mbroj editorin e shkrimeve të mia, Fahri Balliun. Nuk e mbroj nga jashtëqitjet shkrimore të disa kulturoidëve të majtë, të vetëquajtur progresistë, se lexojnë e citojnë në shkrimet e tyre Giovanni Sartorin apo Sartrin, si mburojë e ftohjes intelektuale që u karakterizon unin e mbiunin. Nuk e mbroj nga mllefi ekzotik i prokurove jakobinë që kanë në faqet e mureve të tyre fotografinë e Robespierit, për t’u inspiruar në katapultime shkak-pasojë aksionet e tij në tragjedinë e Gërdecit. Nuk e mbroj nga mlyshat e gazetarisë shqiptare që hidhen e sillen si hiena në çdo lajm bombastik që u serviret në restorant Viena. Bakshishi është vetëm 15% të faturës.
Në këtë shkrim dua të flas për “engjëj e demonë”. Të kuptohemi jo për librin e Dan Brownit, as për argumentet e ndonjë lectio magistralis të teologjisë katolike romake. Por për metaforën metafizike të “engjëjve” që na këshillojnë e na imunizojnë nga shkarjet e sistemit limbik. Nganjëherë ndodh që rebelohemi nga forma mentis-i jonë, siç bëri engjëlli më i bukur i parajsës, Luciferi, kundra zotit të tij, sepse mëkati i mendjemadhësisë nuk të lejon që të kesh një më të bukur se vetja, më inteligjent se vetja... e kështu si përfundim i rebelohesh së vërtetës; po këtu nuk kemi të bëjmë me këtë mëkat kundër editorit tim që nuk është i pashëm, por inteligjent po. Kemi të bëjmë shkurt, me një pandershmëri intelektuale akute, sepse ata që e sulmojnë ndërrojnë të vërtetën për t’i akorduar me mendimet e tyre majtë-rrotulluese, e nuk janë aq të ndershëm të reflektojnë mendimet e tyre për t’i akorduar vetëm më të vërtetën. S’ka sesi të ndodhi kur gjysmën e jetës së tyre intelektuale e kanë kaluar në ambiguitetin e diktaturës. Boksierët italianë thonë “colpo basso” e jo “caduta di stile”.
Fari Balliu është endur nga mizozofia shqiptare që është e përfaqësuar simbolikisht nga masa intelektualoide majtiste, pra gazetarët dhe profesionistët e tjerë të fjalës, s’kanë bërë asgjë, ose pakogjë, për përgatitjen qytetare të shqiptarëve. Ndërsa Fahri Balliu mundohet. Nuk them se është imun nga gabimet si sipërmarrës, por nga gabimi privat të kalohet në një linçim mediatik, kjo na tregon se kemi të bëjmë me një hallakatje të funksionimit të arsyes. Një reaksion ndaj së vërtetës.
Çdo m.nano sekondë që kalojnë intelektualoidët, si në kohën e xhaxhit, merren kryesisht me diskreditimin dhe demonizimin e personazheve, e askush nuk kap thelbin e problemit. Këta intelektualoidë, janë bërë mjeshtra të de-politizimit të politikanëve, de-letrarizojnë shkrimtarët e kështu me radhë, dhe për pasojë irracionalizojnë jetën publike.
Çdo m.nano sekondë që kalojmë nën thundrën e mendimeve të tyre përpihemi nga rëra e shkretëtirës së Saharasë e kemi etje për t’u shpëlarë, se u bëmë pis në shpirt duke lexuar akseset e tyre në fantabudallallëk. Çdo m.nano sekondë shqiptari nuk pyet më engjëllin e tij, por demonin me gjuhë të bigëzuar. Shqiptari nuk pyet vetveten. Madje  është i vetmi europian, që kur do me thënë se është i vendosur, thotë “nuk pyes”. Mirëpo, mos me pyet është qëndrimi më antidialektik i mundshëm.
Çdo m.nano sekondë, po të shikojmë shkrimet e gazetarëve opinion-(keq)bërës, ç’na thonë për politikën, për jetën intelektuale e për lugun e historisë, vërejmë se as edhe një pyetje nuk e shtrojnë. As edhe një alternativë. Përshkruajnë thatë, dhe gjykojnë rrebemadh. E masin me kalibër, e shënojnë me pështymë dhe e presin me nagaçe. Por në të vërtetë ata s’bëjnë gjë tjetër përpos se të depolitizojnë politikën, de-letrarizojnë shkrimtarët, të merren me operacione baltosje mediatike. Janë punonjësit e lavazhit oruelljan.
Çdo mn.ano sekondë po përjetojmë një deja vù onirik të palestrës së lidhjes së shkrimtarëve ku pihet raki Skrapari e hanë qofte ke daja, e luhet bixhoz me integritetin moral e intelektual të personave publikë. Qoftë sot editori i shkrimeve të mia: Fahri Balliu, qoftë nesër ndokush nga ne, panafakët. Nepsi është gjë e keqe kur s’ke pasur libra për t’u mësuar. Galateu nuk është një optinal extras, por një mision.

“Intelektualoidëd, si në kohën e xhaxhit merren kryeisht me diskretitimin dhe demonizimin e personazheve, e askush nuk kap thelbin e problemit. Kta intelektualoidë, janë ba mjeshtra të depolitizimit të politikanve, deletrarizojnë shkrimtarët e kshtu me radhë, dhe për pasojë irracionalizojnë jetën publike.”

 

Kete kam cituar nga ky shkrim smiley  Astrit Cani

Çdo m.nano sekondë që kalojnë intelektualoidët, si në kohën e xhaxhit, merren kryesisht me diskreditimin dhe demonizimin e personazheve, e askush nuk kap thelbin e problemit. Këta intelektualoidë, janë bërë mjeshtra të de-politizimit të politikanëve, de-letrarizojnë shkrimtarët e kështu me radhë, dhe për pasojë irracionalizojnë jetën publike.
 

Kete po e citoj nga kjo prurja qe sapo solli ky vellai me siper por shkruar nga Lavdrim Lita  per Gazeten e Faros.

Kush i gjen ndryshimet  2 birra 5 qofte. smiley

Fahri haleja ben gazete me shkrime replikuese smiley . Nuk di mer trangull vec vrerrit dhe spiunllutuk ti !

bath bath po një kokërr ?

Nuk eshte e shtune sot ?

NP. E kupton i here te dyte .

... e serise... bej si te them une, por mos bej sic bej une...

Flisni njëherë për këtë Mustafa Nanon. I ribotoni edhe shkrimet në RD për "Frontin e kuq". Mos e pyesni shumë për kohën kur lidhte telat si Deda i filmit, në PTT-së e Çorovodës, por pyeteni sesi ka mundësi që një diplomat i Berishës më 1997 u kthyer në një shërbëtor dhe propagandist i të së majtës. Aq më shumë shikoni ndryshimin kur një kryetar i Partisë Demokratike të Skraparit (deri më 1995), dy herë kandidat për deputet i saj deklarohet haptasi) si përkrahës së Partisë Socialiste (në emisioni nzonë e lir&eumlsmiley. Dhe e fundit, kurrë nuk keni për të parë e lexuar nga M...Nano, shkrime për gjobat e lejeve të ndërtimit në Tiranë, për blerjen e mediave të Tiranë nga një njeri, etj.  Mos  harroni edhe një gjë: M..Nano nuk shkruan kurrë për çështje. Në fund të fundit duhet ta mëshironi se edhe shkrimi që keni postuar nuk është i tij, por i Edi Ramës. Atij i takojnë edhe honoraret. Por në këtë rast nuk funksionon pse është vetë edhe pronar edhe shkrues (përgatitës i tezave).

 Problemi them se eshte Bari Falliu dhe jo Muci qe gjithsesi ka artikuj me "gjynahe" Pra FARUA i 55 , Keshilltari i suksesshem dhe liberberesi i Kasandrave kunder semundjes Berry-Berry smiley Fariu ka pase perdor nje shprehje interesante... Perse i duhet Gaveta USHTARIT ! ..smiley Nuk e di e perdor me apo jo ? Dhe shume per tu share nuk eshte se ne fund te fundit ne nje shtet e popullsi ku ka rene MURTAJA intelektuale e perfaqesuar nga te "Djathit" dhe "te Majit" Farua as sa nje polen luleje nuk vlen . Dhe ka qene ne ate kohe  e ne ate vakt nje "lule oborri"( jo obortar ) qe mbante here pas here arome te mire po ta mirmbaje smiley Ama ne terene te infektuar lulezojne e rriten si pyje qe ju befte TUSHJA ketyre...Apo nuk i marrin me vete lumenjte e perrenjte per ti mbjellur ne cdo ane e cep  smiley. Plleno o MIXHE plleno. Pyll me Farij bene . Kaja nonen Shkipes e skipetarit . Them se edhe llumi i inteligjences se semure psiqikisht ose pjesa e popullit qe nuk ka nevoje te mendoje sado e paket qe eshte ...ka nevoje per gazeta 55 sidomos per kulturen e "djathit " me fytyre MIXHE ! Ju befte mire Fariu! 

Fahriu po i shtyn dhe kater vjet me keto poshtersi, apo e kam gabim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).