Aplikimi ne BE, pacipëri dhe mashtrim

Kur dje degjova ne lajme deklarimin e Kryeministrit Berisha se qeveria e tij ka vendosur të paraqese më 28 prill kërkesën për aplikim per statusin e vendit kandidat për në BE, nuk po ju besoja syve e vesheve. Gjate gjithe muajve te fundit, qe prej dhjetorit te kaluar kur per here te pare Berisha e hodhi kete ide, kisha ndjekur me interes e vemendje ecurine e ketij procesi (duke qene e “parceles” perkatese). Ne 12 dhjetor 2008 Berisha deklaroi se qeveria e tij do aplikonte per statusin ne fillim te 2009 meqe “vendi ishte gati”. Arsyet per kete sipas qeverise shqiptare ishin: finalizimi i procesit te MSA-se, kryerja shume e sukseshme e reformave, si dhe kerkesa per aplikim e Malit te Zi (pa pritur te mbaronte ratifikimin e MSA-se). Gjithesei keto ishin arsyet zyrtare, sepse arsyeja kryesore ishte diku tjeter: shfryrtezimi i kesaj fjale atraktive e magjike si slogan per fushaten zgjedhore qe ishte ne prag.

 

Teorikisht pasi nje vend perfundon procesin e ratifikimit te MSA-se dhe pasi kjo hyn ne fuqi, vendi ka te drejte te aplikoje per statusin e kandidatit dhe anetaresim ne BE. Berisha e hodhi idene para se ratifikimi i MSA-se te kish perfunduar (ai perfundoji ne janar me aprovimin e vendit te fundit, te Greqise) dhe para hyrjes ne fuqi (qe ndodhi me 1 prill). Por nuk eshte ky problem - ka vende qe e kane bere aplikimin shume kohe pas perfundimit te ratifikimit (bile dhe pas disa vitesh) dhe ka te tjera qe e kane bere pa perfunduar akoma (si Kracia, Maqedonia e Mali i Zi). Problemi eshte qe gjate ketyre 4 muajve te fundit institucionet e BE-se, ne vecanti Komisioni dhe Keshilli Europian (European Council), nepermjet zyrtareve te tyre te larte ja kane thene e perseritur ne menyre te vazhdueshme qeverise shqiptare qe nuk duhet te paraqese aplikimin ne BE gjate Presidences Ceke (ndonese qeveria shqiptare ka deklaruar dhe instistuar qe do ta parqese kerkesen brenda kesaj periudhe). Ne 23-24 shkurt, trojka e BE-se ne takimin qe pati ne Bruksel me Ministrin e Jashtem Basha, theksoi qe nuk eshte momenti i duhur qe Shqiperia te aplikoje dhe kjo per dy arsye: se pari BE-ja ka problemet e veta dhe se dyti duhet pritur deri ne perfundim te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi. Ministri i Jashtem Cek dhe momentalisht Presidenti i rradhes i Keshillit Europian, Karel Schwarzenberg, u shpreh ne menyre metaforike “Eshte e vertete qe ne ju kemi ftuar ne shtepi, por kur ju trokisni dhe nderkohe qe qe une vij t’ju hap deren, tubacionet e ujit shperthejne ne shtepine time. Pra nuk eshte momenti t’ju hap deren juve, pasi duhet te merrem me kete gje njehere qe eshte prioritare, pra te ftilloj ujin qe me ka shperthyer ne shtepi”. Komisioneri per Zgjerimin Olli Rehn, tha qe Shqiperia duhet te perqendroje vemendjen dhe energjite ne kryerjen sa me mire te zgjedhjeve sipas standarteve nderkombetare, “ky duhet te jete prioriteti juaj dhe jo te harxhoni energji dhe kohe me aplikimin” – tha ai. Kjo sepse aplikimi per anetaresim eshte nje procedure jo e lehte qe kerkon perkushtim, profesionalizem dhe kohe: vetem pyetesori qe dergohet nga Komisioni do shume pune e kohe te plotesohet dhe plotesimi i tij duhet bere ne menyre shume cilesore dhe me pergjegjesi (ne rastin e Maqedonise pyetesori ishte 100 faqe dhe qeverise maqedonase ju desh te shkruante 15.000 faqe per t’ju pergjigjur vetem pyetjes se pare). Nje muaj me vone, ne mars, ne takimin e ministrave te jashtem te BE-se, duke ju referuar kerkesave per aplikim te vendeve ballkanike ne BE (Malit te Zi dhe Shqiperise), Rehn perseri tha “vendet duhet te aplikojne kur te jene gati (dmth kur te kene kryer sic duhet reformat), jo si nje akt politik”. Pra me fjale te tjera, aplikimi per anetaresim ka te beje me aftesite dhe kapacitetet e nje vendi per te kryer reformat e kerkuara, dhe jo me ca data kalendarike.

 

Nese i behet nje analize faktoreve te jashtem dhe te brendshem te Shqiperise duket qarte qe nuk eshte moment i duhur per aplikim. Te faktoret e jashtem shkurt do te permendja: krizen financiare qe ka mberthyer Europen, vonesen ne ratifikim te Traktatit te Lisbones, faktoret institucionale (qe njihet me emrin “enlargement fatigue&rdquosmiley ku qofte qeverite e vendeve anetare te BE-se qofte opinioni publik (e shprehur ne rezultatet e Eurobarometrave) nuk jane aq suportiv dhe entuziast per futjen ne nje te ardhme te afert te vendeve aplikante (ato te Ballkanit Perendimor dhe Turqise), pasojat negative qe erdhen nga pranimi i parakohshem dhe i pamerituar i Bullgarise dhe Rumanise, si dhe zgjedhjet e Parlamentit Europian ne maj. Faktoret e brendshem kane te bejne me kryerjen e “detyrave te shtepise”, pra me shume te perfolurat reforma. Nderkohe qe qeveria shqiptare kerkon ti mbushe mendjen vetes dhe “sovranit” qe ka bere reforma cilesore e te suksesshme (bile cudia dhe paciperia arriti deri aty sa ne deklaraten e djeshme kryeministri tha qe i ka bere ne kohe shume te shpejte, me shpejt se gjithe vendet e rajonit !!!), raportet zyrtare te institucioneve te ndryshem nderkombetare qe na kontrollojne e monitorojne tregojne te kunderten, si psh raporti i fundit i Komisionit Europian i nentorit 2008, ai i Departamentit Amerikan te Shtetit, i Ministrise se Jashtme Britanike, Transparency International, Human Rights Watch, etj. Ne vecanti korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten problematike, shteti ligjor teper i dobet, administrata publike joprofesionale dhe jomeritokratike, sistemi gjygjesor joindipendent dhe i korruptuar, prokurimet publike problematike, liria e medias gjithashtu, etj, duke mos u ndalur ketu tek niveli i ulet ekonomik, arsimor dhe shendetesor i popullates. Nje raport i The Economist ne janar 2009 e konsideroi Shqiperine nje “hybrid democracy”, pra nje system ndermjet democracise dhe totalitarizmit.  

 

Pas ketij background-i dhe per arsyet e larpermendura, lajmi qe qeveria ka vendosur te paraqese kerkesen per anetaresim ishte befasues dhe irritues. Dmth flisni ju se ne do bejme tonen. Per me teper genjeshtrat sipas te cilave “ky vendim është i bashkërenduar me vendet anëtare dhe strukturat e Bashkimit Evropian”. Cilat vende dhe cilat struktura? Apo “vendim i yni nuk vjen si një vendim i njëanshëm, por vjen si një vendim plotësisht i bashkërenduar me vendin kryesues të BE-së dhe me Komisionin Evropian”. Mjafton te shohesh deklaratat e mesiperme te Schwarzenberg dhe Rehn. Vertet Presidenca Ceke e ka pasur si nje nder prioritetet e saj perspektiven e zgjerimit, por nuk eshte shprehur asnjehere me terma konkrete per vendet e Ballkanit Perendimor (me perjashtim te Kroacise) apo s’e ka pasur te shkruar nominalisht ne programin e saj. Nje deklarate tjeter e Berishes ishte qe “gjatë këtyre muajve janë bërë negociata intensive me kancelaritë e vendeve anëtare dhe kanë gjetur mbështetje për këtë”. I vetmi rast qe te vjen nder mend eshte Franca gjate vizites se fundit te kryeministrit atje, por kjo u mor vesh pse u tregua aq bujare, pasi kish interesin e shitjes se helikoptereve. Sepse ne te kundert dihet qe Franca, bashke me Gjermanine dhe Hollanden, jane vendet qe kohet e fundit jane shprehur me skeptiket dhe me pak suportivet ndaj zgjerimeve te ardhshme dhe mendohet qe do te votojne kunder aplikimit te Malit te Zi ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Europian.

 

Pra pse behet e gjithe kjo, pse kjo kokefortesi dhe persistence ne paraqitjen e kerkeses brenda qershorit, qe arrin deri ne kundershtime ndaj keshillave e sugjerimeve te BE-se? Ne menyre qe aplikimi per status te shfrytezohet si nje slogan gjate fushates zgjedhore qe sapo ka nisur. Qe shqiptareve tu thuhet qe PD-ja, pervecse e futi vendin ne NATO, do ta fusi edhe ne BE (ndonese dhe pranimi ne NATO nuk u bë siç përpiqet ta propagandojë qeveria shqiptare, pra si rezultat i kryerjes së reformave të suksesshme, por si pasojë e interesave gjeopolitike të “lojtarëve” kryesorë si SHBA-ja). Sepse eshte mania per te fituar zgjedhjet me cdo kusht e me te gjitha mjetet. Ashtu si ne vitin e mbrapshte 1996, kur ndonese Amerika e Europa i kerkuan Berishes e PD-se perseritje te zgjedhjeve, babezia per fitore me cdo kusht dhe fitore tahmaqare spektakolare i bene ta humbin fare pushtetin, bile dhe me turp dhe me nje kosto te larte. Perderisa po insistohet nga BE-se qe s’jeni gati, nuk do ishte per tu cuditur qe pergjigja per statusin mund te vije dhe negative (gje qe nuk ka ndodhur me asnje vend perpara ne historine e BE-se, pervecse rastit te Turqise ne 1997). Aplikimi per anetaresim ne BE nuk duhet perdorur si forme e slogan per te fituar zgjedhjet dhe nuk duhet te behet nje qellim ne vetvete, por duhet te sherbeje si nje insentive per te kryer reforma reale, qe do te kene nje impakt konkret ne progresin e vendit dhe rritjen e standartit te jeteses se shqiptareve..

 

 

* Eksperte dhe lektore e politikave te BE-se dhe integrimit europian, autore e librave mbi Shqiperine dhe BE-ne.

91 Komente

Administraten Birisha s'e keni gje tjeter vec per te mbushur pyetesore e formulare. Keshtu skeni pse habiteni se kesaj administrate i hane duart per te mbushur pyetsorin e BE-ut (ndoshta mbi 100 mije faqe)

Aplikimi per anetaresim ne BE nuk duhet perdorur si forme e slogan per te fituar zgjedhjet

Me verte??

Kjo shefja nje here eshte 1here ''Dr. Mirela Bogdani, UK e 1here Eksperte dhe lektore e politikave te BE-se dhe integrimit europian, autore e librave mbi Shqiperine dhe BE-ne. heren e trete do dale edhe specialiste e Gripit te Derrave.

me pak fjale nuk po marr mundimin ta lexoj ......

 

 

Pse "eksperte",  mjaftonte "din shqip, lexon shekullin".

Ku eshte " eksperti" i saj, ka mbledhur copa artikujsh nga shekulli ne vite, dhe ka shkruar nje artikull, pa asnje mendim zgjidhje, logjike, politike, apo, harrova, ka shkruar "European Council", sa bukur e ka shkruar, çfare stili madheshtor, sa elegance, bukur, bukur.

Zonja Bogdani, me gazeten shekulli, me Edvin Ramen apo Skender Gjinush, me keto gazetar qe kemi, mos u merzit se nuk hyjme ne Europe.

Kur te vije ajo dite Shqiperia do jete krejtesisht ndryshe, duke te uruar leterkembim te mbare nga Koreja e Verit me Kokodhimen. 

Dr. Bogdani shkrimi eshte shume inatcor dhe personal.Ne BE nuk futesh se ke bere "detyrat e shtepise" por me vendime politike dhe strategjike.Detyrat e shtepise nuk i bene as Spanja,Greqia pale Rumania dhe Bullgaria por ato jane ne BE.Kjo sepse ato u futen me vendime politike.Ndersa Kroacia qe i ka bere "detyrat e shtepise" me kohe, po rri jashte.
Dmth edhe sikur ne ti kemi bere "detyrat e shtepise" shume mire, po te mos jete vullneti politik i BE, nuk do te jemi atje.
Sa per punen e aplikimit, mendoj se eshte nje gje e drejte dhe si gjest eshte simbolik.Do ta perdore Berisha per fushate?Po kush nga politikanet nuk do ta perdorte, te lutem?
Nuk kane perdorur edhe ne Angli ku ti jeton, keto problemet ne BE per fushate?24/7 degjon politikanet angleze qe te perdorin problemet e BE per fushatat e brendeshme elektorale.
Leri inatet dhe pergezo qeverine se ne fund te fundit me kete hap te saj fitojme te gjithe.

Bota asht gjithmon luft interesash politike, ekonomike, diplomatike, etj. Shqipnia nuk mund te bajn perjashtim.

Autorja e ktij shkrimi ka harru vetem diçka : me u vendos nga ana e pikpamjes Shqiptare, dhe jo nga ana e te Hujve.

Kyt artikull mund ta lexoni shum mir te shkrum prej nji gazetarit te Huj. Nuk ka absolutisht asnji dallim. Vetem se emni asht shqiptar.

Na jena shum te forte me e vu veten ne vend te hujve, ateher qe asnji i huaj nuk e ven veten ne vend tone.

Leri inatet dhe pergezo qeverine se ne fund te fundit me kete hap te saj fitojme te gjithe.

Me kete hap ti s'fito asigjo! Se negiociatat per MSA zgjaten 3 here me shume se sa per FYROM-in dhe Kroacine, dhe statusi i 'kandidatit per kandidat' nuk te sjell ndonje gjeze te madhe ty me flamurin e Shqiperise ne balle. (deri tani ishe asistent kandidat per kandidat)

Ju ne Tajrone boni mire ti bini i cik lapsit e te shihni probabilitetin e pranimit ne vitin 2015, dhe se a ja vjen te nanuritesh me endrra per hir te kesaj nomenklature?

Nje analize shume e sakte.  

Nqse politika eshte nje loje shahu, Berisha - qe ne qeverisjen e tij te pare i thyente apo i flakte guret- tani te pakten po i ben drejt levizjet e keshilluara.

Kur erdhi Berlusconi - nje xhambaz i vjeter - ne Tirane i tha Edvin Rames ne dreke: "mi bej te fala Fatosit se e kam mik, po tja besh ama te falat". Edvin Rama, qe kishte nxituar nga Spanja vetem per tu ulur ne dreke me Berlusconin e mori mesazhin dmth qe Europa pranon Saline vetem qe te mos vije Edvin Rama ne pushtet. Qe nga ajo dite u mbyllen te gjitha dosjet: Gerdeci, Basha, Fazliçi etj, ndersa Qeveriu - qe deri ne ate kohe po i kthenin kurrizin te gjithe - filloi te merrte ftesa nga e gjithe bota...

 

Ku bazohesh per kete?

Qe kur Berlusconi perfaqeson Europen?

Qe Berlusconi me Nanon dhe Salen mund te beje gjithe afaret qe i nevojiten Italise ne kurriz te shqiptareve, kete e ka treguar dhe nuk ka asnje dyshim.  Pikerisht kjo eshte nje arsye me shume per te preferuar E.Ramen.

 

... dhe per me teper qe Berlusconi paragjykohet si nje "i jashtem", si nje tip "parvenue" ne politiken europiane.

Une nje gje nuk arrij te kuptoj, ketu dhe ne shkrime te tjera anti-qeveritare, pse te mos aplikohet tani? Ku eshte e keqja?

Mirela, shume shkrim i mire dhe i argumentuar!

Nuk mendoj se existon shqiptar qe nuk do te qe Shqiperia te hyje ne BE, por menyra se si po veprohet eshte krejt e mbrapshte dhe pa asnje lloj kuptimi pervec atij elektoral.

Pershtypja ime eshte qe e gjitha eshte nje loje e piste per te ushqyer shqiptaret (one more time) me lugen bosh ...  Mbas Natos, (demek) luftes kunder korrupsionit,  e shume te tjera si keto...  Ai thjesht perfiton nga deshperimi i njerezve. E beri ne 2005 duke premtuar lufte kunder korrupsionit... Rezultatet shikoji vete.. Po e ben tani perseri duke na bere te besojme se do hyjme ne BE.. Te garantoj qe hallexhinjte e varfer qe rrine me dite te tera ne dyer te consullatave do e besojne. Po ti e beson vertet qe mund te na pranojne?? Sinqerisht te pyes.

 

Personalisht nuk shikoj ndonje ndryshim ne Shqiperine e 2009 ne krahasim me ate te  2005, perkundrazi... Prandaj mendoj se e vetmja menyre qe Sala po ben per te fituar esthe vonimi i shperndarjes se kartave dhe fushata mbushur me premtime boshe.

 

Ne shkrimin e Mireles gjeta pikerisht argumentat qe shpjegojne se perse nuk eshte momenti i duhur per te aplikuar. Nqs nuk e ke lexuar ta keshilloj pasi eshte shkruar shume mire. Kam lexuar shkrime te saj  qe kishin  te njejtat tone kunder PS..  E gjej shume objektive.

Ja c`thote kryesusi i presidences se BE-se:

Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vend i Presidencës së radhës së Bashkimit Europian është shprehur optimist për anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në familjen e madhe europiane. Ai është shprehur se "kam dashur që aplikimi të bëhet gjatë presdencës çeke, për faktin se kanë të njëjtën histori politike, shtete ish-koministe. Po kështu edhe për faktin se Shqipëria ka bërë mjaft hapa përpara, pjesa më e madhe e tyre nën drejtimin e Sali Berishës".

Sa komente te dobeta ne pergjithesi, sa here qe tek peshku flitet per politike komentet bastardohen nga militantet e te dyja kraheve. Rralle gjen ndonje koment objektiv, per te qene i sinqerte deri ne fund edhe shkrimi ka mangesi objektivizmi..

e lexova,

obobobo me kto argumenta qe jep zonja, i bie qe Sala del i nderum.

Tashti kush ishte argumenti ?

Qe po perdoret per fushate ? - Ok, no big news. So what ? 

Qe ka hipokrizi dhe rrena mrena ? - Po mi zoje, e dime. So what ?

Asgje e re ne shkrim. Ufff argumenta te thena, te sterrthena, te perseritura, llafe, llafe.

Paralelizmi me 1996 eshte i frikshem dhe malinj, dhe nuk me duket fare se kemi dicka te ngjashme.   Dhe zonjes eshte per ti thene : Tu thafte goja !

Shkurt muhabeti, Sala po nxiton. Po nxiton te beje dicka qe ka te drejte ta beje, por qe duhet te kishte turp dhe cipe qe mos ta bente.  Tani se sa jane permbush detyrat, dhe sa jane plotesu kushtet ne e dime te gjithe mire. Por kjo nuk ndryshohet me tani ne 28 Prill. Pra qeveria ka qene para nje zgjedhje. Te aplikoje apo te mos aplikoje ne gjendjen ne te cilen ndodhet shqiperia. Epo ja aplikoi !

Tani cfare rreziqesh i kanosen vendit nga aplikimi ne 28 Prill, pervecse qe beme faqen e zeze dhe aplikuam ??  Une si gjinje pa shkolle, dhe pa njohuri mbi integrimin europian, ket deshta me dit nga zonja meqe eshte e fushes. Mirepo, sikur smu duk se mora vesh gje per kete merak qe kam.

Personalisht mua me duket e bukur dita, kur ne e bejme faqen e zeze per gjera te tilla.

 

 

Tani cfare rreziqesh i kanosen vendit nga aplikimi ne 28 Prill, pervecse qe beme faqen e zeze dhe aplikuam ??

Aplikimi te refuzohet dhe te sugjerohet te aplikosh nje date tjeter. Ky eshte rreziku me i madh qe i kanoset vendit!

Nje nga pikat kryesore eshte kryerja e zgjedhjeve paralamentare te lira dhe te ndershme.  Nuk ka asnje pike dyshimi qe zgjedhjet nuk kane per ti permbush standartet! Vezhguesit e huaj jane ketu dhe vezhgimi ka kohe qe ka filluar. Nuk permbushen standartet sepse:

1) Shqiptaret vazhdojne te mos kene adresa te sakta vendbanimi dhe informaliteti eshte shume i hapur.

2) Nje komision parlamentare ne prag te zgjedhjeve "heton" kryetarin e opozites ne kundershtim te hapur me kushtetuten dhe proceduren parlamentare. Komisioni ka 5 veta dhe te gjithe te PD-s!

3) Kartat e indentiteti jane fiasko e vertet. Te pakten duhet te kishte filluar shpendarja 12 muaj me pare!

4) Ana teknike le shume per te deshiruar. Qendrat e votimit duhet te jene lehtesisht te perdorshme per gjithe njerezit, pavaresisht gjendjes se tyre shendetsore apo ekonomike.

5) Nje nga kerkesat kryesore eshte edhe qetesia e mbjatjeve te zgjedhjeve si edhe etika midis paleve kundershtare!

Keto probleme jane sot , por neser apo me afrimin e 28 qeshorit do shkojne drejt rritjes. Nuk mund te quash zgjedhje te lira dhe te ndershme, nese nuk ke njerez qe vriten apo rrihen me karrige kokes daten e zgjedhjeve.

Shkrimi i Mieles duhet vleresuar pasi eshte nje nga ekspertet e pakta ne shqiperi per kete fushe. Duhet falenderuar qe ka guximin dhe shpreh rezervat e saje, jo si Ekspertet e politizuar te partive.

P.s. ne evrope nuk hyet me faqe te zeze!!  Mos u beni qesharak!

 

 

Des, kur them une qe kjo do me dale ene specialiste e gripit te derrave nuk me besoni.

Mbaje tani qe e lexove, mire te te beje, per inat te Mireles & Co do votoni Salen.... smiley

po vallai,

une po filloj te lekundem smiley

ptu ptu zot me ruj ment, se e kam bo i here at kabim  smiley

E perseris edhe njehere, me jepni qofte edhe nje argument pse Shqiperia nuk duhet te aplikoje tani?

Presidenca ceke thote mire se e sollet aplikimin.

Komisioni Europian e respekton dhe perkrah aplikimin.

Perkrahja qe ka marre Berisha nga disa shtetare te rendesishem ne Europe shkon ne kete drejtim.

Shqiperia ka luftuar korrupsionin.

Shqiperia ka shtypur krimin dhe bandat.

Shqiperia ka ulur varferine.

Shqiperia ka ikur me kohe nga vendi qe enderronte per pak energji elektrike etj.

Shqiperia ka bere reforma qe po vlereson nga evropianet.

Atehere pse mos te behet aplikimi?

Perdoret per fushate elektorale? Po si kujtuat ju? Berisha eshte politikan.

po ca pergjigje kerkon tek ata! eshte e thjeshte, per sa kohe qe se ka bere rama, eshte gabim, bile tradhti e idealeve te kombit!

Per te mos "rishpikur" rroten mjafton te citohet pergjigja e T-red tek diskutimi mbi deklaraten e Kryeministrit per kete ceshtje:

 

Genjeshtra numer 1: - Kam mbeshtetjen e nderkombetareve, pas disa takimeve "sekrete"qe kam bere me ta se fundmi intensivisht (nderkombetaret, te pakten ata qe kam degjuar me veshet e mi drejperdrejt kane thene "JO. Mos aplikoni tani". Keta jane perfaqesuesit e diplomacise gjermane, angleze, spanjolle dhe italiane.

Genjeshtra numer 2: - Kam mbeshtetjen e gjithe shqiptareve. Ku dhe si e mate kete mbeshtetje? Masivisht shqiptaret mund te jene vertet pro anetaresimit, por jo pro prockave politike qe ne vend qe ta shtyjne perpara, e lene ne vend procesin e integrimit, per sa kohe hapat per te behen ne menyre politike, dhe jo detyre-mbushese.

Genjeshtra numer 3: -  "Permbushja e reformave beri qe Shqiperia te merret si shembull ne rajon". Kryeministrer i dashur, ti perfundimisht beson se je ne krye te nje tufe delesh. S'ke shume faj, se akoma nuk te eshte provuar e kunderta xhanem.

Genjeshtra numer 4: - "Permbushja e reformave beri qe Shqiperia te ftohet per te aplikuar". Delet prape. Ti s'ke marre asnje ftese, perkundrazi, ke marre shume "inkurajime te mos aplikosh perpara zgjedhjeve"; ama as nuk te kane hyre nga njeri vesh keto keshilla, jo me te te dalin nga tjetri.

Per me teper, cilat reforma ke permbushur? Drejtesia akoma vuan presionin e politikes. Politika akoma vuan presionin e kryeministrit. Korrupsionin mund ta kesh luftuar ne trajten e rrushfetit, po ne nepotizem, manipulim, abuzim me postin e ne te gjitha format e tjera te tij, e ke mbytes e kordon rreth qafes qeverisese. Rritja ekonomike eshte genjeshter me bisht e papunesia po te mbyt rinine. Remitancat jane ne renie te frikshme e pa to shtetasit e tu te dashur do te te hidhen per koke. Importet i ke ne renie e eksportet mezi t'i mban ne kembe tekstili dhe perpunimi. Administraten publike e ke dembele, te pa-afte, burokrate e meskine. Shtypin e ke te blere e te kontrolluar nga bizneset. Bizneset nga politika. E per ca permbushjesh ben fjale pra?

Kriteret politike i ke copetuar per t'i manipuluar ne kollaj. Kriteret ekonomike jane sic u tha. Administrata po ashtu. Kurse perafrimin e legjislacionit me Acqui Communitaire - in e ke lene per mandatin e dyte, edhe pse kontrata e MSA-se e kerkon ndryshe. Atehere per c'fare kujton se eshte gati Shqiperia? Kush e pranon aplikimin e nje vendi qe shpenzon miliona neper fushata fantazme? Qe ka nje opozite gjumashe e nje faktor politik te qelbet? Me nje ekonomi fiktive e me abuzim te cdo pozicioni dominues?

Ngelet duke djegur shanse!

 

o ll kjo e t redit s'eshte ndonje teoreme qe e perdor si xhol kur te duash. per me teper qe eshte pergjigje pa pike argumenti bindes, thjesht llafe.

ata perfaqesuesit e be qe paskan thene te mos aplikoje shqiperia kane qene vetem disa zyrtare te dores se trete.te gjithe kreret e shteteve kane mbeshtetur aplikimin(i cili eshte fakt i kryer tashme) ne takime zyrtare qe kane peshe reale. jo neper intervista aneksesh te ambasadave nga disa media jo profesionale.

hiqi kete pjese pergjigjes se t redit dhe ngel tifozlleku ramist i mbeshtetur me llafe! llafet i mer era, llafet e shumta jane fukarallek!

Lefti,

Para se te harxhoj kohe te te jap citime te atyre qe e kane kundershtuar kohen e ketij aplikimi, jo vete aplikimin, e di gje kush jane Olli Rehn dhe Karl Schwarzenberg? Po qe se e di atehere me thuaj qe te vazhdoj. Po s'e dite atehere je krejtesisht analfabet ne kete fushe dhe une s'kam pse te harxhoj kohe me ty.

Ll.

P.S. Nje mospergjigje eshte njesoj si te pranosh qe s'e ke idene smiley

llukan,

Integrimi i shqiperise dhe etapat e ketij procesi nuk jane problem dhe shqetesim as i Ollit, as i Karlit por i Shqipetareve. Une sdi te te them nese Sala beri mire, apo beri keq.  Ama di te them qe nuk ka bere ndonje gje te madhe. Hajde de te shkreten. Kishte per ta leviz at gur dhe e levizi.

Mos e beni qimen tra tani, as ne sensin pozitiv, as ne sensin negativ.

 E shumta do ta lene ne sirtar kerkesen gjersa tu mbushet mendja. Po ne varur se varur ishim. Kshu qe sme duket se humbim nai gje te madhe.

Des,

S'kam thene qe eshte gje e madhe, as qe eshte gje e vogel smiley  (po behet si ajo kenga as e vogel, as e madhe). Thjesht nuk me pelqen ta shoh te shfrytezohet per fushate zgjedhore nje veprim qe mund te kete vonuar te gjithe punen nja 4-5 muaj (duke supozuar qe cilado qeveri te ishte do ta kishte cuar kerkesen ne shtator-tetor 2009). S'eshte fundi i botes jo, por s'eshte ndonje gje per tu krenuar kur pritesi te thote mos hajde akoma e ne i zeme deren.

Ll.

ah e paske hallin tek shfrytezimi per fushate..

sic pate hallin ke ato zbukurimet per naton ne bulevard...

well, thats childish...

come on you should do better then that.

sic thone ke big brotheri, nuk pranohet si arsye per nominim smiley

hihihi

 

C'a te them une, s'e shof big brother-in smiley

5-6 muaj vonese jane maksimumi Des, s'eshte ndonje qar a qeder i madh kur mendon sa vite ka ky muhabet. Thjesht le te mos na bejne kaq shume per budallenj se s'e hapim dhe mbyllim diten me ZP-ne dhe RD-ne smiley

po kush po t'bo per budalla mer ?

Sala jo i here smiley

ah, nqs e ke per komentuesit e peshkut, sdi ca me te thone, ata si kam ke lista e robve une smiley

Kishte per ta leviz at gur dhe e levizi.

D'accord..habia ime eshte qe i lihet hapesire te levize pa dhene llogari. Nomenklatura e re ka privatizu ekonomine per vete vetem per nje total : 750,000USD (face value) x 0.02 (market discount) = $15000 (vlera e sotme e ekonomise ne PPP $12 miliarde)

A e kupton se sa milionere jane bere?

nuk eshte nomenklatura e re jo, eshte po ajo e vjetra.

Nuk leviz dhe aq pa dhene llogari jo, shteti jone vazhdon te jete i kapur. Thjesht e  ka litarin me te gjate, se fale zotit jane kohe te tjera.

Ishalla vjen përgjigjia PARA 28 Qershorit. Je dakort ti Des?

Po ju të pëdësë?

Kjo hapja shumë e ( . ) me jashtë, mund të funksionojë si autogol. Nëse është për tu "vonuar" në BE për të heq Salën, unë them se ia vlen, sepse... sepse po ndodh një HABI. Pikërisht këta bumbashirë që po gërthasin më shumë për benë, janë pikërisht ata që e pengojnë më shumë integrimin.

Edhe them: Nëse BE-ja heq Salën, na ka heq pengesën MË TË MADHE TË MUNDSHME TË BRENDSHME PËR TË HYRË ATY.

 

 llukan me fal per pergjigjen e vonuar, skisha nerva te rrija tere naten n'internet.

i njof sh mire se kush jane ata te dy, dhe po te them se ata skane aq peshe ne deklaratat e tyre sesa kryetaret e shteteve anetare. kta te dy vetem pergjigje te pergjithshme mund te japin,prandaj eshte normale qe te tregonin kujdes, sepse prisnin reagim nga ata qe e kane vertet ne dore.dhe pergjigja erdhi per fatin e mire te shqiptareve exept...

tani ky muhabet sja vlen te zgjatet kot, ajo pune u mbarua. por ama te shah salen se do ta perdori politikisht, i bie qe te mos maresh vesh nga politika.

Lefty,

Pergjigja e mesiperme tregon padituri te theksuar, biles me sakte jo padituri por injorance te frikshme ne kete drejtim. Olli Rehn eshte komisioneri per zgjerimin ne komisionin Europian, eshte ai qe ngre ose ul traun e deres kur vjen puna per ti raportuar Komisionit, i cili pastaj i rekomandon shteteve antare te pranojne apo jo nje shtet.

Nese ti s'e ke idene se si jane shkallet e perfshirjes ne BE, dhe akoma me keq, s'ke vullnet/deshire ti mesosh atehere ben mire ti largohesh ketyre diskutimeve se ne Bruksel nuk e "qethin" shume per militantizma partiake.

Ll.

kush e emeron komisionerin me fal te pyes? pse kujton me verte ti se organet e be veprojne krejtesisht te pavarura dhe nuk japin llogari? komisioneri eshte thjesht nje "diplomat", nje barriere e pare por qe ska per te detyre te vendosi nese nje shtet hyn apo jo ne be. duhet nje konsensus politik i vendeve anetare, jo nje visto e komisionerit per te hyre.mos u bej naiv sepse e pe qe deklarata e rehnit spati ndonje ndikim te madh. a nqs sna pranojne aplikimin nese sbejme zgjedhje te lira, ajo eshte tjeter pune.

kush e emeron komisionerin me fal te pyes? pse kujton me verte ti se organet e be veprojne krejtesisht te pavarura dhe nuk japin llogari?

smiley   Lefty, te kerkoj ndjese se u tregova me i ashper se c'duhej me siper. Po me lodhte propaganda e theksuar qe perconte pergjigjet e tua dhe kujtoja se e beje ne menyre te ndergjegjshme por duket qarte nga sa the me siper qe ti beson se Bashkimi Europian eshte thjesht nje kopje e keqe e Shtetit Shqiptar ku zyrtaret hiqen e vihen sipas humorit te zeusit te rradhes. Asgje qe mund te te them une s'mund te perballet me kete pikpamje, terhiqem smiley

 

o lluk lere se qenke naiv, kujton me te vertete tek plotqufia e olli rehn, eshte cerre o lluk! po nejse ti bej amin deklaratave te tija te pergjithshme ( qe s'ishin aspak negative per aplikimin, thjesht fitonte kohe  per vete), se keshtu "te intereson"!  

Kjo pergjigjja e cituar nuk qendron. Asnje argument. Shikoni ato qe kam shkruar me siper bashke me deklarat e cituara, kundershtoni po deshet.

lol

5*

Ka nje ndryshim te rendesishem midis Berluskonit dhe Berishes.

I pari vuan nga konflikti i hapur i interesit.

Prandaj keto dy raste, per mendimin tim, jane te ndryshem.

Llukan,

Kam shume veshtersi te kuptoj logjiken e atyre qe " nuk shprehen per ngjyra politike, shprehen per te "ndrequr" injorantet".

Sipas teje, e jo vetem, Berisha paraqet aplikimin para nje sharlatani, matrapazi, injoranti.

Ne kete situate qesharake te kryeministrit e te ketij sharlatani çek, mendjet e ndritura Shqiptare ndriçojne rruget e arsyes e te logjikes.

Eshte qesharake, mbase me shume se qesharake, -thote Kadiu.

Lumidrin,

Une s'e di se ku eshte cilesuar Kryeministri Cek si "sharlatan, matrapaz apo injorant" keshtu qe e kam te veshtire ti pergjigjem asaj qe thua me siper. Di qe Cekia dhe Komisioni jane shprehur ftohte ndaj ketij aplikimi dhe nuk besoj se Qeveria qe e shtyu aplikimin deri me 28 prill kishte arsye reale per ta bere para 28 qershorit. Kryeministri ka cdo te drejte per te bere fushate, por jo me nje ceshtje te ketille

Ll.

Une personalisht nuk i heq nje presje artikullit.Perkulem me respekt para saj. Jam me te vertete krenar qe Shqiperia ka njerez te tille. Me vjen me te vertete turp kur them se nuk kam lexuar me pare ndonje artikull ose liber te autores. Kuptohet se ne te gjithe duam qe Shqieria te hyje ne BE. Mendoj se Sala abuzon mbi kete deshire te zjarte tonen dhe e shfrytezon kete deshire te madhe ne menyre te turpeshme dhe vetem per qellime elektorale.

 

 

Mendoj se Shqiperia dhe shqiptaret kane ndryshuar ne kuptimin e mire te fjales. Mendoj se nuk eshte aq e lehte t'jua a hedhesh si ma pare.

Edhe nje here falenderoj autoren e shkrimit, sepse me te vertete mesova shume prej saj.

Tashti kush ishte argumenti ?

Qe po perdoret per fushate ? - Ok, no big news. So what ? 

Qe ka hipokrizi dhe rrena mrena ? - Po mi zoje, e dime. So what ?

Po i le shume hapesire per veprim nomenklatures ne kembim te ...CKA?

po e ka pas mer hapsiren, spo ja le tashti.

thjesht cdo gje ka kohen e vet smiley

"Cdo gje ka kohen e vet"

"Cdo gjo o e shkrume"

"Kjo bote o mo e mira e mundshme"

 

Do ju kish kap Voltaire-i me shqelma po te ish gjalle. Asmone qe asmone njelet o albanez!

 

O milet, sa qejf i keni llogoret mer jahu!

Jo po s'jemi gati, jo  po kushtet, jo po NATO qe me hater, e me the a te thashe.

Po pse kush ja mati kushtet te tjereve? 

Po edhe sikur ashtu te jete, dmth qe s'qenkarkan pjek ato te shkreta kushte. Keni hallin e BEut qe do lodhet duke na korigju fleten e provimit a si?

Sidoqofte, edhe po qe bere kerkesa gabim, kur te vije Rama le ta terheqe.

Ops, Rama po bote nomin para ca kohesh pse qeveriu nuk aplikote per BE.

Apo u be si ajo puna e ujit te gomarit?

Opozita ka aq ceshtje qe mund te ngreje, po shkon e merret me muhabete koti. Kjo eshte "cudia."

Po edhe sikur ashtu te jete, dmth qe s'qenkarkan pjek ato te shkreta kushte. Keni hallin e BEut qe do lodhet duke na korigju fleten e provimit a si?

lol po ho pra ho

Kam pershtypjen se shqetesimi nuk ngrihet sepse autorja eshte ne merak per BE-ne.

Mendoj se thelbi i artikullit eshte shume i qarte:

Pra pse behet e gjithe kjo, pse kjo kokefortesi dhe persistence ne paraqitjen e kerkeses brenda qershorit, qe arrin deri ne kundershtime ndaj keshillave e sugjerimeve te BE-se? Ne menyre qe aplikimi per status te shfrytezohet si nje slogan gjate fushates zgjedhore qe sapo ka nisur. Qe shqiptareve tu thuhet qe PD-ja, pervecse e futi vendin ne NATO, do ta fusi edhe ne BE (ndonese dhe pranimi ne NATO nuk u bë siç përpiqet ta propagandojë qeveria shqiptare, pra si rezultat i kryerjes së reformave të suksesshme, por si pasojë e interesave gjeopolitike të “lojtarëve” kryesorë si SHBA-ja). Sepse eshte mania per te fituar zgjedhjet me cdo kusht e me te gjitha mjetet.

Kjo ka te beje shume (po shume, shume) me te gjithe "Ne", si votues.

Ka njerez qe do (dhe duhet) te konsiderojne edhe sa cituar me lart, nqs. duan te bejne zgjedhjen e duhur.

olsi,

Per mua je gabim, pikerisht, sepse per te fituar zgjedhjet ne shqiperi jane perdorur dhe mbase eshte ende rrezik te perdoren gjera shume shume me te keqija sesa nje aplikim transparent dhe hic i ngatrrueshem per ne BE si pjese e DETYRUESHME e procesit integrues.

Me shume merak duhet me pas, se ndersa ne merremi me "e lagu se lagu", "koha e duhur apo koha e gabuar",  krijojme mjegull, dhe ti e di qe ujku mjegull do smiley

Des, e kuptoj cfare do te thuash, por pastaj duhet te dalim nga korniza e shkrimit ne fjale. Ketu po trajtohet vetem nje fragment i te gjithes.

Natyrisht qe mund te merremi po te duam me probleme te tjera, por as une as ti (besoj) nuk kemi ze ne opozite, pervecse nqs. Rama do ta lexonte kontributin tend cdo mengjes perpara se te niste punen smiley

Per mendimin tim, tema kryesore e diskutimit duhet te jete perreth te famshmes, te dhunuares, te harruares "Cilesi e jetes".

"Me cfare e mbush stomakun dite per dite" me pak fjale.

Dhe per kete nuk eshte strategjikisht e gjetur qe te merren njerez (me gjithe respektin) si Xoxe apo Spiropali sepse humbet karizma dhe besueshmeria. Nqs. PS-ja ka zgjedhur qe te paguaje me fature elektorale rritjen profesionale (dhe ne moshe) te ketyre te rinjve, kjo eshte zgjedhje e tyre.

Besoj se vendimin se kush do te fitoje zgjedhjet, do ta marrin ata "votuesit pa pashaporte". Katnaret me nje fjale.

Dhe perreth ceshtjes "katnare", sipas mendimit tim, po luhet edhe loja politike, ne kufijte e mashtrimit te radhes, i cili detyrimisht, mqs. jemi ne NATO e se fundi edhe kandidate ne EU, do te jete patjeter me i rafinuar.

Disa vese jane te veshtira per t'u lene sidomos ne nje vend ku nuk ka respekt per asgje e per askend. Nga te gjitha palet. Por nga nje pale, nje cik me shume.

e nejse mo,

se mu sma jep rrogen as sala, as rama, e as Mirela smiley dhe duhet me fjet , se neser duhet me mbath kominoshet e me shkue n'pune smiley

Mire e ke ti, mire e ka ne Mirela, mire e kam ne une smiley

Por anej ka malcite e Sales kane nje shprehje popullore :

Lypja se sta jep, merrja se s'thote gje smiley

Kshu me ket menje pale e ka hudh gurin n'rulete ene ai qafthymi.

hajt naten e mire dhe aplikim te mbare smiley

 

Aplikim te mbare?! Larg qofte!

Kur i afrohem politikes (e me shume anasjelltas), eshte e sigurt qe pas takimit do te me mungoje dicka nga xhepi.

Une po flej me kominoshe qe te mos humb shume kohe neser. smiley

Naten!

 

Ne fakt opozita e krujti vet kete rradhe. Ka muaj qe nuk i pusho goja, apliko te BEu, apliko ...

Bo vaki Sales as i shkote nder men kjo mesele.

Mbai mer sekret aplikimet, sic mba programet. Ka ardh dite e keqe, ta merr tjetri aplikimin prej goje, ta merr.

Se mos i thu te aplikoje te G20-tci.

tema kryesore e diskutimit duhet te jete perreth te famshmes, te dhunuares, te harruares "Cilesi e jetes".

Bingooooo! Po mu s'po m'besohet sa bageti kokan bo Shqipecat e literalisht hajn bar.

evro0pa nuk ka hallin se eshte koha tani apo neser por ajo don prova per zhjedhje te drejta dhe pastaj ne duhet te shohim te miren tone dhe e dyta boll u ankuat se qeveria ben si thone nderkombetaret dhe tani ju duket e padrejte se qeveria sheh interesin e shqiptareve .. njerez me dy fytyra

Se cfare perfaqeson Sala per njecike karrike, i vuri VULEN viti 97. Akoma doni te vertetohet qe ky eshte gati te beje cfaredo marifeti vetem e vetem per PUSHTET PERSONAL ? Kjo eshte pika personale e kerkeses . Do ti shtoj dhe dicka private , nga ish ambasadori i UNCHR ..... " Qe eshte i peshtire sa s'ka njesi ta mase , kjo s'diskutohet. Qe eshte Lypsar i kategorise maximo edhe kjo s'diskutohet. Por te jeni te bindur , ne se keni arritur ndonje gje deri tani e keni nga ky. Te gjithe jane gati ti JAPIN me kusht mos ta kene neper kembe se nuk e durojne DOT" smiley A eshte e mire kjo per ne? Le te urojme me kete rast qe edhe Aplikimi te pranohet dhe te shikojme perpara. Po qe per fushate ....LUFTE nga te gjitha anet , kush te turbulloje me shume mendje le te marre me shume VOTA . As e majta as e Djathta s'kane ndonje peshe ne perparimin REAL te MEMEDHEMBJES . Ata jane kaloresit qe do na hypin ne qafe per cdo kater vjet dhe rrjepsit e lekureve . Ishalla pacin mamuze dhe dore me  te lehte per keto vite qe vijne! smiley

Pyetje e pergjithshme. Ne cfare situate ekonomike, politike, sociale kujtoni se ishin Bullgaria, Rumania kur aplikuan kerkesen? Kujtoni se ishin ne nje situate me te mire se sa jemi ne sot?

Ka njeri me u ul gjunje me gjunje me popllin ene me na dhone dum si eshte muhabeti evropes.Po u futem marun hallet tona ,apo thejsht qe do na lejohet me dal  pa viza ene me shku  ku me dash

Po sikur te na liberalizojn vetem vizat  ene te rrijm jasht evropit, a eshte keq?? amon  me na dhone njeri  dum , ka mundsi?

Ne  emigranten ka  kaloi jeta neper rradha dokumentesh aty e kena hallin  sa per evrope edhe euro gjithan qahen kto evropian,  pervec rumunve bullgarve

Dooks,

1) Liberalizimi i vizave do te thote qe do te pakesohen kushtet per te marre nje vize dhe do te lehtesohet marrja e nje vize. Teorikisht Shqiperia eshte tashme ne kete faze.

2) Heqja e vizave eshte hedhur si ide per nga fillimi i 2010-es. Pavaresisht deshires se mire qe mund te ekzistoje ne kete drejtim nga disa shtete antare, ambasadori i Komisionit Europian ne Shqiperi u shpreh para ca kohesh ne nje interviste per Korrierin se:

A technical mission composed of practitioners from the Member States just left Albania after having analysed progress in the key areas of document security; migration, border management and asylum; and law enforcement, organised crime and corruption. The experts will draw up a report and transmit their findings to the European Commission, which will then come forward with a proposal for visa free travel for those countries that meet previously defined benchmarks.
Due to the focus on the ID cards, Albania has not yet really started large-scale production and distribution of biometric passports, so some more time will be required in this area.

Kjo e le teknikisht lojen te hapur por s'mund te percaktohet se deri kur.

3) Sa per aplikimin, Komisioneri per Zgjerimin dhe Presidenca Ceke kishin deklaruar para se te cohej aplikimi qe ishte mire te shtyhej deri pas zgjedhjeve mqns zgjedhjet e drejta jane sipas tyre kusht themelor. Duke qene se aplikimi u be dje, atehere s'eshte cudi qe pergjigja e Komisionit te mos vije deri pasi te mbarojne zgjedhjet dhe te shihet si ka ecur procesi (dmth deri ne 2 muaj pas qershorit). Kjo ne vetvete s'eshte ndonje vonese e padegjuar, Mali i Zi e dorezoi kerkesen e vet me 15 dhjetor dhe e mori pergjigjen e pare me 23 prill. Pergjigjen e dyte parashikohet ta marri gjate 2010-es.

Hunter: Romania 22 million + Bulgaria 7,5 million = 30 milion po thona.

E ardhuna mesatare per njeri ne Roumanie ne fund te 2008 (dmth mas hymjes ne Europe) = 350 € : dmth per faqe te zeze per nji shtet qe asht tashma n'Europe qysh prej 1-01-2007. Se s'po flas per Bullgarin si asht n'uj te pafund...

Ateher, nga ana gjéo-politike, ça çojne pesh ne Europe 3,2 milion shqiptar ? Ku ja ndin Europes per ne, me fal ?!! Europa asht gati 500 milion (ekzaktsisht 494 milion njerez!) .

Ke me fut ata n'Europe, Rusin a ??!! 150 milion njerez qe jan tuj dek unit ? (Jo se kur thot autorja s'ka ken permen emni i Shqipnis, me merr gazi, se kush ka me hi para Kroacis e ne ? Turkin s'e fusin (80 milion!!!); Ateher kush ka me hi ??

A njihni ju shtete qe ndryshojn adres, se un nuk njoh... E pra, qe Shqipnia ka nji situat gjeografike shum ma interesante per Europen se shum shtete te Europes (Roumani, Bulgari, etj, tana vendet e Europes qendrore) kjo s'ka diskutim.

Pa harru se baba i Sarkozys, e ka emnin Pal (lol)..

Shkrim i mire Bogdani.

Nese e lexon peshkun mos u habit me kete shkalle injorance te kulluar.

Duke mos njohur procesin nuk arrijne te kuptojne nje shkrim te kesaj natyre. Bile sic e shikon  nje aplikim qe ka karakter ne te shumtin e vet teknik e ngatarojne e bejne lemsh.

Ja pse une ta kuptoj "agresivitetin" ne analizen tend dhe te mendosh se si percilet ky argument ne popull. Nga njera ana nuk eshte se ndryshon shume perceptimi ne milet ndare nga ngjyrat  nga ku i shumices se peshqve, ndaj ne disa raste duhet ndjek strategjia e tregimit te perrallave ilustrative qe gjerat te jene me te kuptueshme. Kjo eshte  vertet shume keq kur e mendon ne fakt, por nejse le t`i themi gjerat se mire na bejne ne fund te fundit.

Mos harro qe pipelli ( edhe ne peshk gjithashtu ) kerkon t`i marre gjerat me mend dhe nuk e merr mundimin te lexoje ndonje gje per keto para se te flase. Por edhe kete duhet ta mirkuptosh se ne kushte anonimiteti flitet.

Lexoja para disa kohesh nje material mbi strategjine e edukimin per vendet e varfera dhe ndesha nje material per edukimin per MSA-ne ( Shqiperi ). Identik spjegim me kartona si ne perralat me femije. Na dine se kush jemi dhe cer problemesh kemi me te kuptuarit te gjerave, nderkohe qe perceptimi lidhet me emrat e pervecem. Qeveriu e njeh mire popullin e vet.

Mos prit me shume e kam fjalen.

Pese yje per analizen dhe terheqjen e vemendjes qe gjithsesi me dhimbje e them bie ne vesh te shurdhet kur flasim per votuesit . Me vjen mire qe shikon si domosdoshmeri nevojen qe njerezit duhet te lexojne ndaj dhe per kete 5 yje.

 

"Kur degjova ne lajme deklarimin e kryeministrit Berisha per statusin e vendit kandidat per ne BE,nuk po u besoja syve dhe vesheve."

Z Gazetare e shekullit!

N.q se ti nuk u beson syve dhe vesheve tuaj per kete eviniment te rendesishem  75 perqind e shqipetareve nuk i besojne gazetes Shekulli,

si dhe motrave te saje G Shqipetare,Shqip, News24 qe me artikujt e tyre

mashtrues jane munduar vetem me ulur dinjitetin e shqipetareve ne bote.

Kur S Berisha priste ne Tirane persidentin Bush gazetat mashtonin se i vjedhen oren Bushit .Nuk del kjo faqe interneti me shkruar mashtrimet e ketyre lloj gazetash.

Z Gazetare e shekullit!

N.q se ti nuk u beson syve dhe vesheve tuaj per kete eviniment te rendesishem  75 perqind e shqipetareve nuk i besojne gazetes Shekulli,

Mirela Bogdani, (o i mencur),nuk eshte gazetare!

...75% e shqiptareve sipas teje nuk e besojne, ..por te pakten e lexojne 75%,.dhe nuk eshte keq kjo shifer qe dhe!

Mat, po pse futesh ne statistika imagjinare,"sa i besojne dhe sa jo"?.. po sa ngjan me ate Lidershipin tend,illin polar "qe ndricon" rrugen e shqiperise !

 

Une nuk merem shum me profesionet ,kjo nuk ka shume rendesi.Lexoj ate qe shkruajne,dhe vlersoj nivelin e shkrimit.Ne nje kohe qe lideret kryesor te shteteve anetare te BE,vleresojne pozitivisht kete aplikim duke u mbeshtetur

ne ecurine poztive te qeveise Berisha mos besimi ose habia e Mirela Bogdanit

tregon nivelin e ulet ose egon e saje te semure genej-genjej se dicka do mbetet e vertete.Vleresimet poztive te qeverise   Berisha ,nuk jane vleresimet e mia personale ,sepse nuk jam analist( besoj as ti),por keto vlersime vijne nga lideret nderkombetar  duke filluar nga ish presidenti Bush,qe eshte i pari persident amerikan qe viziton shqiperine qe ishte z Berisha qe e priti.O Artian Berisha nuk eshte Lidershipi im une nuk jam anetar i PD-se dhe i asnje partie,Berisha eshte kryeministri i vendit tim,

dhe ndjejhem krenar kur bota demokratike e vleresojne per ate qe ka bere,

dot ndjehem krenar per cdo kryeminister qofte i majte ose i djathe qe do te perfajqesoje denjeshit vendim tim.Do te urrej perjetesisht cdo njeri qe do te ule dinjitetin e vendit tim ne bote ,duke dale nudo me gjethe fiku neper vende ku shkojne ata tipa qe nuk kane asnje ndjenje njerezore.

Tani po te pyes ty personalisht a e besove lajmin e News24 qe shqipetaret i vjedhen oren Bushit? 

 

Mat, me kete qe thua ti :

Do te urrej perjetesisht cdo njeri qe do te ule dinjitetin e vendit tim ne bote

..jam dakort,por duhet te kuptosh mire se cfare eshte dinjiteti ne pergjithsi!

ai lloje dinjiteti qe thua ti,gjithe diten,per gjethen e fikut,nuk eshte gje,sepse eshte e fryre, ai nuk doli ne qytet me gjethe fiku,doli ne vendin e duhur,dhe ai vend ishte i ligjshem dhe i pershtatshem per te gjithe edhe per Saliun.Kjo eshte nje ceshtje botkuptimi personal,privat dhe jo publik,i personit qe e ka bere nje gje te tille...nejse nuk kom kohe se jam ne pune tani ,por mere me thelle kete punen e dinitetit,se cfare eshte diniteti ne te vertete!

Drita e llampes mund te jete 100 w, apo 25 w ne fund te fundit bejne drite te dyja.

Por kur llampa eshte e djegur s'ka drite, merre e hudhe.

Paciperia e mashtrimi, kete nuk e kuptojne shume vete, perfshin edhe kryeministrin çek.

Sipas rregullave te BE, pasi ke arritur nenshkrimin e MSA te plote, nuk ka perkufizim kohor se kur mund te behet kerkesa per aplikim.

Sa me e shpejte te jete kerkesa, aq me impenjative behet jeta politike e shoqerore e vendit.

Ne qofte deri me sot, çdo keshille o kritike e BE-s kishte krah ndihmes , pas aplikimit behet e "detyrueshme" ne pasqyrimin e kerkeses.

Cilido Shqiptar, po e perseris SHQIPTAR, eshte shume me i kenaqur me kete kerkese, se me deklarartat e Nanos , Shqiperia hyne ne BE 2017.

Se mund te urrehet vendi yt, ne kete fare mase, eshte i paimagjinueshm "pse", vetem nje psikiater mundet ta dije"pse-ne" .

Berisha shpesh here eshte shfaqur si nje Don Kishot me kokekrisjen e tij, por kesaj radhe bravo i qofte! Bravo i qofte se ngelem duke pritur e duke u ndalur perpara pengesave te lloj politikaneve te huaj, qe na hallakasin me deklaratatat e tyre gjoja ne interes te vendit tone.

Mundet qe koha e paraqitjes se kerkeses te bjere ere fushate, por fundja, c'na plasi ne?! Rendesi ka qe dikush ta beje dhe kete s'kane kush ta beje pervec politikaneve shqiptare, te majte apo te djathte.  Ne kemi nje synim, te hapen dyert per ne dhe ja me ne fund e kemi guximin ta kerkojme kete hapur! Gjate kohes qe kerkesa jone "shqyrtohe", sepse BE-ja do na e sjelle ne maje te hundes derisa te na pranoje duke na vene kushedi cfare kushtet, vendi perparon gradualisht me ate rritjen modeste ekonomike 3-4% ne vit, qe gjithsesi eshte rritje.

 

Ja Mirela nje shembull te asaj qe sapo thashe me siper. Ja si komenton Lumidrin.

Ai :

Sipas rregullave te BE, pasi ke arritur nenshkrimin e MSA te plote, nuk ka perkufizim kohor se kur mund te behet kerkesa per aplikim.

Ti :

Arsyet per kete sipas qeverise shqiptare ishin: finalizimi i procesit te MSA-se, kryerja shume e sukseshme e reformave, si dhe kerkesa per aplikim e Malit te Zi (pa pritur te mbaronte ratifikimin e MSA-se).

Dmth cer pret xhan ? E thene qe ne paragraf te pare. Ja provo dhe veri emer pastaj.

Veshtire ne te kuptuar, veshtire ne te lexuar a nuk eshte nje fjale shqip qe i mbledh te dyja keto bashke ?

Cope mishi me dy sy nuk eshte eikujvalent me idiot* ? smiley

* Idiot jo ne kuptimin qe i jep Kodra ketij termi se ka tjeter qasje ai . smiley

 E di si o kjo pun,si puna e katnarit.

Vesh atlete te bardha,nje pal xhinse te mira,nje bluze te verdhe,pak floket me llak,perpjete..dhe i xhym ne qytet!..jom qytetar gerthet dhe nrefet!

Por sa te bie ne nje rreth shoqeror ne qytet  dhe fillon komunikimin,me xheste,dhe me nje fjalor qe stonon,nuk shkon fare,i del boja shpejt.. dhe kuptohe se i duhen nja dy breza te vije atje ku duhet.

Keshtu eshte edhe me pergatitjen Shqiperise per ne BE,Shqiperia me nje kryeminister si ki i ini,eshte e pa pregatitur,me kyt njeri, shqiperia ka humbur kohe dhe do te humb kohe,jashte dhe panvarsisht nga deshira e mire.

Nuk te thone kot te tjeret, pergatitu! ..me zor do me hy ti si katnar e?...

Shikou njehere ne pasqyre,ne shtepine tende,ne rruge,ne dyqan,ne zyra,ne pune,ne qytet dhe ne fshat,ne veri dhe ne jug,ne lindje dhe ne perendim.

Nuk eshte e veshtire,te zbulosh"mjerimin e papregatitjes per ne europ"!!

Pergatitu o katnar,kohen e ke patur ,c`ke bere?vetem shere,dhe 97 ke prodhuar or katnar i mjere, qe ste mbushet mendja..shiko tenjen qe ke brenda.

 

http://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ

 

 

Koth, djali.

Jam shume i kenaqur kur nje ijnorant si puna jote me lavderon.

Shko lexo statusin e Malit te Zi ne raport me BE, ateher merru me te tjeret.

Laju, thelloju, pastaj ulu e shkruaj.

 

 Mire , mire. smiley

Do lexoj statusin e Malit te zi , por qe une nuk e kthej ate fjalen qe te thashe, lahem apo rri pa lare. smiley

Hajd mos u merzit se nuk te njeh kush ketu me emer mbiemer ! smiley

 

 

(1/3) Tash m'falni se po ju baj nji koment te gjat, qe mund t'ju lodhin pak : analiz e artikullit :

> >

(...) trojka e BE-se (...) theksoi qe nuk eshte momenti i duhur qe Shqiperia te aplikoje dhe kjo per dy arsye: se pari BE-ja ka problemet e veta dhe se dyti duhet pritur deri ne perfundim te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi.">>

> >

Pra arsyet : >>

- BE ka "problemet e veta", dmth se shqiptaret duhet me jetu me problemet e BE-se, pa ken ne BE, apo jo ? Pra ti Shqipni, mbaj peshen e problemeve te BE-se, sepse at krizen financiare e ke shkaktu ti dhe jo BE-ja... ata s'kan faj, fajin e ke ti ...>>

> >

- me prit zgjedhjet = ky asht motivi politik i tan ktij artikulli, qe thuhet e ster-thuhet, perseritet e ster-perseritet me dhjetra her, dmth se AUTORJA ASHT E MAJTE : pra ky argument s'vlen ma shum se lufta per pushtet e njenes pale mbi tjetren dhe s'ka te bajn aspak me arsye objektive.>>

> >

> >

(..) Rehn, tha qe Shqiperia duhet te perqendroje vemendjen dhe energjite ne kryerjen sa me mire te zgjedhjeve sipas standarteve nderkombetare, “ky duhet te jete prioriteti juaj dhe jo te harxhoni energji dhe kohe me aplikimin” – tha ai.">>

> >

- si mund t'i thohet nji shtetit : "mos harxho koh me fol me ne, por fol me vedi" ?? Por ama, nqse ti ban ndoj gabim ne fushat elektorale (se na, s'kena ba mashtrime kurr ndojher...), na jena aty per me t'a qit faqen e zeze : pra puna jote asht e jona, po puna jon, s'asht e jotja....>>

> >

> >

(...) Rehn perseri tha “vendet duhet te aplikojne kur te jene gati (dmth kur te kene kryer sic duhet reformat), jo si nje akt politik”. ">>

> >

- dmth se Rehn na thot "kur te jeni ju siç jena na, pra kur te bani ju ato reformat qe na i kena ba gjat 70 vjetesh demokraci e paqe, hajdeni e aplikoni ...>>

> >

- "e jo si nje akt politik" = "e meqe nuk jeni ma te zot se sa na, tapo ju duhen edhe nja 50 vjet, pra hajdeni mas 50 vjetesh ... dhe lejeni autoren me fitu zgjedhjet, ju lutem shum!!! Se sa ma pak te ecni ju perpara, sa ma shum te griheni ju njeni me tjetrin, sa ma shum te regresoni ju, aq ma mir asht per ne, se kena nji problem ma pak ! Edhe vazhdojm me ju sha, siç ju kena sha gjithmon, dhe maroi ajo pun!"

(2/3)

 

Te faktoret e jashtem shkurt do te permendja: (...) ku qofte qeverite e vendeve anetare te BE-(...) nuk jane aq suportiv dhe entuziast per futjen ne nje te ardhme te afert te vendeve aplikante (ato te Ballkanit Perendimor dhe Turqise), pasojat negative qe erdhen nga pranimi i parakohshem dhe i pamerituar i Bullgarise dhe Rumanise (...)">>

> >- argument komplet fallco : Turkia nuk do te hyjn jo sepse ka hy Bullgaria apo Rumania, por sepse Europa me kultur te "kshten" nuk don 80 milion musliman ne der te saj (t'me falin muslimanet shqiptare!) : per ma teper, Turkia nuk do te hyjn ne Europe sepse Turkia nuk asht n'Europe por n'AZI, dhe Europa nuk don, me i pas kufijt ne AZI me Iranin e me Irakun !!!! kyt autorja do t'a din ma se mire!!!>>

- Shqipnia nuk mund te krahasohet as gjeografikisht, as historikisht, as politikisht, as si rrac, as si popullsi me Turkin ! Nuk mundem ma me i ndi kto "europian" te neveritshem qe krahasojn Shqipnin me Turkin, armikun e saj historik numer 1 : pra nqse autores i ka mbet ne vena pak gjak shqiptarit nuk mund t'a thojn kte, por duhet te luftojn qe shtetet e huaja, te mos te bajn nji krahasim te tille, edhe te kundershtojn haptaz ato njerez qe hapin nji propagand te till neper Europ! Kurse, Europes per Bullgarin dhe Rumanin, nuk i ka faj Shqipnia, dhe prap pikpamja e autores ktu asht pro-e huj dhe jo pro-shqiptare.>>

> >

>>

(...) raportet zyrtare te institucioneve te ndryshem nderkombetare (...) tregojne te kunderten, si psh raporti i fundit i Komisionit Europian i nentorit 2008, ai i Departamentit Amerikan te Shtetit, i Ministrise se Jashtme Britanike, Transparency International, Human Rights Watch, etj.">>

> -> kush i pyet kto instanca (perveç ndoshta  po thona, Komisionit Europian) ? Te tjerat s'kan ma vler se me shi kpucet ne diplomacin nderkombtare, mbi te gjitha kur dihet se Amerika dhe Anglia mundohen me ambasadoret e tyne me orientu politiken shqiptare (me e vendos ata se kush me fitu zgjedhjet ne Shqipni) gja e papame ne asnji shtet demokratik : cilit ambasador te nji shtetit te huj ja mban me hy e me dhan opinione e orientime apo me pas ne dor politiken e vendit ky asht mik e ka nji cop territor 300 m2, ne te cilin, mundsisht, duhet me ndej shum urte ? Ata ambasadorve e Ministrive te Jashtme kan lujt pak si shum teater me Shqipnin ... por autorja thot "le te vazhdojn me lujt, sepse e verteta shqiptare asht te pikpamjet e tyne perderisa mu mund te me lejojn me fitu zgjedhjet"... pra, gjithmon autorja "pro-shqiptare"...>>

> >

Nje raport i The Economist ne janar 2009 e konsideroi Shqiperine nje “hybrid democracy”, pra nje system ndermjet democracise dhe totalitarizmit.">>

> >- pash Zotin, kush e pyt gazeten "The Economist" e gazetart e saj me 2-3 vjet shkoll mas gjimnazit??? A ja ndin Anglis, me than nji gazete e nji vendit tjeter (apo gazeta "Shekulli"...), se Anglia ka kyt apo at problem ??? Kjo asht qesharake : ose autorja s'ka ma kapacitet, ose thot me vedi "shqiptaret jan te trashe"..>>

> >

>>

I vetmi rast qe te vjen nder mend eshte Franca gjate vizites se fundit te kryeministrit atje, por kjo u mor vesh pse u tregua aq bujare, pasi kish interesin e shitjes se helikoptereve.">>

 

- aty me del Zoj : helikopterra, e jo helikpterra, autorja harron se kur thot Franca "PO", tana shtetet thojn "MIRE". Me than Franca "JO" tana shtetet thojn prap "MIRE"...

(3/3)

Pra pse behet e gjithe kjo, pse kjo kokefortesi dhe persistence ne paraqitjen e kerkeses brenda qershorit, qe arrin deri ne kundershtime ndaj keshillave e sugjerimeve te BE-se?">>

>>

- ateher, kshillat e sugjerimet e BE-se nuk kan aspak te bajn me nji qendrim pozitiv apo konstruktiv (m'falni per termin e huj) ndaj Shqipnis, ata kan thjesht PUNEN E TYNE... Pra ktu loja asht thjesht BJERI VEDIT MRAPA, se perndryshe S'TA VAR KUSH..>>

> >

Ne menyre qe aplikimi per status te shfrytezohet si nje slogan gjate fushates zgjedhore qe sapo ka nisur.">>

>- >prap problemi i autores, dhe konkluzioni i fundit i saj asht "Po me vjen inat me dek se aplikoj PD dhe se po fiton zgjedhjet PD! Por s'po di se si me ju a justifiku kyt inatin tem! E ja u qava b... (me falni per shprehjen) me dy flet arsyetime boshe te Derrkucit Cufo, qe ju, meqe jeni te trash, mos t'a kuptoni se ku asht qellimi jem ! Dhe se per dy pare, un s'jam aspak shqiptare kur bahet fjal me ec Shqipnia perpara, por bahem fill shqiptare ba me mujt se fitoj zgjedhjet">>

> >

Perderisa po insistohet nga BE-se qe s’jeni gati, nuk do ishte per tu cuditur qe pergjigja per statusin mund te vije dhe negative (gje qe nuk ka ndodhur me asnje vend perpara ne historine e BE-se, pervecse rastit te Turqise ne 1997).">>

>- >Ktu do te jena : kur ka than Franca "PO" s'ka asnji shans qe pergjigjia te vijn negative : kaq gja e kuptojn edhe ata qe s'bajn politik por qe lexojn gazeta nen hije te plepit !! Duke mos besu se autorja asht kaq naive, me mbetet prap me besu se asht tuj u tall me shqiptaret!

Vik,

Faleminderit per shkrimet e gjata. Fale tyre e kuptova qe s'eshte Shqiperia qe po kerkon te futet ne BE, eshte BE qe po kerkon te futet ne Shqiperi. Dashte Shqiperia, dhe Franca, i fusim qe mos ti leme te vuajne krizen ne vetmine e tyre smiley

Mqns me ndricove per kete ceshtje po shpresoj qe te me ndricosh edhe per dy te tjera:

1) Vura re qe e quajte autoren "te majte". Jam kurioz te di nese ka qene antare e ndonje partie me pare, dhe nese po, ciles?

2) A do te kandidoje ne zgjedhjet e qershorit, dhe nese po, ne listen e ciles parti?

Bej sevap e me ndrico se aty ne France ju i dini keto gjera me mire se ne gjynahqaret e tjere smiley

Shkurt hesapi, autorja don t'ju hyjn ne qejf miqve te vet te Huj me kyt artikull me kritika ndaj Shqipnis..., ne menyre qe ata t'a marrin me sy te mir autoren - qe ja u kjau hallin.. - per me i dhan ndoj avantazh politik !

Kaq ky artikull.

Ll,

pseudo intelektualet e majte apo te djathte nuk jan ata qe prezantohen neper zgjedhje politike domosdo : jan thjesht shoket e shoqet a atyne qe prezantohen... Dhe dihet se kur shoku apo shoqja jeme vjen ne pushtet, un kam avantazhe karrieret mase t'sigurta (kjo ndodh ne te gjitha vendet e botes), sidomos kur e kam ndimu me arrdh ne pushtet. Dmth autorja s'ka nevoj me u prezantu ne zgjedhje, se prezantohen miqte e saj qe jan kunder Berishes. Un analizova shkrimin, jo autoren. Autoren nuk e njoh; dhe aq ma mire, se kjo gja me lejon me ken ma objektive dhe ma e lire ne pikpamjet e mia.

Vik,

I shtrova pyetjet e mesiperme bazuar mbi faktin qe e kishe cilesuar autoren si te "majte" nisur nga nje shkrim i saj qe binte ndesh me bindjet e tua te vetdeklaruara te djathta. Kjo mu duk krejtesisht kodra pas bregut por thashe se mos si "gjindje e qyteterume" andej nga Franca do dije ndonje gje me teper se c'dime ne kendej. Natyrisht qe cilesimi jot eshte po aq i gabuar sa edhe pjesa tjeter e pergjigjeve te tua.

Gjithe te mirat,

Ll.

Ne pergjithsi, mu me pelqejn shum "gabimet", sepse mbi to asht ndertu njerezimi. Por, me pelqejn mbi te gjitha gabimet e te tjereve, sidomos kur e kan prejmend gabim.

Tana t'mirat.

Vik, shiko si eshte puna, autorja eshte anetare e Partise Konservatore ne Ingliterre, teorikisht i perket krahut te djathte politik, dmth. si anetaret e partise se Sarkozy, por praktikisht ne Shqiperi eshte kunder krahut te djathte politik, eshte me keq se te majtet. Edhe pse Berisha jo me larg se sot merr mbeshtetjen e 16 kryeministrave te djathte ne Kongresin e Partive Popullore Europiane.

Ashtu pra, falemnders! Ky artikull ban buj, kaq shum duket komplet kunder Berishes! Pa pas nevoj me ken as majtas as djathtas, qellimi asht krejt i kuptushem. Por ajo qe s'mrrij me kuptu, asht se si nji njeri qe i thot vetes shqiptar, mbrrin me i ba dam Shqipnis (kritikat jan te mira, por kurr denigrimi..) pse nuk i pelqen atij/asaj kryeministri ? Si mund t'thohet "t'shkojn ne djall tan Shqipnia, se s'me pelqen Sali Berisha" ???? Jo, çdo dite e ma teper, i zbulojm disa shqiptare... 

Mirela Bogdani,vertete eshte nje antare e thjeshte e partise konservatore,por kjo nuk do te thote se ajo nuk mund te kete nje opinion kunder te djathteve ,Berishes,dhe me kete raste te quhet "e ekstremit te majte"!!!!!

Jo mor djale ,e ke gabim!!!

kjo nuk do te thote se ajo nuk mund te kete nje opinion kunder te djathteve ,Berishes,dhe me kete raste te quhet "e ekstremit te majte"!!!!!

Ok, le ta marrim per baze, por diçka asht teper e kjart :

- autorja asht kunder Shqipnis,

- autorja asht kunder Berishes,

- autorja kerkon, nepermejt spekullimit mbi Shqipnin, t'ju bajn qejfin te Hujve, per me pas nji avantazh. 

Ateher na thoni, simas mendimit tuj, se ça ju duket se asht.

Ok, le ta marrim per baze, por diçka asht teper e kjart :

- autorja asht kunder Shqipnis,

Jo, askund ne shkrim s'del kjo. Keq-leximet personale jane pergjegjesi e lexuesit smiley

- autorja asht kunder Berishes,

Jo, autorja eshte kunder nxitimit te treguar nga Qeveria Berisha.

- autorja kerkon, nepermejt spekullimit mbi Shqipnin, t'ju bajn qejfin te Hujve, per me pas nji avantazh.

Jo, prape futje kot. Shiko piken me siper per pergjegjesine personale te lexuesve ne raste keq-leximi.

Nder tana komentet qe ju bani, ju mjafton me afirmu tezat tuja pa asnji spjegim, prov as komentim, dhe, mundsisht ju i a lejoni vetes me u kerku llogari te tjereve, ateher qe askush s'ju kerkoi llogari ju.

Shprehjet "ja fute kot", "e ke gabim", "s'je ne pike", "s'je ne thelb", e m'the e t'thash, pa asnji argumentim mrapa, s'kan ma vler sesa deklarata e personit qe i thot.

Pra duhet me i dhan vedit pak ma teper se kaq, kur keni deshire me kundershtu dike.

Vik,

S'eshte faji im se arrij ti shpreh shkurtimisht pikpamjet e mia smiley

Edhe njehere: 

1) Askund ne shkrim nuk del qe autorja eshte kunder Shqiperise.

2) Autorja s'eshte kunder "Berishes". Eshte kunder nxitimit. Besoj se mund ta ndash veprimin nga vepruesi apo jo?

3) Pika 3 eshte spekullim nga ana jote dhe s'ka nevoje per shtjellim te gjere. Ti ke hedhur nje hipoteze te pambeshtetur ne fakte (perfitimi i pritshem i autores etj).

 

Sa per pyetjet e mia, une s'kerkoj llogari, thjesht perpiqem te kuptoj pse njerezit shkruajne budallalleqe gjate diskutimeve. Pyetje-pergjigjet me ndihmojne ta kuptoj kete.

 

 

1 - "(...) trojka e BE-se (...) theksoi qe nuk eshte momenti i duhur qe Shqiperia te aplikoje dhe kjo per dy arsye: se pari BE-ja ka problemet e veta dhe se dyti duhet pritur deri ne perfundim te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi." : BE ka problemet e veta, thot nji shqiptare ????

2 - vetem titulli "Aplikimi ne BE, pacipëri dhe mashtrim" nuk asht kunder Berishes ????

3 - nji qind rreshta deklarata mbi pikpamjet e te hujve, gjithmon te hujve, dhe prap te hujve, deri te gazetat e huja mbare ?

A ta baj edhe un nji artikull qe ju te lexoni se ça shkrujn gazetat e huja mbi Shqipnin ? A e dini ju kush u jep informacione te hujve ? Kush asht mrapa tyne ?

Shum gjynah qe nji tip kaq inteligjent sa ju perpiqet me kuptu pse-ne e budallalleqeve e te tjereve. Nuk duhet me shku vedin dam. Kujtova se keni ndoj ide personale, apo ndoj mendim personal ndaj ndoj artikulli, nuk e dita se jeni ktu me u marr me budallalleqet te tjereve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).