Anëtarët e BE duan liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor deri në 2010

Tetë vende të BE i kanë kërkuar Komisionit Evropian (KE) të marrë hapa të shpejtë drejt heqjes së kërkesave për vizë për vendet e Ballkanit Perëndimor, raportuan mediat serbe e maqedonase të enjten (9 prill).

"Ne besojmë se vendimi thelbësor mbi heqjen e regjimit të vizave duhet të merret pa vonesë, sapo vendet të përmbushin kriteret e vëna," thanë në një letër në 4 prill, ministrat e jashtëm të Estonisë, Hungarisë, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. KE hapi vitin e kaluar bisedimet e lehtësimit të vizave me Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën (BiH), Maqedoninë dhe Serbinë.

"Plani udhëzues" i kërkesave për secilin vend mbulon katër sërë çështjes: sigurinë e dokumenteve; migrimin e paligjshëm, përfshirë ripranimin, rendin publik dhe sigurinë; dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat bazë.

"Është arritur përparim në të katër blloqet e identifikuar në planet udhëzuese," citon agjensia maqedonase e lajmeve të thoshin tetë ministrat në letrën e tyre. "Reforma të mëdha janë nisur në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë."

Letra, dërguar nën presidentit të KE Zhak Barrot, komisioneri të zgjerimit të BE Olli Rehn dhe presidencës çeke të BE i kërkonte gjithashtu Komisionit të finalizonte raportet mbi përparimin e vendeve përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor. Në rast të një vlerësimi pozitiv, thoshin tetë ministrat, Brukseli duhet të rekomandonte pa vonesë heqjen e regjimit të vizave për vendet që kanë përmbushur kriteret për këtë.

Vlerësimi final që kërkon miratimin nga një shumicë e kualifikuar e vendeve anëtare të BE për të hyrë në fuqi, do të merret në nëntor. Në qoftë se shfuqizimi kalon, shtetasit e vendeve të interesuara do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza në çdo vend të BE duke filluar nga 2010.

Duke përshëndetur masën e tetë ministrave të jashtëm , nënkryeministri maqedonas Ivica Boçevski tha të enjten se shtetasit e vendit të tij po paguajnë 5 milion euro në vit mesatarisht për vizat e BE. Ai vuri në dukje gjithashtu se 70% e të rinjve të vendit nuk kanë vizituar kurrë ndonjë vend të BE ndërsa prindërit e tyre udhëtonin lirisht anembanë Evropës në epokën jugosllave.

Regjimi i vizave futur për vendet e Ballkanit Perëndimor nja 15 vjet më parë nuk arriti asgjë përveç se ndihmoi "autokratët e vegjël të Ballkanit" të mbeteshin në fuqi për më shumë se një dekadë, tha Boçevski.

Ai theksoi se periudha kishte qenë një "dekadë e humbur" për këto vende.

Liberalizimi i vizave do të krijojë mundësi të reja për udhëtim dhe bashkëpunim biznesi me partnerët evropianë, parashikoi Boçevski. Për më tepër, ai do të mundësojë të gjithë shtetasit e Maqedonisë "të hapen ndaj ndikimit të BE gjë që do të rezultojë në një transformim fondamental të...shoqërisë," shtoi Boçevski.

11 Komente

do e lejne dynjane pa punu keta

 

 

Regjimi i vizave futur për vendet e Ballkanit Perëndimor nja 15 vjet më parë nuk arriti asgjë përveç se ndihmoi "autokratët e vegjël të Ballkanit" të mbeteshin në fuqi për më shumë se një dekadë, tha Boçevski.

 

E pasakte, por e bukur smiley

99 % e sigurt se vizat hiqen vitin tjeter, kete e paralajmeroi Fratini qe para 1 viti

S'ka me kuptim pse te bllokohet dhenia e liberalizimit te vizave per Shqiperine, kur kushtet e BE-se jane perbushur dhe po permbushen :

1- Trafiku i Droges (heroines) dhe i qenieve njerezore eshte afer 0

2- Trafiku klandestin eshte reduktuar ne ekstrem

3- Dokumentat e standarteve te larta qe kerkoi BE, po shperndahen (Leternjoftime dhe Pasaporta Biometrike)

Dy gjera ketu:

E para kerkesa ka ardhur nga Ministrite e Estonisë, Hungarisë, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Hiq Italine, te gjithe jane te zgjerimit te 10shes se fundit. E thene ndryshe, neqoftese votimi do te behet me shumice te kualifikuar (vote shteti + popullesie) atehere pesha e ketyre shteteve eshte krahasimisht e vogel me interesat e Gjermanise e Frances.

E dyta, heqja e vizave nuk do te thote qe ne perfitojme nga e drejta e mobilitetit te punetoreve qe nenkupton fare thjeshte se nese nje shqiptar do te qendroje per te punuar dhe per me shume se nje periudhe te caktuar ne BE, atehere atij do ti duhet te aplikoje si te gjithe shtetasit ekstakomunitare per leje qendrimi e per asikuracione EU etj etj...

Kot eshte kjo pune si i heqin si nuk i heqin ai qe ka desh me ik ka ik.

Perse ne shqiptaret ( edhe serbet per kete pune) jemi kaq interesuar te hiqen vizat. Ne fakt ne duhet te jemi kunder heqjes se vizave pasi ketu ndalojme hikjen e turrit dhe te fuqise punetore nga shqiperia Duket se nuk duam ta bejme shqiperine si Evropa por duam te shkojme vete drejt evropes.

Toko,nuk iken fuqia punetore kurrkund se nuk lejohet ne BE te punesohesh pa qene anetare i saj.

E dyta Toko eshte se truri i Shqiperise po kthehet tashme pas nje eksperience te gjate neper bote,shembull? Adminet tane te peshkut.

Honig,

Keta qe kane ikur dhe punojne neper Evropi cfare jane, nuk jane fuqi punetore?. Tere ato radhe te gjata para ambasadave per viza perse jane ( apo per turizem) mbase per biznes ( qenka lulezu biznesi ne shqiperi, sa cdo shqiptar do nje vize per biznes ne Evropi)

E dyta. Sa jane kthyer keto dy vjet? Une njoh vetem  Blendin dhe Llukanin sa kane ikur keto dy vjet ? Une vete njoh 7 me te njejtin nivel te Llukanit dhe Bledit. Per mua rezulati 2 hapa para 7 hapa mbrapa

Vallaj po kthehet truri, vallaj nuk po iken fuqia punetore Kush ti tha keto QEVERIU  ha ha ha

Ne kemi keq sa te ikim se pastaj dokumentat behen or ti.

 

Sa per kthimin e trurit, nga europa eshte pak veshtire se cmallen shpesh me te shtepise. 

 Ishallah marrin viza te gjithe, kshu te marrin vesh qe s'kane ku shkojne e ça te bejne, dhe do u duhet te punojne ketu ku jane.

Eh shqiptaret e varfer, nuk e kuptojne se liberalizmi i vizave (qe shpresoj se mund te filloje aty nga 2010) do te jete pak a shume si sistemi qe EU aplikonte me 1992 me çekine, Hungarine dhe Polonine, deri sa keto u futen ne EU. Sistem qe ju jepte te drejte qytetarve te ketyre vendeve te futeshin me vize 3 mujorshe ne perendim, por qe duhet te dilnin pas 3 muajve dhe perseri pas nje harku kohor futeshin prap. Kjo favorizonte shum puntoret sezonale te bujqesise.  Me futjen e Shqiperise ne EU qe une e kam menduar gjithmon aty tek 2013-14-15, athere po nuk ka nevoje te marresh vize ne kufi apo konsullate, sepse futesh pa vize, por te drejtat e punes mvaren pastaj nga secili vend, siç u aplikua me 10 vendet qe u futen si grup, ku disa vende te Shengenit i pranonin si forca pune qytetaret e rinj ndersa disa vende jo, duke ju u lene nje afat 2-3 vjet per kete hapje te metejshme. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).