American Democracy

1.

American Democracy

 

Delja,

rënkoi bark-gërryer,

grahmat e fundit... shuhtaz...

 

Buzë – dridhur, bariu i vogël, i mbylli sytë,

e kokën, mënjanë e ktheu, shpirtlëshuar,

kur ajo, për të  fundit herë, përpëliti këmbët...

peng-mbetur... që shkoi pa u bërë nënë…

 

Qengjin,

një predhë, ia shqeu prej plaçentës, pa mëshirë…

 

Një predhë......e ardhur... prej andej,

nga ku, dikur... vinin dallëndyshet...

një predhë... sipër së cilës shkruhej me bojëra optimiste;

American Democracy...

 

 

2.

 

Krater

 

Qielli u plak,

zogjtë ikën pa përshëndetur...

pemët çelën sythe të ligur, ngjyrë tymi…

e kollitën në ajër, aromë baruti...

 

shkrumbi iu mpik brenda palcës,

si reumatizëm e vjetër, në kockat e pleqve...

 

Qielli u thinj,

u lodh,

u mpak,

 

...u bënë kohë që njerëzit nuk ia drejtojnë vështrimin...

27 Komente

 Ju lutem hiqeni kete foton. Nuk e shoh dot. Eshte shume e dhimbshme. Eshte njesoj si te shohesh nje njeri duke vdekur. 

Te kerkoj ndjese jerusalem per tronditjen, por une dua qe foto te rrije aty...

 

Ajo foto nuk shkon per poezine :American Democracy(Demokraci Amerikane)

Ajo foto kujton masakren e Milloshevicit ndaj kosovareve.

 Per poezite komplimente autorit jane te bukura.

Sepse flo nga shqiperia " e di " demokracine amerikane me mire se vete amerikanet qe jetojne ne amerike. Sepse ai qengj i kujton flos  ritin e talibaneve kur therin vicat ne sy te femijeve si shenje e demokracise talibanjale.

Per mendimin tim fotoja shkon shume me "demokracine amerikane".

Jerusalem,sidomos ty te shkon shume me nickun.

nice poetry!

vetem nje detaj mungon ne foto, qe rrunxa duhej te sih qene me bark te palsur e jo me fyt te prere. edhe une se duroj dot gjakun, edhe pse vij nga familje belgtoresh, pro ajo qe me habitme shume eshte kur ngrihen ca e thone se eshte krim te vrasesh bageti e pastaj...

bravo!

Flo,qenke pacifist e nuk me dukej..Ajo foto eshte crudele...e nuk mund te denigrohet keshtu demokracia amerikane....Ne mos per tjeter ku hani buken ,mos permbysni kupen...E mos filloni afganistan,bagdad e Hanoi.....

Ou, qenkan bere te gjithe vegjetarian ketej?!

A nuk kane dale mode anti-amerikanizmat? Po, anti-anti-amerikanizmat?

Mishi qingjit sidoqofte vazhdon te jete ne mode.

Une e hengra sot per dreke.

Njom-njom!

o shoke,

eshte letersi.

lereni te thote ate qe ndien, ashtu si e ndien, dhe le ta ilustroje me foton qe ja mbush syrin dhe mendjen dhe qe percjell me mire ate qe ka dashur te percjelle.

une i lexova dhe mendoj se jane poezi te denja per tu marre ne konisderate.

 

 o Admina a mund ta hiqni kete foton? Eshte shume mizore. Kini pak respekt per syte. Ta vesh aty per te ilustruar ket vjershen, eshte si te vesh fotografine e nje femije te perdhunuar per te ilustruar Shqiperine ne 1997.

edhe une nje here hyra ta lexoj poezine e nuk erdha me...se ajo fotoja eshte shume siklet.

mbase tingellon e sterndjeshme, po ajo foto eshte vertet e rende.

shihni e beni.

Varet se per cilat sy behet fjale. Syte talibanese apo syte njerzore?

pergjersa autorja e do, e ka marre parasysh riskun,

dmth qe ai qe ka zemer ta lexoje megjithe foto, presupozohet qe do dije ta shijoje dhe pozine .

right flo ?

smiley

 

me vjen mire qe poezia provokoi debat, ky ishte qellimi im.

toko,  nje njeri qe jeton ne Shqiperi  e paska te ndaluar te kete mendimin e vet per demokracine amerikane?!!

Zana, pse e ke veshtire te besosh qe une jam pacifiste? Qe te te sqaroj njecike une ty, une nuk ha "buke amerikane". .. buken e ha ne saje te shpatullave te mia, po edhe sikur te haja, askush nuk do te mundte te me ndalonte te thoja mendimin tim...  e kam te veshtire te mendoj me koken e te tjereve...e te vihem ne rradhe si delet si tek ai shembulli qe solli peshku fluturues... ti i ke te gjitha te drejtat te besosh te kunderten, por meso ta respektosh edhe kendveshtrimin tim...

Jerusalem , aurelie, solla fotone  nje deleje, ne pamundesi (per arsye etike) te sillja foton e nje nene shtatzene me bark te çare...  te gjithe e dime qe shembuj te tille gjenden me bollek ne historine e lavdishme amerikane gjate procesit glorioz te shperndarjes se demokracise nepe bote...

jerusalem u more kaq shume em foton dhe nuk the nje fjale per poezine, si keshtu ?

dhe me duket kaq cudi qe protestokeni kaq shume ndaj fotos se nje deleje te vrare, ne nje kohe kur vjen bajrami iu duket e natyrshme kjo gje!!

mamiamerikan, shiknaks, pf,  e tushe faleminderit...

ky eshte thjesht kendveshtrimi im, artistik, une nuk ju ndaloj te mendoni ndryshe nga une, thjesht ju solla nje ane tjeter te medaljes... 

ndihuni te lire te beni verejtjet tuaja... kjo teme isn't an american democracy, smiley it's a real  one smiley

honig faleminderit... smiley

 jerusalem u more kaq shume em foton dhe nuk the nje fjale per poezine, si keshtu ?

 

Sepse merrem me ate qe me do qejfi. Dhe s'ma kishte fare qejfi vjershen tende. Pune qejfi, asgje personale.

Flo,je agresive e prepotente ne komentet tuaja...Kjo nuk eshte prej poeti ose ajo qe une quaj poet...Kjo eshte arrnautistançe....

Imazhi i poezise eshte me i shokues sesa fotoja, ndaj nuk e kuptoj pse behet gjithe ky diskutim per foton. Nuk eshte e thene qe cdo fotografi duhet te na pelqeje qe te mund ta lejojme, duhet te pranojme qe i sherben qellimit te poezise.  Nuk me duket qe Flo eshte agresive apo prepotente ne shpjegimin e saj, por e vertete. Poezia me pelqeu.

zana, te gjithe ata qe nuk mendojne si ty jane agresive, propotente e te tjera e te tjera... me duket se sqarimi im me lart ishte shume UMILE dhe me teper se miredashes, aq me teper per faktin se te drejtohej ty... po nejse... nuk ia vlen me te sqaru me tej pikerisht per faktin se ti i jep te drejte vetes te flasesh si te duash, ndersa kur dikush te pergjigjet, theksoj (jo me te njejten monedhe ) e quan arrogante...

 

ujk, te falenderoj, kam vendosur nje kafshe ne qender te poezise, per te mberritur tjeterkund...

 

Titulli eshte terheqes dhe shume i madh per trajtimin e vogel qe i eshte bere, megjithese naiviteti i poezive me duket i embel dhe ndoshta nje nga menyrat e vetme per te trajtuar temen kur nuk do t'i futesh politikes.

Edhe fotoja me duket shume e madhe, gje per te cilen autori mund te kishte treguar me teper kujdes (qe te mos pyeste pastaj pse komentoni foton dhe jo poezite). Po me ndihmon sot t'a kuptoj dhe vleresoj pak me mire ritualin e kurbanit. Nje mundesi me shume per ne per te reflektuar mbi meshiren, finalitetin dhe abstinencen.

Jam autore tropizme, jo autor... mos bej tani sikur nuk e di kush jam, gjoja per t'u dukur e paanshme... sa per foton une ne kete blog kam pare ca fotografi te tmershme te viktimave te perplasjeve te fundit izraelo-palesitneze... dhe nuk kam pare te ankoheni kaq shume sa per kete foton e deles...

Edhe nje saktesim tjeter, per komentuesit ca kate me lart...une nuk kam permendur gjekundi as talebane as ndonje kombesi tjeter... sidoqofte, talebane ose jo, per mua jane qenie njerezore... jete qe duhen  respektuar... une nuk paragjykoj askend kur shkruaj... po njelloj poezia e dyte mund t'u kushtohej viktimave te 11 shtatorit, apo atyre te Gerdecit...

Vend i cuditshem kjo Shqiperia, nese kritikon ndonje gje ka lidhje me Ameriken, ke prekur nje tabu, ndersa nese je antishqiptar, behesh kryetar bashkie si Bollano...

 

Dhe meqe jemi tek Amerika dhe therrjet, shikoni c'shkruan Bob Herbert:

This is the American way. Since Sept. 11, 2001, when the country’s attention understandably turned to terrorism, nearly 120,000 Americans have been killed in nonterror homicides, most of them committed with guns. Think about it — 120,000 dead. That’s nearly 25 times the number of Americans killed in Iraq and Afghanistan."

Flo nuk doja te te drejtohesha personalisht per te mos iu futur nje dialogu te pakerkuar (m'u duk mjaft dyshja postim-reagim), prandaj fola me autorin imagjinar, po ti nuk te le. Nga ana tjeter, duhet t'a kisha parashikuar qe menyra ime eshte teresisht e gabuar smiley - pershendetje.

kur i solla ketu keto poezi , isha teper e ndergjegjshme per reagimet... ndaj nuk me cudisin aspak... sidoqofte eshte mire qe here pas here t'i hedhim nje sy edhe asaj anes tjeter te medaljes, e cila shume shpesh na shfaqet "vedo non vedo"

me fal tropizme po postonim ne te njetjen kohe  nuk ta kisha lexuar postimin e fundit... sidoqofte sqarimet nuk qene per ty, por per ca komentues ca kate me lart... nuk i paskesha lexuar mire... pershendetje...

 

vjersha e dyte eshte me e bukur sepse ka nje ton imresionist dhe trajton nje subjekt abstrakt. kurse e para nuk me pelqen. as fotografia. eshte shume jashte kontekstit edhe shancet jane se delja eshte therur per ndonje feste kshtu qe ska respekt me te madh per delen se ky.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).