7 Prill 1939, rezistenca e harruar

U mbushën 70 vjet nga dita e zezë kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë në mënyrën më të paturpshme e barbare, për të realizuar ëndrrën sa utopike, aq dhe absurde të ringjalljes së Perandorisë Romake në shekullin XX. Shqipëria e vogël, e varfër, e copëtuar, e porsa dalë nga pushtimi shumëshekullor osman, nga dy luftëra ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore u gjet e papërgatitur përballë sulmit të pabesë të "aleatit" të madh, që synonte ta "shpëtonte" nga pavarësia e saj. Por sidoqoftë, shqiptarët luftuan.

Në këtë intervistë shkrimtari Sazan Goliku na tregon heroizmin dhe dramën rreth bashkëluftëtarit të Mujo Ulqinakut Stefan Maliko.

  -Në gjakun e derdhur të luftëtarëve shqiptarë të lirisë në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë ishte edhe gjaku i Stefan Maliko Gogës. Ju e keni njohur nga afër. Cili ishte ai?

- Unë kam pasur lidhje familjare me Stefanin. Ai ishte martuar me Vanon, një nga vajzat e xhaxhait tim, Koço Koçit, dhe unë e kam njohur që i vogël. I ati i Stefanit kishte ardhur në Durrës nga fshati Prongji i Gjirokastrës, për të punuar si murator. Stefani mbaroi shkëlqyeshëm shkollën dhe hyri në marinë, së pari si marinar i thjeshtë, pastaj u bë nënoficer. Në udhëtimet e shërbimit Durrës – Vlorë – Sarandë – Korfuz -  Shëngjin - Ulqin kishte zënë shokë e miq. Në Vlorë bujte te hoteli i babait tim, Mihalit, me të cilin zuri miqësi dhe shkëmbenin haptas opinionet e tyre politike. Që i vogël unë shkoja me gëzim nga Vlora në Durrës, ku Stefani dhe fëmijët tij më prisnin me shumë dashuri, si djalë i familjes.

Mujo Ulqinaku (majtas), Stefan Maliko (djathtas)
Kam qenë në gjimnaz, kur i kam çuar romanin "Lufta e paqja" të L.Tolstoit në italisht. Më vonë ai më tha: "Ky roman nuk është vetëm vepër artistike, po dhe filozofike e psikologjike". Detarët lexojnë dhe Stefani kishte përvojë jete dhe horizont kulturor. Ishte i sjellshëm. Nuk e ngrinte kurrë zërin. Përpara qëndrimeve arrogante të ndonjërit, me zë të ulët thoshte: -Mirë, mirë, qetësohu – me një nënqeshje të lehtë ironie. Të tillë , të përkushtuar  në punë e studime, të dashur e të edukuar i ka dhe fëmijët. Kur e takoje e flisje me Stefanin, nuk të shkonte në mendje se kishe përpara një nga "kokëkrisurit" që, edhe pse e njihnin mirë forcën e kuçedrës fashiste, u "ngujuan" atje në breg të detit për t'i treguar vetes e botës se liria është vetë njeriu. Ai nuk fliste për veten. Me këmbënguljen time më tregonte vetëm pak gjëra nga akti i tij.

- Çfarë të ka treguar ai për 7 prillin e 1939-ës?

 Data 7 prill mbeti lavdia dhe drama e Stefanit. Kur u mor vesh se flota dhe ushtria italiane u nisën për të pushtuar Shqipërinë, Stefani, bashkë me Mujo Ulqinakun, që e kishte epror dhe shok të hershëm, edhe pse nuk morën ndonjë urdhër nga lart, hapën depot e armëve dhe ua shpërndan qytetarëve  të Durrësit që ishin turrur të dëshpëruar e të revoltuar si asnjëherë nga lajmi kobzi i sulmit që pritej. (Shumë vite më vonë këta qytetarë shkonin te Stefani për të marrë vërtetim, se ai u kishte shpërndarë armë e municion më 6 e 7 prill, për të marrë 1000 lekëshin e Luftës. Paradoksi, vetë Stefanit ky pension plus nuk iu dha kurr&eumlsmiley. Atë mëngjes të 7 prillit sulmi fashist nga deti  dhe qielli mbi portet e Shqipërisë ishte i pabarabartë; shqiptarët qëndruan burrërisht deri sa u vranë e u plagosën dhe iu mbaruan municionet.

Stefani hapte zjarr me mitralozin e tij "breda", ndërsa Mujo Ulqinaku, rreth njëqind metra më në jug pranë Tores, gjuante me mitralozin e tij dhe jepte urdhra. Në librin "Mujo Ulqinaku" (1975, faqe 183) të M.Zeqos, shkruhet: "Hamit Dollani u vra dhe mitralozi i tij heshti. Pas pak u plagos rëndë Stefani dhe humbi ndjenjat. Kështu që heshti dhe mitralozi i tij". Për saktësi, siç më ka treguar vetë Stefani, ky u plagos përpara se të vritej Mujoja. Këtu nuk është vendi për të përshkruar luftën, aq më tepët që kjo është detyrë e historianëve, por dua të vë në dukje faktin se pasi u pushtua Durrësi, italianët e çuan Stefanin për mjekim në Brindiz. Në anije kishte dhe shumë ushtarë të plagosur italianë. Krahas barbarisë fashiste ishte e pandarë edhe demagogjia e hipokrizia e pushtuesve. Në spital mjekët i thanë Stefanit se krahun e majtë  duhet t'ia prisnin që në rrëzë, përndryshe do t'i bëhej gangrenë, por ai nuk pranoi. Meqenëse plumbi i kishte mbetur në damar nuk ia hoqën. E pati në krah atë plumb gjithë jetën deri në varr. Nuk pranoi të qëndronte në Itali, po ashtu, me krahun e fashuar u kthye në Durrës.

-Çfarë qëndrimi mbajti Goga gjatë Luftës?

 
 "Ai mbeti invalidi i parë i Luftës për liri", e ka quajtur Xh. Lluri, një bashkëluftëtar i tij. Stefani ishte nga të parët që u aktivizua në veprimtaritë ilegale dhe në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Ai ishte i pari që e ngriti lart, te pushtetarët e rinj pas Çlirimit të vendit, figurën heroike të Mujo Ulqinakut. Ishte e paçmueshme ndihmesa e tij në organizimin e flotës sonë detare në ato vite. Ai u emërua komandant  i distriktit detar të Durrësit dhe komandanti i parë i Kapitenerisë së Përgjithshme.

 - Ç'mund të na thoni për incidentin që i ka ndodhur Stefanit në Detin Adriatik?

Atdhetaria e lartë e këtij luftëtari u shfaq qartë me gjithë përmasat e saj në një ngjarje tjetër dramatike. Duke lundruar me shërbim nga Vlora për në Durrës u këput kavoja e dragaminës dhe Stefani me 11 marinarë të rinj mbetën në det të hapur në mëshirë të dallgëve. Pas ca ditësh rrymat i nxorën në afërsi të Barit në Itali. Në Shqipëri i quajtën të humbur, sepse s'kishte asnjë informacion për fatin e tyre. Vetëm me ndërhyrjen e Ambasadës sonë në Bullgari u morr vesh se ishin gjallë në Itali. Stefani, bashkë me marinarët, me gjithë propagandën dhe presionin e autoriteteve italiane që ata të qëndronin atje si të arratisur politikë (duhet të kemi parasysh se kishte nisur Lufta e Ftoht&eumlsmiley, nuk pranuan dhe vetëm pas disa muajsh u lejuan të ktheheshin në Atdhe, ku u pritën me nderime dhe u dekoruan.

-Pse më pas u hesht, nuk u përmend ky luftëtare kuadër i vlefshëm, por u persekutua deri me rrëzimin e diktaturës?

-Ai u godit rëndë, u hoq nga të gjitha funksionet dhe u çua të punonte punëtor krahu në bonifikimin e fushave të Kavajës për vite të tëra. Ai nuk u thirr asnjëherë  në ceremonitë që zhvilloheshin në Durrës në përkujtim të rezistencës së popullit tonë më 7 prill 1939. Kur ishte me një këmbë në varr, organet e diktaturës mbajtën në Degën e Brendshme 5 ditë dhe i bën shantazhe dhe presione që të pranonte se ishte bërë agjent  i italianëve. Një akt i tillë e vrau shumë shpirtërisht këtë atdhetar të vërtetë. Dhe i gjithë ky persekutim konsekuent – vetëm pse gjoja nuk i kishte rrëfyer Partisë se italianët i kishin akorduar një dekoratë (për efekte propagandistike) me rastin e "unifikimit" të ushtrisë shqiptare me atë italiane, dekoratë që, siç më ka treguar vetë Stefani, nuk e mori kurrë.

-Si është vlerësuar sot?

- Vetëm në nëntor të vitit 1997 Presidenti i Republikës i dha "Urdhrin e Artë të Shqiponjës". Nëse sot historianët duan të kenë një relike, një fakt material të padiskutueshëm të sulmit të 7 prillit dhe të qëndresës shqiptare, le të hapin varrin Stefan Maliko Gogës. Mes eshtrave të këtij luftëtari do të gjejnë edhe plumbin e armikut pushtues, që ai e mbajti në trup tërë jetën e tij të dallgëzuar.

Foto e parë tregon kontin Ciano gjatë zbarkimit të tij në Shqipëri. Marrë nga MilitaryPhotos.net.

17 Komente

Nuk e kemi harruar jo.Thjesht i kemi nderuar date,do ta festojme ne 28 Tetor te varezat greke ne Kelcyre..ZITO I ANTSTASI.

7 Prilli duhet te festohet si  dita e luftes kunder Nazismit ne Shqiperi, dhe 29 Nendori si dita e mbarimit te luftes civile shqiptare

nazizmit?!

ishte terheqje strategjike mer ti.

e boni per te miren e popllit.

donte tu dilte talianve mbas shpine po se lane englezet.

Resistencen nuk e bejne qeverite as mbreterite e ben populli. Me sa dime ne ne Durres, Lezhe, Vlore pati resistence, shenje kjo qe populli yne u rendit ne krah te forcave antinaziste qe ne 7 Prill 1939, kur lufta akoma nuk ishte shpallur. Mujo Ulqinaku ishte ushtarak i saj ushtrie dhe i atij mbreti qe ja mbathi nga syte kembet. Cfare rendesie ka se cfare beri mbreti kur te pakten  edhe nje pushke e vetme u shkreh kunder pushtusve nga nje ushtrak.

Nga ana tjeter ne ate fotografine qe keni vene ne krye shikohen forcat shqiptare te bashkuara me uniforme nga Kosova dhe nga Laberia, nga Malsia e Madhe dhe nga Shqiperia e mesme, Fototgrafia paraqet endren e cdo nacionalisti shqiptar pavarsisht se keto forca nderojne Ducen, sic do te nderonin sot Gjeneralin e NATOs apo dje Gjeneralin e Traktatit te Varshaves apo Gjeneralin Kinez. Nne fund te fundit endra e cdo nacionalsiti ka qene dhe do te jete  pikerish nje ushtri e tille me brekushe Tironse, me fustanellen Labe dhe me xhamadanin Kosovar

a thua te jete nato njelloj si aleanca naziste!

dmth ti toko thua se cdo nacionalist duhet te enderroje qe te jemi te gjithe bashke te pushtuar, fashiste te qelbet e pa sovranitet?

Lene Tokon se po mbron doktoraturen me studime per Luften Civile smiley...biles sic shihet ka mendim ti jape ngjyra edhe mbarekombetare dt 29 ose 28 smiley...Ka shume 9 Prille ne te gjithe historine e ketij Kombi ashtu si dhe ne te gjithe Historine e Kombeve te tjera. Keto nuk jane data Festive qe te perkujtohen. Kane kuptim per deri sa ne krye te Shtetit jane ata qe Fituan ne ate epoke . Ato shfrytezohen  sa per realitet , sa per kredibiletet , sa per presione Politike. Lavdi te Reneve  per Mbrojtjen  e Atdheut  Ndoshta nje shikim i qete dhe normal , nuk arrin ti beje tos-mollos duke i futur te gjitha ngjarjet ne nje date ...ate te dites se Madherueshme te Lirise ne Mars 1992 qe perkari me diten e Madherueshme te Ramazonit , ka lala do me e pi i gote raki smiley 

Stefani me Mujon per te miren e kombit luftojne pushtuesin italian ne te njejten kohe qe Zogu, mbreti i veteshpallur i shqiptareve, me gjithe ushtrine e tij mercenare ia mbathin perseri "per te miren e kombit".

Me vone Stefanit i jepet dekorate per unifikimin e ushtrise shqiptare me ate italiane, shkon ne Itali dhe vjen perseri dhe akuzohet se gjoja ishte spiun i Italianeve (jemi ne luften e ftohte dhe Shqiperia ka kapur 300 e ca diversante me te dhenat e Philby't). Ose kjo historia ka shume pasaktesire ose une kam lexuar shume teori konspirative. Ndoshta libri i M.Zeqos do jete burim me i mire.

Ne nentor 1997 Mejdani ishte president?

Idris, ne 7 prill 1997 kishin plas armet sheshit. U alarmuam shume ne fillim, deri sa na erdhi nje e-mail nga selia e familjes mbreterore qe thoshte: " sot po shtijme ne ajer per te festuar kete dite te shenuar" smiley

 I nerum Gre! Vallai s'maj men gjo. Kisha qellu tip frikacaku dhe rrijsha poshte minderit. Largoja nga pak batanijen sa me me pru uje e buke dhe kujtoja me nostalgji Rezistencen e 7 Prill 39...A atehere ishte kohe...Jepte tjetri Jeten dhe pret ne 95 te behet skec per Lufte Civile nga Gon Llaku me Devolen smiley Ka i here kujtoja dhe diten e Hashureve ku nje trim Dervish kish Rebeluar sepse Shqipria nuk kishte Mbret ! Kur do i vije koha KUR ? Te hiqen nga skena keto Kurva te Mendimit...e ti lene te qete te renet me plaget e marra ca ne moshe te re e ca te vdekur me to  duke i marre me vete TE GJITHA c'dinin, e c'hoqen , c'fshehen e c'treguan!

shumë komentues këtu flasin akoma me gjuhën e nënës parti dhe gjuhën e babait Enver. Skeni faj o fëmijë bunkerësh që flisni kështu sepse nga ai miell ky brum do të dalë... 

mu m'bejne pershtypje ca kur flasin tere terma komuniste, thu ti sikur Abaz Kupi, Mujo Ulqinaku e te tjere luftuan kunder "nazizmit" (!) apo "fashizmit"... ushtria shqiptare aq sa kishte mundesi luftoi kunder pushtuesit, kunder Italise pushtuese. ca lesh nazizmi e fashizmi po flisni aty siper?! qi quhet kur robi e ka ala menjen dhalle nga PPSH-ja ne shekullin XXI?

respekt pèr kèta njerèz...turp pèr ata qè i tradhtuan nè ato vite dhe akoma mè turp pèr ata qè i harojnè sot...

Me sa kam lexuar dhe pare se fundmi, pushtimi italian nuk eshte se u prit dhe aq me lufte. Po ju sjell disa fakte te marra nga dokumentare te Institutit Luce dhe nga kronikat e asaj kohe.

Ne baze te renditjes kronologjike, pjesa e meposhtme eshte shkeputur nga nje dokumentar kushtuar kontit Ciano, dhendrit te Musolini,  te cilit qe menduar t'i jepej qeverisja e Shqiperise.

Ne fakt, mbreti Viktor Emanueli nuk para e kishte fort me qejf pushtimin e Shqiperise, per te cilen ai shprehej ne ditarin e tij:

"Shqipëria s'është veçse një grusht gurësh. Nuk ia vlen të rrezikosh shpërthimin e luftës për një vend kaq të varfër. ”

Vete kont Ciano ka qene deshmitar ne martesen e Mbretit Zog me Xheraldina Aponin, nje vajze te fisnikerise hungareze. Ne raportin e tij per Ministrine e Jashtme italiane, me kete rast, ai shkruan:

 

“Populli jeton në kushte të një mjerimi të atillë sa të kujtojne fshatrat e humbur përgjatë lumit Jance dhe nuk e honeps dot luksin e një oborri operetash. Protokolli i oborrit është i rreptë dhe mendjemadh siç mund të kishte ekzistuar ndoshta, në oborret e vogla gjermane. Mbreti akuzohet për nepotizëm dhe shfrytëzim. Mbretëresha e re  vjen nga një mjedis filogjerman dhe anti-italian. Lypset, ky është konkluzioni i raportit, të shtijmë në dorë Shqipërinë për të mbajtur larg gjermanët. Kujdes: gjermanët, jo anglezët." >>

Nderkaq ne nje tjeter dokumentar ku jane permbledhur gjithe fjalimet e Musolinit, pushtimi i Shqiperise do te trajtohet ne kete menyre:

 

Më 13 prill, lajmin e jep vetë Duçja.>
>

STARAÇE - sekretar  i Partise nacionale fashiste >>

Këmishëzinj, përshëndetni Duçen, themeluesin e perandorisë.>>

Këmishëzinj, Duçja më ka urdhëruar të lexoj rendin e mëposhtëm të ditës, të miratuar njëzëri nga Këshilli i Madh fashist: >>

“Këshilli i Madh fashist, me të mësuar për votën solemne dhe të njëzëshme, me të cilën asambleja kushtetuese shqiptare ka vendosur t’i dhurojë kurorën e Shqipërisë Mbretit të Italisë e Perandorit të Etiopisë, përshëndet me gezim të madh këtë ngjarje historike, që në bazë të lidhjeve shekullore miqësore shkrin, në një bashkim të thellë e përfundimtar fatin dhe popullin e Italisë me fatin dhe popullin e Shqipërisë. Deklaron që, Italia fashiste, me njerëzit dhe armët e veta, është në gjendje t’i garantojë popullit të lashtë e trim shqiptar rendin, respektimin e çdo besimi fetar, përparimin qytetar, drejtësinë shoqërore dhe, me mbrojtjen e kufijve të përbashkët, paqen! Këshilli i Madh Fashist shpreh mirënjohjen e popullit italian ndaj Duçes, themeluesit të Perandorisë.>>

>
>

MUSOLINI>>

Ngjarjet historike që po ndodhin këto ditë janë rezultat i vullnetit tonë, i besimit tonë dhe i forcës sonë. Ndaj popujve miq ne mbajmë qëndrim prej miku. Ndaj popujve armiq ne do të mbajmë një qëndrim armiqësor të qartë, të prerë e të vendosur. Bota është e lutur të na lërë të qetë në punët tonë të mëdha e të përditshme. Sidoqoftë, bota duhet ta dijë që ne, nesër sikundër dhe dje, sikundër ngaherë, do të ecim përpara pa u shmangur nga udha jonë.>>

Si eshte e verteta, atehere? E kemi pritur me arme apo me lule Italine fashishte?! >>

>>

si eshte e verteta atehere, ca ishte skenderbeu turk apo grek?! apo serb.. vk

aida, populli eshte i madh dhe shumeshtresor. Kur themi popull, bejme ne fakt nje fare mesatarizimi (te ponderuar natyrisht) te ketyre shtresave. Eshte e padiskutueshme qe ka ne popullin shqiptar edhe pjese italianofile, qe mendonin vertete se italia erdhi ta shpetonte nga "mbreti injorant" (une pa qene asfare zgist, se c'ne me lazem, prape kurre nuk e kam kuptu ket perceptim per Zogun, i cili pervec epitetit injorant, shoqerohet edhe nga ai "satrap", epitet ky qe jam i bindur se shumica e atyre qe e perdorin nuk ia dine kuptimin). Keto pjeset italianofile eshte e natyrshme qe me ardhjen e italise kane rene ne sy me teper, jane stimuluar, kane qene ne element te tyre, kane marre pra shume me teper peshe perfaqesimi.

PO, eshte e vertete qe ushtareve italiane u kane hedhur lule, e vertete e padiskutueshme kjo, jo e lexuar, por e pare me sy deshmitaresh qe kane pas gezuar besimin tim absolut (sepse nuk kane qene fare italianofile, madje i vune pushken Italise big time). Sic eshte e vertete po ashtu qe pati njerez qe rane ne zi, ne zi te vertete po them, jo kshu ala proteste koti. Pati jo pak qe kane kerkuar arme ate jave te pare prilli, dhe armeve u kan pas hequr gjelperat (mbreti premtoi qe do mbathte opingat...). Ka patur burra te vertete qe kane cuar kryet ne gjoks dhe kane qare si femije. Nga hidherimi. Ka patur njerez qe mezi c'kane pritur ardhjen e ministrit italian Etore Muti, vetem e vetem qe ta pershendesnin e brohorisnin me ashk emrin e tij! Sikurse per Cianon benin sikur ngaterronin tingullimin e emrit ne "Qeni" dhe per Ducen e perserisnin brohorimen ne du... Ce-du, Ce-du... (c'e dua me nje fjale). 

Te gjitha keto kane ekzistuar. Populli eshte i madh, ne te gjitha kuptimet. Bindja ime e patundur eshte se mesatarisht, populli nuk e mirepriti aspak pushtimin fashist, dhe deshira ka qene tia numuronte ne lule te ballit. Vasil Laci nuk ka qene nje terrorist dhe aq; per mua ai ishte shprehje kokrete e asaj mesatares qe thame.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).