5 këshilla për të shmangur gripin e derrave

Ndërkohë që virusi i gripit të derrave i është afruar Shqipërisë (Besohet se ka një rast në Serbi) dhe OBSH shpall nivelin 5 të rrezikut të epidemisë që paraqet një kërcënim serioz për njerëzimin, ne po rreshtojmë tek Peshku (...sa t'i vijë figura Ministrisë së Shëndetësis&eumlsmiley 5 masa të thjeshta që ekspertët këshillojnë për të shmangur virusin vdekjeprurës.

 

1. Laj duart

Duket si nje mase e rendomte ndaj nje situate katastrofike por larja e duarve (vend e pa vend) eshte gjeja me e mire qe mund te beni. Perdor uje te nxehte, shkumo duart fort per rreth 2 minuta te plota dhe shplaji duart mire. Laji duart shume me shpesh nga c'e ben zakonisht. Imagjinoni sa shpesh do t'i lanit duart nese punonit ne nje spital infektiv... lajini dhe me shpesh se aq.

2. Mbulo gojen kur kollitesh apo teshtin

Jane pikezat e peshtymes dhe lengjeve te hundes qe perhapin semundjen. Keto mund t'i marrim duke prekur sende te ndryshme ne vende publike. Eshte me mire qe pikezat te mbeten ne menget apo duart sesa te fluturojne drejt sendeve dhe njerezve te tjere... kjo nenvizon edhe nje here rendesine e larjes se duarve. Maskat e frymemarrjes jane gjithashtu te efektshme.

3. Qendro ne shtepi

Nese ndiheni te semure keshillohuni menjehere me mjekun por qendroni ne shtepi dhe mundohuni te shmangni kontaktet e teperta me te tjeret. Ne kete menyre kurseni energjite qe ju duhen per tu sheruar dhe nuk infektoni te dashurit tuaj. Lani duart, ne kete menyre nuk riinfektoheni duke lene virus ne sendet e shtepise.

4. Mos prek fytyren

Mundohuni te mos prekni flegrat e hundeve, gojen, syte. Keto jane portat per hyrjen e virusit drejt e ne gjak.

5. Shmang te semuret

Eshte ide e mire te qendorni larg njerezve qe shfaqin shenja semundjeje (edhe ne qofte nje rrufe e zakonshme). 

Nderkohe qe ne Shtetet e Bashkuara jane mbyllur 132 mije shkolla dhe ne shume vende te botes po aplikohen masa ekstreme (Egjipti edhe pa asnje rast te semundjes ka urdheruar therjen e mbi 300,000 derrave) ne Shqiperi auteritetet nuk kane marre ende asnje mase konkrete ne lidhje me kete degezim te ri te rrezikshem te virusit H1N1. Keshillat me siper jane dhene nga Dr. DiFerdianando per LiveScience.com

Foto Felix E. Guerrero/FLICKR

19 Komente

këto lajme i përhapin socjalistat me frigu qytetart e nershëm për mos me shku n'miting... por na jena msue me thiun... kena munitet smiley

Ed,

Vallai ne ket pike, sme duket se eshte shume per tu tallur. Lajmet ngado ti lexosh nuk duken te mira.

Lajmet kanë një javë që i kemi sjellë edhe tek Peshku... ohu... kanë kaluar tre ditë smiley

Sapo i lava duart me ket rrospien e dreqit, Mbylle gojen i thashe, shkon ne shtepi dhe mbyllu, qaj, ulerit bej cfare te duash aman mos ta shoh fytyren se je e semure per sex e me bere derr !!!

 

me ka zene ky far gripi mos ma vini re...

 

per 7 te vdek ne meksik po bohet gjith ky panik? na can trapin, s'bo dot i hap robi po s'u bombardu ka prrallat moderne me mret

Si duket e kane me vend ata qe nuk e han mishin e derrit.

Te jete valle ndonje mallkim ky swine flu?

Mendojeni!

po ai i shpendve per cin ishte?

mendoje!

Ne fakt ne Meksike nuk kane vdekur 7 vete. Mbreme po degjoja lajmet tek tv B92 i Serbise, dhe numri i te vdekurve kishte kaluar 150 vetet. Ne Serbi ishte vene alarm i madh ne fakt. Pervec te tjerash doli edhe nje veteriner dhe keshilloi mosngrenien e mishit te derrit, si dhe kujdes me cdo lloj mishi te konsumuar neper restorante. Sot ende nuk i kam degjuar lajmet aty

Ne fakt, nr i te vdekurve ka arritur ne 168 ne Meksike, ndersa rasti i Serbise u konfirmua qe nuk eshte grip derrash. OBSH e ka ngritur alarmin e emergjinces ne nivelin 5, qe eshte niveli me i larte i njohur deri me sot, pavaresisht se alarmi i emergjences ndaj epidemive ka 6 nivele. 

nfakt ne meksike ka vetem 7 te vdekur, pse e shumzo me 24 s'e mor vesh..

Ke te drejte, problemi eshte se ajo edhe mbreme edhe sot u dha si shifer e sigurte, ndersa tani qenka moderuar gjuha:

http://news.yahoo.com/s/ap/20090430/ap_on_he_me/med_swine_flu;_ylt=Aohe_EQn8pG3TSrEjbgUISxa24cA;_ylu=X3oDMTJndG5yZTJhBGFzc2V0A2FwLzIwMDkwNDMwL21lZF9zd2luZV9mbHUEY3BvcwMxBHBvcwMxBHNlYwN5bl90b3Bfc3RvcmllcwRzbGsDbWV4aWNvc2hlYWx0

...The health ministry, which earlier said 168 people were believed killed by swine flu in Mexico, on Thursday would only confirm 12 of those deaths and would not say how many were suspected....

..168 people were believed killed by swine flu in Mexico, on Thursday would only confirm 12 of those deaths and would not say how many were suspected....

  Meksika ka 109 milion banor, 168 vete nuk jane as nje gje.(,ne fakt vetem 12 konfirmohen  te vdekur nga gripi &nbspsmiley ,e di sa vdesin ne vit nga gripi ,sa te duash... mua nuk me besohet qe te kete nje shkalle te larte vdekje ,si ato epidemite e koleres ,ose te tifos ,me shume eshte nje panik.

 

shqiperia  e  paprekshme nga kiza ,  e paprekshme nga gripi i derrave, nje fortese ne adriatik.Keto  jane vertet balona ideologjike.

Ne kesi rastesh , kur e gjithe bota po alarmohet , se na u dhane dy keshilla nuk behet nami, aq me teper kur nje shtet i tere fle gjume.

Nuk behet fjale per panik , keto keshilla duhen dhene dhe ne kushte normale, si pjese e asaj kulture shendetesore, qe aq shume mungon ne shqiperi.

Ne kohen e gripit te shpendeve,ne vendin tone u shtua konsumimi i mishit te pules ne masen 23%.k jo erdhi si pasoje e uljes se cmimit te mishit te pules,dhe nuk vdiq njeri.

Honig; "...Ne kohen e gripit te shpendeve,ne vendin tone u shtua konsumimi i mishit te pules ne masen 23%.k jo erdhi si pasoje e uljes se cmimit te mishit te pules,dhe nuk vdiq njeri..."  smiley  

kjo eshte per tu futur ne librin e rekordeve. 

Thuhet qe esht nje virus i krijuar nga vet kompanite farmaceutike, ne kete rast Baxter, nuk esht problemi i kesaj rradhe por i vales se dyte, pasi virusi rrizhvillohet(mutates-si perkthehet ne shqip) shum shpejt dhe frika ngelet ne shtator, tetor te vitit qe vjen.

It was once saidn that a black man would be president of USA when pigs flew!

Well, 100 days into his presidency...swine flew! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).