1 Maji - Dita e punetoreve!

I dashur shqiptar i mashtruar!
I dashur shqiptar i keqpaguar!
I dashur shqiptar i papunë!
I dashur shqiptar i shfrytëzuar!

Çfarë do bësh këtë 1 MAJ?

Do shkosh të festosh varfërinë tënde?
Do përulesh sepse të qëndrosh drejt është tepër e lodhshme?
Do buzëqeshësh vetëm sepse nuk ke çfarë t’u dhurosh tjetër fëmijëve?
Do arratisesh drejt të vetmit cep të gjelbëruar që ka mbetur në Tiranë?
Do duartrokasësh shfaqjet qesharake të politikës?
Do rreshtohesh që politikanët të duken bukur me ty në sfond?
Do bëhesh një numër pa vlerë midis mitingashëve të partive që s’menduan kurrë për ty?

---

1 Maj në Itali – Protestë
1 Maj në SHBA – Protestë
1 Maj në Angli – Protestë
1 Maj në Turqi – Protestë
1 Maj në Francë – Protestë
1 Maj në Algjeri – Protestë
1 Maj në Indi – Protestë
1 Maj në Argjentinë - Protestë
1 Maj në Kosovë - Protestë

1 MAJ NË SHQIPËRI – SHOW!!?

Mos lejo padronët të të frikësojnë që ti të mos manifestosh pakënaqësinë tënde.

Mos fli këtë 1 Maj! Mos festo këtë 1 Maj!

PROTESTO

Sivjet Tirana u bashkohet kryeqyteteve të botës së civilizuar. Ktheji krenarinë Shqipërisë.
Ktheji krenarinë familjes dhe vetes.

1 MAJI ËSHTË DITA JOTE

1 MAJ 2009, ora 12.00. Rruga e Barrikadave.
Të rinj e të reja, punëtorë e të papunë, qytetarë si TY, të presin për
të bashkuar zërin në një marshim proteste drejt sheshit simbol
“Partizani i Panjohur”.

NUK KEMI ÇFARË TË FESTOJMË. DO TË MARSHOJMË!!!

35 Komente

Edhe ne do kemi muzike. S'kemi Vasco Rossi, apo artiste po aq te angazhuar, por kemi cuna e goca te qe do luajne muzike shume te mire. S'do jete koncert, as feste gjithsesi.

Cdo ide eshte e vlefshme, dhe gjithsesi do te donim te ishim ne kontakt me cdo njeri qe do te perfshihet ne organizimin e aktiviteteve, apo qe do te kontribuoje ne cfaredolloj menyre.

http://www.youtube.com/watch?v=XhDkyJUic...

C'est pas nous qui marchons pas droit
c'est le monde qui va de travers
Et on a beau aller devant soi
On s'retrouve souvent sur le derrière

Mais on resiste on se rebelle
On fait face a l'attraction terrestre
Nos bras s'accrochent au ciel

Sol, qofsha gabim, po po tallni mythën me miletin, o Shok.

Mos fli me 1 Maj..në Algjeri protestë...O shqiptar i shfrytezuar...etj, etj

Po ku ka rob qe nuk shfrytezon e nuk shfrytezohet...Nejse mos harro naj delegacion nga Venezuelasmiley

Ke te drejte, do ftojme ne proteste dhe deputetet, Rezart Tacin, Oktapodhasin, turqit e Eagle dhe Alpet, Milloshevicin e delta grupit dhe Euromax-it. Do ftojme dhe Berishen, Ramen, Nanon, si dhe Flavion. te gjithe te shfrytezuar jemi, do protestojme ndaj zotit...

Sol, e kalove bregun e dytë, s'po te kap dot. Thjeshte shpreha pakenaqesine time me keto furfuritje populiste dhe i fare gare per ta prenontu rastin 1 - muaj ne avance..

Duke mendu se do me kuptoje, nuk desha me u shpjegu, sepse ne kete rast shpjegimet do ta benin me te panevojshme nevojen per shpjegime. Gjithsesi...

Nje mesazh shume i drejte!

"Do shkosh të festosh varfërinë tënde?"

Shume e bukur kjo!

Sipas parashikimeve te meteorologeve me 1 MAJ ne Tirane dhe rrethinat perreth do te kete shtrengata shiu dhe reshje te dendura deri ne permbytje.

Bravo ju qofte .Keta ndyresira e duan qe kur te degjojne fjalen popull tu dridhen leqet e kembeve.

Ku ka ngel popull andej mer daje.Ja populli me i madh jemi ne ketu, qe e fusim sadopak trurin ne pune, edhe ne jemi larg? kushedi ku do e festojem 1 Majn, ose mbase ne proteste, por jo ne shtetin tone.

p.s ka raste kur ne nga jasht flasim kot, flasim ne ajer, pa lidhje me situaten edhe pa ndikim.

asgje nuk arrihet ne nje dite.Keta cuna e goca jane per ti inkurajuar.Dicka do filluar qe te mbaroje

Më në fund një temë që vlen të komentohet. Por, komenti nuk ka edhe aq shumë rëndësi sa rëndësi ka fakti që në Absurdistanin tonë të dashur ndodh krejt e kundërta nga ngjarjet normale që ndodhin në Europë.

Psh.në Zvicër të gjithë të "varfrit" punëtorë që nga Saranda deri në Shkodër e në Vlorë, fshatarë, koperativistë, traktoristë, studentë, të huaj, homoseksualë, heteroseksualë, intelektualë, të papunë, artistë, futbollistë, basketbollistë, hendbollistë, politikanë, të paparti,me parti, të majtë e të djathtë  e tërci e vërci të udhëhequr nga sindikatat në datën 1 maj të cdo viti dalin dhe shprehin pakënaqsitë e tyre kundër qivirisë.

Në Absurdistanin tonë të dashur dalin dhe bëjnë festë si në kohën e mehrumit a thua se i kanë punët më mirë se në Zvicër.

I Maji është shumë afër.

Ku janë sindikatat shqiptare?

ku janë ata të Mjaft-it ?

apo tani janë bërë parti politike?   

Pse je skeptik pa arsye? Pjese e organizatoreve te marshimit per 1 maj sivjet eshte dhe Levizja Mjaft dhe disa sindikata. Nuk jane bere parti politike...

Kam degju qe vuajne shume te "varfrit" atje ne Zvicer nga asistenca e qiviriut dhe protestojne qe qiviriu t'u japi me shume asistence qe te kene mundesi t'i kalojne pushimet ne ishujt Maldive.

Po, me 1 Maj, grupet anarkiste dhe anti-kapitaliste kane diten kur shfryejne kunder borgjezise dhe veglave te tyre.  Me kete rast vandalizojne rruget dhe fast-food-et amerikane dhe kthehen ne shtepi.

Keto lloj protestash cdo here e me teper po humbasin vlere.  Pa qellim te realizueshem ne vetvete, pa qartesi ne ate cfare kerkojne dhe cfare duan.  Thjesht ca njerez te fandaksur qe nuk kane dicka tjeter me te mire per te bere dhe dalin tek sheshi dhe bejne vandalin duke lene edhe shije te keqe tek ata qe mund te kene me te vertete dicka per te protestuar ne kete dite.

Me ben pershtypje qe ka fillur te ngjallet gjuha bolshevike, te pakten me cfare lexoj ketu.  Padronet, shfrytezuesit - hahahaha

Hello Th_P nuk e di se nga shkruan por besoj se shkruan nga ndonje zyre perballe apo brenda KM S.B. Si o burre i dheut reagon ndaj cdo kritike qe i behet Sali Berishovicit? A thua se nuk ka gabime ai njeri? Kaq i verber qenke o njeri?

Besoj se paguhesh mire per keto shkrime, se paske gjuhe letrare te paster dhe njihke mire termat marksiste. Besoj se ke mbaruar shkollen e Partise.

Le te protestojne njerezit se keshtu ndodh kudo. Ska pune as bolshevizmi as leninizmi ketu.

Pergjigjen e di:Kriptokomunist,serb,grek,bolshevik,sigurims etj,etj.

Z,polic, protesta ne cfare do lloj forme te jete ne nje vend demokratik, asnjehere smund te quhet bolshevike,ah po ti ke te drejte se me *demokratet e 41* ose te oreve te para , po te para fare , mund te quhet dhe antikushtetuse, vandale.

ANGLIA proteston kunder G20,

Kudo qe shkoi .Bush u protestua kunder luftes

Ne   protestojme  per te drejtat min te jeteses, per vleren e jetes .

 Keto paralelizma me kujtojne shume pak historine tone, 1912 ne formuam shtetin nderkohe kur vendet e tjera pse jo dhe fqinjet po kalonin rev industrial,

Me vjen keq shoku polic po je pak i dale mode ne mendime.

Hahahaha, mendje ciliminjte po me kundershtojne! 

Une po flas pikerisht per protestat ne Angli.  Protesta qe ne fakt keto jane te dala mode; anarkiste, anti-kapitaliste, bolshevike qe protestojne kunder kapitalizmit me sllogane qe mund te kene qene te vlefshme ne kohen e  Marksit apo Leninit, por jo tani.  Thjesht nje dite e shenuar per keto grupe te protestojne ne menyre te dhunshme ne te shumten, ku interesat e punetoreve jane gjeja e fundit qe kujtohen.

Cfare kerkojne keta protestues?  Te permbysim kapitalizmin?  Bukur shume e permbysim.  Me cfare ta zevendesojme?  Me komunizmin?  lol

Ne Angli sidomos, vandalizmi qe shoqeron zakonisht protestat ne kete dite, duke sulmuar Mccdonalds apo Starbucks, ka bere qe vit pas viti numri i protestuese te ulet shume.  Nuk ka interes dhe me shume neveri kur vandale te papune prishin rruget dhe pronat private pasi nuk dine dicka tjeter me te mire.  Dikush e ben te duket rebel, dikush e ben se e therrasin shoket, ndersa dikush tjeter se eshte tifoz i madh i dhunes dhe vandalizmit qe ketu ka rast t'i shprehe.

Edhe dicka per ta nenvizuar per fund.  Ne shqiptaret me duket mua se jemi shume etatist, ndoshta eshte edhe historia jone, por ky eshte perceptimi im.  Jemi mesuar cdo gje ta kerkojme nga shteti.  Mundesisht edhe problemet ne dhomen e gjumit te na i zgjidhe shteti.

Hiquni njerez nga keto lloj gjepurash, vleresojeni me shume individualitetin, me shume sipermarrjen private, kreativitetin e njerezve dhe biznesmeneve, profitin si shtyse te forte per progres etj.

Hekurudhat qe u shtrine ne USA dhe Angli u bene dhe operoheshin nga kompanite private qe i dhane zhvillim te gjithe vendit etj. 

Jane humbje kohe keto gjera qe thuhen ketu nga bolsheviket.

P.S. Ne nje vend demokratik mund te protestojne bolsheviket dhe mensheviket e kush te doje, deri ca nuk cenojne rendin kushtetues, por ketu ne po flasim per dobine dhe qellimet e ketyre lloj protestash.

Kushtetuten nuk e cenojne Polo, por mprehi veshet mire, se me duket se cenojne parlamentaret, qeveritaret, dhe gjykatesit, deri sa keta t'a repsektojne kushtetuten te paret, dhe te jene realisht perfaqesues te popullit, e jo si Stalini i dhunshem ne Gerdec. Perndryshe, tha, mrekullia e lirise mund te realizohet vetem me gjak tirani. Polo, kam pershtypjen se ti nuk e di se c'eshte kapitalizmi demokratik, por e ke vetem me te diktuar. Eshte dhune per dhune, e per kete arsye, sa me te dhunshme keto protesta ndaj dhunuesve te vertete, aq me demokratik dhe kapitalist protestuesit.

Nqs  protestat kunder luftes nga aktivistet e paqes ne bote, protestat  e  mases kunder krizes ekonomike, protestat e nje kombi kunder  tranzicionit 18 vjecar , korruptiv dhe mafioz , te duken bolshevike, per kete nuk kam koment.

Antikapitalist nuk jam, aq me teper qe kapitalizmin zor se mund ta shoh te perfaqesuar nga  ndonje lider ne shqiperi, te ndertosh Kapitalizmin me mendime te PPSH mua me duket absurde.

Masa ne dore ka vetem protesten se ligjet dhe zbatimin e tyre i ka dikush tjeter.Ne Shqiperi*atributet*per  protesta vandale dhe anarshike vetem nje parti i ka , per kete nuk  ka simoter tjeter .

Dobine dhe qellimet i di ai qe proteston jo ai kunder te cilit drejtohet protesta.

Ju lutem mos i jepni ngjyra dhuna fjales te lire.

 

uroj tu shkoj mbarè,uroj tè mblidhen sa mè shumè njerèz dhe protesta juaj tè dègjohet....p.s. kètu nè itali vdesin me qindra persona nè vit pèr shkak tè aksidentetve nè punè, ka shifra tè sakta nè shqipèri pèr kètè fenomen? cilat janè tè drejtat e punètorve nè atè vend pèrsa i pèrket sigurisè nè punè?kur isha vjet mbeta i befasuar nga mènyra se si punohej nè ndèrtim...ata ngjanin mè shumè me heronjtè e pèrallave se sa me puntor ndèrtimi,heronj qè nuk mbanin as dorashka pune as kèpucè pune...tè paktèn kèto... njerèz qè ndèrtojnè shpi qè nuk mund ti blejnè kurrè...dhe qè meritojnè respekt...dhe qè meritojnè tè paktèn kèpucè pune e doreza pune!!!!!!!

TH_P kam pershtypjen se ti e shikon kete problem nga nje kendveshtrim i kufizuar.

Jam i pari qe denoj anarkistet per dhunen e tyre, por te konsiderosh vetem ata ne tentativen per te denigruar protesten, per mendimin tim eshte e egzagjeruar.

Te mos harrojme se kapitalizmi eshte modeluar ne formen qe ne shohim sot edhe fale tensionit te madh (shpesh here te dhunshem) dhe te perhershem midis punedhenesve dhe punemarresve, midis shtetit dhe qytetareve.

Dmth. edhe keto jane pjese te kapitalizmit dhe te demokracise. Dhe do te ishte nje vleresim i madh ndaj ketyre te fundit, nga ana jote, nqs. do te trajtoje me me teper respekt protestat popullore.

Persa i perket Post Scriptumit tend:

Pyetje: Protestat e viteve 1990-1991 ne Shqiperi a nuk cenonin rendin kushtetues?

Ok, do te thuash ti... e cenonin, por ato sherbyen per te rrezuar regjimin.

Prandaj pyetja ne vijim: Po sikur protestat e sotme ne kohe kapitalizmi te sherbenin jo per ta rrezuar ate, por per ta permiresuar? Pervec mekanizmave te tjere auto-rregullues qe njeh kapitalizmi.

1 Maji nuk ka qene asnjeher feste, po si ka lindur, proteste, ka vazhduar te kujtohet ne te njejten menyre.

Vendet e kampit "socialist" e kthyen dite feste.

Ne perendim nuk ka qene kurre dite feste.

Meqense me se fundi pas shume mudimesh po i afrohemi perendimit, edhe per ne Shqiptaret eshte dite proteste.

Fatkeqesisht, ne kete dite, te gjithe duan te pijne e te pushojne (ketu nuk do te perjashtoja as veten time) te vizitojne, te presin vizita,  keshtuqe thirja eshte pakez jo realiste. Nuk jam kundra idese, por seç me duket pakez utopike. 

1Maj eshte vertet dita nderkombetare e punetoreve.Ne cdo sistem qeverisje, ka punetore sepse pa punuar nuk arrihet asgje,dhe perqindja me e madhe e njerezimit jane punetoret.Nuk ka pune qe te mos kete pakenaqesi, per kete jane te shumta edhe protestat e punetoreve qe mbrojne te drejtat e tyre.Ne sistemin kapitalist keto greva i mbron ligji.

Ne sistemin komunist grevat dhe demostratat ndalohen me ligj.

Ne kohen e Enver Hoxhes  1Maj ishte dite feste dhe per te bere kete feste

i mernin ushqimet e festes me racion per fryme (mishin,djathin,sheqerin etj.etj) Punonte gjithe Shqiperia qe Tirana te dukej e bukur dhe para botes te paraqitej se populli shqipetar jeton ne parajse.Parajsa e ferrit jeni me fat ju rinia e sotme qe nuk e keni perjtuar ate ferr ,dhe lutuni zotit te mos kthehet ajo nate e zeze

Cfare punetoresh mer! M'kohe te Dulles kemi pas nje vjershe per punen

 

O Zot

jepi atij qe rri kot

se ai qe rri

i gjo e di

ai qe puno

......................

a e mani men vargun e funit smiley

Hajd per hajer, e mos i dhenci sebep ne 2 Maj te thone se, ia, e shikoni sa demokratike qeveria, lejoi protesta per 1 Maj, e i befshi njerezit te kuptojne se 19 vjet tranzicion do te thote 19 vjet 97-98 e maskuar.

O Lulian ne 97-ten ishte revolucion komunist i tipit Leninist.

Lenini ka pas thene se borgjezine duhet ta rezojme nga pushteti me dhune

dhe pastaj mbi germadha te ndertojme jeten e re socialiste

Nja dy opinione pse nuk ka 1 Maj!

-Puntoret ne shqiperi jane te hallakatur,nuk paguajne taksa nuk jane te organizuar, jane te pambrojtur realisht nga sindikatat.

- Puntoret e sotem, jane fshataret qe kane lene tokat e tyre pa punuar dhe nuk kane as nje tradite te mirfillte ne organizimin e tyre per te luftuar per te drejtat e tyre. 

-"Puntoret shqiptare" nuk zene ndonje peshe te madhe ,nuk peshojne shume,ata me shume anojne nga "fermeret" nga "agraret"!

-"Puntoret shqiptare" jane shume manipulueshem,te pa vendosur,te pa formuar si shtrese,per te qene te afte per veten e tyre.

-"Puntoret shqiptare" duke qene te hallakatur,cop cop,pa taban,jane kthyer padashje,pa sens,pa dituri,ne militante partie! BILE disa pretendojne te jene te "djathte" sepse "komunistet" i kane vra ose i kane burgos,baben,xhajen,gjyshin,megjithse edhe sot ata jane,ashtu te varfer,cop cop,pa taban ne kerkim te "cekut 1 milion"!!

-Puntoret shqiptare,duke qene pa shtylle kurizore,jane greve thyesit me te medhenje,keshtu qe mos kerkoni 1 Maj ne Shqiperi me protesta!

 

 

Admine-autore, e paske fshire komentin tim qe ishte kundra ketij traktit anarkist? Mire pse jo, ju jeni adminet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).