*

E sheh kete qytet ?
Eshte dora ime !
Rruget jane gishterinjte,
Njerezit jane thonjte,
Pellemba eshte sheshi
Ku mblidhen burrat
Grate i mbyll nen lekure
i mbuloj koke e kembe
Brenda dores sime.

E sheh kete dhome?
Eshte fytyra ime!
Muret jane faqet,
Mbi cdo pllake
Rreshtohen rrudhat ne balle
Po plakem
Si kjo tavoline e drunjte
Syte jane ato dritare
I mbaj mbyllur
Syte
Dhe udhetoj larg qe ketu.

E sheh ate gur?
Ai gur eshte zemra ime!
Qe me godet
I rende
plumb
E une u lodha
Se mbajturi kete gur !
Boll më!
Une s’ jam
Sizifi.
 

24 Komente

Pershendetje Arber , me pelqeu poezia...

bukur .

ps: pse s'm del pesa mu ?

5*

E shijova kete poezi me kafen e mengjezit.

Bukur.

Shume e bukur Arber. Them se qendron edhe pa strofën e dytë.

"Ai gur eshte zemra ime!
Qe me godet
I rende
plumb
E une u lodha
Se mbajturi kete gur !
Boll më!
Une s’ jam
Sizif" 

*****

Ju falenderoj per komentet.  

@ fh, mua m'u duk e bukur pikerisht per strofen e dyte qe kulminon ne te treten smiley

as, nuk po me habisin fare keto poezite e fundit; kaledioskop e jo transformim smiley

@ Monda: E shef pra pse s'te kom ne shortlist të %-s? Shaka kjo.

Seriozisht tani: Pas atij komentit tek Fuga, drejt e drejt, nuk kam b..h me debatu me ju. Respekte smiley  Jo se nuk me pelqeu strofa e dyte, po dritaret dhe syte jane pak te ezauruara.. Pastaj, fuqine e strofes se pare (e mrekullueshme) nuk e ndjej tek e dyta..perceptimi im sidoqofte.  

 

fh, ti ke ne shortlist idrisin, une gjithashtu, me rregull treshi, s'dalim dhe aq ne longlist smiley

Per Fugen (ndjese as) debatohet qe c'ke me te, po debatoja dhe me veten kur po e shkruaja smiley.  Keshtu qe bujrum, se me duket debat teper interesant.

Ndersa tek strofa e dyte do vecoja kete:

Syte jane ato dritare
I mbaj mbyllur
Syte
Dhe udhetoj larg qe ketu.

Ndoshta i ezaruar dualiteti metaforik, por i vertete ne thelb per mendimin tim. Shpjegon te treten.  Lindur ndoshta nga i pari.  Dhe mbi te gjitha, thjeshtesia me te cilen eshte paraqitur ky dualitet i njohur, i perjetuar, te prek drejteperdrejte. 

"Dhe mbi te gjitha, thjeshtesia me te cilen eshte paraqitur ky dualitet i njohur, i perjetuar, te prek drejteperdrejte. "   I do agree. Makes sense.  

Na e ka me hile penari smiley, per inat te tij, bejme shortlist vete smiley

E kemi fillu me i 5-se per a.s.

koalijshën of dhë uilling...

E bukur! it seems u have a soul deep somewhere smiley

Bukur Arber.

Poezia eshte e vetvetishme smiley

Poezi me koti nuk me kane zene syte.

ne fakt ndonje me plot me kete fare emri qe keni ju, ende nuk kemi pare.

Poezia flet, dhe kur flet e vjen tek ti ne mendje e ne shpirt eshte per t'u vleresuar

 

do not exist vain poems. there are only vain readers


John Gay

Sifizi nuk eshte i njejte me zemer-gurin...Metafora nuk qendron.....

Ja me qe nuk me pranon ose me "shtyn" te dal jasht nga % e tua ....me fshirje smiley...Megjithse lab, me pelqejne shume disa te "thena " pe Korce. Gjith jeten e mba mbi shpatulla si SIZIFI gurin ( jo e "shtyn" ) dhe naten e shndrimit te viteve nga i VJETER ne te RI , i thua me perulje :" Ulu pak te ndrroj krahun , te me shplodhet pak ky supi  qe te mbaja" Kur digjon Sizifin ( alias GURIN )  neper rruge te bertase : "Me hodhi maskarai " Besoj mund te futet tek metaforat , megjithse Sizos i shket GURI , nuk i luten qe te bjere  smiley

arb, me poezine Mbyllur je me lart se me cilendo prej poezive te botuara se fundi; e lexova kete, e iu ktheva serish asaj per te bere krahasimin; tek ajo ke folur shqipen me te bukur permes fjaleve qe gjoja vriskan veshin e ca delikateve; ke lidhur cdo fraze, ke harmoni ne cdo radhe, ke nje dhimbje aq te holle e delikate per dike qe eshte dhe nuk eshte e pranishme, nje dhimbje qe me kujton ate prerjen e tehut te holle te bisturise, te pandjere, po qe te pik ne shpirt me pas.

mbi te gjitha: poezia ka fabul dhe kuptim.

....................Ndersa per poezine me siper te them thjesht fare: e bukur, me pelqeu!

flm the drill per komentin, flm te gjitheve.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).