Yer Blues

‘m atë

im atë ndërtues ka qenë gjithherë
nuk ndërtoi pallate, apo ura apo ku di unë çfarë
nuk konsumoi alkool, duhan, as kafe
kishte një busull të vetën që e orientonte
mes frenezisë gjithnjë e më të çmendur
të errët, të jetës shpirt, të jetës

O, im atë ishte serioz
ndërtonte kështjella.

unë mes parashikimeve të pakthyeshme
tërësisht i lexueshëm
unë që dal në shi
pa çadër
konsumator i gjithçkaje, e më së fundi konsumator i tij
dhe i vetes
nuk më doli koha të bëja asgjë tjetër
veçse
të rrëzoja kështjellat e tij

Letër pas letre
Letër pas letre
Letër pas letre

O, im atë, përmbytur nga zhgënjimi
kështjella e tij e vogël prej letrash nuk lundron dot
në dallgët “masquerade” të detit shpirt, të detit

az

 

Porcelan

Rrugët shkatërrojnë, ndërkryqen, të molepsura
Me sëmundje si kjo imja, të bukura nën një lloj drite
Nëse drita e mposht errësirën
A është ende dritë?
A ëmbëlsohet shija delirante e gjakut?

Shpirtin tënd të zhveshur nga trupi
Nuk do të kisha ku ta kafshoja, ku ta puthja
Nuk do të mund ta brendësoja në mushkëritë e mia
E unë dua të të frymëmarr.
S’më ndalon dot pluhuri, kancer që gërryen gjoksin tënd të bukur

Ne nuk jemi të ditës
Ne jemi të agut të nesërm, të trishtimit
Jemi prej vendit ku çka nuk të vret
Të bën të çuditshëm
Buzëqeshjet shndërrohen në dlirësi serioze, dlirësi të zezë
Vetullngërthyer

Lëkundur mes dritës dhe errësirës
Qielli ynë ndizet në të kuq
Sa mëkat është kur thyhen gjërat e bukura
Thyhet forca mendore prej porcelani të vjetër kinez
Pamvarësisht humbjeve në fund të fundit drita
Ka për ta mposhtur errësirën.

az

 

My father

Drops of coffee and stains of vodka on this empty notebook,

Remain quiet as if they’re trying to remind me of a paragraph

That was never written

That ran away in the doors of memory and regret

Life only gets better

Swallows shall label this spring, and we

We will see new fashion

Remembering that it’s too late for introductions

Hello father!

The infinitude of miles wrapped around the globe in the geodesic path between us

Cannot possibly throw us apart

So, let’s have a talk while god is not hearing

Hello father!

I know you’re worried about me

But I am just fine

Not up to your expectations, but

But hello father!

I miss you

Somewhere in the timeline

Just the one Dali liked to portray in a painting or sculpture every now and then

So Hello father!

What a disappointment

I am.

You trained a soldier, but I couldn’t even make it to the first battle.

Hell Oh’Father

Already listed my name,

I will miss you there too

Drop, after

Drop, after

Drop.

Oh, my father drowning in tears at night,

Where are your friends, where are your sons?

Hell Oh’Father…

GjZ

12 Komente

Arbro jane shume te bukura keto poezi.

me pelqyen keto struktura:

"O, im atë ishte serioz
ndërtonte kështjella."

dhe 

"Drop, after
Drop, after
Drop"
 

Bravo dhe vellait. 

 

me pelqyen, dhe jam shume hundeholle per sa i perket poezise.

te kjo anglisht vetem fjalen vodka doja ta lexoja raki e i jam kthyer dy tre here poezise.

Pergezime per poezite

shkruaj mos e ndalo krijimtarine

Arber, te pershendes me nje poezi qe kam shkruar para ca kohesh.

Nga memoria ime po i hedh keto tre vargje te Whitman

Stranger, if you see me passing,

Why should you not talk to me,

And why should I not talk to you

 

We're but beasts

In momotonous trains,

Monotonous lines,

Monotonous stations,

In the underbelly of hell cities,

Dying souls of the routine

Whose life is a habit

Only if it wasn't

For the little poems of the underground.

It takes only three lines

From a good poem

To stir the life in you

Like the leaves of grass in spring.

So after I stared at them

And they stared at me,

"Hello Whitman" I said.

"What's it like being dead?

If you see my father, by the way,

Tell him I am grateful

For my life and for his death".

 

Nuk e di pse por keto poezite e tua m'a kujtuan. Nuk e kisha publikuar asnjehere.

"unë ... konsumator i gjithçkaje, e më së fundi konsumator i tij
dhe i vetes
nuk më doli koha të bëja asgjë tjetër
veçse
të rrëzoja kështjellat e tij"

 

 

"Hello father!

I know you’re worried about me
But I am just fine
Not up to your expectations, but

But hello father! I miss you"

 

Shume te bukura...

Poezi e bukur Dori. Ndajme te njejtin vleresim per whitmanin.

Poezia e fundit eshte e tim vellai, dy te parat jane te miat.

Sol, prekese, mallengjyese, te dyja poezite per babane. Pse ne, bijte gjithnje mendojme se i kemi zhgenjyer baballaret apo nenat nese nuk behemi dikushi, ndersa ata gjithnje me zemergjeresi duan vetem qe ne te jemi mire, te jemi te qete, jemi apo s'jemi dikushi... E kam kuptuar kete shpejt, por vone kam filluar ta vleresoj ate dashuri pa kushte...

Une do te vecoja:

"Hello father!

The infinitude of miles wrapped around the globe in the geodesic path between us
Cannot possibly throw us apart
So, let’s have a talk while god is not hearing"

Tek e dyta:

"Shpirtin tënd të zhveshur nga trupi
Nuk do të kisha ku ta kafshoja, ku ta puthja
Nuk do të mund ta brendësoja në mushkëritë e mia
E unë dua të të frymëmarr." 

Gjithnje kam kerkuar dicka te ngjashme per te pershkruar nje dashuri. Mbase s'eshte ky kuptimi i poezise tende, Sol, por sipas thenies se postierit te Pablo Nerudes, tek filmi "Postieri", "poezia s'eshte e atij qe e shkruan, por e atij qe i  lypset", une dua te bej "te miat" keto vargje. Thanks. smiley

 

 

 

 

familjare e pergjithesuar ne vargje

yje

sol lexova vetem te paren dhe meqe me pelqeu shume u ndala... shuuume po shuume e bukur... prekese...

 

p.s

ate fjalen "konsumoi" nderoje me ndonje fjale tjeter, se eshte e pavend aty, lerja A Goxhajt ate frazeologji smiley

shyqyr qe mesova si votohet

 

sol-ide, i-nox smiley

per porcelanin e kisha fjalen smiley

Sol-o,te uroj me gjithe shpirt qe te kesh ende shume kohe perpara qe te ndertosh keshtjellat e tua per babane e per vete...E di kush do ishte keshtjella me e forte ,me e bukur per babane?Te te shohe te lumtur...çfaredo te jesh e te behesh ti.....Ajo e babait e bukur vertet....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).