Withers & Withers

Ambasadori amerikan në Tiranë John L. Withers mbrëmë ishte i ftuar në spektaklin "Portokalli" ku përcolli mesazhe dhe u takua me sozinë e tij.

 

“Ishte e mrekullueshme, ishte nje kenaqesi e vertete per mua dhe gjithashtu nje nder. E di qe spektakli eshte mjaft popullor dhe fakti qe me ftuan per t'u shfaqur per pak minuta ne spektakel, m'u duk shume e sjellshme prej tyre. Zoteria qe luan rolin tim eshte i jashtezakonshem. Ka krejt levizjet e mia dhe pamjen time; ishte nje kenaqesi e vertete per mua qe e takova”, tha ambasadori amerikan.

VIDEO

75 Komente

Nuk paskan te mbaruar faleminderimet e ambasadorit kaqe shume eshte kenaqur.  smiley

Dhe per tu patur zili eshte menyra se si ai ka pranuar sarkazmen qe i eshte bere?!  smiley   smiley

Duhet që të qeshim?

Ed,

ishte levizje brilante. U tregua nje perralle qe lidhej me rrenjet e pemes. smiley

Brilante, brilante.

U zgjodh nje emision qe ka shikueshmeri te larte. E njohin shikuesin shqiptar ( ata ) qe eshte njekohesisht votues.

Dalja e djeshme tregon qe ka akoma dicka qe nuk shkon me qeveriun personalisht.

Sot ka shkuar ne mbledhjen e Kryetareve te Gjykatave dhe u ka thene : nuk jeni vetem ne vendimet kurajoze qe do te merrni.

Po perdoren te gjitha mjetet. Ka dicka qe nuk shkon po te vleresosh intesitetin e daljes ne oponence kunder qeverise. Duket qeveriu kerkon ta shese veten shtrenjte.

P.S. Dje ai lepri qe drejton Ministrin e Drejtesise sulmoi presidentin per probleme te drejtesise.

Ti pret që të vijë ajo "plehra" tani dhe të akuzojë akuariumin për pubblicita oculta? smiley

Jo,

mesashi nuk kishte vetem nje kahje. Ishte gjujtje e mire shume. Eshte muaji qe do vendosen emrat qe do jene ne parlamentin e ardhshem.

Lere ate xhesbandistin ti smiley

Do flase edhe Xhibi e Polo, jane me te drejte fjale , por mesazhi ben me shume efekt per skalionin e dyte.  Ata qe votojne per ate qe besojne qe do jete ne pushtet. Jane shume keta e nuk duken, pa pjesa bastion as qe i rruhet trapi cer mesazhe leshohen perqark.

P.S. Qeveriu sulmoi perseri Prokurorine Pergjithshme  para tre ditesh ne Fier.

O edo ca te te them une? Qe diaspora ia fut kot? Ose me politikisht, qe Diaspora duke qene larg e ka pak veshtire te kaperceje distancat. Me vje dhe icik keq ta them se kam qen diaspore vete, po qenka e vertete.

Fale Zotit ke Kothin ketu qe te ndihmon ti jep "llokum" ca gjona. smiley

JO, i dashur Blend... mos fol mbasi korigjon kategorinë e shkrimit smileysmiley ... sepse pyetja ime lidhej edhe me atë ç'ka ndërrove smiley

Po "Portokallia" show humori eshte, po ja qe politika aty u beka me mire, kur je i mencem. smiley

Dakord mer Blend, dhe as që ju futem diskutimeve se për ç'humor bëhet fjalë, sepse as nuk e ndjek fare televizionin shqiptar, por të betohem (dhe uroj që të ketë edhe të tjerë si puna ime, që të mos më duket vehtja shumë idjot smiley) që përveç Salës, Ramës dhe Topit, asnjë tjetër personazh të politikës shqiptare nuk do ta njihja po ta shikoj në foto/tv apo dal vivo... e njëjta gjë vlen edhe për ambasadorin (nuk e di se kush është "origjinali" në atë foto... dhe bile as që më intereson... sepse të ishte për mua....: E di vetë ti se sa fort i du amerikanët smiley )

Mire mo mire s'ka gje qe se njeh si fytyre se nuk del per i bukur ky. Une them, kemi qene me fat qe na ra JLW per ambasador. Kete e them si qytetar shqiptar.

Une e kam takuar kete Z. Withers ne nje ambient ku kishte shume politikane shqiptare... Pa te shikoje sesi i lepiheshin ca nga politikanet tane... Mr Ambasador hellooooooooooo (me ca buzeqeshje mosozot) Kur ky ishte i thjeshte dhe modest, po bisedonim per bejsbollin... Me vinte turp per keta tanet...

Ndoshta une kam ide te ndryshme per humorin, ndoshta sensi i humorit e teleshikuesit te zakonshem shqiptar ka ndryshuar, ndoshta duke mos qene ne kontakt me jeten e perditshme ne Shqiperi, por une me programin "Portokalli" nuk arrij dot te qesh. Hic fare. Mqs. flitet shume, disa here i kam imponuar vetes ta shikoj me zor ne internet e duhet te them, qe ato here qe e kam pare kam vene re nje humor te sforcuar, banal, ne kufijte e vulgaritetit. Mbase kam pase fatin e keq te kapi pjeset me skarso. Shpesh nuk e kuptoj slang qe perdorin. Agron Llakaj eshte i merzitshem. Gjeja me trishtueshme jane komiket e vjeter (dmth. ato te kohes te komunizmit) qe ne tentativen per tu ricikluar kapin majat me te larta te patetizmit. Per te mos folur per batutat me sfond seksual. Nuk e di nese jane me te neveritshme apo me te parashikueshme.

berisha , rama , withers po na dalin ne televizor perdite sa po i shohim edhe ne endrra. te gjithe derrat nje turi kane e sa per portokallin eshte bere bajat sa e shohin vetem plakat

O corona,

Po me cudit me zellin qe paske per te pare emisionet televizive shqiptare. Perderisa je larguar nga vendi une them duhet te perpiqesh te integrohesh atje ku banon dhe ndoshta punon. Na e le neve kete barre te rende. Veji mend Obames se osht rob i zgjut dhe do me ndihmu te varferit. Nuk jam dakort qe te gjithe sa ti permend jane derra, te pakten nga paraqitja e jashteme.

Hajt pra mo u merzit dhe meso ene nje cike gjuhen e tyre se ndryshe do ngelesh tu pa gjithe diten Top-Channel si plakat. smiley 

Eh, eshte e rende kur te njejtit popull i tregohet 4 here e njejta prralle.

1 here withers kur e beri prej verteti.

1 here Marini ne rolin e Withers ne sezonin e kaluar

1 here Marini i boni perseritje mbreme ne rolin e withers

1 here prape withers i boni perseritje gjate demek falenderimit publik qe i boni portokallise ne naten e pare te saj per ket vit.

Vallai nai gje per te qesh nuk ka, per te qa po.

Nejse, ajo qe vuna une re mbreme ishte qe ka fillu ene portokallia me vjedh batuta dhe shprehje nga PPU. Duhet me bo patjeter nai gjo per ket pune.

smiley

Përsëritja është muma e dijes.

Tia thonë përrallën dhe nja 10 herë të tjera mbase populli vë mend...

 

Di gje njeri, mbaroi ai hetimi i z. Withers per lidhjen me Mehdiun?

Po ai hetim ka mbaruar. Eshte tashme vertetuar se Withers ka pas influencuar tek Mehdiu per te bere tregetine e fishekeve kineze ne kundershtim me ligjet e Amerikes. Keto do ti kallxoje Mehdiu prane togave te zeza me procedure tepershpejtuar.

punen e perralles nuk e mora vesh...

per drejtuesen e emisionit (apo kush e ka hartuar) kur e prezanton eshte: "ambasadori Withers", jo "zoti Withers".

Ajo fjalia e fundit e komentuesit ne video ishte perseri e panevojshme.

Ore si u be ajo puna e Gerdecit dhe kete ambasadorin dhe  ish Min e Mbrojtjes etj etj etj.?????

Tani na doli qe qenkemi me fat qe kemi nje ambasador te tille. Sepse tani po ja fut Berishes sic ja futi PS -se kur ishte koha e Presidentitn ( ju kujtohet apo duhet te remoj arkiven cfare keni thene ju qe tani thoni se jemi me fat qe kemi kete amabasadorin) apo doni tju kujtoj si ja futi Gerdecit?   Verte vallaj me fat paskemi qene.

Me tej Koth & Co vertet mendoni se ky amabsadori i lun gjithe keto gure? mendoni  se vertet ka nje program pas skenes se portokallise? Vertet  mendoni se SHBA po meret tani me Shqiperene pasi  zgjidhi tere problemet e tjera me Iran, Irak, Afganistan, Pakistan, Kore e Veriut, Rusi Kosove, Ekonomine, terrorizmin  dhe radha i ka ardhe shqiperise?

Ah po vertet Sala ishte ulur ne nje karige me Klinton dhe me Biden

Ah po  Tom Doshi ( oh me fal jo Doshi ,Tom .....si e ka ai ish sec i amerikes qe eshte keshilltar i Beirshes tani ? .)

Come on njerez vertet i besoni keto qe thoni apo i beni thjesht per show si tek Portokalia

Ore gomarin e nxjer i zot nga balta kete e kemi haruar ne

Na gojen  hapur dhe veshet bige, se cfare do te thote  amabasadori amerkan, sikur te flase vete  perendia Shikojme cfare ka veshur, cfare syzesh ka vene , si e ka mengen e xhaketes dhe nga keto shenja interpretojme fatin tone si fallxhoret qe lexojne pellemben e dores .

O Zot sa me fat eshte populli qe ka nje ambasador te tille.  brrrrr Pika qe sju bie

toko,

me kaq sa kemi pare ne keto vite marredheniesh diplomatike, ambasadori i usa ne shqiperi eshte nje person i perzgjedhur me cilesi dhe pergatitje specifike, per situata dhe kohe specifike.  Asnje gje nuk eshte e rastit, por e paramenduar per mendimin tim. Dhe kjo sdo te thote qe Klinton apo Obama e kane menjen ke shqiperia, perkundrazi. Ata kane nje linje politike te jashtme, dhe plane rajonale qe ne si dime fare. E ne baze te atyre planeve, zgjedhin njerezit e pershtatshem per ti realizuar. Ambasadori e di vete detyren qe ka, ska nevoje me u marre klintonesha me detajet e prrallave te kopshtit

smiley

 

""""Ore gomariin e nxjer i zot nga balta""""" ????? Ka qene Toko ka qene kur gamori perdorej si i VETMI mjet transporti.. smiley Tani kemi zhvillime te reja Toko. Ato krahasime kane vdekur me kohe ..Vini men Portokallise dhe kultures se atij ambasadorit per te suportuar me humor e dinjitet    rrolin e "sozise" se tij... ( I njejti kend shikimi qytetarie me Bushin kur e gjujten me kepuce)...Kesaj vini men jo "Politikes se Madhe" . Lexo me vemendje se c'bejne Fansat kur i fusin si HUNDEDERR edhe Berishen me Jozin , pa le me te lexosh BERISHEN kur e imiton LLAKAJ smiley . Ketu ne USA ca te fandaksur qe e kini pare besoj e "sulmuan " Llaken per te mos imituar semundjen Berri -Berri . "Po motra jote kurve motelesh do behet" - tha !!!!!!!! Dhe ketij monstre duhet ti japesh VOTEEEEEEEEEEEN ?????? Kur te kapercejme keto do shohim se do kemi nje Popull tamam Veshderr te afte per te VOTUAR smiley

Nexhi ,

Ne  Sec of State department , nuk ka zyre per shqiperine  sic ka per Iranin Irakun, N/Korean, BE-ne etj etj, ka "The Albanian Desk", me shkurt nje tavoline me nje 1-2 veta qe meren me kete pune. Ambasadori zgjidhet jo shume me aftesite per situatat e momentit ne shqiperi,  por me shume me situatat ne rajon me gjere,  Ballkan ne rastin e shqiperise . Ambasadoret ne Shqiperi ne pergjithesi kane qene njerez qe u duhej gjetur nje vend pune, thjesht shiko pregatitjen e tyre ( CV e tyre) dhe jo ambasadore qe duhet te benin nje pune te caktuar. Fillo qe me Rajersonin  Marizan e deri tek ky i sotmi.  Keshtu qe perseri mjaft i mbajtem syte nga Ambasadori si nga perendia. Duhet te shikojme cfare duhet te bejme vete, se ambasadori ka vetem nje udhezm nga admin e Obames, ish Bushit, ish Klintonit apo ish Bushit para Klintonit.

" Perpiqu ta mbash ata vend ne qetesi pa remuja, se nuk ja kemi ngene te meremi me ta.Kete beje me cdo cmim. Qofte edhe duke lene Berishat apo sjelle Ramat ne fuqi, vec te jete qete. Per te tjerat behu krijues, psh dil ne Partokallia meqense shqiptaret si Koth & Co pelqejne teorite e konsiparacionit. Duku konspirativ"  smiley

po pra, plane rajonale dhe me gjere. Ate thashe dhe une.

MArizes i marrsh te keqen ti smiley

Ajo ishte ambasadore lufte me eksperience. Jo me kot ishte ktu ne '97 smiley

smiley

 

""""ka "The Albanian Desk", me shkurt nje tavoline me nje 1-2 veta """" ka qene Toko ka qene ... deri ne 84 . Tani ka dy ndertesa me ca kate ne tjeter vend. Jo aq thjeshte sa thua ti, se po ta dije Sala kete  , se leshon pushtetin kurre smiley

Ne ke date do bejme sikur votojme per qeverine e re ne gogolat?

ops sorry vertet nxora sekretin smiley

Nuk e di pse, por e gjithe kjo me le nje shije... "republike bananesh", ndoshta?!

...Me gjithe respektin per ambasadorin e SHBA-ve dhe TCH.

Po se ashtu jemi bo o olso Jemi bo ma keq se nji  republike bananesh, Ke ne qeverite zgjidhen hiqen e vihen sipas menimit ( jo realitet) se me ko osht amerikoni, qe as qe e ca mender fare per ne. Na krijojme teorira per me u duk te rendesishem. Te pakten ke republikat e banave ka nje fare te drejte, amerikoni ka rol se ka interes me ble banane po ke ne cfare interesi ka ??????

toko flm se sa do ja shkruaja olsib. Po kjo eshte nje republike bananesh. Dhe pse nuk jam per keto lloj shfaqesh, une e vleresoj punen e Withers sepse ai jep mesazhe qe shkojne ne te mire te vendit tone. Po sigurisht arroganca jone nuk na le te shohim pertej "pse ai i huji do na msoj ne?!"  smiley

o maliq me duket se ti nga qe quhesh maliq kujton se je ,,ligji dhe maliqi,,  e sa per tv une shoh se jam shqiptar e si mbas teje une me qe jetoj ne amerike nuk duhet te marr pjese edhe te peshku. me duket se je komunist i djallezuar o babaxhan

Humori ishte shume i trashe.Pervec takimit te Withres me sozine e tij nuk kishte ndonje gje te vecante.

Nuk jam i shqetsuar per republiken e bananeve te tokos por me shume me shqetson fraza"pavaresi e gjyqesorit".Mos kjo do te thote qe gjyqesori te beje cte doje?Sepse po te kishte vertet pavaresi gjyqesori Withres dukej te kishte shkuar ne burg me kohe per rolin e tij ne trafikun e armeve.Por ndoshta ky trafik ka qene i ligjshem dhe ketu koklaviten gjerat per opoziten qe do me cdo kusht te njollose qeverine.

Edhe me kete show do te tregoje se Withers po perkrah opoziten!!!!

Lideri i opozites nga mungesa e takimeve me personalitetet amerikane shpik me ane te mediave te tij gjoja se SHBA kerkon Ramen ne pushtet!!!

Cfare idotesie per ata qe e besojne.

Berisha eshte i vetmi politikan shqiptar qe ka takuar zyrtarisht cdo president amerikan qe pas luftes se Ftohte.Dhe vizita e tij e fundit ne SHBA ishte shume e suksesshme.Ne prill do te takoje edhe Obamen.Ndersa Rama pervec se ka takuar disa kryetare minibashkish nuk ka ndonje gje tjeter ne CV e tij.Kjo eshte e verteta e ketij show.

Berisha eshte i vetmi politikan shqiptar qe ka takuar zyrtarisht cdo president amerikan qe pas luftes se Ftohte.

Thua se Beirsha ka takur tere perendinte e botes Kjo e ben ate Pape smiley

Jo nuk e ben Pape toko por e ben  Pape por une po diskutoja aktivitetin e dy lidereve PD dhe PS.

QESH MIRE KUSH QESH I FUNDIT !!!  smiley

kjo puna e ambasadoreve eshte bere ti varesh teneqen...sikur te besonim tek Zoti sac besojme tek ambasadoret, te pakten do te ishim me te pasur shpirterisht....u duket vetja si rock stars dhe dalin e tallin meneren me popullin e thjeshte....dalin neper portokallira e duke recituar vjersha.....gjera te padegjuara per diplomat te tjere neper bote...po varja, jetojme ne shqiperi...ishalla nuk ben withers ndonje pordhe me ere, se do dalin mileti me u parfumos me eren e tije!!!

Po pra une them very bizare! Se mora vesh perse TCH thote ka "thyher tabu".. C'fare tabu ka thyher ky? Thjesht doli ne portokalli talli bythen nja dy minuta me robte edhe iku.. Ca kruajne koken tani ne Shqiperi dhe ca te tjere po fillojne te shkruajne artikuj mbi viziten madheshtore te ambasadorit ne Portokalli..

Ndoshta hyj ne kategorine qe thote Blendi, dmth si diaspore qe s'marrim shume vesh nga keto gjera.  Po ndonje cudi e madhe s'mu duk kjo pune.  As thyerje tabush, as "vizite" madheshtore kur thote Liqeni.  Si "tabloid news" me duket.

Prit tashti kur te shkojne te gjithe me rradhe e t'a transferojne parlamentin qeverine me gjithe presidence tek Portokallia. Trapat. Kjo eshte shume serioze. Ku eshte humori ketu? Apo do filloj te behet portokallia platforme e politikaneve qe dine te tallin bythen me veten dhe popullin. Ka thyer tabu qe c'ke me ate pune. Ia ka shit shpirtin dreqit, pa pasur asgje per te qeshur ne kete mes.

Ah Luli jo, nuk eshte parlamenti dhe qeveria qe do tranferohet tek portokallia, por krejt e kunderta, portokallia do tranferohet atje. Se humori i vertet, po nga ai i hidhuri fare, e gjen ne esencen e tij ne parlament dhe ne qeveri. Portokallia eshte vetem simulacre e humorit te vertet qe e gjen tek sheh debatet ne parlament apo konferencat e shtypit te qeverise. 

@ Monda, ka diaspore dhe diaspore... mos e mer apriori ate qe thashe me lart. smiley

Luli, vertet te duket veprim i rende qe doli Withers ne Portokalli? Mua jo dhe aq, sipas standarteve amerikane te pakten...

Hillary ne Saturday Night Live

John MCCain shkonte tek Jay Leno (13 here) dhe Connan O'Brian,

Bill Clinton me saksofon tek Arsenio Hall...

 

http://bagnewsnotes.typepad.com/bagnews/images/Hillary-Clinton-SNL.jpg

Blend, nuk e mora ashtu lol. 

Por ndonjehere edhe habitemi me veten, se na duket vetja ufo apo te pandjeshem kur s'na prekin telat ca gjera.  Une do permendja SNL, Late Night, Daily Show etj, po kisha frike se do vinte xhibi e do me thoshte boll me keto shembujt nga ameriqenja smiley.  Ndaj s'u ndjeva.  Rrofsh se me kurseve, le te kapet me ty smiley.

1 javë të duhet vetëm, të dediasporifikohesh, ose 50 gr pluhur Tirone... smiley

 

Blendi, nuk ndjej ndonje irritim te vecante per daljen e Z. Withers ne "Portokalli", por te krahasosh daljen e Zonjes Hillari, ish gruaja e presidentit dhe kandidatja per presidente, ne Saturday Night Live me daljen e ambasadorit USA ne Portokalli... eshte... le te themi... pakez e cuditshme.

Kam pershtypjen se Shqiperia eshte si ai ishulli i "Lost" per te gjithe ata qe jetojne jashte saj dhe nje dite vendosin te kthehen perseri.

Do ishte shume interesante te dihej se c'do mendonim nga jashte saj po te lexonim ato qe shkruajme kur jemi brenda saj. Pra si do ta shikonim veten? Pa dashakeqje kjo. Thjesht nje mundesi per te reflektuar.

Nga ana tjeter eshte mese e vertete se njeriu pershtatet me gjithcka dhe nje sistem i caktuar vlerash mund te zevendesoj lehtesisht nje tjeter per arsye jetesore.

Por a mund te justifikoje gjithmone mjeti qellimin? A mund te ndajme, jo vetem perkohesisht, por edhe me gjate se kaq... nje sistem vlerash te cilat shkojne pertej asaj qe ndodh ne nje hapesire kohore te caktuar?

Dhe se fundi... cfare pasojash mund te kete e gjithe kjo mbi ne?

Une nuk jam duke mbajt ndonje qendrim ideologjik, te themi, kundrejt daljes ne nje program humori. Po flas ne menyre pragmatike. Per nje politikan amerikan dalja ne nje show si ky eshte pjese e punes (jo me e kendshmja por e nevojshme). Politikani del ne nje show humori per tu dukur pakez me njerezor. Populli by default eshte skeptik ndaj politikaneve, ndaj kur ata qeshin me vetveten  ne programe humori, i ben te duken me njerezore, me pak si specie politike. Nuk mendoj se ky eshte fenomen apo ceshtje shqiptare. Eshte thjesht intuita e te kuptuarit te fuqise se kultures popullore. Batutat e portokallise  mbahen mend, batutat e politikes harroen... kudo ne bote eshte keshtu.

PSh. Te gjithe e dine qe tek TERMINATOR Arnoldi dhote I'll be back. Por shume pak amerikane e dine se Gjenerali MacArthur tha I shall return kur u largua nga Filipinet ne L2B.

Kush e di ku ka lindur Abraham Lincoln? Springflield. Shume pak njerez.

Po kush e di ku jeton Homer Simpson? Springfield. E dije, apo jo? smiley Me kupton ku ta kam?

Shume interesante! Te kuptoj Blendi. E vleresoj gjithashtu fuqine e kultures pop dhe jemi te gjithe deshmitare (ne nje menyre apo ne nje tjeter) se si konsiderimi i saj nga ana e politikes eshte bere gjithmone e me i madh gjate shekullit te kaluar e deri ne ditet tona sidomos me lindjen e televizionit. (Mqs. ra fjala pata rastin te shikoj "Good bye and good luck" para disa ditesh).

Por pikerisht sepse e di forcen e saj, pohoj se me duket sikur jemi ne nje "Republike bananesh", (Ne fakt jemi?!).

Pyes veten, cfare vendi eshte ky, ku eshte normale qe nje ambasador i nje vendi (sado te rendesishem) "te jape leksione" apo "te percjell mesazhe" apo ku ta di une se cfare, ne nje nga programet satirike te vendit, me shikueshmerine me te larte.

Ne cfare gjendje jemi ne si popull e si vend e ne cfare gjendje eshte politika jone pas gati 20 vjetesh nga nderrimi i sistemeve kur nje rol i tille qe duhet te ishte relaivisht modest ne kontekstin e politikes kombetare, behet material konsumi per pop-kulturen?!

Po te dilte Rama apo Berisha do ishte shume me ok per mua. Dha keta po qe do te ishin si Hillary tek "Saturday Night live", por jo Z. Withers.

Dhe edhe pse nuk kam asgje personale me te personalisht, nuk me duket shume elegante nga ana e tij kjo dalje. Mendoj se SHBA kane instrumente te tjere per te luajtur rolin  e tyre. Megjithese i njejti vend na ka mesuar dita dites se cdo te thote te jeshe kreativ.

Por nga ana tjeter e gjithe kjo mund te konsiderohet shume pozitive, te nesermen edhe pse sot per sot e afron Shqiperine me teper me Hondurasin e dikurshem se sa me boten me te vertete te zhvilluar ne mes te te ciles gjendet e ku duhet ta kete me te vertete vendin.

Pra, nuk kam asgje me pop-kulturen te ciles perkundrazi ja njoh vlerat, por me vendin qe eshte edhe i imi. Kur do piqet???!!! Se na dogji!

Pyes veten, cfare vendi eshte ky, ku eshte normale qe nje ambasador i nje vendi (sado te rendesishem) "te jape leksione" apo "te percjell mesazhe" apo ku ta di une se cfare, ne nje nga programet satirike te vendit, me shikueshmerine me te larte.

 

Eshte vend "portokallie" lale, vend portokallie smiley

Olsi, me kete "pse doli amerikani, por nuk doli Shqiptari" nuk behen kollotumba, nuk thuhet "SHBA kane instrumente te tjere per te luajtur rolin  e tyre", sepse ai ne fund te fundit politikan eshte, qe e shihte ndoshta sozine e tij ne televizor njesoj si Sala, dhe qe shume njerezishem kerkoi t'a takonte. Faj nuk ka ai, Fajin e kane ata te portokallise qe nuk paten bythe t'a vinin pak me teper ne loje, qe nuk paten teknika t'i fusnin strekombsha e te vazhdonin t'a perdornin si marionete, por e lejuan qe t'i perdorte gjithe ata burra e gra veshur si kalamaj t'i perdorte si marioneta, qe nuk i vune perpara ndonje te veshur i djegur apo topall Gerdeci, apo ndonje budalla te zgjut qe t'a fuste ne qoshe, apo t'a vinin imituesin t'a perqeshte e mos i linte fjale te fliste, por i perkthyen fjalen aq te ndjere, aq klishe, dhe aq banale, sa nuk e kam pare ndonjehere ne Portokalli. Ky ishte humor banal, jo ato shakate e pista prej te cilave po na u ofendokan gjyshet tona te virgjra.

K ndryshim ndermjet POLITIKANIT dhe DIPLOMATIT te karrieres. Eshte turp qe keshilltaret qe ka rrotull nuk i tregojne nivelin e portokallise. Dhe pastaj te krahasosh SNL me kabarene e degjeneruar Portokalli....uppsssss

E para Kurse emisjonet e TV -ve tona jane bere copy& paste nga emisjonet e huaja. nje copy& paste e keqe qe te vjen per te vjelle. Krahaso  Hillary, MCCain apo dhe vete Obaman e Klinton e Bush tek ato emisjonet dhe krahaso kete me Portokalline.

  E dyta ne ato emisjone dalin figurat amerikane, nuk kam pare ne ndonje emisjon ambasadorin e Anglise, Frances, apo dhe Irakut pale te Shqiperise jo e jo.  Ndersa ne shqiperi figurat e vendit i kemi zevendesuar me te jashtmit ( osh e jashtme mi goce smiley ) Ata jane per ne Presindente, K/Ministra ministra apo dhe kandidate per presidente e k/ministra

Ca fati qe kemi kete ambasadorin., Ky do te jete Obama dhe Hillary dhe Mccaini Shqiptar 

Lum si ne qe kemi portokalline per te na treguar se sa te emancipum i kemi politikanet.

Lulian, ne vijim te atij mendimit qe te lash me larte. Ne ne shqiperi nuk e kemi shancin ta shohim emancipimin e politikaneve tane tek "Portokallia". Politikanet tane nuk kane 'lighter side",  nuk kane bonsens te kuptojne cfare mjet i mire komunikimi eshte humori - shkurt jane hajvane.

Politikanet tane nuk jane shfaqur KURRE ne Portokalli apo ndonje show si ky. Withers nuk eshte shqiptar. Shqiptaret jane serioze, dalin vetem te ulerasin ne programe debatesh. Dalin vetem te shtrenguar der ne fyt me kollare per tu share si kafshe. Gjithmone serioze edhe pse karagjoze ne forme.

Politikanet tane nuk e kane aq emancipim sa te kuptojne qe pop culture eshte popular culture (not the devil)...andaj, ajo qe ke thene me larte fatkeqsisht nuk eshte e vertete. Alas!

Politikanet tane nuk jane shfaqur KURRE ne Portokalli apo ndonje show si ky

Po mu mer, ku me le ?  smiley

 

Po Sala qi ka dale ke Fiks Fare kur ishte ne opozite  ?  smiley

he he he po je diaspore ti e nuk i di ca gjona..mer cuno

Edhe Edi ka shkuar në Portokalli, bashkë me aktorin që e bënte. I dha madje një portokalle në dorë dhe i tha "hajt ik tashi".

 

He mer komunist i vogel, me vrap ti e , se i hyna ne hak Edit ee se nuk ta permenda ee smiley

smiley

Por anyway, nqs e mbaj mend mire, nuk ka qene spektakli i zakonshem. Ka qene nje aktivitet tjeter ne pallat te kongreseve ku u bene dhe ca skece te portokallise nder to dhe ai me Ramen. Me duket se finalja e top-fest or sth like that dhe Edi ishte ne salle sepse do ndante nje cmim

 

O Blendo, mire mo mire. Faktikisht une tek ai artikulli i Lubonjes qe i shkruante Fuges, vetem me Portokalline u kapa, e i dola ne mbrojtje, sepse e besoj qe variete te tilla kane potencial emancipues, dhe solla si shembull rolin e Tina Fey ne zgjedhjet e fundit. Problemi eshte qe keto hapesira si portokallia mos perdoren thjesht si nje tjeter konference per shtyp, duke pasur parasysh njekohesisht se cfare plehrash jane ata te cileve do iu ofrohej kjo platforme. Ka nje rregull elementar te arte humori per sa i perket situatave te tilla ne fakt. Humori eshte ne menyre harmonike njekohesisht subversiv dhe konservativ. Pra ve ne dukje dicka qesharake te cilen duke qeshur e pranojme. Por kjo mos harro se eshte rregull e arte, atehere kur te keqiat e shoqerise jane maksimumi qesharake. Harmonia ne humor duhet te reflektoje gjendjen e shoqerise. Ky lloj humori me ze koke qe mund te behet me politikanet, nuk ve ne dukje qesharaken, thjesht pranon statukuone. Ne qofte se statukuoja eshte e tille qe nuk ka zgjedhje reale, atehere njeqind here me mire qe portokallia te vazhdoje clirimin e gazrave banal, se sa te behet pjese e se keqes. Me kupton? Shkuan te gjithe politikanet ne SNL, por ate qe i beri Alec Baldwin, Sara Palin-it, nuk ia bene askujt. Nderkohe qe tek Portokallia e meritojne te trajtohen te gjithe si Sara Palin, perfshi edhe Withers. Si ex-pat po te them qe ndryshimi eshte njesoj si ndryshimi midis laugh at dhe laugh with. They don't deserve to be laughed with, but only to be laughed at.

Ai me bluzë të verdhë, duket sikur do vizë për Amerikë. smiley

 

 U perpoqa ta shoh vidion, por s'munda dot, u hapte por ngecte. Sidoqofte mendoj se ka qene nje gjetje e bukur. 

"Por per amerikane nuk azgje te sigurt se pas te qeshurer ka dicka serioze"

Eh cfare idiotsirash degjojme e shikojme.

Larg qofte sikur te me bjere ndonje infkat apo rrufeja keta te TCh apo dhe konspiratore te tjere peshkatere  do te thone " E vrau CIA se foli keq ndaj ambasadorit ne Peshku smiley  ha ha ha
 

Kjo teme eshte te tallesh me njerezit mer burre i dheut.  Cfare ka ndodhur qe eshte kryelajm tek peshku?

Nese e keni vene si pune skandali, edhe mund ta pranoj, po per tjeter gje eshte ofendim i inteligjences se peshkatareve.

Po Polic je, cer te te them une ty.

Lexon dhe ndonje koment te ndonje cope mishi dhe e ben dreq pastaj. Duhen kuptu te gjitha mesazhet mer. Te gjitha.

Perralla perfundonte me nje xhest simbolik terheqje veshi edhe per qeveriun e  madh ( Gon Llakajn&nbspsmiley  edhe per qeveriun e Tiranes ( policin ) .

Mos u ndiko mer nga cer postohet ketu, po shikoje nga fillimi deri ne fund. Te gjithe. Sot qeveriu i madh ne vend te qante qeshte, dmth e ka kuptu me mire se ty e se ndonje debil/e.

Nuk ishte mesazh per bastionet mer trim jo. Nuk e kishte me ty jo.

Po ti kaq keq je katandisur sa kujton se do fitosh zgjedhjet me portokalline?  Kush t'i meson keto, Klosi apo ke kaluar me Rucin tani?

Do te te heqin nga puna nese vazhdon me kete mendje! 

Kjo teme eshte ofendim per njerezit qe komentojne ketu. 

Cfare ishte ky gjesti simbolik, se Withersi ju terheq veshet Berishes dhe Rames?  E dime kete.  Apo ka harruar Meten, kete do te thuash?

Ne nje vend serioz, nese nje ambasador do te kishte dale dhe bere karagjozin si mbreme ai do te ishte shpallur person nongrata.

Shqiperia i ka marredheniet e shkelqyera me Ameriken (fakt ishte vizita e Berishe ne USA), demokracia shqiptare eshte funksionale, institucionet jane me te pavaruara se asnjehere tjeter ne pluralizem etj., cfare pastaj? 

Ky ambasador se pari te sqaroje akuzat per fisheket kineze, te bera nga nje vartes i tij amerikan, pastaj te dale dhe te tregoje perralla.

Ore une jam pro amerikan jo per interes pushteti sic jane kotheret e komunizmit, por se tek Amerika shikoj nje vend shembull te demokracise liberale.  Por kete ofendim une nuk e pranoj sikur te vije dhe te ma beje vete Obama dhe jo me nje ambasador me akuza per korrupsion.

Ne nje vend serioz, nese nje ambasador do te kishte dale dhe bere karagjozin si mbreme ai do te ishte shpallur person nongrata.

O pro amerikanso !

Po ate po them dhe une, qe jemi vend me qeveri karagjoze. smiley

Vet i shan vete i levdon. Nje zot te mer vesh . smiley

Une ene me Klosin ene me Rucin por ke harru Gazideden  ene Gim Shehun. Te gjithe i kam xhan. Ene qeveriun e kam  xhan se e ke ti. Bile xhan xhan.

P.S. Po pse xehesh i here sa te thote njeri Polic  ? Ndro mer dreq nickun dhe je m`rregull. smiley

he he cvete

 E thashe shikojne dhe komentojne perrallat e ambasadorit si fallxhorja pellemben e  dores

Ca e shikojne si shenje ogurzese ca e shikjone si shenje ogurmir

Po harojne te shkrete se ato vijat ne pellembe ishin rastesi qe u bene ashtu bashke e te ndara. ha ha ha  Ajo perralle i ran ne dore atij ambasadorit,  jo po cfare fshihet pas peralles se ambasadorit ??????

"Por per amerikane nuk azgje te sigurt se pas te qeshurer ka dicka serioze"

Thua ta kete patur me policin apo mbase e ka patur me Kotheren qe kerkon te fitoj zgjdhejt me portokalline

Koth qe kur ke vene kandidaturen per deputet nuk e dija?   ha ha ha Polic thote

Po ti kaq keq je katandisur sa kujton se do fitosh zgjedhjet me portokalline?

Lere mer Koth se nuk fiton pike elektorale me keto dallavere portokallie. 

Une kam qene dhe jam perkrahes i Amerikes, para se te na mbinte ky ambasadori humorist qe me sa shihet do perfundoje me ulje ne detyre andej nga Afrika apo Iraku, si nje para-ardhes i tij qe e degdisen ne Irak.

Te shkosh ne Irak, ne kto kohe eshte ngritje ne detyre jo ulje.

cuna ky eshte nje skenar amerikan !!!! smiley

Po ca do bej dhe portokallia, ketu ne shqiperi ambasaden amerikane kane barometer.

Top Chanja me ket rast si nje hero fitimtar shikon ngadhnjimtare rretherrotull dhe te tjeret (Frangaj, Vizioni) shikojne me zili. smiley

ca t'ju them historira provincash, po nga ato te humburat fare.

do dalin dhe analistat si ato plakat e qemotit ose me mire si personazhet e Gropovethit dhe do komentojne e do analizojne.

nganjehere me vjen turp qe kam te njejten kombesi me ca krijesa te ndyra shembelltyra te denja te Uriah Heep.

Politikanet shqiptare mund te shkojne ku te duan, ne show humori apo edhe ne Big Brother. 

Nje ambasador nuk mund te dale ne nje shfaqje televizive dhe te kape per veshi kryeministrin e vendit dhe liderin e opozites (megjithese kete e beri ai aktori i lodhur, jo Withersi, pasi nuk e pate lene mendja).

Kjo gje nuk mund te ndodhe ne Angli, France apo Itali dhe nuk e krahasoj Shqiperine me keto vende, por kjo gje nuk ndodhe edhe ne vende qe jane pak a shume si ne, ne Maqedoni p.sh. apo Kroaci etj.

me duket ky ambasadori si tao-tao

Eee..mos e beni kaq te madhe ,se humor ishte,po nuk i kuptoni ju amerikanet,pastaj Withers eshte bere si dhendri i shtepise ,dhe dhendure te tille ralle i gjen kaq te afrueshem !

Amerikanet vertete jane popullor!..por mua me beri pershtypje kopja e Withers-it,qe merte rolin e perkthyesit dhe ngatarohej me Amin e cila,ishte dhe ndermjetsja ,cpune kishte kopja me interpretu fjalet e ambasadorit ?..nuk dine ,nuk dine etike "artistet" "policet"dhe gjithfare njerzish ,qe kan kap nje gjo ,dhe kujtojne se jane ne maje ,nga te gjifa onet!

Respekte Withers, bravo je i papare dhe per nje cik ju afrove Obames, vetem se je ne vend tjeter megjithese mik, por perseri te huaj ketu!

Tani, kapeni cik si e sheh ai aktori i mesit kete "ujkun" tone me pamje gici! smiley

kjo foto eshte ta vesh te; "gjeni dicituren" se vallahi or taj edhe e dashura do tja kishte zili kete shikim ketij tipit..

si tha ai kopetenti atehere?
 - Rrakia, - tha ai, - rrakia del nga rrushi!

shqiptari i varfer akoma te rrakia..
tere bota "vuan" nga ethnocentrismi ne nga reverse ethnocentrismi!

ps. Sado te duan te tjeret te na ndihmojne, varet nga ne ose me sakte duhet te varej nga ne nxjerrja e gomarit nga balta, dhe per sa kohe te rrime me syte nga bota qofte dhe nga miqte me te mire tanet, aty ne llum kemi per te mbetur.

Koth.

Prita se po na tregon se ku e dergojne si amabsador Withersin, ç'fare jane keto komente qe na ben?.

Ne ameriken latine jo, nuk ben, mbase ne Afrike.

Muajin qe vjen ne Prill , o thua tani ne Mars?

Sa thase me portokalla ka marre, 50 jane shume, 30 me duket me e arsyeshme? Bah, ku i dihet sa thase me portokalla ka marre. Topi ka portokalla sa te duash.

Si eshte jeta, ka nga ato qe shesin veshken per te mbijetuar, po ka edhe nga ato qe shesin fetyren, po per te mbijetuar.

Koth, thuaji te na shkruaj kudo qe te jete, eshte i lezetshem dreqi.

Kjo teme eshte ofendim per njerezit qe komentojne ketu.- keshtu foli Polici komentues KETU . O Polic po jep shenja coroditje dhe me duket se nuk kam me fuqi ligjore te te mbroj.... megjithse  me duket se e kapa nje ... Ti themi MIXHES te organizoje shakaxhijte e PD-se me Regji te JOZIT, Skenare te LEFTIT dhe te krijoje nje POR-TOPALLI ...ku te ftohen te gjithe ambasadoret e miqte e Berishes ne favor te tij dhe emisionin ta drejtoje LUL Basha se helbete jane ambasadore bijt e botes smiley . Ja keshtu duket me e sakte .....dhe padyshim CENSOR mos e lesho nga dora..se te bejne per te qeshur keto emisione pastaj dhe ta humbin misionin ....o debit i LINDUR dhe i TRASHEGUAR per skena humori smiley . Se mos e ngatrosh debil me debit se hasmi ate do te na percaje ne te dyve per nje Por-topalli. Megjithate si ne cdo gje "na e kane fut kta komunistet me ket cfaqje " po do gjejme ndonje rruge dhe ne  smiley Gajret o humorist i zyrtarizuar, dhe kthe gjithnje koken nga berri-berri qeshi apo jo me kete numer . Ps ...te lutem Koth mos na hyj ne sinor se pushka na ndan. Polici nuk nxehet po i vjen inat smiley Ai nuk trembet po ka frike!

Thought_Police ; "....qe me sa shihet do perfundoje me ulje ne detyre andej nga Afrika apo Iraku, si nje para-ardhes i tij qe e degdisen ne Irak..."

 

Ne Irak, quhet me ngritje detyre, biles me detyre speciale. Polico, nuk e kuptoke politiken amerikane. 

Shyqyr qe PPU nuk eshte nje media vizive (TV) se do ishte bere nami .....
Nuk e kuptoj pse tentoni te hiperbolizoni dhe te shikoni edhe te padukshmen ne cdo situate. Me ju eshte gjyq-bela! Shikoni dy skenaret e mundshem:

1- TCH i ben ftesen Withers dhe ai nuk shkon (per nje arsye x)
      ..... ja Amerika eshte rreshtuar edhe kete rradhe ne anen e pozites
            dhe ato kritikat jane thjesht pjese e lojes politike.... bla bla bla
2-TCH i ben ftese Withers dhe ai shkon (ashtu si ne fakt ndodhi)
     .....  ja Amerika po i terheq edhe nje here veshin qyvirise se nuk eshte
            ne terezi me veprimet qe po ben ... bla bla bla

Qe Withers e pranoi kete ftese ketu nuk ka asgje te keqe, por qe ju vazhdoni me teorira konspiracioni dhe komplotesh kjo me duket komplet pa lidhje. Po kaq pa vend dhe pa lidhje me duket edhe shprehja ne edicionin e lajmeve te TCH   :

"Por per amerikanet nuk ka asgje te sigurt se pas te qeshurave ka dicka serioze" (apo dicka e tille e ngjashme me kete shprehje)

I ke dhene uje gomarit -pooooooooooooooo , te ngrohte apo te ftohte -te ftohte - pse ma ke ftohur gomarin more ....

I ke dhene uje gomarit -pooooooooooooo, te ngrohte apo te ftohte - te ngrohte - pse ma ke nxehur gomarin more....

Zot na ruaj!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).