Videoshoqëri

Sikur të mos kishte ndodhur ky filmim, ish ministri Pango do të ishte edhe sonte në zyrën e tij komode duke zgjidhur kushedi ç'problem ekspozeje turizmi. Politikisht, ai është një barrë që mazhoranca nuk ka ndërmend ta mbajë. Berisha ia zbërtheu rrufeshëm mbërtheçkat e kostumit të ministrit. Të gjithë u ngutën, në një spektakël hipokrizie duke kërkuar të distancohen, t'ia heqin edhe mandatin - sikur nuk e njihnin se sa burrë i mirë ishte, duke u sjellë sikur nuk e kishin përkrahur Pangon deri mbrëmë. I përkushtuar siç ishte (punonte edhe në shtëpi) Ylli Pango përfaqësonte njërin nga kuajt e garës së 28 qershorit. Kalë beteje i rracës së KOP-it, Pango tashmë i gjymtuar, u dërgua në thertore menjëherë, ashtu siç u ndodh kuajve të garave kur thyejnë këmbët.

Shakaja më e hidhur në të gjithë këtë histori është ajo kur thuhet "Ylli Pango ra hero i seksit të gruas" (versioni zhargon i kësaj). Fatëkeqësisht kjo shaka është edhe më e vërteta. E çuditshme është sa shumë kolegët e tij çuditen nga kjo që ndodhi. Reagimet komike që vijuan nga politika, tipike; vetëm sa e përforcojnë idenë se këta njerëz nuk kanë ndonjë problem të vërtetë më atë që bente Pango. Shumica e atyre që folën nga podiumi i Kuvendit e dinin shumë mirë sjelljen (krimin?) e tij, por nuk guxuan asnjëherë të mbajnë një qëndrim për këtë. Vetëm sot ngrihen gjoja të indinjuar. Edhe kjo më duket po aq imorale sa ato që bënte Pango, kurse ai është imoral vetëm pse është në kasetë. S'di si ta them këtë por më duket i turpshëm ky turpërimi i politikës shqiptare namuzmadhe.

Ministrinë ia mori Turku, kolegët e arsimit e baktisën, të rinjtë e LRI-së ishin aq të zemëruar sa u shprehën, "po na përdhunojnë". Media është në gjëndje histerie nga ethet e skandalit. Gazeta Albania "heq sutjenat" e para kur përdor për kryetitull të datës 5 mars 2009: "Ylli Pango shkerdhen qeverinë". Të tjerat e ndjekin si të ndërkryera. Frenetikë e plotë mediatike rreth të ashtuquajturës "Pango gate" (haha), debatet e së enjtes mbrëma i dedikohen të gjitha atij, skandalozit. Kurse Skandali varet si re e zezë mbi Tiranë. Emri i Pangos flitet në çdo tavolinë, rrufitet me çdo kafe.

Kur një gjahtar seksual bie në duart e ligjit, kjo është një arsye për tu gëzuar. Por më hidhëron fakti që kaq vjet pasi Pangos i kishte dalë nami si i tillë askush nuk pati marrë guximin ta akuzonte publikisht. As kolegët e tij në Universitet, as ata në Parlament dhe në Qeveri, që sot largohen prej tij si prej lebrës nuk treguan një fije moral e integritet atëherë kur do të kishte vlerë, por kanë paturpësinë ta akuzojnë sot. Dhe nga podiumi nisin kërcënimet. Palët politike nuk janë aq qibare sa të mos pranojnë ta përdorin varrin politik të Pangos për të lëshuar sulme drejt krahut tjetër.

Asnjë fjalë për dukurinë e përdorimit të femrës si objekt seksual, dukuri e cila pranohet në heshtje sikur të ishte normale. Po sa të tjerë ka si ky?? Reagimi i shoqërisë kutërbon si frikë e grumbulluar. Mban aromën e dështimit tënë kolektiv për të mbajtur një qëndrim. Pango nuk do të bënte famë si manjak në rast se do të kishte qënë realisht kaq i papranueshëm për moralin tonë shoqëror. Si është e mundur që individë si ky, që edhe pse njihen për lëtyrat që janë arrijnë majat e pushtetit. A mos duhet të mendojmë se Pango ishte një përfaqësues i denjë i Kulturës sonë. Këtë nuk pranoj ta pranoj. Por atëherë? Vallë ç'mekanizëm pervers bën të mundur që të tillët të marrin në duar drejtimin e vendit? Sa Fiksa do të duheshin ta shpëtonin këtë videoshoqërinë tonë? E tillë që nuk reagon, pranon gjithfarë shkeljesh, përveçse kur u vihet në pikiëpyetje thelbi i moralit... mundësisht me kamera të fshehtë.

Sonte, ndryshimi i vetëm midis një ministri dhe një kurvari është fakti që njëri prej tyre është filmuar. Dhe kjo nuk thotë asgjë të mirë për ndërgjegjen tonë të përbashkët. Këtu këtë lloj sjelljeje e tolerojmë dhe do të vazhdojmë ta tolerojmë njësoj. Ky ishte ministri që meritonim, dhe të mos ishte për "Fiksin" do ta kishim ende. Do ishte me interes të mendonim mbi fuqinë e medias për një çast. Nëse këtë ndodhi do na e kishin përcjellë në tavolinë, do ta tresnim kollaj. Harronim... Ndërsa një event mediatik si ky na kaplon plotësisht, e detyron Kryeministrin të veprojë në katër minuta, si Madonna feat. Timbaland... E trishtë që u desh një trill televiziv (me të gjitha pikëpyetjet etike që ngre kjo) që të shpëtonim nga arroganca ad nauseam e këtij njeriu. Një debat i gjerë publik është minimumi që duhet të bëjmë.

"Një aksident", "Një çështje e mbyllur" - e komentoi ngjarjen Zoti Patozi, dhe e tmerrshmja është që mund të ketë të drejtë.

60 Komente

Gazeta Albania "heq sutjenat" e para kur përdor për kryetitull të datës 5 mars 2009:"Ylli Pango shkerdhen qeverinë".

Damn! smiley

 

Prandaj u duk sot Anila nga peshku për të marrë komplimente.

______________________

Për ata që dinë (aka Kothi, Nexhi e ndonjë tjetër)

Ka ndonjë adresë private t'i dërgoj ndonjë? smiley

ja plotso ket formularin dhe e ke te sigurte qe i shko Aniles smiley

http://www.balkanweb.com/form.html

Dhe boll me futet ne nje kallep me ate emrin me siper se nuk kom asigjo te perbashket pervec flamurit.

Thnx Nexh, të du fort sa Kothin. smiley

Po unë doja me i dërgu ndonjë koment si të ta them... të rrjedhshëm, kupto ti?

Mgjse po hapem para shoqnisë. U ndjeva i abuzum përballë imazhit të një femre një mëngjes kur isha andej. Nuk e di, po më dukej sh HOT...

Kishte një mënyrë shumë sexy për të lexu lajme të bardha, të verdha, rozë e të zeza, që më dukeshin si zhartjere dhe sutjena e të mbathura... sikur i kishte të veshuna në ekran kur po i lexojte kjo... Isha i lumtun që thu ti. Që atë ditë e kisha si kafe mëngjesi këtë dëgjimin e leximit të gazetës në fjalë.

 

I kam pi ca gota sonte Jul dhe spo te them ik boj ...

smiley

smiley

Anilen ne Shkoze e ke mer babe. Hypi furgonit dhe shko e kape smiley

thnx prapë.

... ik boj çiçin tashi. Se ato gotat dikur, diku do dalin. smiley

 

Dhe per sa dite do e kemi racionin "Pango" me nga 1 artikull tek faqja kryesore dhe 3-4 te tjere tek shtypi ketu tek PPU? Dhe, a eshte futur zyrtarisht folja "pangoj" ne fjalorin e PPU, paralelisht me mediat, apo neser behet ceremonia e pranimit dhe zgjedhimit te pare te foljes? smiley

 

te "pangoj", hahaha!

omerta e seksit ne politike, nje hije me shume ne cv e pasura te doneve shqiptare te politikes! nga pangoizmi, tek lakuriqsia ramiste! kesaj i thone pertej te majtes e se djathtes! prandaj kot shani salen ju, burr me te moralshem ska.ecc atyy!

Çudi me kta... janë fut në myth të Berishës, edhe ajo u duket e pastër.

 

Cudia me e madhe zgjat 3 dite.Nese opozita shkon ne zgjedhje me skandalin Pango dhe Gerdecin dhe jo me alternativa reale per ekonomine, e ka te sigurte humbjen.Berisha u tregua shume i prere ne shkarkimin e tij ,gje qe ka per ti shtuar pike ne publik.

Bledi thote:

...Por më hidhëron fakti që kaq vjet pasi Pangos i kishte dalë nami si i tillë askush nuk pati marrë guximin ta akuzonte publikisht...

Nuk mund te akuzohet dikush me fjale rruge dhe pa prova.Kur u paraqit prova ai u shkarkua per 5min.Nese do te mbeshteteshim vetem tek fjalet e rruges Edi Rama apo Ilir Meta duhet te ishin anonime apo ne burg sot, jo kryetare te opozites.

Nese socialistet shpresojne se njerezit do te ndeshkojne PD per kete skandal, ata gabohen rende, sepse kane nam me te keq se PD ne kete sektor.

Mbas 30 minutash Zoti Pango do te shkoje tek TV Klan per nje bisede direkte me Fevziun

Edhe vertetohet qe shqiptaret s'duan drejtesi apo demokraci apo ku di une, por aheng.

 po t'ia shpjegosh cdo njeriu, te cdo nacionaliteti, me siguri do te pyese: "Si shkoi historia?".. nuk besoj se ka shume te beje me shqiptarllikun...

gjeja me e padurueshme eshte qe ne shqiperi nocioni i pergjegjesise vetjake, perpara akteve vetjake, nuk ekziston akoma. tek ne ecet akoma me denime kolektive, pergjegjesi kolektive. kte e tregon fare qarte dhe ky artikull. bravo thote ky gazetaruci , ti lincojme te gjithe sepse nuk permbushen kontraten e moralit ne qeveri! palo intelektuale.

Po kolektive eshte mer left, se sic thoshte meroja sot te tema, qeveria ka dhene prova qe o te vret (mediu) o te vjedh (basha) o te shkerdhen me zorr (lango)

Ore nga eshte ky Mero me origjine? Kam nje dyshim, por s'po e them. Vetem nje krahine ne Shqiperi mund te arrije ne te tille perceptim te guvernmentit.  smiley 

ps. swed, ku e gjete ket....  smiley  

Gazeta Tema e kishte vallai, s'e shpika vet smiley

mero me duket se osht nga Tepelena, po dhe pa m'duket fare ne fakt, robi kaq malinj vetem nga tepelena mund te jete smiley

Ahahahaaaa.... askiom mer, aksiom!   smiley  

per xhibin: (to pang eshte folje transitive  smiley  origjina e panjofme):

pang

n.1. A sudden sharp spasm of pain.2. A sudden sharp feeling of emotional distress.

tr.v. panged, pang·ing, pangs To cause to feel pangs; distress acutely.[Origin unknown.]

Ka qenë një filmim i Enverit kur akuzon Kadri Hazbiun publikisht se ka devijuar nga vija e Partisë. Dihet pastaj si përfundoi Kadriu, rrëzimi i të cilit e bëri Partinë më të fortë - ja kështu më duket mua ky varrimi mediatik i Ylli P.

Dhe tjetra: gjatë kronikës së lajmeve na ka rastisur boll herë të dëgjojmë: Bamko Qylollari ra viktimë e një përleshjeje bandash rivale. Kështu edhe Ylli.

Dhe aman na e kurseni retorikën "në çfarë shoqërie po jetojmë!"! Të ngrenë tastjerën ata të cilët u habitën nga kjo që i ngjau Yllit! Ylli është asgjë më shumë sesa pjestar i konstelacionit prostitutiv-banditesk të elitës drejtuese të këtij vendi pa moral, ku gjëja më e keqe që mund të të ndodhë është të dalësh në televizor për atë që ke bërë.

 

Ylli është asgjë më shumë sesa pjestar i konstelacionit prostitutiv-banditesk të elitës drejtuese të këtij vendi pa moral, ku gjëja më e keqe që mund të të ndodhë është të dalësh në televizor për atë që ke bërë.

 Asnje presje si heq thenies se me siperme!

"Unë i jap të drejtë Z. Berisha që ka reaguar ashtu duke më shkarkuar" - tha Kadriu para se t'i prisnin gjuhën dhe ta hidhnin nga Llogaraja.

po qfare lidhje ka berisha me skandalin seksual . seks ben edhe ketri

Topalli: "Ky njeri ka shkelur moralin e PD's"

Po pati shkelur vetem moralin e PD's, une them hallall i qofte Yllit.

...., problemi ketu nuk eshte ngacmimi seksual,ai eshte sebepi, problemi eshte procedura e mardhenieve te punes...testimi ," bango-prova",perpara se te fillosh nje pune , duhet te kalosh testin ,dmth me e kap jeten prej fyti-sic thote Ylli Pango(seksin femer)pabarazia,Ky eshte imoraliteti i Ylli Pangos, te kapesh jeten prej fyti ,dmth te zbathesh breket dhe te nxjersh bythen ,perpara ministrit ,shefit ,qe te gjesh nje pune.

Imoraliteti i procedurave per te gjetur nje pune., nga Ministri i Kultures perben abuzimin me te madh dhe shperdorimin me te shemtuar qe ben nje funksionar i shtetit!

Ylli Pango ishte nje dru i shtrember,qe nuk drejtohet me..sa do qe te justifikohet!

 

Ej kush e pa Opinionin. Me i dhj**i aty nuk ishte Pangua po avokati i Pangos. UAU edhe ky po ia fuste klientit te vet  sa krahu, po e nxirrte komplet bllof. RRezik do e kete rregjistruar edhe ate fiksi duke ofruar para,. 

Ne tere kete histori me shume se skandali i Ylli Pangos a.k.a Don Pango duhet pare menyra e zbardhjes dhe qellimi i tij.

Ligji eshte ligj! Sado negativ te jete ky person, ai ka nje imunitet te mbrojtur me ligj dhe te votuar nga populli. qe jo Topchaneli po askush nuk duhet te guxoje ta preke. Ai tjetri, Basha po te mos kishte kete imunitet me abuzimet qe aludohen mediave do ishte dergjur burgjeve me mije perqind... Topchaneli na tregon qe ka fuqi me shume se prokuroria dhe kushtetua kshu, dhe qendron mbi ligjin?! Tani i jap te drejte Sales per ca gjera..

Pangua nga nje ane mori ate qe meritonte, po menyra e kesaj zbardhjeje dhe abuzimi qe i ben fuqise se saj nje nga mediat me te medha ne Shqiperi duke mos patur as edhe nje lloj kosiderate ndaj ligjit, te le nje shije te hidhur. Shikoni pertej fasades  dhe paradoksisht do shikoni qe ligjin e ka shkelur Topchaneli dhe jo Pangua.
Ke duhet te denoje ligji?!

Ja pra dhe vete ne populli qe duam drejtesi, e inkurajojme dashur padashur shkeljen e ligjit.
Po ca, me shantazhet dhe provokimet e poshtra me llufat te Fiksit do veme drejtesi ne?!
Ne ate sistem dhe njeriun me te ndershem ne bote kane per borxh ta kapin me "presh ne dore" keta Fiksjanet, se ashtu si funksionojne gjerat aty vallahi s'ka rob te beje perjashtim. Tani ky Don Pangua ka dhe femije, te aferm, familje qe nuk besoj se kane ndonje faj ne kete mes. Po ata ca kusuri kane?!
Keto menyra ne forme provokimi pervecse te kundraligjshme jane te poshtra dhe jo fisnike, qe per mendimin tim duhen denuar nga mbare shoqeria!

Pangos me ca shoh ja dinin te tere vesin, po dhe gjobat e Fiksit i dine te tere, pse nuk ndihet njeri?!

Në çfardolloj shteti të civilizuar e përballë ç'do trupi gjykues, qoftë dhe një avokat i sapodiplomuar, do ta nxirrte të pafajshëm klientin e tij... sepse regjistrimi ishte i paautorizuar (dhe aq më tepër kur për një deputet kërkohet një autorizim i veçantë dhe për forcat e rendit që të mund të kryejnë regjistrime apo hetime).

Nuk vihet re në këtë rast vetëm "forca e mbinatyrshme" e mediave, por dhe mënyrat "arnaute" të shkarkimit të ministrave (brënda natës) nga kryetari i qeverisë...në një kohë që për diçka të tillë duhej të kishte kërkuar së pari Pango dorëheqjen dhe duhet të ishte parlamenti që të vendoste për fatin e tij... më parë se ministër, ai është deputet i parlamentit shqipëtar... ku me ç'duken bathët, të qënit deputet vlen sa 1/milionta e të qënit pjestar i kabinetit të qeverisë.

eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.....

Ne nje interviste ne “Top Story”, 23 vjecarja qe realizoi kameren e fshehte ndaj ish ministrit Ylli Pango, e quajtur vajza x per arsye sigurie, ka rrefyer disa nga detajet e momenteve te regjistrimit te video-skandalit.

“Ashtu sikurse e tha edhe Armir Shkurti, ideja ishte e rende sepse behej fjale per nje pushtetar. Ajo qe na lehtesoi punen ishte fakti se ministri kishte tentuar edhe me vajza te tjera. I gjithe stafi ishte i bindur se sjellja e Pangos do ishte e njejte me ate te sjelljes me vajza te tjera. Nga ana jone nuk ka pasur asnje lloj provokimi. Ne cdo rast kam pasur komunikim me shefat e mi qe me kane mesuar deri diku, duke pasur parasysh pikerisht piken e provokimit”, eshte shprehur vajza x.

Ne vijim te intervistes, ajo pohoi se u ndie keq ne ato momente. “Si femer jam ndier shume keq dhe ne raste te tilla te ben te mendosh sa e veshtire eshte te jesh femer ne kete bote. Asgje me pak dhe me shume nga ajo qe eshte transmetuar nuk ndodhi. Pata frike sepse gjerat mund te shkonin me thelle dhe ne nje pike pa kthim per mua, duke pare reagimin e tij shume agresiv”, thekson gazetarja investigative e “Fiks Fare”.

Pyetjes nese mendoi qe gjithe skenarin ta linte pergjysme, ajo i eshte pergjigjur duke thene se shume here gjate realizimit te kameres se fshehte, e mendoi kete. “Mendova te lija gjiththcka, por ana profesionale me shtyu te shkoja deri ne fund. Me vjen mire qe u sherbeva githe atyre vajzave qe sapo dalin nga bankat e universitetit dhe shpesh here hasin kete si kriter per t’u punesuar”, perfundon vajza x.
 

 O Taras-ca,

ke te shume te drejte, si si shkon asnjerit ne mendje se vertet prej ketyre "shkeljeve" te ligjit kemi problemet me te medhaja.

Te qenka ftohur truri fare...sikur te kishte me teper gazetare te tille do frenoheshin pak Pangot me shoke. Nuk mjaftojne milionat qe kane zhvatur por duhen edhe avokate si ti. Nuk jane shantazhe e provokime por abuzime ne detyre...njones i kerkon vrimen, tjetrit cekun e keshtu me radhe. Mire do ishte sikur te funksiononte ligji te ne. E di ti sa te mbrojtur jane gazetaret te ne...s`besoj, se edhe qeverise nuk i intereson te shpalle statistika per perdhunimet qe i behen atyre. 

ligji denon kedo qe ka faj o taras

nuk detyrohet ligji te zgjedhe midis pangos dhe tch

 

Eshte per tu habitur se si disa mendojne qe ceshtja ketu eshte IMORALITETI.

Ketu kemi nje krim te mirefillte.

Jam kurioz te di se kur do te nise procedura per te kerkuar hetimin e pangos.

Apo do presim te mbarojne afatet edhe ketu?

Mbase eshte me fat edhe ky e i bie i njejti gjykates me bashen pastaj.

jam dakord me taras . kjo qe ben top-chanell eshte nje prostitucion i paster dhe duhet denuar me shume se vepra skandaloze e pangos, se pango fundja ishte ne shtepi dhe atje ai ka privacin e tij .

po po ata komunistet e topit e kane fajin qe ministrat e berishes i bejne konkurset publike te administrates civile te dhoma me oxhak.

 

 

Ky eshte artikulli me i mire qe Bledi ka shkruar ndonjehere.... Shqiperia te ka thelluar gjykimin, te ka shtuar realizmin!

Bravo!

Une them se me shume se Shqiperia, Blendin po e mban lart kendveshtrimi prej njeriu qe eshte kthyer nga jashte.

Personalisht do te jepja nje keshille. Kur punoja ne Shqiperi, AP gjithmone insistonte qe pushimet ti benim jashte shtetit dhe gjate atyre dy javeve apo muaji te kishim sa me pak lidhje me Shqiperine. Ishte shume efektive si nje nderrim uji. Une do te ta rekomandoja qe te kaloje te pakten nje muaj cdo vit ne Amerike per largim nga realiteti objektiv shqiptar.

Keep up the good work!

P.S. Nuk besoj se e ke hedhur pashaporten ameriqene lol.

Blendi, artikulli eshte shkruar me stil, por mjerisht ka mungese novacioni dhe origjinaliteti ne ide. Me vjen keq ta them, por ka edhe nje mungese kohezioni. Ideja qe ti po thua ketu, eshte pak a shume: Pango njihej, pse nuk u hoq me pare dhe pse duhej te shfaqej ne tv per t'i bere te gjithe shqiptaret te reagojne sikur nuk e dine ne cfare shoqerie jetojne aty ku s'i kapin kamerat. Me fal, por pikerisht kete une e kam lexuar keto dite ne qindra e qindra rreshta opinionistesh dhe mediash nga ato qe ti me percmim i quan si te nderkryera. Dakord, ti ke mendimin tend plus lirine per ta shprehur ate ku e si te duash. Por kam vene re me shqetesim nje ndjenje vertet denigruese qe ti perdor ndaj gjithckaje qe s'e ke shkruar vete. Me shume thjeshtesi dhe me shume recognition per punen e te tjereve. Te gjithe kane mendim pozitiv per veten dhe per ate qe bejne, por distanca midis delirantit dhe normalit eshte vertet shume lehtesisht e kalueshme. Me t'mira.

Ne fillim, nuk e kuptoj nevojen e kohezionit me te tjeret per aq kohe sa shpreh vetem mendime personale. Dua te them, qe per mua kohezioni nuk perben nje qellim ne vetevete, dhe as ndonje vlere. Me vjen keq qe te kam dhene pershtypjen se denigroj gjithcka qe s'e kam shkruar vete. Ne te vertete nuk eshte keshtu, ka plot njerez punen e te cileve e admiroj, dhe qe te jem i sinqerte nuk me pelqejne dhe aq ato qe shkruaj vete. Gjithesesi falemindrit per kritiken.

Blendi, s'e kisha fjalen per kohezion me te tjeret. E kisha per mungese kohezioni me ate qe shkruan vete. Shikoje pak me sy kritik. Ne fillim e merr me nje yrysh te pandalshem denigrues kunder medias, pse ajo po kerkon ta shtjelloje nga cdo kend i mundshem kete qe ndodhi me kete minister (hiq disa shkarje delirante si ajo e Albanias te nesermen e skandalit). Nga ana tjeter pranon meriten e pamohueshme te vete medias, pa te cilen, ne fund te fundit, nuk do ta dinim kete qe dime sot rreth kesaj ceshtjeje (dhe shume te tjerave qe na japin ne lenden e nevojshme per te pasur nje opinion a pershtypje tonen).

Une per kete e kisha. Ka edhe disa mosrakordime te tjera me te lehta midis vete mendimeve te tua brenda te njejtit shkrim, por them se nuk jane thelbesore. Une per vete u ndjeva e kenaqur pasi e lexova si shkrim, nese do ta merrja te shkeputur nga konteksti. Mos e merr si kompliment (edhe pse eshte), por si nje konstatim timin. smiley Pune te mbare.

Sigurisht qe Pango e ka marre denimin per gjynahet qe media ja nxori.Mua me shqeteson krahas fenomenit edhe situata "Post Pango".Shqetesohem se ne kete vend plot informalitet ndoshta mund te linde edhe nje profesion i ri qe shfrytezon daljet plot eufori te Saimirit te Fix-it NESEEEER AVAZIIIIIIIIIIII! dhe keto profesionista te ri brenda ores mund te trokasin ne dyert e qejflijve pareli per tju sugjeruar mbylljen e skandalit.Ku i dihet?Ndoshta Fix-i i ka te gateshme kasetat edhe per te tjere dhe besoj se kushtojne shume sidomos pasi Saimiri ka dhene sinjalin: NESER AVAZIIIIIIIIIIII.

Gjithe kjo me kujton nje shprehje qe lexova sot rastesisht: "Politics is like sausage, once you find out what goes into either, you will want nothing to do with them for the rest of your life".

Edhe shoqeria Shqiptare eshte e shkerdhyer, por????!!!!!!!! nuk kemi "prova" filmike.
Edhe mediat jane te shkerdhyera, por?????!!!!!! na duhen "provat" filmike.
Pra te dashur miq te rendesishme ne kete jete jane vetem "provat" filmike.
Pra mos lejoni kurre "prova filmike" dhe do jeni te nderuar dhe njerez te denje per Shoqerine, Qeverrine, Familjen dhe Median sigurisht. Pango je maskara, te filmuan...me "tentative ne dore"...

Ore mos e kane bere rruge keto ministrat e Sales kete pune, se nuk i lyen kot floket Xhuveli, qe te duket me i ri, qe kur ti vije ndonjera per ti kerkuar pune ta kete me te lehte. Por e ruajte Zoti zonjen Bregu, se ndoshta shkon ndonje djale simpatik per ti kerkuar pune dhe vajmedeti pastaj.

u desh kjo histori banale e pangos qe anal-istet shqiptare te medhenj dhe te vegjel te konsolidonin pozicionet e tyre seksuale.gazetaret dhe anal-istet femra e perdoren rastin konkret per te shfryre mllefin e tyre se perse gazetarja e tch nuk e perdori talentin e vet me nje ministre(lezbiket). nga ana tjeter anal-istet meshkuj(sic shikohet dhe nga shkrimi i mesiperm) jane shume te indinjuar me drejtuesit e tch qe ne vend te gazetares femer tek pangoja nuk derguan nje gazetar mashkull(pederastet).pra duket qarte edhe nga shkrimi i mesiperm qe nuk eshte problemi tek veprimi banal i pangos por diskriminimi qe i behet kesaj shtrese te pa mbrojtur nga legjislacioni shqiptar,por duke vazhduar me kete ritem se shkruari edhe kesaj shtrese do ti vije dita qe te jete e nderuar dhe  e rrespektuar ne shoqerine  shqiptare.

Ndersa skuthat si puna jote, pane edhe ata nje te mire nga kjo pune. Me ne fund mund ta zgjidhesh gjuhen e te flasesh brockulla nga me te ndyrat ndaj njerezve publike, se asgje nuk do te duket aq e ndyre dhe e ulet sa ajo qe beri lideri juaj shpirteror, presor Yll Mberthecka.

ajo qe me beri me shume per te qeshur dje ne parl ishte jozi.

 

Jam e tmerruar se kemi femije.................

e kush i ha koto mo rrush. femijet e tu e kane punen te siguruar e nuk ju duhet te rropaten me muaj te tere lart e poshte, me diplome ne xhep dhe pa buke......

 

Te pakten mos na merrni per kaq budallenj.

Mendoj se ceshtja me e rendesishme e ngritur nga artikulli eshte:

"Si është e mundur që individë si ky, që edhe pse njihen për lëtyrat që janë arrijnë majat e pushtetit. "

Per fat te keq me duket se jemi ne nje krize vlerash. Rindertimi i tyre dhe gjetja e mekanizmave qe te perfaqesohemi nga me te miret duhet te jete preokupimi i gjithsecilit.

 

 

Po po, ashtu eshte, deshte pangua ti prishte moralin e partise demokratike xhuzit, po ku te le ajo?

Me gjithe ate fare nderi qe ka ajo, jo pd. do e ruaje nga prishja e morallit per edhe gjithe ballkani  nuk do guxoje tja kerkoje ndonje femre shqiptare.

Qe te flasim seriozisht na duhet edhe nje video tjeter.................. Dikush lart tha se

Po flas me gjuhen e ligjit dhe te shtetit:  TCH i ka borxh shtetit (d.mth. neve) 13 milione dollare te papaguara taksa dhe tatime.

Jo mo rrushi ishin 38 milion por Drejtorja e Tatimeve se ku dreqin e ka ate video- qe i kushtoi 25 milion $ duhet ta gjejme.

 

Por -pavaresisht operacionit "pazari i prishur"pangoi e meriton se kurrfare shtetari nuk perfaqeson.

Blendi, si operator i mediave qe je, duhet ta dish mire se ato mund te perdoren, por edhe te keqperdoren.

Mediat jane nje pushtet i fuqishem; britaniket kane nxjerre nje shprehje, ndoshta nje shekull me pare, qe thote: "Fleet Street makes or breaks a politician".

Jam shume dakord me ty, dac per potencialin e madh te tyre, dac per rendesine e vijimit dhe te thellimit te diskutimit publik mbi fenomenin qe zgjoi rasti "Pango".

Por ka edhe nje pike tjeter qe nuk eshte cikur mjaftueshem.

Potenciali destruktiv i mediave.

Ne rastin ne fjale p.sh., mendoj se publiku eshte informuar mjaftueshem per menyren SESI e hengri Pango (me skenar).

Eshte informuar gjithashtu edhe se CILA ishte "dora e armatosur" qe e qerroi (Top-Fiksi).

Ajo qe publiku nuk di akoma eshte:

KUSH jane DERGUESIT? dhe

CILAT jane ARSYET e TYRE per eliminimin e Pangos???

Kur mediat tona ti kene dhene pergjigjje edhe ketyre dy pyetjeve, athere do te bindem katerciperisht se ato veprojne ne interes te publikut, informimit te te cilit, ne teori, i sherbejne.

Ne rast te kundert kemi te bejme me nje rast te tmerrshem abuzimi.

respekte

 

 

 

 

  

 

 

Ajo qe publiku nuk di akoma eshte:

KUSH jane DERGUESIT? dhe

CILAT jane ARSYET e TYRE per eliminimin e Pangos???

 

Student te kane mesuar te lexosh andej nga shkolla? Lexo se c'thote ajo gazetarja qe e xhiroi Pangon: Na kishin thene vajza te tjera qe e kishin pesuar me para (perifrazim ky), prandaj e beme. Ik tani kerko gjurmet e ujkut kur eshte duke te kafshuar fundin e kurrizit.

 Artikulli me pelqeu, dhe vura re se shum mendime aty i kisha dhe une, dhe ndoshta i kan patur dhe shum e shum te tjere. 

hej...blendi salaj i peshkut pa ujè èshtè ky tek vision plus?...ta dègjoja pèr kuriozitet....

U bë lodhës ky diskutim për Pangon. U bënë 3 ditë në chdo TV, në chdo forum...

Jeru,

Cudia me e madhe tre dite zgjat. smiley

Kurvari qe iku, u pushua per 5 minuta, kurvari qe e zevendesoi u emerua per 5 minuta. Edhe metoda e testimit te femrave per pune ne ministrin e kultures eshte njelloj si ajo kenga: "Vetem 5 minuta e jo me shume, plotsoma deshiren  te punosh per mu"

Po ku dreqin ka degraduar ky shtet. Kesaj i thone me ra nga shiu ne bresher. Po mire more zoti kryeminister e zoti president, para se ti emeroni keto lloj personash ne detyre, mos lexoni vetem CVne personale por beni mire te merrni per baze edhe opinionin publik per keto njerez.

Ndryshimi i vetem prej Spangos dhe Turkut eshte vetem kjo puna e videos se per te tjerat mire qe kane nji zanat, profesion, arsim... po kane edhe nji surrat mer jahu.

Me sa po kuptoj unë deri tani në derby-n e skandaleve Berisha-Rama kryeson ky i fundit me rezultatin 3-2.

Autorët e golave për Ramën(PS) janë: Basha (230 milionë USD), Mediu (Gërdec, mars 2008), dhe Pango (mars 2009).

Ndërsa për Berishën kanë shënuar (Rama-nudo autogol në Paris) dhe mars 2009 (buxheli i bashkisë së Tiranës).

Deri në përfundim të këtij derby më 28 qershor sigurisht që do të kemi gola të tjerë që ose do të thellojnë rezultatin e deritanishëm ose do të kemi një përbysje të tij për ta bërë derby-n interesant deri në sekondat e fundit. 

hophop

 

hophophop

Tani te presim perfundimin........ smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).