Vendi i shqiponjave (1)

Udhёpërshkruesit kroatë nëpër Shqipëri (1)

 

Shumë kroatë nga motive dhe arsye të ndryshme e kanë vizituar Shqipërinë, respektivisht ato vende ku kanë jetuar shqiptarët dhe kanë shkruar mbi atë se çfarë kanë parë dhe përjetuar atje. Kanë udhëtuar si luftëtarë, udhëtarë, priftërinj, murgj, tregtarë, spiunë dhe kureshtarë që nga Mesjeta e deri më sot. Shumë kroatë as nuk kanë shkuar dhe as që e kanë pasur ndёrmend t’u shkonin në vizitë shqiptarëve, por është dashur të lundrojnë përgjatë bregdetit shqiptar, kur kanë udhëtuar me anije për në Greqi, Turqi, Palestinë dhe vende të tjera të Mesdheut lindor. Disa nga ata në raportet e tyre kanë përmendur bregdetin shqiptar dhe atë çfarë kanë mundur të kenë parë nga kuverta e anijes, ndërsa disa të tjerë të preokupuar me udhëtimin e tyre në vendet tjera të Mesdheut nuk u kanë kushtuar vëmendje porteve shqiptare, në të cilat duhej të ankoroheshin anijet e tyre, dhe as njerëzve që takonin atje.

 

 

Kureshtje interesante

 

Megjithatë, në mesin e atyre udhëtarëve ka pasur edhe të tillë që nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë kureshtjes dhe na kanë lënë lajme interesante, sado që të shkurtra, mbi bregdetin e Shqipërisë. Njëri nga ata ka qenë edhe françeskani Jakov Pletikosa (1704-1769). Nuk mund ta fusim në radhët e udhёpërshkruesve që kanë rrugëtuar nëpër Shqipëri, mirëpo, këtu po e përmendim, ngaqë në librin e tij, “Udhëtimi për në Jerusalem”, ka përshkruar takimin me një anije luftarake nga Mleti përpara Durrësit, portit më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik në bregdetin shqiptar. Pletikosa as që ka shkelur në bregdetin shqiptar dhe as që ka përshkruar ndonjë gjë që, eventualisht, ka parë nga anija me të cilën nxitonte për në Palestinë.

Për dallim nga Pletikosa dhe shumё tё tjerёve qё nxitonin për të arritur nё vendet e largёta, disa udhëtarë tё tjerё kanё qenё mё kureshtarë. Futeshin në tokat shqiptare, përshkruanin viset qё i shihnin dhe njerёzit qё takonin dhe kanё lёnё shumё përshkrime interesante, interesante edhe për lexuesit e sotёm, por qё kanё qenё shumё mё interesante për bashkëkohësit e tyre.

 

 

Udhёtarёt dhe udhёpërshkruesit

 

Nuk munden qё tё gjithё kroatёt qё kanё shkruar mbi Shqipërinё dhe shqiptarёt tё futen nё radhёt e udhёpërshkruesve, ngaqë raportet e tyre mbi atё se çfarё kanё përjetuar dhe parё, kanё pasur qёllime dhe synime tё ndryshme dhe për kёtё arsye shkrimet e tyre do t’i ndajmё nё tri grupe, prej tё cilave vetёm grupi i parё mund tё futen nё radhёn e udhёpërshkrimeve, nё kuptimin e plotё tё fjalёs.

Me sa e dimё, përshkrimin mё tё vjetёr mbi viset veriore tё Shqipërisё e ka dhёnё humanisti dhe luftёtari i njohur Koriolan Cipiko (1425-1493), anёtar i familjes sё shquar dhe arsimuar Cipiko nga Trogiri. Vetё i mbante detyrat e rёndёsishme nё Trogir dhe nё Mljet, ndërsa, kur turqit pushtuan gadishullin Eube nё Greqi (1470) dhe kur mljetasit ndёrmorёn fushatё ushtarake kundёr turqve nё krye me Petar Mocenigёn, nё tё mori pjesё edhe Koriolani ynё si komandant i anijes luftarake nga Trogiri. Por, ai ka luftuar kundёr turqve edhe nё Azinё e Vogёl, Peloponez dhe gjetiu, po ashtu ka marrё pjesё edhe nё operacionet luftarake kundër turqve nё Shqipërinё veriore, posaçërisht në rrethimin e qytetit tё Shkodrës. Të gjitha betejat që ka marrë pjesё i ka përshkruar në veprën “Petri Mocenici imperatoris gesta”, të cilën e ka shtypur në Mljet, në vitin 1477.

 

 

Rezistenca e shqiptarëve

 

Duke përshkruar sulmin e turqve në Shkodër, Cipiko flet mbi liqenin e Shkodrës, mbi lumenjtë Bunën dhe Drinin, mbi pjellorinë e jashtëzakonshme të tokës rreth liqenit, mbi vreshtat dhe ullishtat. Për shkak të moçaleve, bregdetin e asaj ane e mbulojnë pyjet për prerje, të cilat janë të përshtatshme për ndërtimin e anijeve. Për këtë arsye otomani që po shpreson duket se do ta pushtojë krejt botën, e konsideron atë vend, për shkak të dy lumenjve, shumë të përshtatshëm për të ushqyer ushtrinë dhe për ndërtimin e anijeve, dhe për ruajtjen e anijeve, ka vendosur të pushtojë Shkodrën, qytetin kryesor dhe kështjellën e gjithë asaj ane. Me këto arsyetime Cipiko paralajmëron mletasit mbi rëndësinë e Shkodrës, për interesat e pushtimeve të tyre të mëtejshme në atë pjesë të Evropës dhe për këtë arsye në librin e vet ai jep të dhëna të hollësishme të veçorive gjeografike të Shkodrës dhe mbi taktikën që kishin aplikuar mbrojtësit e Shkodrës. Në mënyrë të hollësishme ka përshkruar operacionet luftarake të turqve në përpjekjet për të pushtuar atë qytet, por është interesant të përmendet edhe fakti se Cipiko e di se vendi ku gjendet Shkodra quhet Shqipëri, mirëpo luftëtarët shqiptarë që kanë luftuar në anën e mletasve kundër turqve, i quan ilirë, e jo shqiptarë.

 

Vijon në numrin e ardhshëm

1 Komente

Sikur origjinali i ketij shkrimi te ishte ne anglisht, keshtu do e kishte perkthyer ne shqip cuni im qe ka lindur ne ShBA dhe qe e ka mesuar shqipen nga neve dhe nga gjysherit.

Ky nivel perkthimi nuk duhet te shikoje driten e botimit ne gazetat e Shqiperise, aq me pak te gjeje vend ne PPU!

Ja keni var' i cike Peshkut ju kalamoja! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).