Trëndafili

Një mëngjes maji një zhuzhake e artë, e kolme, e ndjekur nga e bija, ende njomëzake, pasi fluturoi më kot nëpër kopshtijet e mëhallës pa gjetur asnjë trëndafil, përshqoi nga larg lehet e luleve të pensionit dhe qëndroi duke zukatur mbi gjethen e artë dhe të gjerë të një nespulle. Aty, pasi mori frymë thellë edhe njëherë i tha së bijës: >smiley>

- Ja pra, tek i erdhi fundi edhe pelegrinazhit tonë. Poshtë kësaj gjetheje ka aq shumë trëndafilë, që nuk presin gjë tjetër veç ardhjen tënde. Gjer tani, meqë je e re kam dashur të të shoqëroj dhe të të këshilloj në zgjedhjet dhe në marrëdhëniet e tua me trëndafilat... I trembesha ndjesive të reja e të vrullshme, që tok me axhamillëkun e moshës mund të vinin në rrezik shëndetin tënd mendor dhe fizik. Por pashë që ti je një zhuzhake e mençur, tek e mbramja, si gjithë pjesëtarët e tjerë të derës sonë. Ndaj, e mblodha mendjen që, tashmë është koha të fluturosh vetë mbi ata trëndafila që t’i ka ënda. Pra, është më mirë që sot të ndahemi për gjithë ditën; në mbrëmje do të takohemi përsëri po mbi këtë nespull. Por para se të ndahemi duhet të të jap disa këshilla. Mos harro kurrë që zhuzhakja ka lindur për të përpirë trëndafila. Dhe anasjelltas: zoti i ka krijuar trëndafilat që zhuzhaket të ushqehen me ta. Ndryshe për çfarë do të hynin në punë këto lule? Por nëse nuk gjen trëndafila, mos fut gjë ndër dhëmbë; më mirë të vuash urie se sa të vësh ne gojë haje tjetër të padenjë për sojin tënd. Dhe mos iu beso sofizmave të vemjeve e ca të tjerëve. Sipas tyre të gjitha lulet janë të mira. Eh, në krye kështu duket, por disa gjëra ndryshojnë me kalimin e viteve të rinisë; zhuzhakja që ka dalë nga udha e Zotit zbulon të gjitha veset e një argëtimi të turpshëm; e dëbuar nga kombi i saj nuk i mbetet veçse të bredhë me zhuzhakët e majit, me grerëzat, arzat, e të tjera fundërrina. Ngase trëndafili, bija ime, para se të jetë haje për trupin është haje për shpirtin. Bukuria e tij i fal bukuri edhe zhuzhakes së artë. Janë punë misterioze këto dhe më shumë nuk di ç'të të them. Di vetëm që disa ligje, që me të drejtë quhen hyjnore, janë ndëshkuar gjithsaherë kur janë thyer. Por ti nuk ke nevojë për të tilla paralajmërime, je një zhuzhake e fortë dhe e rregullt, dhe disa gjëra i kupton vetvetiu. Atëherë, mirupafshim bijëza ime, do të shihemi në mbrëmje.>smiley>

Me të thënë këto fjalë, nëna e mirë u ngrit vrik fluturim, drejt një trëndafili të mrekullueshëm, të purpurt  me petale të sapoçelura; druhej se mos ndonjë zhuzhake tjetër ose vetë e bija mund të qëllonte më e shkathët se ajo.>smiley>

Vogëlushja qëndroi disa minuta mbi nespull duke medituar mbi fjalët e mëmës. Mandej edhe ajo mori fluturimin. lace wsmileyt="on">Kushsmileylace> nuk është zhuzhake, nuk mund ta përfytyrojë se ç'është një trëndafil për të. Përfytyroni nje qiell të kaltër maji, të përshndritur tej e tej nga rreze të arta diellore, në një kopsht këndellës. Beftaz përpara syve të zhuzhakes fluturake shfaqet një gonxhe me sipërfaqe të bardhë, hija e së cilës ledhaton spikamën madhështore dhe drita kurorëzon petalet shkëlqimtare; një sipërfaqe mishtore dhe e ëmbël, e ngjashme me një gji të stërmadh  të rënduar nga qumështi. Janë petalet e jashtme të një trëndafili të bardhë, ende të paçelur, por paksa të buluar në majë, brenda të cilit dallohen petalet e shtruara njëra pas tjetrës. Kjo bardhësi e pafund dhe e virgjër që shpejt pushton qiellin e syve të zhuzhakes, i ngjall asaj një shkëndijë lakmie rrëmbyese dhe përvëluese; dhe me vrullin e parë që i përqeth kurmin, ajo kuturis e futet me kokë në atë mish të mrekullueshëm e të pambrojtur. E kafshon dhe e çjerr si për ta bëra fakt të kryer aktin e egër të përdhosjes dhe të pushtimit. Por instikti i sygjeron një mënyrë më delikate depërtimi; dhe ja ku kapet në anët e petalit të madh e zhytet brenda trëndafilit. Për një hop, mes petaleve, mund të shohësh, të ngjashme me një dorë që ndërfutet mes të linjtave të bardha, trupin e artë të zhuzhakes, që përdridhet mundimshëm duke u rrekur të hyjë brenda. Ja ku zhduket, dhe trëndafili kryelartë mbi gem merr sërish pamjen e tij të zakonshme: kësisoj një vashë e dlirë, në dukje ende e paprekur, thith sekretin përvëlues të një përqafimi dashurie. Por le ta ndjekim zhuzhaken në thellësinë intime të trëndafilit. Gjithçka rreth saj përfshihet nga terri; një terr i freskët, plot aromë, i butë. Një errësirë që jeton e rigëtin në thellësitë e saj të fshehta si një gojë e shumëdëshiruar. Zhuzhakja çoroditet nga aroma e trëndafilit, verbohet nga bardhësia që ndeshin sytë e saj mes bashkimeve të petaleve, ngrin e tëra nga butësia e atij mishi. Ajo është vetë lakmia, ashtu si trëndafili dashuria vetë; dhe nën nxitjen e instikteve  fillon të përpijë petalet. Nuk është uria, siç mund të besohet gabimisht, që e shtyn të copëtojë e të shqyejë petalet, por ankthi për të arritur sa më shpejt zemrën drithëruese të trëndafilit. Çan zhuzhakja me thonj, shqyen, bren, copëton. Ndërsa nga jashtë ky depërtim i saj as që vihet re. Nën dritën e diellit, trëndafili kryelartë dhe i paprekur ruan paturpësisht të fshehtën e tij përvëluese. Ndërkaq me një tërbim akoma më të madh, zhuzhakja çan një e nga një petalet mbrojtëse të trëndafilit, të parën, të dytën, të tretën. Sa më thellë hyn, aq më delikate bëhen petalet, aq më të bardha, aq më erëmira. Zhuzhakja mend zaliset nga këndellja, forcat thuajse e lënë; dhe një goditje e fundit e thoit dhe ja tek hapet krejtësisht në lëmshin e errët të petaleve, hojza e fundit. Më në fund ajo zhyt kokën në pushin e artë, e dehur nga poleni. Dhe atje mbetet e çoroditur, e përhumbur, e kapitur, si në jerm; qëndron në atë errësirë të freskët e kundërmimshumë e nuk lëviz prej andej pikëgjalli për orë e ditë të tëra. >smiley>

Por jashtë nën dritën e pafajshme të majit, as drithërima më e lehtë nuk do ta tradhëtojë turbullimin  e fshehtë të trëndafilit. Ky është fati i zhuzhakes.>smiley>

Por vajza, të cilën e ëma e t="on">lace wsmileyt="on">kishsmileylace> këshilluar aq shumë, ndonëse i qe dukur e panevojshme,  ndjehej në mënyrë të pandreqshme, krejt ndryshe nga shoqet e saj. E pabesueshme, por e njëmendtë, asaj aq i bënte për trëndafilat; dhe ato ndjenja të zjarrta, atavike, që prej kohësh të stërlashta provonin zhuzhaket për trëndafilat e bukur e erëkendshem, zhuzhakja jonë e shthurur kërkonte me këmbëngulje t’ua falte lakrave të ftohta e plot rrudha. Këto shije të çuditshme zhuzhakja i pat kuptuar me kohë e me vakt dhe në krye të herës pat menduar t'i hapej s’ëmës, por mandej, siç ndodh rëndom, e trembur nga vështirësitë e një bisede të tillë zemërhapur dhe, në të njëjtën kohë mosbesuese ndaj rrugëzgjidhjeve amtare, pat hequr dorë. Duke pasur besim në forcat e veta qe orvatur të vetkorrigjohej. Kësisoj, nga trëndafili në trëndafil, nën vështrimin dashamirës të s’ëmës qe rrekur të rifitonte me vullnet, ato shije që instinkti ia mohonte. >smiley>

Më kot qe rropatur. >smiley>

Me t’u gjendur brenda petaleve, ndalonte sakaq si e goditur nga hijet; trëndafilat jo vetëm që s’i ngjallnin asnjë ndjesi,  por e pushtonte një neveri e pakapërdishme. Ata mishra të butë i dukeshin të përlyer me ndjeshmëri të shtirë e të mefshtë, ato kundërmime, të përzjera me erë myku; ajo bardhësi, e ndyrë, mikluese. E ndërsa qëndronte shtang, pa lëvizur e plot neveri, ëndërronte lakrat e gjelbërta, të freskëta e të ngrënshme.>smiley>

Lakrat nuk zbukuroheshin me ngjyra rrenacake kartolinash, nuk parfumoseshin me aroma të turpshme e të ndyra, nuk mburreshin thuajse të vetkënaqura për butësinë e tyre të pështirë. Lakra ishte e shijshme, me koçanin e saj të bardhë që përdridhet  si gjarpër mes plisave. Është e shëndetshme aroma e saj prej t="on">lace wsmileyt="on">barismileylace> dhe vese. Me atë gjelbërimin e saj të ëmbël, ajo në vetvete është e kulluar. Në zemrën e saj zhuzhakja mallkonte natyrën, që e kishte bërë ndryshe nga te tjerat e rracës së saj, ose më mirë, që kishte bërë të gjitha zhuzhaket ndryshe nga ajo. Mirëpo, më në fund, duke e parë se vullneti nuk po i hynte në punë për asgjë, ngase sado të rrekej nuk arrinte t'i donte trëndafilat, vendosi të mos e pengonte më prirjen  e saj, përkundrazi të lëshohej e tëra në krahët e instiktit të vet.>smiley>

Tek e mbramja - mendonte, duke kërkuar një sofizëm për t'u shfajësuar e për të paqtuar ndërgjegjen,  - ç'është një lakër? Një trëndafil i gjelbër...e atëherë përse të mos i duam? >smiley>

Pas gjithë këtyre përfytyrimesh është e lehtë të imagjinosh ç'thurte në mendje zhuzhakja e re në buzë të nespullës ku e t="on">lace wsmileyt="on">kishsmileylace> lënë e ëma për të fluturuar drejt trëndafilit të dëshirave të saj. Për të ndriçuar më mirë dramën e atij shpirti fatkeq, po ju rrëfejmë disa syresh.>smiley>

"Punë dreqi të lindësh ndryshe nga shumica. Nuk dihet pse dhe si, ndryshimi kthehet papritur e pakujtuar në inferioritet, mëkat, krim. E megjithatë mes meje dhe shumicës  nuk ka ndryshim tjetër veçse një raporti numrash. Ndodh për shembull, që shumica e zhuzhakeve t'i duan trëndafilat; pra është më mirë që edhe unë t'i dua trëndafilat. Pah, i bukur arsyetim! Unë, për shembull, dua lakrat dhe asgjë tjetër veç tyre. Kështu jam gatuar e nuk mund të ndryshoj.">smiley>

Është e kotë t'ju tregojmë gjerë e gjatë të gjitha përsiatjet e zhuzhakes së ngratë. Mjafton të themi, që në përfundim të arsyetimit të saj të hollësishëm, ajo u ngrit fluturim nga nespulla e pas disa manovrash vëzhguese, shkoi e u ul mbi fletën e gjelbër në të kaltëreme të një lakre, plot dellëzime, vraje e përdredhka. Për të mos rënë në sy, u hoq sikur u ul mbi zarzavatin për të pushuar dhe mori një qëndrim të shkujdesur duke qëndruar ne brinjë dhe duke mbështetur kokën mbi këmbkat e para. Qe një këshillë e mençur, sepse pas pak u dukën dy zhuzhake mendjelehta që fëshfërinë aty pranë gjithe hare:>smiley>

-Nuk do t’vish me ne? lace wsmileyt="on">Posmileylace> shkojmë për trëndafila, - i thirrën ato të dehura.>smiley>

Mirë që në ngut e sipër ato nuk e vunë re se si e priti zhuzhakja propozimin e tyre. Na vjen keq ta themi, por zhuzhakja megjithëse e edukuar mjaft mirë nga e ëma bëri një gjest të shëmtuar e të pasjellshëm kundrejt  tyre. >smiley>

Pasi hodhi një vështrim rreth e rrotull dhe pa që nuk dukej asnjë krah zhuzhakeje, bëri sikur u pengua në një nerv të gjethes së lakrës dhe u lëshua rrotullimthi drejt zemrës së zarzavatit. Një sekondë më vonë, pasi hapi me goditje të angështuara  thonjsh, një shkesë në gjethen e trashë membranore, u zhduk brenda palcës së përdredhur. Ç'të themi më tepër? Mos duhet të zgjatemi e të përshkruajmë tërbimin me të cilin zhuzhakja, më ne fund e lirë për të shfryrë instiktet  e saj të shthurura, përparoi brenda lakrës? Se kur arriti në qendër të gjithë asaj gjethnaje të ftohtë e veshtullake u deh nga era e  keqe bimore që shpërndante zemra mishtore? Dhe si ndenji gjithe ditën e lume atje brenda, krejt e lektisur, një ditë e njëmendtë orgjie?>smiley>

Unë them që këto ngjarje më mirë t'i kalojmë. >smiley>

Në mbrëmje, ashtu siç qe vendosur, zhuzhakja me gjysëm zemre u tërhoq nga galeria që pat gërmuar në zemër të lakrës dhe fluturoi mbi nespull, në vendtakimin e caktuar nga e ëma. E gjeti duke parë rrotull, e shqetësuar që ajo s'po dukej.>smiley>

Nëna e mirë e pyeti menjëherë se si e kishte kaluar ditën; dhe vajza u përgjigj me çiltërsi se dita pat qenë  shumë e mbarë; kishte gjetur plot trëndafila. >smiley>

Nëna hetoi fytyrën e së bijës, por e fjeti mendjen sakaq tek e shihte të qetë e të pafajshme si kurrë ndonjëherë.>smiley>

- Merre me mend, - i tha atëherë, – kaloi një marrok këtej pari... dhe kishte parë një zhuzhake tek futej, dridhem kur e mendoj, nën gjethet e një lakre.>smiley>

- Ç'tmerr - tha e bija, por zemra filloi t'i rrihte me furi. - E kush qe?>smiley>

- Ja, këtë nuk e morëm vesh tamam, - gjegji e ëma. - E panë kur tashmë qe futur nën gjethe, duke u përpjekur te fshihte kokën....por nga krahët mendohet të jetë shumë e re. E shkreta ajo nënë që ka nxjerrë në dritë një vajzë të tillë. Për besë, po ta dija që ime bijë do të kishte shije të tilla, zemra do të më plaste nga marazi.>smiley>

- Ke të drejtë,  - gjegji tjetra, – gjëra të tilla s’janë parë e dëgjuar ndonjëherë.>smiley>

- Shkojmë - tha nëna.>smiley>

Në muzgun e vakët të mbrëmjes, dy zhuzhaket fluturuan drejt kopshtijesh të tjera duke biseduar tok nënë e bijë.

 

Përktheu: A.Baro>smiley>

57 Komente

Hej, admin. Faleminderit per foton. E goditur! smiley

Ej, perkthyese! Faleminderit shume per perkthimin, ishte e shkelqyer.

Kjo zhuzhakja ne latinisht quhet "Merhynchites bicolor", dhe mos mendo se kete e dija sot ne mengjes.  smiley Po ia vlejti ta mesoja.

Faleminderit, Blend. smiley Une s'e dija fare se si quhej kjo ne latinisht dhe druaj se s'kam per ta mbajtur dot mend, mgjth. do ta kem si referim.

Ah, edhe dicka, ia kishe "zgrap" Jeruzalemit ate "shpirtin e zgavruar" mbreme, he? Po bukur e lidhe, ama! Ju la pa fjale Dash Shehu.  "I ri ne shpirt", "djaloshar me hov luftarak", po esell ishte? :-D

Debat i qete mbreme, flisnit te gjithe me rradhe, te pembajtur, kerkonit ndjese njeri-tjetrit per nderhyrjet, te sjellshem ne maksimum... U beka dhe ndryshe ketu tek ne! Dhe Fevziu po cuditej me dukej! Urime, urime!

perkthim teper, po teper i mire..komplimente

Faleminderit, Dora.

shpirti i zgavruar ka qene qe para ca ditesh...dhe mua me pelqeu ...qe mbushet si specat...po si i behet qe te mos ndodhe...kjo arrihet me pune , me perpjekje...une kam besim se do ja dilni, po mbajeni mire parsysh ate qe tha dash shehi : jam i ri se i them troç te vertetat e mia!

kjo eshte e rendesishme

MREKULLI!

Mund te kete si me cdo perkthim cic-mice e kapricio tonat si lexues (te tipit pse shkelqimtare dhe jo vezulluese ose pse zarzavati dhe jo zarzavatja), por c'i do llafet? Kjo ishte MREKULLI.

Aida, do shohesh qe Blendi ka qene ne mesataren e vet te fotoja. Eshte elementi i tij illustrimi fotografik. Ben me shume se aq ai, po s'do kete patur kohe. Ne fotot ai shkelqen me shkelqim shkelqimtar  smiley  

Sot do ha nje sallate me lakra se s'ben.

S'ka nevoje ta them, me duket se nota maksimale 5 eshte e nenkuptuar dhe e stertejkaluar. URIME! Dhe me shprese, me te tjera!!!

Me vjen keq qe nuk jemi ne gjendje ta njohim kush eshte perkthyesi-ja. Ky eshte nje perkthim fantastik. Ky eshte thjesht nje talent. Eshte njesoj sikur Moravia ta kete shkruar ne nje shqipe te paster e melodioze. Shume bukur edhe ilustrimi. Bravo

Llukan & Penar (Blendit nuk i drejtohem, se ai eshte "in&quotsmiley: thjesht reminder per ju, se mos e overlook-ni prurjen, te shifni cilesine dhe profesionalizmin e ksaj!

There are things not to be taken for granted! This was one of them! Good day for PPU today!

Em, faleminderit. smiley E prisja nje cike me ankth opinionin tend, ( dhe te disa te tjereve, qe mendoj se jane pak a shume te zanatit) sepse e vleresoj shume shijen dhe punen qe nxjerr ti nga duart. Nuk u them jo as kritikave... Dhe ato qe thua ti, mund t'i kape syri i nje redaktori te rrepte, se jo cdo gje mund te jete e perkryer vetem nga nje mendje. Thanks.

Te befte mire sallata me lakra, hidhi dhe ca radhiqe se te bejne mire per qarkullimit e gjakut... smiley

Tani verejta emrin e perkthyeses, atehere edhe nje here bravo Aida.

Ju falenderoj sinqerisht, po mos m'i rrisni veshet kaq shume, se me vini para pergjegjesie qe te tjerat qe do te vijne, te mos bien kurrsesi me poshte. Dhe per dreq, jam fort kritike, manjake, ndoshta ndaj punes qe bej. smiley

Aida,

Ti e di qe s'para jam mesuar te bej postime "wow !" ose "heu !", por mundohem te shoh pak me tej.

Ti perkthen bukur, dhe kjo duhet pershendetur. Por duhet te dish, dhe te jete e ditur per te gjithe, qe perkthim IDEAL nuk ka. Cdo perkthim ka nje pjese gabimi. Ketu nuk flitet per gabime te tilla ne kuptimin e trashe te fjaleve (sepse pastaj s'do te ishte perkthim por gjymtim), por per gabime qe vijne nga fusha e ndjenjave te perkthyesit, dmth nga telat e ndjeshmerise se tij.

Nuk ka perkthim te ftohte, perkthim kirurgu, perkthim pa shpirt. Perkthyesi, sido qe te jete puna, do te fuse diku, me pak apo me shume, shpirtin e vet. Dhe ky shpirt i perkthyesit mund te lere shteg per "gabime" perkthimi. Por nuk duhet harruar gjithashtu se ky shpirt i perkthyesit, ne disa raste, e larteson vepren e autorit dhe e ben perkthimin edhe me te bukur se vete kjo veper.

Si i tille, shpirti i perkthyesit ve vulen e tij mbi tekst, vule qe mund te jete, me pak fat, pozitive, dhe pa fat, negative. Perkthyesit e pare jane ata te miret, e te dytet jane te keqinjte. Nje fill peri i ndan. Prandaj dhe kritikat ndaj perkthyesve, nganjehere jane te nxituara, megjithese disi me te drejte. E kam fjalen qe kritika duhet te jete me zemergjere.

Tani te vijme tek ceshtja e perkthimit. Aida, ku e vendos ti veten : tek perkthyesit apo tek shqiperuesit ? Pergjigja e kesaj pyetje do te sqaroje shume gjera. Sepse ajo do te na percjelle drejt dy botekuptimesh krejt te ndryshme. Asnje perkthyes i madh shqiptar, i hershem apo i vonshem, nuk eshte ndalur mbi kete ceshtje. Me sa mbaj mend une, deri me tani nuk ekziston asnje veper e nje perkthyesi ku ai te flase per procesin e perkthimit.

Po ndalem ketu sepse nuk dua te hyj ne hollesira. Ky diskutim i kalon caqet e nje qoshe sic eshte peshkupauje. Plus qe ketu trecereku vjen thjesht per te duartrokitur, per t'i rrasur nje parulle "poshte qeveria", dhe nja tre bejte dashurickash ku nga fundi te gjithe largohen buzevarur.

Te uroj suksese.

Po te prisja, 97! smiley

Jam shume dakord me ato qe thua ti. Ti me pyet ku e vendos veten une, tek perkthyesit apo tek shqiperuesit. Me shume deshire, me shume synime do te te pergjigjesha tek shqiperuesit, por.... druaj se mund te jete mendjemadhesi nga ana ime, te pakten tani per tani. Por gjithsesi, une mundohem te mos  perkthej  fjale per fjale, te gjej ekuivalentin e duhur ne shqip, duke rremuar dhe ne fjale shume te vjetra, nuanca e fjales per mua eshte fort e rendesishme. Dhe rrjedhshmeria qe krijohet ne tekst permes gjithe ketyre elementeve. Eshte e vertete ajo qe thote Zana qe une e kerkoj fjalen, por ne nje tregim te  Moravise, edhe perkthyesi duhet t'i qaset ( per ta arritur s'behet fjale) mjeshterise se tij.  Para pak kohesh kam lexuar Ekon, "Pervoja perkthimi", ai vete ka perkthyer disa romane dhe sjell raste te perkthimeve te veta, them qe me ka vlejtur shume. Por shkolla ime e vertete jane shqiperimet e Robert Shvarcit, Mira Meksit dhe shume me pelqen edhe Amik Kasoruho, por dhe shume te tjere. Gjithsesi, faleminderit.

aida ,une nuk e kam lexuar me pare kete te Moravias.E lexova me deshire.Duket qe ke punuar shume....Perkthimi eshte i mire,per mua veç fjala eshte shume e zgjedhur dhe e kerkuar e ne nje fare menyre nga kujdesi i tepert....Dhe ndjej nje fare mungese unifikimi nder to.Mbase me pak ansia e me e çliret...Gjithsesi e lavderueshme.....

Une nuk mendoj se perkthyesi duhet te vere para vetes dilemen jam shqiperues apo perkthyes. Kjo nuk ka rendesi them une. Keto jane gjykime te kritikes leterare dhe qe behen pas krijimit. Nje perkthyes duhet te jete i lire ne momentet e punes se tij. Nje njeri kur perkthen, ose e ben kete pune mire se ka talent, se e ka nje ndjenje te brendshme, e cila eshte baraz me vete krijimin, ose pastaj ben nje pune te zakonshme qe nuk ka ndryshim nga te tjerat. Perkthimi i mire dallon qysh ne fillim dhe nje perkthyes te mire duhet ta terheqe ne punen e tij thjesht instikti i tij letrar dhe jo te tkurret nga kalkulimet racionale a duhet te jete perkthyes apo shqiperues. Pikerisht fakti qe asnje perkthyes i madh shqiptar nuk e ka trajtuar kete tregon, mendoj une, se perkthimi eshte nje akt spontan letrar dhe talenti qendron te njejtesimi emocional me origjinalin. Per mua perkthimi i arrire eshte thjesht krijim dhe termat "perkthim" apo "shqiperim" mund te jene vetem konvencione.

Perkthimi eshte bere me deshire, por deshira jo gjithmone perputhet me arritjen. Vetem paragrafi i pare, pas nje kontrolli me origjinalin, tregon sa shume ka humbur rrefimi ne lirshmerine e perkthyeses (qe sidoqfte e pergezoj) e terhequr me shume pas gumezhimes se fjales, sesa fjalise. Duke copetuar paragrafin e gjate te autorit, duke eliminuar aty ketu nuanca e fjale  jo te vogla, humbet lirizmi. Ja me poshte, origjinali, dhe nje perkthim i shpejte (pa pretendime). Po ta krahasoni me me lart, jane dy tekste gati te ndryshem per nga percjellja emotive.

Una di quelle mattine di maggio, una grossa cetonia  dorata seguita dalla figlia ancora giovinetta, dopo aver volato invano per i giardini del quartiere senza trovare rose di alcun genere, avvistate da lontano le aiuole del pensionato, calò ronzando sopra la larga e dura foglia di un nespolo e lì, dopo aver tirato il fiato, disse alla figlia: “Eccoci giunte al termine delle nostre peregrinazioni.”

Një mëngjesi prej atyre të majit, një bubrrece e bëshme farfuritëse pasuar prej së bijës ende vogëlushe, pasi pat më kot fluturuar  nëpër kopshtet e lagjes pa gjetur kurrfarë  trëndafili, me të parë nga larg  lulishten e pensionit,  u zhyt  zukatur mbi gjethen e gjerë dhe të ashpër të një mushmulle dhe aty, pasi mblodhi  frymë, i tha së bijës.  “Ja ku u erdhi fundi edhe shtegtimeve tona”

 

Kam frike se debati perkthim-shqiperim, te cilin e shtrova pak me lart, nuk eshte kapur ne thelb. Eh mire, ska gje, ndoshta njehere tjeter, ne vende te tjera, ne kohera te tjera. Gjithsesi, perkthimi eshte nje fushe ku ka shume hesape per te qeruar : me te rinj e me te vjeter. Perkthimi eshte vete HISTORIA E BOTES.

Nese doni t'i ngacmoj gacat e kesaj ceshtje, por duke u terhequr perfundimisht nga ky debat (sinqerisht, nuk e shoh dobine qe te rropatem neper teorira te koklavitura ku si perfundim marrim ndonje te share vendce apo ku vlon hareja dhe ushton daullja e dasmave virtuale), do te thosha qe Shqiperia shquhet per nje perqindje te larte shqiperuesish dhe per fare pak perkthyes. Dhe kjo, me respektin me te madh per te gjithe keta letrare, ka sjelle tharjen dhe varferimin e gjuhes dhe letersise shqipe. Doni nje shembull ? E thjeshte : e keni pyetur ndonjehere veten, perse letersia shqiptare e 50 vjet komunizem dhe e 20 vjet demokraci vuan nga ngurtesimi dhe skamja e formave letrare ?

Dhe me kaq, te me falni por me duhet t'iu pervishem puneve te dites : grepin, filospanjen, kallamin, dhe o burra per peshkim ne pellgun me uje. Qofshi mire.

Eshte pikerisht instikti i brendshem qe me shtyn mua te perkthej. Me plot kuptimin e fjales, e dashuroj kete pune. Dhe ndonese puna qe me siguron te ardhurat s'ka lidhje fare me perkthimin, ( se me perkthim s'ha dot buke ne Shqiperi), une s'heq dot dore dhe e gdhij me nete derisa te nxjerr ne drite nje pune qe vertet ia vlen. S'e bej per angari, se duhet bere, e dua, pa e bej. Madje dhe me shperblime qesharake, qe edhe sikur te mos m'i jepnin ato pakogje honorare, prapeseprape do ta beja.

Perkthimi ne pergjithesi teknikisht duket mire, ajo qe po me shqeteson eshte qe po me jep pershtypjen sikur po lexoj nje tregim shkruar nga nje shqiptar(nderkohe qe s'eshte keshtu). Pra, po ndjej nje mungese feeling me kulturen e huaj; perkthimi i frymes te huaj me mungon. Sa eshte ne gjendje nje shqiperues qe te shqiperoje pa perthyer nje realitet ndjesor qe karakterizon nje kulture dhe qe eshte shtysa e shkrimtarit ne tematiken ne fjale?!Sdq, eshte detyre e veshtire kjo e fundit; ka te beje me le 'je ne sais quoi'.smiley

Me pelqen Alberto Pincherle, me pelqen...

Do te me falni mua per sot, se me zellin e te sapoardhurit u zgjata ca si teper gjate dhe ndoshta i bera ca te gjata muhabetet. Por mendoj se ia vlejti sepse te pakten lexuam nje gje te bukur dhe pastaj edhe diskutuam mbi gjera qe na clodhin dhe jane larg zhurmave te kesaj bote te marre.

Aida, do te them edhe nje te fundit qe lidhet jo pak me komentet te Peshku. Kam pas nje shok amerikan ne Atlanta, tip edhe punonjes korporate, edhe zemermire, i cili ne fillimet e mija atje donte te me jepte keshilla thjesht per te me ndihmuar si fillestar. Me tha nje here, s'kam per ta harru: ka dy rruge si te besh perpara ne korporaten amerikane. Ose do punosh shume, ose do besh te tjeret te duken keq. Keto jane ligje te pashkrujtme, por jane LIGJE ama.

Moralin e kesaj qe te thashe besoj qe e merr te drejtperdrejte.

Flm per punen; vleren s'ka njeri qe nuk e sheh. Kurre mos dysho per ket.

Shume dakort me ate thenien e ati amerikanit..e ushtroj vet ate thenie..kur nuk punoj shume bej te tjeret te duken keq.dhe kur punoj shume prap i bej te tjeret te duken keq smiley

Emigrant,  kritika qe i behet Aides per perkthimin nuk eshte brenda korporates amerikane ku u dashka te beke te tjeret te duken keq qe te cash vete perpara  (se ketu s'po eshte vend per te care as para as prapa) por ndoshta per ta ndihmuar qe heren tjeter ate pasionin per perkthimin ta ushtroje duke i kujdesur edhe me shume ne perzgjedhjen e autorit dhe ne regjistrin e tij. Di italisht, lali? Do ta shohesh origjinalin e te besh ca krahasime? 

Ja ku e ke

http://ilmarecoloredelvino.splinder.com/...

Po qe se ke pak durim, krahaso ca paragrafe e pastaj lesho keshilla peshkaqenesh amerikane.

Hamlet, ke privilegjin e pergjegjes pasi bere nje prurje konkrete, perkthimin e paragrafit hyres. Mendimi im eshte qe origjinali eshte me i bukur se ajo qe sollet ju. Mua me pelqen me shume zhuzhak se buburrec, s'do perdorja kurre konstruktin "pasi pat me kot fluturuar", "u zhyt zhukatur" te krijon nje ngrec ne lexim, ndersa pranoj qe fjala shtegetim ne paragrafin tuaj eshte me mire se peligrinazh.

Nuk pashe ndonje humbje te origjinalit prej perkthimit; ne sfond te paragrafit qe kishit sjelle ju absolutisht jo njehere. Kur dikush do vertet te ndihmoje nje perkthyese/perkthim, duhet te jete njohes i thelle i gjuhes njehere, plus profesionist ne perkthim, para se te marri zametin dhe guximin.

Ajo qe doja te shprehja ne komentin para ketij ishte thjesht ne terheqje vemendje autores se temes per te mos i vleresuar me shume se duhet komentet e ketushem.

PS mos mu drejto me "lali", te lutem.

Ky shkrim i A.Moravia hyn ne ato shkrime qe quhen " gjuhe nderkombetare", pamvarsisht nga veshtirsia apo lehtesia per ti perkthyer, vijne sikur e lexon ne gjuhen origjinale.

Nuk ka emecione te forta, kontrastet jane te zbehura, dikur quheshin shkrime  "najlonit".

Komplimente perkthyeses per zellin, deshiren, hobin.

Sa na mungojne ne Shqiptareve Z.D.H

 

Emigrant, pata shenuara qe perkthimi im ilustrues ishte pa pretendime, dhe e solla per te ilustruar rendin e paragrafit te copetuar. Tani, meqe edhe ti ben te njejtin vleresim "pelqimi" ne baze te fjaleve te zgjedhura, problem ky i shume perkthyesve e lecitesve te letersise se perkthyer, une po te verje se ai paragraf ne perkthimin e Aides (qe serish e pergezoj per mundimin) ka mangesi te tjera, fjale te lena jashte, fjale te sajuara per hir te tingellimes, fjale te gabuara te krahasuara me origjinalin. Po ta le t'i gjesh vete. Por fundja, nuk eshte fjala per nje paragraf, por per frymen e pergjithshme te nje teksti letrar i cili percillet, sipas meje, pa frymezimin e origjinalit.

E vertet, po jepja keshilla perkthimi, dhe nese ma lejon, meqe jemi me pseudonime, nuk ma merr besoj per mendjemadhesi po qe se te them se e kam pervojen e duhur per ta bere. Ndaj e mora zahmetin dhe guximin, sic keshillon edhe ti.

P.S. Per 'lalin' ke te drejte, doli vetiu, dhe arrogantshe. Ndjese.

Hamlet, shoh qe paskemi te njejtin problem. smiley

Emigranti eshte shume i vrullshem mesa shoh: merr zjarr shpejt dhe shuhet shpejt. Tregon pasion kjo, veti per tu admiruar por jo kur behet fjale per kritika konstruktive. Perkthimi eshte transmetimi i nje state of mind dhe jo thjeshte nje gjendje leksiku. Nje perkthim duhet te te jape te njejten deshire te lexosh versionin e perkthyer me te njejtin intensitet si origjinali. Gje qe s'te ndodh aspak kur lexon fragmentet e krahasuara mesiper.

La_rosee, kot me analizon mu. Cer vlere ka?

Une ketu pashe nje perkthim te mire, e pashe pa pagu, gratis, pa detyrim, me nje "X" ne te djathte qe mund ta hiqja nga syte kur te doja, por qe s'e bera, perkundrazi me erdh keq kur maroi pjesa. E thahe qe mund te futemi ne cic-mice te panumurta (se mos eshte here e pare, sidomos te perkthimet), ja une mund ti hyj teksit po te kem kohe, te gjej gjera qe do i thosha ndryshe - se komunikim eshte ky, autori - perkthyesja - lexuesi, dhe cdo komunikim eshte nje proces perkthimi, edhe ne te njejten familje, e more vesh ku ta kisha llafin, thote tjetri nje e dy.

Po ketu eshte bere me te zon fryka me pergezu njeri mer! Nje here na dul varianti i "scratch the back"-ut, na dul the scratch police, sic tha njona qe e kena pasuri kombetare, masanej vazhdun variantet qe "wow, te lumte dora e vogel, e mrekullueshme etj",  jon fjale reaksionare me tendenca te mallkuara pacifiste.

Po e them prap, jo pa u lodh ne fakt, na leni mer te celebrojme njeriun, ti japim satisfaksionin e meritum, pa e rrejt, ti vejme ne dukje vlerat i her, se aty pikon catia te cdo prurje dhe prures, aty eshte dyshimi, a kom vlere apo hic, thote tjetri/a; po ta boj "borxh" aida, aty nga prurja e trete a e katert, e kalojme mer, edhe ne skanim rontgeni, tip mos e kishe thon "shpejt e shpejt", se nuk shkon "e-ja", por "vrik e vrik" se "i-ja' tingellon me bukur...

E bukur flm kush e ka sjell .

P.S.

Ej Blend komplimente per dje me pelqeu qendrimi yt .

une sjam them shume nga perkthimi edhe mendoj se nqs do te komentohej perkthimi hollesisht do te duhej te lexoheshin versionet ne te dyja gjuhet plus lexuesi te merrte mundimin ta perkthente vete pjesen, ne menyre qe te hasej me te njejtat dilema e zgjidhje e vendime qe eshte hasur perkthyesja... por them se me pelqeu perkthimi e biles me bene pershtypje fjalet e zgjedhura.

...Una di quelle mattine di maggio, una grossa cetonia (*) dorata seguita dalla figlia ancora giovinetta, dopo aver volato invano per i giardini del quartiere senza trovare rose di alcun genere, avvistate da lontano le aiuole del pensionato, calò ronzando sopra la larga e dura foglia di un nespolo e lì, dopo aver tirato il fiato, disse alla figlia: “Eccoci giunte al termine delle nostre peregrinazioni. Se ti sporgi da questa foglia e guardi in basso vedrai parecchie rose che non aspettano altro che la tua venuta. Sinora ho voluto, data la tua giovinezza, accompagnarti e consigliarti nella scelta e nei rapporti con le rose… temevo che la novità e la violenza delle sensazioni, insieme con l’intemperanza propria alla tua età, avessero a mettere a repentaglio la tua salute fisica e morale. Ma ho visto che sei una cetonia di giudizio, come del resto tutte quelle della nostra famiglia, e ho deciso che è ormai tempo che te ne voli da sola a quelle rose che preferisci. Conviene dunque che ci lasciamo per un giorno intero; al termine del quale ci ritroveremo qui su questa stessa foglia di nespolo. Ma prima di separarci, voglio farti alcune raccomandazioni. Ricordati dunque che la cetonia è nata per divorare rose. E, inversamente, che Dio ha creato le rose perché le cetonie se ne nutrissero. Altrimenti non si vedrebbe a che cosa quei fiori servirebbero. Ma se non trovi rose, astienti: meglio soffrir la fame che toccare un cibo indegno della tua stirpe. E non credere ai sofismi dei bruchi e di altra simile genia che tutti i fiori sono buoni. Così sembra, in principio; ma poi certe cose si vedono e, passati gli anni della giovinezza, la cetonia che ha tralignato svela tutte le magagne di una vergognosa decadenza: messa al bando dalla sua nazione, le tocca farsela con i maggiolini, le vespe, i calabroni e altra simile marmaglia. (&hellipsmiley Son cose misteriose e di più non posso dirti. So soltanto che certe leggi, che a ragione vengono chiamate divine, non sono mai state infrante impunemente. Ma tu non hai bisogno di questi avvertimenti, sei una cetonia sana e diritta e certe cose le conosci d’istinto. Arrivederci dunque, figliuola mia, a stasera” (...)

Chi non è cetonia non può immaginare che cosa sia per una cetonia la rosa. Figuratevi un’aria azzurra di maggio, tutta percossa da lente onde solari, in un giardino fiorito. Alla cetonia che vola, ecco, a un tratto, si para davanti agli occhi una gonfia, bianca superficie di cui l’ombra accarezza il maestoso rilievo e la luce incorona gli orli risplendenti; una superficie di carne vasta e dolce, simile a quella di un’immane mammella pesante di latte (&hellipsmiley Alla cetonia, questa bianchezza immensa e intatta che subitamente invade il cielo dei suoi occhi, infonde un furore di avidità rapita e spasimosa; e il primo impulso sarebbe di avventurarsi a testa bassa in quella carne superba e indifesa e morderla e lacerarla come per assicurarsene con uno sfregio l’anticipata possessione. Ma l’istinto le suggerisce una maniera più delicata di penetrare nel fiore; ed eccola aggrapparsi agli orli dello smisurato petalo e insinuarsi nella rosa. (&hellipsmiley Tutto intorno a lei è tenebra; ma una tenebra fresca, profumata, soffice; una tenebra che vive e palpita nelle sue pieghe segrete come quella di una bocca agognata. La cetonia è stordita dal profumo della rosa, è accecata dalla bianchezza che i suoi occhi indovinano tra le sconnessure dei petali, è inferocita dalla morbidezza di quella carne. (&hellipsmiley Di questa sua furiosa penetrazione fuori nulla si avverte; la rosa, eretta e intatta nella luce del sole, custodisce senza vergogna il suo segreto. Con crescente furia intanto la cetonia ha rotto il primo, il secondo, il terzo involucro della rosa. A misura che si addentra i petali si fanno più delicati, più odorosi, più bianchi. La cetonia si sente quasi venir meno dalla delizia, le forze quasi le mancano, vibra un ultimo colpo di branche spalancando nel buio viluppo dei petali l’ultimo pertugio, finalmente tuffa il capo nella peluria bionda inebriante di polline. E lì rimarrà stordita, persa, esausta, come morta, in quella tenebra fresca e odorosa; di lì non si muoverà, esanime, per ore, per giorni interi. Ma di fuori, neppure il più piccolo tremito dei petali tradirà, nell’innocente luce di maggio, il segreto turbamento della rosa.

>>

Tale è il destino della cetonia. Ma la giovinetta a cui la madre, pur ritenendole superflue, aveva fatto quelle raccomandazioni, si sentiva invece diversa, irrimediabilmente, dalle compagne della sua specie. Incredibile ma vero, le rose non le dicevano nulla; e quegli atavici, ardenti sentimenti che da tempo immemorabile le cetonie provano per le belle rose profumate, la nostra cetonia degenere si sentiva invincibilmente portata a rivolgerli ai freddi e rugosi cavoli. Di questi suoi gusti la cetonia si era accorta molto presto; e in un primo momento aveva anche pensato di aprirsene alla madre; ma poi, come sempre avviene, spaventata dalla difficoltà di una tale confidenza e al tempo stesso scettica sui rimedi materni, vi aveva rinunziato; e, confidando nelle proprie forze, si era sforzata di correggersi da sola. Così, di rosa in rosa, sotto l’occhio benevolo della madre, aveva cercato di acquistare con la volontà quei gusti che l’istinto le rifiutava. Vano sforzo. Appena ella si addentrava tra i petali, subito restava ferma, come paralizzata, non già soltanto indifferente ma addirittura invasa da una insopportabile ripugnanza. Quella soffice carne le sembrava intrisa di molliccia e svenevole sensualità; quei profumi le parevano tanfi promiscui; quella bianchezza, impura tinta lusingatrice. E pur standosene immobile e piena di schifo, sognava i verdi, i freschi, i mangerecci cavoli. Non si adornavano i cavoli di falsi colori da cartolina, non si profumavano di infami e sudici olezzi, non ostentavano, quasi compiacendosene, stomachevoli morbidezze. Il cavolo era appetitoso con il suo torsolo bianco che si torce serpeggiando tra le zolle, era sano con il suo odore di erba e di rugiada, era schietto con la sua tinta verde. Finalmente, vedendo che la sua volontà a nulla approdava, decise di non ostacolare più le proprie inclinazioni, ma anzi di abbandonarvisi francamente. “E del resto” pensava talvolta, cercando con un sofisma di giustificarsi e di addormentare la propria coscienza, “che cos’è il cavolo? Una rosa verde… e allora perché non amare i cavoli?”

Dopo quanto è stato detto, è facile immaginare quali fossero le riflessioni della cetonia giovinetta sulla soglia di nespolo dove la madre l’aveva abbandonata per spiccare il volo verso la rosa dei suoi desideri. “Mala cosa nascere diversi dalla moltitudine. Non si sa perché, non si sa come, la diversità diventa, di punto in bianco, inferiorità, peccato, delitto. Eppure tra me e la moltitudine non c’è che un rapporto di numero. Avviene per caso che le cetonie, nella grandissima maggioranza, amino le rose; dunque è bene amare le rose. Bella maniera di ragionare. Io per esempio amo i cavoli. Così son fatta e non posso cambiarmi".

È inutile del resto riportare per esteso tutti i pensieri della sciagurata cetonia. Basti dire che a conclusione del suo lungo ragionamento, essa spiccò il volo dal nespolo, e, dopo alcune evoluzioni perlustrative, andò a posarsi sulla verde-azzurra foglia tutta bolle, nervature e ricci di un cavolo tra i più grossi. Ma per non dare nell’occhio finse di essere discesa sul legume per riposarsi (&hellipsmiley Di lì a un momento , ecco due cetonie sventatelle svolazzarle accanto, tutte giulive: “Non vieni? Si va a rose!” le gridarono quelle, inebriate. Buon per loro che non si curarono nella fretta di osservare l’accoglienza fatta dalla cetonia a questa loro proposta. Ci duole dirlo, ma la cetonia, che pure era stata educata con ogni cura dalla sua mamma, ebbe all’indirizzo di quelle due una mossaccia sgarbata e plebea; quindi dato un rapido sguardo in giro e constatato che di cetonie non se ne vedevano, finse di inciampare in una nervatura della foglia di cavolo e si lasciò rotolare giù in direzione del legume. Un secondo dopo, aperto a colpi spasmodici di branche un pertugio nella grassa foglia membranosa, era già scomparsa dentro il grumolo ricciuto.

Che dire di più? Ci attarderemo forse a descrivere il furore con il quale la cetonia finalmente libera di sfogare i traviati istinti, si fece strada dentro il cavolo? Come giunta al centro di tutto quel freddo e viscido fogliame, si inebriò dell’odoraccio vegetale che emanava il torsolo polputo? E come rimase tutto il tempo lì dentro, svenuta, una vera giornata di orge? (&hellipsmiley

A sera, come convenuto, la cetonia si ritrasse a malincuore dalla galleria che aveva scavato nel cuore del cavolo e volò sul nespolo al luogo fissato dalla madre per l’appuntamento. (&hellipsmiley la buona madre subito chiese alla figlia come fosse andata la giornata; e quella rispose con franchezza che era andata benissimo: rose in quantità. La madre scrutava il volto della figlia; ma fu del tutto rassicurata scorgendolo sereno e innocente come non mai. “Figurati” le disse allora “è avvenuto uno scandalo… è stata vista una cetonia entrare sotto le foglie, inorridisco a dirlo, di un cavolo!”. “Che orrore” disse la figlia; ma il cuore prese a batterle furiosamente. “E chi era?”. “E’ quello che non è stato possibile appurare” rispose la madre. L’hanno vista che si era già addentrata sotto le foglie nascondendovi il capo… ma dalle elitre giudicano che fosse molto giovane. Povera quella madre che ha avuto la disgrazia di mettere al mondo una tale figlia. Io ti confesso che se sapessi che mia figlia avesse di questi gusti, morirei di dolore”. “Hai ragione,” disse l’altra “son cose che la mente si rifiuta persino di pensare”. “Andiamo” disse la madre. Nel crepuscolo tiepido volarono via verso altri giardini, le due cetonie, discorrendo.

Di vetëm që disa ligje, që me të drejtë quhen hyjnore, janë ndëshkuar gjithsaherë kur janë thyer

Kishte diçka që nuk shkonte tek ky rrjesht... dhe më bëre që ta kërkoja pjesën smiley
Përkthimi është tamam, por lë vënd për interpretime të ndryshme.

So soltanto che certe leggi, che a ragione vengono chiamate divine, non sono mai state infrante impunemente

sipas meje:
Di me t'thanë qi jan disa ligje, qi me t'drejtë jan quejt hyjnore, s'mun ti pshtojsh ndëshkimit nëse i then
.
megjithse përkthimi do ishte edhe:
Di vetëm që janë disa rregulla, që me të drejtë konsiderohen hyjnore, ku shkelësit e tyre asnjëherë nuk kanë dalë pa ndëshkuar.

 

Gjithsesi, punë e vlefshme dhe që meriton respekt , Do të kisha bërë edhe ndonjë varg dashuriçkash (97 TM), por meqë nuk bëra Wow, po të them faleminderit! smiley

 

nga moravia kam lexuar gruaja leopard dhe me ka pelqyer shume

 

Miremengjes te gjitheve, smiley

Meqenese pashe qe mbreme qe u diskutua shume per strukturen e fjalise, me poshte po sjell variantin italisht te fillimit te kapitullit te dyte te "Njeqind vjet vetmi", si dhe perkthimin nga Robert Shvarc.

Quando il pirata Francis Drake prese d’assalto Rioacha, nel sedicesimo secolo, la bisnonna di Ursula Iguaran si spaventò tanto per il suono della campana a martello e per il rimbombo dei cannoni, che perse il controlli dei nervi e si sedette su un focolare acceso. Le brucciature la lasciarono ridotta a una sposa inutile per tutta la vita. Non poteva sedersi se non di costa, sistemata su un mucchio di cuscini, e doveva esserle rimasto qualcosa di strano nel modo di muoversi, perchè non si fece mai piu’ vedere a camminare in pubblico. Rinunciò a ogni sorta di impegni sociali ossessionata dall’idea che il suo corpo emanasse un odore di brucciaticcio. L’alba la sorprendeva nel patio; non osava dormire perchè sognava che gli inglesi coi loro feroci cani d’assalto entravano dalla finestra della stanza da letto e la sottoponevano a ingiuriose torture con ferri incandescenti. Suo marito, un commerciante aragonese dal quale aveva avuto due figli, spese mezzo negozio in medicine e divertimenti cercando il modo di alleviare i suoi terrori. Alla fine liquidò gli affari e portò la famiglia a vivere lontano dal mare, in un villaggio di indios pacifici situato sui contrafforti della sierra, dove fece costruire a sua moglie una stanza da letto senza finestre in modo che i pirati dei suoi incubi non avessero da dove entrare. >>>
>

>>>>>
>

Kur pirati Frensis Drejk e sulmoi Riohaçën në shekullin e XVI-të, stërgjyshja e Ursulës u llahtaris aq shumë nga kambanat e kushtrimit dhe nga gjëmimet e topave, saqë e humbi fare toruan, pësoi një krizë nervore dhe vajti e u ul mbi vatrën e ndezur. Plagët e djegies që iu shkaktuan në mollaqe, patën për pasojë që, këtej e tutje, ajo të mos vlente aspak si bashkëshorte. Qysh nga ajo ditë ishte në gjendje të rrinte ndenjur vetëm nga njëra anë, me disa jastëkë përfund; përpos kësaj, i qe dëmtuar edhe të ecurit, sepse njerëzia përjashta nuk e panë kurrë më duke ecur. E pushtuar nga ideja se trupi i saj lëshonte erë shkrumbi, ajo u tulat në vetvete dhe hoqi dorë nga çdo lloj shoqërie. Agimi e gjente gjithmonë në oborrin e brendshëm të shtëpisë, ku e bënte gjumin copa-copa, meqë kish parë njëherë një ëndërr të tmerrshme, sikur anglezët po i futeshin në dhomë me zagarët e tyre të tërbuar, për ta torturuar me hekur të skuqur që të pranonte të bënte gjëra të turpshme. I shoqi, një bakall me preardhje nga Aragona, me të cilin kishte bërë dy fëmijë, sakrifikoi gjysmën e dyqanit të vet për ilaçe dhe u mundua me të gjitha mënyrat që t’ia hiqte mendjen e ta shëronte nga ankthet e saj. Më së fundi, e shiti dyqanin dhe u shpërngul me gjithë familjen larg bregdetit, në një fshat të qetë indianësh në rrëzë të Sierrës; dhe atje i rregulloi së shoqes një dhomë gjumi pa dritare, ku nuk futeshin dot piratë ëndrrash të ankthshme.

Komentet per me lart po jua le juve.

La Rosse, ankohet se nuk gjen frymen e huaj, por me c'kam lexuar une:

 

"Eshte thene dhe tashme eshte pranuar qe perkthimi nuk eshte thjesht nje kalim nga nje gjuhe ne tjetren, por edhe nje kalim nga nje kulture ne tjetren, nga nje enciklopedi ne tjetren. Nje perkthyesi lipset te mos i trembet syri jo vetem nga rregullat rreptesisht gjuhesore, por edhe nga elementet kulturore, ne kuptimin me te gjere te fjales. ( shenim i autorit: Snell-Hornby fliste, ne shkencen e perkthimit, per nje cultural turn, per analogji me filozofine ne te cilen eshte folur per nje linguistic turn.)"  Referimi: Umberto Eco - Te thuash gati te njejten gje – Pervoja perkthimi

Une kete kam dashur te arrij, por s'e di sa ia kam arritur.

Por debati eshte gjithnje i vlefshem.>>

>>

tani arrita t'i lexoj komentet

o popull' i ngazellym smiley

taksirat e keni, por thuajeni edhe ndonje gjysem fjaleze per tregimin, se me c'shoh une, tregimin e ka shkruar mjeshter Moravia, jo Aida...  Aida thjesht e ka perkthyer apo shqiperuar...

 

sipas meje ky tregim mban era simbolike te trashe ose te kaluar kohe,nga ato krijime qe futen ne rafte muzeumesh.Sa per perkthimin,me aq sa e njoh une Moravian ne origjinal,nuk e di te kete nje gjuhe kaq popullore,edhe pse tregimin ne fjale nuk e kissha lexuar,por dyshoj qe "llogjika" e gjuhes se tij te jete kaq e perafert me "thuajse zhargonin."

smiley

Si sot dy vjet me pare... E cuditshme, kot u vura te rremoja neper peshk, pa e ditur se c'date ish sot...

smiley Si sot dy vjet me pare u nisa me not drejt Belgjikes... (Portokallia)

Si sot e dy vjet me pare.......mbaj mend qe ne kete ore duhet te jem zgjuar...gje tjeter nuk po me vjen nder mend.

Interesante. Po si je zgjuar? Me ankth? I kenaqur? I trishtuar? I lumtur? apo thjesht u zgjove dhe qysh prej atehere, vazhdon te zgjohesh po me te njejtin ritual, pa ndryshuar asgje?

 

Dhe kjo tani,te shkosh te flesh gjume i trishtuar apo i gezuar e kisha provuar,por qe te zgjohesh i trishtuar apo i lumtur,nuk e kisha degjuar ndonjhere.

Me gjase, ti zgjohesh gjithnje i lumtur.

Anna,nuk ka zgjim te trishtuar apo te lumtur,ka gjume te lumtur dhe te trishtuar.

Po zgjim me dhimbje koke, psh?

E di kur ndodh Ana kur shef endrra te paralizuara gjate nates smiley

Quhet,"u zgjova me dhembje koke",nuk kam degjuar ndonjehere te zgjohet njeri me dhembje koke dhe te thote "u zgjova i trishtuar".

Megjithese une pak experience kam,zgjohem gjithmone vetem sepse ato "ajo" - te,kane ikur heret nga krevati.

Hemmm, po ti lajmeroi "ato-ajo"-te, kur e ke orarin e zgjimit, dhe saken se te te zgjojne me! smiley

Ketlina, ne fakt, endrrat, gjate nates, gjithmone me realizohen. smiley

Po ku keni kohe ju me u marre me keto vogelsira aman.

O Brad, nëse nuk je zgjuar asnjëherë me një boshllëk e trishtim mu aty ku piqet zgavra e kraharorit me zgavrën e barkut, të kam zili smiley

kur isha e vogël, gjyshi më thoshte: mos u zgjo e mufatur, që është e kundërta e boshllëkut në fakt smiley , apo një boshllëk i fryrë??

Ti mire e ke,po une nuk po gjej dot ku eshte zgavra e kraharorit.

mu te diafragma, ajo cipa muskulore që bashkon dy zgavrat. On the top of the bark, se ka edhe diafragma të tjera në trupin e njeriut, si ajo e veshit, ajo e hundës smiley

Shume ia koklavite jeten Bradit, tani, me keto shpjegime te detajuara. smiley

smiley

Neve që jemi ende në moshën e foshnjërisë në peshk, një rubrikë letrare "Si sot n-ë vjet më parë" do të na bënte shumë mirë. ( n element i N-së ) smiley

Kjo ishte një mrekulli!

Si sot dy vjet me pare, ky me lart, duhet te jete tregimi i dyte, ndoshta, qe postoja ne PPU. Edhe qysh prej kohes qe eshte perkthyer ky tregim kane kaluar te pakten, nja 12-13 vjet. Dhe qysh prej 12-13 a 15 vjet me pare, oh sa shume uje ka rrjedhur, sa here ka nderruar rrjedha e lumit, dhe ky projekt ngeli pa mbaruar.... fatkeqesisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).