Thenia e dites: Programi i PS-se

.....grupi përgatitor i programit ka menduar dhe për çështje teknike, por që do të ndihmojnë të gjithë të interesuarit për ta kuptuar sa më mirë idenë e Partisë Socialiste për të qeverisur. Në të do të përdoren terma të thjeshtë, duke u munduar që të shmangen termat teknikë. Ideja e hartimit të një programi qeverisës u hodh nga kryetari i PS-së, Rama, rreth një vit e gjysmë më parë, që pasoi me nisjen e një turi në të gjithë vendin, ku evidentoheshin problemet, por edhe zgjidhjet......

Ilir Beqja, Gazeta Shqip, 30 mars 2009

70 Komente

Tani, politikisht keta duket sikur kane marre nje faqe nga keshilltari i GW Bush. Dr Frank Luntz thekson se gjuha e thjeshte eshte shume here me efektive se gjuha teknike. Ketij i duhet degjuar fjala ne fakt se me aq pak talent sa ofronte Bush-i arriti ta mbaje ne zyre per tete vjet.

ka nje liber ky: Words That Work: It's Not What You Say, It's What People Hear Shume liber i mire.

Blend,

Ishalla s'na ndodh edhe neve ndonje 11 shtator smiley

Varet nese ti sheh si efektive qendrimin ne pushtet.

Une shoh si te domosdoshme per demokracine funksionale perdorimin e gjuhes teknike dhe te detajuar qe do te thote transparence.

Perndryshe shnderrohet ne ate videon e Onion News Network "should we tell africa about global economy"?

Efektive eshte thjesht efektive, nuk varet nga rrethanat.

Kur thuhet terma te thjeshte nuk dmth. te mjegullt. Dhe as kur thuhet shmangie e termave teknike nuk dmth. fshehje e detajeve. Dhe duke qene se asnjeri nga ne nuk e ka lexuar tekstin ne fjale duket se po paragjykojme.

E verteta eshte qe nese ky program i drejtohet shqiptarit mesatar, duhet gjithashtu te jete i shkruar ne gjuhen qe ai flet. Gjerat nuk ka pse te thuhen me fjale per te cilat lexuesi detyrohet te hape fjalorin, se kjo thjeshte nuk ka per te ndodhur. Ne kete menyre mund qe ajo qe ke dashur te thuash te mos kuptohet ose me keq akoma te keqkuptohet. prandaj, sa per mua, jam per gjuhen e shkoqur.

Rregulli i pare i komunikimt efektiv:

Perdor fjale te thjeshta

"Broadly speaking, the short words are the best, and the old words are best of all". ~ Winston Churcil

 

... Dhe duke qene se asnjeri nga ne nuk e ka lexuar tekstin ne fjale...

 

Une thjesht kete dua, ta lexoj smiley

E pse jo mo Blend? Pse te mos jete nje program pak mbi mesataren, (keta as mesataren s'kane e jo) qe mos shmange terma teknike (po te hapesh greqishten e vjeter si fjalor, do te gjesh se pro-gram eshte e lidhur ngushte me tekniken, dhe e paraprin ate), qe kush te doje te hape fjalorat e t'a lexoje e t'a kuptoje ne detaj, t'a bej, e per ata qe s'dun e s'mund te hapin fjalorat, per ca osht ai palla, te ulet gju me gju me popullin dhe t'a thote me fjale te thjeshta. Heu, ky eshte zedhenes i programit mo vlla, deri tashti vetem qe eshte zedhenes ka thone ka 4 vjet opozite. Ku eshte programi pra? Apo eshte zedhenes i Portokallise?

Lul, une nuk po mbroj as tej-thjeshtezimin, as demagonjine. Thjesht, ta lexojme njehere pastaj hajt ta kritikojme deri ne fund.

Tani, ngaqe une e kam fiksim kete gjuhen e thjeshte po them dhe dy llafe. Nuk eshte e vertete qe gjuha e thjeshte eshte me e thjeshte per tu formuluar. Perkundrazi, te shkruash thjeshte kerkon me shume pune. Te gjithe jemi deshmitare te gjuhes bastarde qe perdorin disa kur perkthejne pa shqiperuar, apo kur flasin me "fjale te medha" vetem sepse s'kane formimin per te folur "shqip".

Dhe meqe jam me qejfin e citimeve sonte. Thote Mark Twain:

"I didn't have time to write a short letter, so i wrote a long one instead""

dhe per ta kompletuar Twain me nje te Hitchens "its not what you think but how you think" ... Its all in the language!

O Blendo, po t'a them edhe njehere me gjuhe me te thjeshte se nuk me more vesh me duket. Program=Paraprirje e termave teknike. Shmangje e termave teknik=Hic, zero, nul, nada, bosh, kapsllek Program. Por bo vaki edhe e ka. "Une s'besoj pa vene doren" tha prifti, me qe jemi ke citimet.

Blendi

E njoh shume mire idene e marketingut dhe te gjuhes se thjeshte (qe nenkupton gjuhe populli, te varfer ne semantike e ne terma). Nuk ka te beje me thjeshtesine logjike te mendimit - perkundrazi.

Si e quan devijimin standard ne gjuhe te thjeshte? Po Half-truthin si e quan ne gjuhe te thjeshte? Po mesazhet subliminale? Po genjeshtrat statistike si quhen ne gjuhe te thjeshte? Po shperndarjen e te ardhurave dhe te aseteve ma shpjegon dot ne gjuhe te thjeshte? Abuzimin me pushtetin?

Blendi

Edhe nazistet, edhe komunistet ne propaganden e tyre tentonin te perdornin fjale te thjeshta, nderkohe qe diskutimet elitare i ruanin per elitat e partise...

Sa per programin, qe po e kritikoj qe pa e lexuar, po e kritikoj pikerisht sepse ka nje arsye qe nuk e kam lexuar!

O sol, po nuk po diskutonim cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar. Nuk ishte teme romantike qe te nisim me nazismin tani se ka vajt vone. Thenien admini ketu e ka sjelle me tall bythen me programin e PS .

S'ka pse t'marrim nasikoti tashi. Une po flas ftohte duke e kuptu kete ketu ne sensin gjuhesor, jo ne sensin moral. Nese po diskutojme te drejten apo te gabuaren - perfundimisht ti dole i mire une dola i lig. smiley

O blend, nuk e kam hallin me te nxjerre ty te keq e veten te mire. Natyrisht qe programi i PS-eshte per te tall bythen, se do dali per kalenda greke (dhe greket nuk kane pas kalenda te shkretet).

E kemi kritiku mungesen e transparences, e kemi kritiku manipulimin e masave sa i kemi nxjerre fundin, tani na vjen dhe santa claus dhe na premton serish se do hame me luge floriri, se si e qysh pak rendesi ka, ate e dine teknicienet e brendshem, populli rendesi ka te marre vesh se do jetoje me mire...

Une shoh si te domosdoshme per demokracine funksionale perdorimin e gjuhes teknike dhe te detajuar qe do te thote transparence.

Sol, nese supozojme se gjuha teknike eshte zhargon, mua me rezulton se eshte e kunderta, se ajo fsheh me shume se sa tregon. Kemi pas nje shkrim te shkurter ketu para ca kohesh per kete. 

 

Ne rast se gjuha teknike eshte e domosdoshme per te shprehur detaje teknike te realizimit te politikave, une nuk shoh menyre tjeter per te qene transparent, penar. Ndryshe nga Fuga (Artan) une nuk besoj se popullit duhet t'ia japim me figura argumentat qe t'i kuptoje. Edhe nje here pyetjen: Would it be mean to tell Africa about the global economy??

 

http://www.youtube.com/watch?v=Pcl3LVDgg24

Me kujtojne gjithashtu edhe Z. Berlusconi me kontraten e tij me italianet.

Ne fakt, mungesa e nje te djathte dhe te majte autentike (per te mos thene mungesa e vete politikes) ne Shqiperi dhe pastaj edhe ne bote ka bere qe shpesh here keto forca te kene karakteristika te polit tjeter apo te frymezohen nga ai.

E them kete pasi tradicionalisht e djathta njihet me shume per karizmen e saj, ndersa e majta per "intelektualizmat".

Duhet konsideruar gjithashtu qe tashme jemi pothuajse te gjithe "viktima" te botes se mediave keshtu qe edhe nje femije 5 vjec mund te japi keshilla me vlere persa i perket eficences ne marketing dhe komunikim.

Nuk jam i cuditur pra qe Partia Socialiste ka zgjedhur kete strategji, ashtu sic nuk jam i cuditur qe Z. Bogdani merret me familjet e politikaneve.

That's all "marketing comunication"!

Ne rastin e ketij te dytit, i perdorur ne menyre diabolike. Ndersa ne rastin e PS-se e perdorur ne koerence me cka vete Rama ka deklaruar: "As majtas, as djathtas, por gjitheperfshires!"

uroj tè jetè vèrtet kèshtu....kèshtu qè tè kenè mundèsinè ta kuptojnè edhe ata si puna ime...llumi i shoqèrisè...klasè puntore pa shkollè...dhe fshatarsi injorante apo idiote...si tè preferoni!!

Ne ate emisionin ku Edi Rama ishte perball tre gazetarve te njohur, te them te drejten tregoi paraqitje te dobet. Ndoshta u ngarkua emocionalisht nga pyetjet personale dhe e humbi fare.

Gazetaret...???! Per cfare gazetaresh e ke fjalen...???!

Une personalisht pashe (nga e majta ne te djathte):

1) Nje analfabet qe gjysmen e fjaleve i kishte italisht (me prapashtesa shqip).

2) Mister "ku i ke gjet bigudinat se po vdes per t'i bere floket si modeli jot"

dhe

3) Lord "Henry"

Mbreselenese syte e hapura si lakuriq nate te Bushatit ndersa buzet i tkurreshin si fundshpine pule... nderkohe qe ky tjetri... kryetar i partise me te madhe opozitare... i hapte zemren (c'rendesi ka nese me te vertete apo gjoja) gjysmes se popullates.

E tha bukur Rama ne fund te emisionit... "njerezit e kane para syve ndryshimin midis dy paleve"

Mos te dalim nga tema, e te flasim per Debatin e Rames, me ato 2 gazetaret. Se eshte injorance me te vertet.

 

Pse ca priste te bente Rama aty, monolog me shqiptaret? atehere pse i kishte marre gazeterat ne studio?????? gazetarei per kete eshte , per te te shqetesuar, per te te pyetur? jo si ai minxhizi qe i bente pyetje, si per ti dhene me shume mundesi te bente fushate. Ai ishte nje debat, edhe ne cdo debat duhet te ballafaqohesh me kundershtarin.

 

Zemren popullit Rama tia hapi, kur eshte ne miting, ose me vullnetaret e jo aty ku duhet te beje debat. Per mendimin time , pa bindje politike, debatin e fitoi dyshja Bushati Cilin , se ato debatuatn? jo ato tjeret, se dukeshin si puntore bashkie, i mbanin Ison kryetarit.

 

 

Debati don debat, e jo skenare emisionesh. Qe ti pyet keshtu, e une pergjigjem ashtu.Edhe nje politikan ketu duket, kur di te ballafaqohe me te papriturat.

 

Se dola nga tema fare. Sorry.

 

Sa per temen, sipas mendimit tim, me cdo lloj gjuhet te behet programi, nuk merret njeri me programin . Do jete ashtu kot , elektoral. Sa me thene , qe eshte. Po si gjithmone pa vlera reale.

Ke shume te drejte qe Rama s'duhet te ishte aty per te bere monolog. Vetem se pertej permbajtjes, etika duhet respektuar.

Do t'i ngrija kapelen atyre gazetareve po ta shqetesonin, thumbonin e provokonin Ramen, pa bere si hijena thashethemexhie e buze-shtrembta.

Edi Rama ka program????????????????????

Lol, eshte i marre Edi te humb kohen me programe.

Edi ka dy nyje te zgjidhe, ne qofte se behet kryeminister.

Ke te bej minister mbrojtje, e ke te mbrendshem.

Kujdes me Velijan, min. i mbrendshem se eshte teper i rrezikshem, edhe Edi e ka frike.

Hej Polo, e imagjino Rama ka dy vjet qe ka nje vizion, nje program, po prisni icik ju se e ka zone kapslliku se iu ka tremb vizioni nga ashpersia e gjethes se fikut...

Ca thu mo vlla, artist tjetri, po s'qe perfekte hic nuk e bo publike.

Në të do të përdoren terma të thjeshtë, duke u munduar që të shmangen termat teknikë

A ka njeri ndonje shembull cfare dmth "terma te thjeshte duke shmangyr terma teknike"? Se po u katandis programi ne "do luftojme varferine" dhe "do mbrojme mjedisin" mua s'me duket si program megjithe gjuhen e thjeshte dhe te kuptueshme

PPU eshte ne pune me orar te plote ne sherbim te propagandes elektorale te PS/g99.

Eshte nje shkrim i G99 per nje rruge ne Lac, pastaj si me humor na sjellin xhevahirin e rradhes per te na lajmeruar ne advance se PS-ja paska program! 

Ku eshte programi?  Kur do te dali?  Kursejeni hapesiren dhe mos e konsumoni veten ne kete menyre duke shkruar gjera te tilla. 

Pritni, kur ta nxjerre ne drite programin PS-ja, jepjani te gjithe faqen kryesore, vetem mos na ofendoni ne kete menyre. 

Thought, besoj se mund të flas në emër të të gjithë komunistëve këtu (apo jo? smiley ), ama, për sa kam tek peshku, nëse nesër do të më duhej të votoja, do të votoja më parë për ty se për Edi Ramën... sepse tek peshku të kam njohur mëshumë TY se sa ç'ka bërë apo thënë Edi nëpër Shqipëri.

Prandaj është patetike nga ana jote që të hedhësh llafe në erëkështu.

Une e pershnes Partine Socialiste dhe i uroj kthim sa me te shpejte ne pushtet, (jo aq shume per mua, por me shume per time shoqe, qe ti bijne veshet rehat, e te mos degjoje me te shara per Saliun te djelen ne mengjes) me kete kenge: http://matttaylormusic.com/mire/mire.html

Shikojeni cfare thote Zhvejku:  "Ideja e hartimit të një programi qeverisës u hodh nga kryetari i PS-së, Rama, rreth një vit e gjysmë më parë..."

Miq socialiste, mbylleni kete njeri ne seline e PS-se dhe mos e lini te flase ne media se do ju beje gjemen.

Po nje parti qe hyn ne zgjedhje per te marre pushtetin nuk mund te mendohet pa nje program.  Idene per nje program, manifesto etj., e kane hedhur te tjere para Rames.  Keshtu te pakten ndodh ne partite serioze.

Kjo eshte sikur te thuash qe, Drejtori i Spitalit te Qytetit hodhi idene nje vit e gjysme me pare, se duhet t'i mjekojme njerezit e semure qe vijne ketu.

Hahahahaha!  E kupton se cfare flet ky apo jo?!

Wauuuuuuh sinqerisht si i themi ne nga veriu kjo thenie "ma ftohi menjen"

Sa keq , me thoni kur do ti kene platformat gati keta .. 1 dite para votimit noshta!!

 

 

Programi i PS - ky eshte vetem titulli, nuk po shoh ndonje platforme une ketu, as kam degjuar per ndonje ide origjinale socialiste ne kete fushaten e parakoshme qe ka filluar. Vetem ankesa dhe lutje ndaj qeveritareve te tanishem dhe ndonje bashkepunim ne dem te te treteve.

Thought, mos u bëj i bajatshëm tani.

Sepse edhe sikur nesër të japë recetën e duhur për të shpëtuar gjithë botën nga kriza, partia socialiste ka ikur për lesh.

  • Nuk ka asgjë të majtë
  • nuk ka asgjë më socialiste se PD
  • nuk ka ASNJË mendim apo Figurë tjetër përveç Ramës

Prandaj mos kujto se një të majtë me dy pare mënd në kokë do ta bënte "programi" i orëve të fundit për të ndërruar ide.

Se Ok kane marre formulen per 'ndryshim' te Obames, po programin nuk ja vjedhin dot, se ku e ku amerika dhe ku e ku shqiperia, dhe sado perkthim i mire te ishte nuk do kuptohej nga asnje shqiptar. Ndoshta mund te bente pjesa vetem per krizen ekonomike, per subvencionim nga shteti, po meqe kriza nuk ka mberritur akoma, kerkojne ta krijojne krizen me doemos qe ti japin zgjidhje. Shqiptaret e shkrete ne krize kane qene gjithe jeten !!!

 

Tabele hosteni apo tabele nderi eshte "Thenia e dites"?!  Se per shembull, ne kete rast mund edhe te ngaterrohesh kollaj ...

PS-ja nuk nxitohet ne publikimin e programit te saj, pasi zgjedhjet edhe mund te shtyhen per ne vjeshte. Kjo do te ndodhe nese nje pjese e madhe e votueseve pa pasaporte nuk do te mund te sigurojne kartat e identitetit perpara zgjedhjeve te planifikuara ne Qershor. Sot PS deklaroi me   pergjegjesi se ne listat qe ka nxjerre qeveria per personat pa pasaporte (rreth 700, 000) nuk jane te futur edhe rreth 200,000 te tjere. Deri tani nga 900,000 vete qe duhet te pajisen me karta identiteti kane aplikuar vetem 20%. 

Kesaj i thone prokrastinim i (pa)pashaportizuar smiley

Berber, seriozisht tani, si qe puna dhe njehere?!

Qe te kesh te drejte te votosh sipas ligjit elektoral te ri, duhet te kesh me karten e re te identitetit ose pasaporten per dalje jashte shqiperise. Me kembenguljen e PS-se qeveria u detyrua qe te publikoje listen e zgjedhesve qe nuk kane pasaporte duke i dhene prioritet ne berjen e cartave te identitetit. Gjithsej qeveria publikoje rreth 700,000 vete qe nuk kane pasaporte dhe si te tille kane te drejte te aplikojne per ID perpara te tjereve. Deri tani nga ky kontigjent kane aplikuar rreth 150,000 vete dhe i kane mare kartat rreth 90,000 vete. Mirpo sot ne nje njoftim te PS-se thuhet se qeveria (ministria e puneve te brendeshme dhe pushtetit lokal) nuk ka futur ne keto lista edhe rreth 200,000 zgjedhes te tjere qe edhe ata nuk kane pasaport per jashte shtetit. Pra me rritmet e deritanishme, ku akoma ne 1/3 e teritorit nuk jane hapur qendrat e aplikimit, behet pothuajse e pamundur qe te pajisen me ID te gjithe zgjedhesit potencial qe nuk kane pasaporte per jashte shtetit.

Dhe po te kesh parasysh se kjo kategori njerzish i perket shtresave te varfera dhe qe potencialisht duhet te votjne per krahun e majte (politika sociale), duket se pozita me ne krye pozitmadhin bej-efendi kerkon te beje hilet e rradhes. Por kjo gje nuk do te tolerohet nga PS-ja, prandaj une them se ka shume mundesi qe zgjedhjet te shtyhen per ne vjeshte. 

Berber, po sikur t'mos ta rrujë njeri (larg qoftë, se do hyjshin m'krizë edhe berberat smiley ) për të votuar, atëhere si i bëhet hallit?

Nuk e di, por mesiguri ligji e ka parashikuar edhe kete rast qe thoni ju. Mos rruajtja eshte nje akt papergjegjesie per situaten e sotme, ku po na qeverisin hajdutet dhe shkateruesit e Shqiperise dhe te shqiptareve.

Përgjegjshmëria ka sens kur mund të bësh një zgjidhje... në këto kushte, kur me nder muhabetit, është një M i madh i ndarë në pjesë dhe të thuhet ZGJIDH.

Të paktën, duke mos i votuar në masë, nuk mund të rrahin gjoksin se "kanë besimin e popullit"

o Berber po ty mer daje te paskan zgjedhur te besh propaganden e partise socialiste?

 

 

Shtresat e varfera thote, do votojne majtas se eshte parti sociale? hahahhahaha ku je ketu ti mer ne France apo ne Spanje? je ne Shqiperi mer daje, ketu e djatha eshte me sociale? edhe e majta me politike te djatht.

Keto jane perralla me mbret, qe do te shtyhen zgjedhjet.Pastaj Salen i intereson ta zgjasi edhe ja 2 muaj qeverine.mire eshte ai. Po halli ketyre qe do jene ne opozite.

Fjalën e parë të citimit duhet ta kishit shkruar me të madhe.

P.s: Jo se ishte fillimi i fjalisë, por i vetmi Grup që mund të shkruajë programin e PS ishte Grupi që na ka ik prej peshkut smiley

Berber, une seriozisht e kisha kur te pyeta seriozisht.  Po ka nje vit e gjys qe mbledh PS-ja material, berber.  Dmth me shprese prokrastinimi tek mos-pajisja me karta identiti eshte lene formulimi i programit?  (Implikimet e shtyrjeve te zgjedhjeve, duam apo s'duam ne, shkojne me larg se karrigia e njerit apo tjetrit.) 

Per te mos permendur pastaj qe standartet i kane ulur nen petkun e gjuhes se thjeshte. 

Nga Blendi:

Tani, politikisht keta duket sikur kane marre nje faqe nga keshilltari i GW Bush. Dr Frank Luntz thekson se gjuha e thjeshte eshte shume here me efektive se gjuha teknike. Ketij i duhet degjuar fjala ne fakt se me aq pak talent sa ofronte Bush-i arriti ta mbaje ne zyre per tete vjet.

Me cuditi paralelizmi i prure nga Blendi (pavaresisht libri), sepse nuk ishte gjuha "e thjeshte" per se e Bushit faktor fitues, por mediat qe e shiten si te tille, dhe si dicka per t'u promovuar.  Chris Mathew: "This is a guy you want to have a beer with" ne krahasim me "gjuhen e pakuptueshme" te Al Gore.  Dhe ai perceptim mbeti gjate gjithe fushates (megjithese perceptimi vetem nuk mjaftoi, ishte dhe ndihma nga "lart".)

PS: Ne pritje me "ankth" te programit, po me merzitet Veliajt me shume ...

 

 

Polo edhe ketu me paske tyrperuar sepse po verteton ate qe pa dashje ke thene "se je symprehte po mendet s'kane c'te duhen ,sepse boll te lexosh... Po sikur te te thoja qe programi QEVERISES ndryshon nga ai i PARTISE ..sepse e kupton Ti qe Mixha eshte gati ti hape e dhe nje te care tjeter ne koke , po e mori vesh se Edi do ti marre Qeverine smiley Po ty ku te te shpjere po e humbi Qeverine e Programeve te Gopisteve ( ose Pangisteve)  apo te te kape per zhelesh e te te nxjerre perjashta smiley Dhe kjo na duhet se do mbetem dhe une pa pune ..pa zberthyer Idete e tua te famshme ne drejtim te leximit .

Ka nje te vertet sot ne percaktimin e KOHES  se  shpalljes se Programeve. Teza se Partite sot jane Parti Elektorale ,qe Reshkasin ne Programet e njera tjetres eshte e pranishme edhe ne Shqipri. Dhe te ushqesh nje PARAZIT e QEVERI rrumpalle , mashtruse , dembele e parazite  si kjo qe  qeveris shqiptaret ,me ide te gatshme ose Qyl eshte katastrofe . Gjithsesi nje Parti e pjekur ne kushte edhe te nje Fenomeni te tille Boteror sic eshte KRIZA i duhet maturi kur te shpalle ate qe do premtoje per te realizuar. Ndryshe POLOT me LEFTIN penat ne sup dhe perpara per fitorje te reja smiley

Ne rast se mund te lyp nje moment sinqeriteti prej jush, si do ta kishit komentuar kete paragraf ne rast se do te thonte te kunderten:

Në të do të përdoren terma teknikë, duke u munduar që të shmangen termat e thjeshtë.

...?

Te shmangesh kritiken duke treguar sa gabim eshte e kunderta ka inkonsistence logjike. Mos bjer ne fallacies...se po te mbeshtet vetem olsib smiley

Pjeshka, ne rast se do te me drejtohesh me patjeter je i lire, nuk ta ndaloj, po mos bjerr kohen duke shpikur fjali te paqendrueshme si "Te shmangesh alternativen duke e denigruar ate nuk ka "konsistence" llogjike". Madje, ne rast se nuk e ke haberin e logjikes formale, mos i hyr ketyre debateve. Une jam i prirur ta kuptoj qendrimin tend si tifoz, po mos i hyr muhabetit te politologjise, logjikes, apo filozofise politike, e aq me pak teorive te komunikimit, mbi te cilat nuk reflektoke ndonje shkelqim marramendes. Rri, lexo, pasi te fitoje zgjedhjet Rama (se do t'i fitoje bashke me Meten, duke pare injorancen qe ka per kundershtar), e pas kater vjetesh, kur te perballeni serish me humbjen (e pashmangshme me kete ekip e me kete lider qe perpiqet te thote "fjale qe arrijne ne zemer te qytetarit", fjale qe nuk ia dalin te shkojne tek ky organ vital, po mberrijne me sukses t'i cajne nje organ po aq vital.

Per te gjithe ata qe jane kaq te paduruar te shohin nje ndryshim te madh, njerez te edukuar qe minimalisht nuk i hedhin plehrat nga dritarja (se Berisha gabimin aty e ka, te plehrat qe hidhka nga dritarja), me vjen keq. E keni marre demokracine per veshesh, po e trajtoni si gomar.

A ka ndonje qe te dije te dalloje kur teper eshte teper??

Digju ne ferr atehere!

Te pelqen kjo?!

Ti nuk e kupton qe problemi i vendit tone fillon pike se pari nga ti dhe nga une! Dhe dialogu jone ketu, i mbushur me urrejtje e sarkazem, s'eshte gje tjeter vecse shembulli konkret i ketij problemi!

Por ti s'mund ta kuptosh kete gje sepse shoh qe nuk e njeh njerzillekun!

Nuk ka sistem ekonomik e parti politike qe ta menaxhoje mendjen tende qe eshte e impostuar persembrapshi!

Kushdo qe te jete, si do qe te jete... besimi yt i korruptuar nga mosbesimi dhe e keqja permanente... nuk ka per ta pranuar!

Dhe kur them "ti"... nuk e kam fjalen vetem per ty!

Ndrysho sa je ne kohe! Se ne momentin qe kete te keqe e kalcifikon... nuk ka zot qe te te shpetoje!

Edhe nje here... po ta them kete si vella dhe jo si armik...

 

Une jam gati te ndryshoj, meqenese e mire e ketij vendi u varka nga ndryshimi im, e meqenese njerez si une po mbakan peng mireqenien e njerezve si ti. Po ama, te me kerkosh mua te ndryshoj do te thote te kesh nje vizion, te me thuash se cfare do qe te ndryshoje tek une, dhe si do qe te behet pasi te ndryshoj. Kjo quhet platforme, strategji, program. Ma thuaj se si e ka menduar shefi kete pune, pastaj me kerko te ndryshoj...perndryshe i bie qe kerkon ndryshim pa percaktuar drejtimin...e kjo nuk eshte e mire per nje tifoz te nje njeriu qe pretendon te beje lokomotivistin e ketij treni me vagona si puna ime (une jam vagoni i fundit, per te qene modest)

Zgjidhja eshte kjo:

"Duaje tjetrin, sic do veten!"

Nuk e kam thene une, por nje njeri i ndritur shume kohe me pare!

Dhe kjo e ka bere perendimin, ate qe eshte sot me gjithe difektet qe ka!

Dhe voto ke te duash... Salen, Ramen, Meten e ku ta di une...

Diskuto me ke te duash... me mua, me komshiun, me vellain tat, me mikun tat, me armikun tat... vecse...

"Duaje tjetrin, sic do veten"

E di qe eshte shume utopike!

Por ndryshimi, fillon pike se pari ketu!

Une jam tifozi i kesaj!

Une jam ateist, dhe materialist! Kete e mbeshtes mbi disa libra e mbi disa autore qe logjikisht qendrojne pak me lart se autori qe ka thene duaje tjetrin sic do veten. Dhe une nuk besoj ne utopi, besoj vetem ne gjera plotesisht te realizueshme! (qe jane ndryshe prej kesaj distopie bipolare gjithsesi)

Nqs. keta autore mbi te cilet ti mbeshtetesh, japin zgjidhjen... bujrum... na e thuaj me pak fjale e te biem rehat.

Por me sa di une... ky materializmi te cilit ti i referohesh ka prodhuar perbindsha si komunizmi...

Apo gabohem?

Se edhe sistemi i xhaxhit Enver ishte shume materialist. Apo jo?! Edhe Marksi & Co... te tille ishin!

Dhe me siguri konsideronin si material edhe gjithe ato bij nenash te cileve ju morren jeten ne emer te luftes se klasave, sikur te ishin qene.

Cfaredolloj sistemi dhe zgjidhjeje, nuk mund te anashkaloje mrekulline dhe magjine e jetes!

Egziston ekonomia, por edhe poezia! Te dyja bashkejetojne me njera-tjetren!

Njeriu nuk ka nevoje per buke, nqs. pike se pari, nuk ka jete!

Qu’est-ce qu’optimisme? disait Cacambo. — Hélas! dit Candide, c’est la rage de soutenir que tout est bien quand on est mal.

Kot me te pyt, e ke lexu Marksin. Mos me thuaj po te lutem, se jetoj ne kat te gjashte...e bo vaki se mbaj vetensmileyBeje per dashurine qe ke mbledhur duke ndertuar ato fjali qe lexova..............

O zemra vogel... qe te irrriton kaq shume ty dashuria!

Cfare cante do ti qe te te blej une, qe te fitoj dahurine tende?

E do Gucci apo Louis Vuitton?

Nuk e kam lexu Marxin!

Por me ka thene nje shoku im qe ai ishte shume, por shume, shume materialist!

Po ia humbet votat rames me ksi komentesh. Dhe personi qe po perpiqesh me i ble cante Gucci apo Louis Vuitton eshte goxha avokat, qe kur ka qene i ri ka pas bo karate, dhe flet frengjisht mire. Mos shko me provu vleren e jetes me te, pash zotin

Hahahahahaha. E di cfare po kerkon nga jeta te paktensmileyMe blej cfare te duash, o cun trim qe di se cfare duan njerezit si unesmiley Te iku dashuria per tjeterin me duket. e turperove shefin me ket' koment te denje per PD(u bere ajo cfare nuk doje te ishin as kundershtaret e tusmiley Keq puna, po mos harro...duaje tjetrin sic do vetensmiley

Po cjane keto zgjidhje mo. Po duaje dhe ndrekohe lexo dhe ndonje program, qe te na duash dhe ne(qe sta kemi per borxh kete vote dashurie qe do japesh). Cfare e ka bere perendimin, dashuria topave te Napoleonit, Revolucioni Francez, Imperializmi ne te gjithe pjesen tjeter te botes.....Lufta e dyte boterore, gara e luftes se yjeve, bombat ne irak(se ka nafte te dashur).......apo ky burri qe paska folur per dashurine, qe pastaj te ndihmon ty te akuzosh per agresivitet dike qe lexon parpara. Se pervec atij burrit tend te ndritur, qe spo dua tia di daten e lindjes(duke qene se ka rrezik dhe para perendimit qe ti degjuar)....

Spo dua te te nguc, se kam pershtypjen se po e vazhdon ket bisede per arsye egoje(normale duke qene se do veten me shume se solin) dhe ndaj po te le kohe qe te dalesh me nder nga kjo tentative prej te "verbri".

Kurse ti Th P je Sergei Bubka i traplliqeve, dhe sdel dot me nga ambjentimi qe i ke bere vetessmiley)

Gabim nga ana gramatikore! smiley

Seriozisht!

 

ps ka problemet e saj, nese nuk manipulohen zgjedhjet fiton e vetme. me kete keqqeverisje berisha ia beri vetes. fat per shqiptaret e vuajtur se gjithe jeta rrrokopuje naiku

Terma teknike???! Po ne cfare bote jetojne keta!

Sot duhen fjale te thjeshte, te qarta. Qe te shkojne ne zemren e votuesve.

Prape me llafollogjite e kohes se xhaxhit. Po ikni ore se late nam!

 

 

smiley

Se ke keq, llafollogjite e kohes se xhaxhit ishin ca te komplikuarasmiley) Ateher' lexohej, tani vetem votohet. Imagjino pas ca vitesh, vetem do na shohin ne sy per-aq-sa fjalet do na ngaterojne shume idete. E nise duke i kerkuar solit te ishte me solidar me perplasjen tende logjikisht a-logjike me fjalen si koncept, por e mbylle me sqarime teknike se pse duhet ta mbyllte gojen(se katnar ishte dhe aismiley Te thuash qe fjalet duhen te thjeshta, dhe ti thjeshtosh ato gjithmone e me shume, eshte pikerisht ajo qe nje diktature ben(xhaxhi per te bere te thjeshte, se ndoshta te komplikovasmiley

Juve te partive, jeni subjekt shume i mire se ne c'dehrexhe te con e thjeshta fjala e shefit.  po qe te degdis ne ca zona besimi pa shanc analize apo dyshimi. Vallaj ju qofshi, besoni me ngjyre se kush do jete partia qe ka planin me te mire per ket vend. Ju qofshi qe se vini ne dyshim shefin dhe po hodhi ne ere nje fshat, apo po betonoi nje qytet me gjithe neve brenda. Ju qofshi, qe jeni kaq te bindur, sa arrini te bindni dhe veten qe keni te drejte. Keni gjithe admirimin tim. Dhe e keqja eshte spo tallem...........

Si thjeshtohet psh fjala "na kofshi rroqet ".... Lini ore keto se lat NAM !Nje ftese per debat eshte bere jo per te shitur dengla . Ndoshta dhe s'duhet nderhyre por e TEPRUAT !

Edhe Marksi & Co... - thote nje HICH Hichi smiley

Te thuash qe fjalet duhen te thjeshta, dhe ti thjeshtosh ato gjithmone e me shume, eshte pikerisht ajo qe nje diktature ben - ja pret nje Hichas Hichasi smiley

 

Nuk eshte te lesh nam mo Idris, te prekesh plagen!

Ore a e kupton qe qofte ajo qe pohon sol-nocturnus qofte ajo qe pohoj une vec e vec mund te mos funksionojne, por se bashku mund te jene "zgjidhja"!

Por si mund ta japim ne zgjidhjen nqs. pike se pari shohim tek tjetri armikun, te poshtrin, "ta futsin", injorantin, debilin... etj, ne vend te kontribuesit te ideve... personit qe mund te plotesoje pazellin e llogjikes tone modeste e individuale.

Kjo ndodh dite per dite ne Shqiperi... prej vitesh.

Shohim tek tjetri armikun, ne vend te shohim vellain edhe pse me ide te kunderta.

Jemi gati te themi fjalen e keqe te paren, ne vend qe te pyesim.

Shpresojme ne formula magjike si "rama", "berisha" e ku ta di une... kur zgjidhja qendron brenda nesh.

Si mund ne te ndertojme nje te ardhme me te mire, kur injorojme tullat e kontributit te te tjereve?

Si mund te kerkojme ne rruge e vepra publike kur kemi lene te shkaterrohen (po, po ne vete) lagjet tona, pallatet tona?

Si mund te themi ne qe Berisha apo Rama jane urrejtje-nxites kur jemi ne te paret qe i urrejme ate?!

Zgjidhja qendron tek gjithsecili prej nesh, brenda nesh dhe midis nesh!

Energjia pozitive, optimizmi, besimi tek tjetri do ta bejne kete vend me te jetueshem.

Ne qershor une do te votoj ate force apo grupim politik qe do te me transmetoj sa me shume energji pozitive.

Rruget dhe veprat publike te gjithe dine t'i ndertojne.

Te rindertosh besimin e njerezve tek vetja dhe tek tjetri - kjo eshte sfida!

Te rindertosh besimin e njerezve tek vetja dhe tek tjetri - kjo eshte sfida!

Jam pra per kete ta kisha . Jo per te Luftuar me Marksin edhe ai tjetri me Diktaturat . Une keshtu e kuptova prurjen e Blendit dhe pena te ndjera tek PPU ne te tilla raste nuk duhet te harxhojne energji kot me se koti me USA e NATO e LUFTEN e YJEVE , me Napolonin e me Marksin . Majeni kalin mos ja leshoni freret . Kemi Policin per englenxhe . Me shume se nje eshte teper por gjithsesi me mirkuptim le te rrije dhe Left...YYYYYY ! smiley Po te rilexoni me siper me qetesi dhe te ballafaqoheni me kerkesat e prurjes do shihni qe me te vertet e kini kaluar masen dhe keshtu na humbet interesi per tu lexuar ne te tjera prurje kur dihet qe Nicket tuaj THONE DICKA pra kane krijuar nje fizionomi te lexueshme!!!!!!

 

Mendoj Idris se disa fjale qe nuk prekin njerin, prekin tjetrin.

Kam pershtypjen qe aty po flitet me zemer te hapur nga te gjithe dhe oret e nates jane nje garanci per kete.

E rilexova te gjithe dialogun. Eshte interesante se si nis nga hici dhe perfundon aty ku dhemb dhembi. Nis me doreza boksi-por perfundon me nga nje gote vere.

Cfare te keqe ka kur njerezit diskutojne pa dorashka? Eshte autentike!

Ne fund te gjithe kesaj vecse mund ta falenderoj sol-nocturnus per biseden.

Edhe pse mund te vazhdoj te flas me te pa fund...

Si psh... Cfare jane ne te vertete strategjite qe ai do me te drejte qe t'i ofrohen? Si edhe cfare ndryshon midis vizionit dhe strategjise.

Ne qershor une do te votoj ate force apo grupim politik qe do te me transmetoj sa me shume energji pozitive.

olsib, per zgjedhje behet fjale apo per kumbaya?!  Se psh une do te votoja per ate qe do genjente me pak, edhe sikur me energji negative te m'i thoshte te vertetat.  Nje ide, dmth, pa polemike smiley

Oh... te vertetat Monda! Kush do te na i thote te vertetat, kur te vertetat dhe genjeshtrat jane ngjizur me njera tjetren?!

Njerezit nuk besojne me, edhe per kete arsye!

Atyre qe besojne tek Berisha - iu thone... prit se ai eshte korrupsioni klanor, Gerdeci etj, etj

Atyre qe besojne tek Rama - iu thone... prit se ai esht Mr. 15%-shi... jo prit... se kemi pas ankesa nga populli... thone qe ne fakt eshte Mr. 20%-shi!

Meta?! Po ai blen votat mor vlla!

Veliaj?! Eh,eh... mjafton te shikosh ne Facebook grupin qe ka krijuar Avokati i Konsumatorit.

A mund te themi se ferri i vertete nuk eshte me zjarr e me shtellunga tymi, por me genjeshtra e te verteta te ngjizura bashke?!

...hallall...se deri tani kemi vuajtur se nuk kemi kuptuar programet....

me duket se kete radhe qe do kuptojme programin domethene qe e hodhem lumin. Fjale ...zoteri . Vetem fjale./

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).