Tek Meta shohim kapacitet dhe ngjashmëri me Obamën

Nga faqet e brendshme te gazetës Panorama, vjen ky titull thesar: "Tek Meta shohim kapacitet dhe ngjashmëri me Obamën". Kush e thotë këtë xhevahir? Zv. presidenti i kompanisë qê LSI ka punësuar për të menaxhuar fushatën elektorale. Burim më objektiv s'e bën nëna!

Artikulli nga Panorama

Lëvizja Socialiste për Integrim nisi dje bashkëpunimin me kompaninë e njohur amerikane “Greenberg Quinlan Rosner” për zgjedhjet e 28 qershorit. “Greenberg Quinlan Rosner” e konsideron Ilir Metën një lider me të dhëna dhe kapacitete të njëjta me presidentin e sapozgjedhur amerikan Barack Obama. Kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe zv.presidenti i “Greenberg Quinlan Rosner”, Mark Feierstein dhanë dje gjatë një konference për shtyp detajet e bashkëpunimit të tyre. Zv.presidenti i kompanisë amerikane, një njohës i mirë i situatës dhe partive politike në Shqipëri, u shpreh entuziast nga bashkëpunimi me LSI-në dhe Ilir Metën për cilësitë që ato kanë. Sipas tij, “Greenberg Quinlan Rosner” bashkëpunon vetëm me kandidatë progresistë. “Kompania jonë punon me kandidatë progresistë dhe nëse shohim traditën e LSI-së, do të gjejmë plot ngjashmëri mes tyre dhe kandidatëve tanë demokratë në SHBA dhe në parimet e kësaj partie. Po të shohim këto zgjedhje, se çfarë Shqipëria ka nevojë, duket që zoti Meta e di këtë rëndësi. Ajo ç’ka nevojitet tani është dikush që është testuar më parë si lider, që ka eksperiencë në nivel kombëtar, që di sesi të punojë për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe që e bën këtë në një mënyrë duke pasur parasysh të gjitha nevojat e njerëzve të varfër. Pra, problemi është jo vetëm që të zgjerojmë partinë tonë, por në një mënyrë që të jetë e pranueshme nga të gjithë shqiptarët. Pra, ky është parimi kryesor që zoti Barack Obama i është përkushtuar Partisë Demokratike dhe ne shohim një ngjashmëri dhe kapacitet të njëjtë të zotit Meta për partinë e tij”, tha Mark Feierstein. Duke vijuar në vlerësimin e tij, zv.presidenti i kompanisë amerikane u shpreh se koha e kreut të LSI-së si kryeministër i vendit ka shënuar vetëm suksese. “Nëse kthehemi pas dhe shikojmë historinë e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik, do të shikonim që të gjitha investimet dhe zhvillimi janë bërë gjatë periudhës së qeverisjes së zotit Meta. Ai është dhe një mik shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte një aleat tepër i mirë i SHBA-së dhe ne kemi punuar shumë pranë së bashku në çështje të rëndësishme, për vendin tim dhe për çështje të ndryshme rajonale”, u shpreh Feierstein. Nga ana e tij, në këtë prezantim Ilir Meta vlerësoi reputacionin dhe kontributin që kjo kompani ka në fushatat zgjedhore dhe në mbështetjen e kandidatëve të njohur për presidentë dhe parti në të gjithë botën. Meta u shpreh i kënaqur dje me nisjen e këtij bashkëpunimi, dhe tha se një nga qëllimet do të jetë garantimi i standardeve të zgjedhjeve. “Ne sigurisht jemi shumë të shqetësuar për standardet e zgjedhjeve, ndaj një nga drejtimet e bashkëpunimit tonë do të jetë pikërisht bashkëpunimi për të mbrojtur standardin e zgjedhjeve të ardhshme, që është rrezikuar seriozisht nga mungesa e vullnetit politik të dy palëve, dhe në veçanti të maxhorancës për të garantuar zgjedhje vërtet të ndershme, të lira dhe të barabarta, sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Meta.

23 Komente

 Ketij kingut ne foto, eshte  e mundur qe t'i gjejme kapacitete e ngjashmeri me shume ezmere, jo vetem me Obamen.

Nuk shitet më sapuni për djath. Shitet sapuni për sapun, për t'u ngrënë si sapun.

Soap is the new cheese.

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahah

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahah

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahah

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahah

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahaha

Kjo eshte shaka dhe me kripe bile!

Njehere e hengrem me Obamen.Nuk na duhen dy Obama.Nje qe eshte mjafton dhe teperon.Pasi po te ishin dy gjithe Europa Lindore dhe Ballkani Perendimor do te ishin per pazar.

Te pakten me kete Obame qe eshte ne SHBA ,vetem Republika Ceke,Polonia,Gjeorgjia dhe Ukraina jane ne pazar.Oh harrova edhe Karzain ne Afganistan qe tashme eshte shitur.Mullah Omari po behet gati te mbreteroje per here te dyte.

Se shpejti do te dalin ne pazar edhe anti-komunistet e Kubes,reformistet e Iranit apo edhe muslimanet qe pijne alkool dhe shohin filma amerikane, ne Lindjen e Mesme.Te gjithe jane per shitje ne fazen e dyte te  levizjes RESET.

Me pas do ta kene rradhen tibetjanet,taivanezet,koreanet e jugut dhe ndoshta japonezet.

Gjithe kjo vetem per te kenaqur Rusine ,Kinen dhe regjimet despeotike ne Lindjen e Mesme.Me pas do tju kerkohet ketyre shteteve te respektojne te drejtat e njeriut dhe te bejne reforma!!!!

Ka nje shembull qe kompromenton kete levizjen RESET.Kina ne vitin 1990 ishte me e dobet se sot, por u tha se po te hapet ndaj Perendimit do te respektoje te drejtat e njeriut dhe do te lejoje liri politike, sepse Perendimi do te beje presion.!!!Sot 20 vjet pas fillimit te ketij ekperimenti,eshte Kina ajo qe i ben Perendimit presione.Sot peresri njerezit burgosen ne Kine se thone qe nuk ka qumesht ne treg,pra per nje fjale goje.

Por tani me levizjen RESET ky eksperimet i deshtuar do te perhapet te te gjitha vendet qe permenda me lart.Dhe pas 20 vjetesh do te kemi nje Kine,Rusi apo Iran dhe Kore te Veriut te forta,nje SHBA te dobet dhe nje BE inegzistente.

Dhe paret tona do te shperblehen kompani te deshtuara dhe punonjesit e tyre.

TE LUTEM NJE OBAME ESHTE MJAFT DHE TEPERON.NUK DUAM DY TE TILLE!

Po mire mer admin qe zgjedh temat ku eshte pjesa 24 karat ketu :

Pra, ky është parimi kryesor që zoti Barack Obama i është përkushtuar Partisë Demokratike dhe ne shohim një ngjashmëri dhe kapacitet të njëjtë të zotit Meta për partinë e tij”, tha Mark Feierstein

 

koth, nuk e kupton qe penari kete teme e ka me te futme?

 

'Tek Meta shohim kapacitet dhe ngjashmëri me Obamën'

Une propozoj qe kete fraze t'a zgjedhim si shakane e shekullit!

Une ne fakt do isha qe  “Greenberg Quinlan Rosner” te nxirrte nje koment ku te evidentonte se ne fakt Barack Obama, ka kapacitete dhe dhunti te ngjashme me Ilir Meten.

Natyrisht qe me kete konference shtypi dhe me kete deklarate inaugurohet dhe fillimi i punes te kompanise! Urime!

Eshte bukur te shikosh qe pervecse femijeve qe besojne tek babagjyshi i vitit te ri, ka edhe politikane qe besojne tek shkopi magjik qe do te bej qe ata te fitojne zgjedhjet.

Por nje pyetje me vjen natyrshem... A eshte Shqiperia si USA dhe anasjelltas?!

hahahah, e forte kjo. jam kurioz te di sa jane "verdhushkat" qe LSI detyrohet “Greenberg Quinlan Rosner”  per kete batute smiley

fotoja me duket si nje Lolipop pas disa te lepirash

Pra, ky është parimi kryesor që zoti Barack Obama i është përkushtuar Partisë Demokratike dhe ne shohim një ngjashmëri dhe kapacitet të njëjtë të zotit Meta për partinë e tij”, tha Mark Feierstein

 

Kjo do te thote qe te dy e paguajne per te genjyer sa me shume qe klienti i tyre te behet mit i popullit dhe turma ta ndjeke.

 

Meta si Obama Veliaj si Obama deri ne qeshor nuk ngurroj te them se edhe Rama e Berisha do krahasohen me te, por nuk e di nese Obames do i vinte mire qe tallin b.... me te, jo per gja po nuk jane batuta te tipit  ''bello giovane e abbronzato'' 

Po kta te Panorames kaq budalenj jane qe nje gazet e cila pretendon se eshte gazeta e dyte ne shqiperi behet si fletpalosje e LSI. Nese skan byth te rin te pavarur te kishin zgjedhur PDne a PSne se keshtu duket veprm shum anormal.



meta-obama.jpg

Nga faqet e brendshme te gazetës Panorama,

 

 

 

 

 

 

 

 

Vetem kjo vlen 24 karat.........  smiley

 

po qafen ku e ka????

e ka fsheh se se ka pas te solarizuar

Kam pershtypjen se Meta do te fitonte pike pa e thirur kete firmen amerikane, sepse tani njerzit dhe kundershtaret e tij kane per ti thene se, po harxhon parate (qe mund te sherbenin per ndonje investim) per nje reklam politike. Pra ajo qe Meta kujton se mund ta ndihmoje, mund ti kthehet ne nje bumerang.

Une vete kisha pregatitur nje material ndihmues per te, ku do t`mundte ti fitonte zgjedhjet, mirpo sa ndigjova ne tv se po paguante nje firme per kete pune , u terhoqa dhe mendova se gjersa ky do te fitoje zgjedhjet me para, athere le te paguaje dhe shqiptaret qe kishin plane te sakta per fitoren e tij. E shoh qe Meta ka humbur mendjen ne kete rast.

pjer me vjen keq qe te shkoi rruga kot, por po te te bej nje pyetje,ke degjuar ndonjehere te fitosh nje milion euro vetem qe te vizitosh rrugen durres kukes dhe te thuash 10 llafe te mira per te ? une po kam degjuar,i ka fituar ilir meta,te tjerat i kupton vete.

Aero, kjo eshte interesante po te jete e vertete. I bie qe Mavria te kete paguar Meten per pak komercializem. Kete deshe te thoje.

Nese eshte keshtu, une -fatmirsisht- njoh dhe i kam afer disa nga miqte e atyre qe kontrrollojne kete planet e qe punojne dhe ne strukturat e EU,  dhe megjithse kam qene nje `ambasador` i Shqiperise, tani m`duket se ka ardhur koha qe ketyre palacove tu griset maska, gje qe do te thote ta pesoje dhe Shqiperia fatkeqesisht.

"nuk e di une ti permende emra" smiley

as mos e ver ne dyshim vertetesine pjer.

E the si tek Portokallia mbreme ; nuk e di une ti permende emra.

Situate e dhjere, me dhjere nuk ka ku te shkoje. E di une si e duan ata, por s`mund te flas me gjate.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).