Të vërtetat e Pangos dhe të botës që na rrethon

Kjo që po ju rrëfej është një dëshmi shumë e vërtetë. Deri në janar të vitit 2008, unë isha punonjëse në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me detyrë specialiste në Drejtorinë e Arteve. Punoja prej tre vjetësh e gjysmë në këtë ministri. Ardhja e zotit Pango në detyrë u shoqërua me një lëvizje të madhe funksionarësh, drejtorësh e specialistësh. Fjala e parë që ministri na tha në mbledhjen e tij ishte: “Unë di gjithçka ndodh në këtë ministri. Nuk kam ardhur me listë që të heq njerëz nga puna. Mos më paragjykoni, që të mos ju paragjykoj.” Na kërkoi ide dhe projekte të reja për çdo drejtori. Personalisht, m’u duk shumë pozitiv, dhe gati-gati m’u dukën të padrejta thashethemet që deri në atë kohë kishin qarkulluar se ai ishte maniak pas femrave, dhe i detyronte studentet e tij për të bërë marrëdhënie seksuale, e më pas t’u jepte provimet. Skicova disa projekte që i kisha ndërmend prej kohësh, dhe i dorëzova me protokoll në paradhomën e ministrit, ku e takova zyrtarisht dhe personalisht. Folëm pak për projektet dhe për atë çfarë kisha bërë unë deri tani në ministri dhe në eksperiencën time disavjeçare në punë. Takimi ishte shumë i shkurtër dhe ministri m’u duk njeri shumë serioz dhe jo djalli me brirë që na ishte përshkruar.

Vetëm dy muaj pas këtij takimi, shefi i Kabinetit më kërkon pasaportën time, me arsyen se do të nxirreshin disa viza pune Schengen, për çdo përfaqësues të një drejtorie. Kështu, kur të kishte udhëtime pune jashtë shtetit, nuk do kishte vonesa nëpër radhë ambasadash. Nga drejtoria ime isha zgjedhur unë. Pasi pyeta të tjerët lidhur me këtë çështje, mora vesh se askujt tjetër nuk i ishte kërkuar pasaporta për një procedurë të tillë. Gati dhjetë ditë pas kësaj, mua më thërret ministri në zyrë, pasi po bënte një sistemim të ri në organigramën e ministrisë. Më pyeti nëse isha mirë me atë pozicion. I thashë se isha shumë mirë. Më kërkoi numrin tim të telefonit, si dhe më bëri një zile. Unë nuk e pyeta për pasaportën dhe ai nuk më tha gjë për procedurat e sipërpërmendura. Pasaporta ime qëndroi tre muaj në sirtarin e zyrës së shefit të Kabinetit, më pas unë shkova e tërhoqa, sepse më duhej. Shefi i Kabinetit e nxori nga sirtari, ma dha, pa më thënë asnjë fjalë lidhur me vizat. Sigurisht, nuk kishte asnjë vizë Schengen aty. Një fund korriku, më thërret zoti ministër në zyrë për një projekt, i cili nuk varej nga unë, por nga shefja ime, e cila në atë kohë ishte me pushime. Më pyet për projektin. Më pas më pyeti se ku do i bëja pushimet e verës. I thashë, në qytetin tim të lindjes, me familjen time. Më tha se duhet të punoja më shumë. I fola për një projekt veror dhe artistik që unë kisha menduar. Dhe më tha se nuk vlente. Mua më duhej të trajnohesha jashtë shtetit, për promovimin e turizmit. I thashë se isha “specialiste e arteve”. Por takimi u mbyll me “flasim”, dhe “duhet të integrohesh më shumë”.

Në muajin shtator njoftohem nga zyra e Marrëdhënieve me Jashtë për një udhëtim në Suedi. Ishte një tavolinë për turizmin, ku unë duhet të shoqëroja ministrin. Ftesa vinte nga një organizatë private, e cila organizonte një konferencë. Nuk pranova të shkoja, dhe më pas mora vesh se ai udhëtim nuk u bë. Në nëntor të 2007, më komunikojnë se duhet të shkoja me ministrin në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili zhvilloj në Angli. Më thanë se do ishte një grup i madh pune, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa prezenca ime ishte e domosdoshme, pasi nevojitej një vajzë e paraqitshme, që të fliste gjuhën angleze, e cila do të qëndronte në pavijonin tonë të hapur në “World Travel Market”. Fillimisht doja të thoja “Jo”, pasi pozicioni im i punës nuk përkonte me atë detyrë, por duke qenë se pas kësaj mund të isha pushuar nga puna për “Mosrealizim të detyrave të ngarkuara”, vendosa të pranoja. Shkuam në Londër. Në grupin e ministrisë isha unë, këshilltari i ministrit për Turizmin, shefi i Kabinetit, dhe shefja e Marrëdhënieve me Jashtë. Kur hyra në avion, këta të tre i gjej të ulur bashkë, vendi im ishte pas tyre, sapo ulem shoh edhe ministrin të hyjë, dhe çuditërisht vendi i tij ishte afër timit. Kush tha se ministrat udhëtojnë në “bisness class”?!

Pas përshëndetjeve të para, e pyeta ministrin se përse isha edhe unë në atë udhëtim. Më tha se prezenca ime duhej për promovimin e turizmit shqiptar në botë, në “World Travel Market”. I thashë se në ministri ishte parë shumë keq ky udhëtim, pasi unë, si specialiste e arteve, shkoja për një udhëtim turizmi. Folëm për projektet e Drejtorisë së Arteve, dhe ministri ishte i pakënaqur nga puna jonë, ndërkohë ne kishim dy muaj që i çonin “Projektin për dramën shqipe” dhe ai nuk na e firmoste. Më pyeti nëse e kisha shoqëruar ministrin paraardhës në udhëtimet e tij jashtë shtetit, dhe i thashë se nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Mbërritëm në Londër në orën 23.00 dhe në hotel në orën 24.00. Shefi i Kabinetit donte të shkonin në pub, bashkë me këshilltarin e ministrit. Unë nuk pranova dhe u kërkova axhendën për të nesërmen. Më thanë se do flisnim në mëngjes. U ngrita në mëngjes shumë herët për shkak edhe të ndryshimit të orës. Vetëm në orën 9.00 më marrin në telefonin e hotelit dhe më thonë të zbrisja poshtë. Ndërkohë vjen në dhomë dhe shefja e Marrëdhënieve me Jashtë, duke më thënë të nxitoja. Kur zbrita shkallët, pas gati dhjetë minutash, nuk gjej asnjë. Pyes te recepsioni dhe më thanë se katër personat që ishin aty, kishin ikur me një makinë që po i priste jashtë. Nuk më kishin lënë asnjë shënim, asnjë adresë. Dija vetëm se ata kishin shkuar në panair. E tmerrshme, isha vetëm në mes të Londrës, pa asnjë numër kontakti të grupit. Vendi ku organizohej panairi, ishte dy orë larg. M’u duk e frikshme të shkoja vetëm atje. Recepsionisti duke parë zhgënjimin tim, më këshilloi të dilja në zonën përreth ku mund të bëja “Shopping”. Dhe ashtu bëra.

Në orën gjashtë pasdite, më vjen në dhomë shefja e Marrëdhënieve me Jashtë. Sapo ishin kthyer. Ishin lodhur shumë. Kur e pyeta pse kishin ikur pa mua, më tha se më mirë që s’kisha shkuar. Ministri kishte qenë shumë i nevrikosur me një çështje në Shqipëri dhe se makina e ambasadës nuk priste dot përpara hotelit, sepse merrte gjobë. I thashë se unë s’kisha ardhur të flija në Londër. Shtëpi kisha në Tiranë. Ajo sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Më tha se po ikte te ca miqtë e saj që jetonin në Londër dhe iku. Atë natë nuk takova asnjë prej grupit. Të nesërmen në mëngjes mua m’u tërhoq vërejtje nga ministri, sepse ishte faji im, se isha zgjuar me vonesë. I thashë se çdo fjalë e imja kundër së tijës nuk do kishte vlerë. Pastaj u ngritëm të gjithë dhe do shkonim të bënim “Shopping”. Me panairin nuk kishim më punë. Nuk guxova të pyesja më, sepse isha shumë e habitur nga çfarë po ndodhte. Dolëm rrugëve, që unë i kisha mësuar një ditë më parë, dhe po i drejtoja edhe të tjerët. Shefi i Kabinetit dhe këshilltari po tregonin se kishin pirë një ditë më parë dhe ishin me dhimbje koke. Ndërsa ministri, sipas tyre, ishte shumë i nevrikosur, sepse nuk kishte bërë “download”. Këto biseda zhvilloheshin nga një qendër tregtare në tjetrën, shpesh ministri humbiste dhe ndërsa e prisnim, dy ithtarët e tij, thoshin: “Eh, prostata”, dhe qeshnin. Pas një vërdallosjeje të lodhshme, shefi i Kabinetit u kthye në hotel, sepse ishte i sëmurë, ministrin dhe shoqëruesin e tij erdhi i mori makina e ambasadës sonë për të shkuar në një qendër veshjesh të shtrenjta, unë u ktheva në hotel, shumë e lodhur pas një porosie që më dha ministri t’ia kaloja shefes së Marrëdhënieve me Jashtë.

Në orën gjashtë pasdite më merr në telefon shefi i Kabinetit dhe u zhvillua kjo bisedë

- Po, si kalove?

- Po, ti si s’u kujtove të më merrje në telefon, të më pyesje si isha?, - tha ai me një ton sikur të ishim miq të vjetër.

- Nuk doja të të shqetësoja, - iu përgjigja unë, pasi në fakt as më kishte shkuar ndërmend ta merrja e ta pyesja.

- Po kush më la mua të qetësohesha, na u ça K…., me ato sirenat në drekë. (në hotel kishte pasur një provë alarmi kundër zjarrit dhe ndizeshin sirena çdo dhjetë minuta). E tronditur nga fjalori i tij i thashë.

- Të lutem, kujdes kur flet me mua, përdor një fjalor të rregullt.

- Pse, çfarë thashë unë?, - pyeti ai si i çuditur.

- Po të them, që kur të flisni me mua, ju lutem të jeni i kujdesshëm për vetën edhe pozicionin që keni, shef Kabineti.

-Mirë, mirë, - tha - është ministri poshtë po të pret për kafe. Do zbresësh?

- Jo, unë jam me dhimbje koke, nuk zbres dot, kafen do ta pi në dhomë.

Kjo ishte biseda me shefin e Kabinetit. Të nesërmen në orën dhjetë ne u nisëm për në aeroport. Në avion vendi im ishte me ministrin, i cili u ul nga ana e dritares, dhe shefin e Kabinetit, që donte të më ulte në mes, por unë nuk pranova, kështu u ul vetë.

Të nesërmen erdha në ministri dhe të gjithë ndërruan sjelljen ndaj meje. Ata që e kishin inat ministrin kujtonin se tanimë unë isha bëra mikesha e tij dhe gati nuk më flisnin. Të tjerë më shikonin me servilizëm, e të tjerë me druajtje e frikë. Në datën 8 janar 2008, gati një muaj pas udhëtimit në Londër, drejtori i Burimeve Njerëzore më tha në korridor: “Nuk e di se çfarë bisedash ke bërë ti me ministrin dhe shefin e Kabinetit, por më thanë se do ikësh nga ky vend pune”. Firmosa largimin me dëshirë, sepse nuk doja të hapja gjyq duke e ditur se nuk do kisha fuqi të fitoja. U habitën të gjithë nga largimi im, dhe askush në ministri nuk e besonte. Madje atë ditë qarkulluan fjalë se do shkoja të punoja asistente e tij në paradhomë. Kur njerëzit jashtë ministrisë e morën vesh që unë isha larguar nga puna, nuk më pyesnin pse, por thoshin: “Ta ka kërkuar Pango, dhe nuk ia ke dhënë?” Unë skuqesha nga një afirmim i tillë. Ndërsa pati edhe nga ato që më thanë: “Po ti pse s’ia dhe?” Deri tani unë nuk e di pse jam larguar nga puna, sepse personalisht nuk më është dhënë asnjë motivacion.

Një muaj pas meje, pushohet nga puna një tjetër punonjëse, pas një udhëtimi që kishte bërë në Greqi me ministrin. Ndërkohë, për një vit, lëvizjet në ministri kanë qenë të pafundme. Janë hequr njerëz shumë të aftë dhe të paaftë, dhe nuk e di se çfarë janë marrë në vend të tyre.

… Kur më njoftuan dhe më thanë shiko “Fiksin” sot se ka nja material të Pangos me një vajzë, fillimisht mendova. “Sa mirë, më në fund. Mori atë që meritonte”. Kur pashë deri në fund, ose më saktë kur dëgjova gjithë bisedën, ndjeva një neveri të tejskajshme. Imagjinova se ajo gjë mund të më kishte ndodhur edhe mua, kujtdo, dhe u bëra akull e gjitha. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte nga njerëzit që merrni dhe komentonin skandalin që sapo ishte shfaqur.

Arsyeja pse po i shkruaj të gjitha këto sot, nuk është sepse jam e kënaqur nga ajo çfarë ndodhi, siç mund të besojnë disa. Jo, aspak. Jam shumë e pështirosur nga i gjithë sistemi që ne kemi ngritur këtu në vendin tonë. Jam e pështirosur nga njerëzit e ministrisë dhe të ministrive, që i dinë shumë mirë se çfarë ndodh gjithë kohës dhe bëhen palë me këto fenomene. Jam e pështirosur nga shumë femra, të cilat deri tani i janë servirur këtij ministri dhe të gjithë shefave, që u kanë dalë përpara, për të mbajtur një vend pune, apo duke u bërë shefe e drejtoresha duke hapur këmbët. Jam e pështirosur nga të gjitha ato femra dhe meshkuj, që bëjnë rolin e kodoshëve, sot sekserëve, duke i çuar ministrave “femra” për dhuratë. Jam e pështirosur nga thashethemet e administratës, e cila nuk ka punë dhe nuk ka jetë, dhe merret me jetën e të tjerëve. Jam e pështirosur me zyrën e kryeministrit tonë, që bëri të pafajshmen, sikur nuk e dinin se çfarë ka ndodhur deri tani. (Janë me qindra mesazhet që i kanë shkuar numrit të kryeministrit, lidhur me këtë çështje). Jam e pështirosur edhe me ata që e shpalosën një akt të tillë shumë të turpshëm për qëllime që nuk dihen akoma. Jam e pështirosur me sistemin e vlerësimit në punë, ku sot nuk gjendet askush që të të vlerësojë apo të të dënojë për mënyrën si punon, por merren vetëm me: “Kush të ka sjellë në punë? I cilës partie je? Cilit fraksion brenda partisë i takon? Dhe nëse je femër e bukur, ose edhe pak e mirë, kujt ia ke dhënë? Pse ia ke dhënë?” Jam e pështirosur me paburrërinë e meshkujve shqiptarë, që kanë zënë karriget e pushtetit politik, ekonomik edhe më tej. Çfarë bën më të keqe se kaq një prostitutë dhe tutori i saj në rrugë? Jo, ajo çfarë bëjnë është shumë e ndershme. Tutori i gjen klientë femrës, e cila shet trupin e saj për pará. Është shumë më e ndershme se sa t’i shitesh një ministri apo një shefi për një rrogë shteti. Është e turpshme që këto ndodhin në administratën e lartë shtetërore. Është akoma më e turpshme që njerëzit u kënaqën me atë që panë. Unë personalisht, ndjeva mëshirë. Ai njeri, mashkull, nëse mund të quhet kështu, ka marrë dënimin më të madh që mund të ekzistojë. Zoti e ka dënuar me paaftësi për të bërë një femër për vete, për ta tërhequr drejt tij me anë të inteligjencës apo bukurisë së mendjes e të shpirtit. Zoti e ka dënuar atë njeri me “padashuri të përjetshme”.

Dhe nuk ka dënim më të madh se kaq. Ndërsa ne njerëzit që punojmë, “intelektualët” që përplasemi çdo ditë, duhet të merremi më shumë me jetët tona dhe jo me jetën e të tjerëve. Duhet të përpiqemi të krijojmë një sistem të ri jete, ku vlerat kryesore të jenë: e vërteta, puna, aftësia, progresi dhe morali njerëzor.

 

* Ish-punonjëse e MTKRS, kryeredaktore e emisionit “7x7” në TVSH

65 Komente

 

Vendi ku organizohej panairi, ishte dy orë larg. M’u duk e frikshme të shkoja vetëm atje. Recepsionisti duke parë zhgënjimin tim, më këshilloi të dilja në zonën përreth ku mund të bëja “Shopping”. Dhe ashtu bëra.

Medet! Dhe cuditet pse e hoqen nga puna.

Pjesa e dyte e artikullit, shfrurja, eshte e drejte. Por nuku pashe qe tja kishin lypur apo kerkuar...

Mu duk sikur sa here i thonin shendet kjo Jonida i kthehej me plaç. Mua po te me sillet nje vartese ne kete menyre e pushoj drejt e nga puna ose e bej te flasi me vete.

 

 

Po ju ne vend qe te merreni me kasapin, merreni me viktimen? 

Ky eshte nje tregim shume i dhimbshem. Dhe kjo vajza eshte treguar shume kurajoze!

Po pra cudi qe ska ecur perpara ne ministri se kjo qenka e guximshme! smiley

 

Mua sme duket se kjo goca ka ndonje kurajo te madhe, biles dhe historia ska asgje tronditese, e kan hequr prej pune se ka shku ne londer per shopping, kaq. Po tja kishte lene pangos ndoshta sdo e kishin heq, po sme duket se e hoqen ngaqe sja la.

Ndërsa ministri, sipas tyre, ishte shumë i nevrikosur, sepse nuk kishte bërë “download”. Këto biseda zhvilloheshin nga një qendër tregtare në tjetrën, shpesh ministri humbiste dhe ndërsa e prisnim, dy ithtarët e tij, thoshin: “Eh, prostata”, dhe qeshnin.

Ku ishe me perpara ti xhan qe nuk e ke shkruar kete romanin ?

Ndonje gje te ngjashme ne RTSH ka ?

Po  prandaj t`i thahet Pangos, fare fare.

 Kur më njoftuan dhe më thanë shiko “Fiksin” sot se ka nja material të Pangos me një vajzë, * fillimisht mendova. “Sa mirë, më në fund. Mori atë që meritonte”.

... smiley

 Po lere se nuk te besoj qe mund ta kesh ditur para ti kete pune. Jo . Ka qene sekret i TCH dhe se ka dit askush. Bile dhe qeveriu ngeli befasuar. Para qeveriut e dinin ata qe te njoftuan ty ? Para Jozefines e dinin ata qe ulerinte se ishte trondit shume kur e pa ene kishte ngel pa fjale ?

Tani shko pirdhu . Se jeni te gjithe/a njesoj.

Funderine !

P.S. Je peshe e lehte , peshe e lehte por dhe pak budallaqe se dekonspiron dicka qe vetem budallalliku jot e thote me ze te larte. Te tjeret e mesuan kur u transmetua. smiley

Pa dyshuar aspak per frymen e poshter qe mund te kete ekzistuar ne ministrine e kurvarit, historia e kesaj goces fut uje nga te gjitha anet.

Me shume keqardhje per ate qe i ka ndodhur, dhe pa dyshuar fare ne sinqeritetin e kesaj vajze, prape kjo histori fut uje nga te gjitha anet.

psh :

Skicova disa projekte që i kisha ndërmend prej kohësh, dhe i dorëzova me protokoll në paradhomën e ministrit, ku e takova zyrtarisht dhe personalisht.

Një fund korriku, më thërret zoti ministër në zyrë për një projekt, i cili nuk varej nga unë, por nga shefja ime

Keto dy fjali bien ne kontradikte te forte me nj-tj. Ose me mire fjalia e pare eshte absurde, sepse cpune kishte nje specialiste e thjeshte te protokollonte projekte, dhe te shkonte direkt tek ministri, kur kishte nje shefe mbi koke ???

Skena e Londres fut uje gjithashtu. Si qenka nisur kjo femer nga shqiperia pa infon e nevojshme se ku do shkojne e cdo bejne atje. Leje tani se nuk jemi ne vitin 1998 kur skishin as internet ne ministri. Kush ka udhetuar e pakta 1 here me pune jashte e kupton qe historia e Londres fut uje. Si nuk e dinte kjo femer agenden para se te niseshin. PSe nuk u interesua qe ne Tirane se cdo shkonte te bente atje, plus qe panairet nuk jane gjera sekrete, per ato mund te gjeje info cdokush.

Dhe pastaj historia e pushimit prej pune brrrrrrrrrrrrrrrrr... si te ishte ndonje femije kopshti, dhe jo nje njeri qe kishte 3 vjet e gjysem pune aty.

Shume shume dobet Tema.

1-shin e ke teper.

jam dakort me censuren,cpret prej asaj qe trembet ne mes te londres.dhe nuk i besoj per ato qe thote,nje minister te heq po ja dhe dhe jo pse nuk ja ke dhene.

Panairet jane te frikshme.Ka te drejte goca.Edhe metrote e Londres jane te frikshme.Ku do shkonte kjo vetem? Le qe sdinte as ku te shkonte,gjuhe sdinte...

Tani, nese kjo qe ka shkruar per pjesen e Londres eshte e vertete, i bie te jete nje cope mishi,qe seshte per ate pune.

Nese nuk eshte e vertete,pse ti besojme per pjesen tjeter?

Kjo që po ju rrëfej është një dëshmi shumë e vërtetë.

Qe ne fillim eshte shume kot smiley . Deshmia eshte ose e vertete ose jo.Nuk ka shume apo pak.

* Ish-punonjëse e MTKRS, kryeredaktore e emisionit “7x7” në TVSH

po kjo pjesa me ke ka lidhje??

Lor, e mor vesh, dhe shume keq tingellon nje fjali hyrese e tille dhe me quj naiv a cte dush, por une po du me e besu ket gocen ne ato qe thote.

Ajo "download" nje here eshte e hatashme fare. Mbyllja me duket nje kreshendo e sinqerte e dikujt qe i plas shpirti.

"Jam e pështirosur me paburrërinë e meshkujve shqiptarë, që kanë zënë karrige" thote tjetra. 

"Jam e pështirosur nga shumë femra".  Qe s'jane Gra, do shtoja (nga ato me G te madhe! Sic edhe Burrat qe s'jane me B te madhe).

 Emo, se vetëm ti qenke me mua këtu smiley, më shumë se naivitet është çështje kulture. Në çdo shoqëri të zhvilluar, robi presupozohet si i pafajshëm apo i besueshëm para se të vërtetohet e kundërta. Konfrontimi ndaj këtij sample artikulli nga kjo goca me mllef, inat e cinizëm, tregon sesa e sëmurë është shoqëria aty.

 Nuk e përjashtoj as unë të mos jenë të vërteta këto që thotë, po gjithsesi, pa u vërtetuar e kundërta nuk bën të flitet kështu. Një shoqëri pa besueshmëri reciproke, nuk ka gati asnjë mundësi zhvillimi.

 

Vetem katunaret ne shpirt jon te prirur mos me besu, Jul. Dhe me oreks teorinash konsiparcioni. Kujtojne se bohen te qut, merr vesh. Smart ass ju thote anglezi, dmth bythe te zgjuara, ose me perkthim pak me te lire, profesora sume.

Konfrontimi ndaj këtij sample artikulli nga kjo goca me mllef, inat e cinizëm, tregon sesa e sëmurë është shoqëria aty

Jo konfrontimi ndaj artikullit, por vete artikulli tregon sesa e semure eshte shoqeria mer zogu.

Dhe eshte artikull ofendues per femrat, me shume sesa mbertheckat e Pangos. Mua personalisht me ofendon.

P.S. Keni punu nai dite ne shqiperi juve le te themi psh qe nga viti 1998 e tutje ?  Sma ha mendja, se perndryshe do ti kuptonit me mire dhe do ti kishit te ilustruar ne mendje termat me rrenje fjale "pangos"  smiley    smiley 

 

 

 

 

 

Konfrontimi tregon më shumë sesa artikulli. E thashë se ku: të gjithë presupozohen fajtorë sipas jush. Ska gjasa të kërkosh të drejtën në këtë gjendje, apo qoftë një fije shprese.

Ku u ofendove ti prej shkrimit, e pse nuk the që në fillim po i bie anës e pas anës?

Pastaj ne s'kemi mbirë këtej o Nexh, dimë çfarë bëhet. Di dhe unë ca storie me ministra and stuff. smiley

Siç di dhe raste gocash që kanë vërtet vlera në punën që bëjnë.

Secili në fund zgjedh të besojë çfarë të dojë. Ka dhe një gjë: Unë jam i bindur psh se nëse kjo goca del gënjeshtare, më shumë dëm do i bëjë vetes sesa mua.

 

Ti zogu di storie me ministra,si prralla pasi ke bo cicin dhe do flesh gjume, kurse mua me ka qelluar te punoj ne administrate dhe ti kem rrotull pagnolleshat. Ka diference te madhe zogu.

Unë jam i bindur psh se nëse kjo goca del gënjeshtare, më shumë dëm do i bëjë vetes sesa mua.

Po kujt po i plas shume a genjen apo jo kjo mer. Kjo thjesht ka bo nje shkrim shk...ate . Ja kaq !

 

Shpirti na plas te gjitheve per shume gjera Cimo. Por kjo nuk justifikon mungesen e objektivitetit dhe kthjelltesise.

Tani secili nga ne, shume ngjarje qe i kane ndodhur mund ti interpretoje sipas deshires nqs eshte puna kshu.

Nuk eshte vendi per histori korridoresh ketu. Nqs kane nje histori te hajrit le ta thone. Po me keto laparosje e ulin shume nivelin.....

Dje psh na qerasi njera, se ishte gzu per Pangon, ngaqe ai e kish pushuar nga puna. Por motivi skishte te bente fare me seksin..dhe ajo pavaresisht momentit dhe gezimit, nuk sajoi skena flirtesh, lypjesh, prostatash etj.

Thjesht tha : Thefte qafen o zot e terhqete kemben zvarre !!!!

 

 

Nexh, dihet ky muhabet mooo.

Cfare te kujton kjo?

http://news.bbc.co.uk/olmedia/405000/images/_407332_paula_bill300.jpg

paula jones smiley

hehehe  e kisha harru krejt

smiley

Inglishte peshku: Mr. Prez dips the cookie.  Hahahahaaa....  smiley     smiley  

http://www.romancebyshirlee.com/gotmilknovelty.jpg

 

Po le ta ngjyje mer aman, se nuk u mbaru,  se eshte dhe gati 60 vjec burre, koha iken shpejjjtt  smiley

smiley

hihihhi

  1. E tmerrshme, isha vetëm në mes të Londrës.
  2. Vendi ku organizohej panairi, ishte dy orë larg. M’u duk e frikshme të shkoja vetëm atje.
  3. Në avion vendi im ishte me ministrin, i cili u ul nga ana e dritares, dhe shefin e Kabinetit, që donte të më ulte në mes, por unë nuk pranova, kështu u ul vetë.

 

Pango provoi ti rijepte shtetit Piramiden,

Topi i vuri gjoben, sepse qe Pango ishte kurvar dihej boterisht, po aq sa ishte edhe Pronari i Fiksit, por Pango ishte beqar, Pronari i martuar me 4 femije.

Kurvar ishte per vete ai por institucioni "minister i kultures" jo.

Tani ka dy gjera: Ose Tema dhe kjo zonja ja kane fut kot (TM), ose kjo zonjeza nuk i tregon gjerat ashtu sic duhet. Ndoshta nuk tregon se i vinte "qejf" nga udhetimet ne Londer apo vizat shengen, por kur i "kerkuan" (ndoshta kjo eshte pjesa e kafes se ministrit ku zonja na i kursen detajet) shperblimin u ndje ligsht.

Tani, une them: "O beje, o mos e bej!". Se ne fund te fundit cfare vlere ka qe po e ben po se bere tamam dreqi ta haje. Pango-shi gjendet me supe ne tapet dhe si i fute apo nuk i fute nje "dacke" ti nuk eshte se i behet shume vone.  Atehere, ndalu tek problemet 1) shperdorimi i fondeve publike, 2) mospermbushja e detyrave kryesore (paraqitja e dobet ne panair), dhe 3) gjithe ato qe ti mund t'i rreshtosh.

Keto ulerimat e tipit "Uaaa mami, edhe mua ma kerkoi maskarai!!" pas pilafit as qe e gudulisin Pango-shin, dhe per me teper e bejne problemin me karakter akoma me personal.

Ndersa me paragarfin e parafundit jam plotesisht dakort ... gjithmone nese provohet se Pangolleku eshte bere fenomen ne Shqiperi. Une e besoj, po ti... A e provon dot!!??

Une them qe paragrafin e parafundit se ka shkrujt vete smiley

 

Ftjkt,

nuk eshte pune e Temes kjo. Ky shkrim eshte botuar ne disa gazeta njekohesisht.

Pune kurvash keshtu pa dorashka.

 

E marr vesh Koth-i e marr, prandaj dhe po them. Po ajo qe nuk marr vesh eshte se ku eshte perfitimi i botimit te pacavureve te tilla?

Po nuk ka asgje te komplikuar ketu mer Ftjkt  . Ata qe i botojne e dine qe do besohen te tilla gjera nga trangujt. Nuk do shume mund me e konstatu kete.

Prandaj ka shkrime vazhdimisht te kesaj natyre. Dhe do kete perseri.

E kam thene dhe nje here tjeter. Njeriu nuk e ndjen eren e vet edhe kur ka arome m... smiley

Ky muhabeti i kesaj tipes po me duket si nje shfajesim ose nje mundim per zbardhje te fytyres ndaj dynjase. Qofsha gabuar!

 

Unë e besoj këtë gocën. Nga njëra anë mbase më shumë sesa e besoj, dua ta besoj.

Tashi e kundërta e çka thotë kjo, nuk mund të kapet prej shkrimit. Nuk e di se çfarë është më kot, të besohet, apo të kapesh sesi e ka shkruar për të mos e besuar. Kjo goca ka emër mbiemër, ka një vend pune të njohur... gjejini andej infot që tia hidhni poshtë çka shkruar.

Sikur të mundej e të përgjigjej vetë ke peshku do ishte bukur fare madje.

Sikur të mundej e të përgjigjej vetë ke peshku do ishte bukur fare madje.

Po i bie pragut, te nigjoje dera, ti ?

Nuk vjen Anila ktu vetem se do ti mer cerr smiley

Po leje tashi... nuk hyn Anila gjëkundi këtu, se është një çikë... smiley

 

Liqeni, qe ai eshte palaço as qe vihet ne dyshim, por e di si eshte puna? Ti lesh burrit te huaj pasaporten 3 muaj ne zyre, ta shoqerosh neper udhetime qe s'hyjne fare ne profilin tend, te behesh pre e shakave te atyre pseudo-meshkujve te tipit 'eja e ulu ne mes...' etj. sikur diçka s'shkon as tek femra.

Pastaj kjo fjalia sikur ishte e leshuar nga shkrim-shkruesi si padashur, eshte domethenes:

Të nesërmen erdha në ministri dhe të gjithë ndërruan sjelljen ndaj meje. Ata që e kishin inat ministrin kujtonin se tanimë unë isha bëra mikesha e tij dhe gati nuk më flisnin.

La_rosee lexo  komentet me flamur shqiptare edhe kupton me shume se c'fare dreq psikologjie mbizotron ne atdheun tone.

Me pak fjale ti bihem shkurt shkrimi e thote hapur dhe qarte :

-  "Putane" nese ja jep ministrit

-  "Putane"  nese nuk ja jep ministrit

- E pa afte nese je ne pune ne ministri

- E pa afte nese te pushojne nga puna ne ministri

Eshte e veshtire te jesh femer ne shqiperi. Shume e veshtire!

 

 

Nuk eshte aq e veshtire te jesh femer sesa eshte te jesh femer me integritet qe s'pranon te beje kompromise per perfitime materiale. Psh. kjo me kete intelektin e saje qe po shfaq ne kete shkrim, jo vetem qe s'do meritonte te ishte ne ministri por as per gjera te tjera. E kur s'ke talent, merita, arsimin e duhur ne institucione qe vlejne atehere natyrisht qe bien ne kompromise te tilla; deshira per te shetitur neper makina, viza neper pasaporta,...eshte teper e madhe(dhe kur s'ta mban xhepi e as intelekti).

Ohh common La_rosee is Albania we are talking here not Belgium or England!

Per nje femer ne perendim karriera eshte me e rendesishme se perfitimi material, ndersa ne shqiperi eshte e kunderta. Kenaqsia personale dhe frytet e punes ne shqiperi ato dreq vizat jane, shetitjet me makine dhe udhetimet! Shkallet e karrieres profesionale as qe nuk njihen!

Shiko CV e presidentit shqiptare per faqe te zeze!

 

Epo, meqe kane vetem kenaqesira ne nivel personal dhe jo ne ate profesional, atehere le te durojne dhe Pangot me shoke dhe kenaqesite e tyre ne nivel 'personal'. Fundja, me ate mentalitet qe kane, i meritojne plotesisht. Dhe nese e mendon cike me thelle, jane pikerisht femrat qe ka pasur perreth Pangoja me shoke qe kane ushqyer ato veprime; ato kane bere sepse kane gjetur femra qe shesin veten per te mira materiale, po te mos kishin gjetur, s'do kishin bere.

Shkon gruja botes dhe rropatet me Pangon ne udhetime duke e ditur shume mire qe ai i vardiset? Edhe per çfare? Per nje cope vendi pune? Po une do i kisha bere naften punes dhe denoncuar dhe zoterine ne fjale. Pune e madhe nese do kisha nxjerre gje ne drite apo jo, ndaj vetes te pakten detyrimet do i kisha kryer. Dhe me e bukura eshte qe kjo gruja botes vjen e ngre koke gati si per te dashur te laje fytyren ne syte e botes dhe na shkruan plot emocione per momentet e saja oh sa viktimizuese. E di c'me vjen ti them? Te kishe ngritur prapenicen kur ka qene koha dhe jo tani kur ai eshte kthyer ne nje karkase njerezore!

 

Eshte per tu falenderuar guximi i Jonides.

e vërteta, puna, aftësia, progresi dhe morali njerëzor.

 "Burrat" e zgjidhim punen me ndonji lek- si tip bakshishi ose "prostata"

Dakord qe burrat nuk e harrojne q... ne by.he dhe leket borxh,  por te pakten ti tregojne ketu se si e mbajne vendin e punes nen ko.et e ministrit.

Nuk quhet korrupsion por prostitucion -çunaaaaaaaaaaaaa

O njerez ...lereni femren !!!!! Akoma do i poshteroni me keto fjale ????Eshte ne nje shtet MASKILIST absolutisht ku dhe e Madhja e Pallavramentit eshte "Burneshe"   ...Hiqni ato pjeset me "lote" e "ofshama " nga TEMA dhe del portokallja PANGO e QERUAR. Eshte Prototip i HAJDUTIT, i SHFRYTEZUESIT te POSTIT, I NDERTIMIT te SHTEPISE ne TRUALL te PALIGJSHEM, i SERVILIT- MEGALLOMAN , ARROGANT, LLAFAZAN pa BUKE e cdo veti te felliqur qe po shfaq ky ekip QEVERITAR qe prej ardhjes ne FUQI i drejtuar nga nje I PA Afte por edhe Hileqar Katundi , me normen morale te Hipokritit me shume se cdo veshje tjeter. Kete sadopak e sjell ky shkrim.

Kam frike se shoqeria jone Shqiptare "intelektuale" "politike" "kulturore" eshte kalbur me themel. Nese do te mbash nje vend pune duhet ose ta dredhesh ose te mbash iso e te servilosesh.... prandaj shoqeria dhe zhvillimi i Shqiperise ka ngelur ne nivelet me te uleta ne shkalle boterore. Njerez qe kane frike te thone ate qe mendojne se cdo thote shefi, njerez qe kane frike se mos pushohen nga puna per mospranim te nje oferte sexi nga ana e shefit.....

Eshte per te vene duart ne koke sepse po lexij ca komente qe as ju ben pershtypje hic per cfare ndodhi me Pangon por arrijne deri aty sa paragjykojne shkruesen e ketij artikulli..... Pse cfare do bente ajo do zinte luften me Pangon apo do prishte familjen e saj?! Ku do te shkonte per tu ankuar te shoket e Pangos apo te Kryeministri qe bejne te njejten gje....?!

Denojini o njerez keto veprime se nuk jane gjera te vogla per themelore per nje shoqeri te eci perpara dhe te zbatohet ligji dhe te vleresohet ai qe punon dhe ka vizion per punen dhe jo per qejfet dhe orgjite sexuale....

Ceshtja Pango eshte vetem maja e ketij ajzbergu te qelbur qe e ka burimin nga mendimet mesjetare te njerezve me pushtet. Ndergjegjesohuni o njerez se eshte koha te ecim perpara dhe jo ne primitivizem....

J.A, whoever you are, You are a Great Person!

Paragrafi me poshte i shpjegon te gjitha. dhe s'ka fare rendesi nese ti ke ndjere frike ne mes te Londres, apo se passporta jote ka ndejt 3 muaj ne sirtar. Nga e gjithe kjo histori, perderisa ti ke ndjere neveri dhe jo kenaqesi qe ish shefi yt mori tatepjeten, ti je ne rregull. Suksese kudo qe te jesh.

 

Arsyeja pse po i shkruaj të gjitha këto sot, nuk është sepse jam e kënaqur nga ajo çfarë ndodhi, siç mund të besojnë disa. Jo, aspak. Jam shumë e pështirosur nga i gjithë sistemi që ne kemi ngritur këtu në vendin tonë. Jam e pështirosur nga njerëzit e ministrisë dhe të ministrive, që i dinë shumë mirë se çfarë ndodh gjithë kohës dhe bëhen palë me këto fenomene. Jam e pështirosur nga shumë femra, të cilat deri tani i janë servirur këtij ministri dhe të gjithë shefave, që u kanë dalë përpara, për të mbajtur një vend pune, apo duke u bërë shefe e drejtoresha duke hapur këmbët. Jam e pështirosur nga të gjitha ato femra dhe meshkuj, që bëjnë rolin e kodoshëve, sot sekserëve, duke i çuar ministrave “femra” për dhuratë. Jam e pështirosur nga thashethemet e administratës, e cila nuk ka punë dhe nuk ka jetë, dhe merret me jetën e të tjerëve. Jam e pështirosur me zyrën e kryeministrit tonë, që bëri të pafajshmen, sikur nuk e dinin se çfarë ka ndodhur deri tani. (Janë me qindra mesazhet që i kanë shkuar numrit të kryeministrit, lidhur me këtë çështje). Jam e pështirosur edhe me ata që e shpalosën një akt të tillë shumë të turpshëm për qëllime që nuk dihen akoma. Jam e pështirosur me sistemin e vlerësimit në punë, ku sot nuk gjendet askush që të të vlerësojë apo të të dënojë për mënyrën si punon, por merren vetëm me: “Kush të ka sjellë në punë? I cilës partie je? Cilit fraksion brenda partisë i takon? Dhe nëse je femër e bukur, ose edhe pak e mirë, kujt ia ke dhënë? Pse ia ke dhënë?” Jam e pështirosur me paburrërinë e meshkujve shqiptarë, që kanë zënë karriget e pushtetit politik, ekonomik edhe më tej. Çfarë bën më të keqe se kaq një prostitutë dhe tutori i saj në rrugë? Jo, ajo çfarë bëjnë është shumë e ndershme. Tutori i gjen klientë femrës, e cila shet trupin e saj për pará. Është shumë më e ndershme se sa t’i shitesh një ministri apo një shefi për një rrogë shteti. Është e turpshme që këto ndodhin në administratën e lartë shtetërore. Është akoma më e turpshme që njerëzit u kënaqën me atë që panë. Unë personalisht, ndjeva mëshirë. Ai njeri, mashkull, nëse mund të quhet kështu, ka marrë dënimin më të madh që mund të ekzistojë. Zoti e ka dënuar me paaftësi për të bërë një femër për vete, për ta tërhequr drejt tij me anë të inteligjencës apo bukurisë së mendjes e të shpirtit. Zoti e ka dënuar atë njeri me “padashuri të përjetshme”.

Dhe nuk ka dënim më të madh se kaq. Ndërsa ne njerëzit që punojmë, “intelektualët” që përplasemi çdo ditë, duhet të merremi më shumë me jetët tona dhe jo me jetën e të tjerëve. Duhet të përpiqemi të krijojmë një sistem të ri jete, ku vlerat kryesore të jenë: e vërteta, puna, aftësia, progresi dhe morali njerëzor.

ndërsa ne njerëzit që punojmë, “intelektualët”

Av, do kisha shume deshire te te prezantoja ca punetore te medha dhe intelektuale. Just for a change. Ose thuji shoqnise, se dhe ata mund te te prezoantojne shume te tilla.

Just for a change !

sa mire sikur te m'i prezantoje, se as e diskutoj qe ekzistojne edhe ne ate realitet.

por shiko, se jemi tek ky shkrim e tek kjo vajze, qe nuk e kam idene kush eshte. e vetmja gje qe mund "te akuzohet" eshte pse nuk e ka shkruar nje artikull te tille me pare se te ndodhte kjo. Por dhe nuk e fajeson dot deri ne fund, se edhe atehere do i thoshin, e ben nga inati se te hoqi nga puna etjetj. pra njesoj do ishte, e pabesueshme.

Fjala "intelektual" e futur ne thonjeza, edhe mua me terhoqi vemendjen fillimisht. Mirepo, ka te drejte. Sepse, nuk po ndjejme zera intelektualesh te vertete as me pare e as tani te jene ne balle te puneve. Intelektual nuk do te thote te jesh teknicien i persosur ne fushen tende. Termi eshte shume i gjere, dhe ka te beje me teper me ndjenjen e qytetarise, sa e zhvilluar eshte tek ti, Sa here ti flet edhe per te tjeret, edhe kur nuk prekesh vete. Nisur nga kjo, them se duhet te jene shume shume te rralle, prandaj do doja shume ti njihja.

cheers

jo jo  smiley

une e kisha me ironi o zogu .

E kisha per "punetore te medha" dhe "intelektuale"

Ufff cme plase qe skupton hic smiley

smiley

 

aha smiley  ma shkove kot kohen smiley

bobo, kushdi c'puno ti me at shoqnine time... uje ne bisht te luges besoj... brez straight ne mi xhan, si dime hic kto lojnat e fjalve

.....Ai njeri, mashkull, nëse mund të quhet kështu, ka marrë dënimin më të madh që mund të ekzistojë. Zoti e ka dënuar me paaftësi për të bërë një femër për vete, për ta tërhequr drejt tij me anë të inteligjencës apo bukurisë së mendjes e të shpirtit. Zoti e ka dënuar atë njeri me “padashuri të përjetshme”......

...ka te drejte kjo femna....cer feminsti eshte ai mo....mir e knote fiksi dje ate kongen....sdi as me ma lyp....ai tingellote aq desperato per i cik....sa kushedi sa vite kishte....

...besoj te gjithe keta qe kane funksione "kerkojne' ose iu vine vet si puna e Lesit....po jo si ky toci.... e kam pas dhe ne lagje te zogu zi....na turpuroi lagjen....plehre ka qene qe atehere.....

Tani do te filloje nje gare e gjate se kush e kush te hiqet me i persekutuar nga Ylli Pango.Do te shohim gallate te madhe!

Nuk kam pasur ndonje simpati per te, por kjo qe tregon kjo eshte pa piken e kuptimit.Tek pasaporta apo ngjarja ne Londer nuk duket fare se ministri e ka abuzuar kete.Pastaj thashetheme ka kudo si ne Shqiperi edhe ku jetoj une ne SHBA bile ketu ka me shume, por qe thuhen me ze te ulet.Dmth nuk eshte fenomen shqiptar.

Hajde o burra shkruajme sa me shume kunder Pangos se ai e ka fajin edhe kur ne jemi te paafte!Ky eshte mesazhi qe kjo kerkon te percjelle me kete shkrim.Dhhe fatkeqesisht me "ndihmen" qe ju dhe Pangoja do te kene sukses te akuzojne se po abuzohen kur jane te paafte!

Kushedi sa bija / motra / bashkshorte do dalin qe jane panguar..te mjeret njerez

psikologji

 

y.p. pasi arriti tituj e grada u be edhe perfaqesues i "intelektualeve" -me pune me lufte me perpjekje (ai thote me studime).

Duke vezhguar se cfare debilash kishin hyre ne politike, nderroi rruge, perdori qarte dhe pa rrezerva gjithe dijet e tij, dhe pa asnje lloj pervoje politike-hyri dhe u rrjeshtua ne P.D. partia ne te cilen je i mirepritur, dekorohesh dhe fiton nje vend nderi vetem duke lavderuar pa kufinj (deri ne budallallek) liderin e saj. Dhe e humb gjithcka ke fituar vetem po qe se deshiron ai.

Duke perdorur lajkat pa kufinj ai u be deputet (ai thote me djerse e me gjak).

y.p. s'kishte asnje ide se si funksiononte shteti, beri corap gjithe Federatat- gjeti ndonje mangesi (dhe te tilla ka plot) dhe ua tundte para syve si Hero.

 

Mungesa e dijeve politike dhe kapadailleku -qe e sheh edhe qorri - bene qe te viktimizohej.

Por ai kishte nje mentalitet psikologu (dhe mbrojtjen e ben si ne auditor me nxenes).  Por ne kete ceshtje e sigurt qe e pret BURGU. (jo per seksskandalin-por per shperdorim detyre/fshehje pasurie/konfliktin e interesit etj,)

Psikologu Y.P. nuk e ka kuptuar akoma se cfare e ka gjetur - kjo ishte edhe aresyeja qe avokati i tij -luante rolin e ......Sancos mbreme tek intervista.

Natyrisht Rrefimi ne Klan e ka lehtesuar shpirterisht. (por jo ligjerisht)

A mundeni Ju ta kuptoni ndryshimin mes te vertetave Y. dhe Botes si une

Ju lutem

A mundeni Ju ta kuptoni ndryshimin mes te vertetave Y. dhe Botes si une?

 Si nga artikulli ashtu dhe nga tere kjo histori e pangoizmit, une kuptova nje gje se, ai shteti yne i famshem Al-Banania (siç ma quajne me ironi ketu, kur ua mburr) qenka ngritur mbi veset e ulta dhe jo mbi vlerat me te larta te njeriut.  ç'turp per ata qeveritare , ate kryeminister budalla, ata shtetare, qe ju plasi jo vetem nje bombe , por qe kjo bombe zbuloi (nxorri te zbuluar) ter maskarrallikun se si fuksionon kjo administrate.  Tani po e besoj se shum qoshe te administrates shqiptare , jane kalbezuar dhe degraduar rendshem.

por qe kjo bombe zbuloi (nxorri te zbuluar) ter maskarrallikun se si fuksionon kjo administrate.

 

Nuk e besoj. Qe administrata funksionon ne kete menyre (pra me korrupsion/shantazh/maskarallek) kete ta tregon cdo nepunes per 15 minuta bisede(dmth nqs pini me shume se nje kafe me te).

Ne nje kuptim; Emisioni i fiksit vetem se i vuri pasqyren perballe nje nepunesi dhe Atij nuk i pelqeu vetja. (gje qe Jonida e ka bere)

Kur u transmetua pamja nuk i pelqeu as "GJeveries" dhe e shkarkoi ne vend.

Ne nje kuptim tjeter ; Fiksi e vezhgon fenomenin/njeriun nga afer dhe ka nje rregull "KUSHDO QE SHIKOHET GJATE NGA AFER NGJAN - BUDALLA" (per kete aresye eshte martesa nje gje e veshtire- se njerezit duhet qe te vazhdojne te dashurohen me "budallane" qe kane perpara)

J.A ,ke te gjithe simpatine time.

nuk arrij te kuptoj a eshte nexhi aq e/i pacipe, apo sforcohet te jete.u befasova nga sulmi prej piranja, bere vajzes prej shumices ketu.

ajo ka vene emer mbiemer,tregoi nje histori qe i ka ndodhur, perse qenka kaq e pabesueshme, dhe eshte e peshtirosur pikerisht prej te tille piranjash.

po pse mor peshq duhet te jete i nderuar horri e i felliquri, i pacipi e i babezituri?pse te kemi neveri e frike, nga pastertia, nga e drejta.

mua me ka ardhur keq per familjen e Pangos, gati gati e meshirova dhe ate ne fillim.....,por pasi e degjova te mbrohej,te akuzonte,te sulmonte ne te djathte e te majte, mendova; ky ka shtate shpirtra, njerin me te keq se tjetri.

 

nuk arrij te kuptoj a eshte nexhi aq e/i pacipe, apo sforcohet te jete

Jo po sforcohem se sme lene mbertheckat smiley

Dmth dola une e pacipe dhe gjithe te tjeret te lare ? hahahaha

Muzgsy, nexhi ska lere dje, dhe pango sjet, pangot, pangolleshat si ka pare per here te pare ke Fiks Fare. Akoma na punojne hundet per nuhatje.

As me behet vone fare si e ka emrin kjo femra e shkrimit, ta kete si te doje. As historia e saj e vertete sme intereson fare. Une lexoj shkrimin dhe shkrimi qe ka bere eshte mizerje, dhe rrezaton rrugaceri. Eshte tendencioz dhe sqendron dot ne kembe si shkrim. Eshte rrugaceri qe le rruge per rrugaceri te shumefishuar.  Numri i te larguarve nga administrata qe nga 2005 psh eshte me 4 shfira e pakta. Imagjino sikur te sajonin te gjithe muhabete hallatesh drejtoresh e ministrash, prostatash dhe shkepjesh apo tentativa shkepjesh, lypjesh dhe moslypjesh.  Une sbesoj se kemi nevoje per rrugaceri te tjera, boll kemi keto qe kemi. Asnje shkrim i ketoj lloji, nuk demaskon apo rregullon ndonje gje. Vetem sa te hap zorret e barkut.

 

Nje pietje kisha, ja ashtu kot: Kjo autoresha e shkrimit, kaq sexy paska qene atje ne Ministri, saqe Pangua smiley (mos ma korrigjoni), donte me patjeter t'i bente "download"?

Pastaj, caze e ngaterruar kjo pune. E heqin nga Ministria per mos-Pangosje, dhe na e venkerkan K/redaktore ne TV Publik!!!! Teper e bukur si histori, per t'u besuar!

Mgjs, jam me Nexh e Koth, keto shkrime jane dore me nji si laksativ.

S'me duket kaq surreale kjo historia e goces. Ndoshta mund te jete edhe e sajuar, por them qe bemat e Pangos jane aq sheshit sa nuk besoj te mundohet njeri te sajoje gje. "Pangosja" ne Shqiperi eshte dukuri qe takohet qe nga nje biznes rrokotelash ne ndonje cep rruge, deri tek institucionet e shtetit. Nuk dyshoj qe ka baxhella qe e stimulojne edhe vete kete lloj ambienti, ku marrja ne cfaredolloj pune shoqerohet me viziten ne motel pa asnjelloj problemi. Por kete lloj "procedure" e kane zyrtarizuar Pangot me shoke. A nuk jane gjithe deputetet (ose nje pjese e madhe) me dashnore? A ka ndonje lloj "biznesmeni" qe nuk i ka palluar shiteset apo punonjeset e veta rregullisht? Te jesh "Pango" eshte garipllik, aftesi, zotesi, e ngjashme me ate qe thoshin dikur "Filani, te q!, s'te fal, osht k@rderr", ku zotesia matej me numrin e "pulave te therura". Shkurt, llum kena pas qene, llum me kostum vazhdojme te jemi. "Pangosja" eshte institucion ne Shqiperi. Shume nga ato qe thote goca me siper tingellojne plotesisht te verteta vecanerisht kur vjen fjala per karucet e vegjel qe i nxjerrin bosit prene ne takim. Pak rendesi ka sa te verteta ka ky shkrim, ne mos tek Pango do gjeje patjeter zbatim tek ndonje Pango ne ndonje institucion tjeter.

Kenaqsia personale dhe frytet e punes ne shqiperi ato dreq vizat jane, shetitjet me makine dhe udhetimet

 

E trishtueshme kjo qe thua dhe jo domosdoshmerisht e vertete.

 

 

Nga gazeta Sot, thotë Pango:

Keni një denoncim nga ish- punonjësja juaj që e keni marrë në Londër për ta joshur? Jonida Azizaj, ka folur për ju
Habitem sesi ka pasur guximin, ky është turp. Mund të ketë padi penale. Nga të gjitha faktet më rezulton se ka ardhur në Londër me një grup njerëzish. Terror mediatik. Sesi vijnë njerëzit në panaire nuk e dini, sepse vijnë nga të gjithë sektorët, nuk i është kërkuar kurrë asgjë, nuk është e vërtetë kërkesa për pab, nuk ka pasur asnjë lloj kërkese nga unë. Pas një muaji është hequr nga puna jo për Londrën, dëshmon një terror mediatik, ku futen njerëz për të rënduar një njeri. Si mund të shkoni deri në këtë cinizëm? Ku nuk ka asnjë lloj akuze, hyjnë në atë për qëllim politik dhe shkatërrim personal, që kanë dashur ta eliminojnë, kanë arritur t’i gjejnë armën për pak sekonda. Linçimi i vajzës ka qenë linçim politik.

Ore Jul !

lexoje kete shkrimin ketu

Suela Kusi është nënë e një foshnjeje 6-muajshe. Është e tronditur nga hija e skandalit të eprorit të saj, ish-ministrit Ylli Pango, me të cilin puna e ka lidhur që para shumë viteve.

Kjo zonja eshte emri me te cilin merret ne gjysmen e shkrimit kjo romancierja. Jane dhe disa emra te tjere aty, po akoma nuk ka opinione publike te tyre.

Nuk ke si e kupton nese nuk e shikon te gjithe ngjarjen.

Duket  nuk arrin te kuptosh qe nje romanciere e tille qe eshte Kryeredaktore e nje emisioni televiziv , pra qe e ka mjetin per ta bere publike kete histori perpara fiksit ,  eshte futut ne loje per te la hesape te vjetra. Cer e pengoi kete ta bente lecke Pangon tek emisioni i saj , cer ?

Tani e kupton qe nuk ka lidhje fare kjo ish - "specialistja e arteve" ne MKRS me detyren e saj te re si Kryeredaktore e nje emisioni te formatit "7X7" ? Po fare fare fare.

Une e kam te njohur shume kete lloj tipi. Shume. Ka dhe ne peshk nga ky lloj. E kane shprehi mer xhan kete menyre te jetuari dhe te vepruari , sepse nuk i thone kot qe Dardha bie nen dardhe. Nuk e ndjejne qe jane te tille.

Ke degjuar ndonjehere ti per togfjaleshin "xhins kurvash" ? E di se kur perdoret ? Jo keshtu ne kuptimin e pare mer po me  metafore si keta shkronjetaret e peshkut. smiley

Po kete gjene tjeter e ke degju ti qe P.. can blokaden ? smiley

P.S. Nuk e kam kollaj fare une ti them dikujt bythdyperdorimsh, apo po ja thashe e besoj qe ashtu eshte. Po akoma ama nuk kam ndesh njeri qe ta pranoje vete kete pune. smiley

Koth, të lexoj e nuk di çtë them vallaj...

Ke degjuar ndonjehere ti per togfjaleshin "xhins kurvash" ? E di se kur perdoret ? Jo keshtu ne kuptimin e pare mer po me  metafore si keta shkronjetaret e peshkut. Tongue

Se di kët zhargonin, ku përdoret? smiley

Po kete gjene tjeter e ke degju ti qe P.. can blokaden ?

Tërheq anije, tërheq anije i thonë kta këtej. smiley

Po mos ua prishim ditën femrave sot... një ditë respekti e meritojnë.

Jonida, te sugjeroj te emigrosh. Ky vend m... nuk ndyshon kollaj. 

koth, degjo. ajo nuk e dinte se behej fjale per pangon qe ne fillim, mendoj un. por nuk esht e vertet qe nuk esht ditur. mua ma tha 1 komshije qe punon te topi se "kam degju se doli 1 video ku 1 minister ia kerkon njeres". pa i thene gje une njeriu, 1 shoqe me merr pas 2 oresh me thote te 1ten gje. erjon bracja dhe andis harasani e kane pasur ne status "shikoni kulturen e larte te ministrit". gjithashtu shume nga keta te g99 e shpallen se 1 minister do kapej "me mberthecka" neper duar. emri mbase nuk u publikua, por per shkak te fames qe pango kishte si donzhuan, u kuptua se esht ai. ti duhet te kesh qen jasht bote ate dite qe se ke kuptuar. gjith tirana e dinte ca do nxirrej te fiksi, jo vetem saimir kodrA. gjithe e dinim se do kapej 1 minister, dhe gjith menduam per pangon. pyet ke te duash dhe kete pergjigjje do marresh

 

tektsti esht sh dobet. edhe libri, me tha 1 shoqe. kot fare. mos mo. kjo ka qene sekretarja e blendi klosit dhe ''iu prek nderi" se pango i dha 1 kafe. ca thu re. tani po te besojm smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).