"Te nëndaja..."

Cilitdo nga ju, ( veçanërisht ju që keni kaluar fëmijërinë në kohërat e socializmit të zbutur ), besoj se duhet t’i kujtohet fjalia e famshme, me një muzikalitet tepër të ëmbël; "Po iki te nëndaja…". Sepse te nëndaja gjeje gjithçka...
Te nëndaja ishe e lirë të bëje të gjitha ato gjëra që në shtëpinë tënde nuk të lejoheshin t’i bëje. Te nëndaja mund të haje petulla edhe nëse shkoje në çastin më të papërshtatshëm. Te nëndaja të përcillnin me monedha të futura fshehtaz nëpër xhepa, ndërsa t’i shtireshe me sytë përdhe se nuk i doje.

Te nëndaja nuk të bërtisnin kurrë edhe nëse e ktheje shtëpinë përmbys, sidomos kur fshiheshe në dollap, teksa luaje kukafshehtaz... Te nëndaja të thoshin; "S’ka gjë, kurbani yt !" nëse thyeje padashur ndonjë objekt zbukurimi, në një kohë kur nëse e bëje këtë gjë në shtëpinë tënde, do të të vinin të rrije me një këmbë te dera, ose do të tundnin petësin ( okllainë ) gjithë kërcënim përpara syve...
Perfytyroni tani një gazetar/e të ri/re, kur mbrrin në mëngjes në zyrë...
Shefi i shfaqet në derë me një fytyre të ngrysur, dhe i jep urdhër prerë të bëj një shkrim, për x temë...
Kam dëgjuar të thuhet shpesh që gazetaria është letërsi e shpejtuar, kam dyshimet e mia nëse kjo thënie i përshtatet gazetarisë shqiptare, por edhe nëse duhet detyrimisht të jetë kështu, atëhere, ashtu siç ndodh rëndom me letersinë, patjetër që edhe në gazetari ka momente kur bllokohesh dhe nuk arrin dot të shkruash as edhe një rresht...
Sidoqoftë, kjo e gazetarë(ucëve) shqiptarë, nuk mendoj se është gjithmonë çeshtje bllokimi apo çeshtje muzë-humbjeje. Mendoj se është diçka pak më e thjeshtuar, e pse jo, ndoshta edhe pakëz më banale, njëlloj si "letërsia e shpejtuar" që bëjnë.
Po ku e lash? Ah, po, tek gazetari, i cili ka marrë një detyrë nga shefi për të bërë një shkrim.

Ai ulet para kompiuterit pa iu dridhur qerpiku dhe fillon të "gogolohet" në internet ( kujdes, një gogol – shuuumë gogola ). Midis linkeve te ndryshme ai zgjedh pa u menduar shume njërin prej tyre
Pikërisht këtu të dashur lexues, futet në skenë "nëndaja", që do të thotë ; Peshku pa ujë... sepse Peshku pa ujë, është një lloj nëndaje bujare, e sakrifikuar, për të gjithë kaçakët gazetarë..
Këtu ata mund të bëjnë gjithçka. Të vjedhin batuta dhe t’i vendosin si tituj shkrimesh të tyre, të vjedhin ide, të vjedhin madje edhe shkrime të tera... siç më ndodhi mua të dëgjoja rastësisht, të citohej një shkrim i imi në nje emision televiziv, natyrisht me autorësi tjetër...
Dhe ata ( gazetarët dhe jo vetëm ) janë fare pa skrupuj në këtë drejtim, tek e fundit, ashtu siç është e gjithë shoqëria jonë shqiptare. Sepse sot, fjalia e dikurshme; "sa burrë i mençur është x-i", ose; "sa burrë zotni që është x- i", është zëvendësuar denjësisht me fjalinë ; "sa hajdut i zoti është x – i", "çfar mashtrues kalibri që është x-i, bravo i qofte", etj, etj.
E kështu ata lëshohen si hijenat mbi blogjet që importojnë automatikisht shkrime këtu, dhe vaktin e tyre e kanë gjithmonë të garantuar, falë bujarisë së larmishme të kësaj sofre
Peshkun pa ujë, gazetarët e trajtojnë si një karakatinë pa vlerë, me të cilën mund të bëjnë ç’të duan. E trajtojnë si një ngrehinë të parëndësishme, si ato ngrehinat e pronave të përbashkëta, socialiste dikur, të cilave pas rënies së bustit të diktatorit, populli i zemëruar, filloi t’u marrë, nga një tullë e nga një tullë, derisa në fund nuk mbet’ asgjë...
Këta njerëz, çuditërisht ndihen kaq te lirë për të marrë e përvetësuar gjithçka që shkruhet këtu, thua se mbas grumbujve të shkronjave që formojnë nicket, nuk qëndron një njeri, por një robot që prodhon pafundësisht në sherbim të tyre, ushqim për dhëmbë të uritur për honorare...
Një shkrim korrekt do fillonte në këte mënyre; p.sh. "tek peshku pa ujë, një komentues ka thënë..." dy pika, (dy gisht vend bosh, për estetikë... ) dhe vazhdon citimi... Më tej autori mund të vazhdonte; "Fjali, e cila mua më dha shkëndijën për të bërë këtë shkrim". Ky do të ishte një version korrekt, por asnjë prej kaçakëve nuk e bën këtë.
Ndërsa kur vjen fjala për vjedhjen e një shkrimi të tërë, natyrisht gazetari nuk ka sesi të citojë autorin prej të cilit e ka vjedhur shkrimin.
Për ta mbyllur, kam një sugjerim interesant për drejtuesit e gazetave shqiptare.
- Si thoni sikur t’ua hiqni lidhjen e internetit nga zyra, këtyre gazetarucëve... si thoni sikur t’i kyçni brenda në zyrë derisa t’i mbarojne ( pa kopje ) shkrimet e tyre ? Mbase në këtë mënyrë do arrini t’ua vini në punë fantazinë shterpë, ( nuk duhen humbur shpresat, edhe mund te mbarset, shkenca cfar nuk ka nxjerrë, që nga farëzimet artificiale . mbjelljet e flokëve, pse jo, mund të shpiket edhe një mbjellje muze....)
Në këte mënyre, pa internet dhe pa asnjë kontakt me "nëndajën", ju drejtues, ( të nderuar ose jo ), do të mundni t’i testoni vërtetësisht aftesitë e vartësve tuaj...

P.S.
Ndihuni të lirë ta vidhni edhe këte shkrim... tek e fundit nuk e keni për herë të parë...

59 Komente

shumë bukur flokënaja.

Floke , Floke po te krehura bukur smiley . Me nje klik po tek PPU mund te gjendet nje prurje qe "fton" per Pune Vullnetare si "kyc" i perparimit .PPU po e ndjek me fanatizem kete gje sepse duke u nisur nga parimi i sotem se nje i DITUR= KLIK ne PC , ka dhene dhe jep kontribut te pacmuar ne levrimine shume fushave . A ja vlen te  hapet nje rubrike per te prure tek PPU te gjithe rastet abuzive qe ndeshen ne shtyp nga ku "huazohet me miresi" jo vetem ndonje citat  e ide por edhe me "raste"  smiley paragrafe te tere.

O Floku,

Pse qeke idhnu ti mi? Kush ti paska vjedh shkrimet se i rraf une. Po me kujtoke ato kalamojt qe shkojshin ke nene-daja edhe qanin "uuuaaaaa, me kane vjedh pese-lekshin!"

S'ta kane fajin ata qe ta kane vjedhur jo. Te zgjedhesh gazetarine ne Shqiperi ne kete kohe eshte ti futesh nje bote te felliqur e plot zhgenjime. Naiviteti yt me ben per te vjelle.

Keshtu eshte qekur u ul numri i bujqve dhe u 100 fishua numri i pseudo-gazetareve. Prandaj mos qaj hic po shiko te besh ndonje shrkim tip "blackmail" edhe te vesh ndonje gjobe sic eshe modeli i punes se gazetarit shqiptar.

Rrespkte

P.S. Shkrimin po e vjedh te printuar, se ketu na paska mbaruar letra higjenike...

 Një shkrim korrekt do fillonte në këte mënyre; p.sh. "tek peshku pa ujë, një komentues ka thënë..." dy pika, (dy gisht vend bosh, për estetikë... )

dy gisht bosh per estetike eshte batute e Portokallise ier, meqe jemi tek vjedhjet e batutave...

Po pse merakosemi kaq shume per llafet tona, sikur te ishin llafet tona? Ti Idrizzz e ke pas thene shpesh, flasim po se me llafet e kujt, as vete s'e dime (se gjerat na vijne pas shume filtrash dhe iu humbet origjina, se llafne e merr era dhe e ben drite per femijet qe lexojne perralla). Ilustrim: shenimi i Jeruzalemit me lart.

Vertete, them se duhet t'i behet qejfi robit kur i vjedhin idete, sidomos idete iluministe per te miren e gjithe popullit.

Tjeter gje per njerezit me emer publik, qe jetojne me shitjen e ideve, qe te mos e ekzagjeroj edhe une me teorite free love.

Vertete, them se duhet t'i behet qejfi robit kur i vjedhin idete, sidomos idete iluministe per te miren e gjithe popullit.

Ke të drejtë, Trop, vetëm se ke të drejtë deri atëherë kur në arsyetim nuk futen egot. Janë egot problemi, trop. Këtu asnjëri nuk është rockstar, që po ia vodhën këngën pa para i shkon mundi kot e nuk ka me se të hajë bukë. Në këtë vend të bukur, kush vjen dhe shkruan qoftë edhe vetëm një rresht të tipit "ky shkrim është shumë i bukur", e bën këtë vetëm dhe vetëm për të kënaqur veten. Prandaj dhe kur dikush të vjedh batutën, idenë, stilin, çfarë të duash, është e rëndë, Trop.

Më kupto drejtë, secili ka një arsye në xhep për pse vjen këtu (edhe unë, domosdo), po thellë thellë, nuk do mend, vijmë të gjithë për të njëjtën dhe të vetmen arsye.

Mire pra, une po them qe egoja kenaqet kur batuta jote qenkesh e vjedhshme smiley. Pastaj shtresat e njohjes dhe mirenjohjes vazhdojne me tej poooor, brenda limitit te anonimitetit, dmth kur ia ke vene vetes kufirin te thana, ia ke vene kufirin edhe njohjes. Po sinqerisht shpresoj shume per nje zbehje te ketij sensi te vetes smiley kot po ia fus.

Te kopjosh eshte plagjiature (edhe kur tjetri ta jep vete kopjen smiley). Pike. smiley

Mundet te gjendet nje gazete per te botuar shkrimin, duke bashkangjitur edhe " frazat e vjedhura".

Gazetaret qe lexojne dhe marrin ide nga shkrimet tek peshku, nuk mund te fajsohen, per arsyen se peshku eshte nje blog terheqes per larmin e komenteve, ideve, ironis, militantizmit, patriotizmit, fatalizmit, nanoizmit, berishizmit, ramaizmit, metaizmit, velijaizmit,.................. izmit,izmit.

Ops, harrova mjaftizmit.

Te nëndaja ishe e lirë të bëje të gjitha ato gjëra që në shtëpinë tënde nuk të lejoheshin t’i bëje. Te nëndaja mund të haje petulla edhe nëse shkoje në çastin më të papërshtatshëm. Te nëndaja të përcillnin me monedha të futura fshehtaz nëpër xhepa, ndërsa t’i shtireshe me sytë përdhe se nuk i doje. Te nëndaja nuk të bërtisnin kurrë edhe nëse e ktheje shtëpinë përmbys, sidomos kur fshiheshe në dollap, teksa luaje kukafshehtaz... Te nëndaja të thoshin; "S’ka gjë, kurbani yt !" nëse thyeje padashur ndonjë objekt zbukurimi, në një kohë kur nëse e bëje këtë gjë në shtëpinë tënde, do të të vinin të rrije me një këmbë te dera, ose do të tundnin petësin ( okllainë ) gjithë kërcënim përpara syve...

Pse nuk ben nje shkrim per nendajen e vertete?

E imja ka banuar perballe ish librit universitar dhe klinikes se udheheqjes, daja im shofer shkonte jashte, dhe nga atje mund te degjoje psh kaseten e fundit te Orieta Bertit; pra te nendaja ime ishin ndryshe ne krah tjeter; atje gjeje, "larg qofte" ndonje katalog te jashtem qe te bente me pa enderra me sy hap dhe te jepte nje perspektive shume interesante mbi Ali Demin.

Me ke sjell ne mend viziten te "nenemadhja" qe pershkruhet te "Kronike ne gur"; ate me Suzane, e ke parasysh ti.

Ehuu ato po vjedhin supen me KARrota, kurse ti qenke duke u anku  per idete, fjalite, formulimet dhe batutat. 

smiley  

: P

Mos e vraj mendjen flok. Askush nuk shkon larg me idete e te tjereve. Koka bosh nuk mbushet me copa te vjedhura lart e poshte. Koka plot ama, i elaboron idete e tuja dhe i con me larg.

Por duhet te kesh dhe ti parasysh qe shkembimi i ideve, i te shprehurit, i fjalorit, sot eshte tmerresisht dinamik. Interneti e ka bere te mundur kete.

Ka te mirat dhe te keqijat e veta. Une them sa me shume te rrihet mendimi, sa me shume te komunikojne njerezit, sa me shume te shkembejne (me apo pa dashje) aq me shume hapen trute e te gjitheve.

Peshku nuk eshte banke idesh, eshte me teper pellg opinionesh dhe qendrimesh me fokus te caktuar. Une se shof si ndonje vend te hatashem nga ku mund te vjeshesh shume, per nje kohe te gjate.

Nqs e ke pas llafin per letersi, athere nuk di cte te them. Ka tjeter ndejshmeri per krijimet letrare. Une nuk shkruj kshu qe nuk di cte them. Maximumi qe me kane vjedh ka qene titulli i nje shkrimi qe ma vodhi mua, nje cuce e re me emrin Jorina Kadare dhe e botoi ne gazete. Big deal, as e mora inat, perkundrazi smiley

pershnetje  flok smiley

Peshku nuk eshte banke idesh, eshte me teper pellg opinionesh dhe qendrimesh me fokus te caktuar. Une se shof si ndonje vend te hatashem nga ku mund te vjeshesh shume, per nje kohe te gjate.

Pikerisht ketu qendron ironia, qe shtypi shqiptar eshte katandisur sa qe te vjedhe nga komentet e PPU per te bere artikuj. smiley

Ana tjeter e ironise eshte qe PPU i duket vetja se eshte banke idesh, ndaj e ka vene kete shkrimin e Flokut tek faqja kryesore, duke e bere gjoksin grope. smiley

 

Flok, ti ke plotesisht te drejte nga perspektiva personale, si komentatore tek PPU apo si autore e blogut tend. Por, te habiteshim ne qe kemi vite qe s'jetojme ne Shqiperi hajde de, po dhe ti habitesh qe keto gjera bejne vaki ne Shqiperi? smiley

Nexh: rri moj dreqke mos na ngacmosmiley

miq , une mendoj se shkrimi i Flokenajes nuk ka asgje te gabuar.e kam fjalen sado qe mund te jete nje fakt i ditur, vjedhja , nuk mendoj se ka ndonje te keqe kur vihet ne pah.

madje ne rast se ky fakt do te perkrahej nga te tere , pa u lene te kuptohet apo mendohet se ky eshte nje rast i pashprese, edhe ata mendjendriturit qe vjedhin keshtu si pa te keq do ja vinin me shume gishtin kokes.

nje nga gjerat me te rendesishme qe na mungon ne shqipatreve eshte inciativasmiley

nje nga gjerat me te rendesishme qe na mungon ne shqipatreve eshte inciativasmiley

Not from what I hear these last couple of days! smiley

une do kenaqesha nese gazetaret i kuptonin cfare lexonin dhe kur i perpunonin i shkruanin te sakta.

per drejtuesit, nuk ka nevoje te marrin mase aq ekstreme, mjafton ti lexojne shkrimet

Jam me Tropin. Nuk e kam kuptuar asnjehere kete ndjenjen e ulet qe mund te krijoje "plagjatura". Kam pare ide dhe figura te miat neper poezi apo proze shkrimtaresh te denje e te padenje, dhe gjithmone, jo vetem jam ndjere i vleresuar, por edhe kam shfrytezuar rastin per te krijuar nje dialog poetik, anipse njeri mund te kete qene duke i rene tenxheres dhe tjetri kapakut, (ka gjet tenxherja kapakun, kur i thone). Po njesoj kam pervetesuar ide dhe figura qe me kane folur, qe ne njefare menyre me kane mahnitur, dhe kete e kam bere sa me dashje, sa pa dashje. Perndryshe nuk e kuptoj pse duhet te kete nje neveri ndaj plagjatures. Bombardohemi gjithe kohen mbi etiken e shkollarit, i cili nuk duhet te vjedhe, etj, por per mendimin tim, kjo nuk eshte vecse nje obsesion i semure ndaj fjales se shkruar. Po ne qofte se perdoret nje fjale, apo nje fjali, apo nje ide e hedhur ne muhabet e siper ne nje kafene, edhe kjo plagjature konsiderohet, apo vetem fjalet e thena i merr era, ato te shkruarat jo?

p.s. Nexho, ajo e supes me karrota, ishte e dhime. Bile se ku pashe me nje blog, qe ne listen e blogjeve, blogroll, Yummanian e kishte shkruar si "recetat e gjyshes". T'a kam llafin qe Yummania njifet si "recetat e gjyshes" neper blogosfere, (sa do qe Enka mund te mos jete gjyshe) keshtu qe tamam tamam, e ka nje reference te terthorte e nuk eshte vjedhje vjedhje.

Oh Zanfi te hangsha zemren, ke fillu me u bo proverbiale smiley

smiley

Ketu nuk po flitet per nje dhe dy fjali Lulian po flitet per shkrime te tera dhe nese do flasim dhe per rastin tim , merren se bashku me fotot.

Une ne Yummania , se per te te dhene nje ide me qe qenke i paqarte per ato qe shkruaj une , recetat qe i kam pare apo gjetur gjekundi dhe i kam aplikuar per faqen i kam bere perhere te ditura ne faqe.Ndaj nuk keni pse te hutoheni ne kete rast.

 

Mua nuk me duket e drejte nje sjellje e tille, me duket e papranueshem fakti qe ata kane kohe te kerkojne e perlajne per ta vene ne faqen e vet dhe s'kane kohe apo bejne ç'eshte e mundur  ta bejne te padukshem autorin e vertete.

Mendje mendje kjo dynja, ti se ke problem , une dhe te tjere e kane.Ketu nuk ka ndonje gje per tu shprehur keshtu ne menyre pakez tallese siç je shprehur ti.

eni, mos u merzit. Shko ke suplementi i Panorames "Une Gruaja" te se djeles se shkuar (download PDF file), 8 mars 2009, dhe diku, faqe 20, ne te majte, do shohesh recetat e "Kuzhina e Gjyshes". Jane marre pa pyetur dhe vene pa cituar burimin.

uu mi Self,

Jua hengert dreqi ne bark

smiley

Po jemi msu ne mi, me vjedh, pse merzitni juve kshu, ne ca sna kane pare syte ?

Ju ka qellu naihere te shkoni ne kohen e komunizmit ne furre per te marre taven, dhe taven tuaj tjua kene ngatrruar apo jua kane marre te tjeret ? smiley

 

Self mendoj se eshte per tu merzitur qe jemi te rrethuar nga parazite te tille.

Edhe une e kam rastisur shkrimet dhe fotot e mia ne shume vende dhe raste ndaj me ka ardh ne maje te hundes.

shumica  enjerezve ktu shkruajne per pasion dhe deshire nuk shkrujne per karriere ndaj sidomos per kete me duket shume e ulet vjedhja.

dhe mendoj se po te mobilizohen te tere dhe te mos sillen kaq menefregiste se paku do te shihej si nje gje e keqe dhe jo si nje gje per te bere store.

Self mendoj se eshte per tu merzitur qe jemi te rrethuar nga parazite te tille.

Po mire mi ne ti, ca te bojne, te rrine pa honger e ?

Te sharrojne ?

Po hec tashti mos boj kshu per i tas supe ne ti.

Ki gjynah per ne qe sna vje doresh dhe njekohesisht kemi neps  smiley

smiley

 

Nexho e ke kabim.

ju s'jeni parazitet por popllismiley

dhe ajo faqe per ket popull esh hapsmiley

Enka, absolutisht jo ne menyre tallese. Nuk e di pse, po ashtu me del zeri. Nuk kisha asnje qellim te tallesha. Thjesht iu referova shqetesimit tend qe e lexova me pare. Dhe vura re, nuk me kujtohet se cfare blogu, pas ca kohesh, qe ne blogroll, blogun tend e kishin quajtur "recetat e gjyshes", dhe thjesht mendova qe atje ku e kishin marre receten tende me gjithe fotografi kallup, perderisa kishin thene, nje tjeter "recete e gjyshes", referenca, edhe pse jo direkte, qendron. Me kupton apo jo. Nuk e kisha me tallje kete pune. Ti ke shume te drejte qe referenca te jete e sakte, e te thuhet, marre nga blogu Yummania dhe une nuk po tallem me kete, thjesht po ve ne dukje se mund te kete qene ndonje pisllik i bere padashje. Nuk e di pse bej gjithmone avokatin e djallit. Enka, ke shume te drejte, harro gjithcka qe thashe.

Luljan, "Kuzhina e gjyshes" është një blog tjetër që jep receta... nuk ka të bëjë me yummaninë e Enit.

Nuk jam shume dakort dhe me kete punen e vjedhjes. Do te eci ngadale, qe ta kuptojne gjithe kungujt qe gjenden tani rreth e rrotull.

Vjedhja eshte pak me e thelle sesa thoni ju :

VJEDHJA VJEN NGA FQINJESIA TEPER E AFERT.

Me shkoqur : une jam hajdut. Cfare vjedh une? Vjedh fqinjin tim, vjedh katundin tim, qytetin tim, shtetin tim, e pastaj planetin tim. Une jam vjedhes i zgjuar : vjedh gjithmone ate qe e kam me prane.

E si lidhet kjo me ceshtjen tone? Lidhet keshtu :

Letrat shqipe vuajne nga fqinjesia e tepert. Te gjithe kane lexuar Kadarene, te gjithe e njohin Artan Fugen, dhe te gjithe i kane lexuar ketu mrekullite e 97-es. Vjedhja vjen nga mungesa e larmise, nga mungesa e largesise. Shqiptaret, kur ndodhen brenda vendit, dine te gjithe, pa asnje dallim, dhe ne nje menyre te menjehershme, gjithcka ndodh ne Shqiperi. Sapo del nje shkrim i ri ne gazete, e gjithe Tirana e lexon pernjehere. Ushqimi eshte tip MENCE POPULLORE. Te gjithe te njejten supe, pa asnje dallim.

Dhe Shqiptaret qe ndodhen jashte, jane mbledhur rreth dy apo tre qendrave internetore dhe aty interesohen per sa dhembe dhe dhemballe ka Selimi, Zeqiri dhe Perikliu. Qajne hallet, thone sa fitojne ne muaj, thone sa e kane numrin e kembes, si ua quajne shoket, dhe sa ore gjume flene. Pa harruar dhe pershendetjet me rastin e gatimit te nje byreku me gjize. 97 gatuan makarona, dhe 3 sekonda me pas, 79-ta i uron: te befshin mire.

Atehere, pa me thoni, e c'mund te vije tjeter nga kjo ngjitje bythe-me-bythe qe bejne Shqiptaret, brenda dhe jashte? VETEM VJEDHJE, asgje tjeter. VJEDHJE NE FORMEN E NDIKIMIT.

Tirana jone e dashur, nuk ka dale ende nga periudha e monizmit ku pirdhte Rita Marko dhe tani lajmin e kishte marre dhe Qatipi qe pastronte rruget ne Kombinat. Qatipi ia tregonte Qazimit nje batute me nje te pjerdhur te nje udheheqesi te larte por qe ai nuk ia thoshte emrin, per siguri. Ja vjedhja origjinale. Vjedhje qe nuk e ka fare pamjen e vjedhjes. Vjedhje naive, vjedhje e pafajshme, vjedhje ne mirebesim.

A nuk e keni pare ketu si tregohen historite dylekeshe te Bimit dhe Cimit dhe te gjithe qeshin si hajvane? Nga vjen kjo? Kjo vjen nga afersia e tmerrshme qe ne kishim me njeri-tjetrin. Jemi rritur me te njejtat gomarlleqe, dhe ne vazhdojme t'iu thurim himne ketyre palacolleqeve. Madje nuk ngurojme dhe t'i ngrejme lart si ajka e letersise.

Nqs secili prej nesh do te mundohet te fitoje pavaresine e vet, do ta shihni ne vend si do te zhduket vjedhja. Behuni te lire ndaj njeri-tjetrit, mos qeshni me gomarlleqet e tjetrit, mbani seriozitetin tuaj dhe shumefishoni referencat tuaja, shkoni ne Japoni, ne Argjentine apo Suedi, dhe mesoni gjera te reja pa asnje lidhje me femijerine tuaj te dhjere. Ky eshte shpetimi. Perndryshe ne do te rrime duke ngritur gjyqe per vjedhje pas vjedhje.

Kush te kete ndonje verejtje, mundesisht te me citoje.

femijerine tone te dhjere? si keshtu?

 Kur lashe komentin e pare, pra ku evidentoja se vete shkruesi ka perdorur pa dhene referencen nje batute te nje programi televiziv, e lashe me aq per arsye kohe. Meqenese tani kam me shume mundesi, me lejoni te shprehem edhe une ne lidhje me kete ceshtje.

Te vjen plasja kur dikush te vjedh ndonje fjali, batute apo menyre. Sigurisht, te vjen plasje derisa te kuptosh te verteten sublime te kotesise se te dy akteve: tendin qe e shkruan, dhe atij qe e vjedh. Nuk e di sa mirrem vesh ketu. Mua per vete me kane vjedhur sistematikisht shkrimet, derisa njehere me vodhen edhe canten me nje pashaporte te cilen nuk e perdorja me, certifikaten e vaksinimit (timen) dhe nja dymijeedyqind euro, qe me piken ne zemer. Me piken ne zemer me shume se nje perkthim i Eliotit qe e kisha ne te njejten cante, per te cilin u lumturova qe do e lexonin. Me kete rast, nuk mund te mos me bjere ndermend se po e pashe gjekundi te publikuar perkthimin tim, do e kem gjetur me siguri se kush ishte ai kodosh qe me vodhi canten.

Qe te kthehem tek ceshtja ne fjale: meqenese nuk po i veme emer ketyre qe shkruajme, dhe meqenese edhe po t'i vinim emer atyre qe shkruajme, ato qe shkruajme jane aq mediokre dhe te pavlera saqe mund t'i shkojne vete ndermend cdo njeriu me tre-kater pare mend, por edhe po nuk i vajten vete ne mend ndonje njeriu dhe i vodhen ketu, nuk u prish gjiza. Dhe kini parasysh se une nuk jam asfare modest.

Te vertetat nuk jane si ligje fizike, dhe meqe jemi ketu, do doja te gjeja kush me vodhi vertetimin e teoremes se Pitagores ne provimet e lirimit.

 

sqarim per gazetarucet (dhe jo vetem)

 shkrimi eshte ky

http://flokenaja.shqipo.com/2008/11/12/n...

ka qene edhe ketu tep peshku tek rubrika mos humbisni, por iu dhash linkun e  blogut tim se une e kam c'rregjistruar blogun tim prej ketej dhe jane fshire te gjitha prurjet nga blogu im.

tani qe ta them fare hapur, nuk me ha meraku fare se c'mendojne tropizma me shoke per keqperdorime meskine si; perkedhelje sedre e idiotlleqe te tjera e ku di une, as qe do marr mundimin t'ua sqaroj per cfare behet fjale ketyre shokeve dhe shoqkave partizane me tropizmen komandante cete... pepiqem t'i kuptoj keta njerez si tropizma apo ndonje tjeter, duke hedhur balte e duke shfryre mllef mbi kedo, ata nuk bejne gje tjeter vecse shprehin nje deshire uleritese per t'i thene botes; une ekzistoj...! Nuk kane me cfar te vertetojne tjeter ekzistencen e tyre...

per te tjeret;

une shkrimin e  kam shkruar ne nentor,  rastesisht degjova ne njerin nga keto emisionet televizive me rastin pango, kur prezantuesi i emisionit citoi shkrimin tim... ishte botur ne nje gazete...!!!

tani une po iu them qe kane vjedhur shrkimin ju diskutoni batuta...

une po them qe kane vjedhur lopen me gjithe kapistall, ju thoni jazek te qofte ty qe kishte lope ( mora kete shembullin me lope e dashur tropizme se e di qe ty te pelqejne shume lopet  )

nuk me behet vone fare per cilesine e shkrimit, nuk ka qene ky qellimi, une nuk merrem me gazetari, ky shkrim ishte nje pergjigje per gjithe gazetaret xhepiste dhe per te gjithe emrat e njohur te mediave qe nga njera ane thone njemije  e nje te zeza neper emisonet e tyre per komunitetet virtuale dhe nga ana tjeter vertiten ketu si kacake per te siguruar buken e perditshme...

p.s

dhe po, Nexh, me kane vjedhur edhe shkrime qe kane qene letersi e mirefillte...  dhe me sa di une e drejta e  autorit njihet edhe kur shkruan me pseudonim...

p.s.1

edhe dicka tjeter, kete shkrim e ekspozova ketu ( mos fajesoni adminet per kete ) ne menyre qe te lexohej nga gazetarucet,  nuk e kam shkruar qe te thoni ju; "sa bukur e paske shkruar"... une ka kohe qe nuk postoj me shkrime ketu... pikerisht per shkak te histerise me te cilen komentojne disa nga komentues ketu... them disa jo te gjithe...  ka te tjere qe i dua fort dhe i falenderoj qe me mirekuptuan me kete

http://www.youtube.com/watch?v=XBOg8445zxM

 

 

 

awww flok,

dhe ti e pelqeke Amy Belle smiley

great taste smiley

Te marrshin te ligat gazetarucet e qelbet !!!

 

O flokenaja ulu njehere derman, se nuk i dihet. Kur rri me kembe, dalin edhe llafe qe s'ke bere plan t'i thuash. E marr mundimin te te shkruaj, jo vetem ngaqe nuk kam ndonje gje tjeter me te mire per te bere, porse doja te te thoja se qe ketej erresires ne te cilen rroj, me pelqen shume gjuha qe ti perdor neper komente. Cha t'i bej? E kam te pamundur t'i rezistoj tonit shqiptar sidomos kur ky shoqerohet me nje idhtesi gjendrash te ferkuara relativisht paq....c'te te them... Kur isha i vogel, njerezit mendonin se do behesha farmacist.

Une vdes per idhtesi. Ndjej nje kenaqesi prafullitese kur lexoj komente te tilla si ky siper. Natyrisht, nuk ka sesi te te pengoj te kesh te drejten tende te te mos plase. (Lexoje edhe njehere kete fjaline, se nuk i dihet).  Personalisht me rezulton se jetoj per vemendjen tuaj, vdes qe ju te me doni te me vleresoni, t'ju zere dhimbja e melcise nga thagmat e mia, t'ju plase veshka, t'ju rrahe zemra, t'ju shpertheje pankreasi,  te thoni se ato qe shkruan jerusalemi jane te papara, te padegjuara, Lum si ne qe e kemi. Dicka me thote qe edhe ti, jo ti ti, por nje ti tjeter, ti e pergjithshme, ndan te njejtin gezim me mua. Ama edhe kjo kerkese per vemendje, mendimi im ky, duhet bere me nje cike lezet. Se ja psh, cha lezeti ka qe t'i thuash tropizmes se hedh mllef e balte kunder teje qe te vertetoje se ekziston,  pervecse te na duket ne te tjereve, se ia ke futur vertikalisht si kau peles, (per t'i bere qejfin tropit qe i ka qejf gjedhet). Njeriu duhet t'ia fuse kot, por deri ne njefare vendi, me njefare lezeti dhe nje lloj modestie. Hic, keto kisha.

hi nexh

te te them qe e adhuroj Amy-n eshte pak

te te them qe ndonjehere me vjen te qaj kur degjoj kete kenge, e di qe do thuash jam e cmendur,( ku i dihet edhe mund te jem, te cmendurit asnjehere nuk jane te ndergjegjshm per cmendurine e tyre...)  smiley

 

oh, nqs je e cmendur ne kete menyre, je just perfect smiley

gjynah qe Amy Belle nuk eshte aq prodhimtare dhe ka kaq pak pjese nga ajo.

 

sepse nuk eshte komerciale mendoj une, prandaj ka aq pak...

nexh me duhet te dal

perqafime

Floku jetojme ne kohe te keqija,ne kohen e Lamasheve,c`te besh te meresh me lamashet?Eshte shume e veshtire,se lamashi nuk kupton, se sa mund duhet te besh nje krijim,sa nerva sa ndjenja ka aty brenda nje poezie,nje tregimi ,shkrimi mbi te gjitha harxhim kohe,dhe koha eshte flori.Lamashi i Emigrantit,e di vleren e floririt,kohes,dhe fap ta vjedh ty shkrimin dhe idene e shkrimit,por ku ka lamashi etik qe te perifrazoje ndeshmerisht se kete shkrim e ka lexuar diku!Kane humbur te gjitha vlerat!

 

 

per mendimin tim ka te drejte kjo qe shqetsohet per kete punen e plagjiatures. Nuk behet fjale thjesht per "fjale te vjedhura". Nuk jane fjalet ato qe vidhen por konstruksionet e mendjes, idete e dikujt tjetri, ose e thene ndryshe, 'Prona Intelektuale'. Kushdo qe nuk shqetsohet prej ksaj lloj vjedhjeje, dhe e redukton ate ne nje "huazim fjalesh", te thjeshte, per mendimi tim nuk ka nje fare sensi te zhvilluar te prones intelektuale... ose troc, nuk ka vete prone... dhe e gjykon vjedhjen ne menyre subjektive e jo objektive (perderisa une nuk kam prone atehere pse te m'plas trapi se robt kane filluar te vjedhin prone?).... e kjo eshte gabim per mendimin tim se vjedhja eshte nje indikator i nje shoqerie intelektualisht primitive, sido qe ta shohesh, qofte nga aspekti subjektiv, ose ai objektiv.

 tani, psh 23, po te dua une te citoj ate qe ti ke thene tek qy komenti siper, si ta citoj, kur ti nuk ke emer gjakundi?

Mbrohen idete qe u ve emer.

Madje edhe ti vete pershembull kete komentin ketu siper, qe po na e shket per te tendin, kushedi ku e ke vjedhur smiley

me thuaj pse duhet te te marr seriozisht kur ti nuk shkruan te merresh seriozisht. Se ti as akuzon e as hamendeson, se te akuzosh do prova e provat si ke, e te hamendesosh duhet te lejosh hapesire e hapesire ti nuk lejon kur thua "po na e shket per tendin", dmth ti e ke bere fakt te kryer, nuk eshte me hamendje.

 23, "shket per tendin" eshte figure letrare, shume e perdorur sidomos nga Jugu. Pyetja ama eshte serioze: Si mund te citosh dike qe e ka nick-un "23", apo "jerusalem" apo X?

Situata eshte e tille. Ti fole aty per pronen intelektuale. Nashti, po te dua une te citoj ndonjegje nga ato qe shkruan ti ne lidhje me pronen intelektuale, si ta bej? 

Prandaj edhe tek komenti me siper thoja: Qe te mbrohesh ti me gjithe ide, duhet t'u vesh emer. Ndryshe, eshte pisk puna. Te vjedhin dhe nuk dihet kush vodhi i pari ke: Flokenaja qe e botoi tek blogu e vodhi nga gazeta, apo gazeta qe e botoi e vodhi nga Flokenaja?

Dhe gjithe kete shpjegim, nuk e bera qe te me marresh seriozisht.

O floku po une kam inat qe nuk me vjedhin asgje, prandaj vij te te provoj ty qe ekzistoj. Sepse sic ka thene Sokol Balla 'une kopjoj, prandaj ekzistoj'.

Jerusalem,

e para... ato qe kam shkruajtur me siper per pronen intelektuale nuk jane prone intelektuale por prone e perbashket... dmth jane gjera qe dihen e duhet te dihen... nuk ka asgje origjinale ose gjeniale ne ato qe kam permendur. Nqs ti ke ndermend te marresh e citosh ato qe kam thene me siper ashtu sic i kam thene me siper atehere je ne profesionin e gabuar sepse nuk ke aftesine te thithesh informacion e ta renditesh ne sirtaret e mendjes tende sipas menyres se si e koncepton ti realitetin e ta perdoresh kete informacion ose te konfirmosh ato qe di (already), ose te konfrontosh ato qe di... pra ne te dyja rastet te shtysh dijen tende me tutje... e me pas te riformulosh idete e permendura sipas menyres tende (ose elaborosh sic ka thene ajo Nexhi me siper)...

sdq... nqs ti e ndien vertete te nevojshme te me citosh, atehere beje si te duash... po te duash citoje si 23, ose... "anonim"... ose "populli"... ose "nje rrote trapi prej PPU"... ose mund te thuash "diku kam lexuar se..."... ose "sic thoshte njeri tek PPU"... ska problem per mua... mjafton te mos e citosh si "Jerusalem"... nuk e di nqs me kupton.... per mua mjafton qe ti je munduar te besh te qarte se ne fakt pjesa e cituar nuk eshte e jotja.... dmth eshte kjo mungese, e vetedishme ose e pavetedishme, e permendjes se ne fakt ky shkrim nuk eshte i imi, qe me irriton mua personalisht..... dhe nuk e di si ta shpjegoj, sepse nuk eshte irritim tamam tamm.. por eshte nje fare veprimi qe e ben robin te ndihet viktime e nje padrejtesie te ulet...... nderkaq qe vjedhesi ndoshta ngjit edhe "shkallet e lavdise poetike" ose cfaredo, (kjo s'eshte e imja) me pronen e vjedhur.... dmth eshte veprim shume i nderlikuar e i peshtire nga ana morale... Nqs e shoh se tjetri ka bere edhe mundimin me te vogel te thot, "ej o shoke, kete s'e kam thene une"... atehere jam gati ta fal qe nuk e ka permendur emrin ose pseudonimin e atij qe e ka shkruajtur, nqs pjesa e vjedhur me perket mua... ose ka mundesi qe ai nuk e ka pare te nevojshme te permendet autori i vertete... por rendesi ka se ai se ka prezantuar si te vetin... kshtu e shoh une.

Eshte e rendesishme qe autori te jete i vetedishem, se shkrimi i cituar nuk prezantohet si shkrim i tij. Nqs kjo ndodh atehere ne teori nuk ka per te ekzistuar vjedhja... sepse autori e ka bere te tijen te distancoj veten prej shkrimit tye cituar, dhe nqs lexuesi e merr shkrimin e cituar si te autorit te dyte, atehere eshte faji i lexuesit. Autori origjinal permendet (per mendimin tim), per te shmangur kete keqkuptim midis autorit te dyte e lexuesit. Ka edhe mundesi te permendet per te kredituar autorin e pare... por per mendimin tim, pjesa me e rendesishme eshte qe autori i dyte te jete i vetedishem se ka bere aq sa mundet qe pjesa e cituar te mos paraqitet si e tija. Kjo eshte minimumi qe duhet te behet.

 23, 

Ajo per te cilen ti shkruan, ne nje togfjalesh te vetem quhet: E drejta e Autorit. 

Si njeri qe shkruaj, nuk kam qene asnjehere ne anen e atyre qe e thyejne kete te drejte. Ne te gjitha komentet e mia po te keni miresine dhe durimin t'i lexoni, e kam patur llafin gjetiu, permbledhur me pak fjale ne fjaline: "Vidhem, ergo vlej."

 

Per zotin ketu ka gallate

ja te te sqaroj njecike une ty jeruzalem, (shpresoj te me kuptosh gjuhen, se edhe une jam nga jugu)

Nje njeri eshte ulur ne ndenjesen e autobuzit dhe papritur i vjedhin portofolin, autobuzi sapo ka ndaluar dhe ky personi kap te parin polic qe sheh aty afer,  le te themi qe eshte nje polic; 97-a pershembull dhe nje police femer;  tropizma, shembuj jo keqedashes keta....

ky personi u thote ketyre me nje fryme; ndiqeni ate kalamanin se me ka vjedh portofolin

cfar bejne policet thua ti? po ja, keta vene syzet, nxjerrin bllokun, stilolapsat dhe fillojne te analizojne, te shohin nga maja e flokut deri  te thoi i kembes, dhe mbas disa konsultash nen ze, arrijne ne perfundimin qe ty te ka pelqyer qe te te vjedhin portofolin... se te eshte perkedhelur sedra qe hajduti ka parapeleqyer portofolin tend, ne vend te portofolit  te udhetarit perbri...  Nderkohe qe ky cifti i policeve, profesore, gjen zgjidhjen e shekullit, ai hajduti eshte duke bere nje party te madhe me karten tende te kreditit... smiley

ti jeruzalem je i ri ketu, dhe nuk e  di pershembull qe egoja ime ka ca standarte shume te sterholla, sa e ka te pamundur te perkedhelet nga vjedhja e nje shkrimi prej nje sharlatani i cili per me teper nuk di as te vjedhe... me erdhi te qesh me ate supozimin tend qe mund ta kisha vjedhur une smiley nejse, ti ke te drejte se nuk i di kushtet ne te cilat eshte shkruar ajo pjese...

me erdhi te qesh gjithashtu me nje postim te nje antari "its", kishte shkruar njemije e nje te zeza pe shkrimin tim, ndersa ne fund me kishte shkruar respekte smiley qesha me ze te larte kur e lexova, rast tipik, qe verteton me se miri se te qendruarit gjate prane kompiuterit t'i djeg te gjitha neuronet smiley

ndersa me kete 97 -çin/çen, u habita, se ketij i qenka dashur te shkoje deri ne japoni per te nxjerre perfundimin qe femijeria e tij/saj ka qene e "menderosur", ne fakt  fakti qe paska kaluar nje femijeri te tille verteton edhe kete menyre arrogante te komentuari...

97, te lutem fol per vete, mos i pergjitheso femijerite, e imja ka qene femijeria me e bukur qe mund te kete nje njeri dhe nese do te duhej ta ri-jetoja serish, nuk do t'i hiqja asnje presje...

23, te falenderoj shume shuuume per mirekuptimin... por nuk ia vlen, kjo menyre e mbrapshte, vegjetative, tipike shqiptare te reaguari kur denoncohet dicka, ka per te na lene perjete ne "shpella"...

tropizma une vazhdoj te mendoj se ti je vajze inteligjente, por me lejo nje keshille, hape qiellin dhe cliroje gjithe kete negativitet qe ke ne shpirt...

shendet e pare

 

O floknaje, meqe me fole hapur, po te flas edhe une hapur (se inshaallah na hapet qielli): brishtesia e gjithanshme qe t'i sjell ketu, si ne fjale e si ne vepra, mua nuk me pershtatet dhe per fat te keq nuk di menyre tjeter per ta shprehur sikletin qe me kap kur perballem me kete fenomen te natyres. Dmth, e kuptoj qe duhet te gjej nje menyre te mos e prish lulen, po faji im eshte qe lulja mbin gjithandej, edhe aty ku barin e dua te gjelber?

Ja ta zeme se ti je ne autobuz. Vjen nje cun dhe te vjedh buzeqeshjen. Si duhet te veproje 97-a dhe tropizma ne kete rast?

tani nuk merret vesh se kush mbin gjithandej tropizme,

se ti ke nja nje muaj qe me je qepur kemba kembes, edhe kur une pergezoj ndokend ti hyn pas meje dhe i thua; te shau me liber shtepie, kete gje nuk kuptoj une te ti...

sa per brishtesine, jetojme ne nje bote te larmishme, ka vend per te gjithe ne kete bote, si per njerez te brishte... si per talebane...

 

 

 

O floku kjo teme po shnderrohet ne nje altar te vogel ku flijohet brishtesia jote: ca te vjedhin, ca ta sulmojne me bazuka. Po prishet bota. Une them te shkruajme nje poezi per kete.

Floku, sic thashe ti ke plotesisht te drejte, por qitja e ketij shkrimit tend tek faqja kryesore nga qeveria e Peshkut me duket thjesht nje kontradikte + renie gjoksi (sa gje e vlefshme eshte PPU qe e vjedhin gazetaret), pasi, kur vidhen komentet e anonimeve nga nje blog si PPU ne fakt duhet te jete blogu, dmth qeveria e tij, qe te ngreje zerin tek organet perkatese te shtypit qe bejne vjedhjen pa cituar nga i marin, pasi qeveria e PPU ka ne fakt ne pronesi keto komente qe bejne peshqit ketu. Me ca kam pare disa here adminat e PPU kane bere te kunderten, dmth justifikuar vjedhjen si huazim frazash te pergjithshme, etj. Nderkohe qe njekohesisht qiten keto temat ne krye si e jotja. Pra dhe ti apo kushdo peshk tjeter nuk ka shume te drejte ti drejtohet nje organi shtypi nese nuk e ngre zerin per kete PPU se pari, pasi ti dhe te tjeret ketu jane bujtes (anonime ose jo) te kesaj shtepie/blogu, nen strehen e PPU.

Dmth ne kete rast me qitjen ne pah te kesaj teme kemi pakez shfrytezim te shqetesimit/protestes tende nga ana e qeverise se Peshkut per popularitet, por qe besoj dhe ty s'te ngel qefi per kete se vihet ne pah dhe tema jote me shume. smiley

Kurse me vjedhjet nga blogu jot kuptohet eshte tjeter gje, pasi aty qeveri je ti vete.

tropizme, sa po te shqeteson brishtesia ime !!! mos u shqeteso kaq shume moj BURRNESHE...

mua per shembull nuk me shqeteson aspak harbuteria jote...  ky eshte edhe dallimi midis meje dhe teje... dallim humnerik do thoja...

ne vend qe te besh nej poezi per brishtesine time, bej nje poezi per femrat burrnesha, ato si puna jote, qe harbuteria i ka shnderuar ne me te vrazhda se burrat vete...

 

 

Ketu me pelqeve floknaje, tregon se me fertilizuesin e duhur lulja rritet dhe behet shkurre. E cila pastaj eshte plotesisht ne gjendje te diskutoje ndryshimin midis burrit,gruas, burrneshes, dhe grurit nepermjet variablit brishtesi, duke na kthyer keshtu te gjitheve ne shekullin e tetembedhjete dhe jo vetem.

PO MOR BURRE PO KE SHUME TE DREJTE

me speciliste foragjeresh si puna jote, vetem ne nje nivel te tille mund te degjeneroje debati...

ik ruaj lopet tropizme... edhe pse jam e sigurt se edhe ato do t'i trembesh me harbuterine tende....

Vjedh mire kush vjedh gjithmone.

  sepse Peshku pa ujë, është një lloj nëndaje bujare, e sakrifikuar, për të gjithë kaçakët

e madhe floknaja ! gjithshka ka shkrujt ThP ktu e sa muj, ja ka përla sot Sabriu

zanf, ata te gjithe e lexojne peshkun, e them me prova kete...

 

p.s

zanf, me duhet te te falenderoj se diku ne nje teme kishe shkruar dicka shume te bukur ne adrese te shkrimeve te mia, nuk besoj se e meritoj komplimentin tend, smiley fare nuk e  besoj, por e thene nga ty, pati shume vlere...

zanf, do mbetesh gjithmone nje personazh pozitiv, edhe sikur nje dite te te mbushet mendja te behesh e keqe, nuk behesh dot, se miresine e ke ne ADN  te pershendes

smiley

zanf, ata te gjithe e lexojne peshkun, e them me prova kete...

qyqja pse sthu ti, po ne qe shajme, na psken fut ke lista zeze.

Ishalla sme fusin ne burg smiley 

Pershendetje Flokenaje !

Me vjen keq se ne rastin me te pare po te drejtohem ne kete rast qe te paskan bere nje padrejtesi , por qe nuk ja vlen per tu marre me teper me merzitje se sa me shkrime edhe me te bukur se sa ai i vjedhuri . Dhe kur nxehesh ( siç na ndodh te gjitheve tek e fundit ) mendimet e humbin bukurine dhe elegancen qe te karakterizon

Te pershendes perzemersisht  smiley

Eh, c'te shtosh me teper, e ke qendisur! Te lumte! Me vjen keq qe disa ketu kane manine per te bere avokatin e djallit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).