Stabiliteti i rastësishëm ekonomik i Ballkanit

Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, bankat me bazë në Bashkimin Europian (BE) si Raiffeisen e Austrisë dhe Alphabank nga Greqia kanë investuar rëndshëm në sektroin financiar të Ballkanit dhe kanë rrjetin e degëve të tyre mjaft të shtrirë, madje edhe në vende të largëta, me teknologji moderne dhe me pronarë të garantuar në euro. Paratë e thata në dorë nuk janë më mbizotëruese, me gjithë rrezikun e një mbivlerësimi të monedhës vendase.

Sulmet me kallashnikovë nuk janë tashti mënyra e rëndomtë për të nxjerrë para jashtë bankave. Sot një punonjës civil maqedonas e merr rrogën e tij në një llogari bankare ashtu si bashkëkohësit e tyre në Paris apo Denver. Duke marrë parasysh kufizimet në ekonominë rajonale, veprimet bankare që ofrohen janë të thjeshta. Paguhen rregullisht rrogat si dhe jepen kredi të vogla mbështetur në asetet e biznesit. Vetëm pak nga punonjësit e stafit kanë njëfarë ideje të problemeve të një viti më parë por që nuk ekzistojnë tashmë.

Thashethemet e përhapura tani së fundi për stabilitetin e Raiffeisenit, me rënien drastike të aksioneve të saj, dolën nga Austria, jo nga vendet ballkanike. Hipotekimet janë shumë pak të zakonshme, ndërsa të ardhurat për strehim shpesh rregullohen me një varg huash familjare. Sidoqoftë, në shumë vende nuk është fort i zhvilluar tregu i strehimit, ose edhe një treg në natyrë, ndaj dhe kontratat me qeverinë tradicionalisht janë për të mos i zënë besë. Nëqoftëse ti ke një shtëpi, priresh ta ruash atë për familjen. Kursimet inkurajohen nga disa zakone tradicionale; kështu, për shembull, kur ju hapni një llogari në një bankë me pronësi gjermane në Maqedoni, ju merrni një poçe të vogël qeramike me mjaltë, si shenjë e mbarësisë. Veprimet bashkëkohore bankare në Ballkan u ngjajnë së tepërmi atyre të zyrave postare britanike një brez e ca më përpara në kohën e fillimit të Giros. Ngjan një përrallë mbarësie, madje prekëse, kështu autoritetet e botës financiare, pavarësisht nga të tjera ankthe që priten të vijnë, nuk ka nevojë të shqetësohen për të nxjerrë nga bataku institucionet e dyshimta ballkanike.

Por a është kjo e gjithë përralla? Çfarë fsheh e ardhmja? Në disa vende, si Kosova, është arritur njëfarë stabiliteti relativ dhe ndoshta jetëshkurtër sepse ka ende një sasi të vazhdueshme parash që hyjnë në vend nga punëtorët që punojnë në vendet gjermanishtfolëse të Europës qendrore dhe në Zvicër, të cilët janë ende në gjendje të mirë ekonomike. Shqipëria është prekur nga një reduktim i parave të emigrantëve nga Greqia, që ranë ndieshëm vitin e fundit. Ka patur një zhvillim të vërtetë ekonomik në disa sektorë, si fjala vjen bujqësia rumune dhe turizmi kroat e malazez. Ndonëse në shumë të tjera, arsyeja që sistemi bankar nuk po vuan zvogëlimin e ndjeshëm të parave cash dhe krediti që duket gjithandej në vende të rangut të dytë, sikurse janë vendet balltike, është për shkak forcave të vështira dhe të errëta të krimit të organizuar.

Disa ekonomi ballkanike, ku më të njohurat janë Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë një sasi të madhe të ardhurash të pazbuluara nga ekonomia informale. Më e rëndësishmja e këtyre industrive - e cila duhet marrë seriozisht në konsideratë, pasi është po aq e institucionalizuar sa edhe peshkimi apo bujqësia - është kontrabanda e cigareve. Ajo bëhet si tregti e një malli të rregullt pasi kushtet ideale të kontrabandës janë krijuar nga politika absurde e taksave të larta të qeverive të BE-së. Të ardhurat nga tregtia e cigareve shpërndahen qetësisht gjithandej shoqërisë ballkanike, nga pensionistët refugjatë serbë që në qoshkat e rrugëve ku shesin bëjnë aq para sa për të mbijetuar, deri te të gjitha llojet e ndërmjetësve të vegjël që shpesh kanë biznese të ndryshme legjitime dhe me leverdi, si dhe deri te shumë tregtarë të fuqishëm ndërkombëtarë. Por kjo nuk është e gjithë historia.

Më e rëndësishmja e industrive [informale] - e cila duhet marrë seriozisht në konsideratë, pasi është po aq e institucionalizuar sa edhe peshkimi apo bujqësia - është kontrabanda e cigareve

Nga ana tjetër, Ballkani ka ende një sektor kryesor të madh dhe të paorganizuar bujqësor fermerësh shumë të vegjël, (vetëm në Maqedoni ka mbi njëqind mijë të till&eumlsmiley, që kanë përfituar në mënyrë të konsiderueshme nga reformat postkomuniste, mundësitë për të marrë kredi të vogla dhe nga çmimet e larta botërore të ushqimeve. Fshatari ballkanas nuk pushoi kurrë së qeni një lojtar ekonomik, edhe pse shpesh i braktisur. Nëse fshatarët sigurojnë mjetet bazë të jetesës, sasitë e mëdha të parave të krijuara në rrugë kriminale vajisin rrotën e bankave dhe tregut të pronave, dhe që mund të financojnë operacione kontrabande të gjera dhe komplekse deri te drogat e forta ilegale si heroina dhe trafikimi i njerëzve. Askush nuk e di në të vërtetë se sa shumë ndikon secila ekonomi për këtë, ndaj dhe ka debate të forta për saktësinë e të dhënave që japin agjencitë e ndryshme, por në disa vende kontrabanda mund të llogaritet aty te tridhjetë përqind të ekonomisë vendore.

Në këtë mënyrë, mund të thuhet se ka një kthim te një zakon otoman në jetën ballkanike kur një autoritet i jashtëm dhe shpesh i largët si perandoria e vjetër, vendos taksa të larta ndërsa krejt segmentet e shoqërisë vendase shikojnë një shans madhor ekonomik duke t’iu shmangur atyre. Vërehet kështu një paralele thuajse e njëjtë midis rolit të BE-së për taksimin e cigareve dhe taksave të kripura otomane në strukturën shoqërore dhe ekonomike të Ballkanit. Kjo ka krijuar stabilitet ekonomik krejt të rastësishëm, pasi askush nuk mund të kundërshtojë që këto biznese janë të rëndësishme dhe se cigaret janë një mall tërësisht legal gjithandej.

Ndryshimet kulturore janë domethënëse. Në perëndim, në disa qarqe cigaret shihen si drogë e rrezikshme, por kjo nuk qëndron gjithkund. Për pasojë, ligji perëndimor dhe masat përforcuese pengohet nga shumë probleme të dallimeve kulturore. Cigaret janë legale gjithandej, por heroina jo, askund. Drogat ilegale në vetvete janë të rëndësishme në mënyra të ndryshme, në një varg vendesh, me kontekste të ndryshme ekonomike. Në zonat rurale të Shqipërisë kultivimi i marijuanës është një aktivitet kyç që nxjerr para të thata, më së shumti për tregjet e mëdha italiane dhe greke. Vendi është bërë në këtë mënyrë një prodhues i parë bujqësor dhe, me rritjen e çmimeve përfitoi po aq shumë nga prirjet ekonomike botërore sa edhe fermerët e deleve në Zelandën e Re. Në Bullgari dhe Serbi, gjërat janë ndryshe. Prodhimi fillestar i drogës nuk është ndonjë problem i madh. Megjithëse ka një kultivim të kufizuar të hashashit në fshatra, paraja më e madhe bëhet nga tregtimi i heroinës nëpër qytete, ku është i organizuar transporti nga Turqia për në tregjet europiane.

Të gjitha vendet ballkanike bëjnë pjesë në këtë kriminalizim të hapësirave ekonomike me peshë, madje dhe ato që kanë një imazh publik më të spikatur europian dhe reformist, siç ka treguar së fundmi në shumë raste vrasjesh Mafia në Kroaci. Është një ironi e krizës së tanishme që disa nga vendet me ekonominë më të brishtë në Europën lindore janë këto, si Hungaria dhe Letonia, të cilat janë bërë shembuj të vërtetë të progresit ekonomik dhe reformave ligjore, hapjen ndaj investimeve të huaja, sistemin bankar transparent, rolin transformues të internetit në ekonomi e kështu me radhë. Ato vende që kanë mbajtur një sektor të madh bazë bujqësor si dhe jetën tradicionale fshatare, edhe pse të prapambetur, janë, siç duken gjërat tani, më të stabilizuar financiarisht. Fshatarët vazhdojnë të jetojnë atje në kodrat e pyllëzuara dhe, tok me ta, banditi, edhe pse tashmë shëtit me një Porsche nëpër shtigjet pyjore e jo me një kalë të zi me një mëgojzë të argjendtë.

Mund jetë fare mirë një Ballkan i ri pas rënies së komunizmit dhe trazirave postkomuniste, por ai mund të identifikohet lehtësisht me një taksambledhës otoman apo bizantin, qoftë dhe nga ajo poçja e vjetër me mjaltë për kursimet shtëpiake. Këto kanë të ngjarë të shkaktojnë shqetësime të konsiderueshme në Bruksel ndërsa vazhdojnë planet e BE-së për zgjerimin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).