Sondazhi "Gani Bobi", fituese e zgjedhjeve PD-ja

Partia Demokratike do të ishte fituese e zgjedhjeve me 45.6% të votave krahasuar me 42.5 % të votave për PS-në, sipas sondazhit të Gani Bobit. Sipas këtij sondazhi nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në muajt shkurt-mars, LSI dhe PSV'91 do të merrte 6.2% të votave, 2.3 % për G99,PBDNJ 1.1%, 1%PR dhe 1.3% partitë e tjera.

 

Sipas sondazhit, shqiptarët kanë respektin më të lartë nga liderët e djathtë për presidentin Bamir Topi me 69.3% të votave. Ndërkohë lista ndiqet nga kryeministri Sali Berisha me 42.8% dhe kryeparlamentarja Topalli me 39.4%. Në krahun e majtë, respekt më të lartë shqiptarët gëzojnë për Pandeli Majko me 56.3% të votave, i dyti qëndron kryetati i PS-së, Edi Rama 56.1 %, dhe i treti në radhë qëndron kreu i G99, Erjon Veliaj me 50.1% të votave ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta ka marrë 27.1% të votave. Ish kreu i PS-së, Fatos Nano ka marrë 29,8% të votave. Sipas këtij sondazhi rreth 2/4 e votuesve janë të vendosur të marrin pjesë në zgjedhje, përkundrejt 15% e votuesve që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Sondazhi është kryer në fund të muajit shkurt dhe në fillim të muajit mars.

Ora News

38 Komente

Keta te Ores me duket se s'dine te bejne as llogari smiley PS plus LSI plus G99 = 51%, dmth zgjedhjet i fiton e majta. Heres tjeter le te nxjerrin nje numerator me gogla nqs s'punojne dot me makine llogaritese smiley

Llukan i ke bere ti hesapet gabim.

Vjen ngase  mendoni vetem te fshini komentet.

Ne fakt nuk eshte hesap. por nuk njeh menyren e zgjedhjeve.

 

LD,

Nuk me duket se kam gabuar ne mbledhje, por cfare s'ndodh se po vete pak vone smiley

Fakti qe une komentova ketu nuk do te thote qe i besoj parashikimit te ketij sondazhi apo te kujtdo tjeter persa kohe qe sondazhi eshte ne shkalle kombetare, dhe jo ne shkalle qarku. Gjithsesi, kjo s'me pengon te tallem me titullin qe i bie per shkurt dhe ja keput kodra pas bregut smiley

Ll.

Ll ,fillut me e fut dhe LSI-ne ne llogarite tuaja?

 

Rezultati eshte i ngushte, pra eshte e veshtire te thuash kush fiton.

 

Jam i bindur se rezultati final s'ka per te qene shume larg nga ky, sepse vete sistemi proporcional rajonal, i gomon diferencat; rrjedhimisht, fituesi do te kete nje diference te vogel votash ne avantash. Une parashikoj qe fituesi nuk do te kete me teper se 5 vota ne parlament, me teper se kundershtari

Urime PD-se dhe Gani Bobit,por me ke do lidhen ne koalicion per te kaluar 50%-in?

Lajmi ben fjale per partine e pare, d.m.th. per ate force politike qe ka konsensusin me te madh te shqiptareve. 

Nderkohe duhet te mbajme ne mendje vazhdimisht se sistemi proporcional rajonal, eshte pak i nderlikuar qe edhe pse nje parti e majte mund te kete ne total 2-3%, nuk merr deputet, pasi ne qarqe te caktuar nuk arrin pragun dhe votat e kesaj partie ndahen ndermjet partive qe marrin deputete. 

 

...normalisht te japesh thjeshte % dhe te thuash qe eshte sondazh thuhet n ekonomi qe ska lidhje...sepse ça eshte me e rendesishme eshte konteksti, bazat e sondazhit etc dhe jo shifra perfundimtare.... kshu thone  smiley

po qe populli te ket respekt me te larte per liderat brilant te se djathtes qe dine te ulin vetem taksat e bixhozit dhe zinxhirin e pantallonave... m duket e habitshme...

O Polico me keto qe po thu ti, i bie qe Sula ti kerkoj doren Edit me bo qeverine.

Thelbi eshte qe partia e pare, gjithmone sipas sondazhit, eshte PD-ja.  Nga kjo, partia qe ka fushen e hapur per koalicione dhe favorizimin me te madh ne qarqe, eshte po PD-ja.

Sistemi rajonal proporcional, p.sh. e nxjerr jashte loje fare G99, qe sipas sondazhit eshte 2.3%.

Per nje gje me vjen mire, shoket socialiste edviniste te peshkut, filluan te bejne me se fundi llogarite edhe me LSI-ne, por me vjen keq se nuk mendojne keshtu Veliaj dhe Gjinushi qe e shajne ne cdo takim LSI-ne. 

Dhe mos kujtoni se LSI nese do te kete mundesine qe te ndikoje ne peshoren e fituesit do ta shese lire veten. 

 

Sistemi rajonal proporcional, p.sh. e nxjerr jashte loje fare G99, qe sipas sondazhit eshte 2.3%.

Aaaaa jo pulic. Nuk e njifke Kodin Zgjedhor. G99 edhe me 2.3% eshte komplet brenda loje.

Ligji dikton qe pragun prej 3% duhet te kalojne ato Parti qe nuk jane ne Koalicion.

Ndersa Koalicionet (sebashku) duhet te kalojne pragun 5%. G99 eshte ne Koalicion me PS dhe pragun 5% koalicioni i majte e kalon fare kollaj.

Prandaj cdo vote per G99 vlen.

Ik lexoje mire Kodin se e paske mesu nga televizori

e ka miratu babai yt shpirteror, do s'do ti do ta pranosh me qef. smiley

Te ka informuar gabim profeti i rreme Veliaj se nuk ka prag te caktuar as 3% dhe as 5% dhe as 7%. 

Secili qark zgjedhor ka pragun e tij dhe sipas llogaritjeve qe po jepen tani, G99 nuk figuron ne asnje qark me deputete, pasi pragu eshte teper i larte.

Ato mandate qe marrin bashke PS-ja me g99, le te ndajne, nuk na prishin pune fare.

Rezultatet, me marzh gabimi te larte jane keto:

PD 66 deputete

PS 62 deputete

LSI 5 deputete

7 te diskutueshem.

Pra ne keto 62 deputetet qe ka PS-ja, le ti jape sa te doje Veliajt, nuk ka problem fare per ne.

Ik tani se te kerkon profeti Erion dhe tregoji qe votat per G99 nuk vlejne, me mire votoni per PS-ne.

Nejse, qe nuk di te lexosh s'e vija ne dyshim. Tani, a te flej apo te merrem me nje hajvan?

Po flej.

NGA SA PO SHOH KETO REZUTATET E QARQEVE FITOKA PS

kshu sic duket mahobeti lojen e luka liri... do dali nanjoni nga peshku te shkruj artikull "sa shume jane 6.9 %"??

Sic thuhet neper kulisa politike, eshte mbyll deali mes Edit dhe Lirit, dy ministri, zv.kryeminister, zv.kryetar parlamenti ne nje qeveri me dhjete portofole...

Mos Ilir se do na semuresh Policin. Lere te enderoj kendshem te pakten sonte.

Jo s`eshte e vertete!  Qarqet jane te ndara 6 me 6, por ne qarqet ku kryeson PS-ja, diferenca eshte me e ngushte se ne qarqet ku kryeson PD-ja.

Ashtu eshte Pollo, ashtu eshte. Rri i qete dhe gezoju sondazhit. Ky Gani Bobi a ka gjo lidhje me Bobi Mur? 

i kane baballaret, Motra

ka edhe tre muaj dhe rezultati mund ulet ose mund te qohet dhe duhet te presim . rendesi ka qe te behen zgjedhje te lira dhe te ndershme

Cili koalicion ka % me te mire, ka te drejte te formoje qeverin.

Sipas sondazhit duhet te jete Berisha.

Berishes i duhen 71 deputet qe te marr votebesimin.

Nuk ka ku i merr, presidenti zgjedh nje figure politke te spikatur siç eshte Spartak Ngjela, (Edvini nuk mund te jete sepse koalicioni i tij ka humbur zgjedhjet, eshte Iliri e Spartaku).

Berisha nuk pranon te fuse Pd ne qeverin e Spartakut, i cili ka bere marrveshje me gjitha partit qe kane deputet ne kuvend.

Me ardhjen ne qeveri te Spartakut, drejtesia merr hov me teper e kthehet nje force jopolitke qe ben politike.

Masmedia me politikanet zihen mes tyre kush te bej sa me shume miq ne drejtesi.

Presidenti ( me vonese por e kupton gabimin qe ka bere) , kerkon zgjedhje te reja sa me shpejt, sepse krimi po merr edhe pushtetin politik.

E majta eshte pa krye, e dhenun e tera pas grabitjes ne emer te pushtetit.

Berisha ne kete periudhe duke u perqendruar tek pasrardhesi i tij si kryetar i Pd-s , ka arritur te gjej nje figure te goditur, i gatshem te qeveris Shqiperin nga 2010 deri ne 2018.

 

ça ëndrrash shofin ca e ca...

Hajt për tia shtu dozën haluçinacioneve, Berisha bëhet i pari kryeministër që klonohet dhe ia lë vendin vetes në parti e qeveri. Që të flejsh me Berishë e të zgjohesh me Berishë, këto e yhyyyyyyy pirdhu vjet. Gjumë të ëmbël.

***

off record, hajvani është kafshë e dobishme. Po pollos tonë ia kanë pre dhe e kanë lidh ke kulla e Berishajve. Vetëm me pëllit di ai.

gomerëve në fshatin tim, kur do i bënin për të pëllit, u thoshin zdër zdër zdër. smiley

Kshu dhe peshku me kët artikullin. zdër zdër zdër. ahahahaha. smiley

 

Duke marre parasysh qe sondazhi eshte bere ne Shkurt ne kohen e skandalit Pango ( gje qe e demton PD-ne ne kete sondazh ), dhe duke marre parasysh gjithashtu futjen se shpejti ne NATO dhe perurimin parazgjedhor te rruges Kukes-Durres, sa reale jane keto figurat e Gani Bobit ?

 

Mund te na sqaroje njeri kush eshte ky Gani Bobi?

Dejon,

Eshte e vertete se momenti kur eshte bere sondazhi, fill pas "skandalit" Pango, nuk ishte me i pershtatshmi per PD-ne apo Qeverine. Jam plotesisht dakort qe kreditet e PD-se do te konsolidohen akoma me teper ne muajin Prill, pas anetaresimit (zyrtar) ne NATO. Gjithashtu, nga Forumi i Krans Montanes, Berisha la te kuptohet se Shqiperia do te kandidoje "se shpejti" per ne BE. Besoj se kjo kandidature do te behet disa dite pas hyrjes ne NATO, per mos t'a lene 2 dite para zgjedhjeve te 28 Qershorit. Nga ana tjeter, nuk diskutohet fare qe perfundimi ne kohe rekord i rruges se Shkullit gjate mandatit te Sali Berishes, do te jete tejet pozitive per PD-ne, e cila tregoi vullnet politik te palekundur per t'a çuar deri ne fund nje projekt kaq madhor, i cili do mbetet ne historine tone kombetare.

Nga ana tjeter, duket sikur "skandalet" e stisura nga Opozita u eshte prere hovi keto kohet e fundit, gje qe eshte pozitive gjithashtu. Le te kujtojme faktin se Gjykata e Larte (ish-Kasacioni), e quajti te paligjshme hetimin per rrugen DR-Kukes, per 2 ish-vartesit e L. Bashes. Me nje llogjike te thjeshte : nese varetesit dalin te pafajshem, si mund te dali ministri i fajshem ? Ose e "hane" te 2, ose gjithmone (historikisht) e hane vartesit ... aasnjehere, ne asnje vend te botes, nuk ndodh e kunderta.

Pra, edhe "skadali" i stisur nga Serbet kunder rruges Dr-Kukes, ka per te marre fund, ndoshta me shpejt sesa mund te parashikohej.

Para 28 qershorit, parashikohet te mbyllet rruga Durres-Kukes?

ku mund ti gjejm kto rezultatet e plota te sondazhit

 

kam 1 or qe kerkoj ne net e nuk i gjej dot rezultatet. fq e ganiut do regullohet se shpejti, klani e koha jon duan 24 or ta apdejtojn informacionin faqa e panorames nuk punon forumet e pdistave nuk e kan. cbehet keshtu mor

as vet si besojn sondazheve te tyre keta

sondazhet?

...simbas te dhenave sinoptike popullore, ( jo si kjo e Ganiut) kjo qeveri mbas 28 qershorit do te jete me qafe te thyer ne allci per shume kohe,pasi ka nje frakture teper te rende,qe zor se behet.,me si qafe.

LEFTY :Nga ana tjeter, nuk diskutohet fare qe perfundimi ne kohe rekord i rruges se Shkullit gjate mandatit te Sali Berishes, do te jete tejet pozitive per PD-ne, e cila tregoi vullnet politik te palekundur per t'a çuar deri ne fund nje projekt kaq madhor, i cili do mbetet ne historine tone kombetare.

Nga ana tjeter, duket sikur "skandalet" e stisura nga Opozita u eshte prere hovi keto kohet e fundit, gje qe eshte pozitive gjithashtu. Le te kujtojme faktin se Gjykata e Larte (ish-Kasacioni), e quajti te paligjshme hetimin per rrugen DR-Kukes, per 2 ish-vartesit e L. Bashes...

-Rruga e Shekullit, futja ne NATO, taksa e sheshte, Shqiperia 1 euro ,rritja e pagave, aplikimi ne BE -jane lancuar tashme si "kuajt e betejes" te fushates elektorale te S.Berishit dhe ndihmesve te partise-analisteve prostituta te tipit Bushati &Co .

Po, keto argumenta te supozuara ne nje loje te paster dhe pa manipulime  mund ta nxjerrin fituese PD.

Por vetem me nje premise:

-Nese banoret e ketij vendi llogariten si nje turme idiotesh qe prapa "Rruges se Shekullit"  nuk shikon Vjedhjen e Shekullit,

-qe shtellungen kuq e zi te shperthimit  ne Gerdec e shikon si fishejkzjarre harje ne qiellin blu dhe jo si emblemen e megakorrupsionit qeveritar;

-qe skandalet me fazllicet dhe aferat e tjera korruptive i shikon si stisje te opozites dhe jo si makiavelizmin  e nje kupole qe pas rropatjeve prej tete vjetesh ne opozite,  tejkaloi cdo parashikim te makuterise per pasurim dhe grabitje te ketij vendi mjeran;

E megjithate Ujku i vjeter i politikes populiste  SB , pertej llogaritjeve, marzhit te sukseseve dhe mundesive te manipulimit, nje gje e njef fare mire: vjeterimin e tij politik dhe befasine e pragmatizmin primitiv te ketij populli te shprehur ne sentencen: ta provojme dhe Edi Romin!

Spiritus, pertej tifos politike, ti e quan te afte Edi Ramen te drejtoje vendin? E imagjinon Edi Ramen kryeminister, Arben Malaj minister Finance, Erjon Brace minister te Brendshem, Bashkim Fino minister Tregtise?  

Hunter, pertej tifos politike, eksperimenti ne kete vend tashme eshte bere. Vetem se pasurohet koleksioni.

Kush mund ta marre seriozisht kete marrezi allashqiptare. Kush mund ta imagjinoje e perceptoje qe te marre seriozisht kete lloj pacavure te shkruara nga nje organizate qe kerkush nuk ja ka degjuar emrin, qe edhe vete emrin e ka qesharak. Sipas kesaj llogjike vete berisha mund te ngrihet e te pretendoje te bej nje sondazh nga ato si me instat-in tone te felliqur dhe shumekush e di se cfare thone sondazhet e berishjaneve dhe sateliteve te tij

E ka vene re njeri qe sipas ketij sondazhi, ne Parlamentin e ardhshem Shqiptar nuk do kete asnje deputet nga minoriteti grek?

Si eshte e mundur, qe keta te Ganise, kane pyetur ne Qarkun e Gjirokastres, dhe rrjeta nuk i paskerka kapur asnje minoritar?

Une nuk dua ta hedh poshte gjithe sondazhin, por kjo, mungesa e minoritetit ne Parlament, eshte nje nga "obvious discrepencies" qe e ul besueshmerine e sondazhit.

Do doja te shikoja pak harten e te anketuarve. Sepse, fjala vjen, Kavaja Heroike ben pjese ne Qarkun e Tiranes. Po te pyesesh ti 10 vete ne Kavaje dhe 10 ne Tirane, rezultati eshte i qarte qe do ishte "skewed" per Qarkun e Tiranes. smiley

Gania duhet t'na shpjegoje do gjana, n'se don me u marre seriozisht nga Poplli Skeptik!

 

G99 2.3% ahahahahahahahaha ahahahahahhaha Oh sa me shkrijne keto sondazhet ahahahahaha

Po Erjoni as voten e Ajoles nuk ka, se Ajola do votoje per PS-ne ahahaha

Mu kujtua nje histori e ndodhur ne 2007-en. Nje person kandidon per LZHK-ne ne nje komune, e cila njihej si bastion i te Majtes....Ky kandidati kishte kater veta ne familje, dhe kur po numeroheshin votat, rezultoi qe kishte marre tre vota gjithsej. Atehere i shkreti shkoi te kryetari i numerimit te votave dhe duke ju pergjeruar i tha: Aman, te lutem me sheno 20 vota te pakten, se do thone qe nuk e ka votuar as gruaja

Meqe qeveriu i madh ka thene qe une nuk i besoj sondazhet edhe une ashtu do bej : nuk do i besoj .

Para nja dy ditesh me zgjoi nga gjumi nje qen bir qeni per te me bere ca pyetje me telefon. I kam sha gjithe robte e shpise ku i kishte. Kisha dy dite pa gjume dhe ai trapi me bente pyetje per pulitike dhe per ku di une.

Imagjinoni cer pergjigjesh kam dhene dhe se si do lodhet psh Sonila Meco heren tjeter per te komentuar prirjet e elektoratit shqiptar.

Keta jan fry n`mythe fare per Baba Ali ! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).