Skandali me Tokat

Ksamil, zaptuesit e pronave komandojnë policinë ndërtimore

 

Ksamil, zaptuesit e pronave komandojnë policinë ndërtimore

Klaudia është një vajzë 14-vjeçare, jetime. Babai dhe nëna e saj vdiqën tre vjet më parë në një aksident automobilistik në Bistricë. E mbetur jetime, pa nënë dhe pa baba, në moshën 11-vjeçare, ajo po rritet së bashku me vëllanë e saj më të vogël prej gjyshërve të saj. Këta të fundit janë banorët më të vjetër të Ksamilit, prej vitit 1969, kur është ndërtuar baraka e parë në atë ish-qytezë aksionistësh. Pas vitit 1995, ata kanë ndërtuar një hotel të vogël në Ksamil dhe me atë kanë jetuar. Ndërtimi është mbi një tokë të dhënë me leje nga komuna, dhe rreth 700 metra larg detit. Pas vdekjes së djalit dhe nuses së tyre, që lanë dy fëmijë jetimë, gjyshërit e Klaudias, të frikësuar nga mosha e tyre e thyer dhe e ardhmja e paqartë e dy jetimeve, investuan për ata, në krah të hotelit, një karabina me qëllim ndërtimin e dy banesave dhe një lokal shërbimi që t’ua linin pronë fëmijëve jetimë. Pikërisht atë godinë gjetën për të prishur mes 3 mijë ndërtimeve të gjitha pa leje në Ksamil inspektorët e policisë ndërtimore. Ngjarja tronditi gjyshërit e Klaudias dhe banorët përreth, por inspektorët e ndërtimit pretendonin se kishin urdhër nga Kryeministria për arsye politike.

E vërteta në fakt fshihej diku tjetër. Disa metra larg tyre qëndronin dy biznesmenë që kishin gjithë ditën që komandonin policinë ndërtimore se cilën godinë të prishnin. Janë ata që kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme prona që s’i kanë pasur dhe në vende që nuk kanë ekzistuar para vitit 1994.

 

Hija e skandalit të Jalës në Ksamil

 

Një hije e re skandali po shfaqet mbi Inspektoratin e Policisë Ndërtimore gjatë prishjeve në Ksamil. Dy biznesmenë privatë udhëheqin fadromat e policisë ndërtimore edhe tregojnë me gisht nga ndërtesat që duhen prishur. Rrethi i ndërtimeve që po prishen kufizohet te pronat që ata kanë mundur të sigurojnë me dokumente të dyshimta kohët e fundit.

Disa javë më parë, gazeta “TemA” dhe disa media të tjera kanë botuar një raport të Kontrollit të Brendshëm të Kryeministrisë, i cili po shqyrton mundësinë e anulimit të gjithë titujve të pronësisë në Ksamil, pasi disa biznesmenë kanë paguar për zhvendosjen e njollave në vende fiktive. Ksamili ka qenë i ndarë në 96 pjesë si kullotë dhe nuk ekziston ende një hartë e qartë për kufijtë e secilës pjesë, sipas hartës së pronarëve. Duke shfrytëzuar këtë, disa biznesmenë kanë zhvendosur njollat pranë vijës së ujit dhe tashmë po kthehen në pronarë ilegjitimë të këtij gadishulli.

Pas kësaj ata kanë nisur operacionin e dytë. Ashtu siç kanë paguar gjykatat herën e parë, tashmë po paguajnë policinë ndërtimore që të spastrojë ndërtimet e bëra në zonat që ata kanë zhvendosur njollën e tyre. Disa inspektorë të ndërtimit u panë qartë se merrnin urdhra nga biznesmenët që rrinin disa metra larg tyre për ndërtesat që duhet të prishnin. Ata kanë shkuar aty pa një plan paraprak prishjesh apo sipas ndonjë parimi, por kanë selektuar pjesën që iu intereson këtyre biznesmenëve.

Kryetari i komunës së Ksamilit ka protestuar një javë më parë në media për këtë politikë selektive duke akuzuar disa inspektorë të policisë ndërtimore në Sarandë se janë të përfshirë në afera korruptive dhe se prishjet po bëhen pa ndonjë strategji të qartë, por vetëm për interesa private.

 

Shkatërrimi i Ksamilit

 

Ksamili është i vetmi vend prej vitit 1992, që banorëve të vjetër nuk iu dha tokë si gjithë banorëve të fermave të Shqipërisë dhe sot. Ata mbetën të vetmit që nuk përfituan asgjë nga procesi i privatizimit. Shumica e tyre sot kanë ikur në Greqi për t’u punësuar, ndërsa Ksamili i boshatisur u zaptua nga qindra familje të ardhura kryesisht nga Tepelena dhe rrethe të tjera malore. Të gjithë u detyruan të ndërtojnë pa leje, për shkak të mungesës së një plani për 18 vite.

Në vitin 2004, kryetari i komunës arriti të miratojë një plan urbanistik, por pronësia e paqartë mbi tokën sërish i mbajti pezull ndërtimet. Në këtë kuadër, komuna publikoi në qendër të saj planin urbanistik për të mos keqorientuar investimet e individëve. Dhe shumë individë kanë ndërtuar sipas këtij plani, por pa mundësinë e lejes së ndërtimit që nuk jepet dot për shkak të mbajtjes pezull të procesit të pronësisë.

Polica e ndërtimit, e cila ka nisur një operacion spastrimi për llogari të disa pronarëve të vetëshpallur përmes korruptimit të gjykatave dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave, tashmë po bën ndërhyrje selektive për të prishur vetëm ato ndërtesa që u prishin punë këtyre bizneseve dhe që nuk kanë mbështetje politike nga qeveria.

 

 

Trojet e Ksamilit & antikorrupsioni i Berishës

 

Historia që po tregojmë më poshtë nuk është më skandalozja dhe as më e skajshmja. Sepse skandali e ka humbur domethënien e tij si term, kur flitet për mënyrën se si janë trajtuar nga shteti privatët dhe pronarët e vërtetë apo falsë të të gjitha ngjyrave.

Në këtë shkrim fjala është për njërën prej pjesëve më të bukura të bregdetit shqiptar, atë që shkon nga Kanali i Çukës në të dalë të Sarandës, e deri te Kanali i njohur i Vivarit në dyert e Butrintit të lashtë. Gjithsej 1300 hektarë kullota të shtrira në formë rripi, që kufizohen nga të dyja anët prej liqenit të Butrintit dhe detit Jon.

Sipërfaqja në fjalë figuron si e tillë, pra si një pronë kolektive, e ndarë mes banorëve lokalë dhe shtetit të asaj kohe, që në fillim të shekullit të 20. Në një dëshmi të kadastrës së vitit 1926, figuron e gjithë lista e pronarëve të kohës, të cilët nuk e kishin ndarë në troje dhe sinorë këtë sipërfaqe, por e përdornin të gjithën me të njëjtat të drejta, për të kullotur bagëtitë e tyre. Familje nga Gjirokastra apo minoritarë kanë ushqyer me dekada të tëra delet dhe dhitë në atë zonë, pa e ditur se dikur, pas shumë kohësh, kjo copë tokë do të vlente flori. Sidomos kur flitet për vijën bregdetare, e cila sot është pronë shtetërore e mbrojtur me ligj. Megjithëse të gjitha matjet e sotme të kadastrës dhe të shërbimit pyjor, kanë njoftuar se zona në fjalë nuk i kalon të 1300 hektarët, sipas matjeve të vjetra kjo sipërfaqe rezulton të jetë plot 3200 hektarë. Kjo diferencë aspak e vogël i ka lejuar njërit prej ish-pronarëve të familjes Çoçoli, që të marrë me anë të një vendimi të habitshëm të Zyrës Rajonale, Vlorë të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të drejtën e rikthimit të 97 hektarëve tokë, e cila shtrihet në të gjithë linjën bregdetare, duke nisur nga manastiri ortodoks, e deri pranë fshatit Ksamil. Pra, pjesa më e mirë e të gjithë sipërfaqes prej kanalit të Çukës e deri në Kanalin e Vivarit. Duhet sqaruar së pari se në kushtet kur kjo pronë kaq e madhe nuk kishte ndarje të sakta mes pronarëve të vjetër, një vendim i tillë mund të vetëm me praninë e palëve të tjera të interesuara dhe jo vetëm në bazë të kërkesës së njërës prej tyre. Pra, të vetë familjeve të vjetra që pretendojnë të drejtën mbi atë pronë. Ky subjekt, pra Çoçoli, ka mundur të marrë nga Zyra e Kthimit të Pronave të Vlorës një sasi të tillë toke dhe në një pozicion të tillë, që i ka penalizuar hapur të gjitha subjektet e tjera pronësore që kanë të drejtë mbi pronën. Një arbitraritet i hapur, me firmën dhe vulën e një institucioni shtetëror. Por nuk mbaron këtu. Problemi është se kjo familje ka marrë në pronësi të saj, jo vetëm linjën bregdetare, por edhe një sasi toke shumë më të madhe se sa do t’i takonte në bazë të sipërfaqes reale të pronës. Burimet e gazetës vërtetojnë, siç e provojnë edhe shkresat që po botojmë, se zyrat rajonale të Sarandës, si Drejtoria e Shërbimit Pyjor, kanë provuar se sipërfaqja reale e kësaj prone nuk është 3200 hektarë, por 1300 hektarë. Pra, familjes që ka marrë pronën, jo vetëm i është lejuar të zgjedhë sipërfaqen më të mirë, duke penalizuar gjithë të tjerët, por i është dhënë rreth 57 hektarë më shumë se sa i takonte. Një llogari e thjeshtë që del nga sipërfaqja që kjo familje zotëronte në dokumentet e viti 1926, nxjerr se ajo ka në pronësi 3/96 e sipërfaqes. Por jo të sipërfaqes fiktive 3200 hektarë, sa është kryer llogaria aktuale, por të asaj faktike prej 1300 hektarësh. Kjo lojë me llogaritjen e sipërfaqes dhe fakti që këtij subjekti i është dhënë praktikisht vija më e mirë bregdetare në atë zonë, ka detyruar kryeregjistruesin, Arben Qirjako në Tiranë, që të urdhërojë më 3 prill 2008 bllokimin e të gjitha procedurave të rikthimit të pronave në zonën në fjalë.

E gjitha kjo histori është bërë e njohur pranë disa zyrtarëve të lartë të shtetit. Një ministër i rëndësishëm i kabinetit Berisha mësohet të ketë urdhëruar hetimin dhe zgjidhjen e kësaj nyjeje që vjen hapur era korrupsion dhe dallavere zyrtarësh lokalë e qendrorë. Në dijeni është vënë, sipas burimeve që zotëron “MAPO”, edhe kabineti i zotit Berisha, përkatësisht shefi i Departamentit të Antikorrupsionit në këtë kabinet, Oerd Bylykbashi, i cili prej muajsh nuk bën asgjë që kjo çështje të marrë një zgjidhje.

Revista “MAPO”

10 Komente

po abuziveve ne Tirane e Durres, kur do u vije rradha? smiley

 

qe u befshin lemsh, u befshin!

E mire o mire, Ksamili eshte bere me keq se Jala, sikur ishte ne gjendje lufte.   Germadhe nga ndertimet, germadhe nga prishjet, betonizim gjithe andej.  Jeshilosjet e qemotit ishin shkulur nga vendi, se mos na shkon mendja per keq dhe mbjellin ndonje sa per te prish synin.  Po mekati me i madh qe gropa qe i kishin bere "ishullit" te vogel, qe e shihje nga plazhi.  Epitome e kafsherise.  Te vjen te hash veten me dhemb, kur perballe eshte Korfuzi "jeshil" nga ku hyjne e dalin me qindra mijera turiste ne sezon. 

Ne nje "restorant" buze detit, qe dukej si teneqe per "fast food" po me menu te plote (midhje, peshk etj) s'kishte as cezem te laje duart.  Se si jepet leja per te sherbyer ushqim, nje Zot e di.  Dhe llafosen pastaj per ceshtje "me te komplikuara" si puna e pronave.  

Nejse, se kemi ceshtje me te rendesishme per te shoshitur keto dite ... edhe  njehere, rrofsh o Pango. 

Vallai shume je nxef me pangon dhe ti smiley

Ai i shkreti nuk beri as ndonje gje te madhe smiley

smiley

 

Aman o Nexh u befshin lemsh e hengshin kokat e tyre!  Mbetshin bile pa zinxhir pantallonash, se per ta perdorur s'e perdorin. 

Keta te bejne te flasesh me veten, moj gru lol (e hidhur.)  Ngrihen me kuc e me mac, me draper e cekan per pangolleqe e miq-lleqe, se s'i dinin deri me sot, e nga ana tjeter .... kesaj i thone, shtepia po bie nga themelet, e ankohen se po piko catia (s'po perdor ate te fshatit dhe te atyre, se jemi dhe ne kohe gjuetish shtrigash.)

C'me prishin gjakun ndonjehere, me gjithe dashnine e madhe qe kam per ate vend ...

Po mi gru po,

T'kuptoj shume mire, dhe ta besoj qe te prishet gjaku.

Por ca me the thene, neve knej sdime per cer t'na prishet mo perpara. Per gjerat e vogla te perditshme , apo per ato qe shofim n'darke ke fiksi dhe ke Fevizja upupupupup

smiley

Turp per faqen e zeze. Jetimet, dhe kendej ne perendim qe jane te ftohte dhe pa ndjenja, i tolerojne, ndersa ne Shqiperi qe gjoja ndiqen traditat dhe jane te ngrohte/miqesore, i shkaterojne me tej. Aq me teper qe ajo familje ka qene e ngulur qysh para 1990, duhej te ish toleruar. Pse nuk prishen ndertimet e atyre qe jane zhvendosur pas 1992, kohe kur eshte kryer reforma e tokes nga Berisha-Meksi. Edhe ligjerisht, i bie qe kush ka levizur pas marrjes se tokes, i bie te jete i kundraligjshem ne pozicionin e ri. Nuk mund te zaptosh token (publike apo private) tjeter, kur vete ke perfituar nga ligji 7501 i ndarjes se tokes, me 1992-93 (nuk e di ekzaktesisht se kur jane ndare tokat, se kam qene ne emigracion). Por di qe ishte nje ndarje berihaj, shpej e shpejt , pa llogjike, dhe antikombetare, per shkak se futi njerzit ne ngrindje dhe vella-vrasje.  

 

"....Kryetari i komunës së Ksamilit ka protestuar një javë më parë në media për këtë politikë selektive duke akuzuar disa inspektorë të policisë ndërtimore në Sarandë se janë të përfshirë në afera korruptive dhe se prishjet po bëhen pa ndonjë strategji të qartë, por vetëm për interesa private...."

Ne te gjith boten perendimore dhe te zhvilluar, eshte kryetari i komunes apo bashkise ai qe jep urdher policise ndertimore te prishi ndonje objekt qe nuk eshte ne perputhje me standartet e urbanistikes qe vete i kane bere dhe aprovuar. Ndersa ne shqiperi, kryetari i komunes apo bashkise , vetem sa proteston. Ishalla nuk e lexon ndonje perendimor kete fraze apo metodollogji pune qe ndodh ne Shqiperi, per ta ulur disa pike me poshte Shqiperine. 

Kryetari i komunes aty, qe duhet te jete ndonje mavri dhe qe nuk i di kompetencat e veta, duhej ta kish ndaluar kete masaker, aq me teper qe mbrapa ketij aksioni te policise ndertimore qendronin biznesmene private. Policia ndertimore , mund te vihet nen dirigjimin e biznesit, vetem kur ky i fundit zoteron dokumente nga komuna, gjykata dhe hipoteka (si institucioni vertetues i prones tende) .  

 

"....Në dijeni është vënë, sipas burimeve që zotëron “MAPO”, edhe kabineti i zotit Berisha, përkatësisht shefi i Departamentit të Antikorrupsionit në këtë kabinet, Oerd Bylykbashi, i cili prej muajsh nuk bën asgjë që kjo çështje të marrë një zgjidhje...."

 

Gje qe do te thote se duhet te vihet ne levizje Prokuroria e Pergjithshme, e cila duhet te hetoje jo vetem rastin ne fjale, ter veprimtarine e policise ndertimore aty, por dhe kete Departamentin e Antikorrupsionit ne Kryeministri. 

 

Historia që po tregojmë më poshtë nuk është më skandalozja dhe as më e skajshmja.

 

Pra, familjes që ka marrë pronën, ................... , por i është dhënë rreth 57 hektarë më shumë se sa i takonte.

Çeshtja e pronave u "duk" se do te merrte zgjidhje me fitoren e P.D. ne vitin 2005.

Zv. Ministri i drejtesise  Ed Halimi, civilist i pergatitur arriti te perpilonte akte nenligjore mjaft te dobishme ne kete fushe (dhe jo pa rezultat) . Punonjesve te Hipotekave dhe te Komisioneve iu rriten rrogat me shume se 2 here.

Por ka Mafie - edhe kjo mafie ka IMUNITET-shteteror.

 Asnje falsifikator ( i vertete) nuk ka marre ndeshkim per kete veper penale. Dhe asnje punonjes i Komisioneve nuk eshte denuar per shperdortim detyre.

Asnje zyre Hipotekore (Regjistrues) qe administron regjistrin e vetem te pronave te shqiptareve - nuk ka paraqitur te pakten nje kallezim penal ne prokurori - edhe kur dihen se vendimet ishin marre me akte te falsifikuara dhe shperdorim detyre - por i paguajne dhe u mbyllin gojen.

Asnje zyre Hipotekore (Regjistrues) qe administron regjistrin e vetem te pronave te shqiptareve - nuk ka paraqitur te pakten nje kallezim penal ne prokurori - edhe kur dihen se vendimet ishin marre me akte te falsifikuara dhe shperdorim detyre - por i paguajne dhe u mbyllin gojen.

Zyra e Hipotekes se Vlores, administrata e kaluar ka qene nen investigim, bile jane fut edhe ne burg, dhe me arrest shtepie.

Shqiperin' e mori turku, i vu zjarr! Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!

Eh thuaj kjo puna jone, ndertimet e shumta jane acaruese po keta vene e prishin ata me te meruarit, pa asnje lloj plani, pa asnje lloj perspective.

 Vetem me katrahura e pronave i ka kushtuar ekonomise sone milliarda dollare. Gjeni ndonje demokraci tjeter ne bote qe ka bere reforme agrare me pronat e te tjereve. Aq i ka hy lezeti gjithe partive sa mezi presin te fitojne zgjedhjet qe te kapin ndonje cope qe ka ngele.

Korrupsionin nuk ua solla une e gjeta ketu midis jush...bile eshte gjynah ti thuash keshtu, eshte krim... e krimet nuk na bejne pershtypje me ne...se ne NATO hyme, shtetin ligjor e kemi dhe BE po na lutet perdite qe te hyjme por presim edhe pak sa ti rregullojme pronat e pastaj....

Zoti na rujte...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).