Shtrenjtohen bonot e thesarit

Interesat e bonove te thesarit jane rritur serish duke bere presion per rritjen e interesave te kredive dhe rritjen e borxhit  te qeverise. 

Ne ankandin e fundit te Bankes se Shqiperise, interesat e bonove me afat njevjecar arriten nivelin maksimal 9 per qind, duke u rritur me 0.6 per qind krahasuar me ankandin e dy javeve me pare.

Sipas eksperteve, rritja e interesave te bonove ne treg po vjen nga dy shkaqe. E para ka te beje me kerkesen e larte te qeverise per borxh, ku edhe ne kete ankand shuma e kerkuar nga qeveria ka qene me e larte se sa oferta e bankave dhe individeve.

Ndersa shkaku i dyte ka te beje me presionin qe sjell ne tregun e brendshem financiar, kriza boterore e likuiditeteve.

Prej kohesh individet jane bere nje nga furnizuesit kryesore te kerkeses se qeverise per para, nepermjet bonove te thesarit. Me interesat aktuale, bonot e thesarit jane bere nje nga instrumentat me joshes te investimit.

Sipas Bankes se Shqiperise, deri ne fund te vitit 2007 borxhi i qeverise shqiptare, i marre permes bonove te thesarit, ne total ishte 232.2 miliarde leke. Nga keto, rreth 30 miliarde ose 12 per qind e totalit jane financuar nga individet, ndersa pjesa tjeter nga bankat.

Bonot e thesarit kane nje norme interesi rreth 1.5 deri ne 2 per qind me te larte se depozita. Vlera me e larte e perfitimit, por lehtesimi i procesit per blerje te bonove te thesarit i ka bere qytetaret me te inetresuara.

Burime te Bankes Qendrore thone per Top Channel se financimet e individeve per qeverine rriten mesatarisht me 0.5 miliarde leke ne cdo ankand, duke dhene nje sinjal te qarte per hapjen e metejshme te tregut te huamarrjes publike, i cili prej shume vitesh ka qene gati monopol i bankave.

Sipas rregullave ne fuqi te Bankes se Shqiperise, kriteri i vetem qe duhet te plotesoje nje qytetar per te marre pjese ne nje ankand te bonove te thesarit, eshte ai qe shuma e ofruar duhet te jete jo me e vogel se 300 mije leke.

9 Komente

Po shfletoja arkivin e Bankes se Shqiperise ne lidhje me shitblerejet e bonove te thesarit dhe per periudhen Dhjetor 2008- 10 Mars 2009 rezulton se jane emetuar/shitur rreth 122 miliard leke (te reja) bono thesari nga te cilat 52 miliard leke (ose te konvertuara 400 milion Euro) jane blere nga Banka e Shqiperise.  Gjithashtu, me rezulton se qe nga viti 1994 e deri ne fund te Nentorit 2008, megjithse jane zhvilluar rreth 550 ankande te bonove te thesarit, Banka e Shqiperise nuk eshte shfaqur asnjehere ne rolin e bleresit ne tregun primar. Keto leke qe BSH i ka dhene qeverise keto 3 muajt e fundit, pra 52 miliard leke dhe qe asnjehere me pare nuk e kishte bere, i ka nga kapitali i saj (fitimet e akumuluara vit mbas viti) apo thjesht kemi te bejme me nje emetim abuziv te lekut? Apo te dyja bashke? A mund te kete pasoja ne ekonomine e brishte te ketij vendi kjo pjesemarje jo e zakonte e BSH ne blerjen e bonove te thesarit?

Ajo qe mua me shqeteson, por qe gazetari nuk ka mundur dot ta hetoje eshte se blerjet qe ka bere BSH gjate 3 muajve te fundit, i ka bere nga fondet e saj apo mos kemi edhe emetim abuziv te kartmonedhes qe shkon per blerjen e bonove apo financimin e borxhit te qeverise?

 

Po kur po emeton para Washington-i e London-i...lere me pastaj Tiron-i

Berber, shume e bukur pyetja jote (way too smart).

Hipoteza ime do ishte qe nuk besoj se do jete per emetim abuziv te lekut se leku i bie te cvleresohej me shume se c'eshte tani. Mendoj se eshte levizje per te mos reduktuar likuiditetin e bankave te nivelit te dyte, kur akoma nuk po i del ne drite zgjidhja e kesaj huase 300 milion USD. Po te ishte se BSH hyn dhe fiton me te ardhurat e veta nga interesi, mendoj qe eshte zgjidhje shume e zgjuar. Do e shofim.

 

Mjaft që të mos bëjë edhe qeveria si Sudja...

Keto leke qe BSH i ka dhene qeverise keto 3 muajt e fundit, pra 52 miliard leke dhe qe asnjehere me pare nuk e kishte bere, i ka nga kapitali i saj (fitimet e akumuluara vit mbas viti) apo thjesht kemi te bejme me nje emetim abuziv te lekut?

 

A thua qe paska 'quantitative easing' (fancy way per te thene qe po printojme lek) edhe per Shqiperine? Ka shume mundesi. Zakonisht QE perdoret pasi ezaurohet 'politika monetare', por nje vend i varur prej testikulash si Shqiperia nuk mund te kete politike monetare. Keshtu qe efektivisht BSh ka printuar/emetuar/pjerdhur para per te financuar deficitin buxhetor te QeVeriut pasi ky i fundit nuk qe ne gjendje te marre borxh aq sa duhet ne tregjet e kapitalit.

Kam nje problem te vogel me titullin e artikullit.  Percaktimi i shtrenjtesise zakonisht behet nga kendveshtrimi i bleresit, jo i shitesit.  Ne kete rast, nqs eshte e vertete se interesi ka arritur 9% ne vit, keto bono jane krahasimisht te lira: nqs jane pa kupon, bleresi paguan 92 Lek sot e merr 100 Lek mbas nje viti.  Sa me e larte perqindja, aq me i ulet cmimi.

Nejse...

Ne kete rast, nqs eshte e vertete se interesi ka arritur 9% ne vit, keto bono jane krahasimisht te lira:

Ate qesh tyj thon ene une po thashe hajt mo.

Qafir - mbase nuk po e marr vesh mire une, po BSh po u ben konkurrence bankave private?  Keta nuk dine apo nuk dune?

Bonot e thesarit kane nje norme interesi rreth 1.5 deri ne 2 per qind me te larte se depozita. Vlera me e larte e perfitimit, por lehtesimi i procesit per blerje te bonove te thesarit i ka bere qytetaret me te inetresuara.

Jaa mer jahu..depozitat e popllit shkojn te banka qe vetem 1/2 e jep per kredi e pjesen tjeter e rras te bonot (thom une). S'besoj qe leku per bonot vjen nga depozitat e popullit direkt (ata s'dine me lexu faturen e dritave e jo mo me u mor masivisht me bono thesari)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).