“Shteti i së drejtës”

Ajo ç’ka dua t’ju përcjell ka të bëjë me një reflektim qytetar, me një meditim që për fat të keq e kemi hise të gjithë ne. Ngado që kthejmë kokën i shohim këto shënja, këto fakte, stigma të pa-mohueshme të abuzimit me besimin e njerëzve të thjeshtë, punëtorëve të ndershëm, shtetasve besnik ndaj “ëndrrës shqiptare”. Një premtim për një të ardhme të ndritur, për ngritjen e “zonjës së randë”.

Nga sa dihet, qëndron detyrë primare e kastës politike dhe formës së ushtrimit të pushtetit që kjo shtresë individësh ka zgjedhur të aplikojë përmes strukturës më të madhe sociale brenda një territori të caktuar.

“Shteti i së drejtës”
Nga përvoja e disa prej akademikëve të shquar shqiptarë është bërë e mundur që ne, në gjuhën amtare, të nxjerrim një përkufizim të konceptit “shtet i së drejtës”.
“Shteti i së drejtës mund të kuptohet forma moderne e shfaqjes së shtetit ose një njësia më e madhe administrative ligjore, ku, brenda kufijve të këtij shteti, ekzistojnë ligje të cilat rregullojnë marrëdhëniet drejt formës sa më të përkryer, dhe, ku shtetasit e ndiejnë veten të sigurt”.
Por gjithsesi mbahet parasysh që, ashtu si në sjelljet e njerëzve, edhe në veprimet e institucioneve të pavarura, edhe në qeverisjen qëndrore mund të ekzistojnë shmangie, devijime, rrjedhime subjektive të personit në krye të kësaj hierarkie. Si pasojë një shtet i të drejtës, mund të perceptohet si “një shtet me të drejtën për të frustruar të drejtat e shtetasve”, dhe kjo, jo për arsye të mos-zbatimit të legjislacionit, por për arsye të keq-interpretimit të ligjit. Vend këtu zënë edhe hapësirat për qëndrime arbitrare, majtas apo djathtas, si dhe abrogimet, interpretimet, shpjegimet apo komentet subjektive.
Sot, në kohën post moderne shqiptarët po njihen me formën aplikative të shtetit të së drejtës. Pas vitesh të tëra brohoritje, tranzicioni, orësh të tëra pa drita por me kanale televizive pa fund, radhë të gjata, emisione të panumërta sensibilizimi demokratik, botimesh, shkrimesh, kopjimesh, përdhunime standardesh, vënie zjarri, shkatërrimesh, djegie brezi, ëndrrash, idesh, erdhi më në fund koha për ndryshim.
Ne donim të ndryshonim. Donim një shtet të fortë, jo të butë, shtet të drejtë e jo të shtrembër, shtet të gjatë e jo të shkurtër, plus edhe disa karakteristika të tjera sipas preferencave vetjake, p.sh në fillim, shtet të kuq por të skuqur mirë ose shtet blu e jo lejla, shtet rozë por jo edhe aq të ndezur, etj.
Secili prej shtetasve e përfytyroi veten ushtar dhe njëkohësisht, brenda realitetit vetjak, veteran të demokracisë.
Por e rëndësishme ishte që, ne brenda pak viteve mësuam se si ta formulonim fjalën shtet, garniturën e merrnim si furnizim nga klasa e lartë politike.
Deshëm ndryshim të pastër pa garniturë. Shkurtimisht, jo shtet të poshtër, jo shtet interesash, as shtet kopil, absolutisht shtet shkërdhat. Këtë garniturë nuk e donim. Vetëm shtetin origjinal. Shtetin tonë.
Por, doli një kleçkë!
Shumica, para pak kohësh e mundësoi realizimin e kësaj ëndrre, të kishim një shtet ndryshe, shtetin e së drejtës. Kjo në sajë të propagandës poli-funksionale e demagogjike.
Muajt e parë njerëzit shihnin njëri-tjetrin me besim, aspiratat politike ishin të larta, reformat në plan të parë. Slogani “me duar të pastra” shndriste çdo cep me errësirë të lënë sigurisht nga qeverisja e mëparshme. Goditja e korrupsionit nisi kudo, në politikë, ekonomi, arsim, kopshte, aviacion, gërmadha, varreza, shkurt, kudo.
Ja pra, po goditej me intensitet. Anembanë klorofili i rrymës politike në fuqi zhvillonte filizat, e fidanët pa dyshim, e rinj të shoqërisë. Ky ishte një faktor artificial që mund të ndërmerrte kjo kastë politike. Imazh i ri.
Faktori tjetër, natyror sigurisht, është dielli. Ditën gjërat dukeshin më qartë. Sytë tanë me dhembje nga errësira e së shkuarës po i gëzoheshin kësaj drite, grykët tona kishin nevojë për shlodhje. Menduam se nuk qe më e nevojshme të çirreshim “pinoku ik” e “maçoku hajde”, por edhe më keq.
Psika qytetare u formua mbi këtë themel: “Nuk do të çirremi më, sepse s’kemi pse”.
Në perëndim të diellit filluan të shfaqen edhe problemet. Bota shqiptare nisi të ngrysej. Shteti shqiptar mori karakter luftarak dhe bënte mirë ngase dihet që është e rëndësishme të jesh “shtet i kapur”, “individ-shtet”, ose “të kesh të drejtë” se sa shtet i së drejtës. Kjo sepse:
1. Shteti ka të drejtë të të hedhë në erë në mes të ditës. Të të ngrysë në shtëpi e të të gdhijë me nga 4 anëtarë të vdekur. Të të sigurojë shtëpinë por edhe të ta shembë. Të të rrëmbejë pronën për të mirën publike dhe sapo të përplasesh tek ai, të të skërmisë dhëmbët, e të të tregojë prangat.
2. Shteti ka të drejtë të të taksojë, e të ta masë kokën mirë, por të falë ata që nuk paguajnë. Hap miliona sy për të vëzhguar qytetarët e ndershëm e po me të njëjtën shpejtësi i mbyll për ata që vjedhin rregullisht duke u treguar tolerant e demokrat. Shteti di të nxjerrë nga arkivat dhe të zgjedhë ninullat për të mos trazuar e shqetësuar funksionarët e lartë gjatë skandaleve por di edhe ti bijë kambanës për individët e pambrojtur.
3. Shteti ka të drejtë të të gjobisë, të të rrënojë, varfërojë, grijë, përbuzë, rrahë, arrestojë, të ta spërdredhë qafën kur nuk e shtron samarin për të, por edhe të përkëdhelë ata që i tejkalojnë shkeljet e ligjit lischo. Shtet që përpiqet për të forcuar ekonominë, por të ngop me ushqime të skaduara e jashtë sigurisë.
4. Shteti ka të drejtë të të zvarrisë nëpër gjykata, të të rrjepë nëpër procese, të të mplakë për të dhënë të drejtën tënde. Sigurisht kjo me qëllim që individët ta ndiejnë sa më mirë kohën mbi lëkurët e tyre. Shkurt t’iu duket dita pa fund dhe njëkohësisht apo mundësisht të mos kenë fuqi ta ngrysin atë ditë. Kjo gjithnjë në kuadrin e zgjatjes së jetës së qytetarëve.
5. Shteti ka të drejtë të të trajtojë si kafshë, më qëllim që të të zbusë, civilizojë, burgosë, e kafshojë për të mirën publike. Për interes vetjak shteti të vjen hakut, sepse ka të drejtë të të rrëmbejë gjithshka, pasurinë, fjalën, dinjitetin, personalitetin, identitetin. Këtu dalin të përfituar pronarët e tokave pa dyshim sepse mbi ta aplikohet politika e robin hood. Vota mbi të gjitha. Ata pronarë që mërziten mund të fishkëllejnë. Ata duhet të tregohen patjetër altruist sepse shteti ndaj tyre tregohet i tillë. Një pronar, për shtetin, është si një morr. Krijesë e bezdisshme që nuk resht kurrë së përpjekuri duke pretenduar të drejtën personale. Dhe ndaj shtetit të drejtë duhet të jesh antipod, 100 % harbut, horr, 99-ç, dhe nëse i intereson shtetit, ai do të të shohë me lupë sepse vetëm atëherë ti e meriton.
Nga ana tjetër ky shtet edhe duhet kuptuar paksa me tolerancë.
Në fund të fundit ai shpreh keqardhje duke skicuar, pikturuar, ndërtuar shtëpi në letër e në rastin më të mirë të kompenson 3-30 breza pas vdekjes. Tregohet i ndjeshëm kur të jep fjalën se nuk do të vdesësh si mi nëpër galeri e miniera jashtë kushteve të sigurisë, por si zotni nga varfëria e në ajër të pastër duke rënë nga një pallat në ndërtim e sipër. Një shtet optimist që të ngre rrogën me 4 % dhe çmimet me 40%.
Ja pra shkurtimisht disa drejtime që i mbuloi ky “shtet i drejtë”, ky “shtet” llogaritar për xhepin e tij. Miliona lekë e euro fonde publike të përfunduara në serbatorët e makinave të harxhuara naftë, benzinë, shkresa, dreka pune, darka qejfesh, brekë dashnoresh, specializime, udhëtime, kualifikime etj.
Kjo pak a shumë ishte një tablo e shtetit të drejtë, dhe prej këtej mund të kuptohet ëndrra e vjetër e çdo shqiptari “të jetë shtet më vete”.
Së fundi çdo gjë ndryshoi. Por duhet thënë me zë të lartë:
“Ky ndryshim nuk i përket civilizimit tonë, nuk na pëlqen, nuk e duam”.
 

19 Komente

 

>Shumë lëmsh ky shkrim. Pse kështu? Titulli më tërhoqi dhe në sekonda që po tregoja “pak durim” deri sa peshku të hapte faqen, krijova pritshmërinë për të lexuar një përcaktim të “shtetit të së drejtës” dhe një sërë arsyetimesh që i përgjigjen gjuhës ligjore për të vënë me shpatulla për muri këtë shtet që është kaq i padrejtë në Shqipëri.  Prita të lexoj se “shteti i së drejtës” është një koncept ligjor që përfshin një numër të madh principesh të ndërlidhura e të ndërvarura. Dhe principi i parë i këtij lloj shteti është “ligji mbi gjithçka”. Por, akuzat e ngritura nuk ishin aq të forta e ligjërisht të shkoqitura sa i prita.  Sidoqoftë, ne jetojmë në një vend ku qeveria është ligji dhe po përpiqemi të shkojmë aty ku ligji është qeverisësi i vetëm. Sipas Thomas Paine, ky do të ishte shteti i së drejtës thëne me shumë pak fjalë.  Nga ana tjetër, në një shtet të mirëfilltë të së drejtës, autoriteti i qeverisë për shembull ushtrohet vetëm në përputhje me ligjin e shkruar dhe nuk mund të dalë jashtë tij, duke synuar kështu të jetë parandalues i rreptë i qeverisjeve arbitrare. Pra, shteti i së drejtës është armik i betuar si i personave/qeverive diktatoriale, ashtu edhe anarshisë.  Shteti i së drejtës ka karakteristikë të vetën ndarjen e qartë të pushteteve, sigurinë ligjore si edhe garancinë e barazisë përpara ligjit. Por, sigurisht i gjithë koncepti për shtetin e së drejtës ka problemet e veta, që rrjedhin kryesisht nga keq-përdorimi i tipareve dhe vërtetësisë së tij. Këtu Shqipëria është një ndër shembujt më tipikë.  Rrjedhimisht, nën këtë çati, akuzat e shkrimit mund të kishin ardhur më të forta. >

Eh mer paragraf qe e ke humb si Xhaferi simiten ! smiley

autori ngaterron se c'eshte shteti i se drejtes. mbase e ben me qellim per te percjelle mesazhin e blere politik. shteti i se drejtes, eshte obligimi qe ka shteti ti nenshtrohet te drejtes, ta respektoje ate. por e drejta ne kte rast nuk ka rolin e mbiemrit, por kuptohet si e drejte(droit), ne kontekstin juridik. dhe kjo e drejte misherohet me ligjet qe nxjerr shteti, ose zakonet, te cilet kane( jo gjithmone), ne permbajtje te tyre nje rregull drejtesie e cila ndimon gjykatesin per te arritur idealin, qe eshte e drejta.  shteti i te drejtes pra eshte respektimi i ligjeve dhe i zakoneve te cilat ne me te miren e rasteve perbejne te drejten. kjo ben qe shteti te jete i barabarte ne zbatimin e rregullave dhe ligjeve me qytetarin e thjeshte, dhe jo nje qenie superiore, divine. eshte gjykata kushtetuese ajo qe kontrollon funksionimin e shtetit te se drejtes. ky eshte me pak fjale funksionimi i shtetit te se drejtes ne bote. gazetari abuzon me termin, nuk do te thote qe nje shtet nuk permbush premtimet e tija dhe per rrjedhoje nuk ploteson te drejten e qytetareve qe i kane dhene besimin. shteti i se drejtes nuk eshte plotesimi i te drejtave te qytetareve, te cilat mund te jene dhe teka militantesh, eshte mos lejimi i krijimit te shtetit divin apo zot, mbi ligje e drejtesi. kjo teori eshte shpikur pikerisht kur monarkite divine ishin banale, dhe ja pse perben thelbin e funksionimit te nje republike.

Nji verejtje te pergjitheshme .  Te nderuar Admina!Prurjet pa FUNDIN se kush e ka kete "perzgjedhje" dhe pa pak "biografi" te pruresit si psh shkollimin dhe aktivitetin e tij jane si problemi i petllave ...Hidh uje e hidh miell ... Zamet e kini ne se e shihni te vlere te plotsoni kete kerkese. Se e them SERIOZISHt ! :- Lexoni per cfare flet AUTORI dhe cfare ja fut "Rroma per Toma" e nderuara Lefkofe qe besoj nuk ka haber fare nga Shteti ne teresi dhe jo pert Shtetin e se Drejtes ne vecanti..( utopi e shek XXI ) Dhe patjeter qe do lexosh budallalleqe te ketij lloi nga Lefkofete ????? ""eshte gjykata kushtetuese ajo qe kontrollon funksionimin e shtetit te se drejtes""" Nuk e di nuk e di po ne qofshim qe barazohemi ne prurje me nivele Lefkofesh dhe POLICI rri e ben sehir . Eshte serioze POLIC.... mos rri po duku... smiley

 

ore admina po pse ma fshite njeher kete komentin, apo se nxirrte korrespondentin tuaj me emrin  IDRIZ FERRA idiot a ca?!

po e perseris edhe nje here - o idriz noteri, kushtetuta "mbron" shtetin e se drejtes, dhe kontrollon funksionimin e tij.

gjykata kushtetuese "mbron" kushtetuten dhe siguron zbatimin e saj, respaktin ndaj saj.

beje vete llogarite tani: me thjesht a>b ; b>c;= a>c!!

I mungon pyetja qe duhet te bejme ne Shqiptaret " çfare duhet bere, per ti dhene me kuptu ketyre politikaneve e miqve te tyre, se shteti nuk eshte prone e tyre, ku gabojme ne Shqiptaret qe nuk arrijme te kemi nje shtet ku mund ti themi me gojen plot "shteti yne", e jo "pushteti i tyre"?????????????

Shteti qe kemi ne s'eshte shteti i se drejtes por shteti horrave dallaveraxhijve kurvareve.Kur ke nje pune per te mbaruar te rrjepin ti len xhepat e cpuar,kur dikush dp te zer nje pune dhe pse ka aftesit e nevojshme duhet qe te lyej rroten e shefit se ndryshe punen e merr dikush tjeter.Di disa raste qe kan len rrogen e 2 muajve per shefin per te mar vendin e punes.Dhe sot na doli dhe Kodoshi Ylli Pango donte kocmandi per te dhen nje vend pune.I kishte qejf ekspozet doci ishte qejfelli dreqi.Ky eshte shteti yne me legena alabak dhe ne qe kerkojme shtet te se drejtes.Kujt do ja japim litarin te na mbys kesaj radhe cilit skllavopronari??

po pikerisht shkarkimi i yllit tregon se funksionon shteti i se drejtes ne shqiperi. te gjithe jane te barabarte perpara ligjit, e drejta eshte njesoj per te gjithe, si per katnarin e humbur, ashtu dhe per salen e yllin!

O Left, mos na leh si nje qen kot. Shkarkimi i Yli Panos nuk u be se u zbatua ligji se ate nuk e vendos Saliu, sepse nuk eshte gjykates, por u shkarkua se ai nga ana morale nuk duhet te beje pjese ne kete qeveri. Pastaj Saliu po mundohet me kete levizje qe te rrise figuren e vet para zgjedhjeve. Saliu eshte gati ti coje te gjithe ne ferr vetem te zgjidhet prape. Se te ishte se Saliu do te vepronte ashtu sic duhet dhe nga ana morale, ai duhet ta kishte dhene vete doreheqjen me kohe se nuk k arritur te kete patur nje administrate shteterore ashtu sic e trumpentoi, nje Administrate te paster nga korrupsioni. Ai vete eshte i rrethuar nga hajdute dhe imorale. Vete familja e tij eshte perfshire ne shume raste korruptive. Prandaj Sala nuk po zbaton as ligjin e shtetit e as ate moral.

Shko o Left dhe futja ndonje gote dhalle se dhe ashtu i ke dhe mendimet.

Keshtu do ndodh o Lefti kur ti futesh ne Politike....dhe Polici merret me letersi. smiley Gjykate Kushtetuese ka edhe shteti PENSHAVIR pa patur shtet fare.. smiley jo me te kete shtet te drejte apo te lakuar . Edhe Shteti ku SALIU ka Qeverine me Gjykate Kushtetuese ,deshte te bente nje Kushtetute tjeter !?. Nejse mo s'ke faj sapo qe Polua nuk ndihet ..Une te mirkuptoj po nuk te aprovoj smiley

“Shteti i së drejtës”
Nga përvoja e disa prej akademikëve të shquar shqiptarë është bërë e mundur që ne, në gjuhën amtare, të nxjerrim një përkufizim të konceptit “shtet i së drejtës”.

Ne donim të ndryshonim. Donim një shtet të fortë, jo të butë, shtet të drejtë e jo të shtrembër, shtet të gjatë e jo të shkurtër, plus edhe disa karakteristika të tjera sipas preferencave vetjake, p.sh në fillim, shtet të kuq por të skuqur mirë ose shtet blu e jo lejla, shtet rozë por jo edhe aq të ndezur, etj.

ja fut kot plako ja fut kot

per idrizin e detarin kjo, ngaterroni drejtesine(nocion juridik) juridik, me moralin.gabim i rende, prandaj un lodhem kot se bejme debat kot ne regjistra te ndryshem dhe qe skane lidhje.shendet

 

Vetem pak Lefko se keto jane pune qe merremi une me Polon po ti nuk do te degjosh... smiley Hajt mo , si me fillore qe je por ke qejf te mesosh po te them ca llafka (pasi ra dakort edhe POLUA smiley Kur permend Shtet ki parasysh ta fillosh nga KUFIJTE TERITORIAL...Kur thua I DREJTE kij parasysh te kujtosh memen Natyre qe ben Padrejtesi duke krijuar pjese te tera te perberjes Shtetit , biles me te RENDESISHMINI e TIj - Shtetarin ( psh calaman, qorr, shurdh ,qejfli  etj smiley....dhe ne fund FARE kur thua Gjykata Kushtetuese eshte Garant ( "jo mbron" smiley i zbatimit rigoroz te Kushtetutes duhet te kesh parasysh se Kushtetute nuk eshte Drejtesi . Dhe ne fund ...po ne fund Fare ama me emrin Gjykate kuptojme ata qe japin drejtesi per nje ceshtje ...jo per te gjitha ceshtjet . Here tjeter para se te hysh ne keto tema LAJMERO Policin , se i nxive jeten te ziut , kur i permend si shtet te se drejtes Shkarkimin e PANGOS smiley . Polici nga qene e nga s'qene u mor me muaj te krijonte GOPIN dhe Ylli per Gop ra theror , ti thua e shkarkuan me drejtesi !!!!! Hajt merre lehte tani dhe shko bej detyrat se te bertet teta mesusja neser.  

problemi eshte se ti dhe ky gazetari se kuptoni fare se c'eshte shteti i se drejtes. prandaj llafosni kot, me argumenta gazetarie pjatalarese! te pyes, me thuaj per ty se c'eshte shteti i se drejtes?(nga ana juridike po pati mundesi, se eshte teori juridike kjo, jo fetare)

1. per mendimin tim cdo rast i permendur aty, {te pakten ne ato 10 pikat} eshte i dukshem. mjafton te jetosh ne shqiperi dhe te perballesh diku me interesat e ndonje politikani dhe e kupton mjaft shpejt se per c'fare behet fjale ne shkrim.

2. shkrimi permbledh nje game problematikash, por nuk do te thote se s'ekzistojne edhe probleme te tjera per tu trajtuar apo perfshire.

3. gjuha e perdorur eshte e perditshme dhe e kuptueshme, kjo do te thote qe artikulli eshte i goditur sepse i drejtohet shtreses se mesme te popullsise dhe jo politikaneve dhe shtreses elitare {apo akademike}.

4. me vjen nder mend fjalimi i nje prej deputeteve S. Ngjela, ne parlament per rastin e gerdecit. pak a shume...:

"po mire more zoterinj c'beni keshtu? po i thoni hajdutit se si ka vjedhur? po i thoni nje krimineli, ti ke vrare? po i thone nje kundervajtesi, keshtu e shkele ligjin?.... jo zoterinj ata e dine me mire se ju se si kane arritur deri aty....".

keshtu trajtimi i nocioneve "shtet i se drejtes" del paksa nga vija, ullija, menyra e trajtimit juridik te termit, poor, nga pikepamja e ndergjegjes qytetare, them se artikulli eshte i goditur.

p.s

ca thenie edhe mund te kurseheshin.

 

Lefti per here te fundit per Shtetin. Nuk ka SHTET te te DREJTES. VETE Shteti eshte produkt i PADREJTESISE  Shoqerore qe eshte krijuar per te ekuilibruar padrejtesite e nje GRUPI (interesat e te cilit perfaqeson ) ndaj nje tjeter Grupi . Kur interesat nuk arrijne te zgjidhen Konfrontimet shkojne deri tek 97 .....Keshtu qe duhet ta kuptosh se edhe LIGJET e DREJTA   jane UTOPI . smileyNe se do te te thuash PERGJJEGJESIA MORALE , LIGJORE apo ADMINISTRATIVE eshte e BARABARTE  dhe per here te pare ne Historine e Njerzimit po i zbaton PD (dmth Jozi me Berishen smiley je nen Goricat e POLICIt nga po pret te bien Dardha... Lere kete pune dhe shko ben vjersha tani ose shko ne nonje miting te Berishes ku flitet per Tredhje Intelektuale .

Sado qe ky artikull eshte i gjate, mua me jep pershtypjen qe autori eshte shume i informuar dhe jashte mase i detajuar ne pikepamjet e mesiperme.  Jane detajet te cilat ndajne shkrimtaret me fame nga ato qe shkruajne thjesht sa per te shtyre kohen.  Shqiperia ka nevoje per shkrimtare te tille, shkrimtare realist dhe jo idealist!

pergezime per shkrimin dhe suksese te metejshme. edhe pse te jep idene se do flitet per konceptin juridik te "shtetit social", trajtimi yt e ben me konkret, te perjetuar shkrimin pothuajse nga e gjithe shoqeria sepse jane disa fenomene qe hasen cdo dite.

te uroj per stilin e vecante te shkrimit, te reflektimit e pasqyrimit te fakteve. cdo rresht te terheq dhe nuk te merzit, por perkundrazi .

eshte e vertete ajo qe thua qe:

"ky ndryshim nuk na perket, nuk e duam", por ky populli yne s'po reagon akoma, se cfare pret me teper qe te ndodh se di. mgjth te shpresojme se nje dite edhe shqiperia do behet ashtu sic duhet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).