Shqipëria në NATO, miratohet protokolli i anëtarësimit

TIRANË- Kuvendi ka miratuar në unanimitet protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Fillimisht u votua projektligji në parim e më pas edhe nen për nen. Marrëveshja e aderimit të vendit në aleancë u përshëndet nga forcat politike në Kuvend, ndërkohë që në seancë ka qenë i pranishëm edhe kreu i qeverisë, që ka mbajtur një fjalim të gjatë përshëndetës. Me këtë rast, podiumi i Kuvendit ishte rrethuar më flamujt blu të NATO-s, ndërkohë që në lozha ishin krerë diplomatikë të akredituar në Shqipëri.
Paketa për Aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, përbën edhe bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend anëtar të NATO-s. P/ligjet bazë që përbëjnë këtë paketë, u miratuan me konsensus të plotë nga të gjithë deputetët e grupeve parlamentare, të cilët e konsideruan këtë moment një arritje të politikës shqiptare dhe qytetarëve në tërësi.
Paketa ligjore për aderimin e Shqipërisë në NATO, u miratua në datën 11 Shkurt 2009 nga Këshilli i Ministrave. Pjesë e kësaj pakete janë p/ligjet e mëposhtme:
- "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut"
- "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre"
- "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar"
- "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut",
- "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut".
- "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Kombeve të Bashkuara "Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave".

Shqipëria në NATO, Berisha: Akti më solemn që pas pavarësisë

TIRANË- Akt historik, më solemnin që nga koha e pavarësisë e ka quajtur kryeministri i vendit, Sali Berisha miratimin e protokollit të anëtarësimit në NATO, që pritet të votohet në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
"Sot ne arkivojmë një ndër historitë më të dhimbshme të një kombi që ka bërë një udhë të vështirë, që ka jetuar pushtime të gjata dhe diktatura te egra. Pavarësisht kësaj shqiptarët nuk reshtën kurrë në aspiratat e tyre për liri dhe dinjitet",- tha Berisha në fjalën e tij para deputetëve.
Ai falënderoi jo vetëm intelektualët, studentët, qytetarët e thjeshtë për vendosmërinë, por edhe partnerët ndërkombëtarë, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një falënderim i veçantë i ka shkuar gjithë paqeruajtësve shqiptarë.

Leskaj: Opozita, kontribut në aderim

Pas tij, fjalën e mori kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, e cila duke përshendetur për anëtarësimin kujtoi rolin e opozitës në gjithë këtë. Sipas saj, opozita krijoi një klimë të re në vend e në parlament, të vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar. "Anëtarësimi duhet lexuar si angazhim dhe përgjegjësi për të arritur vlera dhe standarde që ka bashkësia ku do aderojmë. Është mundësi e jashtëzakonshme, por edhe sfidë dhe përgjegjësi e madhe për vendin"- tha ajo.

 

Për këtë, sipas Leskajt, politikës i duhet të tregojë pjekuri dhe kapacitete për të mbajtur përgjegjësitë

 

"Berisha duhet të kujtojë 2006, kur nuk bëri zgjedhje me certifikata si donte vetë, por në marrëveshje me opozitën. Këtë radhë nuk na heq njeri të drejtën e votimeve të ndershme me karta të blerë për të varfërit. Berisha nuk do ta rimarrë në 28 qershor e as do mbajë pushtetin"- tha ajo, duke garantuar se në qeverisjen socialiste do të ketë reforma të thella e të qëndrueshme, që vendi të jetë nivelin dhe dinjitetin e përgjegjësive që ka një vend anëtar i Nato-s.

9 Komente

Wow... çfarë entuziazmi nga komentuesit rreth këtij lajmi historik smiley

 

Po keta o bene me keqe se Enveri me Traktatin e Varshaves.. Mire ate kohe ai sistem ishte dhe aq mend kishim por edhe sot? 

C'fare akti historik eshte ky? Se do cojme djemt dhe vajzat tane ne IRAK apo Afganistan te luftojme "terrorizmin" . Nje vendi si Shqiperia , me i varferi ne Evrope dhe me nje infraskuture shume te dobet sipas rregullave te NATO-s do ti duhet te shpenzoje 200 milione euro ne vit per ushtrine..

Genjeni njerezit me lug boshe se i keni kenaq gati 20 vjet..

 

 

 

 

Di gje njeri a dolen ne demostrata te majtet per kete ? Apo kane ndryshuar qendrim ndaj organizates ..........

Ekzakt sic shprehej Enveri.. Te na marrin te keqen armiqte e brendshem dhe te jashtem!!     smiley  

 

Bravo gezohem..Por nuk kuptoj nje gje,keto karagjozlleqet e te mbushurit te kuvendit me flamuret e Nato-s jane kaq shume te nevojsheme,1 i tille nuk mjafton?

Me ca merresh o Skerd ? Ktu flitet per ngjarjen me historike te jetes tende e ti merresh me corapet e Sales...hajde tru hajde.

Ke te drejt.Nuk e mendova kaq thelle,sorry.

S'ka asgje per tu gezuar. Eshte nje proces i natyrshem brenda interesave te SHBA prej se ciles perfitojme edhe ne. Per cfare te gezohesh ? Per standartet qe ke arritur ? Apo qe nuk ke Ushtri fare ,  kur te gjith Kuadrot drejtues i ke ne dhomat e "paraburgimit" ne Gerdec . Apo me qe je nen mbrellen e NATOS do i besh balle "cdo sulmi armiqesor apo koalicioni armiqsor" ? Vetem Politkanet qe e shohin kete "ombrelle" si permirsim pozitash personale ne trafik influence mund te kene gezim. Plus edhe daullet e xurnate qe i dine vetem emrin NATO .....Per momentin qe po kalojme Nato eshte nje plasdarm ku duan apo nuk duan Serbet e te tjere jane te detyruar ta hedhin vallen brenda melodise . Mos kete ke valle parasysh kur i ckermitesh Skerdit per " ngjarjen me historike te jetes tende " smiley...Ne se je i ri , je nje e ardhme me tru te "kycur" ose me shikim driteshkurter.Dhe qe te dalesh nga kjo situate e ke te kollajte pa tru fare bertit " Per inatin tuaj , te ish komunisteve" smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).