Te djegesh veten!

Një vajzë 16 vjecare, u hodhi këmbëve benzinë dhe pastaj u vuri flakën.  Pas tre-katër ditësh u zgjua ne spital.  Nuk është e qartë se cfarë e shtyu të ndërmarrë kete akt.  Ndoshta ishte e "pakënaqur" me fejesën e saj.  Ajo që është e sigurt është se episode të tilla janë përhapur gjithandej ne Afganistan.  Vetë-djegja (self-immolation) ka statistikat më të larta ne provincen e Heratit.  Por duhet te kihet parasysh që provinca te tjera nuk japin të dhëna të tilla.  Për më tëper, shumë nga femrat dhe familjet e tyre gënjejnë e thone që ishte aksident, megjithëse doktorët e kane të lehtë t'i dallojne shenjat.  Shumica e viktimave janë ne moshë te re, të fejuara, apo të sapomartuara.  Sipas ekspertëve, shkaqet kryesore të kësaj plage disa-dekadashe të shoqërisë afgane jane varfëria, analfabetizmi, dhe dhuna në familje (shenim: per t'u diskutuar me tej.)  Sikur mos të mjaftonte shokimi i lexuesit ndaj një dukurie të tillë, akoma më shokuese është këshilla e një ish-viktime që u jep femrave afgane: "Mos e digjni veten, nëqoftëse doni nje rrugëdalje, më mirë perdorni një pistoletë.  Eshtë më pak e dhimbshme."

Ndoshta ... ndoshta s'është shokuese.  Në Indi i digjnin vejushat.  Në Afganistan vetë-digjen të pa-vejuara.  Ndoshta është "më pak e dhimbshme" t'i bësh të ve me një fishek.

4 Komente

Mos e digjni veten, nëqoftëse doni nje rrugëdalje, më mirë perdorni një pistoletë.  Eshtë më pak e dhimbshme  smiley

 

 

Lule, te pakten ashtu s'u luten e s'u pergjerohen te tjereve ta shkrepin:

"...I had a woman in this office who begged me to kill her here rather than send her back."

smiley

me te vertete sh e dhimbshme.  Kam lexuar vjet per to ne nje reviste ketu ku jam dhe m'u rrengjeth mishi. Duhet te kalojne nje jete me nje vuajtje te paimagjinueshme, qe t'i bejne vetes kete gje.  Ne nje prej rasteve familja e burrit e shihte tek digjej dhe nuk e coi ne spital. 

Ne nje emision qe kam pare tek kanali prestigjioz Canvas (Panorama, qe jepet cdo te shtun e djele, ora 20,15), ishte e cuditeshme se shum femra afgane digjnin veten, si mjeti me i lehte per to, ne krahasim me rastet e vetvrasjeve me kallashnikov apo mjete te tjera.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).