Seks dhe sensibilitet

Të bëh dëm në vende ku Katolicizmi duhet të ketë një të ardhme më të mirë.  Kështu fillon ky artikull i Ekonomistit në lidhje me deklaratën e fundit te Papës për përdorimin e prezervativëve për të frenuar përhapjen e Sidës. 

Papa ndodhet për një vizitë në Afrike, kontinenti i 135 milionë besimtarësh katolikë dhe gjithashtu, kontinenti i 20 milionë viktimave nga Sida dhe 22.5 milionë të infektuar me HIV.  Në mesazhin e tij ai permendi efektet jo-proporcionale në kontinent nga varfëria, kriza financiare, ndryshimi i klimës etj.  Por cfarë tërhoqi vëmendje dhe zhgënjim ishte deklarata e tij e prerë në lidhje me përdorimin e prezervativëve.  Papa u shpreh kategorikisht kundër tyre.  (Tre vjet më parë, Papa i sygjeroi Këshillit të Shëndetit të konsideronte nëse përdorimi i prezervativeve do të ishte "the lesser of two evils" sesa lejimi i përhapjes së Sidës.)  Por deklarata e fundit prehu shpresat se Kisha Katolike do te rikonsideronte këtë qëndrim.  Sipas Papës, prezervativët nuk janë përgjigje ndaj perhapjes, përkundrazi, abstenimi, apo "sjellje korrekte" jane mjete me efikase. 

Ndërsa dihet fare mirë, se përdorimi i tyre nuk është mjeti i vetëm për të luftuar Sidën (përmirësimi i edukimit, monogamia, shtyrja e moshës së eksperiencës së parë seksuale, ndihmë për vajzat e reja që të kenë më shume vetë-vendosje ne jetën e tyre seksuale, akses ndaj ilaceve antiretrovirale etj) Organizata Botërore e Shëndetit vë në pah se përdorimi korrekt i prezervativëve ul deri në 90% mundësinë e infektimit me HIV.  Gjithashtu, udhëheqja ka efektin e saj pozitiv: në Ugandë, ku presidenti Yoweri Museveni ka folur hapur dhe shpesh për tre ABC-t (sipas tij) të luftimit së Sidës - abstenimi, besnikëria dhe perzervativët - ka një ulje të ndjeshme të numrit te infektimeve. 

Këmbëngulja e Papës në të kundërtën është një hije e rëndë mbi Kishen Katolike sidomos duke pasur parasysh dhe skandalin e fundit në Brazil (ku doktorët abortuan shtatëzaninë e një vajze 9-vjecare, e cila ishte përdhunuar nga njerku i saj.  Doktorët dhe e ëma e vajzës u ekskomunikuan nga Arqipeshkopi i Brazilit, ndërsa përdhunuesi jo.)  Shto këtu dhe qendrimin kunder prezervativëve, përshtypja mbetet se Kisha është e pandjeshme, e pamëshirshme ndaj vështirësive të më te dobtëve, më të vobektëve, kur, nga ana tjetër, janë pikërisht ata që Kisha duhet t'i mbrojë me të gjitha mundësitë. 

5 Komente

Papa nuk tha që të mos përdoret preservativi!

Ai, me pak fjalë tha, që përdorimi i tij i shtyn njerëzit që të merren edhe me raporte të tjera dhe për këtë të mos hyjnizohet kaq shumë përdorimi i tij.

Sipas raporteve dhe statistikave që jepeshin në një emision (dhe nuk mund të rri e t'i kërkoj tani), përqindja e të infektuarve me HIV ishte pothuajse e njëjtë, si në Afrikë ashtu edhe në metropolet amerikane, ku presupozohet që në këto të fundit, kultura e njohjes dhe e përdorimit të preservativëve dhe e rreziqeve të raporteve të pambrojtura të jetë më e njohur. Nisur nga këto përqindje pothuajse të njëjta, atëhere edhe Papa thotë: përse në vënd që t'ju thuhet afrikanëve që: përdorni preservativë, të edukohen që të mos bëjnë sex me kë t'ju dalë përpara dhe të mos vazhdojnë me idiotlliqet që injoranca përhap atje (të bësh sex me një virgjëreshë nuk t'kap sida p.sh) dhe të drejtohen drejt dashurisë familjare monogamike.

Po e tha mer ed.  Shkurt dhe prere.  Por sic e permende dhe ti (qe une do e sillja si shembull kunder deklarates se Papes) ne nje vend ku ekzistojne idiotlleqe te tilla, si martesa dhe seks me nje vajze te virgjer kuron Siden, atehere perdorimi i perzervativeve eshte gjysma e se keqes. 

Per me teper, shembulli me larte i Ugandes, tregon qe perdorimi i tyre eshte me efikasitet. 

T'ishte per Papen dhe Kishen Katolike, popullsia e ketij planeti do ishte 3-4 fish me e larte tani. Ndalimi i kontracepsionit nga Kisha eshte vertet ndalese qesharake dhe pa asnje baze fetare.

Gjithsesi, ne kete rast, mendoj se mesazhi i Papes eshte keqkuptuar.Tjeter gje ka dashur te thote ai, e tjeter gje ka kuptuar opinioni publik. Sot eshte tabu t'u thuhet njerezve beni me pak seks. Dhe eshte e kuptueshme. Revolucioni seksual eshte pasoje e mesimeve qesharake te Kishes se qellimi i marteses eshte prokreimi dhe se cifti duhet te beje seks vetem kur ka ne mend te beje femije.

PARADOKSsmileyapa njeriu me aseksual ne bote,jep keshilla per maredheniet seksuale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).