Përplasje perëndimore

Ndërsa Amerika e Kina po shpenzojnë triliona dollarë për të nxitur ekonominë, Franca dhe Gjermania po shpenzojnë shumë herë më pak (6 dhe 50 miliardë dollarë, secila). Amerikanëve nuk iu pëlqen (EN) sehirllëku europian. Europianët nga ana e tyre po ankohen se paketa amerikane është proteksioniste. Si rrjedhim, pritet që takimi i G20 pas disa ditësh të bëhet interesant.

 

6 Komente

Penar, si e pritën andej nga ju propozimin e fundit të Kinës për një monedhë tjetër ndërkombëtare (në vënd të dollarit) për ta njohur që të gjithë në transaksionet ekonomike dhe në shitblerjen e naftës?

Nuk e kuptova thelbin e kesaj - apo thjesht nje lajm?

Thelbi i ketij lajmi eshte shume i rendesishem. Ka nje hendek trans-atlantik mbi menxyrin se si mund te menaxhohet situata. ShBA/Kine duan te mbajne gjalle bankat-zombie. BE-u do nje reforme rrenjesore te sistemit global financiar.

Nderkohe qe ne te vertete G20 eshte G2 (Amerike-Kine).

Kjo krize globale eshte shume ndryshe se te tjerat qe prej 100 vjetesh vetem per faktin se Kina, per here te pare ne historine e saj 6000 vjecare, eshte lojtar global.

Sigurisht qe ka hendek - sepse "lojen" me derivatet etj. etj. qe na ka cuar ne kete krize e nisen ne Amerike (dhe ne Britani), dhe nga c'thuhet, eshte me e rende ne Amerike se ne vende te tjera. P.sh., me thuaj sa ne krize eshte Kanadaja, qe na ndan vec nje kufi.

Kina eshte shume e interesuar qe ekonomia e Amerikes te mos fundoset sepse Amerika eshte klienti numer 1 i Kines. Shume nga kto miliardat qe Obama po hedh pa teklif lart e poshte vijne nga Kina (borxh). Amerika ka vite qe merr para borxh nga Kina (bonds, etj. etj.) qe ekonmia Amerikane te vazhdoje te bleje mallra Kineze.

Me ardhjen e Obames, priteshin disa masa proteksioniste te USA, po te kemi parasysh premtimet e tij per ekonomine amerikane.  Kinezeve dhe arabeve, u jane djegur disa miliarda dollare nga investimet qe ata kane bere para disa viteve ne asetet amerikane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).